Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet123/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 08.03.2016, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: ARBEN MUÇAJ

I PADITUR: KLINIKA STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE,TIRANË

PERSON I TRETE: MINISTRIA E SHËNDETËSISË

OBJEKTI:

Shpërblim dëmi kontraktor,

Detyrimi i Klinikes Stomatologjike Universitare

për shpërblimin e dëmit si rezultat i mosekzekutimit të detyrimit

si dhe dëmin e shkaktuar nga vonesa.

Baza Ligjore: Nenet 476 e vijues të Kodit Civil;

Nenet 31,32/a,43 të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.8161 datë 14.9.2012 vendosi:

“Pranimin e kërkesëpadisë. Detyrimin e palës së paditur Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë ti paguajë palës paditëse Arben Muçaj shumën prej 3.037.670,00 leke si shpërblim dëmi të shkaktuar nga vonesa në ekzekutimin e detyrimit kontraktor që rrjedh nga”Kontrata e Shërbimit” e lidhur mes paditësit Arben Muçaj, të paditurit Klinika Stomatologjik Universitare Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1462 datë 19.6.2013 vendosi:

“Prishjen e vendimit nr.8161 datë 14.09.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes”.


Kundër vendimit nr.1462 datë 19.6.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala paditëse Arben Muçaj i cili kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:


  • Ne e konsiderojmë vendimin gjyqësor të dhënë nga gjykata e Apelit si një Vendim i cili ka shkelur kriteret e nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile ’’Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur: a)nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji; b) ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi); c) për shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimi.

  • Nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë është vendosur prishja e një vendimi dhe pushimi i çështjes në përputhje me neni 466/c. Një vendim i tillë bie në kundërshtim me nenin 472/a, pasi në këtë rast është zbatuar keq ligji procedural.

  • Neni 299 i Kodit të procedurës Civile përcakton rastet e pushimit të çështjes. Në rastin tonë asnjë nga kriteret e përcaktuara në këtë nen nuk i përgjigjet arsyetimit të përdorur nga gjykata e cila të gjithë analizën e saj e lidh me faktin nëse kontrata ka qene kontrate shërbimi apo kontratë pune.

  • Në asnjë rast gjykata e apelit nuk mund të vendoste ti jepte fund procesit gjyqësor duke e zgjidhur çështjen me një vendim që nuk e zgjidh çështjen në themel.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Arben Muçaj është banor i qytetit të Tiranës.

2. Midis palëve ndërgjyqëse Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikes Stomatologjike Universitare dhe Arben Mucaj është lidhur “Kontrata e shërbimit” sipas së cilës, Z. Arben Muçaj lejohet të vazhdojë specializimin pasuniversitar në degën “Kirurgji OMF”duke filluar nga data 1.3.2004 deri në datë 1.3.2008.

3. Gjithashtu palët në kontratë kanë përcaktuar edhe detyrime të ndërsjellta si më poshtë: “Ministria e Shëndetësisë bën pagesën e mjekut Arben Muçaj....për të gjithë kohën e specializimit pasuniversitar deri në dhënien e provimit përfundimtar të formimit. Pas përfundimit të specializimit mjeku Arben Muçaj emërohet në Kliniken Stomatologjike Universitare Tiranë”. Përballë detyrimeve të palëve kontraktuese Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klinikes Stomatologjike Universitare qëndron detyrimi i kontraktuesit Arben Muçaj për të punuar për një afat kohor minimal 5 vjeçar pranë Klinikes Stomatologjike Universitare, përkundrejt sanksioneve përkatëse në rast mospërmbushje të këtij detyrimi”.

4. Pas mbarimit të specializimit, paditësi Arben Muçaj ka mbrojtur diplomën e specializimit më datë 03.10.2008 duke përfunduar plotësisht”programin mësimor pasuniversitar të specializimit në Kirurgji Oro Maxile Faciale”, për këtë shkak është pajisur me diplomën nr.2662 datë 10.11.2008.

5. Rezulton se paditësi Arben Muçaj i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për zbatimin e kontratës së shërbimit dhe nga ana e kësaj të fundit është nxjerrë urdhri nr.389 datë 29.06.2009 për”Zbatimin e kontratës së shërbimit lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë,Klinikes Stomatologjike Universitare Tiranë dhe mjekut Arben Muçaj”, duke ngarkuar Drejtorinë e Klinikes Stomatologjike Universitare për zbatim.

6. Gjithashtu me shkresën nr.2618/3 prot., datë 31.7.2009 të Drejtorisë së Përgjithshme e Politikave dhe e Planifikimit Shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar palës së paditur Klinikës Stomatologjike Universitare sqarohet se: “Për aq kohë sa Z. Arben Muçaj ka lidhur një kontratë të ligjshme me KSU sipas së cilës ka detyrimin të emërohet pranë këtij institucioni për një periudhë 5 vjeçare pretendimet e ngritura nga ana juaj për procedurën e konkurrimit janë të pavlefshme... sa më sipër merrni masa për zbatimin e Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë nr.389 datë 29.6.2009”.

7. Ky urdhërim i palës kontraktore Ministria e Shëndetësisë, nuk është zbatuar dhe ndodhur në këto kushte pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi me palë të paditur Kliniken Stomatologjike Universitare Tiranë dhe me objekt:”Detyrimin e të paditurit Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë të nxjerrë aktin administrativ përkatës për zbatimin e urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë nr.389 datë 29.06.2009”.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3442 datë 27.04.2010 ka vendosur:”Pranimin e kërkesëpadisë. Detyrimin e palës së paditur Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë të nxjerrë aktin administrativ përsa i përket zbatimit të kontratës së shërbimit të lidhur mes Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë dhe paditësit Arben Muçaj”, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin nr.1443 datë 17.06.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

9. Ndodhur përpara një vendimi gjyqësor të formës së prerë si dhe faktit që nga pala e paditur ende nuk është nxjerrë akti administrativ për emërimin në detyrë, pala paditëse Arben Muçaj i është drejtuar më datë 22.11.2011 Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë objekt gjykimi.



10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.8161 datë 14.9.2012 vendosi:”Pranimin e kërkesëpadisë. Detyrimin e palës së paditur Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë ti paguajë palës paditëse Arben Muçaj shumën prej 3.037.670,00 leke si shpërblim dëmi të shkaktuar nga vonesa në ekzekutimin e detyrimit kontraktor që rrjedh nga ”Kontrata e Shërbimit” e lidhur mes paditësit Arben Muçaj, të paditurit Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur”.

10.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Nga provat dhe analiza e bërë u vërtetua ekzistenca e një marrëdhënie juridike të dyanshme me detyrime reciproke të palëve/pra një marrëdhënie juridike detyrimi. Kjo marrëdhënie juridike detyrimi ka lindur nga Kontrata e Shërbimit lidhur mes palëve ndërgjyqëse,kontrate në të cilën është parashikuar detyrimi i Klinikes Stomatologjike Universitare për emërimin në detyrë pranë saj të mjekut Arben Muçaj/palë kontraktore. Vendimi gjyqësor i formës së prerë si dhe mungesa e aktit të emërimit në detyrë të paditësit vërtetojnë mospërmbushjen e këtij detyrimi kontraktor të palës së paditur Klinika Stomatologjike, gjë që do të thotë se vërtetojnë mangësi në ekzekutimin e detyrimit nga ana e palës kontraktor, debitore në marrëdhënien e detyrimit. Referuar ligjit në fuqi,KC, që rregullon efektet e mosekzekutimit të detyrimeve(nenet 476 e vijues të KC) shohim se ligjvënësi ka parashikuar dhe rregulluar pasojat e mangësive të ekzekutimit të detyrimit/efektet e mosekzekutimit të detyrimit,të cilat konsistojnë në detyrimin e debitorit të shpërblejë dëmin që ka pësuar kreditori,duke i dhënë atij të drejtën të kërkojë: -ekzekutimin në natyrë të detyrimit si dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa, ose -shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit. Në rastin konkret objekt gjykimi vendimi gjyqësor i formës së prerë nr.3442/2010, si një vendim i detyrueshëm për gjykatën,vërteton plotësisht se jemi përpara plotësimit të kërkesave të nenit 476 të KC,pasi: -është vërtetuar ekzistenca e detyrimit kontraktor, -mangësia në ekzekutimin e tij deri në datën që ky vendim ka marrë formë të prerë-data 17.06.2011, Kjo del qarte dhe nga dispozitivi i vendimit,i cili shprehet për pranimin e padisë dhe urdhëron zbatimin e kontratës nga debitori(Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë),pra përmbushjen e detyrimit kontraktor të kërkuar nga kreditori (paditësi Arben Mucaj)/(nëse mospërmbushja detyrimit nuk do te ishte për faj të palës se paditur gjykata do të kishte rrëzuar padinë). Mangësia e mëtejshme në ekzekutimin e detyrimit(pas datës që vendimi gjyqësor ka marre formë të prerë dhe deri në përfundim të këtij gjykimi )rezulton e provuar me faktin që ende pala e paditur nuk ka nxjerre aktin e emërimit në detyre të paditësit-kjo pasqyrohet në shkresën e datës 26.10.2011 të palës së paditur,në shkresën nr.88 prot datë 09.04.2012 si dhe në prapësimet e saj në këtë gjykim. Mospërmbushja e detyrimit dhe për këtë periudhe kohore nuk u provua që të mos ketë ardhur për faj të palës së paditur. Pretendimi i pasqyruar në shkresën e datës 26.10.2011 që për zgjidhjen e këtij problemi i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë pasi ai nuk është në kompetence të tyre nuk është i drejte për arsye se: -Ministria e Shëndetësisë, si pale kontraktore ,e ka shprehur me kohë qëndrimin e saj duke nxjerrë urdhrin nr.389/2009 ku urdhëronte zbatimin e kontratës së shërbimit si dhe duke dërguar shkresën nr.2618/3 prot., datë 31.07.2009 në të cilën shprehet se”...se pretendimet e ngritura nga ana juaj për procedurën e konkurrimit janë të pavlefshme....merrni masa për zbatimin e urdhrit...”, -nuk u paraqit prove mbi anulimin e këtij urdhri apo mbi pengimin në përmbushjen e detyrimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Po duke iu referuar vendimit gjyqësor të formës së prerë 3442/2010,objektit të asaj padie të marrë në shqyrtim si dhe përcaktimeve të nenit 476 të KC, del se pala paditëse,kreditore e ka orientuar padinë e saj drejt kërkimit të ekzekutimit në natyrë të detyrimit:emërimit të tij në detyrë,që plotëson kërkesat e pikës a) të nenit 476 të KC,kërkim i cili është gjetur i drejtë dhe është pranuar. Për këtë arsye dhe kërkimi për shpërblim dëmi në kushtet e nenit 476 të KC është shpërblim dëmi të shkaktuar nga vonesa në ekzekutim,sepse nuk mund të kërkohen njëkohësisht pikat a) dhe b) të nenit 476 të KC. Kemi të bëjmë me një dëm të shkaktuar nga vonesa në ekzekutim të detyrimit,dhe jo nga mosekzekutimit i detyrimit. Referuar nenit 481 të KC gjejmë të përcaktuar dhe rregulluar “vënien në vonesë të debitorit” dhe vënia në vonesë e debitorit nuk është e nevojshme të bëhet me shkrim(pasi është në vonese)kur ka kaluar afati brenda te cilit do të ekzekutohej detyrimi. Në rastin konkret afati brenda të cilit do të ekzekutohej detyrimi është i përcaktuar në kontrate“pas përfundimit të specializimit”, specializim i cili ka përfunduar më datë 03.10.2008. Me përfundimin e këtij afati datë 03.10.2008 dhe mosemërimin në detyrë të paditësit pala e paditur vihet në vonese dhe paditësit i lind e drejta e shpërblimit të dëmit të shkaktuar nga vonesa. Meqenëse kërkesat e nenit 476, paragrafi i parë të KC janë vërtetuar në vendimin gjyqësor të formës së prerë,qe ka pranuar ekzekutimin në natyrë të detyrimit(emërimin në detyrë të paditësit) si dhe me provat e tjera të analizuara me lart,në këtë gjykim pala paditëse duhej të vërtetonte dëmin e shkaktuar saj si dhe periudhën e vonesës së palës debitore. Përsa i përket dëmit të shkaktuar pala paditëse pretendon se asaj i është shkaktuar një dëm në formën e fitimit të munguar nga mos emërimi në detyrë si stomatolog kirurg, i barabartë ky dem me shumën e pagave që ai do të kish marrë nëse Klinika Stomatologjike Universitare do të kishte përmbushur detyrimin e saj kontraktor(neni 486 i KC). Për përllogaritjen e këtij demi u kërkua caktimi i një eksperti kontabël për shkak të njohurive të posaçme në këtë fushë. Akt ekspertimi i datës 01.06.2012)ka përcaktuar se ”shuma e pagave bruto që do të kishte marrë paditësi për periudhën nga data 03.10.2008 deri më datë 31.05.2012-datë e akt ekspertimit)është 2.798.025 leke. (me te drejte ekspertja ka përcaktuar pagën bruto pasi kjo është në fakt paga që përfitohet nga punëmarrësi si një fitim i munguar). Nisur nga kërkimet në padi dhe detyrat e lëna,ekspertja ka përllogaritur dhe kamatat mbi këtë shumë,si interesa bankare të depozitës me afat një vjeçar mbi pagën që paditësi do të kishte përfituar. Me të drejte kjo përllogaritje është bërë mbi pagën neto, pasi kjo do të ishte paga të cilën pala paditëse do të mund ta dispononte si të tille. Shuma e kamatave ka rezultuar 239.645 leke për periudhën 03.11.2008-31.05.2012. Vetë paditësi nuk pati kundërshtime në lidhje me aktin e ekspertimit në tërësinë e tij. Kjo shumë e kërkuar nga pala paditëse përfaqëson gjithashtu fitim të munguar/kamatat e arrira si dëm i shkaktuar nga vonesa në pagimin e pagave (të një shume parash)”.

11. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1462 datë 19.6.2013 vendosi: “Prishjen e vendimit nr.8161 datë 14.09.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes”.

11.1 Arsyetimi i gjykatës: Gjykata e Apelit çmon se po ti referohesh kësaj kontrate rezulton se si objekt te saj ka lejimin e vazhdimit Arben Muçaj të specializimit Universitar në degën e Kirurgji OMF , duke filluar nga data 01.03.2004 deri më datë 01.03.2008 dhe në përputhje me këtë objekt përmban të përcaktuara shprehimisht detyrimet e palëve kontraktuese, mes të cilave “Ministria e Shëndetësisë bën pagesën e mjekut Arben Muçaj....për të gjithë kohen e specializimit pasuniversitar deri në dhënien e provimit përfundimtar të formimit. “Pas përfundimit të specializimit mjeku Arben Muçaj emërohet në Kliniken Stomatologjike Universitare Tiranë”. përballë detyrimeve të palëve kontraktuese Ministrisë së Shëndetësisë dhe klinikes Stomatologjike Universitare qëndron detyrimi i kontraktuesit Arben Muçaj për të punuar për një afat kohor minimal 5 vjeçar pranë Klinikes Stomatologjike Universitare, përkundrejt sanksioneve përkatëse në rast mospërmbushje të këtij detyrimi. Gjykata e Apelit çmon se ndryshe nga sa argumenton Gjykata e Tiranes këtu nuk jemi përpara një kontrate shërbimi por përpara një kontrate pune me afat dhe konkretisht 5 vjeçar ku janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e secilës pale. Gjykata çmon se pala në vështrim të dispozitave të Kodit Punës mund të kërkonte të gjitha dëmshpërblimet që lindin nga një marrëdhënie pune me afat por kurrsesi përpara një kontrate shërbimi, pasi punësimi pas përfundimit të specializimit pranë palës së paditur nuk ka lidhje në asnjë mënyrë me ndonjë shërbim tjetër përveç përfitimit të pagës si pasojë e qenies së tij në marrëdhënie pune. Gjykata e Apelit çmon se referuar vendimit gjyqësor i formës së prerë si dhe mungesa e aktit të emërimit në detyrë të paditësit vërtetojnë qenien e një marrëdhënie pune dhe jo të një kontrate shërbimi. Po duke iu referuar vendimit gjyqësor të formës së prerë 3442/2010,objektit të asaj padie të marre në shqyrtim si dhe përcaktimeve të nenit 476 të KC, del se pala paditëse,kreditore e ka orientuar padinë e saj drejt kërkimit të ekzekutimit në natyrë të detyrimit:emërimit të tij në detyre,që plotëson kërkesat e pikës a) të nenit 476 të K. Civil, kërkim i cili është gjetur i drejte dhe është pranuar. Në këto rrethana Gjykata e Apelit çmon se padia nuk mund të ngrihej dhe se gjykimi nuk mund të vazhdoje pasi nuk jemi përpara një kontrate shërbimi por përpara një marrëdhënie pune dhe vendimi duhet prishur dhe duhet vendosur pushimi i gjykimit të çështjes”.

12. Kundër vendimit nr.1462 datë 19.6.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala paditëse Arben Muçaj i cili kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke parashtruar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM

13. Dispozitat e ligj nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

13.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.

14. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

14.1 Neni 468: Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin edhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
15. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Arben Muçaj përmban shkaqe nga ato të parashikuara nga neni 58 i ligjit nr.49/2012, që motivojnë cenimin e vendimit nr.1462 datë 19.6.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.1462 datë 19.6.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është rrjedhojë e interpretimit të gabuar të ligjit procedural lidhur me kuptimin e padisë dhe të drejtën e ngritjes se saj dhe për këtë shkak ky vendim duhet të prishet dhe të dërgohet çështja për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

18. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse Arben Muçaj në këtë gjykim i është drejtuar gjykatës duke kërkuar: “shpërblimin e dëmit kontraktor nga pala e paditur Klinika Stomatologjike Universitare Tiranë si rezultat i mosekzekutimit të detyrimit për ta emëruar në punë ”.

19. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar me pranimin e kërkesëpadisë së paraqitur nga pala paditëse. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë në përfundim të gjykimit ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e çështjes, me arsyetimin se: padia nuk mund të ngrihej dhe se gjykimi nuk mund të vazhdoje pasi nuk jemi përpara një kontrate shërbimi por përpara një marrëdhënie pune. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se ky arsyetim i Gjykatës së Apelit Tiranë i cili ka ndikuar në dhënien e vendimit të saj është në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme për çështjen objekt gjykimi.

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë duke iu referuar shkakut ligjor të kërkimeve të paditësit në çështjen objekt gjykimi, jemi përpara rastit kur padia është ngritur për të kërkuar detyrimin e palës së paditur që të paguajë dëmin e shkaktuar si rezultat i mosekzekutimit të një detyrimi kontraktor të marrë përsipër nga palët. Në këtë mënyrë, paditësi kërkon të shpërblehet pasi i është cenuar një interes i ligjshëm, përsa i përket pagave që ai do të përfitonte nëse pala e paditur do të respektonte kontratën e shërbimit të lidhur nga palët.

21. Në Kodin e procedurës Civile, është e parashikuar shprehimisht se: ““Padia është e drejta e personit që bën pretendimin për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi ...”. Gjithashtu parashikohet se: “Padia mund të ngrihet a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte” etj. Sa më sipër Kolegji, vlerëson se e drejta e ngritjes së padisë lidhet me vërtetimin e ekzistencës së një interesi të ligjshëm të palës që ngre padi, interes që ka të bëjë me njohjen ose rivendosjen e një të drejte që i mohohet ose shkelet nga një palë tjetër, të drejtë të cilën paditësi mund ta realizoje e mbrojë nëpërmjet paraqitjes së padisë përpara gjykatës.

22. Në nenin 468 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si dhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte, prish vendimin edhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes”. Sipas kësaj dispozite, Gjykata e Apelit prish vendimin dhe pushon çështjen vetëm në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë dispozitë. Pushimi i gjykimit i parashikuar nga neni 468 i Kodit të Procedurës Civile i ka përcaktuar qartë këto raste dhe në vendimmarrjen e saj Gjykata e Apelit duhet të kishte argumentuar se ndodhej në këto kushte të cilat e kanë detyruar atë që ta pushojë çështjen dhe ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar themelin e mosmarrëveshjes që i është paraqitur për shqyrtim.

23. Në interpretim të nenit 468 të Kodit të Procedurës Civile dy janë rastet në të cilat gjykata disponon për pushimin e gjykimit të çështjes, për shkak se padia nuk mund të ngrihet. Së pari, kur ajo që kërkohet me anë të padisë nuk zgjidhet me ane të investimit të gjykatës në një proces gjyqësor dhe së dyti, kur ajo që kërkohet me anë të padisë nuk bazohet në një shkak ligjor, pra shkaku ligjor i kërkimit, interesi apo e drejta që pretendohet të njihet a të mbrohet në padi nuk parashikohet nga ligji si e tillë.

23. Ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Tiranë ka gabuar kur ka vlerësuar se ndodhej përpara një padie qe nuk mund të ngrihet, pasi argumenti i përdorur nga gjykata është se nuk ndodhemi përpara një kontrate shërbimi por përpara një kontrate pune dhe pala duhej ti drejtohej gjykatës me padi që rrjedh nga marrëdhëniet e punës. Gjykata e apelit nuk ka argumentuar apo dalë në një konkluzion i cili do të përligjte vendimin e saj se cilat ishin shkaqet ligjore që përligjnin pushimin e gjykimit, pra nëse padia e paraqitur për shqyrtim nuk mbështetet në një shkak ligjor, pra e drejta materiale nuk ekziston.

24. Në çështjen objekt gjykimi, paditësi pretendon se ka një interes të ligjshëm për të mbrojtur, të drejtën për të t’u dëmshpërblyer nga pala e paditur për mosekzekutimin e një detyrimi të marrë përsipër me anë të kontratës së shërbimit. Shpërblimi i dëmit si rezultat i mosekzekutimit të një detyrimi, është i parashikuar shprehimisht nga neni 476 i Kodit Civil. Në këtë kuptim, duke qenë se në çështjen objekt gjykimi kemi dy pale ndërgjyqëse që kanë, përkatësisht, legjitimimin aktiv dhe pasiv, atëherë jemi përpara një padie që mund të ngrihet. Nëse kërkimet e padisë janë apo jo të bazuara kjo është një çështje, për të cilën, gjykata, nëse palët nuk disponojnë ndryshe përpara përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ka detyrimin të vendose nëpërmjet zgjidhjes në themel të saj.

25. Sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja duhet t’i dërgohet për rishqyrtim Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, e cila është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.49/2012.

26. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ çmon se në rigjykim, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor”, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” .

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1462 datë 19.6.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Tiranë, më 08.03.2016

Nr. 31003-02259-00-2013 i Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1474 i Vendimi (145)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   119   120   121   122   123   124   125   126   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish