UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE
INSTRUMENTE METALPRERËSE
PUNTOT
PËRMBAJTJA
PËRMBAJTJA 2
2.0. PËRFUNDIM Error: Reference source not found
LITERATURA Error: Reference source not found
HYRJE
Operacionet e përpunimit të vrimave paraqesin grupin e metodave të përpunimit të cilat në parim janë metoda të përpunimit me instrumente me shumë tehe prerëse me që rast secili teh prerës i instrumentit bënë prerjen me formë të njëjtë të ashklës. Disa instrumente speciale prerëse për përpunimin e vrimave janë me një teh prerës.
Dallojmë tri grupe kryesore të instrumenteve për përpunimin e vrimave: për shpim, kalizvarim dhe zgjerim si dhe alezim. Shpimi është metodë e përpunimit me prerje me të cilën në detalin e plotë, me anë të instrumentit përkatës – puntos përpunohen vrimat qorre dhe të tejpërtejme. Te shpimi lëvizje kryesore dhe lëvizjen e hapit me këtë rast e bënë instrumenti prerës - punto. Lëvizja kryesore paraqet lëvizjen rrethore të cilën e bënë instrumenti metalprerës – punto, lëvizjen e hapit, lëvizjen aksiale, po ashtu e bënë instrumentit prerës – punto.
Puntot janë vegla të cilat përdoren për shpimin dhe zgjerimin e vrimave dhe hapjeve me thellësi të ndryshueshme në materiale të ndryshme. Puntot kanë një përdorim të gjerë në lëmin e përpunimit me prerje (heqje ashkle) për përpunimin e vrimave. Veglat shpuese ose puntot mund ti ndajmë në: puntot spirale, puntot me pllaka nga metali, puntot e rrafshëta, zgjeruesit, puntot spirale (me sendërtim special) dhe thikat dhe shtizat për shpim.
Puntot spirale janë instrumentet që kanë përdorim më gjerë janë të përpunuara nga cilindrat e çeliktë me kanale të gdhendura me ngritje të vazhduar në trupin e tyre. Në maje gjendet thepi (biza) me pllaka të retifikuara, të cilat me pllaka ballore të kanaleve formojnë tehet prerëse kryesore. Për nga forma e mbajtësve dallojmë: puntot spirale me mbajtës cilindrik, dhe me mbajtës konik.
Kalizvarimi dhe zgjerimi paraqesin metoda të përpunimit të vrimave tani më të shpuara ose të vrimave të formuara me derdhje ose farkëtim. Lëvizja kryesore, lëvizja e hapit, lëvizja aksiale, paraqet lëvizjen rrethore të instrumentit prerës – puntos. Edhe te zgjerimi si instrument prerës shfrytëzohet punto spirale.
Alezimi paraqet metodën e zgjerimit super të pastër të vrimave të cilat paraprakisht janë të përpunuar me zgjerim të pastër. Me alezim përmirësohen saktësia, zvogëlohet ashpërsia e sipërfaqes paraprakisht të përpunuara me zgjerim te vrazhdë e pastaj me zgjerim të pastër, alezim paraprak dhe alezim final.
-
PUNTOT
Puntot janë vegla të cilat përdoren për shpimin dhe zgjerimin e vrimave dhe hapjeve me thellësi të ndryshueshme në materiale të ndryshme.
Fig.1.1. Veglat për shpim dhe zgjerim.
-
KUPTIMI I SHPIMIT
Shpimi është operacion i cili bëhet me lëvizje rrethore dhe translatore të puntove. Gjatë rrotullimit, vegla duke bërë presion depërton në material, e me atë rast bënë gdhendjen, duke formuar ashkla të imta apo të trasha.
Gjatë shpimit të hapjeve, me diametër të madh duhet bërë shpimin paraprak (parashpimin) në mënyrë që të zvogëlohet forca e aksiale e shpimit. Për madhësi të hapjes së parë shpimi merret rreth 50% të diametrit nominal, si p.sh. për shpimin e hapjes 30 mm, duhet bërë para shpimin me punto prej 15 mm.
Hapja e shpuar me vegël të thjesht shpuese nuk është mjaft precize. Për arritjen e saktësive më të mëdha duhet të përdoren përshkues të formave të ndryshueshme.
Me shpimin arrihen përpunimet me kualitet IT6 deri IT16.
a) b)
Fig.1.2. Shpimi a) dhe zgjerimi b).
-
LLOJET E SHPIMIT
Fig.1.3. Skema e shpimit.
Sipas mënyrës së shpimit dallojmë këto punime:
-
Shpimi i hapjeve të lehta në materialin e plotë të cilët shërbejnë për centrimin e pranimeve (fig.1.4.),
-
Shpimi i hapjes së mbyllur ose kalimtare (fig.1.5),
-
Shpimi (zgjerimi) i hapjes së mbyllur ose kalimtare në hapjen e para shpuar me diametër më të vogël (fig.1.6.).
Fig.1.4. Shpimi. Fig.1.5. Shpimi i hapjes së Fig.1.6. Shpimi (zgjerimi) në
mbyllur ose kalimtare. hapjen e para shpuar.
-
LLOJET E VEGLAVE SHPUESE
Veglat shpuese ose puntot mund ti ndajmë në:
-
Puntot spirale (fig.1.7.a.),
-
Puntot me pllaka nga metali (fig.1.7.b.),
-
Puntot e rrafshëta (shpatuke) (fig.1.7.c.),
-
Zgjeruesit (fig.1.7.d.),
-
Puntot spirale (me sendërtim special) (fig.1.7.e.) dhe
-
Thikat dhe shtizat për shpim.
a) b) c) d) e)
Fig.1.7. Llojet e veglave shpuese: a) puntoja spirale, b) puntoja me pllaka nga metali,
c) puntoja e rrafshët (shpatuke), d) zgjeruesit, e) puntot spirale (me sendërtim special).
-
ELEMENTET KONSTRUKTIVE
-
Puntot spirale ose filetuese
Puntot spirale janë të përpunuara nga cilindrat e çeliktë me kanale të gdhendura me ngritje të vazhduar në trupin e tyre. Në maje gjendet thepi (biza) me pllaka të retifikuara, të cilat me pllaka ballore të kanaleve formojnë tehet prerëse kryesore.
Fig.1.9. Puntot spirale.
Para zgjedhjes së elementeve të nevojshme shërbehemi me të dhënat vijuese.
Për nga forma e mbajtësve dallojmë puntot:
-
Puntot spirale me mbajtës cilindrik (fig.1.8.a.),
-
Puntot spirale me mbajtës konik (fig.1.8.b.).
Fig.1.8. Konstruktimi i elementeve të puntos spirale: a) me mbajtës konik, b) me mbajtës cilindrik.
Ku janë:
d – diametri i puntos spirale,
d1 – diametri i qafës së puntos,
l – gjatësia e plotë e puntos,
l1– gjatësia punuese e puntos,
l2 - gjatësia e mbajtësit,
l3 – gjatësia e qafës,
l4 – gjatësia e pjesës konike,
l5 – gjatësia e pjesës konike me qafë.
-
Të dhënat themelore për konstruktimin e puntove spirale janë në standardet ISO K.D3.001 deri 003
-
Dimensionet e diametrit të puntos “d”
Përvetësohet ne bazë të standardit (ISO K.D3.004). Saktësia e punimit të diametrit është kërkesa e parë, e cila e kushtëzon saktësinë e shpimin e me atë arsye janë caktuar kufijtë brenda të cilave diametri i puntos mund të sillet. Gjerësia e pllakës anësore cakton diametrin e puntove, ajo rritet në masë të dukurisë me ndërrimin e puntos.
Gjatë shpimit formohen rrafshina anësore fërkuese të cilat shkaktojnë nxehjen. Për atë arsye puntot spirale punohen ashtu, që diametri prej majës kah dorëza zvogëlohet për 0,03 deri në 0,05 mm në 100 mm dhe me atë punto e fiton konicitetin e duhur.
Fig.1.10. Emërtimet e elementeve konstruktive të puntos spirale.
Në figurën 1.10, dhe 1.11, janë paraqitur emërtimet konstruktive të elementeve të puntos: A - pjesa punuese, B - pjesa mbajtëse ose bishti (B1 - punto me të ashtu quajturin mbajtësin konik Morze, B2 - punto me mbajtës cilindrik), C+D - pjesa punuese (C - pjesa punuese dhe D - pjesa e trupit punues për drejtimin e puntos dhe pa largimin e ashklës). Elemente gjeometrike dhe konstruktive të puntos spirale të paraqitur në figurën 1.11 janë: 1 - sipërfaqja e prapme, 2 - tehet prerëse, 3 - sipërfaqja e përparme, 4 - kanalet spirale, 5 - drejtueset, 6 - bërthama, 7 - tehu tërthor ose latent (gjatësia e tij është: Ip = (0.12 deri 0.15)·D për puntot me diametër më të madh se 10[mm], Ip = (0.2 deri 0.25)·D për puntot me diametër më të vogël se 10 [mm] ), α - këndi i prapmë, β - këndi i tehut, γ - këndi i përparmë, φ - këndi i kulmit të puntos, ω - këndi i spirales dhe ψ - këndi i tehut prerës tërthor.
Fig.1.11. Emërtimi i elementeve konstruktive.
Në pjesën punuese të puntos janë të ndërtuar dy kanale spirale 4, thellësia e të cilave nga maksimalja, në maje të puntos, zvogëlohet deri në zero në vendin ku pjesa punuese A kalon në pjesën mbajtëse B. Pjesa prerëse e puntos ka dy tehe kryesore prerëse 2 të cilat janë të lidhura me tehun prerës tërthor 7. Prerjen e bëjnë tehet prerëse ndërsa tehu prerës tërthor bënë vetëm ndrydhjen (ngjeshjen) e materialit, pra nuk bënë prerjen e materialit. Tehu prerës tërthor është i domosdoshëm nga arsyet e thjeshta konstruktive sepse gjatësia e saj paraqet diametrin e bërthamës së puntos 6 pa të cilin kanalet spirale 4 do të bashkoheshin dhe punto do të humbte kompaktësinë konstruktive. Duke marr parasysh se kemi dy tehe prerëse, në punto ekzistojnë edhe nga dy sipërfaqe të përparme 3 dhe dy sipërfaqe të prapme 1.
Pjesa mbajtëse ose bishti i puntos shërben për përforcimin e puntos në boshtin kryesor të makinës shpuese. Për diametra me të vogël deri 10[mm] shfrytëzohen mbajtësit cilindrik i cili në bosht të makinës shtrëngohet me ndihmën e shtrënguesit universal me nofulla, ndërsa për diametra me të mëdhenj shfrytëzohet mbajtësi në formë të konit të Morzeut. Koni i Morzeut është me përkulje prej 1:20 dhe transmetimi i momentit rrotullues nga boshti në punto në këtë rast bëhet me anë të forcës se fërkimit.
-
Gjatësia e pjesës punuese te puntot spirale
Gjatësi e pjesës punuese l1 caktohet sipas nevojës së thellësisë të shpimit dhe shkurtimit të puntot gjatë shpimit. Gjatësia e pjesës punuese të puntos l1 nuk guxon të jetë më e vogël se:
1.1
Ku është:
– thellësia e shpimit.
Puntot cilindrike mbi 12 mm punohen me qafë. Për puntot të cilat kanë madhësinë d më të vogël se 1 mm, gjatësia l1 ma e madhe se (10….12) d, nuk është racionale.
-
Gjatësia e përgjithshme e puntove
Nga fig.1.8a, kemi: : 1.2
Nga fig.1.8b, kemi 1.3
Në figurën 1.12. është dhënë konstruksioni i puntos spirale.
Fig.1.12. Konstruktimi i puntove spirale.
-
Këndi i majës së puntove 2.
Ky kënd formon dy tehet kryesore. Madhësia e këndit 2 bënë ndikim të rëndësishëm në këndin , këndin e lirë të puntos, si dhe në rezistencën e bërthamës dhe në rezistencën e prerjes gjatë shpimit.
Me rritjen e këndit 2 profili i puntove bëhet ma rezistues. Për atë përvetësohet këndi ma i madh i tehut 2 për përpunimin e materialeve të forta ndaj atyre më të buta.
Nga figura 1.8 dhe 1.12 kemi:
do – trashësia e bërthamës në maje (mm),
do1 – trashësia e bërthamës në gjatësi (mm),
lo – gjatësia e rritjes së trashësisë së thelbit (bërthamës),
l6 – gjatësia e spirales (mm),
l7 – pjesa e gjatësisë së spirales (mm),
n – numri i kanaleve spirale (mm),
f – gjatësia e fazës (mm),
s – retifikimi i bizës në maje të puntove,
– këndi i lirë,
– këndi i pykës,
– këndi i përparmë,
2 – këndi i shtizës (majës) së puntove,
ψ – këndi tërthor i brinjës,
– këndi i tatëpjetës,
p – rritja e trashësisë së bërthamës.
Kjo rritje mund të llogaritet me:
p = 1.4
Me rritjen e këndit 2 rritet rezistenca e prerjes, e me atë në lidhje me përpjekjet e puntove në mbështjellje dhe përdredhje. Për atë te puntot me diametër të vogël deri në 1 mm preferohet 2 =112. Në tabelën 1.1. janë dhënë madhësitë e propozuara të këndit te shtizës 2 dhe tatëpjetës së spirales .
Tab. 1.1. Madhësitë e këndit të shtizës 2 dhe këndit të tatëpjetës (për puntot me diametër mbi 10mm).
Materiali i cili përpunohet
|
|
2
|
Çelik m do 500 N/mm2
|
35
|
116
|
Çelik m = 500…700 N/mm2
|
30
|
116…118
|
Çelik m = 700…1000 N/mm2
|
25
|
120
|
Çelik m = 1100…1400 N/mm2
|
20
|
125
|
Çelik që nuk korodohet
|
25
|
120
|
Çelik për bazament të veglave
|
10…15
|
90
|
Hekuri i shkrirë
|
25…30
|
116…120
|
Bakër
|
34…45
|
125
|
Bronz e fort dhe mesingu
|
15…20
|
135
|
Bakri i shkrirë
|
25…30
|
130
|
Llamarinat e aluminit
|
45
|
140
|
Alumini i pastër dhe legurat e aluminit
|
35…45
|
130…140
|
Te diametrat më të vogël përvetësohet këndi i tatëpjetës më i vogël, sepse tehet puntove më të vogla janë më të dobëta se sa te puntot me diametër më të madh.
-
Këndi i tatëpjetës së forcës
Ky kënd përcakton madhësinë e këndit . Me rritjen e këndit të tatëpjetës rritet edhe këndi , njëkohësisht përmirësohet kushtëzimi i prerjes, zvogëlohet momenti i mbështjelljes si dhe rezistencën e prerjes, njëkohësisht zvogëlohet ngurtësia e trajtës dhe kohëzgjatja e tehut .
Si që e kemi përmendur, posaçërisht qëndrueshmëria e tehut zvogëlohet te puntot e vogla.
Tatëpjeta e spirales është paraqitur në fig.1.13, llogaritet në këtë formulë.
1.5
1.6
Fig.1.13. Paraqitja e tatëpjetës së spirales.
-
Diametri i thelbit të puntove do
Madhësia e diametrit të tehut është një nga elementet kryesore të puntos, sepse prej saj varet fortësia e puntos, e cila merret sipas të dhënave vazhduese, ato varen nga diametrat e puntove.
Për diametrat e puntove 0.25 ÷ 1.25 mm
1.7
për diametrat të puntove 1.5 ÷ 2 mm
1.8
për diametrat të puntove 13 mm
1.9
-
Gjerësia e fazës f dhe lartësisë së shpinës t
Në varshmëri nga diametri i puntove d.
Kjo përvetësohet nga tabela 1.2.
Tab. 1.2. Madhësia e fazës f dhe lartësia e shpinës t te puntot spiral.
Diametri i puntove
‘d’ [mm]
|
0.75
|
1
|
2
|
5
|
8
|
10
|
12
|
15
|
20
|
25
|
30
|
35
|
40
|
45
|
50
|
Gjatësia e fazës
‘f ‘[mm]
|
0.2
|
0.3
|
0.4
|
0.6
|
0.7
|
0.8
|
0.9
|
1.0
|
1.2
|
1.6
|
1.8
|
1.8
|
2.0
|
2.3
|
2.6
|
Lartësia e passhpinës
‘t’ [mm]
|
0.1
|
0.1
|
0.1
|
0.15
|
0.2
|
0.3
|
0.4
|
0.4
|
0.6
|
0.7
|
0.8
|
0.8
|
0.9
|
1.0
|
1.2
|
Puntot me diametër 0.25 ÷ 0.5 mm punohet pa faza
|
Fig.1.14. Paraqitja e këndit tërthor të fazës dhe shpinës.
-
Këndi i brinjës tërthore
Këndi i brinjës tërthore është këndi që mbyll brinja tërthore me rrafshin, e cila kalon nëpër brinjë kryesore paralele me kahjen e aksit të puntove (fig.1.15.).
Fig.1.15. Paraqitja e brinjës tërthore dhe këndit tërthor.
Ky kënd është me rëndësi që të vërtetohet a kanë sipërfaqet e retifikuara formën e duhur, ndërsa këndet e retifikuara vlerat e drejta. Këndi i brinjës tërthore duhet të jetë në kufijtë e caktuar, dhe nuk guxon të jetë ma i madh se 55. Këndi shumë i madh i brinjës tërthore e jep forcën më të madhe të ashklës, e cila ndikon në momentin e rrotullimit, e këto së bashku çojnë te harxhimi i fuqisë dhe kohës së punës.
Në tabelën 1.3. janë vlerat më të mira retifikuese të këndit dhe këndin e brinjës tërthore për vlerat e puntove prej 2 deri në 100 mm të diametrit.
Tab. 1.3. Këndet e retifikuara dhe këndet tërthore të brinjës në puntot me diametër prej 2÷100 mm.
Diametri i puntove
‘d’ [mm]
|
Këndi ratifikues në diapazon përafërsisht ‘’
|
Këndi i brinjës tërthore përafërsisht ‘’
|
2.0 ÷ 3.5
|
14
|
47
|
3.6 ÷ 5.0
|
11
|
48
|
5.1 ÷ 7.0
|
9
|
49
|
7.1 ÷ 11.0
|
9
|
50
|
11.1 ÷ 18.0
|
8
|
52
|
18.1 ÷ 30.0
|
7
|
55
|
30.1 ÷ 55.0
|
6
|
55
|
55.1 ÷ 100.0
|
5
|
55
|
-
Brinjët kryesore të puntove
Këndi i lirë nuk ndikon në forcat të cilat formohen në brinjët kryesore. Për shkak të rezistencës më të madhe është mirë që të realizohet këndi i lirë në kufijtë e duhur. Këndi i lirë më i dëshiruar në diametrin e jashtëm është rreth 6, ndërsa te thelbi rreth 25. Si që shihet nga fig.1.15. këndet e lira janë te ndryshme dhe mjaft te vogla, nëse maten vertikal në brinjët kryesor, d.m.th. në kahjen I, II, III, në vend të sipërfaqeve të cilindrit në kahjet
Ia, IIb, IIIc. Përkundër rritjes së madhe, të këndit të lirë prej 830’ në kufi deri 2930’ të bërthamës, s’ka rrezikshmëri në shikim të rezistencës së mjaftueshme të brinjëve kryesor. Tabela 1.4 i përket figurës 1.15.
Tab. 1.4. Këndet në brinjën kryesore të puntove me diametër prej 25 mm të matura në lartësi te ndryshme
prej boshtit për figurën. 1.15.
Masat e diametrit
në (mm)
|
Këndi i retifikuar r+ (fig.1.15)
|
Këndi i përparmë i matur pingul në brinjën kryesore.
|
Masa koncentrike të diametrave
|
Masa pingule në brinjën kryesore
|
5
|
2950’
|
6
|
5
|
10
|
1650’
|
4
|
13 deri 14
|
15
|
1350’
|
2
|
21 deri 23
|
20
|
940’
|
2
|
2 deri 27
|
25
|
830’
|
2
|
30
|
Në fig.1.15. janë të treguara këndet e lira të diametrave da=5 mm; db=15 mm; dhe dc=25 mm.
|
-
Do'stlaringiz bilan baham: |