Projekt I financuar nga be-ja, menaxhuar nga zbe-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi I udhëhequr nga giz international Services


Komponentet 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR



Download 313,87 Kb.
bet3/3
Sana28.06.2017
Hajmi313,87 Kb.
#18987
1   2   3

3.2 Komponentet 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR

3.2.1 Sfondi

Nga pikëvështrimi material, implementimi i projekti është organizuar në dy komponente tematike – Komponenta 1 (Të Drejtat Pronësore) si dhe 2 (Kodi Civil). Tek Raporti Fillestar, këto komponente janë titulluar si Komponenta C dhe B, respektivisht. Qëllimi i Komponentës 1 është që të ndihmojë MD-në në reformimin e të drejtës pronësore në përputhje me acquis të BE-së, standardet e KEDNj-së si dhe përvojat më të mira ndërkombëtare (praktikat më të mira evropiane). Ngjashëm, qëllimi i Komponentës 2 është të ndihmojë MD-në në hartimin e një Kodi Civil gjithëpërfshirës në përputhje me acquis të BE-së, standardet e KEDNj-së dhe përvojat më të mira ndërkombëtare (praktikat më të mira evropiane). Komponenta 1 ka të bëjë jo vetëm me të drejtën private pronësore si pjesë e Kodit Civil, por zgjerohet edhe tek legjislacioni që lidhet me pronën, siç janë ligjet për pronën shoqërore dhe publike, duke iu nënshtruar bashkërendimit me iniciativat tjera të donatorëve në sektorin relevant.


Gjatë Periudhës së raportimit, Projekti ka implementuar aktivitetet vijuese:

  • Aktiviteti 2.9 TeR: “Ndihmë për MD-në dhe palët tjera të interesit në hartimin e legjislacionit konsistent [si Kodi Civil] duke formuluar dispozitat relevante.” (Raporti Fillestar, Aktiviteti B.9); si dhe

  • Aktiviteti 1.9 TeR: “Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave relevante dhe hartimin e legjislacionit pronësor.” (Raporti Fillestar, Aktiviteti C.9).

Më poshtë gjendet një përshkrim i hollësishëm i punës së kryer dhe produkteve të dorëzuara.

3.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet





Aktiviteti 2.9 TeR: Ndihmë për MD-në dhe palët tjera të interesit në hartimin e legjislacionit konsistent [si Kodi Civil] duke formuluar dispozitat relevante.

Gjatë Periudhës së Raportimit, ekipi i projektit përgatiti projekt-Kodin Civil. Në veçanti, në bazë të Planit të Përgjithshëm të Kodit Civil, që është rezultati kryesor i Aktivitetit 2.5 (Aktiviteti B.5, Raporti Fillestar), të tre EK-të, me ndihmën e një ekipi prej 18 EJK-ve të specializuar ndërkombëtarë e vendorë (miratuar nga ZBE-ja me UA nr. 19 të 7 marsit), ka hartuar katër nga pesë librat e Kodit të ardhshëm Civil.


Struktura e projekt-Kodit Civil është si në vijim:

  • Libri Dy: Detyrimet

  • Libri Tre: Prona

  • Libri Katër: Familja

  • Libri Pesë: Trashëgimia

Struktura dhe përmbajtja e secilit Libër janë bazuar, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime e plotësime, tek struktura dhe përmbajtja e ligjeve të integruara brenda Kodit Civil. Kjo do të thotë që, për aq sa ka qenë e mundur, legjislacioni ekzistues është ruajtur, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime për të përmirësuar ligjet e tilla, duke hequr mospërputhjet, mangësitë dhe mungesat tjera, si dhe për përafrim me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira evropiane.
Ndryshimet substanciale në ligjet ekzistuese janë: a) ndryshime strukturore; b) ndryshimi apo shfuqizimi i një neni apo një tërësie nenesh ekzistuese; si dhe c) shtimi i një neni apo një tërësie nenesh të reja (p.sh. dispozitat që transponojnë standardet juridike evropiane4). Duhet theksuar që të gjitha përpjekjet për kodifikim janë orientuar kah harmonizimi, modernizimi dhe sigurimi i konsistencës së ligjeve ekzistuese gjatë inkorporimit dhe integrimit të tyre brenda Kodit Civil.
Edhe pse është bërë një punë e konsiderueshme në kodifikimin e Kodit të ardhshëm Civil, procesi i hartimit do të ketë nevojë të vazhdojë me një projekt vijues «Kodi Civil – Faza II», i cili është aktualisht në fazën e tenderimit, për të adresuar të gjitha ato çështje të cilat për shkak të periudhës së kufizuar kohore të Projektit nuk janë trajtuar. Për shembull, kontratat e veçanta brenda Librit të Detyrimeve do të kenë nevojë për shqyrtim të kujdesshëm që të sigurohet që është zbatuar qasja më moderne e mundshme. Në Librin e Familjes dhe Librin e Trashëgimisë, çështjet që ende meritojnë shqyrtim të kujdesshëm janë ato që ndërlidhen me regjimin pronësor martesor, heqja dorë nga trashëgimia, marrëveshjet bashkëshortore, martesat/partneritetet e të njëjtës gjini, prindëria surrogate, rregullat procedurale, etj. Sa i përket Librit për Pronën, rregullat për servitude/barra sendore do të mund të përshtateshin më mirë për nevojat e një shoqërie rurale, derisa rregullat për pengun dhe hipotekën mund të kenë nevojë për thjeshtim dhe harmonizim me reformën e pritur të Ligjit për Përmbarimin Civil, Ligjin për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, si dhe Ligjin për Kadastrin (dy ligjet e fundit me gjasë do të unifikohen në një ligj të vetëm që do të hartohet nga projekti i Bankës Botërore).
Për më tepër, pritet që Kodi i ardhshëm Civil do të përmbajë një Pjesë të Përgjithshme5. Përkundër faktit që Pjesa e Përgjithshme nuk është paraparë fillimisht si rezultat i Projektit, Projekti ka bërë përpjekje substanciale në përkrahje të Përfituesit në kodifikimin e Pjesës së Përgjithshme. Megjithatë, për shkak të kufizimeve kohore dhe resurseve të kufizuara në dispozicion, Projekti – siç është shpjeguar në dy Raportet e fundit të progresit si dhe është raportuar me rastin e dy Mbledhjeve të fundit të Komitetit Drejtues – nuk ka qenë në gjendje të hartojë Librin e Parë (Pjesa e Përgjithshme) si pjesë përbërëse e Kodit Civil6. Gjithsesi, duhet theksuar që për të plotësuar nevojat e Përfituesit dhe për të lehtësuar punën e ardhme në Pjesën e Përgjithshme, Pjesa II e Planit të Përgjithshëm për Kodin Civil (e cila është bashkëngjitur me Raportin e Pestë të Progresit, të nxjerrë në shkurt të vitit 2016) ka ofruar rekomandime të dobishme mbi përmbajtjen e mundshme të këtij libri, në konsideratën e praktikave më të mira evropiane dhe rajonale, si dhe veçantitë e sistemit dhe traditës juridike në Kosovë. Finalizimi i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil gjithashtu duhet të kryhet në Fazën II të Projektit. Sigurisht, të gjithë librat që përbëjnë Kodin Civil do të kenë nevojë të përputhen plotësisht me Pjesën e Përgjithshme.
Librat e ndryshëm të Kodit Civil gjithashtu mund të kenë nevojë për shqyrtim të hollësishëm për të siguruar koherencën e përgjithshme konceptuale e sistematike. Procesi i tillë shqyrtues duhet të marrë parasysh rezultatet e procesit të gjerë të konsultimeve, që duhet të angazhojë më së pari praktikuesit dhe shoqërinë civile.
Dispozitat kalimtare të Kodit Civil (aktualisht të futura në secilin nga katër librat e hartuar) gjithashtu do të kenë nevojë për finalizim.
Projekt Kodi Civil i bashkëngjitet këtij Raporti Progresi si Shtojca 1.


Aktiviteti 1.9 TeR: Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave relevante dhe hartimin e legjislacionit pronësor.

Duke marrë parasysh që Projekti ka rikodifikuar të drejtën private pronësore (pra LDPS-në ekzistues) brenda kornizës së Kodit Civil, Aktiviteti 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti Fillestar) mund të shihet si tashmë i implementuar brenda Aktivitetit 2.9 (mund të thuhet që të dy rezultatet ndërlidhen me njëri-tjetrin). Megjithatë, siç është shpjeguar më poshtë, Projekti ka bërë një hap më tutje, si dhe ka arritur edhe më shumë.


Më 10 mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK 2 për të Drejtën pronësore patën një takim me Z. Lulzim Beqiri, Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në MD. Gjatë takimit, u ngrit çështja e përvetësimit të pronës dhe tokës nga të huajt në Kosovë. Për momentin, nuk ka ndonjë ligj që posaçërisht trajton këtë çështje, si dhe ata pak shtetas të huaj që duan të blejnë pronë në Kosovë po këshillohen nga juristët të blejnë përmes «mënyrës» së kompanisë komerciale. Kjo nuk është zgjidhje e kënaqshme, pasi që blerësit e tillë bëjnë shpenzime substanciale për një «mënyrë» të cilën nuk e kanë nevojë. Me kërkesën e Drejtorit, Projekti u zotua të ndihmojë MD-në në zgjidhjen e këtij problemi, pasi që Kosova së shpejti do të ketë nevojë të plotësojë kërkesat e MSA-së. Kështu, në kuadër të veprimit të vlerësimit (Aktivitetet C.2 dhe C.3, Raporti Fillestar), Projekti kreu një studim krahasues të gjendjes së kësaj çështjeje në vendet tjera të rajonit, për të gjetur praktikat më të mira dhe zgjidhjet praktike (ose përmes ndryshimit të legjislacionit ekzistues ose hartimit të një ligji të posaçëm). Ky studim qe pjesë përbërëse e Raportit të Vlerësimit të Ndikimit dhe Raportit të Vlerësimit Ligjor të BE-së, bashkëngjitur me raportin e Tretë të Progresit, të dorëzuar në gusht të vitit 2015, si dhe miratuar nga KDP-ja më 15 shtator 2015.
Si pjesë e Aktivitetit 1.9 TeR – si dhe pa marrë parasysh që Aktiviteti 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti Fillestar) ishte «shkrirë» brenda implementimit të Aktivitetit 2.9 TeR (Aktiviteti B.9, Raporti Fillestar) – projekti si aktivitet plotësues ka prodhuar Raportin për Qasjen e të Huajve në Pronë të Paluajtshme. Pas një shqyrtimi të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane (Pjesa 1), raporti thekson dispozitat relevante bilaterale në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Kosovë (Pjesa 2). Pjesa 3 e raportit përshkruan legjislacionin vendor në fuqi në lidhje me të drejtat e të huajve në lidhje me pronën e paluajtshme. Përfundimisht, pjesa 4 rekomandon një qasje të «dyfishtë» për zgjidhjen e çështjes: (A) futja e një neni ad-hoc në Projekt-Kodin Civil, si dhe (B) Projektligji për Kushtet e Përvetësimit të Pronës së Paluajtshme nga Personat e Huaj Fizikë dhe Juridikë.
Raporti dhe Projektligji për Qasjen e të Huajve në Pronë të Paluajtshme i është bashkëngjitur këtij Raporti Progresi si Shtojca 2.


Aktiviteti 2.10 TeR: Organizimi i një vizite studimore në një zyrë ligjore të MD-së në një shtet të Bashkimit Evropian apo shteti fqinj.

Gjatë periudhës së implementimit, Projekti zbatoi Aktivitetin 2.10 TeR (Aktiviteti B.10, Raporti Fillestar). Vizita studimore u bë në Gjermani, nga 17 deri më 21 prill 2016. Qëllimi kryesor i vizitës ishte ekspozimi i ekspertëve vendorë ligjor dhe të politikave që shërbejnë në MD dhe Komisionin e Kodit Civil ndaj praktikave të mira evropiane në fushën e hartimit të ligjeve për të drejtën private. Pjesëmarrësit janë shkruar si më poshtë:




#

Emri

Pozita

1

Bedri Bahtiri

Nën-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kodit Civil

2

Mentor Borovci

Drejtor i Departamentit Ligjor

3

Anita Çavdarbasha

Zyrtare e Lartë Ligjore

4

Floriana Rugova

Zyrtare e Lartë për Koordinim të Politikave

5

Isuf Jahmurtaj

Këshilltar i Lartë Ligjor

6

Lazim Salihu

Ekspert ligjor dhe Anëtar i Komisionit të Kodit Civil

Delegacioni u përcoll në vizitën e tyre nga EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore, Menaxheri i Zyrës së CCPR-së si dhe përkthyesi nga Kosova. Dr. Dorothee Walther, juriste në Gjermani, udhëzoi vizitën studimore me shërbimet e saj si organizatore, mundësuese logjistike dhe asistente me njohurinë përkatëse ligjore dhe qasjen në institucionet ligjore të Berlinit. Ajo organizoi agjendën e vizitës studimore dhe siguroi zbatimin e saj të mirë.


Vizita studimore filloi me një vizitë, më 18 prill, në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve (BMJV), ku delegacioni pati rastin të takohet me Shefin e Divizionit për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Z. Albrecht, i cili prezantoi BMJV-në, Dr. Vera Weißflog, që adresoi procesin e hartimit të ligjeve në nivel federal, Drejtorin e Departamentit për Çështje të së Drejtës së Fëmiut, Dr. Daniela Goerderler, e cila u fokusua tek reformat e përgjegjësive prindore të nënave të pamartuara dhe të drejtave të baballarëve biologjikë, Thomas Meyer, Drejtor i Departamentit për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore, i cili foli për detyrimet e mbajtjes dhe sistemin e trashëgimisë në Gjermani, Znj. Barbara Jansen, Drejtore e Departamentit për të Drejtën Detyrimore dhe të Anti-Diskriminimit, që bëri një prezantim në lidhje me ligjin gjerman për detyrime, Z. Wolfram Marx, Drejtor i Departamentit për të Drejtën pronësore dhe Kadastrale, i cili prezantoi të drejtën pronësore gjermane, të rregulluar me Kodin Civil Gjerman, si dhe një ligj të posaçëm për ndërtesat në bashkëpronësi, si dhe Znj. Elke Schade, Drejtore e Departamentit për Shqyrtim të Dispozitave Ligjore dhe Këshillim për çështjet gjuhësore, e cila shpjegoi rolin e departamentit të saj në shqyrtimin e legjislacionit të shkruar brenda ministrisë sipas standardeve të përcaktuara me «Doracakun e Kritereve Formale për Hartimin e Legjislacionit», të botuar nga BMJV.
Më 19 prill, delegacioni vizitoi Parlamentin Federal Gjerman (“Bundestag”), ku u mirëprit nga Dr. Patrick Wegner, Zyrtar i lartë i Administratës së Bundestag-ut, ku u shpjegua funksionimi i Parlamentit Federal Gjerman dhe Komisionit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të Konsumatorëve.
Më 20 prill (paradite), delegacioni vizitoi Fakultetin Juridik të Universitetit Humboldt, ku Prof. Dr. Johanna Schmidt-Raentsch (ish Shefe e Divizionit për të Drejtën Detyrimore dhe Pronësore në Ministrinë Federale të Drejtësisë; që nga viti 2002, Gjyqtare në Gjykatën Federale të Drejtësisë dhe ligjëruese në Universitetin Humboldt) si dhe Prof. Dr. Reinhard Singer (profesor i të drejtës civile, të punës, familjes, Sociologjisë së të Drejtës, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për të Drejtën e Profesioneve Juridike) ligjëruan për të drejtën detyrimore gjermane, respektivisht atë të familjes. Në të njëjtën ditë (pasdite), delegacioni u prit nga Ambasada e Republikës së Kosovës, ku u pritën nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij Skender Xhakaliu.
Më 21 prill (paradite), delegacioni u takua me Dr. Stefanie Lejeune, avokate profesionale dhe bashkëpunëtore e «Institutit Gjerman për Legjislacion dhe Kushtetutë», që është i asociuar me Universitetin Humboldt në Berlin. Dr. Lejeune shpjegoi kontributin e Institutit në procesin e ligjbërjes në Gjermani, si dhe përshkroi qasjen e re gjermane në kontrollimin e ndikimit të lobuesve në procesin e ligjvënies. Në seancën e pasdites të të njëjtës ditë, delegacioni vizitoi Gjykatën e Lartë të Berlinit (“Kammergericht”), ku u mbajt një takim me Prof. Dr. R Rüdiger Ernst, Gjyqtar Kryesues i Dhomës së Gjykatës së Apelit – Divizioni i Familjes, si dhe Znj. Martina Balschun, Gjyqtare në të njëjtën Dhomë. Ky takim i dha anëtarëve të delegacionit një mundësi për t'u njohur më mirë me sistemin gjyqësor të të drejtës familjare në Gjermani.
Raporti për Vizitën Studimore në Gjermani i bashkëngjitet këtij Raporti Progresi si Shtojca 3.
  1. Të ndryshme



Gjatë periudhës së implementimit, ekipi i projektit u takua me ekspertët e angazhuar nga ZBE-ja për të kryer një vlerësim të Projektit (më tutje në tekst: Vlerësuesit). Një takim preliminar me Vlerësuesit u mbajt nga ekipi i EK-ve më 12, e si vazhdim edhe më 15 prill 2016. Ekipi i KE-ve gjithashtu mori pjesë në Punëtorinë e Konfirmimit të Vlerësimit më 27 prill, ku UE bëri një prezantim të Projektit. Drafti i parë i Vlerësimit u pranua më 12 maj, ndërsa komentet ndaj tij u dorëzuan më 24 maj 2016.
Pasi që ekipi i projektit ka vërejtur jo vetëm cilësinë e dobët të përkthimit ekzistues nga anglishtja në shqip të ligjeve që janë përdorur si bazë për kodifikimin e Kodit Civil, por edhe mungesën e përputhjes brenda teksteve të njëjta në shqip, është marrë vendim që të rekrutohen ekspertë me njohuri edhe gjuhësore edhe juridike për të siguruar cilësi të mirë të produktit, duke përmirësuar konsistencën gjuhësore dhe terminologjinë e projekt-Kodit Civil. Kjo është për shkak të faktit që një përkthyes që nuk është i trajnuar për gjuhën juridike nuk mjafton për qëllimin e përkthimit të ligjit apo ndonjë akti tjetër ligjor, detyrë kjo që kërkon aftësi të posaçme dhe nënkupton njohuri të thella të parimeve juridike. Kërkesa për miratimin e pesë EJK-ve është dorëzuar më 23 maj 2016, si dhe është miratuar nga ZBE-ja me UA Nr. 23 të 30 majit 2016. Këta ekspertë shtesë do të kontribuojnë në implementimin e Aktivitetit B.9 duke lekturuar dhe redaktuar katër librat e Kodit Civil për të siguruar konsistencën në gjuhë e terminologji.


  1. Lista e Shtojcave



Shtojca 1 – Projekt-Kodi Civil

Shtojca 2 – Raporti dhe Projektligji për Qasjen e të Huajve në pronë të Paluajtshme

Shtojca 3 – Raporti për Vizitën Studimore në Gjermani
FUNDI I RAPORTIT

1 Për shkak të kufizimeve kohore dhe vëllimit të dokumenteve që duheshin përkthyer (më se 600 faqe), Shtojca I – Plani i Përgjithshëm për Kodin Civil – si dhe Shtojca II – Plani i Përgjtihshëm për Reformën e Sektorit të të Drejtës Pronësore – e deri në raprotin e fundit të progresit (Raporti i Pestë i Progresit, i datës 29 shkurt 2016) janë dorëzuar vetëm në anglisht, me marrëveshjen që përkthimi i tyre të dorëzohet sa më herët që të jetë e mundur.

2 Aktiviteti 2.9: “Ndihmë për MD-në dhe aktorët tjerë në hartimin e legjislacionit konsistent [Kodi Civil] me formulimin e dispozitave përkatëse.”

3 Aktiviteti 1.9: “Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave përkatëse dhe hartimin e legjislacionit pronësor.”

4 Në fushën e të drejtës civile, standardet ligjore evropiane përbëhen kryesisht, edhe pse jo ekskluzivisht, nga kërkesat që lindin nga acquis communautaire dhe KEDNj. Megjithatë, shkalla e integrimit evropian dallon në fusha të ndryshme të të drejtës private. Në fushën e të drejtës detyrimore, ka një numër të konsiderueshëm të Direktivave Evropiane në lidhje me kontratat konsumatore. Në anën tjetër, standardet ligjore evropiane për të drejtën familjare dhe trashëgimore kryesisht rrjedhin nga Rregulloret e BE-së, KEDNj-ja si dhe Karta e të Drejtave Themelore. Praktika gjyqësore e GjEDNj-së dhe GjED-së reflektojnë këto standarde dhe ofrojnë udhëzime të mëtutjeshme. Përfundimisht, sa i përket të drejtës pronësore, vlejnë parimet e Protokollit 1 të KEDNj-së (si dhe praktika gjyqësore e GjEDNj-së) si dhe acquis të BE-së. Megjithatë, legjislacioni i BE-së e konsideron të drejtën pronësore kryesisht si çështje e brendshme e Shteteve Anëtare (neni 345 TFEU). Për këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë, është në lindje e sipër e drejta fragmentare pronësore në Bashkimin Evropian, në bazë të katër lirive themelore të përcaktuara me Traktatet e BE-së.

5 Vendimi për të krijuar Pjesën e Përgjithshme të Kodit Civil u mor nga Komisioni i Kodit Civil në seancën e tij plenare më 3-4 korrik 2015. Një nën-grup ad-hok për Pjesën e Përgjithshme u krijua për këtë, ndërsa Prof. Iset Morina u emërua si kryesues i tij.

6 Procesi i hartimit të Pjesës së Përgjithshme (që ka filluar vetëm një vit pas fillimit të projektit) në fakt mund të jetë edhe më kërkues e më i gjatë në kohë sesa kodifikimi i pjesëve tjera të Kodit Civil. Në fakt, Pjesa e Përgjithshme ngre «dilemën» mbi atë se çfarë çështjesh duhet ajo të përfshijë. Jo të gjithë Kodet civile kanë pjesë të përgjithshme (as Kodi Civil Francez e as ai Italian nuk kanë të tillë, për shembull); e edhe në ato vende, që zakonisht kanë traditë juridike gjermanike, që kanë zgjedhur të kenë Pjesën e Përgjithshme të Kodit Civil, qasjet në kuptimin e përmbajtjes dallojnë në masë të madhe. Ky problem qartësisht doli gjatë seancës së fundit plenare të Komisionit, mbajtur më 9 tetor, ku u sugjeruan një mori qasjesh. Pjesa e Përgjithshme gjithashtu ngre çështje komplekse ligjore, për shkak të ndikimit që ajo mund të ketë në pjesët tjera të Kodit Civil; varësisht nga ajo që vendoset në librin hyrës, librat vijues mund të kenë nevojë për ndryshime të konsiderueshme në koncept, strukturë e përmbajtje. Një ndërlikim tjetër është që derisa pjesët tjera të Kodit Civil mund të bazohen tek ligjet ekzistuese paraprake për t'u kodifikuar brenda Kodit Civil, bashkë me ndryshimet e domosdoshme, për Pjesën e Përgjithshme nuk ka të tillë, veçse ka një sasi ligjesh bazike, kryesisht por jo ekskluzivisht të ndërlidhura me të drejtën e personit, të cilat janë të shpërndara në të gjithë sistemin ligjor. Pasqyra e legjislacionit të tillë është bashkëngjitur si Shtojcë ndaj Raportit të Progresit të datës 31 gusht 2015.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ International Services








Page of

Download 313,87 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish