Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet9/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   352

Reagimi i PD-së

Pasi braktisën mbledhjen për reformën, përmes një deklarate, ekspertëtë e PD thonë se edhe pse ditën e djeshme u ra dakort parimisht për të reflektuar mbi rekomandimin nr 55 të Komisionit të Venecias, ekspertët e mazhorancës refuzuan një gjë të tillë. Kjo ka bërë, shkruhet në deklaratë, që ekspertët e PD-së ta shihnin të pamundur vijimin e diskutimeve.

“Pika e parë e diskutimit ishte reflektimi i rekomandimit të Komisionit të Venecias mbi nevojën e eleminimit të kapjes politike të sistemit të drejtesisë, sipas një propozimi konkret kompromisi të ofruar në përputhje me të nga ekspertët e Partisë Demokratike. Edhe pse dje në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtesisë, pavaresisht qendrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje.

Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”,- shkruhet në deklaratën e PD.




Foto: Kjo aktore ndërmjetësoi takimin e Sean Penn me El Chapon

Kjo aktore ndërmjetësoi takimin e Sean Penn me El Chapon

Ishte një aktore meksikane e cila ka negociuar mes aktorit të njohur Shon Pen dhe bosit të drogës “El Chapo” për të realizuar intervistën që do të çonte edhe në zbulimin e vendit sekret ku ndodhej i arratisuri nga burgu në muajin korrik.

Takimi është bërë në 2 tetor 2015, në një lokalitet të Meksikës në shtetin e Durangos, në kufi me Sinaloan dhe e pranishme ka qenë edhe aktorja Kate del Castillo.

Takimi kokë më kokë mes aktorit dhe bosit të drogës ka zgjatur 7 orë: “Hëngrëm, pimë dhe folëm të rrethuar nga truprojat e bosit”, ka rrëfyer aktori Shon Pen.

Palët kishin rënë fillimisht dakord për filmin, më pas ata folën edhe për një intervistë formale e cila do të bëhej 8 ditë më pas, por ky takim nuk u bë kurrë.

Kjo sepse El Chapo i kishte dërguar Shon Penit një regjistrim video me përgjigjet e pyetjeve që aktori i kishte bërë.


Rrëshqitje dherash në Xibrakë. Probleme në Elbasan-Librazhd

Kujdes nëse udhëtoni në rrugën Elbasan - Librazhd. Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në këtë aks. Në Xibrakë, ashtu si pak ditë më parë, toka ka rrëshqitur duke bllokuar një korsi të rrugës. Ndërsa te "Kthesat e Murrashit" ka rrëshqitje gurësh, që e bëjnë të rrezikshme lëvizjen e makinave. Edhe te "Ura e telit" makinat lëvizin vetëm në njërin krah.



Ngacmonte minorene në autobusë, 18 muaj burg maniakut shqiptar
Ky 47-vjeçar shqiptar u dënua me 18 muaj burg në Angli. Ai quhet Giorge Zhukas. Ai pranoi se ka ngacmuar seksualisht të paktën 9 vajza të vogla nëpër autobusët urbanë të Londrës.

Zhukas kishte ngacmuar edhe vajza 13-vjeçare. Emri i tij do të jetë në listën e maniakëve seksualë për 10 vjet dhe ai do të deportohet në Shqipëri, sapo të përfundojë dënimin me burg.

4 nga ngacmimet nuk u denoncuan prej viktimave, por prokurorët i regjistruan pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë së autobusëve.

Ylli Dylgjeri: Nga t’fala Sandrit, te t’fala Fevziut!

Akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Blendi Fevziut, kanë sjellë reagime të ndryshme dhe të shumta. Një prej tyre është edhe ky i Ylli Dylgjerit që mund ta lexoni më poshtë:

“Të fala Sandrit! Ishim mësuar me këtë selam, që Rama i dërgonte me ironi pas çdo konference për shtyp pronarit të TV Klan Aleksander Frangaj. Do kalonin vitet e opozites dhe pushteti sërisht do ja sillte në tavolinë Frangajn, ashtu si dhe e solli së fundi edhe në pritjen me gazetarët në Vitin e Ri. Rama tashmë nuk i çon më të fala me korrier Sandrit. E ka në tavolinë.

Bashkëpunim i mbarë zoti Kryeminister!

Ndërkohë portat kanë ndërruar. Berisha ka dalë në opozitë. Dhe…
Është zoti Berisha që me qëndrimet e fundit në FB e media po i dërgon “t’fala” klonit, jo Klanit të Sandrit, Fevziut. Berisha mbase ka të drejtë. Fevziu me qëndrimet thellësisht servile i meriton “t’falat” e doktorit.

Në memorien historike, sa vite njeh demokracia në këtë vend, Fevziu nuk u sëmurë kurrë pranë tij.

Tani… janë ndërruar doktorët. Le të presë të vjellat dhe të falat nga DOKTORI.

Kjo pritej. Kjo Kompani televizive quhet Klan. Hyr dhe ti në Klan!

Po ta mbajti”, – shkruan Ylli Dylgjeri në profilin e tij në Facebook.


Agjenti serb i UDB: Ja si mund t’i fusim në luftë civile shqiptarët...?
“Doni të shkatërroni shqiptarët...? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman... Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe”. Kjo është deklarata që tronditi Ballkanin, vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish-drejtorin e inteligjencës serbe “UDB”, Dejan Luçiç.

Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës fetare në Shqipëri.

Ai hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore.

“Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe.

Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për ‘Shqipërinë e Madhe’”,- thotë ai duke treguar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët.

Ai është i bindur se politika serbe me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës, mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri.

“Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja..., luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”,- parashikon bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish-drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luçiç.
Klodi Lesi, shqiptari që vrau gruan, në arrati me djalin e sëmurë
Klodi Lesi, 33-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij grek tre ditë më parë, është në arrati me djalin e tij të sëmurë. Ai është parë në zonën e Janinës në një farmaci, ku ka kërkuar ilaçe për të birin 4 -vjeçar që kishte temperaturë.

Autoritetet besojnë se ai po përpiqet të kalojë kufirin me Shqipërinë. Babai i gruas së vrarë tha se Lesi kishte shkuar në shtëpinë e saj i përgatitur për të kryer krimin.

Ai u tha mediave greke se emigranti shqiptar mbante një thikë në dorë, e cila nuk ishte thikë kuzhine. Policia ka shpërndarë foton e vrasësit dhe të djalit të tij dhe u ka kërkuar ndihmë qytetarëve që të njoftojnë nëse i pikasin. (foto e mësipërme: babai i viktimës, viktima dhe Klodi Lesi më djalin e tij).
Video: Protestuesi thirri “Allahu Ekber” dhe qëlloi me Molotov

Në protestën e djeshme të opozitës në Prishtinë, protestuesit filluan të gjuanin koktej molotovi drejt Qeverisë. Njëri nga ata, para se të hidhte shishen e Molotovit, thirri “Allahu Ekber”. Kjo thirrje mund të dëgjohet në këtë video të publikuar nga gazeta “Express”.



Financial Times” bën portretin e Ermonela Jahos
Nga Teresa Levonian Cole

Notat kumbuese të zërit të saj dalin nga dhoma e provave. Ermonela Jaho është në Londër, duke u përgatitur për operën “Zaza” të Leonkavalos, rolin kryesor të së cilës po e regjistron për një album të ri. “Është shumë e trishtë”, thotë më pas sopranoja. “Kur Zaza këndon për fëmijërinë e saj pa nënë e pa baba, më kujton veten dhe përvojën e nënës sime”. Jaho u lind në vitin 1974 në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe familja e saj u shpërngul në kryeqytetin Tiranë kur ajo ishte dy vjeçe. Nëna e saj, të cilën e kishin braktisur prindërit dhe e kishte rritur gjyshja, dëshironte të bëhej këngëtare dhe fshehurazi kishte konkurruar në Konservatorin e Tiranës, ku ishte pranuar. “Por, familja e saj u tërbua dhe nuk e la të vazhdonte“,- rrëfen Jaho.

“Si fëmijë, e shihja dhimbjen e mospërmbushjes në sytë e nënës sime, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit të saj”. Jaho ka trashëguar, jo vetëm dashurinë e nënës së saj për muzikën, por edhe ndjenjën e melankolisë. Shqiptarët, thotë ajo, në përgjithësi janë të zhurmshëm dhe plot pasion. Por Jaho ishte një fëmijë i turpshëm. “E mbaja gjithçka përbrenda”,- thotë ajo. Motra më e madhe, e cila është me aftësi të veçanta, ishte shoqja më e mirë e Ermonelës, dhe fëmijët në shkollë e vinin në lojë. “E vetmja herë kur ndjehesha e lirë, qe kur këndoja. Ishte terapia ime”,- thotë ajo.

E inkurajuar nga i ati, “një ushtarak që kishte studiuar filozofi”, Ermonela filloi Konservatorin kur ishte 17 vjeçe, pasi u vlerësua me notat më të larta në provimin e pranimit. Aty ajo mori mësime nga sopranoja italiane Katia Riçareli, e cila e ftoi të vazhdonte studimet në Mantova të Lombardisë për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në 1993-in dhe qëndroi aty për dhjetë vitet që pasuan. “Nuk doja të kthehesha. Italia ishte vendi i ‘bel canto’-s.

Në Shqipëri, në komunizëm, çdo gjë këndohej në shqip; mund të shkoje në burg, nëse flisje një gjuhë tjetër. Im atë më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”, rrëfen sopranoja.

Më pas Jaho hyri në të famshmen Akademia Kombëtare e Santa Cecilias në Romë. Për të mbajtur veten gjatë studimeve, fillimisht punonte në një familje italiane e mandej, me paratë e fituara në një konkurs kënge, u vendos në një hostel që drejtohej nga disa murgesha. “Herë-herë nuk kisha para për bukë, por kurrë nuk i tregova njeriu. Kuptova që për të realizuar ëndrrën për të kënduar në opera, duhej të bëja sakrifica. ‘Ermonela’, i thashë vetes, ‘duhet t’i kapërcesh këto vështirësi’”,- kujton ajo.

Një tjetër pengesë qe fakti që ajo ishte shqiptare. “Ishe bërë për t’u ndier qytetare e dorës së tretë”, shprehet Jaho. Pasi u bë e famshme, thekson ajo, gjërat ishin ndryshe. “Të gjithë duan të të kenë mik”.

Pika e kthesës për të qe kur iu ofrua roli i Mimisë në operën “La Boheme” në Bolonja. Mandej rolet filluan të vinin njëri pas tjetrit dhe, pasi përfundoi studimet në vitin 2000, vendosi të lëvizte në kryeqytetin italian. Bash në këtë kohë, miku i saj i fëmijërisë, Ervin Stafa, shkoi ta takonte nga Nju-Jorku dhe e ftoi të shkonte me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha rritur me Ervinin në Shqipëri”,- thotë ajo për atë që tani e ka bashkëshort. “Ishte i vetmi njeri me të cilin mund të flisja dhe që nuk më gjykonte. Kur ika për Itali i thashë: ‘Nëse një ditë martohem me ndokënd, ai do jesh ti’. Mendoj se kjo e trembi, pasi i erdhi befas e shkoqur. Më pas ai fitoi lotarinë për ‘Green Card’ në SHBA dhe unë gjeja çdo justifikim për t’i shkruar nga Italia”.

Në fillim Jaho kishte frikë të shkonte në Nju-Jork. “Më dukej shumë e vështirë për të bërë karrierë, dhe nuk doja ta humbja”,- thotë.

Më pas Alen Grin, i cili asokohe punonte për agjencinë e talenteve “Columbia Artists Management” në Nju-Jork, shkoi ta dëgjonte kur këndonte në “Carmen”. Pasi kishte interpretuar në disa opera baroke dhe komike, Jaho ishte në kërkim të një repertori më romantik. Grin iu ofrua ta menaxhonte dhe t’i siguronte rolet që ajo donte. “Ai më mbushi me shpresë se nuk do ta nisja sërish nga zeroja në Nju-Jork”.

Jeta në SHBA dhe pengu për nënën

Ermonela Jaho e kapërceu Atlantikun në vitin 2003, fillimisht duke e ndarë kohën mes Nju-Jorkut dhe Italisë. Duke e pasur të vështirë të udhëtonte lirshëm me pasaportë shqiptare, çifti vendosi të martohej. Në 2005-n ata blenë një shtëpi në Long Ajlënd, ku jetojnë akoma e sot së bashku me prindërit e Ervinit. (“Në Shqipëri është traditë që prindërit të jetojnë me djalin, dhe unë i respektoj shumë”, thotë ajo.)

Jaho ende e viziton familjen e saj në Shqipëri, duke dhënë koncerte bamirësie në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta “sepse ndjehesha në faj që nuk mund ta ndihmoja time motër kur rriteshim”. Pengu më i madh për të është që e ëma nuk e dëgjoi dot kurrë të këndonte në skenë.

“Shkoja në Shqipëri, por vendi i saj ishte përherë bosh”,- kujton ajo. Jaho mendon se e ëma mund ta kishte pasur tepër të dhimbshme ta shihte atë në skenë, për shkak të ambicieve të veta të papërmbushura, megjithëse nuk e pati kurrë mundësinë ta mësonte të vërtetën.

“U mundova t’i shkruaja e ta pyesja pse, t’i thosha sa shumë e doja dhe se më mungonte, por ajo u shua para se të mund t’ia dërgoja atë letër”. Në SHBA ajo e shijon jetën familjare dhe i pëlqen të gatuajë, ndërsa parapëlqen të rrijë në shtëpi në vend që të dalë. “Nuk mund të them se kam shumë miq jashtë pune në Amerikë”,- thotë, duke e arsyetuar këtë me mungesat e saj të shpeshta.

“Long Ajlëndi është botë më vete, kaq i paqtë. Ke oqeanin dhe të gjitha ngjyrat e natyrës. Por për shkak të angazhimeve të shumta jashtë vendit, kaloj vetëm pak muaj të vitit aty. Megjithatë është shtëpia ime, dhe aty kam Ervinin që më pret”,- shpjegon Jaho.

Në Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, “njerëzit janë më të mbyllur - jetojnë si ishuj. Në Evropë, e veçanërisht në Ballkan, janë më të hapur e më emocionalë. Megjithatë në thelb njerëzit janë kudo njëlloj. Unë marr më të mirën nga çdo vend dhe e jetoj jetën deri në fund”./Financial Times/Shekulli/


Fotolajm: Kur kryebashkiakja e Gjirokastrës “zhvishet” dhe feston

Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, duket se e ka hequr petkun e zyrtares së lartë të qeverisjes vendore dhe ka festuar e shfrenuar festat.

Siç e shikoni dhe në foton e mëposhtme, Rami duket se ka kujtuar kohët para se të bëhej kryebashkiake.

Por fotot e saj tani po bëjnë namin në rrjetet sociale ku kanë vërshuar komentet pro dhe kundra, madje ku nuk ka munguar as humori...



Fotolajm: Ndërkohë tek Reparti i Kardiologjisë, QSUT
Vetëm disa ditë më parë Administratorja e QSUT-së u dekorua nga Qeveria dhe kryeministri Rama me një çmim si “Administratorja e Vitit”. Ndërkohë nga QSUT-ja qytetarët kanë hedhur në rrjetet sociale këto foto dhe i kanë shoqëruaqr me komente nga më të ndryshmet që nuk do të donim t’i publikonim...

Tiranë, të shtëna me armë zjarri tek ish-parku i autobusëve

Të shtëna armësh janë dëgjuar pasditen e së dielës në afërsi të ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta.

Kanë qenë banorët e zonës që pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur në tokë disa gëzhoja.

Policia ende nuk bën të ditur nëse ka të plagosur nga kjo ngjarje apo lidhur me dinamikën e saj.

Ndërkaq, uniformat blu kanë nisur mbledhjen e dëshmive si dhe verifikimin e kamerave të sigurisë të disa bizneseve dhe një qendre tregtare që ndodhet pranë vendit ku janë gjetur gëzhojat./Top Channel/
Fotolajm: Moratorium? Ja si po shfarroset Pylli i Sodës në Vlorë...
Qytetarë të ndryshëm të indinjuar vlonjat, kanë postuar ditët e fundit në rrjetet sociale foto nga masakra që po zhvillohet ditën për diell në Pyllin e Sodës, në periferi të Vlorës.

Ata kanë shprehur indinjatën edhe për mosreagimin e strukturave të shtetit, e madje as atyre të qeverisë, ndaj këtij shkatërrimi që sipas tyre po bëhet me “bekim” politik.

Ja disa komente që shoqërojnë këtë foto në rrjetet siciale: “Vijon seriali per shkaterrimin e "mushkrise" se Vlores. I di keto gjera deputeti zones, zoti Edi Rama?”.
Ky kod ju mëson informacionet sekrete të Iphone

Një kod i thjeshtë mund t’ju japë akses në informacionet e fshehura të Iphone-it tuaj, aq sa mund t’ju lejojë të bëni ndryshime në strukturën e tij.

Tashmë ju mund të shihni një informacion ekstra rreth asaj se si Iphone-i juaj është i lidhur me internetin.

Mjeti drejt kësaj funksionon duke formuar “*3001#12345#*” dhe pastaj të shtypni butonin e telefonatës.

Ekrani i telefonit tuaj do të marrë ngjyrë gri dhe pas kësaj do t’ju dalë informacioni ekstra.

Një nga karakteristikat më të dobishme është një tregues i detajuar i fuqisë së sinjalit të internetit, i cili shfaqet në këndin e sipërm të majtë.

Nëse formoni *#06# do të zbuloni numrin identifikues IMEI. Kjo është shumë e dobishme pasi mund të përdoret për të fikur telefonin tuaj në rast se ua vjedhin atë.


Video: Papa Francesku: Jam një mëkatar… mund të isha në burg

Papa Françesku e ka cilësuar veten si një “mëkatar, në nevojë të mëshirës së Zotit”, teksa ka treguar në një intervistë, sesi debatet për divorcin në Kishën Romake kanë ndryshuar jetën e familjes së tij.

Ati i Shenjtë së shpejti do të publikojë librin e tij, dhe në intervistë tregon se nëse nuk do të ishte bërë Papë, ai mund të përfundonte edhe në burg. Papa Françesku flet për relatën e tij të “veçantë” me të burgosurit.

“Kam qenë gjithmonë shumë i lidhur me ta, pikërisht për shkak të vetëdijes që kam se jam një mëkatar. Sa herë që kaloj nga porta e burgut, gjithmonë pyes veten: Pse ata janë këtu, dhe jo unë? Unë duhet të isha këtu, unë e meritoj të jem këtu. Burgosja e tyre mund të ishte edhe e imja. Nuk ndjehem superior ndaj tyre”,- shkruan për të burgosurit Ati i Shenjtë.

Pope Francis kisses during statue of baby Jesus a Mass in St. Peter's Basilica, at the Vatican, to mark Epiphany, Ëednesday, Jan. 6, 2016. The Epiphany day is a joyous day for Catholics in ëhich they recall the journey of the Three Kings, or Magi, to pay homage to Baby Jesus (AP Photo/Gregorio Borgia)

Në librin e parë të papatit të tij, Papa, një vizitor i shpeshtë i burgjeve, tregon se ka një mbesë e cila është martuar me një burrë të divorcuar.

Libri do të publikohet të martën në 86 vende dhe përfshin një sërë intervistash, disa prej tyre shumë personale, me papën 79-vjeçar të lindur në Argjentinë.

I intervistuar nga gazetari veteran i Vatikanit, Andrea Tornielli, Papa flet për fuqinë “turpit”, duke e përshkruar atë si udhëzim prej Perëndisë për të ndjekur një rrugë morale.

Ai tha: “Turpi është një hir: Kur ne ndjejmë mëshirën e Perëndisë, me të vërtetë na vjen turp nga vetja. Pavarësisht të kaluarës sonë me mjerim dhe mëkate, Perëndia mbetet besnik ndaj nesh dhe na ngre lart”.

Foto: Aksident pranë TEG, Smart-i godet barrierat anësore

Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “TEG”, në Tiranë, ku është përfshirë një automjet i tipit “Smart”, i cili është përplasur me barrierat anësore dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtuesja e automjetit ka qenë një vajzë, e cila më pas është dërguar drejt spitalit. Gjëndja e saj shëndetësore edne nuk dihet, teksa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ekspertëtë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Sakaq, foto e mëposhte, të siguruara nga “Lapsi.al”, tregojnë skenën e ngjarjes.

Alban Skenderaj revoltohet me qeverinë për çmimin e naftës

Nuk ka mundur që të qëndrojë më indiferent as këngëtari Alban Skënderaj (i njohur për mbështetjen e tij ndaj Rilindjes), kur shikon se sa shtrenjtë që e blejnë naftën shqiptarët.

Kur prej muajsh në të gjithë botën çmimet e karburanteve kanë pësuar ulje drastike, kjo e konsideruar edhe si historike në 10 vitet e fundit, si për ironi, në vendin më të varfër të Europës, në Shqipëri, çmimi i karburanteve është më i shtrenjti, me mbi 1 euro për litër (160 lekë/litri i naftës).

Kjo gjë nuk ka pasur si të mos e indinjoje dhe revoltojë dhe Albanin i cili udhëton shpesh jashtë vendit dhe e bën kollaj diferencën. Për këtë ai ka shkruar madje edhe me nota ironie edhe këtë status në profilin e tij në facebook:

“Dalim pak jashte muzikes me kete status se jeta edhe nga ne artistet kerkon vemendje e dedikim ne tema te tjera te rendesishme.

Para disa ditesh mu desh te isha brenda tre ditesh ne 3 shtete dhe nje miku im me sy shume te prehte me beri te vezhgoj disa dallime shume te perditshme por domethenese dhe jetike!

Vetem ne pak kilometra distance nga Shqiperia ne Maqedoni nafta gati e pergjysmuar ne cmim!!?? Sh 169 leke, Mq (rreth 103 leke). Tani, mire qe jemi kaq shume me te pasur se Meqedonia, por qe ia kalonim dhe Gjermanise kete s'e dija! Shq 169 leke - Gjr (rreth 133 leke)! Si ka mundesi? Ka ndonje qe e shpjegon kete?”.


Video: I biri mohon sakrificat, nënës i bie të fikët te “Shihemi në gjyq”
Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale një nëne, së cilës i ra të fikët në skenë.

Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.

Djali i saj, Eltoni, mohoi gjatë emisionit gjithë mundimet e nënës për rritjen e tij, ndonëse Ferideja deklaroi kishte bërë çdo lloj pune për ti siguruar bukën e gojës.

Në momentin kur i biri tha “jo” dhe refuzoi mundimet e nënës, gruas i ra të fikët dhe emisioni u ndërpre.




Të shtëna me armë zjarri te rruga e Kavajës, lëndohet një qytetar
Tre herë është qëlluar me armë mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si ish-parku i autobusëve në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes dhe mësohet se ka qenë një atentat me armë, ndërsa një person ka marrë plagë të lehta.

Personi që ka qëlluar ka qenë në një makinë dhe më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.

Ngjarja u raportua në rrugën e Kavajës në afërsi të qendrës tregtare “Globe”. Policia tha se, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 3 gëzhoja pistolete.

Nga të shtënat është thyer xhami i një lokali të zonës dhe copat kanëplagosur lehtë një klient në kokë. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e atyre që qëlluan me pistoletë.

Foto: Orteku në Theth. Ja ku janë bllokuar 3 udhëtarët...

Fotografi Pavlin Polia dhe miku i tij Gjelosh Qerimi, kanë postuar në Facebook fotot nga vendi ku kanë mbetur të bllokuar për shkak të një orteku në zonën e Thethit. Ata kanë kërkuar ndihmën e emergjencave, por ato e kanë pasur të pamundur dhe i kanë këshilluar të kthehen pas. “Ju lutem miqve gazetare të na ndihmojnë. Jemi të bllokuar në Qafë Thorë. Shteti s’na ndihmon!”,- shkruan Polia në Facebook.



Kombëtarja: Kualifikimi në Francë, sa para do të marrë secili lojtar

Arritja e kuqezinjve në Europian ishte diçka e rrallë që meritonte gjithashtu edhe një shpërblim të majmë. Pas triumfit në Jerevan, ishin eksponentët e lartë të institucionit të futbollit në vend që konfirmuan se kualifikimi do të shoqërohej me një shpërblim të konsiderueshëm.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe vendimin e plotë të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me përllogaritjen e shpërblimit për ekipin kombëtar, si dhe shumën përfundimtare që do të ndajnë heronjtë kuqezinj për arritjen në Francë.

Federata ka shtuar premion në afërsisht 3 milionë euro, ndryshe nga sa ishte mësuar më parë që u deklarua se shpërblimi do të ishte 2 milionë euro.



Përllogaritja

Në mbledhjen e fundit të tij, KE ka vendosur edhe shpërblimin për çdo futbollist për kualifikimin. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një përllogaritje të 23 futbollistëve, aq sa është numri i ekipit të federuar edhe për në kompeticionin e rëndësishëm. Shuma që i korrespondon çdo lojtari është 102 mijë euro.

Sipas përllogaritjeve, bëhet fjalë për 2346 mijë euro (neto) që do të shpërndahen për lojtarët e Kombëtares dhe stafin. Kësaj shifre, duke i shtuar edhe përqindjen e nevojshme për “TVSH”-në, shifra e përgjithshme që është miratuar nga KE dhe që do të dalë nga arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkon në rreth 3 milionë euro.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish