Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Ervin Salianji



Download 6,39 Mb.
bet8/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   352

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Ervin Salianji:

Garancitë për jetën, garancitë për sigurinë, për rendin, kanë rënë në Shqipëri në mënyrë dramatike si asnjëherë tjetër.


Pak minuta më parë, në mes të ditës, në mes të Tiranës, një 39 vjeçar u mor peng në prani të fëmijës së tij të mitur.
Dje u ekzekutua në mënyrë mafioze një 44 vjeçar në Fier.
Një person i pajetë u gjet sot në Klos.
Kjo është kronika e 24 orëve të fundit.
Ndërkohë që bilanci i këtyre 9 ditëve është tronditës, 21 viktima në vrasje dhe në aksidente.
Ky është sundimi i krimit, i bandave, i trafikantëve.
Këto janë ditët më të mira për mafian, sepse mafia ka njeriun e vet në qeveri, mafia ka Saimir Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme.
Larje hesapesh, ekzekutime mafioze tipike të karteleve të drogës, rrëmbime personash në mes të qytetit.
Këto krime tronditëse janë kthyer në zhvillime të përditshme.
Dhe çdo ditë mund të ndodhin shpërthime të tilla kriminale, sa kohë që nxitësi kryesor i krimit, i trafikut të drogës, i paligjshmërisë, i paprekshmërisë së bandave kryesore, është Saimir Tahiri.
Me Saimir Tahirin është legalizuar trafiku i drogës në vend, është legalizuar aktiviteti kriminal i bandave të lidhura me të.
Dhe krimi sjell krim, një cikël që po zmadhohet çdo ditë e më shumë.
Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit, pjesës me integritet të burrave dhe grave me uniformë, të mos e lënë vendin në greminën ku po e çon Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Të zbatojnë ligjin e të luftojnë krimin, sepse dita e ndarjes së krimit nga shteti, dita e largimit të Tahirit dhe shefit të tij nuk është e largët.

Foto+Video: Përleshje polici-protestues në doganën e Morinës
“Vetëvendosje” ka publikuar videon ku tregohet se si u ndaluan të rinjtë nga Tirana, që ishin nisur për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Prishtinë.

“Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t’i shpërndarë.


Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda, ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta.

Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm”,- shkruhet në profilin në Facebook të “Vetëvendosjes”.
Video: Kosovë, opozita proteston për rrëzimin e Qeverisë

Ka nisur protesta e opozitës kosovare në Prishtinë, e cila kërkon rrëzimin e Qeverisë me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën për marrëveshjen me Serbinë për komunat serbe në Kosovë dhe për kufirin me Malin e Zi.




Ja 13 rastet kur nuk duhen veshur tangat
Shumica e femrave mbështeten tek mbathjet e brendshme tanga që të eliminojnë dukjen e vijës në pantollona, mirëpo kjo gjë nuk i bën tangat 100% të shëndetshme që t`i mbani tërë kohën.

Kjo është e sigurt, pasi tangat janë shumë të mbrehta dhe mund të mbartin baktere nga rektumi në vaginë dhe mund të shkaktojë infeksione.

Konsideroni të mbani të brendshme të plota nëse ballafaqoheni me këto faktorë rreziku:

Nuk mbathni të brendshme pambukuMaterialet artificiale si najlloni, e bllokojnë lagështinë. Pambuku mundëson qarkullimin e ajrit rreth vaginës, që ndihmon lëkurën tuaj të marrë frymë dhe të mirëmbajë aciditet që alrgon infeksionet vaginale.

Mbani veshjet e stërvitjeve gjatë tërë ditëVeshjet e ngushta si spandeksi pengojnë cirkulimin e ajrit, mirëpo veshjet e djersitura dhe të ngushta janë edhe më tepër të rrezikshme. Ato mund të stimulojnë zhvillimin e baktereve që e prishin balancin shëndetsor të vaginës suaj.

Keni veshur një fund të shkurtërNëse fundi juaj ngritet lart kur uleni atëherë më mirë të dilni jashtë me bikini. Të uleni në vende publike me prapancën jashtë mund të ju kushtojë shëndetin tuaj pasiqë mbledhe virusët në çdo ulëse.

Jeni të prirura për tharm apo infeksione bakteriale të vaginësNëse jeni në marrëdhënie afatgjate me tangat e juaja dhe nuk keni komplikime në shëndetin tuaj, atëherë sistemi juaj imunitar është tepër i fortë. Por nëse fitoni infeksione apo tharm atëherë tangat e juaja i kanë fajet, andaj do të dëshironit ti ndërroni me bikini.

Jeni shtatëzëne dhe e prirur për infeksioneShtatëzënia kompromitn shëndetin dhe sistemin imunitar, andaj rrit mundësinë e infeksioneve vaginale.

Nuk bëni dushPastrimi i përditshëm me sapun të butë ndihmon në reduktimin e infeksioneve vaginale dhe të lëkurës.

Nuk i ndryshoni tamponat tuajRripi i hollë i tangave mund të detyrojë tamponin të bartë baktere nga rektumi në vaginë, gjatë lëvizjeve para-mbrapa. Kjo gjë mund të ndodhë nëse nuk i ndërroni tamponat më shpesh.

Mbani jastëk sanitarJastëku sanitar, nëse nuk ndërrohet në kohë të caktuar, shton rrezikun e shumimit të baktereve. Çdo rritje e numrit të baktereve është lajm i keq për fshikëzën dhe vaginën tuaj.

Përdorni xhel dushi apo deodorantKëto produkte nuk rekomandohen pasiqë mund të kompromitojnë imunitetin tuaj, mund të çrregullojnë aciditetin natyral të vaginës me çka e pengojnë atë të pastrohet vetvetiu.

Keni rrjedhjeDy nga pesë femra nën moshë 60 vjeçare kanë problem me rrejdhjen e fshikëzës, qoft nga aktiviteti sportiv apo nga mbajtja e gjatë e urinës. Qoftë edhe një pikë urinë të mbetet në mbathjet e brendshme, mund të shkaktojë iritim të lëkurës.

Nuk përdorni prezervatvë dhe keni më tepër partnerë seksualKy fakt i rrezikshëm ju bën të prirur për infeksione vetvetiu. Të brendshmet tanga mund të shkaktojnë iritim shtesë me çka e rrisin mundësinë të fitoni Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm.

Jeni e sëmurëQë do të thotë se sistemi imunitar është veçmë i kompromituar dhe i zënë. Kjo gjë rrit rrezikun nga infeksionet prej baktereve të tjera që ndodhen në pjesën e poshtme të trupit tuaj.

Bëni shoping të bikiniveDuhet të keni kujdes kur dëshironi të bleni bikini të reja pasiqë mund të veshni bikini që janë provuar edhe nga shumë femra të tjera, me çka mund të rrezikoni marrjen e baktereve që shkaktojnë ndonjë sëmundje apo infeksion.



Tiranë: Lirohet pengu Ylber Kerri, arrestohen 3 pengmarrësit

Policia e Tiranës ka liruar pas 3 orësh 39-vjeçarin që u rrëmbye dhe ka arrestuar tre pengmarrësit. Pas negociatave, policia mundi të lironte pengun 39-vjeçar Ylber Kerri. Ky i fundit u mor peng pranë shkollës “Bajram Curri” teksa po ecte në rrugë me fëmijën e tij 8-vjeçar.

Policia kishte lokalizuar autorët në zonën e Paskuqanit pas më shumë se 30 minutash kur kishte ndodhur pengmarrja. Tre personat morën me forcë dhe futën në makinën e tyre tip “Mercedes-Benz” 39-vjeçarin dhe pas 3 orësh ata e liruan.

Nuk dihet identiteti i tyre, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë një borxh që i rrëmbyeri u kishte autorëve. Mësohet se Ylber Kerri, nuk ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tre pengmarrësit dhe personi që u rrëmbye janë shoqëruar të gjithë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku dhe do të merren në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sinjalizimi i parë për pengmarrjen u dha nga një telefonatë në sallën operative të policisë, efektivët e të cilës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dhe gjetën fëmijën 8-vjeçar të Ylber Kerrit, pjesëtar i komunitetit rom.

Sipas dëshmisë në komisariat, 8-vjeçari tregon se po ecte në rrugë me të atin dhe në atë moment nisi të debatonte me disa persona të cilët udhëtonin me një makinë tip ‘Mercedes-Benz’.

Debati u përshkallëzua dhe nga automjeti dolën tre persona, të cilët morën me forcë babain e tij dhe e futën në makinë.

Më pas, ata u larguan me shpejtësi dhe lanë në mes të rrugës fëmijën, i cili më pas u shoqërua në komisariat nga policia.


Fotolajm: Dëmet nga rreshjet, banorët gjejnë zgjidhje provizore

Kur kanë kaluar tre ditë nga përmbytja, ende nuk ka një bilanc përfundimtar për dëmet e shkaktuara në Elbasan. Sipas shtabit të emergjencës në Elbasan, grupet e punës po bashkëpunojnë me njësitë administrative për verifikimin e dëmeve.

Disa zona në Elbasan, Gramsh e Librazhd kanë mbetur të izoluara për shkak të shembjes së urave. Mjaft qytetarë kanë njoftuar për përmbytje të shtëpive, bizneseve, tokave bujqësore, serave dhe ngordhje në blektori.

Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me dëmet e shkaktuara, ndonëse banorët kanë bërë apel për ndihmë. Fondet, makineritë dhe fuqia punëtore nuk janë të mjaftueshme për kthimin në normalitet.

Ndaj vetë banorët e këtyre fshatrave janë mobilizuar për gjetjen e zgjidhjeve provizore.

Nga një vëzhgim në këto zona rezulton se komuniteti po kontribuon me ekskavatorë, traktorë apo makineri bujqësore, për devijimin e rrjedhës së përrenjve, për të afruar gurë, blloqe dhe inerte, drurë, litarë dhe bullona për ndërtimin e urave provizore.

Njëkohësisht, ata po pastrojnë kanale kullues për të shmangur përmbytjen e tokave bujqësore, po vendosin prita pranë shtëpive dhe bizneseve etj.

Megjithatë, zgjidhja përfundimtare mbeten hartimi i preventivëve nga specialistët që duhen të shoqërohen me finalizim të projekteve me ndihmën e fondeve të shtetit dhe donatorët./Opinion.al/



Tiranë: Konflikt mes të rinjsh, plagoset me mjete të forta 16-vjeçari

Një konflikt mes të rinjsh ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person rreth 16 vjeç.

Dyshohet se të rinjt janë konfliktuar me njëri tjetrin kanë rrahur sa e kanë lënë pa ndjenja në tokë 16-vjeçarin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes raporton “Shqptarja.com”.

Ndërkohë ende nuk janë identifikuar adoleshentët./Shqptarja.com/



Themeluesi i Facebook, Zuckerberg: U jam borxhli shqiptarëve...

Themeluesi i Facebook­ut Mark Zuckerberg ka deklaruar së fundmi se familja e tij ka debulesë për shqiptarët. Në një letërkëmbim me shqiptarin Hajdar K. Shtimja, Mark Zuckerberg ka përmendur një detaj interesant që e ka dëgjuar nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckerberg, e cila në vitin 1853 ka vizituar Shkupin, Prishtinën, Prizrenin dhe Pejen.

Në letrën e botuar nga Botapress, thuhet se gjyshja e Zuckerberg ka lindur djalin e saj të vetëm falë një mjeku popullor në Kosovë, të cilit i është mirënjohëse përjetë.

Dear Hajdar K. Shtimja,

Letrën tuaj që ma keni adresuar dje, e lexoi për fat të mirë sekretari im i cili është duke e përgatitur një libër për historinë time familjare. Emri Juaj i kujtoi një histori të stërgjyshes sime në lidhje me njohjen e Hajdar K.Shtimes aty rreth viteve 1853 që e kishte lexuar ne ditarin e saj të mbajtur gjatë një udhëtimi nëpër Ballkan në kuadër të një misioni diplomatik.

Ja ç’ka shkruante stërgjyshja ime Rozeline Zuckeberk.

10 Qershor i vitit 1853.

Ishte dita e 14 e udhëtimit tonë nëpërë Ballkan bashkë me Johnin bashkëshortin më të veçantë që ëndërron ta ketë çdo grua. Kur lamë Podgoricën dhe morëm rrugën për Shkup kërkova kësaj radhe që përkthyesja të jetë shqiptare dhe grua, sepse isha mërzitur nga përkthyes burra dhe jo aq xhentil. Pas Pejës ndaluam në qytetin e bukur të Prizrenit. Aty drekuam te shravani dhe dolëm në tregun që quhej «qylhane», unë bleva një xhamadan të punuar me kllapadan për tezen

Bënte vapë e madhe, piva edhe njëherë ujë në shdravan dhe u nisëm drejt Shkupit. Nga ora 16 arritëm në një fshat qe quhej Shtime. Aty ku ndahej rruga për Shkup dhe Prishtinë, afër urës së madhe e pashë një turmë grashë dhe disa burra që ishin grumbulluar para një dere të një shtëpie të vjetër buzë rrugës. I bëra shenjë shoferit ta ndalonte makinën. I thashë përkthyeses të pyeste së ç’ka po ndodhte në këtë vend. Nuk kisha parë asnjëherë aq gra të grumbulluara gjatë këtij udhëtimi. Përkthyesja u kthye shpejt dhe më tha se këto gra kishin ardhur nga të gjitha viset, bile kjo që më tregoi kishte ardhur pikërisht nga Shkupi, ku kishte dëgjuar se njëfar Hajdar Shtimja po i shërojka gratë që nuk bëjnë fëmijë.

E shikova Johnin habitshëm dhe sikur ai të kuptonte atë që kisha në mendje më tha: Nuk humbim gjë nëse e provojmë, nganjëherë mjekësia tradicionale nëpër këso vende të humbura mund të na gjeje zgjidhjen.

Kishim 5 vjet që ishim martuar me Johnin dhe ëndërronim të kemi një djalë. Kishim konsultuar edhe mjekun më të mirë të San Franciskos por kot, bile pasi i i humbëm shpresat vendosem që në vjeshtë të adaptojmë një djalë nga jetimorja e qytetit.

Shqiptarët na shikuan me habi kur zbritëm nga makina dhe iu afruam derës. Kur morën vesh se ishim amerikanë na buzëqeshën dhe na e lëshuan radhën të futemi pa rend. Hajdar Shtimja ishte një burrë shtatgjatë, i bukur me ca mustaqe të dredhura dhe një hundë të krrysur. Kishte të veshur një këmishë të bardhe dhe pantallona të murrta prej leshi që i quanin tirqe.

Dhoma ku konsultonte Hajdari ishte rudimentare. Në tokë ca rrasa guri, dhe një minder i mbuluar me posteqe. Në dollap në një kosh të vogël pashë një bollë dhe u zbeha nga frika. Hajdari e pa shqetësimin tim dhe i tha përkthyeses të më sigurojë se bolla është e shtëpisë dhe e zbutur dhe falë saj ai i shëron shumë sëmundje. Pasi dëgjoi përkthyesen e cila ia tregoi problemin tim dhe pasi ia shpjegoi përkthyeses procedurën e shërimit, kërkoi nga ajo që të largohet dhe të na lëjë vetëm.

Pas gjysmë ore dola dhe u futa në makinë. Johni nuk më bëri as më të voglën pyetje, më shtrëngoi fort dhe tha «po lusim zotin të kesh ra në mjek». Nëntë muaj më vonë i asistuar nga Dr. Jefferson në Los Angeles na lindi foshnja jonë e parë, gëzimi më i madh në jetën tonë. I vumë emrin Harris, duke i marrë dy gërmat e para nga emri i Hajdarit, për ta falënderuar dhe kujtuar atë. Harrisi rritej për mrekulli dhe u bë një djalë tepër i bukur dhe shumë i gjallë. Sa herë e shikoja me admirim duke lozur me shokë e kujtoja Hajdarin dhe e falënderoja zotin që me zgjodhi mua në atë udhëtim që i dha kuptim gjithë jetës sime. Kisha shumë dëshirë edhe njëherë të kthehesha atje me gjithë Harrisin dhe Johnin, por Johni vdiq në një aksident hekurudhor dhe unë e kalova gjithë jetën duke ia kushtuar edukimit dhe ngritjes se Harrisit, shpresës së madhe të familjes Zuckerberg.

Dhe nëse pas shumë e shumë gjeneratash ndonjë pasardhës i familjes sonë i lexon këto kujtime dhe nëse pozita ia mundëson, atëherë e ka amanet nga unë të bëjë diçka të mirë për atë vend të bukur e të shkretë dhe për ata njerëz të mrekullueshëm siç ishte Hajdar K. Shtimja»

I nderuar Hajdar K.Shtimja Junior,

Nuk e dij saktësisht a është koincidence emri dhe mbiemri i juaj, apo vërtetë ju jeni stërnipi i Hajdar K.Shtimës senior, por letra juaj që ma solli sekretari im dhe kujtimet e stërgjyshes që lidhen me këtë histori më bëjnë borxhli gjithë jetën për ju dhe popullin e Kosovës. Sepse po të mos ishte Hajdar K.Shtimja, sot nuk do të isha as unë e nuk do të ishte as Facebooku që ju shqiptarët e doni aq shumë.

Është e vërtetë se kemi me ba më parë për shkak se kanë filluar ta teprojnë duke e përdorur për gjëra pa lidhje, promovime politike, biznes e sharje dhe kemi menduar se bërja me pagesë në formë abonimi do të ngrinte kualitetin e këtij rrjeti.

Sido që të jetë me këtë letër po ju garantojë se për juve shqiptarët do të jetë falas për hatër të katragjyshit tuaj dhe amanetit të stërgjyshes sime. Por e kam një lutje për juve shqiptarëve që të shkruani sa ma pak për politikë, mos të shaheni mes jush, sepse siç me tregoi menaxheri i rrjetit, faqja shqiptare e Facebook po del më e ngarkuara me politikë dhe debate boshe. Ju lutem që të shkruani sa më shumë për dashuri dhe bamirësi njerëzore dhe mos e humbni traditën a katragjyshit tuaj.

Mos ja merrni fytyrën Hajdar K.Shtimes

Me shumë respekt për shqiptarët

Mark Zuckerberg President i Facebook ut.




Duma: Projekti i “Skavicës” aferë korruptive, Rama të përgjigjet

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot koncesionin e dhënë kompanisë turke për hidrocentralin e ‘Skavicës’. Në një deklaratë për mediat, Sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma tha se projekti më i madh energjetik në vend, ai i ‘Skavicës’ është një tjetër aferë korruptive e Qeverisë dhe për këtë akuzoi Kryeministrin Rama.

“Partia Demokratike e denoncoi këtë aferë të Edi Ramës, ditën kur ai shkoi në Turqi dhe bëri bisedimet private, sekrete. Atëkohë, qeveria e mohoi, por më vonë, Arben Ahmetaj e pranoi në ekran aferën e Ramës, me krenari madje si bum investimi”, denoncoi Duma. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD adresoi edhe disa pyetje për Qeverinë në lidhje me koncesionin e Qeverisë për projektin e Skavicës.

- Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?

- Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?

- Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?

- Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?


10/01/2016.......................

Ortek në Theth. Emergjencat: Nuk kemi ç’të bëjmë, rrini në fshat
Një ortek i rënë gjatë paradites së sotme në Qafën e Ftorës, në rrugën që lidh Shkodrën me Thethin ka mbajtur të bllokuar 2 automjete të cilat lëviznin nga Thethi në drejtim të qytetit.

Sipas raportimeve të marra nga banorë të zonës, dy automjetet e bllokuara kanë qenë të banorëve të fshatit dhe jo turistë që lëviznin shpesh në këtë zonë.

Udhëtarët kanë kërkuar ndihmën e Emergjencave Civile, por duke qenë një zonë e veshtirë, përgjigja që kanë marrë ka qenë negative, ndaj edhe automjetet janë kthyer sërish në drejtim të fshatit.

Po kështu, sipas raportimeve të marra në terren, reshjet e dëborës janë shfaqur në lartësitë e maleve, ndërsa brenda në fshat situata duket në kontroll.



Makina që rrëmbeu Çollakun, e njëjta e përdorur në atentatin te “Torre”
Makina që u përdor për të rrëmbyer Gazmend Çollakun, është rrëmbyer 3 javë më parë në Vorë. Bëhet fjalë për të njëjtin mjet me të cilin dyshohet se janë larguar atentatorët e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt, mbrëmjen e 20 nëntorit.

Çollaku, në momentin e atentatit, rezulton të ketë qenë pranë vendit të ngjarjes. Nëse provohet që në të dy atentatet është përdorur i njëjti mjet, atëherë rrethi i hetimeve ngushtohet.

Makina, mësohet se u është marrë dy të rinjve nga 4 persona, të veshur si policë. Unforma policie kishin edhe personat që rrëmbyen Çollakun mbrëmjen e 6 janarit.

Ai u gjet i vrarë mëngjesin e 7 janarit, në Fushë-Krujë, anës një rruge i qëlluar në kokë, por më parë ishte dhunuar nga personat që e rrëmbyen.

Gazmend Çollaku rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 ai është dënuar me 3 vjet burg për plagosje, gjatë një sherri në “Disko Riviera”, në lagjen nr.1 Durrësit.

I gjendur nën shoqërinë e shokut të tij Th.F. dhe shoqes së tij F.G., ai ishte konfliktuar me 4 persona të tjerë. Gjatë përleshjes, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka plagosur në këmbën e majtë shtetasin K.B.

Megjithatë hetuesit nuk besojnë se vrasja e tij ka të bëjë me këtë ngjarje. Pista më e besueshme është ajo e një konflikti për trafikun e drogës, ku dyshohet se ishte implikuar bashkë me mikun e tij Ervin Kodra. /Lapsi.al/

4 pyetje kryeministrit, PD: “Skavica”, projekti më korruptiv
Skavica ka detyruar Partinë Demokratike të reagojë sërish ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e bëjnë përgjegjës për refuzimin e transparencës mbi këtë projekt, të cilin demokratët e konsiderojnë si “ndoshta më korruptivi dhe pazari më i dyshimtë i Ramës me pasuritë publike”.

“I kapur në këtë aferë, Edi Rama vazhdon të refuzojë transparencën, ashtu siç e nisi këtë histori me bisedime të fshehta e sekrete. Partia Demokratike e paralajmëroi këtë aferë të dyshimtë më 29 prill të vitit të kaluar, por qeveria e mohoi.

Në fund të vitit qeveria e pranoi, madje si arritje të sajën. Edhe pse Edi Rama refuzon të përgjigjet, pyetjet që kanë qytetarët dhe opinioni publik mbeten të njëjtat: A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?

Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus? Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi e denoncoi opozita? Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj dhe me çfarë qëllimesh?”,- pyeti sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma.

Ajo e mbylli deklaratën me paralajmërimin se “Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, për aferat e tij korruptive me pasuritë publike”./Top Channel/
Video: AK, protestë para bashkisë së Tiranës

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar gjatë ditës së sotme tek Bashkia e Tiranës, me zjarr e tym kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Është sulmuar zyra e kryebashkiakut dhe janë lidhur me zinxhirë dyert e bashkisë, si dhe janë hedhur edhe tymuese gjatë protestës.

Aktivistët e Aleancës Kuqezi kanë protestuar në lidhje me taksat e rritura të bashkisë, me çmimin e autobuzit urban që u rrit me 10 lekë, si dhe për mungesën e në detyrë të kryetarit të bashkisë, Veliaj.

Në protestë edhe vetë lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu, është angazhuar që të hedhë tymyese në ballkonin e bashkisë, në shenjë rrevoltë.

Shikoni Videon:


Sarandë: Atentati ndaj Haxhiajt policia gjen makinën e autorëve

11 ditë pas atetnatit ndaj Rudin Haxhiajt në zonën e njohur si kanali i Bistricës në Sarnaadë, policia gjen automjetin e përdorur nga autorët e këtij krimi. Siç e shihni në këtë foto, automjeti është një audi “A8” me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë “Tr 4512 F”.

Ky mjet, sqaron grupi hetimor është gjetur i braktisur në fshatin Bistricë pak kilometra larg vendit ku u bë atentati, ndaj Rudin Haxhiajt dhe kushëririt të tij, Eneid Haxhia.

Aktualisht, ky mjet është sekuestruar si provë material dhe po ekzaminohet për gjurmë të lëna nga autorët e krimit, ndërsa në bordin e këtij mjeti janë gjetur dhe disa gëzhojë kallashnikovi.

Targat e mjetit “TR 45 12 F” janë fallco sipas hetimeve të kryera deri më tani, ndërsa rezulton se, ky Audi është vjedhur disa kohë më parë nga autorët që kryen atetnatin ndaj kushërinjve Haxhiaj.

Në këtë atentat, sqaruan burimet, kanë marrë pjesë 3 persona, ku njëri prej tyre tashmë është identifikuar dhe për arsye hetimore identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Më 30 dhjetor 2015, Rudin Haxhiajt dhe Enid Haxhiajt ranë pre e një atetnati me armë ndërsa fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë por mbetën të plagosur.

Ky nuk është rasti i parë ku ndaj Haxhiajt bëhet atentat, pasi në harkun kohor të 4 viteve ndaj tij janë bërë 5 atentate./shqiptarja.com/




Reforma në Drejtësi: S’ka konsensus, opozita braktis mbledhjen
Pas një pushimi të shkurtër, mbledhja e ekspertëve të drejtësisë është braktisur nga ana e anëtarëve të opozitës. Mesa duket ngërçi në lidhje me formulën e votimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ajo që sot quhet KLD) ka bërë që ekspertët e opozitës të braktisin mbledhjen, e cila do duhet të draftojë ndryshimet, të cilat do duhet të jenë gati për më 12 janar, për t’i kaluar komisionit ad hoc për reformën në drejtësi.

Mbledhja e kësaj të diele është shoqëruar me debate mes palëve, pasi opozita dhe mazhoranca nuk dakortësohen në lidhje me formulën e votimit të instancave më të larta të gjyqësorit, që do të materializojnë reformën më të rëndësishmë të këtyre dekadave.


Mazhoranca i ka qëndruar formatit të votimi me shumicë të cilësuar, pra me 3/5, të isntancave si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili më pas do të quhet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

Por opozita është kundër kësaj formule dhe kërkon një shumicë kushtetuese, pra me 2/3 të votave, për anëtarët e KLGJ-së dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese.

Konsensusi mes palëve kështu u prish brenda pak ditësh, teksa vetëm para dy ditësh, ndërmjetësimi mes ekspertëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës erdhi falë ndërhyrjes së ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe ambsadores së BE Romana Vlahutin.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish