Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Akuzat e Martit, motive politike



Download 2,08 Mb.
bet11/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   26

Akuzat e Martit, motive politike




Hashim Thaqi

Kryeministri i Kosovës ne doreheqje, Hashim Thaci ka reaguar sërish ndaj akuzave të raportuesit Dick Marty, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Thaci është shprehur se akuzat në fjalë kanë si qëllim dëmtimin e procesit të shtetformimit të Kosovës.

“Qëllimet e këtij raporti janë dëmtimi i imazhit të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, ngadalësimi i njohjeve të pavarësisë, pengimi i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe dëmtimi i procesit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka paralajmëruar raportuesin e KiE se do ta padisë për shpifjet që ka publikuar në dëm të tij dhe gjithë Kosovës.

“Marty të përgatitet të gjejë avokatë të mirë për t’i shpëtuar poshtërsive të tij”, ka shtuar Thaci, i cili ka kujtuar se akuza të tilla janë hetuar edhe më parë nga OKB.

Akuzat kundër meja – “propagandë naziste”






Hashim Thaqi

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi ka thënë se akuzat se është mafioz dhe trafikant me organe njerëzore janë “propagandë naziste”.

Në një intervistë për gazetën londineze The Times, Thaçi ka thënë se në jetën e tij ka pasur tri dëshira. “Dy të parat – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës më janë plotësuar. Dëshira e tretë është që shteti të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, dëshirë të cilën njerëzit si Dick Marty, autori i raportit në Këshillin e Evropës, nuk mund të ma ndalojnë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, zvicerani Marty është një “apologjet i rëndom serb”, i cili patjetër do të ballafaqohet me drejtësinë për atë që ka bërë.

“Ndoshta Marty është shtetas i një vendi neutral, por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale ndaj tij”, ka thënë Thaçi në intervistën për The Times.(The Times)

Situatë e komplikuar për Thaçin




Ulrike Lunachek

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Ulrike Lunacek ka thënë të martën se situata është bërë më e komplikuar për kryeministrin Hashim Thaçi, tash pas publikimit të raportit të Dick Martyt, por, sipas saj, i mbetet vetë Thaçit të merr vendime.

Në një deklaratë për Radio Dukagjinin ajo ka thënë se Dick Marty duhet që ato fakte, të cilat i përmend, t’ia dërgojë EULEX-it. Ajo pranon se ky raport ka gjasa të ndikojë në imazhin e Kosovës.

Luancek ka bërë thirrje që ky raport mos të ketë ndikim tek procesi i liberalizimit të vizave, duke pohuar se ky proces është teknik dhe do të angazhohet që të mbetet i tillë.

“Do të ishte shumë gabim nëse që në çfarëdo mënyre të ndëshkohej populli i Kosovës vetëm e vetëm për dyshime të supozuara për veprime të politikanëve. Dhe po e potencoj që janë vetëm dyshime dhe të tilla do të mbesin derisa të mos vërtetohen”, ka thënë Lunacek për Radio Dukagjinin.

Eurodeputetja austriake po ashtu ka bërë ftesë që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm i votës gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.


Thaçi kërkon hetim të pavarur mbi akuzat e Martit




Hashim Thaqi

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ai dëshiron një hetim të pavarur për “të larguar mjegullën” rreth akuzave se ai ka udhëhequr një bandë që ka vrarë të burgosurit dhe ka shitur veshkat e tyre.

Thaçi në një intervistë për Associated Press tha se nuk ka “asgjë për të fshehur” dhe u zotua se autoritetet e Kosovës do të jenë “shumë bashkëpunuese” në lidhje me akuzat e bëra në raportin e Këshillit të Evropës të raportuesit Dik Martit se UÇK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi ka vrarë të burgosurit shqiptarë dhe serbë për t’ua shitur veshkat e tyre në vitin 1999.

“Është një mjegull dhe unë duhet dhe unë do të punoj ta largoj atë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se akuzat kanë për qëllim që të minojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

Thaçi ka dosje të bashkëpunëtorëve të Martit




Hashim Thaqi

Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se ka dëshmitarë dhe fakte që tregojnë për mënyrën se si është hartuar raporti i Dick Martyt, e të cilat janë të përmbledhura në një shtojcë të tij.

Ai paralajmëroi se dosja do të publikohet se shpejti dhe do të jenë më shokues se raporti i zviceranit. Edhe pse nuk tha se kur do ta bëjë publik këtë dokument, ai tha kur kjo të ndodhë, në të do të figurojnë emrat e njerëzve nga disa subjekte politike kosovare që kanë bashkëpunuar më të.

Pa lakuar asnjë emër, Thaçi tha se këta individ do të skuqen nga ky publikim, ndërsa theksoi se janë po ata që ndihmuan përpilimin e raportit të David Philips.

Në një intervistë për emisionin “Opinion“ në TV Klan, të enjten mbrëma, Thaçi tha se zvicerani Marty, vazhdimisht ka qenë një anti-shqiptar dhe pretendimet e tij janë hetuar tre herë nga Tribunali i Hagës, UNIMK-u dhe e EULEX-i, por që nuk është gjetur gjë. Ai tha se për këto raporte, është takuar me hetues të të Tribunalit të Hagës në vitin 2004, nga të cilët është intervistuar, por se nuk është pyetur për trafikimin e organeve.

Nëse, Marty, mendon se duke pas imunitet mund t’i ikë dënimit nga padia, Thaçi ka thënë se do ta pres raportuesin zviceran, derisa ai nuk do të ketë mundësi të fshihet pas imunitetit që ia jep fakti i të qenurit anëtar i Këshillit të Evropës.

Kryeministri në largim tha se raporti kishte për qellim ta godiste gjatë fushatës zgjedhore, por gazeta The Gardian nuk e publikoi atë.

Misionët ndë rkombëtare në Kosovë reagojnë për raportin e Dik Martit


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish