Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet125/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   121   122   123   124   125   126   127   128   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Evelina Qirjako Kryesuese

Tom Ndreca Anëtar

Medi Bici Anëtar

datën 10.03.2016, në dhomë këshillimi, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.00869/2013 që u përket palëve:


PADITËS: SHOQËRIA “IRKO” SH.P.K

TË PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË.

PERSON I TRETË: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.

OBJEKTI:


Kundërshtimin e urdhrit të refuzimit nr.1312, datë 04.10.2010

të ZQRPP Tiranë dhe Urdhrin nr.113, datë 18.06.2010 të ZVRPP Sarandë.

Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Sarandë të kryejë regjistrimin

në emër të palës paditëse pasurinë e paluajtshme

“Godinë banimi dhe shërbimesh”, të ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 153, 154, 324 e vijues të K.Pr.Civile;

Ligji nr.7843, datë 13.07.1994

“Për regjistrimin e pasurive te palujtshme”, i ndryshuar.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010, ka vendosur:

-Pranimin e kërkesë-padisë të shoqërisë “Irko” sh.p.k.

-Shfuqizimin e urdhrit të refuzimit nr.1312, datë 04.10.2010 të kryeregjistruesit i propozuar me urdhrin nr.113, datë 18.06.2010 të Z.R.P.P Sarandë.

-Detyrimin e palëss ë paditur Z.R.P.P Sarandë të kryejë regjistrimin në emër të palës paditëse, pasurinë e paluajtshme “Godinë banimi dhe shërbimesh”, e ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë, miratuar me leje ndërtimi të KRRT të Bashkisë Sarandë nr.3/44, datë 14.02.2006.

-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.
Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.33, datë 17.01.2013, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.



Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.33, datë 17.01.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk është i bazuar në ligj dhe në prova.

  • Nga verifikimi i dokumentacionit të lartpërmendur, konstatohet se, marrëdhëniet me truallin mbi të cilin ngrihet pasuria e ndërtuar me leje ndërtimi nr.3/44, datë 14.02.2006 i KRRT, Bashkia Sarandë, objekt i kërkesës për regjistrim të shoqërisë “Irko” sh.p.k, janë rregulluar me titull fitimi pronësie, i cili është shpallur i pavlefshëm me vendim gjykate të formës së prerë, ku është vendosur: “Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit nr.99, datë 29.03.2005 dhe vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë nr.772, datë 21.10.2004 si më poshtë: 1. Pranimin e padisë së paditësit Kristaq Nini për pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitjes nr.3959 rep., dhe nr.1000 kol., datë 05.09.2003 lidhur midis Andon Nini dhe Maria Nasto, duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme. 2. Rrëzimin e padisë së paditëses Maria Nasto kundër të paditurit Leonidha Papa me objekt lirim dorëzim sendi” dhe për pasojë, në kuptim të disponimeve të bëra në urdhërin nr.606, datë 21.08.2009 të ZQRPP, marrëdhënia juridike ndërmjet ndërtesës dhe truallit të mësipërm “de jure” mungon.

  • Në këto kushte, në mungesë të marrëdhënies së mësipërme, në aplikim të përcaktimeve të Udhëzimit nr.132, datë 02.06.2003 është e pamundur të kryhet edhe shkëmbimi me truallin me pjesën takuese të ndërtimit ndërmjet pronarëve të truallit dhe ndërtesës, ç’ka bën të pamundur në këtë mënyrë vijueshmërinë e transaksioneve të pasurive të llojit “apartament”, në favor të personave të tretë dhe në bazë të kësaj, bëhet edhe refuzimi i kësaj kërkese për shkak të marrëdhënieve me truallin.

  • Në këto kushte, në bazë të nenit 38 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar dhe pikës 5, 6 të Udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 të KM “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit”, është vendosur me të drejtë refuzimi i kësaj kërkese.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtares Evelina Qirjako, verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, si dhe e diskutoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, shoqëria “Irko” sh.p.k me administrator z. Llambro Zhupaj, ka lidhur kontratën e sipërmarrjes me nr.94 rep., dhe nr.51/3 kol, datë 09.01.2007 me pronarin e truallit Z. Jani Nini, me objekt ndërtimin e një godine “apartamente banimi + garazhde + ambiente shërbimi”, sipas lejes së ndërtimit me nr.3/44, datë 14.02.2006 të miratuar me vendimin e KRRT-së Bashkia Sarandë.

2. Ndërtimi i mësipërm do të kryhej mbi sipërfaqen e truallit prej 140 m2, të ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë. Kjo sipërfaqe trualli, sipas vërtetimit hipotekor të datës 04.06.2007 figuronte i regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.1, faqe 116, nr.358 ind, datë 12.12.2003, në pronësi të subjektit Jani Nini.

3. Origjina e kësaj prone për subjektin Jani Nini, vinte nga kontrata e shitblerjes me nr.4303 rep dhe nr.260 kol, datë 20.11.2003 të lidhur midis palës shitëse Andon Nini dhe palës blerëse Jani Nini. Ky fakt provohet nga vërtetimi i pronësisë me nr.43 indeksi, nr.3, fq. 15, datë 04.04.2002.

4. Me lidhjen e kontratës së sipërmarrjes, shoqëria paditëse e ka rregjistruar atë pranë ZVRPP Sarandë, fakt i cili provohet nëpërmjet vërtetimit të pronësisë me nr.1182 kërkese, datë 11.06.2007, në të cilin pasqyrohet se: “...në regjistrin hipotekor me nr.1, faqe 116, nr.358 ind, vol. 25, fq. 198, datë 12.12.2003, figuron e regjistruar në pronësi të subjekit jani Andon Nini pasuria me nr.14/10/2 e ndodhur në ZK 8641, me sipërfaqe 140 m2, Lagjja nr.1, Sarandë...Barrë mbi basurinë: Në bazë të kontratës së sipërmarrjes nr.94 rep, 51/1 kol, datë 09.01.2007 dhe aneks kontrate sipërmarrje me nr.2468 rep., 1118/1 kol, datë 04.06.2007. Kjo pasuri vihet në dispozicion të sipërmarrësit shoqëria “Irko” sh.p.k për ndërtim objekti. Nuk është i vlefshëm për transaksion...”.

5. Bazuar sa më sipër, paditësi pasi ka realizuar ndërtimin sipas lejes së ndërtimit me nr.3/44, datë 14.02.2006, i është drejtuar ZVRPP Sarandë me kërkesë për të kryer regjistrimin e objektit “Godinë banimi dhe shërbimesh”, e ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë.

6. Me urdhrin e refuzimit nr.113, datë 18.05.2010, Regjistruesi i ZVRPP Sarandë ka vendosur refuzimin e regjistrimit të objektit “Godinë banimi dhe shërbimesh”, e ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë në emër të shoqërisë “Irko” sh.p.k, me arsyetimin se: “...Sipërfaqja e truallit prej 140 m2, regjistruar në regjistrin hipotekor 1, faqe 116, nr.358 ind, datë 12.12.2003 në emër të Jani Nini, e cila në bazë të kontratës së sipërmarrjes nr.94 rep., nr.51/3 kol., datë 09.01.2007 dhe aneks kontrate sipërmarrje nr.2468 rep., nr.118/2 kol., datë 04.06.2007 është vendosur në dispozicion të firmës “Irko” sh.p.k për ndërtim objekti, është përfituar në bazë të kontratës së shitblerjes me nr.4303 rep. dhe nr.260 kol, datë 20.11.2003 me palë shitëse Andon Nini dhe blerës Jani Nini. Në kolonën shënime transkiptimi, ka këto shënime: “Në zbatim të lajmërimit për ekzekutim vullnetar nr.296 prot., datë 19.12.2007 të Zyrës Përmbarimore, urdhërit të ekzekutimit, vendimit nr.284, datë 17.07.2007 të Gjykatës së Apelit u konstatua pavlefshmëria absolute e kontratës së shitblerjes nr.4303 rep. dhe nr.260 kol, datë 20.11.2003 dhe kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme, pra në regjistrin hipotekor nr.3, fq 15, nr.43 ind, datë 04.04.2002. ... Nga verifikimi bërë në regjistrin hipotekor me nr.3, faqe 15, nr.43 ind, datë 04.04.2002, vol 25, fq. 195 është regjistruar pasuria: “Një shtëpi banimi dhe sipërfaqja e truallit prej 450 m2”. Në bazë të vendimit nr.108, datë 04.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor sarandë, sipërfaqja prej 310 m2 kalon në emër të Andon Nini, Kristaq Nini, Arjan Nini, Silvana Nini dhe sipërfaqja prej 140 m2 ngelet në emër të Andon Nini. Për sic vihet re edhe më lartë, objekti i ndërtuar në bazë të lejes së ndërtimit nr.3/44, datë 14.02.2006 nuk siguron marrëdhëniet ligjore me truallin mbi të cilin është ndërtuar....”.

7. Pala paditëse duke mos qenë dakord me këtë vendim, ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë ZQRPP Tiranë, e cila me Urdhrin nr.1312, datë 04.10.2010 të Kryeregjistruesit, ka vendosur refuzimin e kërkesës së shoqërisë paditëse për regjistrimin e pasurisë objekt shqyrtimi, duke përdorur të njëjtin arsyetim si ZVRPP Sarandë, si dhe duke shtuar se: “....Vendimi nr.420, datë 30.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Sarandë me palë paditëse: Andon Nini, i paditur Arjan (Jani) Nini me objekt “Konstatimin nga gjykata të pavlefshmërisë absolute të kontratës me nr.4303/260, datë 20.11.2003, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme. Nga verifikimi i dokumentacionit të lartpërmendur, konstatohet se, marrëdhëniet me truallin mbi të cilin ngrihet pasuria e ndërtuar me leje ndërtimi nr.3/44, datë 14.02.2006 i KRRT, Bashkia Sarandë, objekt i kërkesës për regjistrim të shoqërisë “Irko” sh.p.k, janë rregulluar me titull fitimi pronësie të pavlefshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe për pasojë, në kuptim të disponimeve të bëra në urdhrin nr.606, datë 21.08.2009 të ZQRPP, marrëdhënia juridike ndërmjet ndërtesës dhe truallit të mësipërm, de jure mungon. Gjithashtu, në mungesë të marrëdhënies së mësipërme, në aplikim të përcaktimeve të Udhëzimit nr.132, datë 02.06.2003 është e pamundur të kryhet edhe shkëmbimi me truallin me pjesën takuese të ndërtimit ndërmjet pronarëve të truallit dhe ndërtesës, ç’ka bën të pamundur në këtë mënyrë vijueshmërinë e transaksioneve të pasurive të llojit “apartament”, në favor të personave të tretë...”.

8. Në këto kushte, pala paditëse në datën 20.10.2010, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me padinë me objekt të sipërcituar, duke pretenduar kundërshtimin e akteve administrative të nxjerra nga të paditurit si akte të marra në kundërshtim me ligjin, si dhe regjistrimin e objektit “Godinë banimi dhe shërbimesh”, e ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë, në favor të saj, bazuar në Ligjin nr.7843 datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010, ka vendosur:

-Pranimin e kërkesë-padisë të shoqërisë “Irko” sh.p.k.

-Shfuqizimin e urdhrit të refuzimit nr.1312, datë 04.10.2010 të kryeregjistruesit i propozuar me urdhrin nr.113, datë 18.06.2010 të Z.R.P.P Sarandë.

-Detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P Sarandë të kryejë regjistrimin në emër të palës paditëse, pasurinë e paluajtshme “Godinë banimi dhe shërbimesh”, e ndodhur në Lagjen nr.1, Sarandë, miratuar me leje ndërtimi të KRRT të Bashkisë Sarandë nr.3/44, datë 14.02.2006.

-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.

9/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Gjykata konkludon se shkaqet e referuara në urdhërin e refuzimit nuk kanë mbështetje në ligj. Në gjykim u provua se pala paditëse disponon akte të përshtatshme dhe me fuqi juridike për fitimin e pronësisë mbi objektin si vendim administrativ për leje ndërtimi dhe shesh ndërtimi. Këto janë akte të përshtatshme për regjistrim, sipas nenit 193 të K.Civil në lidhje me nenin 38 të Ligjit nr.7843. Gjithashtu, nuk rezulton që aplikimi për regjistrim i palës paditëse të ketë ndonjë mangësi në aspektin administrativ-ligjor, siç janë akti i kolaudimit dhe leja e shfrytëzimit. Ndërsa lidhur me truallin ku është ndërtuar objekti, gjykata vlerëson se konstatimet e palës së paditur kanë mbështetje në ligj, pasi titulli i pronësisë mbi truallin është shpallur i pavlefshëm me vendimin nr.420, datë 30.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Sarandë dhe nr.108, datë 04.02.2008. Në këto rrethana, gjykata konkludon se, Urdhëri nr.1312, datë 04.10.2010 i Kryeregjistruesit, i propozuar me urdhrin nr.113, datë 18.06.2010 të Z.R.P.P Sarandë nuk kanë bazueshmëri në ligj përsa i takon refuzimit të objektit dhe si të tillë, duhet të shfuqizohen konform nenit 324/a dhe 331 të K.Pr.Cicile si një akt administrativ në kundërshtim me ligjin...”.

10. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.33, datë 17.01.2013, ka vendosur:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.



10/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Nga sa sipër i gjithë dokumentacioni i administruar, provon se pretendimi i palës së paditur, rezulton i pabazuar. Marrëdhënia me truallin vlerësohet në përputhje me kërkesat ligjore parashikuar në Ligjin nr.7843/1994. Në rastin në shqyrtim, plotësohen kërkesat e nenit 193/h të K.Civil në lidhje me nenin 38 të Ligjit nr.7843/1994. Në rrethanat e mësipërme, Gjykata e Apelit arrin në përfundimin se kërkesa e paditësit duhet të pranohet për shkak se, plotësohen të gjitha kërkesat e kërkuara nga ligji nr.7843/1994 dhe udhëzimit nr.31.01.2007”.

11. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.33, datë 17.01.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, përmbajnë shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat i bëjnë të cënueshme vendimet e gjykatave më të ulëta.

13. Ky Kolegj, vlerëson se, si vendimi nr.nr. 33, datë 17.01.2013 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimi nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjës proceduriale dhe si të tillë, ato duhet të prishen dhe çështja duhet të kthehet për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, para shqyrtimit të pretendimeve të rekursuesit që kanë lidhje me themelin e çështjes objekt gjykimi, vlerëson të shqyrtojë shkeljet proceduriale që kanë lejuar dy gjykatat më të ulëta, të cilat janë investuar në shqyrtimin e kësaj çështje. Ky Kolegj, vlerëson të theksojë se, Gjykata e Lartë, si gjykatë ligji ka të drejtë të shqyrtojë si zbatimin e ligjit material, ashtu dhe zbatimin e ligjit procedurial nga gjykatat më të ulëta, referuar kjo në nenin 58 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Por ndërkohë, ky Kolegj, thekson se ekzistenca e gabimeve në procedim dhe e shkeljeve proceduriale, pengon gjykatën që të shqyrtojë gabimet në zbatimin e ligjit material, (në rast se ka të tilla) ose të gjykojë themelin e çështjes.

15. Tashmë është praktikë e konsoliduar që gabimet e rënda në procedim dhe në mënyrë të veçantë, ato të parashikuara në nenin 467 të K.Pr.Civile, (të cilat konsiderohen dhe si shkelje të rënda të ligjës proceduriale), shqyrtohen paraprakisht nga ana e Gjykatës së Lartë, para se kjo e fundit të shqyrtojë themelin e çështjes. Në varësi të shkeljeve proceduriale të lejuara nga gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë, në respektim të nenit 63/d të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka të drejtë të vendosë prishjen e vendimeve të gjykatave më të ulëta dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, në gjykatën kompetente.

16. Në gjykimin e kësaj çështje, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, të dyja gjykatat më të ulëta kanë lejuar shkelje të rënda proceduriale. Rezulton nga procesverbali gjyqesor, fletëthirjet si dhe provat e administruara në dosjen gjqësore se, nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nuk janë respektuar parashikimet e nenit 79/a të K.Pr.Civile, në të cilën parashikohet shprehimisht se: “Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjykata që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim”, si dhe dispozitave të Ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, neni 2 i tij, në të cilën thuhet se: “1. Avokatura e Shtetit është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Drejtësisë, me seli në Tiranë. 2. Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit. Për institucionet dhe për çështjet juridike të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji, asistenca juridike e Avokaturës së Shtetit është e detyrueshme. Në Avokaturën e Shtetit, funksioni i këshillimit juridik kryhet ekskluzivisht nga avokatët e shtetit. 3. Avokatura e Shtetit organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas përcaktimeve të këtij ligji. 4. Buxheti i Avokaturës së Shtetit është zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë”.

17. Në analizë të dispozitave të mësipërme, në kuadrin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor, ishte detyrim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë të njoftonte Avokaturën e Shtetit dhe t’i krijonte asaj mundësinë për të marrë pjesë në gjykim, me qëllim ushtrimin e funksioneve të saj për mbrojtjen e interesave të shtetit. Ky fakt, vlerësohet si i domosdoshëm për sa kohë, (i) palë në këtë mosmarrëveshje është Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; (ii) objekti i konfliktit në këtë gjykim është një pronë “tokë truall”, origjina e së cilës pretendohet se ka qenë pronë shtetërore; (iii) si dhe në kushtet kur ligji procedurial, urdhëron kryerjen e një veprimi të tillë nga gjykata.

18. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre unifikues nr.13/2004, ku shprehimisht thuhet: “Thirrja e palëve nuk duhet kuptuar si e drejtë e pakushtëzuar për gjykatën dhe aq më pak, si e drejtë, bazueshmëria në ligj e së cilës, të mund të konsiderohet e pakontrollueshme dhe e pa verifikueshme në shkallët pasardhëse të gjykimit. Përderisa ligjvënësi ka parashikuar edhe mundesinë e thirrjes dhe pjesëmarrjes së palëve në këtë lloj gjykimi, Kolegjet e Bashkuara çmojnë se, gjykatës i del për detyrë që në çdo rast gjykimi të padive me objekt kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, të mbaje parasysh edhe faktin nëse është ose jo e nevojshme, rast pas rasti, thirrja e palëve në gjykim dhe kur ajo çmon se ekzistojne shkaqe dhe rrethana që e bëjnë të nevojshme thirrjen e tyre, sikurse në rastin objekt gjykimi, urdhëron thirrjen e tyre. Në kuptim të nenit 79/a të K.Pr.Civile, gjykata kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata është e detyruar që të urdhërojë njoftimin e akteve kësaj të fundit. Vetëm kështu mund t’i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjyq, me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtjeje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji”.

19. Ndërsa, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrimin që, jo çdo shkelje e rregullave procedurale e bën procesin të parregullt në aspektin e shkeljes së të drejtave kushtetuese. Ndikim të drejtpërdrejtë në një proces ligjor kanë ato shkelje thelbësore, vërtetimi i të cilave do të cënonte të drejtat dhe liritë themelore të individit (vendimi nr.21/2008 i Gjykatës Kushtetuese). Në këtë kuptim, si dhe referuar dispozitave të sipërcituara, Avokatura e Shtetit duhet të gëzojë të njëjtat të drejta dhe garanci që garantohen nga parimi i procesit të rregullt ligjor, si çdo palë tjetër në një proces të tillë. Shkelja nga ana e gjykatave të rregullave proceduriale për thirrjen e saj në procesin gjyqësor dhe mosdhënia e mundësisë Avokaturës së Shtetit për të siguruar mbrojtjen e interesit publik në këtë proces, konsiderohet nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si cënim i parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor.

20. Gjykata e Apelit Gjirokastër, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore që të konstatonte shkeljet proceduriale te lejuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe të vendoste në lidhje me to sipas parashikimeve ligjore, nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke anashkaluar faktin se, nga ana e gjykatës së shkallës së parë është zhvilluar një proces jo i rregullt ligjor.

21. Fakti që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nuk është kryer asnjë njoftim për Avokaturën e Shtetit (gjë e cila provohet qartësisht nga aktet e administruara në dosje), nuk lejonte Gjykatën e Apelit Gjirokastër të shqyrtonte në themel çështjen, pa u konstatuar dhe korrigjuar këto shkelje proceduriale. Mosmarrja pjesë e Avokaturës së Shtetit në një shkallë gjykimi, në kushtet kur ligji kërkon në mënyrë të domosdoshme pjesëmarrjen e saj, bën që ky gjykim në këtë shkallë të jetë i parregullt dhe në kundërshtim të plotë me ligjin material dhe procedurial që rregullon këtë mosmarrëveshje. Pjesëmarrja e Avokaturës së Shtetit në gjykatën e apelit, nuk mund të rregullojë shkeljet e rënda proceduriale të lejuara nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi mungon pjesëmarrja e një pale të rëndësishme në një shkallë gjykimi. Shkeljet e rënda proceduriale, nuk rregullohen nga gjykata më e lartë duke mos u marrë në shqyrtim dhe duke u gjykuar themeli i çështjes, por ato riparohen vetëm në mënyrën si ligji i parashikon (neni 467/ç të K.Pr.Civile), duke u prishur vendimi i shkallës së parë dhe duke u dërguar çështja për rigjykim pranë kësaj gjykate me një tjetër trup gjykues.

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë për gjykatën më të ulët administrative që, pavarësisht se Gjykata e Lartë nuk shqyrtoi në këtë proces, zbatimin e ligjit material nga ana e gjykatave më të ulëta, thirrja në këtë gjykim e Avokaturës së Shtetit do të sjellë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, si dhe një zgjidhje të drejtë dhe të bazuar në ligj të konfliktit gjyqësor.

23. Përfundimisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon se, në kushtet kur vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë janë marrë në kundërshtim me rregullat proceduriale, këto vendime duhet të prishen dhe në zbatim të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, çështja duhet të dërgohet për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

24. Në rigjykim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, do t’u bëjë të qartë palëve që është detyrë e secilës prej tyre që, në përputhje me ligjin, të provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Palët, ashtu siç kanë të drejta kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara me ligj. Gjykata duhet t’i lejojë palët që të paraqesin prova shkresore, me anën e të cilave ato të provojnë pretendimet e tyre bazuar në nenin 12 dhe 19 të K.Pr.Civile; duhet t’i lejojë palët që t’ia nënshtrojnë këto prova hetimit e debatit gjyqësor, si dhe të kërkojë nëse nevojitet zyrtarisht nga organet kompetente (neni 224 K.Pr.Civile), paraqitjen e provave dhe të dhënave të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes. Kryerja e veprimeve të përmendura më sipër, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të lindin gjatë rigjykimit, do të lejojnë gjykatën të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O SI

Prishjen e vendimit me nr.33, datë 17.01.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.23-2010-1993, datë 14.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.


Tiranë, më 10.03.2016
Nr. 31001-00924-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1920 i Vendimit (147)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   121   122   123   124   125   126   127   128   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish