Në regresionin standart koeficienti i përcaktimit (R²) tregon sa prej variancës së variablit të varur shpjegohet nga modeli. Në "logistic regression" në pamundësi të llogaritjes së R², llogaritet pseudo R², dhe rezultatet paraqiten në tabelën 15 më sipër. Nga tabela e mësipërme mund të konkludojmë se nga 54.1% deri në 76.3% e variancës së variablit të varur mund të shpjegohet nga modeli në bllokun 1, pra modeli është i kënaqshëm (ekziston një ekuacion që përcakton marrëdhënien e tërësisë së variablave shpjegues me variablin e varur)
Tabela 16: Variablat në ekuacion
|
|
Wald
|
Sign.
|
Exp(B)
|
Blloku 1
|
E lehtë
|
,387
|
,534
|
,898
|
I përgatitur
|
1,110
|
,292
|
1,253
|
Kontrolloj
|
1,171
|
,279
|
1,244
|
Detaje praktike
|
5,327
|
,021
|
1,565
|
Zhvilloj
|
2,866
|
,090
|
1,379
|
Prob. i lartë
|
1,565
|
,211
|
1,278
|
Njohje mundësish
|
2,526
|
,112
|
,705
|
Kreativitet
|
14,930
|
,000
|
2,396
|
Zgjidhje problemesh
|
2,957
|
,086
|
1,459
|
Aftësi drejtimi
|
24,110
|
,000
|
3,037
|
Zhvillim produktesh
|
,356
|
,551
|
,888
|
Network
|
2,802
|
,094
|
1,303
|
Costante
|
77,768
|
,000
|
,000
|
|
Tabela 16 e variablave në ekuacion, përmbledh rëndësinë e variablave shpjegues individualisht. Edhe pse testi chi-squared për vullnetin kundrejt variablave shpjegues është sinjifikativ (p = 0.000), nuk ka marrëdhënie të fortë mes disa prej variablave shpjegues individualisht dhe vullnetit sipërmarrës. Tabela e mësipërme tregon se ekziston një marrëdhënie e fortë mes variablit “Unë i di detajet praktike të krijimit të një firme” (p = 0.021), variablit “kreativitet” (p = 0.000) dhe variablit “aftësi drejtimi” (p = 0.000) dhe vullnetit pozitiv sipërmarrës. Testi Wald përdoret për të testuar nëse koeficienti i korrelacionit është i ndryshëm nga 0, pra për të provuar që variablat shpjegues kanë një kontribut të rëndësishëm në rezultatin e pritur.
Siç shihet për tri varablat e mësipërm vlerat e Wald janë dukshëm të ndryshme nga zero dhe konkretisht (5.3%, 14.9% dhe 24.1%). Kolona exp prezanton "odds ratio" për variablat individual. Vlera e exp = 3.037 për variablin “aftësi drejtimi”, tregon se studentët që e rankojnë drejt vlerave të sipërme këtë variabël, kanë 3 herë më tepër gjasa të kenë vullnet pozitiv sipërmarrës se ata që rankojnë me vlera të ulëta të njëjtin variabël.
Besimi tek njohurite mbi biznesin në nivel praktik, kreativiteti për të zgjidhur problemet dhe përparuar në biznes si dhe aftësitë drejtuese kanë lidhje të fortë me vullnetit sipërmarrës në studim. Vlen edhe njëherë të theksohet se të tre keta tregues vlerësojnë besimin e individit në kapacitetin që ka për të performuar me sukses situata te ndryshme. Kështu perceptimi mbi aftësitë për të performuar një detyrë të dhënë (në rastin konkret detajet praktike, kreativiteti dhe aftësitë e drejtimit), krijojnë qëndrimin e individit pro sipermarrjes duke e konvertuar atë në vullnet dhe në sjellje të mundshme (Ajzen, 1991).
5. Modelet Inspiruese
Duke analizuar të gjithë faktorët e mundshëm përcaktues të vullnetit sipërmarrës, modeli inspirues është nga më të rëndësishmit. Familja ndikon mjaft tek të rinjtë duke pasur parasysh ndarjen e njohurive të biznesit, duke i ekspozuar tek mundësitë dhe duke i ndërgjegjësuar të kuptojnë përfitimet e një zgjedhje të tillë karriere.
Përafërsisht 60% e pjesmarrësve kanë etërit e tyre të përfshire në sipërmarrje. Prej tyre 26% janë të vetpunësuar, duke drejtuar bizneset e tyre. Përveç kësaj 19% e mamave të të anketuarve janë të vetpunësuara, ndërsa 42% e tyre janë pjesë e sektorit privat. Nga prindërit e të anketuarve rreth 60% e tyre kanë diplomë universitare. Ndikimi i prindërve në vendimin e karrierës lidhur me fëmijet e tyre është shumë i fortë. Kështu ne nuk mund të injorojmë faktin se ata janë këshilluar prej tyre në zgjedhjen e studimeve te lidhura me fushën e biznesit. Kombinuar këtë me faktin se një përqindje e lartë e prindërve janë të përfshirë në përvoja sipërmarrëse është një faktor ndikues në vullnetin sipërmarrës që këta student kanë zhvilluar.
Një nga qëllimet e studimit është analiza e rolit të familjes në vendimin e studentëve për të ndjekur rrugën e karrierës sipërmarrëse dhe ndikimin që ka në vullnetin sipërmarrës të të rinjve shqiptar. Në tabelën e mëposhtme (Tabela 17) pasqyrohet influenca e modelit inspirues tek studentët.
Tabela 17 Influenca e Modelit Inspirues
-
Modelet inspiruese me eksperiencë pozitive
|
Po
|
355 (83.9%)
|
Jo
|
69 (16.1%)
|
Vullneti për t'u bërë sipërmarrës
|
Po
|
296 (69.8%)
|
Jo
|
128 (30.2%)
|
Besimi se modeli inspirues influencon vullnetin sipërmarrës është objektiv i studimit. Hipoteza 5 kërkon të vërtetojë lidhjen pozitive midis dy variablave (modeli inspirues me vullnetin sipërmarrës) ndërsa Hipoteza 0 hedh poshtë lidhjen e lartpërmendur.
Hipoteza 5 : Studentët në kontakt me modele inspiruese kanë vullnet
sipërmarrës në krahasim me ata qe nuk kanë patur
këtë mundësi.
H0 : Studentët në kontakt me modele inspiruese nuk kanë vullnet
sipërmarrës në krahasim me ata që nuk kanë patur këtë
mundësi.
Variablat që u morrën në shqyrtim janë:
-
Vullneti sipërmarrës-variabli i varur, i përcaktuar nga pyetja: "E keni konsideruar seriozisht të bëheni sipërmarrës?"
-
Modeli Inspirues-variablat e pavarur përcaktuar nga pyetja: "Njihni personalisht ndonjë sipërmarrës?"
Analiza e korrelacionit bivariate (dy variabla), dhe konkretisht Spearman Rank test, tregon se ka një lidhje të fortë mes ekspozimit ndaj përvojave sipërmarrëse dhe vullnetit sipërmarrës. Kjo provohet me koeficientin Rho të Spearman shumë afër 1-shit (korrelacion optimal), dhe sinjifikativ në nivelin e p=0.01
Tabela 18: Analiza e rezultatit: Marrëdhënia midis "vullnetit" dhe "njohjes së një sipërmarrësi"
|
Vullneti
|
Eksperiencë pune
|
Rho e Spearman
|
Vullneti
|
1,000
|
0,901**
|
p
|
0,0
|
0,000
|
N
|
434
|
434
|
**. Korrelacioni eshte sinjifikativ ne nivelin 0,01
|
Të dhënat në tabelën 18 mbështet hipotezën H5 se individi ka vullnet të fortë sipërmarrës kur ka ekspozim tek modeli inspirues. Si rezultat, hipoteza zero hidhet poshtë. Kështu analiza statistikore e përfaqësuar më sipër mbështet idenë që studentët afër modelit inspirues apo përvojave sipërmarrëse kanë vullnet të fortë sipërmarrës. Kështu, modelet inspiruese kanë ndikim në krijimin e vullnetit sipërmarrës.
Tabela 19 pasqyron një përmbledhje të të dhënave përshkruese për secilën pyetje të përfshirë në analizë (mesatare; modë; devianca standarte).
Tabela 19: Tabela Përmbledhëse
|
Mean
|
Mesatare
|
Modë
|
Devianca Standarte
|
Vullneti
|
1.310023
|
1
|
1
|
0.46304281
|
Shoqatat
|
3.785548
|
4
|
4
|
1.614963901
|
Institucione
|
3.815851
|
4
|
4
|
1.67754007
|
Trajnim specifik
|
4.004662
|
4
|
5
|
1.714418429
|
Kredi
|
3.850816
|
4
|
4
|
1.628063047
|
Mbështetje teknike
|
4.081585
|
4
|
5
|
1.774787418
|
Qëndra biznesi
|
4.072261
|
4
|
4
|
1.772558151
|
Konsulencë
|
4.205128
|
4
|
5
|
1.807272896
|
Kurs ose modul
|
1.689977
|
2
|
2
|
0.46304281
|
I vendosur
|
4.769231
|
5
|
7
|
1.884611717
|
Unë kam vullnet
|
4.829837
|
5
|
7
|
1.862428628
|
Eksperiencë pune
|
1.543124
|
2
|
2
|
0.498718485
|
Vetëpunësuar
|
1.818182
|
2
|
2
|
0.386144923
|
Vlerësim familje
|
5.109557
|
5
|
5
|
1.508427119
|
Vlerësim shok
|
5.132867
|
5
|
5
|
1.443181336
|
Vlerësim koleg
|
5.242424
|
6
|
6
|
1.551896548
|
Mbështetje familje
|
5.787879
|
6
|
7
|
1.534415906
|
Mbështetje shok
|
5.11655
|
5
|
7
|
1.626426401
|
Mbështetje koleg
|
4.822844
|
5
|
6
|
1.725655862
|
Jo kulturë
|
3.645688
|
4
|
4
|
1.8215638
|
Jo njohuri
|
4.181818
|
4
|
5
|
3.67799029
|
Jo pranim
|
4.498834
|
5
|
4
|
1.719357504
|
Me risk
|
5.09324
|
5
|
5
|
1.504099069
|
Shfrytëzues
|
4.561772
|
5
|
5
|
1.696349195
|
E lehtë
|
3.656542
|
4
|
4
|
1.618476227
|
I përgatitur
|
3.600467
|
4
|
4
|
1.504622002
|
Kontrolloj
|
3.948598
|
4
|
4
|
1.586586898
|
Detaje praktike
|
3.735981
|
4
|
4
|
1.742945559
|
Zhvilloj
|
3.922897
|
4
|
4
|
1.639997435
|
Prob. i lartë
|
4.28972
|
4
|
4
|
1.610907468
|
Njohje mundësish
|
4.380841
|
4
|
5
|
1.442839785
|
Kreativitet
|
4.950935
|
5
|
6
|
1.472598769
|
Zgjidhje problemesh
|
4.978972
|
5
|
5
|
1.39320091
|
Aftësi drejtimi
|
5.341121
|
6
|
5
|
1.47436825
|
6-PERFUNDIME
"Qëllimi kryesor i edukimit nuk është të ofroj njohuri por të ofrojë veprime konkrete"
HERBERT SPENCER
6.1 Perspektiva e Zhvillimit të Sipërmarrjes në Shqipëri
Ekonomia shqiptare është në tranzicion. Tregu i punës në Shqipëri është prekur nga kjo periudhë tranzicioni dhe po përballet me probleme të mëdha. Nivelet e papunësisë janë të larta. Pjesëmarrja e krahut të punës është e ulët. Papunësia e të rinjve është e lartë. Karakteristika të tilla të tregut të punës në Shqipëri kërkojnë urgjentisht një zgjidhje. Shumica e ekonomive të suksesshme prezantojnë sipërmarrjen si praktika më e mirë për t'u ndjekur dhe për të luftuar këtë beteje ekonomike. Rritja e numrit të sipërmarrësve në ekonomi mund të jetë alternativë e mirë për të ulur nivelin e papunësisë, sidomos tek të rinjtë.
Studimi ngre pyetjen e rëndësishme se është e mundur te nxisim sipërmarrjen dhe rrisim numrin e sipërmarrësve të rinj në Shqipëri? Përgjigjia është definitivisht "po".
-
Së pari për shkak se kemi gjetur se 7 të rinjtë nga 10 kanë vullnetin të bëhen sipërmarrës dhe kanë dëshirë të krijojnë ndërmarrje të reja. Ky konstatim është rezultat i pyetësorit te administruar në të gjitha universitetet në Shqipëri, ku morën pjesë 434 studentë. Rezultati në lidhje me vullnetin sipërmarrës është më shumë se premtues. Ai përcakton terrenin për të zhvilluar sipërmarrjen dhe gjendja reale na bën optimist.
-
Së dyti, Teoria e Sjelljes Planifikuar të Ajzen mbështet përgjigjen tonë: përfundimisht "po" lidhur me pyetjen nëse është e mundur të zhvillohet sipërmarrja në Shqipëri. Sipas saj vullneti është paraardhësi i menjëhershëm i sjelljes. Vullneti, edhe ai sipërmarrës si në këtë rast, është ndikuar nga faktorë dhe stimuluar nga ngjarjet e ndodhura në jetën e njerëzve. Ne mund të ndikojmë në zhvillimin e vullnetit sipërmarrës dhe ky është një fakt interesant. Duke ditur se sipërmarrja mund të konsiderohet si një sjellje e planifikuar dhe analizohet duke përdorur modelet e vullnetit na bën të besojmë se zhvillimi i sipërmarrjes në Shqipëri është më shumë se i mundur.
Për sa kohë që ekzistojnë mënyra për të zhvilluar sipërmarrjen pyetja e vetme që ka nevojë për përgjigje është si? Në mënyrë që të gjejme se si, së pari analizuam faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës. Por pa mjaftuar tek kjo fazë, studimi duhet të marrë në konsideratë hendekun që ndalon të rinjtë me vullnet sipërmarrës të bëhen të tillë. Për këtë arsye, ky studim ka për qëllim të përshkruajë dhe të analizojë faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës dhe të përdori rezultatet për të mbështetur politika dhe për të bërë rekomandime që përfundimisht do të përmirësonin situatën në vend.
Duke marrë parasysh se ekonomia shqiptare është në tranzicion, treguesi se 68% e studentëve (n=296) kanë synim sipërmarrjen është një perceptim pozitiv që të rinjtë kanë për këtë mundësi karriere. Në vlerësimin e studentëve lidhur me nivelin e interesit të tyre për të krijuar një sipërmarrje, vrojtuam se kjo preferencë është e moderuar. Vetëm 23.4% e të intervistuarve vlerësojne krijimin e një firme si shumë të preferueshme. Në këtë kontekst edhe niveli i tërheqjes që këta studentë deklarojnë të kenë për sipermarrjen është 5.43 në shkallë Likert.
Arsimi është shumë i rëndësishëm dhe rezultatet shumë ndikuese. Ai i ekspozon studentët tek aktivitetet sipërmarrëse, u mëson atyre njohuri dhe aftësi për t'u bërë sipërmarrës, dhe siguron të gjithë mundësitë për të filluar një sipërmarrje të re. Përvoja personale lidhur me sipërmarrjen krijon kapacitetin e studentëve dhe i bën ata të aftë për të ndërmarrë aktivitete sipërmarrëse. Vlerësimi social paraqet mjedisin sipërmarrës, dhe kur ai është i shëndetshëm, është favorizues për të krijuar vullnetit sipërmarrës të të rinjve. Inspirimi nga përvojat e e sukseshme në sipërmarrje shërben si model dhe influencon të rinjtë të kenë vullnet sipërmarrës.
Studimi konkludon se universitetet në Shqipëri dhe rajon kanë bërë përpjekje në dy dekadat e fundit për t'ju afruar studentëve njohuri dhe aftësi sipërmarrëse. Studentët janë përfshirë në programe mësimore, kanë marrë pjesë në praktika sipermarrese si dhe kanë qënë në kontakt me sipërmarrës të suksesshem. Edukatorët në institucionet e arsimit të lartë kanë ndarë njohuri dhe praktika reale si dhe kanë eksperimentuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
Në Shqipëri në vitet e fundit janë bërë përpjekje nga studiuesit për të analizuar faktorët përcaktues të vullnetit sipërmarrës tek të rinjtë që studiojnë në institucionet e arsimit të lartë. Përmendim këtu studimet e bëra nga Kume et al., 2013 dhe Shaqiri, 2015 të cilët jo vetëm kanë analizuar faktorët përcaktues të vullnetit por kanë bërë dhe rekomandime me vlerë për politikat arsimore dhe kurrikulat universitare.
Studiuesit shqiptar kanë nxjerrë përfundimin se të rinjtë shprehen interes të lartë lidhur me sipërmarrjen, dhe nje përqindje e lartë studentësh aspirojnë këtë karriere në një periudhë afatgjatë, pesë vjet pas mbarimit të studimeve. Sipas studueseve Kume et al. (2013) në Shqipëri rreth 53.6% e studentëve kanë mendime serioze për sipërmarrjen. Perfundimet e studimit treguan se ka një interes të dukshëm lidhur me sipërmarrjen tek studentët në Shqipëri. Nga rezultatet e analizës së këtij studimi rezulton se dy variabla të lidhura me edukimin si: roli i universitetit për të promovuar sipërmarrjen dhe kurrikula universitare janë faktorë mjaft të rëndësishme që promovojnë aktivitetin sipërmarrës. Gjetjet nxorrën në pah se ekspozimi i mëparshëm tek edukimi sipërmarrës ka një efekt pozitiv tek qëndrimi i studentëve kundrejt kësaj karriere dhe në besimin e studentëve për tu përfshirë në këtë veprimtari. Gjithashtu ekspozimi i individëve tek praktikat sipërmarrëse, direkte ose indirekte, nëpërmjet bizneseve familjare është i lidhur ngushtësisht me qëndrimin, normat dhe kontrollin e sjelljes së perceptuar lidhur me sipërmarrjen. Rëndësi të vecantë ka fakti që babai është i vetpunësuar. Të dhënat e studimit nxorrën në pah faktin se studentët kanë besim në vetvete se zotërojnë kontrollin mbi iniciativat sipërmarrëse në të ardhmen.
Në punimin e doktoraturës të studiuesit Shaqiri (2015) doli në pah se studentët që ishin ekspozuar ndaj kursit të sipërmarrjes kishin perceptim sipërmarrës më të lartë se sa studentët qe nuk kishin një eksperiencë të tillë. Kontributi kryesor i këtij punimi lidhen kryesisht me rëndësinë që edukimi sipërmarrës universitar duhet të ketë, në funksion të nxitjes më efikase të studentëve për të filluar start-up të reja. Gjetjet, ofrojnë mundësi të mira në zgjerimin e njohurive sipërmarrëse dhe aftësive të cilat rezultuan së mund të përvetësohen përmes edukimit dhe nga ana tjetër, ofrojnë nxitje të rëndësishme në orientimin drejt aktiviteteve sipërmarrëse.
Në këtë vazhdë ky studim analizon faktorët që influencojnë vullnetin sipërmarrës të të rinjve. Pjesëmarrësit në studim u përkasin universiteteve publike dhe private dhe kampioni shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Të anketuarit duke qënë pranë diplomimit, paraqisnin nevojë urgjente për të vendosur mbi rrugën e karrierës. Studimi arrin në konkluzion se perceptimi i tyre në lidhje me sipërmarrjen, si një alternativë e mundshme karriere, është shumë pozitiv.
Duke marrë parasysh se ekonomia shqiptare është në tranzicion, treguesi se 68% e studentëve (n=296) kanë synim sipërmarrjen është një perceptim pozitiv që të rinjtë kanë për këtë mundësi karriere. Në vlerësimin e studentëve lidhur me nivelin e interesit të tyre për të krijuar një sipërmarrje, vrojtuam se kjo preferencë është e moderuar. Vetëm 23.4% e të intervistuarve vlerësojne krijimin e një firme si shumë të preferueshme. Në këtë kontekst edhe niveli i tërheqjes që këta studentë deklarojnë të kenë për sipermarrjen është 5.43 në shkallë Likert.
Përcaktuesit e vullnetit sipërmarrës që u konsideruan të rëndësishme në analizën e bërë në këtë studim janë: arsimi; përvoja e punës; vlerësimi social, kapaciteti dhe modelet inspiruese. Arsimi është shumë i rëndësishëm dhe rezultatet shumë ndikuese. Ai i ekspozon studentët tek aktivitetet sipërmarrëse, u mëson atyre njohuri dhe aftësi për t'u bërë sipërmarrës, dhe siguron të gjithë mundësitë për të filluar një sipërmarrje të re. Përvoja personale lidhur me sipërmarrjen krijon kapacitetin e studentëve dhe i bën ata të aftë për të ndërmarrë aktivitete sipërmarrëse. Vlerësimi social paraqet mjedisin sipërmarrës, dhe kur ai është i shëndetshëm, është favorizues për të krijuar vullnetit sipërmarrës të të rinjve. Inspirimi nga përvojat e e sukseshme në sipërmarrje shërben si model dhe influencon të rinjtë të kenë vullnet sipërmarrës.
Studimi konkludon se universitetet në Shqipëri dhe rajon kanë bërë përpjekje në dy dekadat e fundit për t'ju afruar studentëve njohuri dhe aftësi sipërmarrëse. Studentët janë përfshirë në programe mësimore, kanë marrë pjesë në praktika sipermarrese si dhe kanë qënë në kontakt me sipërmarrës të suksesshem. Edukatorët në institucionet e arsimit të lartë kanë ndarë njohuri dhe praktika reale si dhe kanë eksperimentuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies.
Besimi i studiuesve se ekziston një lidhje pozitive midis edukimit sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës vërtetohet nga studimi. Vihet re një lidhje statistikisht e rëndësishme (p < 0.05) mes vullnetit sipërmarrës dhe njohurive të të intervistuarve nga pjesmarrja në edukimin sipërmarrës (p = 0.022). Koeficienti rho i Spearman për njohuritë e studentëve ka vlerë pozitive (0.1), që tregon një varësi të drejtë lineare, statistikisht të rëndësishme mes dy variablave. Studentët zotërojnë njohuri rreth shoqatave të bizneseve, entiteve mbështetëse, trajnimeve specifike për sipërmarrësit e rinj, njohuritë lidhur me kreditimin dhe mbështetje për të filluar veprimtarinë sipërmarrëse. Rezultatet në këtë drejtim duhet të përmirësohen dhe studentët duhet të kenë më shumë informacion mbi mundësitë që ekzistojnë në mbështetje të sipërmarrjes.
Përvojat e vetpunësimit ndikojnë pozitivisht vullnetin e studentëve të ekspozuar tek to. Testi i aplikuar për variablat vetpunësim dhe vullnet tregon se studentët me eksperienca të tilla kanë vullnet sipërmarrës (p = 0.004) sinjifikativ. Interesant është fakti që eksperienca e mëparshme e punës (i punësuar) nuk paraqet ndikim në vullnetin sipërmarrës (p = 0.309). Pra studentët me eksperienca të mëparshme të vetpunësimit janë të prirur të ndërmarrin aktivitete sipërmarrëse në të ardhmen. Ky rezultat është i pritshëm pasi eksperienca e vetpunësimit është më e pasur krahasuar me të punuarit në përgjithësi. Kjo pasi vetpunësimi i jep mundësi studentëve të jenë inovativ dhe me imagjinatë për të shtyrë biznesin përpara, të marrin vendime e të drejtojnë organizatën drejt objektivave të arritshëm. Të gjitha këto atribute do rritin besim e studentëve tek aftësitë e tyre dhe si rezultat do të influencojnë vullnetin.
Në analizën e bërë në studim u konstatua se mjedisi mbështetës shoqëror nuk ndikon në vullnetin sipërmarrës të të rinjve. Në studim vihet re se asnjë korrelacion nuk është statistikisht i rëndësishëm dhe kjo provon këtë gjetje. Në Shqipëri megjithë përpjekjet në vite, vazhdon të ekzistoj një qëndrim negativ, veçanërisht nga autoritetet lidhur me kontributin që japin të vetpunësuarit. Si rezultat i këtij qëndrimi është vështirë që mjedisi shoqëror të ndikojë në vullnet. Të rinjtë që tregojnë vullnet sipërmarrës ndikohen nga faktorë të tjerë por jo nga mjedisi shoqëror dhe këtë e pohon studimi. Në sytë e publikut është e vështirë të ndryshoj perceptimi i krijuar këto vite kundrejt sektorit privat. Ky është një mentalitat i formëzuar si gjatë periudhës së komunizmit ashtu dhe në dy dekadat e para të demokracise dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme nga politikbërësit, edukatorët dhe gjithë shoqëria shqiptare.
Kur studentët mendojnë se kanë të gjithë përbërësit për t'u bërë sipërmarrës ata janë gati të ndërmarrin iniciativën për të krijuar një sipërmarrje të re. Kapaciteti sipërmarrës është një përbërës i rëndësishëm. Nëse studentët ndihen se janë në gjendje për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, ata do ta bëjnë këtë. Situata në Shqipëri tregon se ekziston një marrëdhënie e fortë mes variablit “njoh detaje per krijimin e nje firme” (p = 0.021); variablit “kreativitet”(p = 0.000); variablit “aftësi drejtimi” (p = 0.000) dhe vullnetit pozitiv sipërmarrës. Besimi tek njohuritë mbi biznesin në nivel praktik, kreativiteti për të zgjidhur problemet dhe përparuar në biznes si dhe aftësitë drejtuese kanë lidhje të fortë me vullnetit sipërmarrës në studim. Vlen edhe njëherë të theksohet se të tre keta tregues vlerësojnë besimin e individit në kapacitetin që ka për të performuar me sukses situata të ndryshme. Kështu perceptimi mbi aftësitë për të performuar një detyrë krijojnë qëndrimin e individit pro sipërmarrjes duke e konvertuar atë në vullnet dhe në sjellje të mundshme.
Studentët shqiptar të ndjekur nga ata slloven e rumun janë më të sigurtë në zotërimin e kapacitetit të nevojshme për të qënë sipërmarrës. Rënia dakort me pohimet "jam i sigurt se krijimi i sipërmarrjes sime do të jetë i suksesshëm" dhe "ndihem i aftë të ndërtoj sipërmarrjen time", tenton të jetë 60%, ç'ka rezulton premtues për të patur më shumë të rinj sipërmarrës në këto vende.
Në të gjitha vendet e rajonit studentët tregojnë një besim të moderuar mbi kontrollin që kanë për vendimet e tyre. Rezultatet tregojnë një vlerësim pozitiv ndaj mjedisit të punës në këto vende ku vlerat e individit vlerësohen. Besimi në kontrollin e vendimeve, shprehja e dëshirës për të qënë sipërmarrës, së bashku dhe me vlerësimin pozitiv ndaj mjedisit të punës, rrisin shancet e suksesit për të rinjtë në këto vende.
Ne studimin rajonal u vrojtuan motivet që nxisin të rinjtë për të zgjedhur sipërmarrjen si mundësi karriere. Motivet janë të larmishme duke numuruar ato ekonomike, sociale, kulturore, familjare, dhe të tjera. Dalin ne pah dy motive kryesore që favorizojnë krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm: pavarësia dhe dëshira për novacion. Nga analiza e të dhënave konkludohet se pavarësia vlerësohet si e rëndësishme ose shumë e rëndësishme. Dëshira për të qënë drejtues i vetes dhe vlerësimi i lirisë motivojnë të qënit sipërmarrës. Të rinjtë, në vendet e vrojtuara, vlerësojnë si të rëndësishme novacionin dhe duan ta shprehin atë dhe ta vënë në funksion të arritjeve te tyre.
Të dhënat empirike tregojnë se situata në vendet e rajonit është favorizuese dhe të rinjtë kanë vullnet për të ndërmarrë aktivitete sipërmarrëse. Bosnja, Bullgaria, Rumania, Sllovenia dhe Shqipëria janë shembuj ku të rinjtë ushqejnë vullnetin për të qënë sipërmarrës. Së pari, ata vlerësojnë pozitivisht njohuritë, kapacitetin dhe aftësitë e tyre për të ndërmarrë aktivitete të tilla. Së dyti, studimi nxjerr në pah se pavarësia si motiv dhe dëshira për novacion janë ndër faktorët kryesorë që rritin dëshirën për t'u përfshirë në sipërmarrje. Në përfundim mund të themi se kontrolli mbi vendimarrjen i vrojtuar në këtë studim, shprehja e dëshirës për të qënë sipërmarrës së bashku dhe me vlerësimin pozitiv ndaj mjedisit të punës rrisin shanset e suksesit për të rinjtë në këto vende.
Analiza e rezultateve mbështet hipotezën se individi ka vullnet të fortë sipërmarrës kur ka ekspozim tek modeli inspirues. Analiza statistikore në studim tregon se ka një lidhje të fortë mes ekspozimit ndaj përvojave sipërmarrëse dhe vullnetit sipërmarrës. Kjo provohet me faktin se koeficienti Rho i Spearman është shumë afër vlerës 1 (korrelacion optimal), dhe është sinjifikativ (p = 0.01). Gjetjet e studimit mbështet hipotezën se studentët që janë në kontakt me modelit inspirues apo përvojat sipërmarrëse kanë vullnet të fortë sipërmarrës.
Megjithatë, në Shqipëri niveli i papunësisë është i konsiderueshëm. Për të adresuar një problem të tillë, zhvillimi i sipërmarrësve të rinj është përgjigja më e mirë e mundur. Sipërmarrja është zgjidhja më e favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit në situatën e një krize me të cilën po përballemi. Në mënyrë që të zhvillojnë programe efektive, faktorët që ndikojnë të rinjtë shqiptar të jenë sipërmarrës duhet të jenë në fokus. Problemi me të cilin studentët përballen edhe pse, ata ndjekin tre ose katër vjet programe biznesi, është se ata nuk ndërmarrin hapa të vërtet në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja. Politikbërësit shqiptar duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të mbështetur studentët të bëhen sipermarres, për të transformuar vullnetin në sjellje. Edhe përpjekjet e mira të ndërmarra për të zhvilluar vullnetin sipërmarrës duhet të vazhdojnë dhe të përmirësohet me sfida te ardhshme.
Evidenca empirike zbulon se arsimi; përvoja e punës; vlerësimi social; kapaciteti sipërmarrës; dhe modeli frymëzues përbëjnë faktorët kryesor të vullnetit sipërmarrës. Ky studim konstaton se ekspozimi i studentëve tek sipërmarrja dhe aktivitetet sipërmarrëse, njohuritë dhe aftësitë se si të bëhen sipërmarrës, si dhe të gjithë mundesinë për të filluar një sipërmarrje të re sigurohet kryesisht nga programet arsimore. Arsimimi universitar arrin me sukses t'ju mësoj të rinjve njohuritë sipërmarrëse dhe informacione specifike të rëndësishëm lidhur me botën e biznesit.
Përveç njohurive, përvoja personale në sipërmarrje plotëson kapacitetin e të rinjve dhe i bën ata të aftë për të ndërmarrin aktivitete sipërmarrëse. Përveç kësaj, përvoja e suksesshme e modeleve frymëzuese ka një efekt të rëndësishëm në krijimin e vullnetit sipërmarrës. Modeli frymëzues sipërmarrës sidomos brenda familjes ndikon pozitivisht në krijimin e një vullneti të fortë te të rinjve.
Duke listuar faktorët përcaktues nuk duhet të lëmë pa përmendur faktorët social. Vlerësimi social paraqet mjedisin sipërmarrës; dhe në qoftë se ai është i shëndetshëm, është e favorshme kjo për të pasur vullnet sipërmarrës tek të rinjtë. Aktiviteti sipermarres, përveçse bazohet në dëshirën dhe mundësinë e individit, ndikohet pa dyshim nga faktorë te mjedisit social. Klima e pergjithshme e biznesit në vend është faktor mjaft i rëndësishëm me ndikim në vullnetin sipërmarrës tek të rinjtë. Pas viteve '90 biznesi në Shqipëri ka kaluar situata të vështira. Periudha e tranzicionit preku të gjithë sektorët e ekonomisë. Sipërmarrësit punuan në një klimë të pafavorshme dhe me shumë risk. Me kalimin e viteve situata është përmirësuar dhe numri i sipërmarrësve është rritur. Klima biznesit është shumë e rëndësishme për t'u analizuar dhe përfshirë si faktor që influencon vullnetin sipërmarrës tek të rinjtë. Kjo pasi nisja e një biznesi kërkon një mjedis të favorshëm dhe miqësor që të motivoj individët në këtë rrugë të vështirë karriere. Studentët që kanë potencial për sipërmarrje, do të jenë më të motivuar për t'u vetpunësuar kur mjedisi i biznesit është atraktiv. Këtu rol të rëndësishëm luajnë politikat shtetërore dhe mjedisi i favorshëm që familja, arsimi dhe media krijojnë.
Të dhënat provojnë ekzistencën e një lidhje pozitive midis modelit frymezues sipërmarrës dhe vullnetit sipërmarrës. Modelet sipermarrëse frymëzojnë, ofrojnë përkrahje praktike, ofrojnë përvoja reale, tregojnë të mirat e kësaj zgjedhje karriere, dhe rritin besimin tek brezi i ri për të ndërmarrë krijimin e sipërmarrjeve të reja. Në këtë mënyrë, sipërmarrësit frymëzues ndihmojnë në krijimin e sipermarrësve të rinj. Gjetjet studimit sugjerojnë se modeli frymëzues sipërmarrës ka një ndikim pozitiv mbi vendimin e studentëve lidhur me karrierën e tyre.
Studentët duke u ekspozuar në modelin sipërmarrës në familje dhe jo vetëm kanë një vullnet të fortë sipërmarrës në krahasim me ata studentë që ju mungon kjo mundësi. Përfundime te tilla mbështeten nga evidencat empirike të përdorura në këtë studim. Interesant është fakti se në rajon pjesa më e madhe e pjesmarrësve kanë pohuar se babai është modeli i sipërmarrësit në familje, krahasuar me mamanë e cila rezulton të mos jetë e përfshirë njësoj në këtë zgjedhje karriere. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një diferencë të dukshme në këtë drejtim duke u ndjekur nga Bosnja dhe Rumania. Statusi i punësimit të prindërve si sipërmarrës besohet se ka ndikim tek të rinjtë në dy mënyra: së pari rrit atraksionin ndaj sipërmarrjes dhe së dyti duhet konsideruar ndikimi i prindërve mbi këtë zgjedhje. Edhe vrojtimi pilot në Universitetin e New Yorkut, Tiranë vlerëson si me influencë në veçanti backgroundin familjar (studentët vijnë nga familje që janë përfshirë në aktivitete sipërmarrëse në dy dekadat e fundit) dhe po kaq të rëndësishëm edukimin sipërmarrës bashkëkohor. Ndikimi i prindërve në vendimin e karrierës lidhur me fëmijet e tyre është shumë i fortë. Kështu ne nuk mund të injorojmë faktin se ata janë këshilluar prej tyre në zgjedhjen e studimeve te lidhura me fushën e biznesit. Kombinuar këtë me faktin se një përqindje e lartë e prindërve janë të përfshirë në përvoja sipërmarrëse është një faktor ndikues në vullnetin sipërmarrës që këta student kanë zhvilluar.
Kështu, korrelacioni ekziston dhe për më tepër ai është nje korrelacon pozitiv. Familja si një model frymëzues sipërmarrës ka një ndikim në krijimin e vullnetit sipërmarrës. Ajo frymëzon me modelin e saj, ofron mbështetje praktike për të rinjtë ekspozon ata në përvoja reale, tregon përfitimet e një zgjedhje të tillë karriere, dhe rrit besimin e brezit të ri për të ndërmarrë krijimin e ndërmarrjeve të reja. Në këtë mënyrë, sipërmarrësit brenda familjes ndihmojnë në krijimin e sipërmarrësve të rinj.
Megjithatë, sipërmarrësit brenda familjes nuk janë te vetmit modele të mundshme. Të tjerë sipërmarrës të suksesshëm aktiv mund të ketë të njëjtin ndikim. Kur ekspozimi me aktivitete sipërmarrëse nga familja mungon, edukimi mund dhe duhet të plotësojë këtë boshllëk. Për shkak se modele të tilla mund të rezultojnë të jetë frymëzuese për studentët, mund të rrisin besimin e tyre, mund t'u mësojnë atyre përvoja reale jete, dhe të gjitha këto mund t'i ndihmojë ata të zhvillojnë vullnetin për t'u bërë sipërmarrës. Arsimimi duhet të praktikojë këtë në mënyrë sistematike që ndikimi të shumëfishohet.
Arsimimi ka ndikim shumë të rëndësishëm jo vetëm për të siguruar studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për sipërmarrjen, por edhe për të krijuar besimin dhe zbatimin e modeleve të reja të biznesit. Nëpërmjet ndërhyrjes se arsimit, shkolla mund të jetë një laborator praktik për zbatimin e ideve të biznesit. Ajo mund të jetë një vend ku të gjithë të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre. Në këtë mënyrë, edukimi mund të ndihmoj të rinjtë të zhvillojnë vullnetin e tyre sipërmarrës.
Për të përfunduar , të gjitha gjetjet e këtij studimi tregojnë se ekziston një lidhje pozitive në mes të njohurive, përvojave sipërmarrëse, kapacitetit sipërmarrës, modeleve frymëzuese dhe vullnetit sipërmarrës. Mjedisi shoqëror mbështetës nuk impakton vullnetin sipërmarrës në Shqipëri dhe kjo është e justifikueshme. Konluzionet e këtij studimi duhet të jenë në qëndër të vëmendjes së hartuesve të politikave. Një ekonomi në nevojë për sipërmarrës, që të kapërcej me sukses krizën aktuale dhe nivelet e larta të papunësisë duhet të konsideroj seriozisht këtë rezultat dhe të ndërhyjë në sistemin arsimor dhe më gjerë për të mbështetur të rinjtë të vetpunësohen.
Përveç vrojtimit në studim të rolit që ka edukimi, eksperienca, vetbesimi dhe inspirimi nga modelet, rezultatet mbështesin pritshmërinë se këto influencojnë formimin e vullnetit sipërmarrës. Si rezultat "programimi" i sipërmarrësit është një proçes i mundshëm dhe edukimi sipërmarrës është çelës suksesi.
Do'stlaringiz bilan baham: |