UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA GAZETARISË
Tema: Miti mbi “Betejen e Kosovës 1389”
Mentori: Studentet:
Milazim Krasniqi Artan Kryeziu
Prishtinë, maj 2011
BETEJA E KOSOVES
(Arte fakte për betejën e Kosovës do të përfshihën në këtë punim...matërialët që do të shfrtyëzohën do të jenë burime nga interenti, si dhe nga 3 librat që flasin për betejën e Kosovës dhe mitin e Milosh Kopiliqit).
Beteja e Kosovës e cila u zhvillua në Fushë Kosovës, ishte betejë mes Perandorisë Osmane dhe Aleancës së Krishtër Ballkanike, e fituar nga Perandoria Osmane me humbje të mdha si ajo e Sulltan Muratit të Parë, dhe nërit prej bijve të tij.
Alenacën e Krishtër Ballkanike e përbënin sërbet, shqiptarët, boshnjakët etj.
Beteje e Kosovës e vitit 1389
Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosovë më 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane…..(1)Ëikp.enci….
Lufta e Kosovës u zhvillua afër Prishtinës Brenda një dite, më 25 qeshor të vitit 1389 sipas kalendarit të sotëm, midis forcave të krishtera dhe atyre osmane…..(2)
Ndërsa sipas J. V. Hammerit, beteja ishte zhvilluar më 20.06.1389, kurse burimet turke thonë sipas “takvim hesabi üzere”, në bazë të llogarisë kalendarike, beteja ishte zhvilluar me të 16 të muajit Shaban të vitit 791, d.m.th. më 10 gusht të vitit 1389, dhe atë në ditën e martë në “Kosovë mejdan u zhvillua” .
“BETEJA E KOSOVËS U ZHVILLUA ME TË 16 TË MUAJIT SHABAN DITË E MARTË E VITIT 791, KJO DO TË THOTË MË 10 GUSHT TË VITIT 1389 NË DITËN E ALIGJYNIT E JO NË VIDOVDANIN SERB MË 28.06.1389”. …...(3)
Njëra ndër betejat e shumëta që bënë kthesë vendimtare në analet e historiografisë botërore, është Beteja e Kosovës e 15 qershorit të vitit 1389. Që e bënë dhe e zhvilluan popujt dhe shtetet ballkanike. Ku pas kësaj beteje Perandorisë Osmane iu hapën rrugët e pushtimit në drejtim të Perëndimit,dhe në katër anët tjera të botës.
Me këtë marshim kolonialist të Turqisë, shumë popuj të Gadishullit Ilirik gjegjësisht (Ballkanik), ranë dhe u bënë vasalët të kësaj perandorie të fuqishme, duke i kaluar gati pesë shekuj nën sundimin dhe robërinë e saj.
Me këtë betejë turqit e trasuan rrugën e tyre kolonialiste për në Romë dhe Paris.
Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e Stefan Dushanit të vititi 1348 (mbi themelimin e manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinovci, Magjerci, Peggogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbërit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe. Jo rastësisht shkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389). ….(4)
Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për ta ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik. Për ta aritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç dhe vendosën t`i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati I dhe djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi.
Egzistojn dy supozime me popullaritet për Betejën e madhe të Kaosvës, më 1389, se pikërisht kjo fitore shkatërroi Perndorin mesjetare Serbe, serbët e shpartalluar ranë menjëherë nën sundimin osman.
Për tu hakmarrëpër poshrimet dhe për të siguruar një territory të ndermjemë, Murati mblodhi ushrinë e tij dhe arriti në Kosovë, në veerën e vitit 1389.
Forcat e dislokuara të Princit Lazar, dhëndrit të tij Vuk Brankoviq dhe Vlatko Vukoviq, nën komandën e princit serb Lazar, u rresthuan në Fushë Kosovë, disa milje në veriperëndim të Prishtinës, në vendëbashkimin e dy lumejve Llap dhe Sitnicë, në mengjesin e 15 qeshorit të vitit 1389 ….(5)
Lumejt Llap dhe Sitnicë Fushë Kosova
Ushtritë pjesmarrëse në Betëjën e Kosovës
Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas…..(6).
Gjergj II Balsha Teodor Muzaka Gjon Kastrioti
Lazari thiri në ndihmë bosnjakët:atij ju dërgua kontigjenti i madh ushtarësh, në krey me Vlatko Vukqoviqin. Historianët serb e përmendin ose e anashkalojnë pranin e forcave shqiptare në ushtrinë e Lazarit, ndërsa historianët shqiptarë, kësaj qështje i kushëtojnë vëendje të veqantë. Egziston një dëshmi më vlerë për pjesmarrjën e shqiptarëve ne betejë: një histori familjare e fillim sheullit XVI, e familjes bujare shqiptare të Muzakave, thekson se Teodor Muzaka “mblodi një kompani të madhe shqiptarësh”, për t`u bashkuar me ushtrinë e Lazarit së bashku me “krerët e tjerë shqiptar”…..(7)
Librat e historisë në gjuhën shqipe vënë në dukjse se serbo-shqiptari Gjergj Balsha, të cilin, e konsiderojnë si figurë katërcipërishtë shqiptare, ka marrë pjesë në betejë , kurse kjo është pothuajse me siguri e pavëretë….(8)
Në ushtrinë e Lazarit përmendë edhe shumë pjesmarrës në të etnive tjera. Në një kronikë përmendën mercenary nga Serbia, Bosnja dhe Hungaria: një krnikë tjetër, i shtonë kësaj liste ushtarësh nga Vllahia (pjesëe Rumanisë), bullgarët, qekët dhe frankët (evropianët e Perëndimit)…..(9)
Ushtri pjesëmarrëse në luftë
Fusha ku ishte zhvilluar beteja ka qenë 5.000 hapa e gjerë, dhe 20.000 hapa e gjatë nga lumi i Sitnicës. Aty ishte përqendruar ushtria e madhe e Sulltan Muratit përballë ushtrisë së vogël të Aleancës Ballkanike, e cila atëbotë i fliste shtatë gjuhë të dinastive të ndryshme të pafeve (dinsësve) të popujve të kësaj aleance.
Këtë ushtri e përbënin: Serbët, Bullgarët, Boshnjakët, Shqiptarët, Vllehtë dhe Polakët. Sipas disa shënimeve të historiografëve vendor dhe ndërkombëtar thuhet se në anën e Aleancës Ballkanike që luftonin kundër Turqve ishin edhe Grekët. Përpos këtyre popujve të sipërpërmendur burimet turke thonë se në anën e Aleancës Ballkanike në Betejën e Kosovës, kan marr pjesë Maxharët dhe Çekët. ….(10)
Përpos Josef Von Hammerit, që e përmend Gjergj Kastriotin, gjyshin e të Madhit Skenderbe, edhe burimet Turke si pjesëmarrës të Luftës së Kosovës e përmendin si: “Vu Arnavud Prensi Jorj Kastriyot” edhe Princin Arnavud Gjergj Kastriotin dhe Gjergj Balshën e Dytë. ….(11)
Si zakonisht vendin qëndror në zemër të Betejës së Kosovës e kishte zënë Sulltan Murati, kurse princ Bajaziti e komandonte krahun e djathtë të betejës, ndërsa princ Jakupi e komandonte krahun e majtë të saj. Ndërsa në qendër të ushtrisë aleate qëndronte Knjaz Llazari, kurse krahun e djathtë të luftës e komandonte Vuk Brankoviqi, kurse krahun e majtë e komandonte mbreti i Bosnjes, Tvërtko.
Beteja e Kosovës 1389
“S`ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbërit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari. Jo vetëm që gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndësishme ushtarake. Le të ndalemi tani pak në çështjen e dilemave që ekzistojnë në historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare. Disa studiues Jorgjin e identifikojnë si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues të tjerë si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmë se mund të mbështetet qëndrimi i dytë, ngase kronistët osmanë Gjergjin II Balshën e cilësuan “Sundimtar të Shkodrës Arbërore”, por pa i shtuar këtij emërtimi emrin e tij, me ç’ka u la vend për t’u kuptuar se nuk bëhet fjalë për Gjergjin II Balshën, por për Gjergj Kastriotin. Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanë shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergji, do të jetë quajtur Gjon, kurse studiues të tjerë duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër. Ndërsa lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ata janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen ka ardhur në përfundim se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studiuesit serbë, me qëllim që të minimizohet Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar….(12)
Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronistët osman, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit. Ai thekson: “Ai (Sulltani-Q.D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”).
Miti për identitetin kombëtar të Millosh Kobiliqit
Si zakonisht historiografija sllavo-serbe, duke e pasur si objekt mitomaninë e saj gënjeshtare, shumë e ka errësuar dhe dezavuar historinë dhe realitetin shqiptar për periudhën e mesjetës. Pastaj as historiografia kishtare serbe “Pomenl’k”. Nuk do të mbetej mbrapa në falsifikimin e të dhënave reale dhe konkrete për Milush Kopiliqin, për vendlindjen dhe përkatësinë e tij etnike.
Vukanoviqi, në librin e tij djallëzor, Drenica, Druga Srpska Sveta Gora (Drenica, mali i dytë i shenjtë serb), i botuar më 1937. Thotë se: “ Milushi ishte një djalë i një gruaje me konstruksione trupore të vrazhda “od kobile ždrebe rođen” (nga pela maz ka lindur) .
Më pastaj nëpër ato shënime tendencioze të T. Vukanoviqit, thuhet: “Car Dushani atë e kishte gjetur si fëmijë të vogël shtatë vjeçar, në njërin nga fshatrat e Drencës në Kopiliq. Car Dushani këtë fëmijë te gjetur jetim e përshkruan si fëmijë i lindur nga pela (atkinja), pastaj edhe rrëfimet popullore gojore, tregojnë se e kishte lindur një nënë me një konstruksion trupor jasht masave normale, “saqë për të lëvizur çlirshëm, ajo detyrohej t’i shpërvilte gjinjtë, duke i hedhur ato mbi supe” . ….(13)
Milosh Kobiliqi Kopil Eperm
( A. Qiriqi, thotë se: “Rrëfimtaria mitike serbe, të ëmën e Milush Kopiliqit e përshkruan si femër vullgare, e egër, me tipare fshatare uloke. Duke qenë se Milushi kishte mbetur jetim, dhe nuk dihej kush kishte qenë i ati, njerëzit e thërrisnin, i biri i kopilit. Fjala kopil,, sipas zbërthimit etimologjik që i ka bërë albanisti më i njohur shqiptar, Eqrem Çabej, është fjalë e gurrës shqipe, që ka depërtuar në të gjitha gjuhët e Ballkanit, si në gjuhën greke, serbe, rumune madje edhe në gjuhën turke” . Është me interes edhe një faktor tjetër. Përveç patronimit Kopil, në historiografinë sllave, por edhe në atë turke është shënuar edhe trajta Kubiloviq, ose Milesh Kyble-Kobiloviq .
Trajta Kobiloviq, duhet të ketë qenë e përhapur ndër sllavët në përgjithësi, meqë kjo lidhet me nofkën pezhorative serbe: ”od kobile rođen”, (i lindur nga pela).
Rrëfimtaria autentike shqiptare nuk e njeh këtë përçmim racist që i bëhet këtij trimi famëmadh të mesjetës”.
Pastaj as edhe rrëfimtaria gojore shqiptare nuk jep informata për përkatësinë fisnore të Milush Kopiliqit. Megjithatë në një këngë të vjetër historike, të shënuar në fshatin Polac të Drenicës, paragjykohet prejardhja e tij llatine. Llatinka, sipas rrëfimit popullor shqiptar, ia lexon Milushit letrën kërcënuese që ia kishte dërguar Sulltan Murati .
Më pastaj A. Qeriqi thotë se: “Milushi sipas rrëfimeve tona tradicionale ishte trim i Drenicës, i cili qe betuar se do ta vriste Sulltan Muratin, meqë e kishte shkelur vendin dhe i kishte shtrirë mijëra e mijëra çadra në tërë Rrafshin e Kosovës.
Milushi ishte dhëndër i mbretit Llazar, mirëpo ai nuk e duronte dot vjehrin, dhe as Vuk Brankoviqin, i cili po ashtu ishte dhëndër i princit Llazar. Edhe ky nuk e duronte vjehrin dhe as suitën e tij mbretërore. Në rininë e tij të hershme, sipas disa rrëfimeve popullore serbe dhe shqiptare, ai ka marr pjesë në beteja të ndryshme, si mercenar. E tillë dhe heterogjene nga pikëpamja e përkatësisë ishte pothuajse tërë ushtria e asaj kohe. Ai me kalorësit e tij nga Drenica, luftonte kudo ku i jepej rasti dhe korrte fitime, herë kundër turqve, herë në anën e turqve: Pikërisht për shkak të aventurave të tij kalorësiake, ishte bërë objekt dyshimi për princin Llazar dhe për suitën e tij. Duke qenë se kishte natyrë kryengritëse, Milush Kopiliqit i përshkruhen shumë vepra trimërie. Bashkëshortja e tij, Vukosava, rrëfen për trimëritë e burrit të saj, Vuk Brankoviqi, në çastin kur Mara, e pezmatuar nga krekosja e motrës së madhe, ia ofendon burrin, ajo ia përplasë shuplakë. Zënkat e bijave i dëgjon Car Llazari, por të pezmatuar mes veti ishin edhe dy dhëndurët e tij, Vuku dhe Milushi, kërkojnë leje nga Llazari që të dalin në dyluftim. Princi Llazar e aprovon dyluftimin. Milush Kopiliqi, sapo nisi dyluftimi me një goditje e rrëzon nga kali kundërshtarin. I mllefosur dhe i gjindosur nga humbja e dy luftimit, Vuku e akuzon Milushin si tradhtar dhe si njeri i shitur te turqit prej asaj kohe, Vuku dhe Milushi edhe pse miq, do të mbesin kundërshtarë të papajtueshëm .
Milushi ishte i vetmi ndër princërit e rangut të lartë që depërtoi në fushë betejën e kampit armik, i vetmi që ishte betuar se do ta vriste Sulltan Muratin. Dhe besën e dhënë, besën e njohur shqiptare e çoi në vend, sepse përkushtimi për ta çuar në vend besën, ishte përkushtim tipik i njeriut të racës shqiptare. Thellimi i studimeve me këtë segment do ta qetësonte mjegullën mesjetare, të cilën e ka shkaktuar mitologjia morbide serbe. Ajo,me apo pa qëllim, për Milush Kopiliqin ka dhënë informacione të gabuara për përkatësinë e tij fetare,klasore dhe kombëtare, në kuptimin mesjetar të fjalës.
Zbërthimi i nyjës Milush Kopiliq, përveç tjerash, i vetëdijëson serbët e shekullit 21 se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë në radhë të parë shqiptare: “Dhe se kryetrimi i mesjetës dhe më trimi ndër princërit e aleancës së krishtere nuk ishte serb, por shqiptar ortodoks i fshatit Kopiliq të Drenicës (Piemonti dhe Kartagjena shqiptare-v.a.), i cili u rrit në pallatin e mbretit Dushan për shkak se ishte fëmijë bonjak. Pastaj, shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë të mbesin peng i një historie të falsifikuar, një historie degjenerike që ka mbjellë urrejtje, ndasi, përçarje, luftë e shkatërrime ndërë më mizoret, kudo në trojet e Ballkanit” . …(14)
“Nga fundi i shek.XV mund të hasje në ermine plotë të Milloshë Kobiliqit ose Kopiloviqit; e pastaj për disa shekuj mme radhë, ky emër përsëritet, si në ndonjë shfaqje të ngatërruar kineze me variante: herë si Milois, Miloss Kobyla, Milos Copilith, herë si Milossus Kobylichz, herë si Minkos Koplaki…..(15)
Gjithmon është përdorur në traditën e epikës popullore Milosh Kobiliqi, derisa një botues i cili ndërhyri në shek XVIII dhe vendosi “ta përmirësojë” atë, duke e shëndrruar atë në “Obiliq”, me qëllim që të vinte në dukje fjalën obilje(d.m.th. “begati”)……(16)
Obiliq është trajtë e përdorur nga të gjithë autorët serb; është punë për tu quditur se edhe historianët serioz dhe studiuesit letrarë, vazhdojnë, ta përdorin këtë trajtë, megjithëse janë të vetëdijshëm se është një ndryshimi falsifikuar.
“Emri Milosh ishte i njohur në Kosovën Perendimore, ai mungonte në viset e veriut. Shëmbëllyeshem me këtë, “Kobiliq” ose “Kobiloviq”, ndoshta rrjedhë nga vllahishtja dhe shqipja nga fjalët “copil”, ose “kopil” që tashmë u përmendë më sipër, e që e kanë kuptimin “fëmijë” ose “fëmijë ilegjitim”. “Kopil”paraqitët në disa kronika të mesjetës, si emër i përveqëm vllah; përveqë kësaj , është edhe një fshat i quajtur Kobiliqe, ose Kopiloviqe, në veripërendim të Kosovës. Për të gjitha këto arsye është thënë se Milosh Kobiliqi e ka prejardhjën vlleho-shqiptare”…..(17).
Kobiliqe fshat në Drenicë
“Mirëpo, një etimologji tjetër nxjerrë “Kobiliqin” nga kobila, që në serbishtë do të thotë “pelë”: “Kobiliqi” pra do të thotë “biri i pelës”. Këtë domëthënie ia kishte dhënë këtij emir gojëdhëna popullore: sipas legjëndës, Miloshi ishte ushqyer me qumështinë e pelës në fëmijëri”…..(18).
Vlenë të thekësohet se historiani osman, Neshri, epërmendë kalorrësin prijës të , taborrit serb , me emrin Dimitri, “biri i Jundit” (Yound-oglu): është në të vërtetë fjalë e vjetër turke për “pelën”.
“Nëqofse e marrim këtë si mbështetje të versionit katalonas, atëhere ndoshta duhet të besojmë në origjinën hungareze të emërit të kalorësit. Mundë të marrim me mend se emir “Milosh” në original ka qenë “Miklosh” (emir hungarez për Nikollë), dhe që është një përpjekje e madhe imagjinative që të supozojmë se “Kobiloviq”, në origjinal duhet të ketë qenë koboralovag (hungarisht : “kalorës i arratisur). Një sqarim edhe më i besueshëm mund të mbështetët më parë në konceptin e “birit të pelës”, sesa në tingëllimin e emrit. Shoqëria rurale hungareze e asaj kohe, ende ishte nën ndikimin e madh të traditave të shamanizmit, të cilën traditë hungarezët e ksihin sjellë me vete nga Azia e Mesme. Këto tradita dhe doke ishin jashtëzakonishtë të forta në radhët e ushëtarakëve; ushtarët hungarez të asaj periudhe, fjala vjen, manin eshtra magjike të varura në rrobat e tyre( ky diasjn ende mund të shihetë në shiritat dhe gajtanët e qësëndisur e të stolisur me ar në uniformat e ushëtarve të sotëm)”…..(19)
{“Milosh Kopiliqit, përndryshe hero i Betejës së Kosovës. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes që prej kohësh, që së paku duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike. Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q.D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianët pasardhës të historiografisë serbe.
Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobila-pelë, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve. Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjeshtë arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
Studiuesi ynë E. Çabej duke analizuar përkatësinë gjuhësore të një varg fjalësh pohon: "Një problem më vete përbëjnë disa fjalë që janë të përbashkëta për shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesërisht dhe për greqishten e re, fjalë të cilat kryesisht me ndërmjetësinë e rumunëve kanë depërtuar edhe në disa gjuhë të tjera, si në çekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten. Hyjnë aty ndër të tjera: balgë, buzë, gushë, katund dhe kopil". Studiuesit F. Miklosiq dhe P. Skok mendojnë se bëhet fjalë për term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, përkatësisht për një huazim nga shqipja. Në të vërtetë, emri Kopil është shumë i hershëm, dhe në dokumente të shkruara përdoret në krisobulën e Shën Shtjefnit të Banjskës së Kosovës në vitin 1313, kurse si Kipil haset në fshatin Çabiq, i regjistruar në krisobulat e Deçanit. Përndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili në gjuhën e vjetër arbërore-shqiptare ka kuptimin e fëmijës të cilit nuk i dihet prindi-babai, ndërsa në gjuhën rumune ka kuptimin e fëmijës. Në këtë drejtim, duket se enigmën e ka zgjidhur studiuesi J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjeshtë shqiptare. Përveç të tjerave, sot në shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq më tepër kur këtë fshat (përkatësisht Kopiliqin e Epërm dhe Kopiliqin e Poshtëm) e hasim në regjistrin osman të vitit 1455, kushtuar krahinës së Brankoviqëve. Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore - shqiptare për Betejën e Kosovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”. Ai më tej shton se gjatë qëndrimit të tij në afërsi të Elbasanit, në rrethanat e luftës ballkanike (1912), i kanë treguar për disa shqiptarë vendas se janë pasardhës të Milosh Kopiliqit. E gjithë kjo, vazhdon më tej ai, tregon se hero Miloshi kishte kultin dhe traditën e tij në mesin e shqiptarëve. Ndërsa M. Gjurgjeviq (shumë kohë përpara këtij të fundit) që qëndronte në Prishtinë si zyrtar austro-hungarez në vitet 60 të shekullit XIX, e ka vlerësuar përshkrimin e Betejës së Kosovës, sipas traditës gojore vendase, si më reale sesa të dhënat e shpjegimit historiografik serb të modifikuara nga prirjet politike shoveniste.
Kënga në fjalë është një poemë me një lëndë origjinale dhe autentike, me tipare të dalluara nga ato të këngëve epike serbe për Betejën e Kosovës. Në të nuk i këndohet knjaz Lazarit ose figurave të tjera të bujarëve feudalë serbë që morën pjesë në betejë, siç ndodhi në epikën serbe. Pavarësisht nga roli pozitiv që luajtën në luftën kundër vërshimit osman, ato mbeteshin të huaja për botën arbërore-shqiptare, e cila epopenë ia kushtoi pikërisht heroit që doli nga gjiri i saj. Në këtë truall, te shqiptarët, paralel me këngën, organikisht jetojnë edhe një sërë legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë.}....(20).
Pasojat e betejës së Kosovës
Mirëpo është me rëndësi të theksohet se stereotipat më të mëdha serbe ndaj shqiptarëve, kanë të bëjnë pikërisht me Kosovën, sepse sipas tyre (lexo: serbëve), Kosova paraqet “djep” të kulturës sllavo-ortodokse serbe. Në mitologjitë serbe çdo herë kur përmendet emri KOSOVË, ata nënkuptojnë “Tokë të Shenjtë” ose “Tokë e Premtuar”. Disa ekstremistë shkuan aq larg, sa që Kosovën e quajtën Jerusalem të Ballkanit.
“Pra, thënë shkurt, nëse “Muri i vajtimit” në Jerusalem konsiderohet i shenjtë për hebrenjtë, atëherë një gjë e tillë paraqet edhe Kosova për nacionalistët serb. Pavarësisht se populli i Kosovës është, pothuajse mbi 95% shqiptarë, kjo aspak nuk luan rol për serbët kur është në pyetje Kosova. Nëse është ashtu, atëherë ky vend duhej të ndërtohej, zhvillohej, e jo të lihej pas dore - pasi që na qenka “vend i shenjtë”. Një gjë e këtillë nuk ndodhi me Kosovën, sepse thjeshtë aty u realizua një nga masakrat dhe eksoduset më të mëdha kundër njerëzimit, në këtë rast kundër shqiptarëve, pas Luftës së Dytë Botërore.
Çudi! Si mund që dikush t’a llogarit një vend “të shenjtë” ose “djep i kulturës së tyre” e më pas, po nga ata njerëz të shkatërrohet dhe të digjet !!!
Kur erdhi në pyetje çështja e Kosovës, atëherë udhëheqësia serbe në krye me Kishën ortodokse - Kishë kjo e cila i bekonte ushtarët dhe paramilitarët serb kur niseshin për në betejat e ish Jugosllavisë, si në Kroaci, Bosnjë ose Kosovë - nuk lëshonin pe.
I ashtuquajturi kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, gjithmonë kur organizonte tubime, përdorte fraza fundamentaliste ortodokse për ngjalljen e ndjenjave nacional-ortodokse tek serbët, siç ishin parullat: “Kosova është zemra e Serbisë, Kosova është Serbi, dhe pa të Serbia nuk është Serbi”, etj.
Millosheviq në Gazemistan Serbet dhe Gazemistani
Ekzistojnë dëshmi historike, se konfliktet për Kosovën kishin filluar në muajin qershor (si ato kundër turqve, ashtu edhe ato me rastin e shkatërrimit të ish Jugosllavisë. Që këtu edhe serbët muajin qershor e konsiderojnë si muaj të shenjtë. Nostalgjia serbe për Kosovën filloi që nga 28 qershori i vitit 1389, datë e njohur si dita e “Vidovdanit”, betejë që ndodhi në vendin e quajtur Gazimestan (Kosovë).
Në këtë vend u zhvillua beteja mes turqve osman dhe serbëve. Këta të fundit vetëm se kishin okupuar shume vise iliro-shqiptare aso kohe, mirëpo për t’i mbrojtur ato duhej që të ndesheshin me një ushtri, që tashmë ishte vërsul jo vetëm Ballkanit por edhe Evropës. Depërtimi osman ishte shkak për pengimin e zgjerimit të mëtejshëm serb në trojet iliro-shqiptare, me këtë edhe të pengimit të proceseve asimiluese sllave në dëm të shqiptarëve.
Sipas disa shkrimeve thuhet se komandanti i ushtrisë serbe i njohur si Car Llazari, para betejës ishte vendosur para ikonës së Shën Marisë dhe lutej. Me pyetjen a zgjedh “mbretërinë e tokës” apo “të qiejve”, ai ishte përgjigjur se nëse arrijnë t’i mposht turqit, do zgjedh të parën, e nëse humb luftën, atëherë nuk mbetet gjë tjetër pos “mbretërisë së qiellit”. Pra, sipas Car Llazarit dhe gardës së tij, ai del fitimtarë në të dy rastet; pra ose i “mbretërisë së qiellit” ose i “mbretërisë së tokës”.
Vdekjen e tij serbët e barazojnë me sakrificën e Jezuit, madje me këtë sakrificë do të pasojë ringjallja, ringjallja e shtetit të madh serb. Prandaj, çdo vit serbët kur e kujtojnë këtë ditë, ata presin të plotësohet dëshira e tyre e kamotshme, pra vendosja e një shteti të madh serb.
Pa dyshim, se idetë e një shteti të madh serb nuk vinin vetëm nga politikbërësit serb, por edhe nga Kisha ortodokse serbe, si një tempull ku përgatiteshin plane dhe intriga famëkeqe në kundër popullatës jo serbe në Ballkan. 600 vite më pas, pikërisht më 28 qershor të vitit 1989, Sllobodan Millosheviqi tuboi më shumë se dy milionë serb kur edhe e përkujtuan Vidovdanin në atë vend ku kishte ndodhur beteja, pra në Gazimestan. Këtu shihet se serbet janë i vetmi popull në botë i cili feston disfatën ushtarake në një betejë siç ishte ajo e Gazimestanit në vitin 1389.
U bë e ditur se qindra qytetarë serb të njohur si “Garda e Car Llazarit” kanë kaluar në pikën kufitare në Jarinjë, në kufirin Kosovë - Serbi për t’a përkujtuar 620 vjetorin e betejës së Kosovës. Ata u futën në territorin e Kosovës pa u kontrolluar, madje dhe duke anashkaluar forcat e rendit dhe sigurisë kosovare, sepse sipas tyre Kosova është Serbi…..(21)
Garda e Car Lazarit
Vidovdani me këngë çetnike
“Derisa mbanin flamuj serbë në duar e këndonin këngë që simbolizonin urrejtjen ndaj shqiptarëve, mbi një mijë serbë janë mbledhur të hënën në Gazimestan për të festuar 621-vjetorin e Betejës së Kosovës, përkatësisht festën e tyre të Vidovdanit. Kjo festë ortodokse është kremtuar edhe në Graçanicë, ku edhe është mbajtur liturgjia nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej. Megjithatë, numër më i madh i serbëve kosovarë, por edhe i atyre të ardhur nga Serbia ia ka mësyrë Gazimestanit, vend i cili gjendet pak kilometra nga Prishtina.
Shënimi i kësaj dite ka nisur në orët e mëngjesit. Nga pjesa veriore e Mitrovicës, nën shoqërimin e njësitit policor të motoristëve, në Gazimestan kanë arritur edhe 120 motoçiklistë serbë. Disa nga ta mbanin tre gishta lart, derisa të tjerë mbanin flamuj të Serbisë, por edhe flamuj me shenjën e Car Lazarit. Ky i fundit ishte vrarë 621 vjet më parë në Betejë e Kosovës, betejë kjo e zhvilluar ndërmjet aleancës ballkanike dhe forcave otomane.
Flamujt e gishtërinjtë e ngritur, por edhe brohoritje se “Kosova është zemra e Serbisë” e kënga ku mes të tjerash thuhej “vrit shqiptarë, priti në fyt që të mos ekzistojnë më”, dëgjoheshin edhe në pjesën ku është mbajtur manifestimi, i cili ka nisur me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, shumica nga të cilët mbanin të veshura fanella me mbishkrimin “Serbia”, por kishte edhe nga ta që në fanellat e tyre kishin edhe figurën e Sllobodan Mollosheviqit, presidentit të dikurshëm serb. Veç me motoçikleta, shumë nga ta kishin ardhur edhe me autobusë, por nuk mungonin edhe të tillë që kishin ardhur me veturat e tyre private. Përveç regjistrimeve të veturave nga qytete të Serbisë, disa nga veturat kishin edhe regjistrimet e dikurshme te qyteteve të Kosovës.
Veturat parkoheshin në rrugën kryesore, e cila është në renovim e sipër për t’u ngritur në këmbë në pjesën ku gjendet edhe një obelisk që simbolizon vendin e betejës. Në hyrje të oborrit të këtij objekti shiteshin pije të ndryshme. Veç birrave nga Serbia, në këtë mes nuk mungonin as birrat nga Maqedonia “Skopsko”, por as nga Birraria e Pejës së Kosovës. Teksa pinin e dëfreheshin, në skenë janë parë krerët e Kishës Ortodokse, të cilët kanë nisur manifestimin duke kënduar këngë të ndryshme. Përkrah tyre është parë i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Kuzin.
Krerët ortodoksë kanë mbajtur ritualet e zakonshme të kësaj dite. Përveç në skenë, shumë qirinj janë ndezur edhe nga të pranishmit të cilët luteshin gjatë gjithë kohës. Të pranishmit këndonin këngë të ndryshme, por ndryshe nga herët tjera, nga Gazimestani, të hënën nuk ka dalë ndonjë fjalim politik. I vetmi, i cili është paraqitur me fjalim para të pranishmëve ka qenë amfilohije Radoviq, kreu i Kishës Serbe në Kosovë. Por, edhe ai është dëgjuar vetëm nga pak njerëz ngase zërimi nuk ishte i rregulluar.
“Ashtu siç qenë ashtu është edhe sot. Kosova është vend në të cilin edhe sot përballet fati i kësaj bote, i atyre që dhanë jetën për drejtësi, për zotin, të mirën, dashurinë e jetën e përbashkët midis komuniteteve dhe atyre që shkelin të drejtat dhe nderin njerëzor”, ka pohuar Radoviq. Ky Vidovdan i 621-ti me radhë, sipas tij, është një pasqyrë e kohës sonë dhe kohës që ka kaluar.
“Zot prano lutjet tona që ky Vidovdan të jetë shtytje për të gjithë njerëzit dhe popujt. E duke qenë në Kosovë e Metohi – njerëzit, në rend të parë ne që i takojmë popullit të Lazarit, të përcaktohen për drejtësinë, të vërtetën dhe të mirën e Zotit”, është lutur ai.
Me të përfunduar fjalimi i tij, të pranishmit kanë ndarë mes vete ca bukë “të bekuar”, ndërsa janë rikthyer në mënyrë të qetë për në vendet nga kanë ardhur”… (22)
Burimet:
-
w.w.w.Beteja e Kosves.com, “ëikpedia and enciclopedy”.
-
Prof. Dr. Shefqet Pllana, “Studime në fushë të Folklorit, fq. 231
-
www.Albaniapress.com
-
www.. Beteja e Kosoves.com
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 62
-
www. Beteja e Kosoves.com
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 63
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 63
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 63
-
www.albaniapress/lajmet/1331/Beteja e Kosoves-1389.html
-
www .albaniapress/lajmet/1331/Beteja e Kosoves-1389.html
-
www .zemra shqiptare.net/article/historia/6780/
-
Tatimar Vukoviq, “Drenica druga sprska sveta Gora”. Drenica malli i dytë i shenjtë serb”.
-
www albaniapress/lajmet/1331/Beteja e Kosoves-1389.html
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 74
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 74
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 75
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 75
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 75
-
Dr. Noel Malcom, “Kosova një histori e shkurtër”, fq. 75
-
Ignar Karlsson, “ Besimi, territori dhe toleranca”, fq.162
-
www .zeri.info/artikulli/1/2/8691/ vidovdani-me – kenge – qetnike/, Selvije Bajrami
Do'stlaringiz bilan baham: |