3.2.2.Analizë e konkurrencës
Shifrat dhe trendët e cekura më lartë tregojnë që tregjet e përzgjedhura të synuara paraqesin destinacione shumë atraktive për eksportim, me potencial substancial t tregut dhe rritjes. Andaj, nuk është çudi që konkurrentët nga rajonet dhe shtetet tjera gjithashtu përpiqen që të futen në këto tregje.
Për ta kuptuar më mirë situatën e konkurrencës dhe për pozicionim strategjik të industrisë së TI-së në Kosovë, grupi punues i ka bërë edhe disa analiza të shkurtra të konkurrentëve ekzistues dhe potencial. Për qëllim të analizës së konkurrencës, grupi punues i strategjisë e ka shtjelluar një hartë të pozicionimit në bazë të karakteristikave kryesore të dallimeve, çmimeve dhe cilësisë (figura 26):
Figure : Pozicionimi në hartë me konkurentët kryesor
Grupi punues i strategjisë i ka identifikuar edhe përparësitë dhe mangësitë e konkurrentëve kryesor të shfaqura në hartën e pozicionimit më lartë:
Përparësitë e konkurrentëve
|
Mangësitë e konkurrentëve
| -
Çmime dhe struktura të kostos shumë konkurrente
-
Ekonomi të shkallës
-
Stabiliteti politik
-
Sistem të mirë të arsimit
-
FDI
-
Qasja në kapital/financim
-
Standardizimi
-
Stimulimet nga qeveria
-
Nuk kanë kufizime në udhëtim (viza)
| -
Mungesa e aftësive të ndonjë gjuhe specifike të Evropës (p.sh. gjermanisht)
-
Paga dhe çmime në rritje e sipër
-
Faktorët demografik
-
Ikja e trurit
-
Lokacioni gjeografik (mungesa e faktorëve për kontraktim në vende të afërta)
|
3.2.3.Kërkesat e konsumatorëve dhe faktorët kyç të suksesit
Për sa i përket tregjeve të përzgjedhura të synuara, anëtarët e grupit punues të strategjisë i kanë identifikuar gjashtë grupe kryesore të synuara dhe segmente të konsumatorëve potencial, të përshkruara në diagramin në vijim:
Figura : Grupet e synuara dhe segmentet e klientëve potencial
Përveç grupeve të synuara të cekura më lartë, shoqatat dhe grupet e TI-së janë identifikuar si partnerë strategjik të bashkëpunimit dhe shumëfishimit. Në fakt, STIKK tashmë ka vendosur bashkëpunim strategjik me disa shoqata dhe grupe të TI-ve, kryesisht në Gjermani, Austri dhe Norvegji.
Për sa i përket kontraktimit në vendet e largëta/të afërta, objektivat kryesore të grupeve të synuara dhe konsumatorëve potencial përfshijnë zvogëlimin e kostos, qasjen më të mirë në burime dhe shkathtësi teknike, fleksibilitetin më të madh, përmirësimin e cilësisë, optimizmin e procesit, përshpejtimin e inovacionit, dhe përqendrimin në kompetencat kryesore. Një shtytës tjetër i kontraktimit nga kompanitë Gjermane, Holandeze, të MB-së dhe Norvegjisë është rritja e shpejtë e mungesës së shkathtësive të TI-së në këto shtete.
Identifikimi i kërkesave specifike të konsumatorëve dhe faktorëve kyç të suksesit, është esenciale për arritjen e përshtatjes strategjike ndërmjet aftësive të industrisë së TI-së në Kosovë dhe strukturës së kërkesës së tregjeve të synuara të eksportit. Në bazë të rezultateve të analizës së tregut të të eksportit, grupi punues i strategjisë e ka nxjerr një numër të këtyre kritereve dhe faktorëve, të cilat do të paraqiten në tabelën në vijim sipas tri dimensioneve të konkurrencës: marketingu dhe pozicionimi, cilësia dhe proceset, dhe teknologjia dhe aftësitë:
Kriteret e konsumatorëve dhe faktorët kyç të suksesit
|
Dimensioni 1: Marketingu dhe pozicionimi
| -
Krijimi i “brendit nacional” (grupi i ekselencës)
-
Ekzistimi i strategjisë gjithëpërfshirëse të marketingut të eksportit
-
Referencat ndërkombëtare
-
Vënia e çmimeve në mënyrë konkurruese dhe transparente e bazuar në vlerën e konsumatorit
-
Aftësia për të komunikuar vlerën e konsumatorit dhe ROI-në në mënyrë efektive për kontraktimin në vendet e largëta dhe të afërta
-
Përdorimi i “pilot projektit” si hapës i dyerve
-
Marketingu profesional dhe prania në rrjet
-
Menaxhimi kyç i llogarive dhe marrëdhënieve me konsumatorë
-
Segmentimi dhe specializimi i tregut sipas: madhësisë së kompanisë (NVM), teknologjisë, vertikaleve, fushave funksionale, proceseve të biznesit
-
Integrimi i tregut dhe trendeve të teknologjisë (p.sh. transformimi digjital, “cloud computing”, siguria e TI-së) në mënyrë efektive në portofolin e shërbimit
-
Përqendrimin i shërbimet specifike të kontraktimit në vendet e largëta (p.sh. testimi i softuerëve)
-
Partneritetet strategjike, rrjetet dhe aleancat në tregun e synuar të eksportit (futja në treg në mënyrë të tërthortë)
-
Komunikimi i qartë i përparësive të kontraktimit në vendet e afërta (kombinimi i destinacioneve me rrezik të ulët me përparësitë e kostos)
|
Dimensioni 2: Cilësia & Proceset
| -
Shkathtësi të menaxhimit të projekteve: punë të vazhdueshme gjurmim dhe raportim
-
Njohuria e proceduarve të vlerësimit, përzgjedhjes dhe blerjes
-
Respektimi i kërkesave të cilësisë, afateve dhe buxhetit
-
Menaxhim profesional i burimeve njerëzore (motivimi, menaxhimi i shkathtësive) me qëllim të minimizimit të luhatjeve
-
Aleancat universitare dhe bashkëpunimi me nivelin akademik: përshtatja e shkathtësive dhe rekrutimi i qëndrueshëm
-
Politika cilësore gjithëpërfshirëse dhe orientim të konsumatorit
-
Standarde, metodologji dhe modele të procesit të menaxhimit të cilësisë: CMMI, ISO, RUP, Metodat e shkathëta, SCRUM, Six Sigma, ITIL
-
Metodat e shkathëta (Scrum) për kontraktim në vende të afërta (veçanërisht relevante për projekte të vogla dhe për klientë nga NVM-të)
-
Certifikimi: QM, menaxhim i projekteve, menaxhimi i proceseve, teknologjive
-
Arsimimi i konsumatorëve (NVM): Si ta përdorim kontraktimin në vendet e largëta në mënyrë efektive duke zbatuar modele dhe procese të përshtatshme; trajtim i pritjeve lidhur me dorëzimin e në vend të produktit/shërbimit
-
Respektimi i sistemeve dhe standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të sigurisë (p.sh. ISO/IEC 27001, ISO/IEC 15408)
|
Dimensioni 3: Teknologjia dhe aftësitë
| -
Sigurimi i arsimimit dhe trajnimit të vazhdueshëm
-
Aftësia për të mbështetur klientët me vlerësime, përgatitjen e projekteve dhe specifikimet e kritereve (p.sh. me UML); dokumentacioni teknik
-
Ndërtimi i aftësive relevante teknike, ne veçanti Java, C/C++, C#, .Net, Python, ABAP4, HTML, PHP, TYPO3, SAP, Oracle, iOS.
-
Masa për të siguruar siguri dhe mbrojtje të të dhënave
-
Kombinim i teknologjisë me njohurinë e biznesit (“aftësi hibride”)
-
Specializimi dhe ekspertiza vertikale
-
Reagimi teknik dhe aftësia e përshtatjes (p.sh. OSS, aplikacionet mobile)
-
Shkathtësitë gjuhësore dhe trajnimi ndërkulturor (p.sh. aftësitë e gjuhës Gjermane si USP)
-
Aftësi të performimit në vend
-
Shërbime të integruara të kontraktimit për NVM-të: kombinim i konsulencës së TI-së dhe shërbimeve të kontraktuara me trajnim dhe tarifa të bazuara në sukses dhe llogari kryesore lokale
-
Aftësia për ta mbuluar tërë ciklin e zhvillimit të softuerit dhe për të ofruar “zgjidhje me çelësa në dorë” (portofol i integruar e shërbimit)
|
3.2.4.Makro trendët e TI-së
Në kuadër të kornizës së analizave të jashtme, grupi punues i strategjisë i ka identifikuar disa makro trende të TI-së të cilat do të kenë ndikim kryesor në zhvillimin e ardhshëm të industrive dhe tregjeve globale të TI-së dhe janë veçanërisht relevante për industrinë e TI-së në Kosovë. Këto makro trende të TI-së përfshijnë:
-
Cloud computing
-
Analizimin e të dhënave të mëdha
-
Mobile computing
-
Mediat sociale
-
Industrinë 4.0 (sistemet-kibernetike-fizike, Interneti i Gjërave, sistemet e integruara)
-
Sigurinë e TI-së
-
E-shëndetësinë
-
E-energjinë
për shkak të rëndësisë së tyre për industrinë e TI-së në dhe ekonominë e Kosovës, këto makro trende janë adresuar dhe reflektuar përshtatshmërisht në strategjinë e Kosovës për TI (referojuni planit operativ).
Do'stlaringiz bilan baham: |