Republika e shqipërisë



Download 290 Kb.
Sana22.06.2017
Hajmi290 Kb.
#12208



REPUBLIKA E SHQIPËRISË


KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE


V E N D I M
PËR

EMËRIMIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës 17.02.2010, me pjesëmarrjen e:
Arben RISTANI Kryetar

Artan LAZAJ- Anëtar

Hysen OSMANAJ- Anëtar

Klement ZGURI- Anëtar

Vera SHTJEFNI- Anëtar

shqyrtoi çështjen me:



OBJEKT: Për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së.
BAZA LIGJORE: Neni 21, pika 1 dhe 24, neni 25, pika 2 i Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, nw prezencw të personave të pranishëm,
V Ë R E N
Në mbështetje të nenit 21 pika 24, KQZ emëron në përputhje me procedurat e Kodit Zgjedhor, Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së. Në këtë kuadër në zbatim të nenit 25 të Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me procedurat e ligjit për statusin e nëpunësit civil, KQZ me vendimin nr.657, datë 22.12.2009 zgjodhi znj. Aljona Mansaku, si një prej tre kandidatëve fitues të shpallur nga komiteti ad-hoc, në pozicionin e punës Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së. Departamenti i Personelit zbatoi në vijim procedurat e ligjit për statusin e nëpunësit civil, duke botuar emrin e Znj. Aljona Mansaku për tre ditë resht në disa media të shkruara (VKM nr. 231, pika 20, datë 11.05.2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe periudhën e provës”, i ndryshuar). Në përfundim të afatit të ankimit (30 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurrimit në dy media të shkruara referuar nenit 13, pika 6 e ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”) në Komisionin e Shërbimit Civil nuk u paraqit asnjë ankesë në lidhje me rezultatin e konkurrimit. Sa më sipër në përfundim të të gjitha procedurave dhe kritereve ligjore KQZ duhet të nxjerrë aktin e emërimit për fillimin e marrëdhënieve juridike me cilësinë e nëpunësit civil për Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së.
PËR KËTO ARSYE
Bazuar në nenin 21, pika 1 dhe 24, nenin 25 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,
V E N D O S I
1. Të emërojë Znj. Aljona Mansaku, në pozicionin e punës Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Arben RISTANI- Kryetar

Artan LAZAJ- Anëtar

Hysen OSMANAJ- Anëtar

Klement ZGURI- Anëtar

Vera SHTJEFNI- Anëtar

____________________________________________________________________________________




Nr. 2 i vendimit data 17.02.2010 ora 11.00 e Vendimit

Për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së




Download 290 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish