Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet137/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
Në datën 10.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.11211-03463-00-2014 akti që iu përket palëve:
PADITËS: MYFTAR KAPLLANI

I PADITUR: ENTI KOMBËTAR I BANESAVE

ZVRPP BERAT

HAKI DAQO

ZYMBYLE DAQO

PERSON I TRETË: BASHKIA BERAT

AGJENCIA E TRAJTIMIT TË KREDIVE

OBJEKTI:


Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes

së pasurisë së paluajtshme nr.306 rep, nr.44 kol, datë 19.01.2006

të lidhur midis palëve, shitës Enti Kombëtar i Banesave,

blerës Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo.

Marrja e masës së sigurimit të padisë, duke mos lejuar tjetërsimin tek të tretët

deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Rikthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme.

Baza Ligjore: Nenet 153, 154, 202 të KPr.Civile

dhe nenet 92/a, 560, 568, 583, 584 e vijues të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.870, datë 11.06.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë si të pambështetur në prova dhe në ligj.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.434, datë 18.03.2014 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.870, datë 11.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala paditëse Myftar Kapllani, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.434, datë 18.03.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Vlorë, me tjetër trup gjykues ose



Në bazë të nenit 467/e, 472/a e 485/ç të K.Pr.Civile: Prishjen e vendimit nr.434, datë 18.03.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.870, datë 11.06.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat me tjetër trup gjykues.
Shkaqet që pala paditëse Myftar Kapllani paraqet në rekurs, janë:

  • Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë janë rezultat i zbatimit të keq të ligjit dhe i shkeljeve procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

  • Paditësi ka kryer punime dhe është sjell si pronar i objektit. Të paditurit Haki Daqo e Zymbyle Daqo kanë regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat pasurinë me nr.8/272+1-1 apartament me sipërfaqe 48.4 m2 (një dhomë një kuzhinë, një korridor, një aneks dhe një WC) e ndodhur në lagjen “Barrikadë” të qytetit Berat. Këtë regjistrim të paditurit e kanë bërë në bazë të kontratës të shitjes me nr.306 Rep, nr.44 Kol, datë 19.01.2006, mbajtur para noterit Nikoleta Manka në Berat, lidhur midis palëve: shitës Enti Kombëtar i Banesave, blerës Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo kundrejt vlerës 782.668 lekë.

  • Gjykata arsyeton se sipas të paditurit E.K.B, Berat kjo ndërtesë (pallati nr.77/4) është ndërtuar pjesërisht me kontribut vullnetar nga ish-punonjësit e Kombinatit të Tekstileve Berat, Reparti i Ngjyrosjes dhe është përfunduar me fondet e E.K.B Tiranë. Ndarja e apartamenteve të banimit është bërë nga Bashkia Berat me vendimin e Këshillit të Bashkisë me nr.18, datë 20.03.1995. Sipas këtij vendimi, në pallatin e ngjyrosjes së bezes me nr.77/4 “Barrikadë” është vendosur të strehohet në Ap.6 i padituri Haki Daqo.

  • I padituri, E.K.B ka filluar ndërtimin e apartamenteve në bazë të një leje ndërtimi të lëshuar firmës “Konuda” me vendim të KRT së Rrethit Berat nr.12, datë 24.06.1994 për 13 apartamente.

  • Në datë 25.07.1994 është lidhur një kontratë sipërmarrje midis EKB Berat dhe firmës së ndërtimit “Konuda”. Procesverbali i kolaudimit të punimeve në datë 28.02.1996. Sipas procesverbalit banesa ka 13 apartamente, nga të cilat 5 janë 1 dhomë e 1 një kuzhinë dhe 8 janë të përbërë me dy dhoma dhe një kuzhinë.

  • Gjykata e rrëzon padinë me arsyetimin se paditësi, nuk vërtetoi origjinën e pronës dhe nuk paraqiti origjinalin kontratës se shitjes me AKP të shoqëruar me planimetrinë dhe të vërtetonte blerjen e truallit. Sipas gjykatës paditësi ka blerë gjithsej dy apartamente të përbërë nga dy dhoma me kuzhinë anekse korridore dhe banjë secili.

  • Arsyetimi i gjykatës vjen në kundërshtim me provat. Paditësi Myftar Kapllani ka kontratën origjinale të blerjes nga AKP, Dega Berat dhe dokumentin që e ka regjistruar këtë pronë në regjistrat e hipotekës Berat.

  • Sipërfaqja e përgjithshme e katit të parë të pallatit 77/4 blerë nga paditësi Myftar Kapllani është faktikisht 161 m2.

  • Gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit në kundërshtim me nenet 12, 14 e 224/a të K.Pr.Civile për pretendimin e paditësit, i cili kishte dhe detyrimin që në përputhje me ligjin të vërtetonte faktet mbi të cilat bazon pretendimin e tij (neni 12 i K.Pr.Civile) nuk morën për bazë kërkesën e paditësit për caktimin e një eksperti (inxhinier ndërtimi), duke i mohuar të drejtën paditësit që në përputhje me ligjin të provonte faktet mbi të cilat bazonte pretendimin, duke zhvilluar kështu një proces jo të rregullt ligjor.



  • Gjykata e apelit ka lejuar shkelje të rënda të normave proceduriale konkretisht të nenit 467/e të K.Pr.Civile, pasi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, në listën për shpalljen e gjykimit për në Gjykatën e Apelit Vlorë të datës 18.03.2014 emri i ankuesit Myftar Kapllani nuk rezulton të jetë shpallur.

  • Paditësi është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për të bërë të mundur një kopje të listës, si dhe një vërtetim se emri i tij nuk rezulton por verbalisht i është refuzuar. Ju bëjmë me dije se i kemi paraqitur një kërkesë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe Gjykatës së Apelit Vlorë lidhur me informacionin e kërkuar, por me qenë se kthimi i përgjigjes kërkon kohën e nevojshme po paraqesim rekursin brenda afatit ligjor. Përgjigjen e gjykatës do e paraqesim në Gjykatën e Lartë nëpërmjet postës.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 09.10.2014 është regjistruar çështja administrative nr.11211-03463-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Myftar Kapllani, të paditur Enti Kombëtar i Banesave, ZVRPP Berat, Haki Daqo, Zymbyle Daqo dhe person i tretë Bashkia Berat e Agjencia e Trajtimit të Kredive me objekt: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme nr.306 rep, nr.44 kol, datë 19.01.2006 të lidhur midis palëve, shitës Enti Kombëtar i Banesave, blerës Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo. Marrja e masës së sigurimit të padisë, duke mos lejuar tjetërsimin tek të tretët deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Rikthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme.

2. Vendimi nr.434, datë 18.03.2014 i Gjykatës Apelit Vlorë, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, pasi kësaj gjykate i mungonte kompetenca në lëndë, prandaj vendimi i saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për tu shqyrtuar në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se paditësi është banor i qytetit Berat dhe pretendon se ka blerë prej Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, bashkë me shtetasin Luan Musaraj, një pasuri të paluajtshme, banesë kati i pare i një pallati, të ndodhur në lagjen “Barrikada” qyteti Berat, të përbërë nga pesë dhoma, dy depo, dy korridore dhe dy WC, të kufizuar: nga Veriu - pallat, Jugu - rruga kryesore, Lindja - shtëpi private, Perëndimi - rrugë. Pasuria është Regjistruar në Zyrën e Hipotekës në Berat në Radhorin e Transkriptimeve nr.123, datë 13.03.1992, Vol. 1.

4. Sipas notës të transkriptimit, prona e mësipërme është blerë me kontratë shitje të datës 16.03.1992, pranë Agjencisë të Privatizimit Berat, kundrejt vlerës 49.077 lekë.

5. Në datë 23.11.1994 paditësi Myftar Kapllani dhe shtetasi Luan Musaraj, kanë bërë një kontratë shitje të formës noteriale me anë të së cilës paditësi ka blerë pjesën përkatëse dhe është bërë pronar i vetëm i pasurisë të përshkruar si më sipër. Kjo kontratë është regjistruar në Vol. 18, nr.217, datë 25.11.1994 në Zyrën e Hipotekës Berat, dhe është riregjistruar përsëri në nr.236, datë 02.04.1999 pas djegies të Zyrës të Hipotekës në vitin 1997.

6. Pasuria e mësipërme është lënë në hipotekë nga paditësi në datë 28.11.1995, për sigurimin e një kontratë huaje të lidhur me ish-Degën e Bankës të Kursimeve Berat. Këtë hua paditësi e ka marrë me qëllim meremetimin dhe rikonstruksionin e pasurisë.

7. Bashkë me kontratën e kredisë dhe të hipotekimit janë depozituar në bankë edhe nota e transkriptimit dhe kontrata e sipërmarrjes datë 20.02.1995, (ndërtim dhe meremetim objektesh) e mbajtur midis paditësit dhe firmës “Nova”, bashkë me situacionet e punimeve dhe preventivat për “rikonstruksion lokali”.

8. Në vitin 2000 paditësi ka marrë përsëri një hua prej ish-Degës të Bankës të Kursimeve Berat dhe ka lidhur kontratë hipotekimi në datë 05.04.2000, ku ka vënë në hipotekë të njëjtën pasuri objekt gjykimi të përshkruar si më sipër.

9. Bashkë me kontratën e hipotekimit janë depozituar në Bankë, notat e transkriptimit të përshkruara me sipër, një vërtetim pronësie (provizor) i datës 02.04.1999 dhe një hartë treguese e regjistrimit (provizore) të lëshuara nga Z.V.R.P.P Berat, ku pasuria objekt gjykimi, është pasqyruar me nr.pasurie 8/127/1, me sipërfaqe 275 m2, ndërtesë.

10. Paditësi ka bërë edhe një ndërtim shtesë me përmasa 8x3.5 m2. Në dosjen e kredisë është paraqitur një planimetri e miratuar nga Urbanistika Ligjore e Bashkisë Berat ku është vënë shënimi:…Banesa është e papërfunduar (kati III-të)…Pjesa e privatizuar 161 m2... Një apartament është me muraturë pa punime...

11. Nga të paditurit Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo është regjistruar në Z.V.R.P.P Berat në datë 19.01.2006, pasuria e paluajtshme nr.8/272+1-1 apartament me sipërfaqe 48.4 m2, (një dhomë një kuzhinë, një korridor, një aneks dhe një WC) i ndodhur në lagjen “Barrikadë” qyteti Berat. Këtë regjistrim paditësit e kanë bërë në bazë të kontratës të shitjes me nr.306 Rep, nr.44 Kol, datë 19.01.2006, mbajtur para noteres Nikoleta Manka në Berat, të lidhur midis palëve: shitës Enti Kombëtar i Banesave, blerës Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo kundrejt vlerës 782.668 lekë.

12. Sipas të paditurit E.K.B. Berat, kjo ndërtesë (pallati nr.77/4) është ndërtuar pjesërisht me kontribut vullnetar nga ish punonjësit e Kombinatit të Tekstileve Berat, Reparti i Ngjyrosjes, dhe është përfunduar me fondet e E.K.B. Tiranë. Ndarja e apartamenteve të banimit është bërë nga Bashkia Berat me vendim të Këshillit të Bashkisë me nr.18, datë 20.03.1995. Sipas vendimit të mësipërm në pallatin e ngjyrosjes të bezes me nr.77/4 “Barikadë” është vendosur të strehohet në Ap. 6 i padituri Haki Daqo. Prej vitit 1996, i padituri Haki Daqo banon me familjen e tij në këtë apartament.

13. I padituri E.K.B. ka filluar ndërtimin e apartamenteve në bazë të një leje ndërtimi të lëshuar firmës “Konuda” dhe financuesit EKB Berat me vendim të KRT Rrethit Berat nr.12, datë 24.06.1994. Sipas lejes të mësipërme leja është dhënë për objektin banesa nr.77/4, nr.4, lagja “Barrikadë” me 13 apartamente.

14. Në datë 25.07.1994 është lidhur një kontratë sipërmarrjeje midis të paditurit E.K.B Berat dhe firmës të ndërtimit “Konuda”.

15. Procesverbali i kolaudimit të punimeve është mbajtur në datë 28.02.1996. Sipas procesverbalit banesa ka 13 apartamente, nga të cilat pesë janë një dhomë e një kuzhinë dhe tetë janë të përbërë me dy dhoma dhe një kuzhinë. Trembëdhjetë apartamentet si më sipër, ndër të cilat edhe apartamenti objekt gjykimi, janë regjistruar në periudhën 1996- 2006 në Z.V.R.P.P. Berat, në emër të të paditurit EKB Berat.

16. Në ZVRPP është administruar edhe plani i katit tip 77/4 lagjja “Barrikadë”, sipas të cilit në katin e parë janë dy apartamente (dyqane) të cilat nuk janë futur në numrin e përgjithshëm të apartamenteve të regjistruar të paditurit EKB, dhe një apartament me sipërfaqe 48.4 m2, i cili është emërtuar AP1. Godina ka edhe katër kate të tjera me sipër, të cilat kanë nga tre apartamente secila me sipërfaqe të ndryshme.

17. Në secilin kat, ka dy apartamente me dy dhoma dhe një kuzhine secili dhe një apartament me një dhomë dhe një kuzhinë. Pra kati tip i pasqyruar në planin e projektit si dhe gjendja aktuale, për katin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të godinës, është i përbërë nga pesë dhoma, tre kuzhina, tre korridore dhe tre WC.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
18. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.870, datë 11.06.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë si të pambështetur në prova dhe në ligj.



19. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:

Gjykata pasi analizoi provat dhe pretendimet e palëve si më sipër, arin në përfundimin se padia është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Paditësi nuk vërtetoi origjinën e pronës të pretenduar prej tij. Nuk paraqiti kopjen apo origjinalin e kontratës të shitjes me AKP në mënyrë që të vërtetonte saktë sipërfaqen e objektit të blerë prej tij, planimetrinë bashkëngjitur kontratës dhe nëse ka realizuar edhe blerjen e truallit edhe të objektit apo vetëm blerjen e objektit ndërtimor.

Megjithatë nga aktet e ndodhura në, pranë ATK dhe ZVRPP vërtetohet se ai ka blerë një objekt të përbërë nga pesë dhoma, dy depo (kuzhina, anekse,...) , dy korridore dhe dy WC.

Duhet patur parasysh se projekti fillestar i pallatit (godinës) nuk ka ndryshuar megjithëse ndërtimi ka filluar me kontribut vullnetar nga ish ndërmarrja shtetërore dhe ka përfunduar nga EKB.

Pallati është përcaktuar si tip 77/4 dhe plani i katit tip përbëhet nga dy apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me aneks dhe një korridor dhe një WC secili. Si dhe një apartament me një dhome një kuzhine, një aneks, një korridor dhe një WC.

Pra gjithsej kati është i përbërë nga pesë dhoma, tre kuzhina, tre anekse, tre korridore dhe tre WC.

Pra pavarësisht emërtimit të tyre në kontratë rezulton se paditësi ka blerë jo me tepër se dy apartamente tip, të përbërë nga dy dhoma me kuzhinë aneks korridor dhe banjë secili, gjë që vjen në harmoni me pretendimet e të paditurve.

Për më tepër, u vërtetua se të paktën prej vitit 1994, i padituri EKB e ka përdorur apartamentin objekt gjykimi si pronë të veten dhe e ka ndërtuar dhe meremetuar me fonde shtetërore si banesë, pasi e ka regjistruar rregullisht këtë apartament në emrin e vet, i padituri EKB ia ka shitur të paditurve Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo, të cilët plotësisht në mirëbesim janë bërë pronare të apartamentit me kontratë noteriale dhe e kanë regjistruar rregullisht.

Pretendimi i paditësit se pasuria ka qenë në hipoteke nuk vërteton pronësinë e paditësit dhe as e ka penguar atë të posedojë dhe të gëzojë sendin. Për më tepër paditësi ka marrë gjatë kësaj periudhe edhe një leje ndërtimi dhe ka shtuar sipërfaqen ndërtimore të objektit të poseduar faktikisht prej tij.

Në rastin konkret në hipotekë është vënë e drejta reale e disponimit të sendit ndërkohë që apartamenti objekt gjykimi prej vitit 1996 figuron i regjistruar në ZVRPP në emër të EKB dhe jo në emër të paditësit. Nëse kreditori ATK ka pretendime në lidhje me këtë hipotekë ka legjitimitetin aktiv të ngrejë padi sipas rregullave të përgjithshme si palë në gjykim dhe jo si person i tretë.

Në bazë të nenit 202 dhe vijues të Kodit Procedurës Civile, gjykata pa e paragjykuar çështjen në themelin e saj, çmoi se kërkesa për sigurimin e padisë e bërë nga paditësi është e pabazuar në ligj dhe në prova, nuk ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i padisë me objekt: detyrim regjistrimi, do të bëhet i pamundur ose i vështirë dhe për këtë qëllim duhet të merret masa për sigurimin e padisë.

20. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.434, datë 18.03.2014 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.870, datë 11.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

III. Ligji i zbatueshëm:
21. Neni 7 germa “a” i ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për: Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik.
22. Vendimi unifikues nr.03, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat ndërmjet të tjerave thonë se:

....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

23. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Myftar Kapllani, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë nuk ka qenë kompetente nga pikëpamja lëndore, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i saj të cënohet.

24. Kolegji Administrativ, pasi shqyrtojë aktet procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektin dhe shkakun ligjor të padisë, pretendimet e palëve të parashtruara në këto akte, vendimin e gjykatës dhe parashtrimet e rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore mbi kompetencën lëndore, prandaj për këtë shkak, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

25. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo nga ato. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs përpara saj.

26. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, pala paditëse Myftar Kapllani i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat me kërkesëpadi, duke kërkuar: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitjes së pasurisë së paluajtshme nr.306 rep, nr.44 kol, datë 19.01.2006 të lidhur midis palëve, shitës Enti Kombëtar i Banesave, blerës Haki Daqo dhe Zymbyle Daqo. Marrja e masës së sigurimit të padisë, duke mos lejuar tjetërsimin tek të tretët deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Rikthimin e palëve në gjëndjen e mëparshme. Gjykata e Apelit Vlorë, në përfundim të gjykimit me vendimin nr.434, datë 18.03.2014 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila kishte rrëzuar padinë.
27. Në rastin në shqyrtim pala paditëse kundërshton një kontratë administrative, prandaj, duke u bazuar në nenin 7, germa “a” të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, çështja ka patur natyrë krejtësisht administrative dhe Gjykata e Apelit Vlorë ka dhënë vendim për një çështje të tillë (me natyrë administrative) pas datës 04.11.2013, në një kohë kur në zbatim të Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës kanë filluar veprimtarinë e tyre gjykatat administrative.

28. Meqenëse ligji nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, në dispozitat e tij tranzitore heshte për mënyrën se si do të veprohej me çështjet administrative të regjistruara në gjykatën civile para datës 04.11.2013, për të unifikuar praktikën gjyqësore Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.03/2013 kanë arritur në këtë përfundim unifikues: ....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....

29. Duke qenë se çështja kishte natyrë administrative dhe gjykimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr.49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit Vlorë ka qenë e detyruar që të vendoste moskompetencën e saj lëndore dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit

30. Kolegji Administrativ thekson se kompetenca lëndore nuk duhet të shikohet vetëm me kërkesë të palëve të ngritura në ankim ose rekurs, por edhe vetë kryesisht nga gjykata e apelit ose Gjykata e Lartë, pasi kjo kompetencë nuk mund të “kurohet” qoftë edhe me zgjidhjen e drejtë të çështjes në themel nga gjykata më e ulët. Çështja e kompetencës lëndore konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkallë gjykimi është e detyruar që të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore përpara se të gjykojë çështjen që i paraqitet për shqyrtim. Ky detyrim i gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor, i sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim tjetër procedural në lidhje me këtë çështje.

31. Duhet theksuar se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që e bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 i K.Pr.Civile, neni 7 i ligjit 49/2012). Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe Kodin e Procedurës Civile.

32. Përsa u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, moskompetenca lëndore për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë të rregullave procedurale, e cila ndikon drejtpërdrejt në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i saj e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe nenin 54 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejt që ato kanë në vendimin e dhënë, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 7 dhe 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.434, datë 18.03.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31001-00113-00-2013 Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1831 Vendimi (159)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   133   134   135   136   137   138   139   140   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish