Gabimet gjatë mprehjes së puntove
Mprehja e puntove është punë me rëndësi e cila duhet të kryhet në mënyrë të përpiktë. Shpesh paraqiten gabimet gjatë mprehjes të cilat do ti paraqesim shkurtimisht. Gabimet mund të jenë:
-
Këndi i madh i majës,
-
Këndi i majës i vogël,
-
Tehet jo të barabarta kryesore,
-
Këndet jot ë barabarta të teheve kryesore,
-
Këndet dhe anët jo të barabarta,
-
Retifikimi i vogël 9i pa mjaftueshëm),
-
Retifikimi i madh (i tepërt).
Në fig.1.26 a dhe b janë të paraqitura pasoja e keqe e retifikimit të majës së puntove. Në rastin ”a” nevojitet forca më e madhe e hapit ndërsa në rastin ”b” tehu i puntove është i dobësuar dhe se lehtë thyhet.
Fig.1.26. Paraqitja e gabimeve gjatë mprehjes së majës së puntove:
a - këndi shumë i madh, dhe b - këndi shumë i vogël.
Në fig.1.27a dhe b janë të paraqitura pasojat e keq retifikimit të teheve kryesore dhe këndeve të teheve kryesore. Në rastin ”a” vrima bëhet më e madhe. Në rastin ”b” boshti i majës konike të puntove është i lakuar me ndonjë kënd, për atë, punto është e ngarkuar jashtë normales, lajmërohet fërkim i madh dhe lehtë vjen te thyerja.
Fig.1.27. Paraqitja e gabimeve gjatë mprehjes së teheve kryesore dhe këndeve të teheve
kryesore: a – tehet kryesore jo të barabarta, b – këndet jo të barabarta të teheve kryesore.
Fig.1.28 Paraqitja e gabimeve gjatë mprehjes së këndeve dhe anëve.
Fig.1.28 paraqet pasojat e keq retifikimit të majës dhe faqes. Nga figura shihet se mprehja (tehu) b punon me tërë gjatësinë, ndërsa mprehja a vetëm e zgjeron vrimën. Në rast të retifikimit të vogël për shkak të këndit më të madh tërthor dhe rendit të vogël të lirë lajmërohet fërkimi i zmadhuar e me atë nxehja e puntove. për shuarje nevojitet forca më e madhe e hapit.
Në rast të retifikimit të madh për shkak këndet tërthore më të vogël dhe këndit të lirë më të madh lajmërohet dobësim i tehut kryesor. Punto depërton ma lehtë në material dhe has në pengesa dhe lehtë thyhet
-
Puntot me pllaka prej metali të fortë
Puntot me pllaka prej metalit të fortë përdoren për përpunim të materialit të cilit nuk kërkojnë këndin e përparmë të madh (p.sh. hekuri i derdhur, çeliku i fortë). Te puntot spirale duhet, për të mund të mbillet pllaka nga metali i fortë, për të mund të mbërthej pllakëza prej metali të fortë, të frezohen kanalet (prerëse) nëpër bizë, se për atë fortësia e pjesës së mbetur nuk është e mjaftueshme. Këndi i përparmë mund të ndërrohet vetëm brenda formës së pllakzës, me atë është kufizuar përdorimi. Puntot me pllakëza nga metali i fortë mund të përdorë racionalist vetëm atje, ku vegla prej çeliku shpejtë prerës plotësisht
dështon apo mund të harxhohet. Më së tepërmi përdoren gjatë shpimit të punimeve të kalitura, te hekurinat e shkrira (derdhura) shumë të forta, te shkrirja temper, çeliqe, porcelani, guri dhe gjërave pikturuese.
Puntot me pllakëza prej metali të fort mund të punohen me diametra me kufi prej:
d = 6.0 ÷ 30 mm.
Mesi i këtyre puntove është më i fortë se te puntot normale nga çeliku shpejtprerës, për shkak te zmadhimit të ngurtësisë së puntove. Gjatësia e këtyre puntove është më e vogël për të arritur rezistencë më të madhe dhe numrit të kufizuar të mprehjes, një herit mundëson hapa më të mëdhenj.
Punohen në këto forma:
-
Puntot me kanale te rrafshëta,
-
Puntot me kanale filetuese dhe
-
Puntot me kanale te pjerrëta.
E para përdoret për shpim në gjatësi më pakë se 2d, e dyta për shpim në gjatësi (2÷4)d dhe këndin e përpjetëzës =20 e në gjatësi (4÷10)d dhe këndin e përpjetëzës =60
-
Elementet konstruktive të puntove me pllaka të metali të fortë dhe kanaleve të rrafshëta
Para zgjidhjes së elementeve konstruktive duhet të kihet parasysh në karakteristikat vijuese:
Fig.1.29. Paraqitja gjeometrike e puntove me pllaka prej metali të fortë dhe kanaleve të rrafshëta.
Elementet konstruktive dhe masat gjeometrike sipas skicës 1.29,
-
Diametri i thelbit (bërthamës).
d0 = 0.27d (m) 1.18
-
Koniciteti i gjatësisë së pllakës në gjatësi është 0.6÷0.8 mm në 100 mm në gjatësinë e pjesës së punuar,
-
Trupi i puntove punohet në formë cilindrike me konicitet dc,
-
Gjerësia e fazës f dhe lartësia pas shpine t si për punto çeliku shpejtë prerës, tabela 4.2,
-
Për shpim në thellësi aplikohet:
la = 2d 1.19
-
Këndi i përparmë lëvizës nga = 0 deri 6,
-
Vlera
dn = d – (0.05÷0.08) 1.20
merret në fund të pllakës,
-
Vlera
dc = dn – 0.1 1.21
merret në fund trupit punues të puntos,
-
Vlera
m = (0.07÷0.05)d 1.22
-
Vlera e rezës
R0 = 0.135d
-
Vlerat tjera llogariten sikur puntot e çelikut shpejt prerës.
-
Elementi konstruktiv i puntove me pllaka të metalit të fortë, me kanale filetore dhe kënd të pjerrtë =20
Para zgjedhjes së elementeve konstruktive duhet të merret në konsideratë në karakteristikat vijuese:
-
Elementet konstruktive dhe masat gjeometrike (sipas fig.1.30),
-
Pikat 2, 3, 4 dhe 5 realizohen sipas kreut 1.4.1.20,
-
Ndermirët për shpim në gjatësi:
la = (2 ÷ 4)d 1.23
-
Pikat 7, 8 dhe 9 realizohen si në kreun 1.4.1.20,
-
Gjatësia e pykës,
l1 = la + 3d = (2 ÷ 4)d+3d 1.24
-
l0 = 9.....33 (mm) meqë vlera 6 vlen për diametrin 6, ndërsa 33 për diametrin 30 mm. Vlera l0 rritet për çdo diametër të puntove nga 1....3 mm. Si p.sh: d = 9 mm do të jetë l0 = 12 mm.
-
Hapi i kanalit spiral llogaritet sipas:
-
1.25
-
Vlera B llogaritet si te puntot prej çelik shpejt prerës.(sipas fig.1.30)
1.26
-
Vlerat tjera llogariten si te puntot prej çelikut shpejtë prerës.
Fig.1.30. Paraqitja gjeometrike e puntove me pllaka prej
metali të fortë, me kanale spirale dhe këndin e pjerrtë = 20.
-
Elementet konstruktive te puntove me pllakëza prej metalit të fortë, me kanale spirale dhe këndin = 60
Gjatë zgjidhjes së elementeve konstruktive duke pasur parasysh këto të dhëna:
Fig.1.31. Tregon gjeometrin e puntove prej metali të fortë
me kanale spirale dhe këndin e pjerrtësisë = 60.
-
Masat konstruktive dhe gjeometrike sipas tabelës 1.9 (sipas fig.1.31),
-
Përdoret për shpim në gjatësi
la = (4......10)d 1.27
3. Vlerat e radiusit
R0 = 0.33 d 1.28
4. Vlerat e radiusit
r = 0.135 d 1.29
-
Gjatësia e kanalit spiral k1:
1.30
ku është: K = hapi i kanalit spiral,
-
Vlera c:
c = 0.25 d 1.31
7. Vlerat tjera për këto punto llogariten si në krerët paraprak.
-
Elementet konstruktive të puntove me pllakëza prej metaleve të forta me bisht (mbajtës) cilindrik dhe kanaleve konike.
Gjatë zgjedhjes së elementeve konstruktive duhet pasur parasysh këto të dhëna:
-
Masat konstruktive dhe gjeometrike sipas tabelës 1.9. (sipas fig.1.32),
-
Këto punto përdoren për diametrat prej 2.5 deri 10.5 mm,
-
Parametrat gjeometrik të këndeve diçka dallojnë nga puntot e rëndomta, dhe se varën prej materialit që përpunojnë. Vlerat janë:
-
këndi i majës 2 = 135,
-
këndi i lirë = 8,
-
Këndi i përparmë = 0 ÷ 5.
-
Vlerat tjera konstruktive për punim të këtyre puntove sipas tabelës 1.9.
-
d1 = d – 0.05.
Fig.1.32. Paraqitja e gjeometrisë së puntove me pllakëza prej
metalit të fortë me mbrojtës cilindrik dhe rrathë konikë.
Tabela 1.9. Elementet konstruktive të puntove me pllakëza prej metali të fortë me mbajtës (bisht) cilindrik
dhe kanaleve të pjerrëta për fig.1.32.
Emërtimi i diametrit të puntove në (mm)
|
l
|
n
|
f
|
c
|
r
|
u (mm)
|
u (mm)
|
u (mm)
|
u (mm)
|
u (mm)
|
2.5 ÷ 2.7
|
|
0.9
|
|
|
|
2.8
|
7
|
|
|
|
|
2.9 ÷ 3.0
|
|
1.1
|
0.1
|
0.5
|
0.5
|
3.15
|
7.5
|
|
|
|
|
3.2 ÷ 3.3
|
8.0
|
|
|
|
|
3.4 ÷ 3.5
|
8.5
|
1.3
|
|
|
|
3.6 ÷ 3.7
|
9.0
|
|
|
|
|
3.8 ÷ 3.9
|
10.0
|
|
0.15
|
|
|
4
|
|
1.5
|
|
|
|
4.1
|
10.5
|
|
|
0.6
|
0.5
|
4.2
|
11.0
|
|
|
|
|
4.4 ÷ 4.5
|
11.5
|
1.7
|
|
|
|
4.7
|
12.0
|
|
|
|
|
4.8 ÷ 4.9
|
12.5
|
|
|
|
|
5.0
|
|
1.8
|
|
|
|
5.1
|
13
|
|
0.2
|
|
|
5.2 ÷ 5.3
|
13.5
|
2
|
|
|
|
5.4 ÷ 5.5
|
14.0
|
|
|
|
|
5.7
|
14.5
|
|
|
|
|
5.8 ÷ 5.9
|
15.0
|
|
|
|
|
6
|
15.5
|
2.2
|
|
|
|
6.2 ÷ 6.3
|
16.0
|
|
|
0.8
|
0.75
|
6.4 ÷ 6.5
|
|
2.4
|
|
|
|
6.6
|
17.0
|
|
|
|
|
6.7 ÷ 6.9
|
18.0
|
|
|
|
|
7.0
|
|
2.6
|
|
|
|
7.1 ÷ 7.4
|
19.0
|
|
0.25
|
|
|
7.5
|
|
2.8
|
|
|
|
7.6 ÷ 7.7
|
20.0
|
|
|
|
|
7.8 ÷ 8.0
|
21.0
|
2.9
|
|
|
|
8.1 ÷ 8.3
|
22.0
|
|
|
|
1.0
|
8.4 ÷ 8.5
|
|
3.1
|
|
|
|
8.6 ÷ 8.7
|
23.0
|
|
|
|
|
8.8 ÷ 9.0
|
|
3.3
|
|
|
|
9.1
|
24.0
|
|
|
|
|
9.2 ÷ 9.5
|
25.0
|
3.5
|
0.3
|
1.1
|
1.5
|
9.6 ÷ 9.8
|
26.0
|
|
|
|
|
9.9 ÷ 10.0
|
|
|
|
|
1.5
|
10.1
|
27.0
|
3.7
|
0.3
|
1.1
|
|
10.2 ÷ 10.5
|
28.0
|
3.9
|
|
|
|
-
Puntot e rrafshëta apo shpatuke
Puntot shpatuke është një nga format më të vjetra sot përdoren në raste të shumta për operacionet e ndryshme shtesë gjatë përpunimit. Kjo punto është vegël e farkuar, më së shpeshti punohet prej çelikut shpejtë gdhendës. Brinjët gdhendëse, të cilat qëndrojnë me kënde stabile, njësoj janë të retifikuara pjerrët në dy anët. Në figurën 1.33, është paraqitur
një punto e tillë. Puntot shpatuke të këtij konstruksioni përdorën në makinat, për punë në dy kahjet.
Fig.1.33. Punto shpatuke për punë në dy kahje.
Figura 1.34, paraqet konstruksionin e puntove shpatuke, të cilat edhe sot përdoren.
Fig.1.34. Paraqet konstruksionin e puntove shpatuke.
Brinjët prerëse a,b, dhe a2 b2 e mbyllin këndin 2 dhe bëjnë këndin e bizës. Në mënyra të atilla të retifikimit të teheve lajmërohen dy rrafshe B retifikuese anon kah tangjentja t në sipërfaqen e prerjes D dhe atë me kënd . Në prerjen normale A – A shihet se këndi i përparmë është këndi negative, sepse sipas shikimit në tangjent në kahje të prerjes anon kah pjesa e përparme, e sipas asaj këndi i prerjes është më i madh se 90. Këndi i përparmë negative vështirëson përpunimin, për atë bëhet përmirësimi i këndit në sipërfaqen e përparme e retifikohet kanali K saqë është e paraqitur në fig.1.35.
Gjatë këtij përmirësimi duhet pasur parasysh që mos të dobësohet këndi i pykës , e cila e dërgon deri te dobësimi i tehut. Në këtë mënyrë ku ka ndryshuar forma e puntove dukshëm e përmirëson këndin e prerjes i cili tani do të jetë më i vogël se 90. Dobësia e kanaleve të retifikuara që këndi prerës pas çdo retifikimi ndërron, dhe se mbas disa mprehjeve përsëri të farkohet. Puntot të paraqitura në fig.1.35, janë të përsosura, sepse prej këndeve të brinjëve prerëse më tutje, për ndonjë masë l diametri më i madh i puntove vazhdon në formën e brinjëve anësore paralele të puntove, saqë shihet nga fig.1.35, në
diametër d dhe gjatësinë l janë konike. Për largimin më të mirë të ashklës në rrafshina (pjesë metalike të rrafshuara) të retifikuara kanalet për këputje të ashklës e cila shihet në fig.1.36.
Fig.1.35. Paraqet rritjen e këndit. Fig.1.36. Paraqet kanalin ”a”
për këputje të ashklës.
Puntot shpatuke përdorën te përpunimet e vrimave me thellësi të vogla posaçërisht te materialet e brishta (thyeshme) si që janë hekurinat e shkrira, bronzi. Kanalet për këputje të ashklës nuk janë të përshtatshëm për materialet me damar sepse ashkla në vrimë pështillet dhe se vrima mbyllet.
-
Elementet konstruktive të puntove shpatuke.
Në figurën 1.37, janë treguar format e puntove shpatuke:
-
Këndet e majës 2 dhe këndi tërthor kanë të njëjtat vlera sikur te spiralet ose te puntot spirale.
-
Këndi i lirë zgjidhet në kufi prej 10 deri 20. Këndi i vogël merret për përpunimin të metalit të fort dhe të thyeshëm, ndërsa te përpunimi i butë dhe metaleve ngjitëse, kërkohen këndet të lira ma të mëdha.
-
Për të pas fërkim ma të vogël në anën e jashtme anësore të puntove kryhet këndi i lirë 1 = 5.......8 si dhe diametri i puntove d në gjatësi l1 zvogëlohet për 0.05 deri 0.10 mm, siç shihet në fig.1.37.
Për ta përmirësuar kushtin e prerjes të shpimit të kanalit fitohet këndi pozitiv , por nuk është e mirë që të jetë ma i madh se 10, fig.1.38, tregon tehet gjeometrike të puntove së rrafshët
Në fig.1.37 dhe 1.38 janë të gjitha shënimet bazë për konstruksionet të puntove shpatuke.
Fig.1.37. Punto shpatuke: a-me bisht konik, b-me bisht cilindrik, c-me bisht të trash.
Fig.1.38. Tehet gjeometrike të puntove shpatuke.
Puntot shpatuke me diametër të vogël se:
d = 0.12 ÷ 1.0 mm,
përpunohen në pjesë të shkurta apo të gjata në pjesë punuese përdoret për përpunim të veglave të punues, puntot shpatuke sipas fig.1.37 dhe 1.38, mund të konstruktohen sipas shënimeve të dhëna:
-
Gjatësia e përgjithshme:
l = 15.....25 mm për punto të shkurta,
l = 15.....25 mm për punto të gjata.
-
Gjatësia e pjesës punuese:
l1 = 1.5 ......6 mm për punto të shkurt,
l1 = 4.0.....10 mm për punto të gjatë.
-
Gjatësia e qafës:
l3 = 1.0 .....1.5 mm
Krejt këto madhësi caktohen varësisht nga madhësia e diametrit të puntove d:
-
Trashësia e pjesës punuese ndërsa punto caktohet sipas:
a = 0.5 d mm për diametër të puntove prej 0.12 deri 0.20 mm,
a = 0.45 d mm për diametër të puntove prej 0.22 deri 0.24 mm,
a = 0.35 d mm për diametër të puntove prej 0.26 deri 0.30 mm,
a = 0.30 d mm për diametër të puntove prej 0.32 deri 0.42 mm,
a = 0.25 d mm për diametër të puntove prej 0.50 deri 0.98 mm.
-
Madhësia e etapës:
f = 0.1 d mm për diametër të puntove ma të madh se 0.7 mm,
-
Koniciteti ne gjatësinë punuese të puntove:
k = 1:200 në puntot me diametër ma të madh prej 0.2 mm dhe gjatësinë e punesë l1 3d,
-
Diametri i bishtit përcaktohet i pavarur nga diametri punues d, për krejt vlerat është, D = 1.2 mm sipas figurës 1.37.
-
Pikëshënuesi ose qendërzuesi për shpimin e mesit të vrimës
Mesi i vrimës për centrim është i përpunuar në gjatësi si përshkrim, si p. sh. boshti, boshti me filet, etj., mund të shpohen me qendërzuese (fig.1.39), e pastaj të lëshohet me lëshues ose në një rritje të puntove për mes vrimës.
Fig.1.39. Pikëshënuesi ose qendërzuesi.
Fig. 1.40, paraqet qendërzuesin e vrimës pa mbrojtës të lëshimit, e në fig.1.41, qendërzuesi me të cilën shpohet ajo vrimë.
Fig.1.40. Paraqitja e qendërzimit të vrimës Fig.1.41. Qendërzuesi për qendërzim të vrimës
me këndin prej 60 pa mbrojtës të lëshimit. me kënd prej 60 pa lëshim të mbrojtur.
Vrimat e mesme me kënd të mesëm 60, sipas ISO M.A5.210, përdoren për përpunimin e peshave 100kg dhe të forcat ma të vogla gjatë përpunimit.
Vrimat e mesme me kënd të mesëm 90, sipas ISO M.A5.211, përdoren për peshat e përpunuara mbi 100kg dhe te forcat e mëdha gjatë përpunimit.
Qendërzuesit për vrima të mesme kanë bizë në të dy anët dhe gdhendin në tërë gjatësinë sipërfaqes anësore.
Fig. 1.42, paraqet qendërzuesin e vrimës me mbrojtës lëshimit, e në fig.1.43, qendërzuesi me të cilën shpohet ajo vrimë.
Fig.1.42. Paraqitja e qendërzimit të vrimës në Fig.1.43. Qendërzuesi për qendërzim të vrimës
kënd prej 60 dhe në lëshues mbrojtës. në kënd prej 60 me lëshues mbrojtës.
-
Elementet konstruktive të qendërzuesve për shpime të vrimave simetrike (qendrore)
Konstruksioni për shpim si dhe elementet gjeometrike janë treguar në fig.1.44.
Elementet konstruktive përpunohen sipas shënimeve vijuese:
-
Dimensionet bazë sipas ISO K.D3.061 dhe ISO K.D3.062,
-
Kanalet për largim të gdhendlave janë të treguara në përpunim të konstruksionit në këndin = 5 ÷ 8.
Fig.1.44. Paraqitja e elementeve gjeometrike dhe këndeve për shpim.
-
Trashësia e bërthamës llogaritet me d0 = (0.15 ÷ 0.17)d (mm) dhe rritet sipas gjatësisë për 3,
-
Koniciteti në diametër d rritet për 0.05 ÷ 0.10 mm në gjatësinë l1,
-
Këndet sipas të dhënave në figurë:
= 8, = 50 ÷ 55
= 118, = 5 ÷ 6.
Këndi për kanal në pjesën cilindrike dhe konike 60:
-
Madhësia k1 = 0.055d (mm),
-
Gjysmë harqet llogariten: r = 0.2 ÷ 1.3 mm; r1 = 0.5 ÷ 1.0 mm
R = 15 ÷ 25 mm.
-
Punimi special i puntove spirale
Në mes të punimeve speciale të puntove spirale qiten konstruksionet vijuese:
-
Punto speciale me prurje të vajit,
-
Punto spirale e zgjatur,
-
Punto për vrima të thella,
-
Punto boshe dhe
-
Punto për përpunim final.
-
Punto spirale me prurje të vajit
Fig.1.45. Puntot spirale me prurje të vajit.
Punto spirale me prurje të vajit përdoren gjatë shpimit të thellë të vrimave, format e prurjes së vajit së lëngut për ftohje vjen nëpërmes kanaleve të prapme (fundme) ose anën anësore, me atë qëllim janë vendosur puntot spirale me gypat e prurjes së vajit, sipas treguesit në fig.1.45.
1.5. SHKURTIMI I MËNYRËS TEKNOLOGJIKE TË PËRPUNIMIT TË PUNTOVE SHPATUKE
Në fig.1.46, është dhënë forma e puntove shpatuke për të cilën duhet të tregohet mënyra teknologjike shkurtimisht.
-
Materiali: Ç,
-
Diametri i puntove D:
-
Gjatësia e përgjithshme L:
-
Këndet:
-
Këndi i përparmë = 15
-
Këndi i lirë = 10
-
Këndi i pykës = 65
Fig.1.46. Tregimi i puntove shpatuke.
-
Operacioni: Prerja e materialit në depo
Vërejtje: Prerja mundet me u krye me sharrë, ose cirkularë, ose në makinën termike. Pjesa duhet me qenë më së paku për 12 mm ma e gjatë se sa është paraparë në vizatim.
-
Operacioni: Tornimi
-
Faza – Duhet të gdhendën anët ballore (duhet lenë gjatësinë për 10 mm të gjatë),
-
Faza – Të shpohet vrima në mes.
3. Operacioni: Gdhendja e jashtme për së gjati
1. Faza – Të vendoset ndërmjet bizave,
2. Faza – Të gdhendet për së gjati, të lihet 0.3 mm në vrime nëpër shpim në maje të puntove të gdhendet ngushtimi për shkak të mprehjes të majës të puntove.
4. Operacioni: Rrafshimi i pjesës shpatuke të puntove gdhendëse
1. Faza – Të vendoset ndërmjet bizave,
2. Faza – Të rrafshohen të dy anët përnjëherë.
5. Operacioni: Rrafshimi i brinjëve anësore gdhendëse, sipas figurës 1.47, shtrëngimi i
puntove kryhet në anën e vrimave të mesme të puntove si në fazën e më pashme,
-
Operacioni: Rrafshimi i majës, çdo anë veç e veç, ndërsa vrima në mes të mbetur të pa prekur,
-
Operacioni: Pastrimi i majës,
-
Operacioni: Përpunimi në të nxehët,
-
Operacioni: Rrafshimi,
1. Faza- Të shtrëngohet punto nëpërmjet bizave,
2. Faza – Në dorë të provohet centrimi i puntos,
3. Faza – Në vendin e ekscentritetit, godet me anën e çekanit përmirësohet
gabimet, para kësaj duhet me nxeh pakë punton për shkak të lëshimit të tensionit nga përpunimi në të nxehët.
Fig.1.47. Tregimi i rrafshimit të anëve tërthore në rrafshuesin horizontal.
10. Operacioni: Retifikimi i jashtëm
1. Faza – Të vendoset punto ndërmjet bizave,
2. Faza – Retifikimi rrethorë,
11. Operacioni: Prerja e brinjëve anësore gdhendëse,
12. Operacioni: Prerja me brusë e vrimës të mesme të përparme, bëhet me brus për brusitje,
13. Operacioni: Mprehja e brinjëve gdhendëse ballore,
14. Operacioni: Kontrollimi,
15. Operacioni: Konservimi.
-
Veprimet e shkurtuara teknologjike të punimit të puntove spirale për prodhim masovike ( Tabela 1.10)
Tabela.1.10.
-
Shmangiet e lejuara të elementeve themelore (kryesore) te puntot.
-
Puntot nga çeliku shpejtë prerës (sipas ISO.K D3.005, ISO. K D3.010, ISO K D3.003)
-
Shmangiet e lejuara të diametrit punues të puntove janë dhënë në tabelën 1.11 ose sipas ISO K .D3.005.
-
Shmangiet e gjatësisë së përgjithshme l dhe gjatësive të trupit punues l3 kanë shmangiet e lejuara në fushën toleruese j18.
-
Trupi i puntove duhet të jetë konik hap mbajtësi, d.m.th. të ketë zvogëlim të diametrit d duke shkuar prej majës kah mbajtësi, në kufijtë prej 0.02 deri 0.1 mm në çdo 100 mm gjatësi.
-
Te puntot me mbajtës cilindrik ky zvogëlim i diametrit mund të bëhet (shkoj) në tërë gjatësinë e puntove.
-
Bërthamat e puntove në drejtim të mbajtësit duhet të zgjerohen shkallë-shkallë, sipas të dhënave, në kapitullin 1.5.1.5.
-
Gjuajtja, e matur afër majës së puntove me mbajtës të shtrënguar, mund të jetë më së shumti:
-
Për punto me mbajtës cilindrik me diametër prej 3 deri 20 mm ............0.08 mm,
-
Për punto me mbajtës konik me diametër prej 20 mm .......................0.12 mm,
-
Për punto me mbajtës konik me diametër mbi 20 deri në 50 mm ......0.15 mm,
-
Për punto me mbajtës konik me diametër mbi 50 mm ........................0.18 mm.
-
Shmangia e lejuar e këndit të tatëpjetës të spirales mund të jetë: = - 2
-
Shmangia e lejuar e këndit të majës mund të jetë:
2 = 2
20 = 5
Shmangiet e lejuara të dimensioneve b, a, l, l1 (shih fig.1.15), mund të jetë + 0.5 mm.
Tabela.1.11. Madhësitë e shmangieve të lejuara të diametrit nominal në mm.
Diametri nominal
i puntove ‘d’ në [mm]
|
Puntot e retifikuara
|
Puntot e pa retifikuara
|
Shmangia
|
Fusha
|
Shmangia
|
Fusha
|
e sipërme +
|
e poshtme –
|
e sipërme +
|
e poshtme –
|
Prej 0.25 deri 0.5
|
-
|
-
|
-
|
0
|
-0.02
|
0.02
|
Mbi 0.5 deri 0.75
|
0
|
-0.015
|
0.015
|
0
|
-0.025
|
0.025
|
Mbi 0.57 deri 1.0
|
0
|
-0.020
|
0.02
|
0
|
-0.03
|
0.03
|
Mbi 1.0 deri 3.0
|
0
|
-0.025
|
0.025
|
0
|
-0.04
|
0.04
|
Mbi 3.0 deri 6.0
|
0
|
-0.03
|
0.03
|
-
|
-
|
-
|
Diametri nominal i puntove
‘d’ në [mm]
|
Puntot e retifikuara
|
Shmangia
|
Fusha
|
e sipërme
|
e poshtme
|
Mbi 6 deri 10
|
0
|
-0.036
|
0.036
|
Mbi 10 deri 18
|
0
|
-0.043
|
0.043
|
Mbi 18 deri 30
|
0
|
-0.052
|
0.052
|
Mbi 30 deri 50
|
0
|
-0.062
|
0.062
|
Mbi 50 deri 80
|
0
|
-0.074
|
0.074
|
-
Puntot me pllakëza nga metali i fortë (jashtë standardeve)
-
Shmangiet e lejuara të diametrit nominal caktohen sipas tabelës .11.
-
Shmangiet e lejuara të diametrit të mbajtësit cilindrik mund të jenë sipas sistemit ISO h9.
-
Koniciteti i ndërsjellët në gjatësinë e pllakzës duhet të jetë në kufijtë:
-
Për puntot me diametër deri 5 mm ...........................0.01.....0.03 mm,
-
Për puntot me diametër mbi 5 deri 10 mm ...............0.03.....0.05 mm,
-
Për puntot me diametër mbi 10 deri 30 mm .............0.05.....0.08 mm.
-
Bërthamat e puntove me gjatësi normale me kanale të rrafshëta dhe spirale me kënd të tatëpjetës = 20C, duhet të rritet me masë të njëjtë në kahje të mbajtësit për 1.4.........1.8 mm në 100 mm të gjatësisë, gjersa te puntot më të gjata dhe me kanale spirale me kënde të = 60, varësisht nga diametrat e tyre (për madhësinë vijuese siç është treguar në tabelën 1.12.)
Tabela 1.12. Paraqitja e rritjes së bërthamës në varësi prej diametrit.
Diametri nominal i puntove
‘d’ në [mm]
|
Prej
6 deri 10
|
Mbi
10 deri 15
|
Mbi
15 deri 20
|
Mbi
20 deri 30
|
Rritja e bërthamës kah mbajtësi në 100 [mm] të gjatësisë
|
2
|
2.5
|
3.5
|
4.5
|
-
Gjuajtja anësore, matur në diametrin më të madh, e gjithashtu edhe gjuajtja e teheve kryesore, e matur vertikalisht në to nuk guxon të jetë më e madhe se:
-
Për puntot me mbajtës cilindrik me diametër mbi 2.5 deri 20 mm ....... 0.08 mm,
-
Për puntot me mbajtës konik me diametër 8 deri 20 mm ...................... 0.12 mm,
-
Për puntot me mbajtës konik me diametër 20 deri 30 mm .................... 0.15 mm.
-
Në gjatësinë në kufijtë deri 5 mm nga fundi i pllakës prej metalit të fortë kah mbajtësi, nuk lejohet:
-
Zvogëlimi i diametrit të trupit më tepër se 0.2 mm e matur jashtë skajeve, shkaku i përpunimit të kanaleve për dalje të retifikës gjatë përpunimit të skajeve,
-
Zvogëlimi i gjerësisë së skajeve më tepër se 2.5 në krahasim me gjerësinë e tyre ne pllaka,
-
Kalimi i rrafshit të parë të pllakës mbi rrafshin e kanaleve të trupit më tepër se 0.3 mm.
-
Harxhimi dhe topitja e puntove
Gjatë shpimit harxhohen tehet prerëse dhe pas një kohe punto me të cilën punojmë topitet. Harxhimi më i ndjeshëm paraqitet në rrafshin e lirë, të përparmë dhe në këndet te kalimi i teheve prerëse kryesore në pjesën cilindrike. Më tutje zgjerohet edhe në tehun prerës tërthor. Fig.1.48, paraqet harxhimin e rrafsheve prerëse në punto.
Fig.1.48. Paraqitja e harxhimeve të Fig.1.49. Paraqitja e harxhimit
rrafsheve prerëse të punto. të rrafshit të lirë.
Gjatë përpunimit të çelikut më tepër harxhohet rrafshi i lirë, gjersa te hekuri i derdhur dhe bronzi më tepër harxhohen këndet. Harxhimi i rrafshit të lirë paraqet më së tepërmi në
periferi, kurse kah qendra zvogëlohet, gjatësia e harxhimit të rrafshit të lirë mund të merret si shenjë e topitjes së puntove. Në diagramin e paraqitur në fig.1.49, shihet se si rritet harxhimi i rrafshit të lirë gjatë kohës së punës së puntove, varësisht nga hapi. Sa ma i vogël, harxhimi do të jetë më i vogël. Qëndrueshmëria e puntove varet nga shpejtësia e prerjes,e gjithashtu nga hapi dhe thellësia e prerjes. Shpejtësia e prerjes, rregullohet në bazë të qëndrueshmërisë së kërkuar të puntove. Veç kësaj harxhimi caktohet në bazë të kërkesave teknologjike të pjesës së përpunuar.
Në tabelat 1.13 dhe 1.14, janë dhënë harxhimet e lejuara të puntove për çelikun shpejtë prerës dhe metalin e fortë.
Tabela 1.13. Harxhimi i lejuar i puntove nga liku shpejtë prerës.
Materiali i përpunuar
|
Diametri i puntove ‘d’ në [mm]
|
Harxhimi i lejuar
|
Në rrafshin e lirë ‘’ në [mm]
|
Në kalim ‘’ në [mm]
|
Çeliku, puna me ftohje
|
deri 20
|
0.6....0.8
|
|
Mbi 20
|
0.8....1.0
|
Hekuri i derdhur,
puna pa ftohje
|
deri 20
|
-
|
0.5....0.8
|
Mbi 20
|
-
|
0.8....1.2
|
Tabela 1.14. Harxhimi i lejuar i puntove me pllakëza nga metali i fortë.
Materiali i përpunuar
|
Diametri i puntove ‘d’ në [mm]
|
10....12
|
13....18
|
19....25
|
26....30
|
Çeliku jo i kalitur, hekuri i derdhur
|
Harxhimi i lejuar ‘’ në [mm]
|
0.4
|
0.6
|
1.0
|
1.3
|
-
Afati i qëndrueshmërisë së puntove
Qëndrueshmëria e puntove varet prej diametrit dhe materialit të përpunuar. Qëndrueshmëria mesatare e puntove,është dhënë në tabelën 1.15.
Tabela 1.15. Vlerat mesatare të afatit të qëndrueshmërisë së puntove T në minuta.
Diametri i puntove ‘d’ [mm]
|
Materiali i përpunuar
|
Çeliku
|
Hekuri i derdhur, metalet me ngjyra dhe legurat
|
Puntot nga çeliku shpejtë prerës
|
Puntot me pllakëza nga metali i fortë
|
5
10
15
20
25
30
40
60
80
|
7
12
14....20
18....22
20....25
25....30
40....50
60....90
120....230
|
12
21
25....30
32....40
40....50
50....55
75....85
105....160
210....400
|
-
6
7
7....8
10....12
12....17
-
-
-
|
-
Elementet më të rëndësishme gjatë marrjes (zgjedhjes) së puntove
1. Gjeometria e puntove duhet të jetë në rregull,
2. Zgjedhja e materialit duhet të jetë në rregull,
3. Përpunimi termik duhet të jetë në rregull.
Që të tria pikat duhet të jenë në përputhje me instruksionet ISO KD3.010, d.m.th. me përshkrime (rregullat) teknike për përpunimin dhe dërgimin e puntove spirale .
-
Standardet e nevojshme për konstruktimin dhe përpunimin e puntove
1. ISO K.D3.001 – Definicionet dhe shenjat e nocioneve,
2. ISO K.D3.002 – Pasqyra e puntove spirale standarde,
3. ISO K.D3.003 – Puntot spirale- maja (kulmi),
4. ISO K.D3.004 – Puntot spirale-diametrat,
5. ISO K.D3.005 – Shmangiet e lejuara të diametrit,
6. ISO K.D3 006 – Puntot spirale me bisht cilindrik,
7. ISO K.D3 010 – Rregullat teknike për punim dhe dërgim të puntove spirale,
8. ISO K.D3 019 – Puntot spirale me bisht shumë të shkurtë cilindrik,
9. ISO K.D3 020 – Puntot spirale me bisht të shkurtë cilindrik,
10. ISO K.D3 021 – Puntot spirale me bisht të gjatë cilindrik,
11. ISO K.D3 022 – Puntot spirale me bisht konik,
12. ISO K.D3 023 – Puntot spirale me bisht të përforcuar konik,
13. ISO K.D3 050 – Vegla për shpim-shikim dhe përdorimi,
14. ISO K.D3 060 – Puntot – përshkuesit,
15. ISO K.D3 061 – Përshkruesit,
16. ISO K.D3 062 – Përshkruesit për mbrojtjen e folës qendrore.
-
Caktimi i klasës së kualitetit të përpunimit të sipërfaqeve në punto
Në kualitet duhet pasur kujdes, sepse me rritjen e kualitetit rritet çmimi i puntove po ashtu e rrit kualitetin e sipërfaqeve të përpunuara në punime.
Në tabelën 1.16, janë të shënuara vlerat e kualitetit të përpunimit të sipërfaqeve në punto sipas shenjave të klasave të përpunimit sipas ISO M.AO.065M.A1.021.
Tabela.1.16.
-
Zgjedhja e materialeve për punto
Për punim të puntove përdoret çeliku i veglave, çeliku shpejt prerës dhe metalet e forta. Mbrojtësit e saldimit pikëza në pjesën punuese të puntove punohen prej çelikut konstruktiv.
Në tabelën 1.17. janë të dhëna llojet e çeliqeve prej të cilave punohen puntot.
Tabela 1.17. Zgjedhja e llojeve të çelikut për pjesën prerëse të puntove.
Emri i puntove
|
Shenja e çelikut
|
Fortësia në HRC
|
Zgjedhja
|
Puntot për shpim të
materialeve më pak se
200 HB
|
Ç.1940
Ç.1944
|
Diametri deri në 10 mm – 59….63
Diametri mbi 10 mm – 61….64
Diametri prej 5 mm – 60….64
|
ISO
|
Puntot për shpim të
materialeve me fortësi më të madhe se 200 HB dhe
|
Ç.6880
|
Diametri mbi 5 mm 62….65
|
ISO
|
Puntot për shpim dhe lëshim
|
Ç.6882
|
61….62
|
ISO
|
Zgjedhja e llojeve të çeliqeve për pjesët jo punuese të veglave shpejt prerës
Mbajtësja e puntove të salduara dhe përshkuesve
|
Ç.3130
|
30….35
|
ISO
|
Zgjedhja e llojeve të çeliqeve për pjesët jo punuese të veglave me metale të forta
Trupi i puntove me dorëz cilindrike
|
Ç.3130
|
40….50
|
ISO
|
Trupi i puntove me mbajtës konik
|
Ç.4131
|
56….62
|
ISO
|
PËRFUNDIM
Puntot janë vegla të cilat përdoren për shpim dhe zgjerimin e vrimave dhe hapjeve me thellësi të ndryshueshme në materiale të ndryshme.
Instrumentet prerëse për përpunimin e vrimave janë me shumë tehe prerëse meqë rast secili teh prerës i instrumentit bënë prerjen me formë të njëjtë të ashklës. Me përjashtim disa instrumente speciale prerëse për përpunimin e vrimave janë me një teh prerës.
Me anë të instrumentit prerës – puntos përpunohen vrimat qorre dhe të tejpërtejme. Lëvizjen kryesore dhe të hapit me këtë rast e bënë instrumenti prerës – punto. Lëvizja kryesore paraqet lëvizjen rrethore (rotacione, rrotulluese) të instrumentit prerës, ndërsa lëvizjen e hapit e paraqet lëvizja drejtvizore (aksiale) e instrumentit. Metoda e shpimit me punto spirale quhet shpimi i thjesht ose klasik. Puntot spirale janë instrumente cilindrike - rotative të cilat kanë dy tehe prerëse simetrike ndaj aksit të puntos.
Instrumenti për shpim më së shpeshti i përdorur është punto spirale. Procesi i prerjes gjatë shpimit karakterizohet me gjeometri prerëse të ndryshueshme të tehut prerës përgjatë tehut prerës së puntos, me shpejtësi të ndryshuar të prerjes përgjatë teheve prerëse, me ndikimin negativ të tehut prerës tërthor, me largimin e vështirësuar të ashklës dhe me ngurtësinë e vogël të instrumentit prerës dhe sistemit në tërësi. Për shkak të karakteristikave të lartpërmendura shpimi renditet në metodat më të komplikuara të përpunimit me prerje.
LITERATURA
[1] Stanič J., “Teoria obrade metala I “, Mašinski fakultet, Beograd, 1989.
[2] Bushati A., Laperi R., Bodinaku A., Adami T., Kumbaro A., “Teknologjia
mekanike II”, U.P.F.I.M. Tiranë.
[3] Bushati A., “Teknologjia mekanike”, Volumi I , dispenca I, Fakulteti i
inxhinierisë, Tiranë, 1976.
[4] Perič A., “Teorija rezanja”, Mašinski Fakultet, Sarajevo, 1977.
[5] Interneti.
Do'stlaringiz bilan baham: |