Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet166/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   162   163   164   165   166   167   168   169   ...   173

V Ë R E N


Paditësi është banor i fshatit Sinaballaj të Rrethit Kavajë.Në vitin 2012 ka mbushur moshën për pension dhe ka filluar të përgatisë dokumentacionin dhe e dërgon pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë ku më datë 22.11.2012 i kthehet përgjigje se nuk mund t’i lidhet pensioni pasi vjetërsia e punës në fshatin Sinaballaj, Kooperativa Bujqësore Rrogozhine figuron në emrin Izet Qerim Jusufi dhe jo Zenun Qerim Jusufi.

Duke qenë se ky rregullim nuk mund të bëhej në rrugë administrative, më datë 31.01.2013 i drejtohet me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.12-2014-816 (178), datë 05.06.2014 ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore, duke i’a dërguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar se Gjykata Administrative është kompetente për të gjitha çështjet të cilat sipas nenit 7/a të ligjit 49/2012 përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pamvarësisht gjëndjes, fazës apo shkallës së gjykimit dhe në rastin konkret mosmarrëveshja e krijuar rrjedh nga nje akt administrativ.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Kavajë, me vendimin nr.12-2014-816(178), datë 05.06.2014, në mbeshtetje të neneve 7 dhe 13 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi nr.12-2014-816(178), datë 05.06.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, që ka shpallur mokompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet te prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Në përcaktimin e kompetencës lëndore duhet referuar tek identifikimi i natyres se mosmarrveshjes, nëse eshtë e natyres civile apo administrative.Por në rastin konkret, pamvarësisht se çfarë natyre kanë kërkimet e padisë së palës paditëse, për përcaktimin e kompetencës zgjidhjen e ka dhënë Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara nr.3, datë 28.04.2014 ku në pikën parag.46 të tij thuhet:

Çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur”.

Në rastin konkret padia është depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë më datë 31.01.2013, pra përpara datës 04.11.2013, që është data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.49/2012“ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, 13 dhe 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë nr.12-2014-816 (178), datë 05.06.2014 dhe dërgimin e çështjes po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, me të njëjtin trup gjykues.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31001-03616-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3953 i Vendimi

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Evelina Qirjako Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 22.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: LANDI NANI;

I PADITUR: ZYRA E GJENDJES CIVILE KOMUNA LEVAN, QARKU FIER;

ZYRA E GJENDJES CIVILE FIER

OBJEKTI:


Njohja e pavërtetësisë së dokumenteve:

Akt-Lindje nr.58, datë 24.06.2005, në përbërësit e gjendjes civile

të fëmijës së mitur Elodi Nani, në rubrikën “seksi”

nga i gabuar “Mashkull” në të vërtetin “Femër”.

Baza Ligjore: Neni 32/c i Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.62-2014-2282 (780) datë 18.6.2014 vendosi:

“Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtimin e kërkesëpadisë me nr.21260-01047-62-2014(1124) Dt.Regj 26.05.2014. Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:



  • Referuar kërkesë-padisë rezulton se si palë të paditur është Zyrën e Gjendjes Civile Komuna Levan-Qarku Fier. Nuk rezulton që nga ana kësaj komune të jetë disponuar me vendimmarrjen në lidhje me pranimin apo mospranimin e kërkesës së paditësve në lidhje me saktësimin e certifikatës së lindjes përsa i përket të dhënës së rubrikës së “seksi” i fëmijës.

  • Pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nëpërmjet bazës ligjore nenit 32/c të K.Pr.Civile dhe ligji nr.8950, dt 10.10.2002 I ndryshuar Neni 15 i Kushtetutës se Shqipërisë që do të thotë që ai kërkon korrigjimin e pasaktësisë se një dokumenti që në këtë rast është e dhënë e pasqyruar në certifikatën e lindjes së fëmijës së mitur Eloni Nani.

  • Këto lloj konfliktesh përbejnë mosmarrëveshje që rregullohen nga neni 32/c i K.Pr.Civile ku thuhet: “Padia mund të ngrihet: ... c- për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin".

  • Padia për pavërtetësi të dokumentit është një padi njohje që i përket të drejtës civile. Me anën e kësaj padie subjekti që ka legjitimitetin aktiv kërkon të deklarohet i pavërtetë një akt ose një ose disa të dhëna të cilat sjellin direkt pasoja juridike për paditësin.

  • Kërkimet në këtë gjykim janë të natyrës civile, pasi me anë të kësaj padie synohet të deklarohen si të pavërteta të dhëna të cilat kane pasoja juridike për të. Kërkimi objekt gjykimi nuk mund te jete i natyrës administrative dhe të gjykohet nga gjykatat administrative në përputhje me Ligjin nr.49/2012 edhe për faktin se e drejta që paditësi pretendon qe i është cenuar, nuk ka ardhur nga një veprim apo mosveprim i një organi publik, por ka te beje me pasaktësi të dhënash në regjistrat e organit kompetent që është pala e paditur Zyra e Gjendjes Civile.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se paditësi Landi Nani nga martesa me shtetasen Rudina Nani kanë lindur më datë 19.6.2005 një fëmijë të seksit femër.

2. Pas lindjes së fëmijës me dokumentin certifikatë asistence në lindje i janë drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile për të regjistruar fëmijën e tyre. Nga kjo zyrë është mbajtur akti i lindjes nr.58 datë 24.6.2005 për regjistrimin e fëmijës të cilën prindërit i kanë vënë emrin Elodi Nani.

3. Pas disa kohësh prindërit e fëmijës kanë vënë re nga certifikata personale e fëmijës se në rubrikën “Seksi”është shënuar gabimisht “Mashkull”, ndërkohë që fëmija i tyre sipas të gjithë dokumenteve është i seksit “Femër”.



4 . Ndodhur në këto kushte paditësi Landi Nani i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.62-2014-2282 (780) datë 18.6.2014 vendosi: Konstatimi e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtimin e kërkesëpadisë me nr.21260-01047-62-2014(1124) Dt.Regj 26.05.2014. Dërgimin për shqyrtim të kërkesëpadisë dhe akteve shoqëruese, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë”.

5.1 Arsyetimi i gjykatës:Në kompetencë lëndore të Gjykatës Administrative ndër të tjera të jenë edhe mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Kështu, për të përcaktuar drejt kompetencën lëndore gjykata merr në shqyrtim këto çështje juridike A është ngritur padia kundër një organi administrativ? dhe A përbën akti i lindjes një akt administrativ? Lidhur me çështjen e parë, Gjykata thekson se në cilësinë e palës së paditur paraqitet Zyra e Gjendjes Civile, Komuna Levan, Fier, si dhe Zyra e Gjendjes Civile Fier. Gjykata, për të përcaktuar nëse Zyra e Gjendjes Civile ka apo jo cilësinë e organit administrativ, i referohet para së gjithash nenit 60 të Ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile” disiplinon se “Shërbimi i gjendjes civile është shërbim unik shtetëror. Ky shërbim, në kuptim të këtij ligji, ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotëson, përditëson dhe administron Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, mban aktet e gjendjes civile, lëshon certifikata, sipas përcaktimeve të këtij ligji, si dhe kryen shërbime të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Në nenin 62 të ligjit të sipërcituar përcaktohet se struktura dhe organika e shërbimit të gjendjes civile përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ligji parashikon shprehimisht që nëpunësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (nenin 64/2 të Ligjit “Për Shërbimin e Gjendjes Civile”), kanë statusin e nëpunësit civil. Neni 63 i Ligjit të sipërpërmendur parashikon se të ardhurat që sigurohen nga shërbimi i gjendjes civile përdoren sipas akteve të Këshillit të Ministrave që rregullojnë përdorimin dhe administrimin e të ardhurave nga institucionet buxhetore (neni 64/1). Organet administrative dallojnë nga organizatat e tjera në dy tipare thelbësore: Së pari; në to kryhen punët e përgjithshme shoqërore; Së dyti; punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, përkatësisht në ushtrimin e shërbimeve për subjektet e ndryshme. Nga përkufizimi i mësipërm si dhe dispozitat ligjore të sipërpërmendura, rezulton se Zyra e Gjendjes Civile kryen një shërbim me karakter shoqëror dhe ushtron pushtet në ushtrimin e veprimtarisë për të cilën është kompetent. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se, nga analiza ligjore rezulton se Zyra e Gjendjes Civile është organ administrativ. Nga analiza e mësipërme, konkludohet se padia është ngritur kundër një organ administrativ dhe konkretisht ndaj Zyrës së Gjendjes Civile, Komuna Levan, Fier, si dhe Zyrës së Gjendjes Civile Fier. Zyra e Gjendjes Civile, në cilësinë e organit administrativ ushtron veprimtari me natyrë administrative. Natyra administrative e veprimtarisë së Shërbimit të Gjendjes Civile (konkretisht Zyra e Gjendjes Civile) rezulton edhe nga përmbajtja e nenit 74 se “Në kuptim të këtij ligji, shkeljet e përmendura më poshtë, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë..... Kundër masës administrative mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në institucionin e ministrit që mbulon gjendjen civile, i cili brenda 10 ditëve duhet të shprehet për këtë masë. Kundër vendimit të ministrit mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së vendimit”. Nga përmbajtja e dispozitës konkludohet se veprimtaria që ushtrohet nga Shërbimi i Gjendjes Civile është veprimtari me karakter administrativ dhe mosrespektimi i dispozitave të ligjit përbën kundërvajtje administrative. Ligji parashikon shprehimisht edhe të drejtën e ankimit administrativ kundër gjobës së vendosur nga Shërbimi i Gjendjes Civile. Shërbimi i Gjendjes Civile, në ushtrim të veprimtarisë administrative, nxjerr akte administrative në të cilët pasqyrohen veprimet e nëpunësve të gjendjes civile. Lidhur me çështjen e dytë, nëse akti i lindjes është apo jo një akt administrative, Gjykata thekson se akt administrativ quhet çdo urdhër, vendim, apo veprim që merret nga autoritetet administrative për rregullimin e një rasti të veçantë ose rasteve të përgjithshme në sferën e të drejtës publike. Në rastin objekt gjykimi, pretendohet se prindërit e paditëses i janë drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile për të kryer regjistrimin e fëmijës së tyre. Zyra e Gjendjes Civile ka ndërmarrë një veprim administrativ duke mbajtur aktin e lindjes i cili përbën një akt zyrtar me natyrë administrative. Në aktin e lindjes pasqyrohet veprimi i regjistrimit të lindjes së fëmijës dhe prodhon pasoja juridike. Gjykata vlerëson se, duke u nisur nga këto karakteristika konkludohet se akti i lindjes përbën një akt administrativ. Neni 25 i Ligjit të sipërcituar parashikon se “Këto dokumente hartohen nga shërbimi i gjendjes civile, në bazë të veprimeve të kryera nga nëpunësit e këtij shërbimi ose dokumentet bazë, të ardhura nga të tretët, sipas ligjit. 2. Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile, janë: a) akti i lindjes”. Akti i lindjes përbën një nga aktet bazë që mban Shërbimi i Gjendjes Civile. Ndërsa neni 29/2 i Ligjit “Për Gjendjen Civile” parashikon se “Dokumentet e tjera bazë, si dhe i gjithë dokumentacioni tjetër, me karakter administrativ, plotësohen e administrohen, në përputhje me kriteret ligjore përkatëse, sipas llojit të dokumentit”. Nga interpretimi i nenit 25 dhe 29 të Ligjit “Për Gjendjen Civile” rezulton se krahas akteve bazë, Shërbimi i Gjendjes Civile mban edhe dokumente të tjera të cilat kanë gjithashtu karakter administrativ sikurse aktet bazë ndër të cilët edhe akti i lindjes. Për të gjitha arsyet e paraqitura më sipër, Gjykata vlerëson se akti i lindjes ka karakter administrativ dhe mbahet nga Shërbimi i Gjendjes Civile i cili në mënyrë tipike ushtron veprimtari administrative. Gjykata vlerëson se, mosmarrëveshja objekt gjykimi është e natyrës juridike administrative. Padia është ngritur kundër një organi administrativ dhe kundërshtohet përmbajtja e një akti administrativ (akti i lindjes) i mbajtur nga ky organ gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij administrative. Gjykata thekson se, me akt administrativ duhet të kuptohet edhe një veprim me karakter administrativ, i cili është shfaqje e vullnetit shtetëror të një organi që kryen funksione administrative dhe prodhon pasoja juridike. Sikurse kemi argumentuar, Zyra e Gjendjes Civil kryen veprimtari me karakter administrative dhe kjo veprimtari ka pasoja juridike. Referuar si objektit të parashtruar në kërkesë – padia nga ana e palës paditëse ashtu edhe shkakut ligjor të saj që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesë – padisë dhe konkretisht nga lidhja midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar arrihet në përfundimin se mosmarrëveshja objekt gjykimi të jetë e natyrës administrative”.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

7.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

7.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

7.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

7.4 Dispozitat e ligjit nr.10129/2009 “Për Gjendjen Civile”



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

8. Se vendimi nr.62-2014-2282 (780), datë 18.6.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

9. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë.

10. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

11. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Kjo gjykatë ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

12. Nga kërkesë padia rezulton se kërkimi i paditësit Landi Nani në këtë gjykim është: Njohja e pavërtetësisë së dokumenteve, Akt-Lindje nr.58, datë 24.06.2005, në përbërësit e gjendjes civile të fëmijës së mitur Elodi Nani, në rubrikën “seksi” nga i gabuar “Mashkull” në të vërtetin “Femër”, bazuar në nenin 32/c të Kodit të procedurës Civile.

13. Kolegji çmon se duke vlerësuar shkakun ligjor të kërkimit ndodhemi përpara një gjykimi me anën e së cilit kërkohet pavërtetësia e pjesshme e dokumentit (akt i lindjes), që lëshohet nga zyra e gjendjes civile. Pavërtetësia e këtij akti sjell si pasojë dhe ndryshimin e përbërësit të “seksit”, të fëmijës Elodi Nani në regjistrin e gjendjes civile, përbërës ky i cili është i prejardhur nga një akt tjetër zyrtar siç është “Certifikata e asistencës në lindje”, ku është shënuar ndër të tjera edhe seksi i fëmijës.

14. Në ligjin nr.10129/2009 “Për Gjendjen Civile”, në kreun “Regjistrimi i aktit të lindjes”, ligjvënësi ka rregulluar në mënyrë të detajuar procedurën e regjistrimit të aktit të lindjes, duke përcaktuar dokumentet që vërtetojnë faktin e lindjes “certifikata e asistencës së lindjes”, personat që duhet të bëjnë deklarimin e lindjes, i cili finalizohet me mbajtjen e aktit të lindjes nga punonjësi i Zyrës së Gjendjes Civile, i cili është dokumenti që vërteton ligjërisht lindjen e shtetasit. Akti i lindjes, është pikërisht akti individual që mbahet nga nëpunësi i gjendjes civile. Në këtë kuptim, akti i lindjes është dokumenti administrativ i cili vërteton ligjërisht lindjen e shtetasit, i cili ka tiparet e një akti administrativ me natyrë individuale.

15. Sa më sipër në ligjin nr.49/2012 është përcaktuar qartë se në kompetencë të gjykatave administrative janë ato mosmarrëveshje, që lindin nga akte administrative individuale të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative të një organi publik (neni 7/a).

16. Kolegji Administrativ vlerëson se, veprimet, ose mosveprimet e zyrës të gjendjes civile janë veprime, ose mosveprime të administratës shtetërore, të cilat në vetvete përbëjnë një shprehje të vullnetit të saj, pasi Zyra e Gjendjes Civile, është e detyruar që të pasqyrojë në regjistrat e gjendjes civile përbërës të saktë, dhe kur janë rastet e parashikuara në ligj, të bëje ndryshimin e tyre, prandaj në këtë kuptim këto veprime, ose mosveprime nuk mund të kenë natyre civile.

17. Në analizë të kërkimit të palës paditëse Landi Nani dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, rezulton se jemi përpara një padie me kërkime që janë të lidhura me korrigjimet e akteve të gjendjes civile (akt lindje), dhe në këto kushte çështja objekt gjykimi përbën një mosmarrëveshje administrative dhe hyn në rrethin e atyre çështjeve që janë në kompetencë lëndore të gjykatave administrative, (neni 7/a i Ligjit nr.49/2012).

18. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.62-2014-2282 (780), datë 18.6.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.62-2014-2282 (780) datë 18.6.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, më 22.10.2014

Nr.31003-03571-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3956 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar


Në datën 28.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03571-00-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS PASHAKO KASAJ

E PADITUR: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË.
OBJEKTI:

Detyrimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

për njohjen e vjetërsisë në punë sipas librezës së punës.

Baza Ligjore: Neni 154 e vijues i K.Pr.Civile,

ligji nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në RSH-së”,

neni 1 e vijues, neni 8, 9 e vijues 18, 60 dhe 62/1 e vijues.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2856, datë 28.02.2014 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore lëndore për gjykimin e çështjes me nr.8557 akti për shkak se çështja është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë, me vendimin nr.4614 akti, datë 21.05.2014, bazë të neneve 7 dhe 13, 17 pika 1 gërma “g” të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Në analizë të faktit të pretenduar dhe dispozitave të ligjit 49/2012 rezulton se gjykata administrative është një gjykatë e veçantë e krijuar me ligj të posaçëm që operon në fushë të veçantë, atë të gjykimit te mosmarrëveshjeve administrative. Pikërisht në ligjin për krijimin e këtyre gjykatave nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “ janë përcaktuar dhe mosmarrëveshjet që përbëjnë lëndën, të cilat merre në shqyrtim kjo gjykatë, konkretisht në nenin 7 të këtij ligji.

  • Në rastin konkret, duke analizuar palët në mosmarrëveshje dhe veçanërisht kërkimet objekt padie dhe kuadrin ligjor në të cilën mbështeten ato, gjykata konkludon se jemi përpara një mosmarrëveshje civile dhe jo administrative.



  • Ky lloj konflikti përbënë mosmarrëveshje që rregullohen nga neni 32/c i K.Pr.Civile ku thuhet: “Padia mund të ngrihet...c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin “.Kjo lloj padie, pavërtetësi dokumenti, është një padi njohje që i përket të drejtës civile. Ky kërkim nuk është i natyrës administrative dhe nuk mund të gjykohet nga gjykata administrative.

  • Pavarësisht se në zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykata mund të urdhëroj kryerjen e disa veprimeve nga ana e organeve administrative duke patur parasysh se kërkimi kryesor në këtë kërkesëpadi ka të bëjë me të drejta që rregullohen nga dispozitat proceduriale civile është pikërisht gjykata që shqyrton mosmarrëveshjet civile, ajo që ka kompetencën lëndore për gjykimin e çështjes.

  • Po kështu duke ju referuar vendimit unifikues nr.4, datë 10.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ku thuhet:” Kur nga objekti dhe shkaku ligjor i padisë mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe si rezultat i zgjidhjes së pasojave të çështjes me natyrë civile mund të urdhërohet kryerja e disa veprimeve administrative, si p.sh. urdhërimi i ZVRPP për të kryer fshirjen apo regjistrimin e një prone të caktuar, atëherë shqyrtimi i këtyre çështjeve do të jetë në kompetencë të gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjet civile”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

Paditësja, Pashako Kasaj, pasi ka plotësuar moshën për pension pleqërie i është drejtuar palës së paditur, DRSSH Tiranë, duke kërkuar caktimin e pensionit të pleqërisë, bazuar në librezën e punës e lëshuar me nr.647/2, datë 20.04.1968 nga ish NISHRG Tiranë.

Pala e paditur, pasi ka kryer procedurën e verifikimit të të dhënave të librezës së punës ka konstatuar se në indeksin e NISHRG Tiranë nuk figuron emri i paditëses gjithashtu dhe në Degën e Ushqimit Social Ushtarak Burrel, sektori Bulqizë dhe Rep.usht.7033 nuk konfirmohet periudha e punës, pasi nuk disponohet dokumentacioni.

Paditësja ka ndjekur rrugën e ankimit administrativ dhe ku Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me shkresën nr.5916/1 prot, datë 30.12.2009, pasi ka marrë në shqyrtim ankesën e paditëses i ka kthyer përgjigje negative. Në këto kushte paditësja i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar njohjen e vjetërsisë në punë sipas librezës së punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2856, datë 28.02.2014 ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore, duke i’a dërguar këtë çështje Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar Gjykata Administrative ka kompetencën lëndore për shqyrtimin e të gjitha aspekteve qe lidhen me nxjerrjen, zbatimin, ekzekutimin e akteve e akteve administrative individuale apo dëmet e shkaktuara nga veprimet apo mosveprimet e administratës shtetërore, kjo e bazuar në nenin 7 të ligjit 49/2012.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e saj nr.4614 akti, datë 21.05.2014, në mbështetje të neneve 7, 13 dhe 17 pika 1 gërma “g” të ligjit 49, datë 03.05.2012 2012 “ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi nr.2856, datë 28.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Në përcaktimin e kompetencës lëndore duhet referuar identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes, nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji vlerëson jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë se objekti i padisë që është në shqyrtim është i natyrës administrative.

Në çështjen në shqyrtim, padia e ngritur nga pala paditëse, Pashako Kasaj, ka një kërkim të vetëm dhe që është njohja të vjetërsisë në punë në NISHRG si dhe në Degën e Ushqimit Social Ushtarak Burrel, Sektori Bulqizë dhe Rep.Usht.7033, për periudhën 1968-1978 dhe nga 1981 deri në vitin 183 dhe që është me natyrë të mirëfilltë civile.

Në bazë të nenit 288 të K.Pr.Civile “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të shkallës së parë të asaj gjykate ku vendbanimin kërkuesi..”.



Në rastin konkret kërkuesja ka kërkuar të vërtetojë faktin se për vitet që kishte punuar në NISHRG si dhe në Degën e Ushqimit Social Ushtarak Burrel, Sektori Bulqizë dhe Rep.Usht.7033, për periudhën 1968-1978 dhe nga 1981 deri në vitin 183, për shkaqe të ndryshme nuk gjendet dokumentacioni dhe ajo kërkon që të njihet e vërtetë kjo periudhë sipas asaj që ka të shënuar në librezën e punës.

Kompetenca e Gjykatave Administrative është e përcaktuar qartë në nenin 7 të ligjit 49/2012 dhe objekti i kësaj padie, vërtetimi i faktit juridik, të paraqitur nga paditësja, Pashako Kasaj, nuk parashikohet në ato mosmarrëveshje që shqyrtohen prej kësaj gjykate.

Sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka shpallur mokompetencën lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje është dhënë në zbatim të gabuar të ligjit.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 7, 13, 17 pika 1 gërma “g” dhe 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2856, datë 28.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate, me të njëjtën trup gjykues.

Tiranë, më 28.10.2014

Nr.31003-03548-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014- 3957 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 22.10.2014, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: PRANVERA ÇELA

I PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES

PERSON I TRETË: BANKA “CREDINS” SH.A

BANKA “PROCREDIT” SH.A.

OBJEKTI:

Kërkohet ripërtëritja e kontratës së qirasë së lokalit

për vitin 2014 e në vazhdim të ndodhur në mjediset

e Ministrisë së Mbrojtjes apo repartet e vartësisë së saj.

Detyrimi për të paguar shumën e parave për furnizimet e bëra

palës së paditur të palikuiduara në vlerën 140.200 lekë

dhe vleftën e kompletimit të sallës së vipave në vlerën 500.000 lekë.

Për mospërsëritjen e kontratës së qirasë së lokalit për paditësen nga viti 2010,

si presion për kërkimin e shumës së mallit të furnizuar palës së paditur,

kërkojmë shpërblimin e dëmit nga Ministria e Mbrojtjes,

gjithsej në vlerën 2.500.000 lekë, në këtë vlerë përfshihen

investimet e kryera për rikonstruksionin e lokalit dhe mobilimi i tij

si dhe fitimin e munguar në vlerën 1.000.000 lekë në vit,

deri në momentin e lidhjes së kontratës së qirasë.

Baza Ligjore: Neni 32 Kodit të Procedurës Civile,

nenet 445, 450, 608, 640, 653, 801 – 825,

Vendim i Këshillit të Ministrave nr.315, datë 24.04.2003

“Për dhënie me qira të Pasurisë së Institucioneve”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.632 datë 22.1.2014, vendosi:

“Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them. Dërgimin e dosjes civile me nr.regj.them. për kompetencë lëndore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes nr.1778 regjistri, duke pasqyruar shkaqet e mëposhtme:


  • Kjo gjykatë vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes në këtë rast është civile për faktin se ligji 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka përcaktuar shprehimisht në nenin 7, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative.

  • Në rastin konkret nuk ndodhemi përpara paligjshmërisë së organit administrativ që ka shkaktuar për pasojë mosmarrëveshjen me palëve ndërgjyqëse e cila të konsiderohet e natyrës administrative.

  • Jemi përpara situatës ku kërkimi për shpërblimin e dëmit pasuror prej prishjes së objektit si dhe pagimi i fitimit të munguar si rezultat i zgjidhjes së kontratës së qirasë në mënyrë të njëanshme i përket të drejtës civile dhe debitori në këtë rast është subjekt i gjykatës civile.

  • Në nenin 13 të ligjit organik është e përcaktuar e drejta funksionale e gjykatës, që çështjen e moskompetencës lëndore dhe funksionale, ta vlerësojë edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit, ndaj kjo gjykatë vlerëson se, padia duhet të gjykohet prej gjykatës kompetente për nga pikëpamja lëndore, që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Pranvera Çela ka administruar për një periudhë të gjatë kohe lokalin Bar Bufe në Ministrinë e Mbrojtjes.

2. Duke filluar nga viti 1999 palët ndërgjyqëse kanë lidhur çdo vit kontrata qiraje me afat një vjeçar për ushtrimin e këtij aktiviteti nga paditësja brenda ambienteve të palës së paditur.

3. Pala paditëse me qëllim përmirësimin e kushteve të ambientit dhe në bazë të orientimeve të palës së paditur ka kryer punime të ndryshme dhe për këtë shkak ka marrë kredi pranë Bankës “Credins” dhe Bankës “Procredit”.

4. Së fundmi rezulton se më datën 4.2.2009 palët ndërgjyqëse kanë lidhur një kontrate qiraje për dhënien e këtij ambienti prej 68 m2 në përdorim të paditëses Pranvera Çela me afat nga data 8.2.2009 deri në 8.2.2010.

5. Me shkresën nr.353 prot., datë 4.2.2010 “Njoftim për zgjidhje kontrate” të Drejtorisë së Administrimit dhe Shërbimeve pranë ministrisë së Mbrojtjes i është komunikuar paditëses se: “Ju bëjmë me dije se për nevoja pune kontrata nr.383 datë 11.2.2009 me objekt dhënien me qira... me afat një vjeçar nuk do të ripërsëritet për vitin 2010. Sa më sipër brenda datës 15.3.2010 ju lutemi merrni masa për lirimin e të gjitha ambienteve që keni patur në përdorim deri tani”.

6. Sa më sipër paditësja i është drejtuar me kërkesën e datës 9.2.2010 palës së paditur Ministrisë së Mbrojtjes për të rishikuar edhe njëherë vendimin e saj për mos ripërsëritjen e kontratës së qirasë.

7. Me shkresën nr.904/1 prot., date 18.02.2010 Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se: “... kontrata nuk do të ripërsëritet për arsye se ambientet që ju keni përdorur deri më tani do të kthehen në ambiente zyrash. Gjithashtu për arsye higjiene dje sigurie, në godinën qendrore të MM nuk do funksionojë më ambient bufeje. Në bazë të kontratës së qiramarrjes nr.383, datë 11.2.2009, Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim ligjor për kreditë që ju pretendoni se keni marrë për mobilimin e lokalit. Investimet që keni bërë në pajisje para vitit 2005 me zgjidhjen e kontratës mbeten në pronësinë tuaj dhe ju duhet ti tërhiqni ato që të lironi ambientet brenda datës 15.3.2010”.

8. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Pranvera Çela i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.632 datë 22.1.2014, vendosi: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj.them. Dërgimin e dosjes civile me nr.regj.them. për kompetencë lëndore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës: “Neni 7/a i Ligjit nr.49/2012, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përcakton rrethin e mosmarrëveshjeve në kompetencë lëndore të Gjykatave Administrative:“Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.3 datë 06.12.2013, orientojnë: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me Ligjin nr.49 datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar edhe përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”. Në këto kushte, referuar nenit 7/a të Ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje, pasi kjo kompetencë i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë”

10. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 25 pika 1/ç, neni 13 pika 1 dhe 5 , të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore të shqyrtimit të çështjes nr.1778 regjistri, duke pasqyruar shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM

11. Dispozitat e Kushtetutës në të cilat është parashikuar:

11.1 Neni 42/2 i Kushtetutës: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

11.2 Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

11.3 Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” ;

11.4 Dispozitat e Kodit Civil;



KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON SE:

12. Se vendimi nr.632 datë 22.1.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

13. Ky kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

14. Kolegji Administrativ e gjen me vend të rikonfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

15. Kolegji Administrativ në përcaktimin e kompetencës lëndore i referohet identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji e vlerëson të gabuar arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe qëllimin e vërtetë të këtij gjykimi duke mos bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e kompetencës lëndore.

16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në arsyetimin e vendimit thekson faktin se jemi në kushtet e nenit 7/a të ligjit nr.49/2012 për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Në interpretim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 që çështja të gjykohet nga gjykatat administrative duhet që të kundërshtohet gjyqësisht kontrata administrative publike. Në nenin 6 të Kodit të procedurave Administrative përcaktohet se kontrata administrative janë: “Kontrata administrative do të quhen ato marrëveshje, ku të paktën njëra nga palët, është organ i administratës publike dhe të cilat synojnë të krijojnë, të ndryshojnë ose të anulojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike”. Në rastin konkret kërkimi i palës paditëse nuk është kundërshtimi gjyqësish i një kontrate publike por ripërtëritja e kontratës së qirasë dhe përmbushja e detyrimeve kontraktore që rrjedhin nga kontrata qirasë, e cila në bazë të përkufizimit të mësipërm nuk përbën kontratë administrative publike pavarësisht faktit se pala e paditur është organ i administratës publike.

17. Në bazë të dispozitave të Kodit të Civil që rregullojnë kontratën e qirasë përcaktohet se: “Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar”.

Kërkimet e padisë objekt shqyrtimi, burojnë nga një marrëdhënie juridiko-civile, siç është kontrata e qirasë e lidhur midis palëve ndërgjyqëse dhe detyrimet që rrjedhin prej saj, kjo pavarësisht faktit se palë në kontratë është një organ i administratës publike, në këtë marrëdhënie pala e paditur Ministria e Mbrojtjes nuk merr pjesë si subjekt i së drejtës publike, që ushtron funksione administrative, por si subjekt i së drejtës private.

18. Sa më sipër në analizë të kërkimit të palës paditëse Pranvera Çela dhe shkakut ligjor ku mbështetet kërkimi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se natyra e mosmarrëveshjes në ketë rast është civile, jo vetëm sepse jemi para një konflikti me natyrë civile siç është kontrata e qirasë dhe shpërblimi i demit që rrjedh prej saj, por edhe për faktin se ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka përcaktuar shprehimisht në nenin 7, natyrën e mosmarrëveshjes që gjykon gjykata administrative që janë nder të tjera mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjate ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik, si dhe mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik.

19. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.632, datë 22.1.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   162   163   164   165   166   167   168   169   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish