Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Sektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve në AFP
MATERIAL MESIMOR
Në mbështetje të mësuesve të drejtimit/profilit mësimor
PERPUNIM DRURI
Niveli I
NR. 2
Ky material mësimor i referohet:
-
Lëndës profesionale: “Veglat dhe makinat e përpunimit të drurit”, kl.10 (L-09-015-08).
-
Temave mësimore:
-
Bazat e përpunimit mekanik të drurit.
-
Veglat e thjeshta të dorës për përpunimin e drurit.
-
Mjetet e mekanizuara të dorës për përpunimin e drurit.
-
Makinat e sharrimit të drurit.
-
Instrumenta prerës të sharrimit.
-
Makinat plan-drejtuese.
-
Instrumenta prerës të zdrukthtimit.
Përgatiti:
Flora Toska
Tiranë, 2014
Tiranë, 2014
Tema 1. Bazat e përpunimit mekanik të drurit
-
Vecoritë e përpunimit mekanik të drurit
-
Njohuri mbi përpunimin mekanik të drurit
Përpunimi mekanik i drurit ndryshon formën dhe përmasën e tij, por jo përbërjen kimike.Gjatë përpunimit mekanik duhen patur parasysh vetitë fiziko mekanike të materialit drunor, i cili ka ndërtim fibroz dhe nuk është homogjen si metalet. Rezistenca e drurit është shumë më e vogël se e metaleve prandaj lejon prerjen e tij me shpejtësi të madhe, pa nxehje të instrumentit prerës dhe sipërfaqe prerje të pastër. Në teknollogjinë e përpunimit mekanik të drurit vihen re dy mënyra: a)përpunim pa dëmtim të lidhjeve ndërmjet fibrave si në proçesin e presimit, përkuljes, etj. b)përpunim me dëmtim të lidhjeve ndërmjet fibrave si në proçesin e çarjes, prerjes, copëtimit, defbrimit të materialit drunor, etj. Mënyra e dytë bazohet në teorinë e prerjes e cila ka përcaktuar disa ligje të proçesit të prerjes, në funksion të dukurive që çfaqen në këtë proces, që lejojnë realizimin e një produkti me sa më pak energji, me cilësi të mirë prerje e përpunimi, kursim të lëndës drunore, rritje e rendimentit dhe lehtësi të punës të punëtorit. Në proçesin e prerjes, gjatë veprimit të instrumentit prerës në dru i cili prish lidhjen ndërmjet fibrave, merret një detal me formë dhe përmasë të përcaktuar. Prerja, në shumë raste, kryhet duke veçuar nga druri ashklën apo zdrukthin si mbeturinë prerje. Në raste të tjera mbetjet nga prerja përdoren si lëndë e parë në proçese të tjera teknollogjike.
1.1.2 Metodat e përpunimit mekanik të drurit
Me përpunim mekanik të drurit kuptojmë prerjen e tij me metoda të ndryshme: si sharrim, strugim, frezim, tornim, daltim, zumparim, fletëzim, stampim.
Sharrimi është metoda më e përdorur e cila i jep materialit drunor formën dhe përmasat e duhura. Sharrimi kryhet me sharra të ndryshme si: lama gatri, trofore, sharra shirit, sharra bisht dhelpër, sharra rrethore etj.
Strugimi përdoret për të lëmuar sipërfaqen e detaleve prej druri,për të prodhuar rimeso, fije druri etj. Strugimi kryhet me zdrukth, rrashina, torno, makina të prodhimit të leshit të drurit, gërshërët, tranxhat.
Frezimi përdoret për formimin e sipërfaqes së detalit dhe realizimin e përmasave përfundimtare. Frezimi kryhet në makinat për punim katër anësor, në plan, grosetë, makinat frezë, tenonatriçe e kopjuese. Frezat ose thikat fiksohen në boshtin thikëmbajtës dhe në kokën e frezës.
Birimi përdoret për hapjen e vrimave me seksion rrethor dhe heqjen e nyjeve.
Daltimi përdoret për hapjen e vrimave me seksion drejtkëndësh.Tornimi kryhet me makinën torno, për ti dhënë detalit një formë të caktuar, me instrument prerës, gjatë rrotullimit të tij.
Zumparimi heq nga sipërfaqja e detaleve një shtresë të hollë druri për ta përgatitur për llustrim.
-
Prerja dhe elementët e prerësit
Për përpunimin mekanik të drurit përdoren instrumenta me me një prerës thikat, me disa prerës frezat, dhe me shumë prerës sharrat. Prerësi i thjeshtë ka formën e pykës në të cilin dallojmë faqen e parë abdf, faqen e dytë mbrapa acef dhe dy faqet anësore abc dhe fde, fig.1.1.1. Këndet e prerjes janë. Këndi i mprehes ß është këndi ndërmjet dy faqeve të prerësit, këndi i gjoksit ġ është këndi ndërmjet faqes të parë të prerësit dhe pingules ndaj rrafshit të prerjes, këndi i shpinës α është këndi ndërmjet faqes të dytë të prerësit dhe rrafshit të prerjes, këndi i prerjes është ð = α + ß, α + ß + ġ= 900 fig 1.1.2. Përveç tre prerjeve bazë tërthore, gjatësore, tangjentore a,b,c, prerësi kryen dhe prerje tërthore- tangjentore, tërthore gjatësore, gjatësore-tangjentore d,e,f fig .1.1.3
E rëndësishme është mprehja dhe fortësia e tehut mprehës i cili pas një kohe të caktuar rrumbullakoset dhe formon një hark në fig. 1.2.2 P.sh. rrezja e harkut për thikat e planit dhe grosetës në fillim është 0.003mm dhe mbasi trashet tehu shkon 0.06r
1.2.1 Faktorët që ndikojnë në rezistencen specifike të prerjes duke marrë parrasysh lëndën e drurit
Lloji i drurit. Në tabelën 1.2.1 a vihet re që lloje të ndryshëm druri kanë rezistencë specifike ( Kll ) të ndryshme. Sa më i fortë të jetë lloji i drurit aq më e madhe është rezistenca specifike.
Lloji I drurit
|
Rezistenca. sp. e prerjes ( Kll )
|
Lloji I druritl
|
Rezistenca. sp. e prerjes
( Kll )
|
Pishë
|
1
|
Ahu
|
1,3 – 1,5
|
Hormoq
|
0,9 - 1
|
Mështekna
|
1.2 – 1,3
|
Plep I egër
|
0,85
|
Lis
|
1,3 – 1,6
|
Bli
|
0,8
|
|
|
Tabela 1.2.1 a
Lagështira e drurit .Vlera e rezistencës specifike të prerjes është pranuar në lagështirën e drurit 15- 20%, lagështirë e tharjes së drurit në ajër të lirë. Nga të dhënat e tabelës 1.2.1 b vëmë re se me rritjen e lagështirës absolute të drurit zvogëlohet rezistenca specifike( K L )në proçesin e prerjes. Në proçesin e sharrimit ndodh e kundërta, si pasojë e fërkimit të madh ndërmjet drurit dhe sharrës. Tabela 1.2.1 b
Lagështira absolute
e drurit L %
|
Vlera e K L
|
Në prerje
|
Në sharrim
|
Mbi 150
|
0,85
|
1,16
|
100 - 150
|
0,9
|
1,1
|
35 - 40
|
0,95
|
1,05
|
15 - 20
|
1.
|
1
|
8 - 10
|
1,1
|
0,5
|
Trashësisa e ashklës. Me zvogëlimin e trashësisë së ashklës rrezistenca specifike e prejes (K h ) rritet sepse një vëllim I caktuar druri që do largohet ndahet në shumë pjesë, kjo kërkon më shumë punë, tabela 1.2.1. c
Tabela 1.2.1 c
Trashësia h në mm
|
1
|
0,5
|
0,4
|
0,3
|
0,2
|
0.01
|
0,05
|
0,02
|
0,01
|
Vlera e K h
|
1
|
1,2
|
1,3
|
1,4
|
1,7
|
2,2
|
2,9
|
3,6
|
4,2
|
Gjerësia dhe forma e prerjes. Gjatë përpunimit të drurit me prerës me teh të ngushtë dhe me gjatësi më të vogël se gjërësia e detalit që do punohet, konsumohen buzët e prerësit e cila rrit rrezistencën e prerjes dhe pushëzon faqet anësore të kanalit të prerjes. Në rast se detali është më i vogël se gjërësia e tehut prerës mund të ndodhë thyerja e detalit
1.2.2. Faktorët që ndikojnë në rezistencen specifike të prerjes duke marrë parrasysh instrumentin prerës:
Këndi i prerjes. Sa më i vogël të jetë këndi i prerjes ( ð) aq më e vogël do jetë forca dhe fuqia e prerjes si rrjedhim më e vogël do jetë dhe rezistenca specifike e prerjes.
Dihet që këndi i prerjes( ð)= α + ß, në rast se këndi ß i mprehjes qëndron i pa ndryshuar duhet të zvogëlohet këndi i shpinës α por jo më i vogël se 50 mbasi rritet sipërfaqja e kontaktit instrument prerës dhe dru, duke çuar në rritjen e rrezistencës specifike të prerjes, vibracion të tehut , dobësim të instrumentit. Në praktikë ky kënd pranohet 10-150.
Shkalla e mpehjes të instrumentit. Në proçesin e prerjes, tehu prerës konsumohet vazhdimisht dhe trashet duke humbur aftësinë e prerjes së fibrave. Në këtë rast ai shtyp dhe këput fibrat duke rritur rrezistencën e prerjes ndërsa detail që pritet shtyn prerësin duke vështirsuar punën fig 1.2.2.
Numri i prersave. Zvogëlimi i numrit të prerësave, dhëmbë – thika që presin, duke sjellë rritjen e trashësisë së ashklës rrit rezistencën e prerjes.
1.2.3. Faktorët që ndikojnë në rezistencen specifike të prerjes si rezultat i bashkëveprimit të prerësit me drurin,
Drejtimi i prerjes. Dihet qe druri është material i përbërë nga fibrat, si rezultat rezistenca e prerjes ( K P ), në drejtime të ndryshme nuk është e njëjtë. Këtë e vërtetojnë të dhënat e tabelës 1. 2.3
Tabela 1.2.3
Drejtimi I prerjes në dru
|
Rezistenca specifike e prerjes K P
|
Kg/mm2
|
Në %
|
Transversale
|
2 -2,5
|
400 - 500
|
Gjatësore
|
1
|
200
|
Në gjërësi
|
0,5
|
100
|
Shpejtësisja e prerjes dhe e avancit. Me rritjen e shpejtësisë së prerjes mbi 10 m/sek fillon të rritet rezistenca specifike e prerjes. Po ashtu dhe me rritjen e shpejtësisë së avancit e cila sjell rritjen e trashësisë së ashklës.
Fërkimi i prerësit me ashklën. Me rritjen e avancit, sidomos në sharrim së gjati, sasia e tallashit që grumbullohet në gojën e dhëmbit rritet dhe presohet në të duke rritur fërkimin e sharrës me muret anësore të kanalit të sharrimit, si rezultat rritet dhe rrezistencëa e prerjes.
Shtrëngimi i drurit nga kondrathika. Në prodhimin e fijeve të kompensatës , para thikës 2, vendoset kondrathika 1 e cila shtyp drurin, për të evituar copëtimin e fletës dhe të lejojë prerjen e saj në mënyrë uniforme dhe me shkallë pastërtie . Prezenca e kondrathikës rrit rezistencën e prerjes, fig. 1.2.4
Tema 2. Veglat e thjeshta të dorës për përpunimin e drurit
2.1.1 Llojet e sharrave dhe karakteristikat e tyre
Veglat e përpunimit të drurit me dorë përdoren kur vëllimi i punës është shumë i vogël, në reparte montimi, për riparime të vogla etj. Veglat e dorës janë përmirësuar vazhdimisht nga brezi ne brez. Sharrat e dorës sipas mënyrës të tendosjes së lamës i ndajmë në dy grupe: me lamë të tërhequr, me lamë të lirë. Në figurën 2.1.1 a, b janë paraqitur sharat me lamë të tërhequr, e përbërë nga dy krahët anësore 1 që bashkohen me traversën e mesit 4 me lidhje zdrukthëtare. Dy krahët anësore lidhen nga njëra anë me litarin shtrëngues 3, që zakonisht është prej liri, në anën tjetër me fletën e sharrës 5 me ndihmën e dorezave 6. Me ndihmën e pykës 2 litari përdridhet, duke tërhequr fundet e krahëve nga brënda, tendos lamën. Pas shtrëngimit pyka vendoset në kllapën e bërë në traversën e mesit 4. Ka sharra që në vend të litarit ka shufër hekuri me diametër 4mm, që shtrëngohet me dado me veshë fig 2.1.1 b. Në dorezat e sharrave fiksohet lama. Sipas llojit të punës që do kryhet, me ndihmën e dorezave, ndryshon pozicioni i lamës prerëse në sharrë. Gjë rë sia e sharave me lamë të të rhë qur shkon nga 15- 60mm ne funksion të drjtimit dhe llojit të prejes.
Sharra me lamë të lirë kanë lamën më të gjërë dhe zakonisht fiksohen në njërën anë me një dorezë druri fig 2.1.2 a. Ka raste që mund të jenë me dy doreza, përdoren për sharrimin e trungjeve fig. 2.1.2 b Sharra më e përhapur është sharra bisht dhelpër që shërben për sharrime të ndryshme. Lama është uniforme me trajtë trekëndëshi ose trapeze me trashësi 1,5mm me gjatësi 180 -700mm. Mund të jetë e dhëmbëzuar në dy anë duke u përdorur për dy lloje prejesh, të ashpra dhe fine. Forma e dhëmbëve dhe parametrat e tyre, për dy tipet e sharrave ndryshojnë sipas llojit të drurit dhe prerjes fig 2.1.3. (b,c). dhe fig. 5.1.1. Kemi thënë kur këndi g i gjoksit është i vogël, dhëmbët përdoren për sharrimin e drurëve fletorë të fortë mbasi rritet këndi i mprehjes pra rritet qëndrueshmëria. Për të evituar fërkimin e lamës me drurin, dhëmbëve i bëhet çaprazi duke kthyer dhëmbët në 1/3 deri 1/2 e lartësisë një majtas, një djathtas fig 2.1.4. Madhësia e çaprazit varet nga lloji i drurit, lagështira e tij, drejtimi i prerjes. Për drurët e fortë çaprazi duhet të jetë i vogël ndërsa për drurët e butë dhe të njomë e kundërta, fig 2.1.3. a,b. Sharra për vrima në praktikë njihet me emrin sharë bisht miu ose (segapunto) përbëhet nga një lamë e ngushtë që përfundon me majë ndërsa ana tjetër lidhet me dorezën. Trashësia e lamës vjen duke u zgjeruar nga shpina drejt dhëmbëve, prandaj këtyre nuk ju bëhet çapraz. Dhëmbët i kanë trekëndësh të pjerrët. Shërben për të hapur vrima çelësash dhe për punime brënda detalit pasi të jetë hapur më parë një vrimë me tryelë, për prerje të lakuara në dru, kompensat, fibër etj fig. 2.1.9.d. Sharra me shpinë, fig 2.1.6 e ka lamën në formë drejtkëndëshi që forcohet në pjesën e sipërme, me një shirit të hollë çeliku (shpinë) që i jep sharrës qëndrueshmëri gjatë punës. Dhëmbët janë trekëndësh dy brinjënjëshëm ose të pjerrët në drejtim nga doreza pë r preje gjatë tërheqjes të saj. Përdoren kudo në zdrukthtari për shkurtime me saktësi, sharime, formime thithesh etj, presin pastër. Sharra për kanale përbëhet nga një lamë e shkurtër dhe e hollë që futet në një dorezë prej druri, në dorezë montohet një copë hekuri në një largësi të caktuar fig. 2.1.7. Dhëmbët e lamës janë të pjerrësuar në drejtim nga doreza, prerja kryhet kur tërhiqet sharra. Gjatë punës mbahet me të dy duart dhe shërben për të bërë kanale me buzë të drejta, të pjerrëta. Sharra për rimeso fig 2.1.8.lama ka dhëmbë të vegjël në formë trekëndëshi të drejtë. Vija e dhëmbëve të sharrës është e kurbuar, për të lëvizur me lehtësi mbi shënimet.
2.1.2. Përgatitja për punë dhe mënyra e punimit me sharrë dore
Për të filluar punë sharra duhet të jetë e mprehur mire dhe me çapraz. Për të realizuar çaprazin janë dy mënyra: me kthim të dhëmbëve majtas dhe djathtas, me goditje . Në figurë jane paraqitur mjeti për dhënien e çaprazit me dorë. Pas dhënies së çaprazit bëhet drejtimi i majave të dhëmbëve me grijë ose limë hekuri. Pas drejtimit të dhëmbëve, bëhet mpreja e tyre, me limë hekuri trekëndëshe që lëviz pingul me faqen e sharrës. Kontrolli i mprehjes bëhet me dorë, duke i prekur dhëmbët me mollzat e gishtrinjëve dhe mprehja është e mirë kur i largon me vështirësi.
Mënyrat e punimit me sharrë dore. Për sharrimin gjatësor dhe tërthor në fillim deri në formimin e kanalit të sharrimit, pozicioni i sharrës,ndaj sipërfaqes të detalit mbahet me një kënd rreth 200. Në fig 2.1.9 (a,b,c,d) janë paraqitur mënyra të punimit me shara dore. Kur pë rdorim skuadër, për mbajtjen e drejtimit të sharrës, bëhen sharrime pa e shënuar më parë detalin si në fig (a, c) Me sharrën bisht dhelpër mund të bëhen sharrime tërthore dhe gjatësore. Përpara fillimit të prerjes vendoset gishti i madh i dorës për ta drejtuar atë të presë, në vendin e shënuar. Me këtë sharrë mund të bëjmë thitha dhe fole në kokat e detaleve, prerje nës picature etj.
2.2 Veglat e thjeshta të dorës për drejtimin dhe profilimine drurit
2.2.1 Llojete zdruktheve dhe karakteristikat e tyre. Zdrukthet shërbejnë për të drejtuar faqet dhe brinjët e detaleve si dhe për patura e profilime të ndryshme. Format dhe përmasat e zdruktheve ndryshojnë sipas punës që kryejnë. Zdrukthi i zakonshëm , fig.2.1.1 përbëhet nga trupi prej druri ose metali, mund të bëhet nga dy pjesë druri të lidhura ku në pjesën e poshtëme prej druri fletor të fortë si shkozë, frashër etj. Tabani mund të vishet me metal të lehtë me koeficient fërkimi të përafërt me drurin. Për të lehtësuar punën është paisur me një ose dy doreza.Foleja ngushtohet në pjesën e poshtëme, shërben për vendosjen e thikës dhe nxjerrjen e tallashit. Në pjesën e mbrapëme të gojës mbështetet thika. Pyka bëhet prej druri fletorë të fortë dhe mbaron në majë me kënd 100. Thika përbëhet nga çelik special, mprihet me një kënd 20 – 300. Thikat pa hapësirë në mes përdoren për zdrukthet tek, ato me hapësirë për fiksimin e kondrathikës, përdoren për zdrukthe ( dopio). Thika del nga sipërfaqja e poshtëme e zdrukthit 1-2mm për punime të ashpëra dhe 0,1-0,3mm për punime të pastra. Këndi i prerjes lëviz nga 30- 800 në funksion të llojit të drurit dhe drejtimit të thikës kundrejt fibrave.
Zdrukth plan (drejtues) përdoret për punimin e mirë të sipërfaqeve të mëdha në vijë të drejtë, për detalet e drurit që do përdoren për ngjitjen paralele të tyre, në formimin e pllakave prej druri masiv për zemrat e dyerve. Është zdrukthi më i madh që përdoret në zdrukthtari fig.2.2.2. Për të lehtësuar manovrimin e tij në pjesën e prapme vendoset një dorezë.
Zdrukthe të lakuar , konkavë , konveks që përdoren për pastrimin e sipërfaqeve me formë të lakuar brënda dhe jashtë fig 2.2.3(a), 2.3.4.( a,b).
Zdrukthi me dhëmbë ose (cenobël). Thika e paraqitur në fig.2.2.6 a, është e dhëmbëzuar me hap 1mm dhe lartësi 0,5-0,8mm, gjërësia e thikës është 40mm, këndi mprehjes 35-400, 800. Përdoret për gërvishtjen e sipërfaqeve që do
rimesohen për të rritur sipërfaqen e kontaktit ndërmjet rimesos dhe drurit .
Do'stlaringiz bilan baham: |