Andrra Destani, Gruja e Sinan Hoxhës
Gresa, Gruja e Lyrical Son
Lulkaçela Jashari, Gruja e Korab Shaqirit
Miranda, Gruja e LumiB
Hana, Gruja e Labinot Tahirit
Nera, Gruja e Sabri Fejzullahut
Halime Mani, Gruja e Afrim Muçiqit
Teuta, Gruja e Sinan Vllasaliut
Këmisha e ‘El Chapos’, shitje rekord. Njerëzit kërkojnë ta blejnë
Bosi i drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, nuk ka shumë ditë që është arrestuar, por vazhdon të tërheqë vëmendjen e mbarë botës.
Kjo pasi këmisha e tij është duke fituar vëmendje të gjerë. Në këmishën e tij të kaltër duke ia shtrënguar dorën Sean Penn, çfarë mund të ketë më epike? Kjo fotografi e tij me Sean Penn ka bërë që shumë njerëz ta pëlqejnë atë dhe ta blejnë.
E këtë më së miri ua ka mundësuar edhe kompania që e ka bërë këmishën, faqja online e së cilës e pozicionon këtë këmishë në kategorinë ‘Më i kërkuari’.
Pasuritë e paluajtshme, 27 shërbimet që mund të merren te noterët
Dhoma Kombëtare e Noterëve tashmë ka bërë gati listën e shërbimeve që do të mund të ofrojnë për qytetarët në lidhje me pasuritë e paluajtshme, duke i hequr atyre “barrën” për t’u paraqitur edhe pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme pas veprimeve noteriale. Për këto shërbime janë përcaktuar edhe tarifat përkatëse.
Noterët falë aksesit në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme marrin informacion të drejtëpërdrejtë lidhur me titujt e pronësisë dhe gjendjen juridike të pronave.
Ata si persona të ngarkuar nga ligji per të konfirmuar vullnetin e palëve në transaksion kërkojnë informacion tërësor për pronën on line, pa vështirësi, pa kosto në kohë. Kjo do të bëjë të mundur përmirësimin e të dhënave për pronat e paluajtshme, si dhe procedura më të shpejta për aplikimet.
Për vitin 2015, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vend kanë ofruar 870 mijë shërbime ose 250 mijë më shumë se një vit më parë.
Lloji i shërbimit Tarifa (lekë)
1 Regjistrimi i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të pasurisë apo me subjektet e treta 3,500
2 Regjistrimi i kontratave të shitjes 3,50
3 Regjistrimi i kontratave të dhurimit 3,500
4 Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia 800
5 Regjistrimi i kontrates së shkëmbimit 3,500
6 Regjistrimi i kontratës se qerasë apo nënqirasë 3,500
7 Regjistrimi i aktit të trashëgimisë 700
8 Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme 700
9 Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme 600
10 Informacioni zyrtar i pasurisë për individët dhe Institucionet 700
11 Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale 1,000
12 Lëshim kopje kartele të pasurisë 1,000
13 Lëshim certifikate pronësie 1,500
14 Lëshim vërtetim pronësie 1,500
15 Lëshim i nje certifikate të re kur ka humbur apo është demtuar certifikata e marrë 800
16 Regjistrimi i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit 900
17 Regjistrim/ndryshim/shuarje Servituti 900
18 Regjistrim i kontrates së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezerve/kusht të pasurisë së paluajtshme 900
19 Regjistrimi i prokurës 900
20 Korrigjim gabimesh në kartelë 700
21 Korrigjim gabimesh në hartën kadastrale 700
22 Korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme 700
23 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë 7,500
24 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 – 10.000.000 lekë 15,000
25 Regjistrimi i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjeter kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10.000.000 lekë 25,000
26 Regjistrimi apo fshirje e kontratave të tjera të hipotekës 1,000
27 Regjistrimi apo fshirje e hipotekës ligjore ` 1,000
Fotogaleri: Provokon Candice, nudo dhe e egër...
Top modelja afrikanojugore ka postuar një tjetër foto super seksi në Instagram.
Nuk është hera e parë që Candice Sëanepoel sfidon censurën e rrjetit social, për t’iu bërë dhurata fansave të saj.
Por kjo foto e postuar dje e realizuar në Kosta Rika ua kalon të gjithave.
Shikoni fotot më provokuese të Candice.
Një shkrim i rrallë i Faik Konicës për Ali pashë Tepelenën
Nga Faik Konica
Shkruar më 1910
Ishim mësuar të shohim të shara kundr’ Ali pashës të Tepelenit në shkrimet të Frënqve e të Turqve. Numëri 4 i gazetës “Drita” qi del në Bullgari na dëfton se këtej e tutje, në të sharat e huaja, do të shtohen edhe këlbazat e zaptive të Toskërisë.
Të sharat e Frënqve e kanë të gjithë burimin në librat e Pouqueville-s, koshullës te përgjithëshme të Francës në Janinë n’ato kohëra. Frënqte që dërgoj Bonaparti pas luftës së Misirit për të grabitur Shqipërinë, këta Frënq të mierë të mundur e të copëtuar prej Ali pashës në Prevezë; politika ingliz-mike e Ali pashës, qi kundërshtonte shumë qëllime të Frënqve dashuria e Pouqueville-s(qi kish kokën plot me historin’e bukur të Grecisë së vietër) për Grekët, e mëria e ashpër kundrë Shqipëtarëve; të zihurit e të përleshurit e tij për ditë me Ali pashën: këto e të tiera e ndaluan Pouqueville-n të refehej i paanëshm-impartial- si i përket një historiëtari të vërtetë.
Andaj, të sharat edhe kundrë Aliut dhe kombit shqipëtar në librat e tija; andej, dy a tri fialë të shpejta për ç’do punë të mirë e të nderëshme, e qindëra faqe për ç’do gabim, për ç’do, mieshtëri a për ç’do të ligë që bënte Ali pasha. Në meren pra vesh udobisht të sharat e Frënqve, ca më tepër të sharat e Turqve.
Si thonë gjithë Historiëtarët, dhe aty Pouqueville vetë, Ali pasha shkrepi shkëndijën e parë qi i dha ziar e prishie mbretërimit të Turkut n’ujëdhë të Ballkanit. E me arësye Tartarët, mundësit t’anë, e shajnë Ali pashën t’onë. Po Poturakët e Toskërisë ç’kanë që e shajnë, e si e shajnë? “Drita” na e mëson në numër 4 të saj: ” Ali pasha ynë (!), thotë, së pari tregoj trimëri dhe punëra të mëdha e të pëlqyera. Po më së fundi i nxori sytë fare; kishte zënë paudhësitë, poshtrësit’ e ndyrësit e Sulltaneve. Vërtet ata Shqipëtarë që ju bënë armiq e tradhëtorë Ali Pashësë, duke deftyer miqësi guvernësë anadollake dhe Mahmudit e duke kërkuar ndihmë nga ay i cili ka qënë nga më të poshtërit barbaë t’Asisë, kanë qënë, njerës të liq, edhe emër i tyre kurdoherë do të ziret ngojë për liksht e me sharie…
Po fajet dhe gabimet i bëri vetë. Pra Ali pasha dhe punërat e tij nukë kanë nonjë rëndësi e vjeftë ndaj Shqipëtarëvet; Shqipërisë, përveç dëmit, s’i erdhi nonjë e mirë e fitim nga Ali pasha dhe nga Shkodrani…. Kombi Shqipëtar, nderë më të math e ka nga Skënder Beu”. Mirë që artikullari shtoj këto fialë të fundit, se ato na rëfejnë masën e mëndies së tij.
Skënderbeu është aq i math e aq i lartë, ka aqë ndryshime aqë mënyrash në aqë gjëra, sa duhet me të vërtet të jetë zaptie njeriu që t’i vejë mëndia t’a përqasë e t’a vërë në pesh me Ali pashën e Tepelenit. Po le t’a shojmë këtë e letë vijmë te puna. “Drita” e gjen Ali pashën “të pa-udhë, të poshtër, e të ndyrë” se i solli dëm Shqiperisë. Po ç’dëm? Bashustunetë na e rëfejnë më poshtë: Se “paudhësit” e Ali pashës çliruan Greqinë!- Këtu shihet sheshit poshtrësia e zuzarëve qi i thonë vetes kombëtarë të diegur për liri: E duan lirimin për Shqipërinë, po jo për kombet e tiera. Si të vërtetë Turq që janë, u digjet shpirti q’u çlirua Greqia. Pakë kohë më parë, a nukë pamë shumë Shqipëtarë nga lagjia e tyre qi qaheshin se “u shpëtoj Gjiriti”, me gjithë që ky vënt i mierë, i mbytur në gjak, jo vetëm meritonte t’i urojim shpëtimin, por edhe t’a ndihjim, në na kish ardhur ndorie, që të çkulej nga thonjët e Turkut. Kur duan fqinjët të kapërxejnë kufirin e të dreqtave të tyre për dëm t’one, ahere t’u kundërshtohemi e t’i goditim, fort mirë; po kur duan edhe ata të fitojnë të dreqtat e tyre, ahere janë miqt e shokët t’anë, edhe ata si ne vuajnë, e veç një Turk shpirt-rop munt të mendohet ndryshe. Kryeqitia e lirimi i Greqisë ishin punë shumë të dreqta, e me të vërtet ata njerëz si poturakët t’anë qi s’i duan lirinë tietërit, nukë meritojnë për vete të tyre lirim po robëri të përjetëshme. Për të gjykuar mirë mjë njeri qi ka pasë piesë në Histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mas kohës ku ay vet u-rit, u-suall e roiti. Ali pash, për zakonet e për mënyrën e sundimit, ish njeri i asaj kohe: i ritur në shkollë politike të Turkut, as më i lik as më i mirë se vezirët e dere-bejt e ahershëm.
Po ku është sipër të tierve, ku është me të vërtet i çuditshëm Ali pasha: nga hollësia, nga forca e vullnetit, nga mëndia. Mëndia e Ali pashës!
E si t’a kuptojnë zaptiet e mierë, e pse të zëmërohemi që s’e kanë kuptuar? Për të mësuar morë jetën edhe punët e Ali pashës, duhen ligjeruar nj’a dhietë libra inglishte, nj’a pes’ a gjashtë greqishte e nj’a tre a katër frëngjishte, qi janë shkuruara përmi të; e ne e dimë mirëfillit se ata zotërinjt’ e “Drites” nukë dinë as një bga këto tri gjuhë, as kanë zënë një histori të luanit të Tepelenit me dorë, e as njohin tiatër gjë përmi Ali pashën, perveç prallat që rëfejnë zaptiet e Toskërisë kur shtrohen këmbë-ktyq e flasin duke fërkuar me dorë këmbët e tyre të zbathura. Ne qi, më mirë se shqipen, frëngjishten, inglishten e greqishten, e i kemi parë, të gjitha sa u-shkruan përmi Ali pashën, vetëm një gjë duam t’u pyesim poturakëve :” Nukë thomi se jini Shqipëtarë të liq, po për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.?”
Ali pasha, i pa mësuar, pa shokë, i rrethuar me armiq, arrijti, vetëm me forcë të vullnetit të tij, në një shkalë po thua mbretërore. Njerës si lord Byro-n, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolfi i Suedisë, e kishin për nder të piqeshin me të. Shqipëtarët u-ngjallnë, u-bashkuan, u-ndjenë një komp nënë sundimin e tij. E, duke bërë këtë bashkim, s’pushoj as një ditë të reshtojë një ushtëri shqipëtare me këshilla të ca zyrtarëve frënq që kishte. Shihet sheshit se mendimi i tij qe lirimi i Shqipërisë. ” Eshtë punë qi s’mohohet dot- thotë Aravantinoi, një armik i shqipëtarisë- se Ali pasha e kish vënë që me kohë në mënt të bërët e një mretërisë shqipëtare”. Provat e kësaj së thëne gjënden me qindëra në jetë t’Ali pashës; e mirni vesh se ngushtësia e vëndit nukë përmetom të zgjatemi. Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”.
Po ç’i mungoj Ali pashës? I mungoj dija, e i mungoj edhe një komp besnik e jo gati kurdoherë të kthejë mendim për të holla. Është turp, në një kohë ku kombi shqipëtar zuri të pendohet për paudhësit’ e shkuara, në një kohë ku armiqtë tanë na bërtasin për ditë në faqe t’Evropës se kurrë nukë jemi përpiekur për lirimin t’onë, është turp, thom të ndodhen njerëz të lindur Shqipëtarë qi përpiqen të pakësojnë fytyrat qi i dhanë çkëlqim Shqipërisë, në vënt që të përpiqen të rëfejnë se fajet e atyre fytyrave ishin fajet e asaj kohe po vlera ish vlera e tyre. Është vërtet se, kur mendohem se ç’farë Shqipëtarë jan’ ata qi duan të mbulojnë me këlbaza emërin e luanit qi i vuri spatën Turqërisë, shpejt ngushëllohemi…
Video: Studentët kinezë këndojnë këngën e Alban Skënderajt
Në këtë video shfaqen dy studentë kinezë, nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja në Pekin, teksa këndojnë këngën “Mirëmëngjes” të këngëtarit Alban Skënderaj.
Videoja është publikuar në rrjetin social “Facebook” në profilin e “Radio Ejani”.
Video: Martesa me një vajzë apo djalë serb? Ja çfarë thonë në Prishtinë
Gazeta “Zëri”, së fundi ka organizuar një sondazh me qytetarët në Prishtinë: “A do të martoheshit me një femër serbe apo me një mashkull serb”, transmeton “zeri.info”.
Megjithëse, disa prej të anketuarve nuk do të pranonin kurrë që të martoheshin me serbët, ka pasur edhe të tjerë që kanë thënë se, do të pranonin të martoheshin me vajza serbe nëse do të ishin myslimane.
Video: Kamikazi hi-tek dhe... goditja nga Zoti me “lugë druri”
Shikoni se si vdes ky terrorist kamikaz pa mundur që të shkojë dhe të kryejë sulmin në objektin e përcaktuar me gjithë teknologjinë që përdor...
Ngjarja që thuhet se ka ndodhur në Jemen, tregon dështimin e këtij kamikazi dhe një vdekje të llahtarshme gjithsesi.
“Kjo eshte, shenje nga Zoti qe terroristet skane piken e lidhjes me te”,- është komënti që shoqëron këtë video.
Video: Fituan 1 mld USD, por ja pse u zhgënjyen punëtorët e restorantit
Punëtorët në një restoranti në Nju Xhersi, fillun të bërtasin nga gëzimi kur kuptuan se kanë fituar 949 milionë dollarë në lotarinë amerikane “Poëerball”, transmeton “Zeri.info”. Mirëpo, më pas e kishin kuptuar se këta numra nuk ishin miratuar për xhiron që ishte të shtunën, por për të mërkurën.
Lumturia e tyre kur kishin mësuar se kishin fituar gati një miliardë dollarë, ishte e jashtëzakonshme!
“Të gjithë numrat tanë ishin tërhequr. Të gjithë ishim aq euforik, sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”,- ka thënë njëri prej punëtorëve.
Mirëpo, pastaj gruaja e njërit prej punëtorëve, i kishte thënë që të kontrollonin edhe njëherë numrat, çka kishte bërë dhe pastaj kishte ardhur deri te përgjigja shokuese – ata nuk kishin fituar një miliard dollarë, sepse numrat ishin gabim!
Nga dëshpërimi i madh, të gjithë kishin filluar të qajnë. Shikojeni videon.
Çfarë ka ndodhur me Rrugën e Kombit?
Rruga e Kombit ka pësuar ndotje masive nga kamionet që transportojnë Hekur-Nikel. Siç shihet edhe në këtë foto, karrexhata e rrugës ka marrë ngjyrë të kuqe.
Megjithatë askush nuk ka ndërhyrë për pastrimin e saj. Ndotja është shfaqur ditëve të fundit më së shumti në njërën korsi të rrugës së Kombit, konkretisht në segmentin Fushë Dukagjin- Kukës- Malorja e Shehlerëve.
Si pasojë e prezencës se mineralit dhe lagështirës, është vështirësuar edhe qarkulllimi i mjeteve
Në Kukës ushtrojnë aktivitetin e nxjerrjes së mineralit më shumë se 5 kompani. Dhe në arterien e rëndësishme patrullojnë efektivë të policisë rrugore. Por prezenca e tyre ka qenë e parëndësishme për ndotësit.
Video: “Çmendina” godet... Ja parodia me politikanët që s’duhet humbur
Grupimi social “Çmedina” ka publikuar një video mjaft humoristike të montuar me momente të ndryshme të zhvillimeve politike në vend duke i sjellë atë në formë e satirike dhe gazmore.
Ju ftojmë të ndiqni videon…
Apple po ndërton një makinë elektrike
Gjatë një interviste të dhënë për BBC, Elon Musk u shpreh se Apple po punon për krijimin e një makine elektrike për të rivalizuar Tesla-n.
“Është shumë e vështirë të fshehësh diçka nëse je duke punësuar me mijëra inxhinierë për ta bërë atë, tha Musk.
Spekulimet se Apple po i bashkohet tregut të makinave elektrike nisën që para gati një viti, ku u njoftua se kompania teknologjike ka punësuar inxhinierë të Tesla-së. Musk pastaj e përshkroi Apple-in si “Varreza e Tesla-së”, pasi punëson ish-inxhinierë të Tesla-së që janë pushuar nga puna.
Pavarësisht qëllimeve të tyre të dukshme, Musk nuk e sheh Apple-in si një rival të rëndësishëm. Ai thotë se konkurrenca me Apple-in vetëm do ta ndihmojë të zgjerojë tregun e makinave elektrike në të gjithë botën.
“Tesla do të vazhdojë të aspirojë krijimin e makinave elektrike më të mira, dhe ky do të jetë qëllimi ynë, si dhe të ndihmojmë kompanitë e tjera për të krijuar makina elektrike.”
Apple nuk ka konfirmuar deri tani se po punon për krjimin e një makine elektrike, edhe pse gazeta prestigjioze Ëall Street Journal ka parashikuar se makina do të jetë gati në vitin 2019.
15/01/2016.................................
Reforma, Venecia dhe LSI-ja
Nga Spartak Braho
I. SI E LEXON LSI DRAFT OPINIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS
Në rekomandimet e tij dërguar Komisionit të Posacem Parlamentar për Reformën në Drejtësi, përvec sugjerimeve të karakterit të thjeshtë teknik, në këto rekomandime ai ndalet edhe në disa çështje parimore dhe thelbësore, që kanë të bëjnë me 3 çështje kryesore që duhet të udhëheqin hartimin e amendamenteve Kushtetuese, të cilaqt janë:
a.Konsensusi; b.Ndërhyrje minimaliste në tekstin e Kushtetutës; c.Thjeshtimi (reduktim) i institucioneve të reja të propozuara paraprakisht.
1. Garancitë që lidhen me procesin (duke patur në konsideratë pjesën e mbetur të tij), nënkuptojnë kryesisht dhe para së gjithash vendimmarrje të një natyre politike nga ana e Kuvendit, duke kuptuar dhe nënkuptuar si themel të domosdoshëm konsensusin politik, që do të thotë pjesëmarrjen aktive të opozitës në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kushtetuta është origjina e ligjshmërisë së një vendi. Ajo konsiderohet si një pakt qytetar, është baza e ligjshmërisë së shtetit, ku mishërohen në mënyrë të imunizuar të drejtat dhe detyrat e qytetarëve. Kushtetuta ka rëndësi jetike, pasi përbën kornizën ligjore që normon veprimtarinë e shtetit. Për këtë arsye lind domosdoshmëria që jo vetëm përmbajtja, por dhe forma e saj të jenë ideale. Si forma, si përmbajtja e amendamenteve të paraqitura duhet të gjejnë konsensusin e të gjithë aktorëve politikë, duke ndikuar kështu dhe në besimin publik për ndërhyrjet në Kushtetutë. Pjesëmarrja e të gjitha forcave është e domosdoshme për të garantuar jetëgjatësinë e procesit.
2. Ndërhyrje minimaliste në tekstin e Kushtetutës.
Modeli i propozuar i ndryshimeve Kushtetuese është ende larg qasjes së propozuar dhe nga Komisioni i Venecias për ndërhyrje dhe ndryshime minimaliste në tekstin e Kushtetutës. Sigurisht që opinioni i Komisionit të Venecias, nuk duhet të saktësojë nga pikëpamja sasiore se sa duhet të jenë këto ndryshime, por drafti i propozuar prej 57 nenesh, qartësisht është larg kësaj qasjeje. Rëndësia dhe impakti i procesit/kësaj reforme, natyrisht që kërkojnë ndryshime kushtetuese të karkaterit thelbësor, por jo sasior. Ndërhyrja me 57 nene në një teskt kushtetues me 183 nene, praktikisht e sjell frymën më shumë drejt një kushtetute të re, sesa drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe nga pikpamja e teknikës legjislative, një hap i tillë nuk është i rekomandueshëm;
Sugjerimi ynë është të hartojme një projekt amendamentesh të shkurtuara dhe të natyrës parimore.
3. Thjeshtimi (reduktimi) i numrit të institucioneve.
Procesi konsensual, ndërhyrjet minimaliste, që lidhen më shumë me formën e paraqitjes së amendimeve dhe procesin, ka dhe një anë tjetër që do duhet konsideruar edhe sipas opinionit të Komisionit të Venecias, ai i thjeshtimit të skemës institucionale. Para krijimit të një skeme të re organizimi të sistemit të drejtësisë, vlerësojmë se më parë duhet të kishte një lidhje logjike mes zgjidhjeve të propozuara lidhur me modelimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe përfundimeve të arritura nga Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Një zgjidhje mund të ishte që bazuar mbi këtë analizë, të propozoheshin ndryshime që garantojnë funksionimin e institucioneve ekzistuese, duke ndryshuar rregullat e funksionimit të tyre, bazuar në analizën funksionale të këtyre institucioneve;
Në këtë kuptim, mund të ishte mjaftueshëm ndryshimi në përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përfshirë dhe sistemin e prokurorisë brenda KLD-së dhe duke ndryshuar raportin gjyqtar me jo gjyqtarë si anëtarë të KLD-së, për të shmangur korporatizmin evident të deritanishëm;
Një qasje e tillë shkon kah thjeshtimit të skemës së institucioneve, siç propozon Komisioni i Venecias, pasi edhe nga pikpamja e parimit të unitarizmit, do ishte më e pranueshme që në vend të dy këshillave apo dy trupave (gjyqësor dhe prokurori) të kishim një të vetëm;
Në këtë skemë të re të ideuar, Tribunali i Drejtësisë është një zgjidhje e pranueshme dhe që nuk e ngarkon skemën ekzistuse të institucioneve, qoftë dhe për faktin se do të jetë një organizëm ad hoc, që zgjidh disa prej ngërçeve të krijuara nga skema aktuale e instutucioneve të drejtësisë;
Ndërkohë që inspektimi shkon kah unitetit, emërimi dhe disiplinimi ndahet. Ky lloj dyzimi në konceptim të institucioneve shkon në drejtime të kundërta.
II. GJYKATA KUSHTETUESE
Në debatin publik të zhvilluar lidhur me Gjykatën Kushtetuese, diskutimet mbi përbërjen ndahen në dy drejtime: atë të emërimit të anëtarëve të saj me shumicë të cilësuar prej 3/5, apo me shumicë të cilësuar prej 2/3.
Në kuptimin tonë, mendojmë se sugjerimi i Komisonit të Venecias, referuar rastit të Hungarisë, nuk lidhet detyrimisht me shumicën e cilësuar, por me përfshirjen e opozitës në procesin e emërimit dhe në një vendimmarrje konsensuale.
Një shembull i mirë që ka funksionuar sa i përket vedimmarrjes konsensuale dhe që nuk lidhet me vendimmarrjen me shumicë të cilësuar, duke ruajtur balancën, është zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu praktika e derisotme në emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese sipas një marrëvëshje politike për paritet ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka dhënë rezultat. Gjykata Kushtetuese në sjelljen e saj nuk ka krijuar shumë hapësira për kontestim publik. Ajo ka qenë dhe mbetet një gjykatë jo e kontestuar.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një propozim që e zgjidh këtë ngërç, propozim I cili gjendet në analizën teknike të draft amendamenteve. Ky propozim thjeshton jo vetëm procedurën, por shmang dhe ngërçet e mundshme në Kuvend gjatë zgjedhjes së anëtarëve, siç po ndodh rëndom prej dy vitesh për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
III. ROLI I MINISTRIT TË DREJTËSISË
Nuk ka asnjë dyshim se sugjerimi i Komisionit të Venecias lidhur me prezencën e Minsitrit të Drejtësisë në Tribunalin Gjyqësor është logjik. Është gjithashtu logjike që, prania e Ministrit të Drejtësisë si anëtar i trupës që emëron/shkarkon gjyqtarët dhe prokurorët, është e tepërt.
Por nga ana tjetër, prania e Ministrit të Drejtësisë nuk duhet të vërë në dyshim parimin e kontrollit dhe balancës. Ministri duhet të jetë ura lidhëse mes gjyqësorit dhe ekzekutivit.
Projekti i propozuar, sugjeron me të drejtë që funksioni i inspektimit dhe procedimit disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve t’i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe t’i kalojë një insititucioni të ri Kushtetutes, që është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Nëse kjo pranohet, së pari do krijohet një Ministër Drejtësie paralel. Ne mendojmë dhe sugjerojmë që funksioni i inspektimit në mënyrë të natyrshme, siç ndodh në shumicën e vendeve dhe praktikave Europiane dhe në kushtet kur i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, t’i mbetet Ministrit të Drejtësisë, ndryshe, rreziku është i lartë për krijimin e një korporatizmi me cikël të mbyllur.
Krijimi i një inspektorati të pavarur të shkëputur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë apo Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në dukje krijon përshtypjen e një zgjidhjeje optimale, por rrit rrezikun e deritanishëm prezent lidhur me llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë. Prandaj, për të vendosur balancën ndërmjet pushteteve, sugjerojmë vendosjen e Ministrit të Drejtësisë në detyrën publike të iniciimit të procedimit disiplinor dhe të përfaqësimit të kësaj procedurë para organit vendimmarrës, ku tashmë nuk është anëtar. Pra Ministri është palë në proces dhe jo vendimmarrës. Natyrisht ligji duhet të vendosë garanci të plotë që, kur kjo detyrë nuk ushtrohet nga Ministri, të ketë mundësi t’a ushtrojë atë Kryetari i Gjykatës së Lartë ose vetë Prokurori i Përgjithshëm.
Edhe në kushtet kur si opsion i pranueshëm do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dy institucione të ndryshme, për përbërjen e tyre mund të ndiqet shembulli Kroat, që garanton pluralitet të zgjedhjes dhe përfaqësimit, sikurse rekomandon opinioni i Komisionit të Venecias (një shembull i mirë zgjidhjeje mund të ishte modeli kroat, sipas të cilit një vend nga anëtarët që zgjedh Kuvendi, i garantohet opozitës parlamentare). Kjo shmang dhe debatin bllokues të momentit, 3/5, apo 2/3, si dhe garanton mosbllokimin e procesit në të ardhmen, si dhe çdo opozitë e rradhës do të ndihet e përfaqësuar nga këto institucione.
Do'stlaringiz bilan baham: |