REPUBLIKA E SHQIPËRISË
ZYRA E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR
Drejtoria e Buxhetit Financës dhe Investimeve
Nr. Prot. Tiranë, më ____________2015
Për: Ministrinë e Financave
Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit
Drejtoria e Menaxhimit të Investimeve Publike
Lënda: Realizimi i Investimeve për periudhën janar - shtator 2015
Në mbështetje të ligjit nr.160/2014 "Për Buxhetin e vitit 2015", Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.2 datë 06.02.2012 “Proçedurat standarde të zbatimit të buxhetit” si dhe Udhëzimit Plotësues të Ministrit të Financave nr.2 datë 9.01.2015 "Për Zbatimin e Buxhetit të Vitit 2015", po ju raportojmë mbi realizimin e investimeve sipas programeve dhe projekteve të miratuara për Pushtetin Gjyqësor për vitin 2015.
-
Programi “Buxheti Gjyqësor”
Fondi i investimeve akorduar nga buxheti i shtetit për këtë program është 163,960 mijë lekë, ndërsa realizimi 76,676 mijë lekë ose 47% .
në mijë/lekë
Projekti
|
Plan
|
Fakt
|
%
|
1 .Ndertim
|
63,479
|
30,679
|
48%
|
2 .Rikonstruksion
|
23,474
|
4,663
|
20%
|
3 .Automjet
|
10,000
|
0
|
0%
|
4 .Pajisje - Mobilje
|
60,807
|
41,187
|
68%
|
5 .Projekt
|
6,200
|
147
|
2%
|
TOTALI
|
163,960
|
76,676
|
47%
|
“Ndertim”
Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit në projektin “ Ndertim” për periudhën janar - shtator është 63,479 mijë lekë, kurse realizimi 30,679 mijë lekë.
Ky fond u detajua për 2 gjykata konkretisht; për vazhdimin e zbatimit të punimeve për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Apelit Shkodër, investim i cili do të shtrihet në tre vite 2014-2016. Gjykata ka realizuar të plota likujdimet sipas punimeve të kryera për periudhën janar-shtator 2015.
Gjithashtu u detajua dhe nje fond për fillimin e punimeve për ndërtimin e godinës së re për Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan, e cila parashikohet të realizohet në dy vite 2015-2016. Buxheti i detajuar për periudhën janar-shtator është 31,979 mije lekë. Ky investim do të garantojë: kushte optimale pune për gjyqtarët dhe stafin mbështetës, zhvillim të proçeseve gjyqësore vetëm në sallat e gjyqit, ambjent të vecantë për shërbimin e publikut, akses për personat me aftësi të kufizuar, skemë funksionale për ndarjen e flukseve hyrëse në gjykatë. Ka përfunduar hapja dhe vlerësimi i ofertave dhe dosja është në proçes ankimimi.
“Rikonstruksion”
Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit në projektin “ Rikonstruksion” për periudhën janar - shtator është 23,474 mijë lekë dhe realizimi 4,663 mijë lekë. Ky fond është planifikuar të realizohet në 10 gjykata, konkretisht :
-
Për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë është detajuar fondi 260 mije lekë, për rregullimin e sistemit te largimit të ujrave të shiut nga podrumi i godinës. Ka përfunduar prokurimi dhe likujdimi.
-
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është detajuar fondi 410 mije lekë, për të realizuar disa punime të brendshme rikonstruktive si dhe hidroizolimin e tarracës së godinës. Gjykata ka përfunduar prokurimin dhe likujdimin.
-
Për Gjykatën e Apelit Korçë për periudhën janar-shtator është detajuar fondi 2,615 në mije lekë, për kryerjen e disa punimeve rikonstruktive në pjesën e jashtme të godinës, për shkak të dëmtimeve të krijuara nga ngricat. Gjykata ka përfunduar prokurimn dhe likujdimin.
-
Për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës është detajuar fondi 794 mije lekë, për të realizuar disa punime të brendshme rikonstruktive dhe krijimin e dy sallave gjyqi. Ka përfunduar prokurimi dhe likujdimi.
-
Për Gjykatën e Lartë, për periudhën janar-shtator është detajuar fondi në masën 2,700 mije lekë. Ky fond është parashikuar të përdoret për rikonstruksion të rrjetit të brendshëm LAN, rrjetit telefonik si dhe dhomës së serverave. Gjithshtu në kushtet e mungesës së sipërfaqes së punës, si dhe në nevojën e akomodimit të katër ndihmësave ligjorë të rinj, do të realizohet kryerja e disa punimeve për krijimin e ambjenteve për akomodimin e tyre. Gjykata ka përfunduar prokurimin dhe është në likujdim.
-
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, është detajuar fondi 1.200 në mije lekë, për të realizuar disa punime të brendshme rikonstruktive. Gjykata ka përfunduar prokurimin dhe është në likujdim.
-
Për Gjykatën e Apelit Vlorë për periudhën janar-shtator është detajuar fondi 4,625 mije lekë, për sigurimin e ambjenteve të nevojshme të punës për akomodimin e gjyqtarëve të shtuar në organikën e Gjykatës së Apelit Vlorë, si dhe riparimin e hidroizolimit të taracës. Gjykata është në fazën e kryerjes të punimeve. Në muajin tetor do të likujdoje situacionin, për përfundimin e një pjese të punimeve.
-
Për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për periudhën janar-shtator është detajuar fondi 940 mije lekë, për rikonstruksion të tualeteve në pjesën e vjetër të godinës. Kanë përfunduar punimet. Gjykata do të likujdoje situacionin e punimeve në muajin tetor.
-
Fondi i detajuar për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokasër është 1,320 mijë lekë. Në përfundim të procesit të inspektimit nga grupi i punës së ngritur nga Ministria e Drejtësisë, për ndarje të ambjenteve midis kësaj gjykate dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, u rivlerësua përdorimi i fondit për ndarje të një salle gjyqi si dhe disa punime në nivel mirëmbajtje të godinës. Gjykata do të fillojë procedurat e prokurimit për këtë objekt në muajin tetor.
-
Për Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për periudhën 9/mujore është detajuar fondi për rikonstruksion të godinës në vlerë 8,250 mijë lekë. Deri në këtë moment ka përfunduar hartimi i projekt preventivit. Ne muajin tetor, do te fillojne procedurat e prokurimit për zbatimin e tij.
“Automjet”
Fondi i akorduar nga Buxheti i Shtetit në projektin “ Automjet” për periudhën janar - shtator është 10,000 mijë lekë. Ky fond është detajuar në buxhetin e Zyrës, në programin 03310 “Buxheti Gjyqësor” dhe do të prokurohet për plotësimin e nevojave për automjete për gjykatat. Kanë filluar procedurat e prokurimit për këtë objekt.
"Paisje Mobilje"
Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për 9/mujorin, është 60,807 mijë lekë dhe realizimi 41,187 mijë lekë ose 68% e buxhetit të detajuar për këtë periudhë. Për periudhen 9/mujore, situata e investimeve për këtë projekt, sipas grupeve kryesore të pajisjeve, paraqitet si më poshtë:
-
“Paisje elektronike”. Fondi i detajuar për 9/mujorin është 43,697 mijë lekë, ndërsa realizimi 29,989 mijë lekë ose 69%. Në planin e fondit për paisje elektronike është perfshire edhe një fond ne vleren 10,080 mijë për instalimin e programit financiar ne 28 gjykata.
Sa i takon programit financiar gjykatat kanë filluar procedurat e prokurimit dhe në muajin tetor parashikohet të përfundojë edhe likujdim.
Për pjesën tjetër të fondit të detajuar për blerje të pajisjeve elektronike, 29 gjykata kanë përfunduar procedurat e prokurimit dhe të likujdimit.
Për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë është detajuar fondi 600 mije lekë. Eshtë realizuar prokurimi dhe ndodhet në proces likujdimi.
Për Gjykatën e Administrative të Apelit Tiranë është detajuar fondi 1 milion lekë. Gjykata është duke lidhur kontratën me firmën fituese.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës për fondin e detajuar në vlerën 240 mijë lekë dhe Gjykata Administrative e Shkallës të Parë Tiranë në vlerën 250 mijë lekë kanë kërkuar ndryshim në regjistër dhe janë në proçes.
-
Mobilje . Fondi i detajuar për periudhën janar - shtator 2015 është 12,632 mijë lekë, kurse realizimi 8,718 mijë lekë.
-
Ka përfunduar procedurat e prokurimit dhe është në proçes likujdimi, Gjykata Administrative e Shkallës Parë Tiranë me fondin 1,600 mijë lekë.
-
Ka zhvilluar proçedurat e prokurimit dhe është duke lidhur kontratën, Gjykata e Apelit Durrës me fondin në masën 600 mijë lekë.
-
Është duke shpallur fituesin Gjykata Administrative e Shkallës të Parë Shkodër me fondin 650 mijë lekë.
-
Ka filluar proçedurat e prokurimit, Gjykata e Lartë me fondin 426 mijë lekë.
-
Fondi i detajuar për ZABGj në programin e gjykatave në vlerën 200 mijë lekë do të rialokohet në muajin tetor.
-
“Paisje elektrike” . Fondi i detajuar për 9/mujorin është 1,950 mijë lekë, kurse realizimi 1,193 mijë lekë.
Gjykata e Apelit Durrës ka zhvilluar proçedurat e prokurimit dhe është duke lidhur kontratën për fondin 680 mijë lekë.
-
“Paisje të tjera” . Fondi i detajuar për periudhën janar-shtator është 1,798 mijë lekë, kurse realizimi 904 mijë lekë.
-
Gjykata e Apelit Durrës ka zhvilluar proceduren dhe është duke lidhur kontraten për fondin 50 mijë lekë.
-
Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Renda me fondin 190 mijë lekë ështe ne fazen e prokurimit elektronik për heren e dytë pasi nuk është marrë përsipër plotësimi i kërkesës të gjykatës nga ofertusit.
-
Kanë filluar proçedurat dhe janë duke përgatitur dokumentacionin e prokurimit, Gjykata e Lartë me fondin 434 mijë lekë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me fondin 50 mijë lekë.
-
Fondi i detajuar për ZABGj në programin e gjykatave në vlerën 100 mijë lekë do të rialokohet në muajin tetor.
-
“Paisje sigurie” . Fondi i detajuar për periudhën janar - shtator është 730 mijë lekë, kurse realizimi 382 mijë lekë.
Fondi u detajua për 4 gjykata, 3 prej të cilat kanë përfunduar prokurimin dhe likujdimin. Gjykata Administrative e Shkalles të Parë Durrës është duke shpallur fituesin me fondin në masën 200 mijë lekë.
"Projekt".
Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për këtë zë të investimeve është 6,200 mijë lekë, kurse realizimi 147 mijë lekë. Ky buxhet është detajuar për 3 gjykata, konkretisht:
-
Gjykatën e Apelit Vlorë për hartimin e projekt-preventivit për rikonstruksion e dy sallave të gjykimit, si dhe për hartimin e projekt-preventivit për hidroizolimin e taracës dhe katit përdhe të gjykates. Gjykata ka përfunduar procedurat e prokurimit dhe likujdimit.
-
Gjykatën e Larte për hartimin e projektit për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm LAN dhe krijimin e ambjenteve për akomodimin e ndihmësave ligjorë. Gjykata ka përfunduar procedurat e prokurimit dhe likujdimit.
-
Për Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë u detajua fondi, në masën 5,900 mijë lekë, për hartimin e projektit të zbatimit për rikonstruksionin e godinës. Ka përfunduar procedura e prokurimit, është lidhur kontrata dhe përfunduar projekti. Gjykata është në fazën e likujdimit, në muajin tetor.
Programi “Planifikim, Menaxhim dhe Administrim”
Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për periudhën janar - shtator është 400 mije lekë. Ky program përbëhet nga projekti “Paisje mobilje”. Fondi u detajua për plotësimin e nevojave për paisje elektronike, për punonjësit e ZABGJ-së. Ka përfunduar proçedura për prokurimin e fondit, eshte në fazën e likujdimit.
Luljeta LAZE
DREJTORE
Konceptoi dhe punoi: Tatjana Mani
Konfirmoi; Alketa Cela
Miratoi : Laerta Poda
Data16 tetor 2015
Nr. Kopjeve: 2 (dy)
______________________________________________________________________
Rruga “Jordan Misja”, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, Albania, tel /fax +355 42 248 645, www.zabgj.gov.al
Do'stlaringiz bilan baham: |