Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi



Download 4,68 Mb.
bet92/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   157



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi,




V Ë R E N

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, me Vendimin nr.828, dt.28.02.2013, në funksion të zbatimit të strukturës së re të administratës tatimore, miratuar me Urdhrin nr.130 Dt.06.11.2012 të Kryeministrit, ka liruar Z.Eqerem Grami nga detyra si Inspektor i Parë në Sektorin e Operacioneve të Kontrollit, ne Drejtonne Rajonale Tatimore Tirane.

Duke mos qenë dakort me këtë vendim, Z.Eqerem Grami, ka ushtruar kundër tij të drejtën e ankimit në Komisionin e Shërbimit Civil, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolutë të aktit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Komisioni i Shërbimit Civil me vendimin nr.51, datë 17.04.2013 ka vendosur:

Pranimin e ankesës së Z. Eqerem Grami.

Shfuqizimin e vendimit nr.828, datë 28.02.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për lirim nga detyra si akt i pabazuar në ligj.

Rikthimin e ankuesit në detyrën e mëparëshme, Inspektor i Parë në Drejtorinë e Kontrollit, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Detyrimin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, ti paguajë ankuesit pagën e plotë, nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve financiare e deri në ekzekutimin e plotë të këtij vendimi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.9, datë 14.01.2014 ka vendosur:

Moskompetencën për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e akteve ne Gjykatën kompetente ne Gjykatën e Apelit Administrativ.

Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me vendimin nr.423, date 03.03. 2014 ka vendosur :

T'i ktheje Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve aktet e çështjes nr.212 Akti, datë 20.01.2014;

Duke mos qenë dakord me sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka ushtruar kundër vendimit të KSHC-së, të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Tirane e cila, me Vendimin nr.9, Dt.04.01.2014 ka shpallur moskompetencën e saj në shqyrtimin e këtij konflikti dhe dërgimin akteve Gjykatës së Apelit Administrativ.

Gjykata e Apelit Administrativ vëren paraprakisht se konflikti i paraqitur për shqyrtim nga marrëdhënie që rregullohen me Ligjin nr.8549, Dt.11.11.1999 " Statusi i nënpunësit civil", në Nenin 8 të të cilit parashikohet se: "Institucionet e administratës qëndrore apo vendore mund të ankohen në gjykatat e apelit kundër vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil.

Më datë 04.11.2013 ka hyrë në fuqi Ligji nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", ne Nenin 72/2 te re cilit parashikohet se:

"Sa here që në ligje të posaçme bëhet referim në seksionet administrative apo në kreun - "Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative" të Kodit të Procedurës Civile apo në gjykatë; kompetente, referenca vlerësohet si e bërë në këtë ligj dhe në gjykatën administrative kompetente, sipas këtij ligji".

Në ketë kontekst, me të drejtë aktet e kësaj çështje i janë përcjellë Gjykatës së Apeli: Administrativ, kompetenca funksionale e të cilës përcaktohet në Nenin 10/2 të Ligjit nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", që parashikon se: "Gjykata Administrative e Apelit shqyrton:


  1. Ankimet kundër vendimeve të gjykatës administrative të shkallës së parë;

b) në shkallë të parë, mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative, si dhe raste të tjera të parashikuara me ligj".

Pra, pas datës 04.11.2013, konfliktet nënpunës civil-institucion publik, parashikuar në Ligjin nr.8549 Dt.11.11.1999 "Statusi i nënpunësit civil", shqyrtohen vetëm nga gjykatat e posaçme administrative dhe specifikisht, kur vendimi KSHC-së goditet nga organi i administratës, sikurse në rastin konkret, konflikti shqyrtohet në shkallë të parë nga Gjykata " Apelit Administrativ, si e vetmja gjykatë kompetente në kuptim të Ligjit nr.49/2012.

Duke gjykuar si shkallë e parë, Gjykata e Apelit Administrativ zbatoi për rrjedhojë dispozitat proceduriale respektive të parashikuara në Kreun V të Ligjit nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" lidhur me gjykimet në shkallë të parë.



Konkretisht, Neni 251/1,a i Ligjit nr.49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", parashikon se:

"Për zhvillimin e gjykimit, sipas parimit të një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, gjyqtari kryesues, brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së padisë, kryen këto veprime: a) I kërkon paditësit plotësimin e të metave të padisë, duke i caktuar atij një afat, deri në 10 ditë. Kur paditësi nuk plotëson të metat e padisë brënda afatit të caktuar, gjyqtari jep vendim për kthimin e padisë dhe të akteve, që i bashkëlidhen asaj. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë ... ". Në Nenin 112 të Ligjit nr.49/2012, parashikohet se:

"Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe". Me tej, në Nenin 21 të ligjit parashikohet se:

"Padia duhet të plotësojë kërkesat e neneve 154 dhe 156 të Kodit të Procedurës Civile".

Konkretisht Neni 154 K.Pr.Civile parashikon se: "Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë: gjykatën për para se cilës paraqitet kërkesa; emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë; përcaktimin e objektit të kërkesëpadisë;

.. tregimin e fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve te tjera provuese dhe te se drejtës

mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia ... ". Më tej, Neni 156/2 K.Pr.Civile parashikon se:

"Me paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet taksa mbi aktet".

VIera e këtij detyrimi paraprak përcaktohet në Udhëzimin nr.13, Dt.12.02.2009 "Për përcaktimin e tarifes së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore, Ministrisë së Drejtësisë, për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, Prokurorisë, Noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme", i ndryshuar.



Në rastin konkret, gjykata konstatoi të jete investuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një akti i cili nuk ka te përcaktuara shprehimisht palët ndergjyqese, nuk ka te formuluar objektin, nuk ka te përcaktuar bazën ligjore konkrete si edhe nuk përmban asnjë te dhënë mbi pagimin e taksës mbi aktet.

Ne këto kushte gjykata, ne kuptim te Nenit 25/1,a te Ligjit nr.49/2012, me date 21.01.2014 mori vendimin për vënien ne dijeni te Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve lidhur me te metat e konstatuara në aktin nëpërmjet të cilit ka vënë në lëvizje ketë gjykate, duke i kërkuar njëherësh marrjen e masave për plotësimin e tyre brenda një afati 10-ditor.

Duke qenë se ky vendim, për probleme të organizimit të brendshme, nuk rezultoi t'i ishte komunikuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me datë 13.02.2014 gjykata rimori vendimin për plotësimin e të metave dhe njoftimin e këtij akti Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke i caktuar serish një afat 10-ditor për plotësimin e tyre, nga momenti i marrjes dijeni. Ky vendim rezultoi t'i ishte komunikuar kësaj të fundit me datë 18.02.2014, rrethane që përcaktoi automatikisht si afat maksimal për plotësimin e të metave, datën 28.02.2014.

Pas verifikimeve të kryera në Kryesekretari, gjykata konstatoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më datë 28.02.2014 ora 16.00, nuk kishte dorëzuar në gjykatë asnjë akt në funksion të konfirmimit të plotësimit prej saj të të metave, duke diktuar rrjedhimisht vendimin për kthimin pa veprime të akteve respektive.

Kundër vendimit të gjykatës, ka bërë ankim të veçantë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimeve për shkaqe të parashtuara në pjesën hyrëse të vendimit.

Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palës, vendimeve të gjykatave, si dhe shkaqeve të parashtruara në ankimin e veçantë arrin në përfundimin se vendimi nr.423 datë 03.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit e cila ka vendosur “ T’i kthejë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve aktet e çështjes nr.212 akti datë 20.01.2014 është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe si të tillë ështe i cenueshëm.

Kolegji vlerëson se Gjykata Administrative e Apelit Tirane ka gabuar në interpretimin e dispozitave ligjore të zbatueshme në zgjidhjen e çështjes dhe konkretisht, të neneve 10/2, 211/1 dhe 251/1 të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative ".

Përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Administrativ në kthimin e akteve duke arsyetuar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një akti i cili nuk ka të përcaktuara shprehimisht palët ndërgjyqese, nuk ka te formuluar objektin, nuk ka te përcaktuar bazen ligjore konkrete si edhe nuk përmban asnjë te dhënë mbi pagimin e taksës mbi aktet dhe mbi këtë bazë ka vendosur kthimin e akteve ankimuesit është rrjedhojë e zbatimit jo të drejtë të ligjit 8549, datë 1l.1l.1999 "Statusi i Nenpunesit Civil" , nenit, 8/3 i cili parashikon se pala e paditur mund të ushtrojë të drejtën e ankimit ndaj vendimeve të KSHC-së në Gjykaten e Apelit Tiranë.

Kolegji konstaton se në momentin e depozitimit të ankimit nuk ka hyrë në fuqi Ligji nr.49, datë 05.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i cili është bërë i aplikueshëm pas datës 04.11.2013. Ankimuesi në momentin e ankimit i ka përmbushur të gjitha detyrimet proçeduriale dhe financiare të parashikuara në këtë ligj.

Ndryshimet e mëvonshme në ligjin nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative ", nuk duhej të merreshin në konsideratë nga kjo gjykatë e cila në rastin konktret duhej vetëm të konstatonte mungesën e kompetencës për gjykimin e çështjes nisur nga fakti se në zbatim të ligjit 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil" këto çështje ishin gjykuar më parë nga Gjykata e Apelit Civil Tiranë.

Në përfundim Kolegji nisur nga fakti se në kohën e ngritjes e padisë ka qënë në fuqi ligjit 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil", neni 8/3 i të cilit parashikon se subjekti mund të ushtrojë të drejtën e ankimit ndaj vendimeve të KSHC-së në Gjykatën e Apelit Civil, vlerëson se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka përmbushur këtë detyrim ligjor brënda afateve ligjore në fuqi, dhe për sa sipër vendimi nr.423, datë 03.03.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit duhet të prishet dhe çështja duhet ti dërgohet për kompetencë gjykimi Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish