Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Reagimi i Elvis Rroshit në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet206/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   202   203   204   205   206   207   208   209   ...   352

Reagimi i Elvis Rroshit në Facebook:

Degjova sot Ben Blushin qe tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetare te Kavajes qe dolen ne shesh per te me mbeshtetur mua megjjthe zemer. Sipas Blushit njerezit ne rruge i paska nxjerr krimi domethene une qe te mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata qe mbledh njerez per te mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozet si puna jote!!!

Po ti hajde njehere ne Kavaje bashke me Saliun dhe fol vete me socialistet dhe me demokratet neqoftese gjen njeri qe ka kohe per te humbur me ty! Hajde tregoja Kavajes se sa burre i keq jam une dhe se sa burre i mire je ti qe ke tre vjet qe shan Partine Socialiste. Nuk ke lene shpifje pa perseritur per mua si gramafoni i Saliut ne oborrin e Partise Socialiste!

Une o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrene petulla me mjalte kur isha i vogel si puna jote. Une kam marre rruget e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qene ndonjehere bandit siç kendon gramafoni jot bashke me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk eshte qytet banditesh e kriminelesh qe dalin ne rruge me mbrojtur nje kriminel. Votat e mia dhe te Partise Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marre me emrin e mire dhe punen qe e ka pare i madh dhe i vogel ne Kavaje. Ti the qe kam bere vetem nje shatervan po s’ke shkelur kurre ne Kavaje ku eshte kthyer qyteti permbys. Po prapeseprape me mire nje shatervan se ujin perpjete si puna jote qe di vetem te shash!!!

Po ty te pelqen qe une te jem kirminel dhe perdhunues se ti do vetem te baltosesh partine qe ta ka dhenen mandatin pa bere asnje pune. Une nuk kam jetuar ndonjehere ne kurriz te askujt dhe nuk jam mesuar te genjej per politike sic ben ti per nje cope karrige. Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me nje genjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kerkuar falje qytetareve te mi qe e teprova me gjuhen po jo ty se ty s’te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!

Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh perballe ti dhe Saliu jot ketu ne Kavaje. Une do dal ligjerisht i pafajshem nga kjo lufte qensh qe po behet kunder meje dhe ku ti po leh njesoj si Saliu. Kavaja eshte dhe do jete me mua kurren e kurres me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit”.



Tiranë, kapet hajdutja e çantave... pasi vodhi gruan e nëndrejtorit të policisë, Ardian Çipa
Kishte realizuar më shumë se 7 vjedhje, duke rrëmbyer çanta dhe sende të tjera personale në dyqane të ndryshme veshjesh, teksa klientët provonin ato që dëshironin të blinin.

Por, në tentativën e tetë, dështoi pasi zgjodhi personin e gabuar për t’i vjedhur çantën, zgjodhi bashkëshorten e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Cipen.

Dhe ky i fundit nuk mund të toleronte që edhe bashkëshortja e tij të binte preh e vjedhjeve, duke e arrestuar vetë personalisht bionden Rosalinda Konomi, e cila aktualisht ndodhet e arrestuar ne pritje te gjykimit për akuzën e vjedhjes së pasurisë të konsumuar më shumë se një herë.

Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë e ka përpiluar vetë nëndrejtori Cipa me shkrim dore duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai.

Ndërhyrja e numrit dy të Policisë e Shtetit për arrestimin e Konomit, zbuloi edhe rastet e tjera të vjedhjeve të bëra nga e pandehura në fjalë, e cila ruante momentet, kur gratë dhe vajzat futeshin në dhomat e provës, për t’i vjedhur çantat apo sende të tjera.

Këtë të enjte, gjykata kishte parashikuar nisjen e gjykimit ndaj Rosalinda Konomit, por as kjo e fundit dhe as avokati nuk u parqitën, duke bërë që seanca të dështojë./TCh/


Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH
Banka e Shqipërisë kritikoi bankat private për mungesë transparence për mënyrën se si qeverisen dhe marrin vendime, duke përfshirë politikat e shpërblimeve të drejtuesve.

“Bankat kanë mungesë transparence dhe nuk publikojnë informacion mbi mbledhjet e aksionerëve, procesin e seleksionimit, praktikat e kualifikimit dhe politikën e bonuseve dhe shpërblimeve speciale. Të gjithë këta elementë duhen përmirësuar sepse gjenden në këtë situatë prej shumë vitesh”,- deklaroi Deniz Derralla, drejtor i mbikëqyrjes në BSH.

Qeverisja e bankave u shndërrua një nga çështjet më të nxehta të politikës globale pas krizës financiare të vitit 2008. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama ndërmori reforma radikale nga kufizimi i pagesave për bankierët deri tek masat shtrënguese për rritjen e transparencës.

“Ne kemi vlerësuar gjithashtu edhe indeksin e qeverisjes së bankave. Ajo që kemi vënë re është se gjatë krizave qeverisja e bankave përkeqësohet dhe indeksi ulet”,- tha më tej Derralla.

Banka e Shqipërisë ka kontraktuar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Koorporatën Financiare Ndërkombëtare, që ta ndihmojnë në forcimin e mbikëqyrjes bankare.

“Ajo që ne planifikojmë të bëjmë është një rishikim total i kuadrit ligjor dhe të propozojmë rekomandime për të ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përmirësojë mbikëqyrjen, veçanërisht sa i takon riskut, qeverisjes së brendshme të bankave, zbatimit të ligjit dhe auditin e brendshëm”,- tha Gian Piero Cigna nga BERZH./TCh/


Pesë viktima pas reshjeve të dendura në Francë dhe Gjermani

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve që përfshinë jugperëndimin e Gjermanisë dhe Francës Qendrore, si pasojë e reshjeve të dendura.

Zyrtarët gjermanë pohojnë se bëhet fjalë për përmbytjen më të madhe që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Ushtria ka angazhuar helikopterët me të cilët po transportojnë banorët në qendrat e pranimit.

Zona më e prekur në jug të Gjermanisë është Rottal Inn në pjesën juglindore të Bavarisë.


Video/ E reja kavajse mbron Roshin, por e ‘masakrojnë’ në rrjet
Pas akuzave të shumta ndaj Elvis Roshit, ky i fundit u detyrua që të japë dorëheqjen që të vazhdonin hetimet. Por të shumtë ishin ata qytetarë që kërkuan rikthimin e tij në detyrë, madje dolën edhe në protestë.

Një ndër ata persona që ka kërkuar që Roshi të rikthehet është një vajzë e re, e cila edhe pse është informuar se ai është dënuar për "përdhunim në grup",- thotë se nuk e ka problem këtë.

"Lapsi.al" shkruan se vajza thekson se mjafton që ai të bëjë punën e tij dhe pak rendësi ka se për çfarë është dënuar.

"Nuk më intereson fare se çfarë ka kaluar, preferoj më mirë një të dënuar që bën për qytetin tim sesa një për një person që nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe s'ka bërë asgjë për Kavajën",- kanë qenë këto fjalët e saj.

Por, fjalët e saj nuk janë pritur mirë në internet, kanë qenë të shumta kritikat për faktin sesi është e mundur që një vajzë e re të kërkojë të që të udhëhiqet nga një i dënuar.
Përse Rama mbrojti Roshin?
Nga Blendi Fevziu
Dorëheqja e Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës nuk ishte vetëm rrjedhojë e ligjit të dekrominalizimit dhe as nuk mund të shihet ngushtësisht si e tillë.

Dorëheqja e Roshit ishte një betejë e gjatë publike, e cila ka ngërthyer jo PS dhe opozitën, por shumë faktorë të tjerë në Shqipëri. Ajo ishte simboli i përballjes me një femonëm, ardhja e të cilit në politikën shqiptare, është përgjegjësi direkte dhe ekskluzive e kësaj mazhorance. Asaj që tentoi ta mbronte deri në fund.

Veç opozitës, ishte media ajo që e publikoi e para faktet për përgjegjësitë ligjore të Roshit. Një vit më parë, BIRN publikoi një artikull ku nënvizonte vënien e tij nën akuzë nga një Gjykatë Zvicerane dhe më pas përzënien e tij nga ky vend me vendim të saj.

Po një vit më parë, shtypi botoi foton e tij në bankën e të akuzuarve të një gjykate shqiptare për armëmbajtje pa leje dhe solli edhe masën e dënimit të tij për të. Po shtypi botoi një tjetër akuzë ku ai bëhej përgjegjs për plagosje.

Ishte sërish shtypi që solli fakte të pakundërshtueshme të ndryshimit të emrit të tij, gjë që u mor me shakka dhe me tallje nga mazhoranca.

Në fund, ishte Ambasadori Amerikan Lu, që pasi foli me emra konkretisht, duke përmendur edhe Roshin. Ai kërkoi përjashtimin e tyre nga gara dhe ju bëri thirrje shqiptarëve që mos të votonin për ta. Ishte hera e parë që Ambasador fliste kaq hapur që nga viti 1992.

Asnjë reagim nuk pati për këto, përkundrazi. Kryeministri u betua se Roshi nuk kishte asnjë dënim; Partia Socialiste me disa zëra e quajti atë viktimë të një hakmarrje për humbjen e Kavajës nga opozita. Edhe pse ata që kërkonin largimin e tij ishin edhe komentatorë që s’kanë pasur të bëjnë kurrë me opozitën.

Më pas ishte Roshi që pranoi vetë në formular se ishte përzënë nga Gjermania dhe sërish asnjë reagim, përkundrazi. Roshi u mbrojt sërish dhe sërish u vu bast se ai ishte i pastër. Derisa një tjetër dënim i tij nga Italia u bë publik dhe Roshi u largua pa pritur që ligji i Dekriminalizimit të veprojë mbi të.


Por Roshi s’ka asnjë rol dhe asnjë rëndësi në këtë histori. Pyetja është përse PS vuri bast për mbrojtjen e Roshit? Përse Kryeministri gënjeu shqiptarët se ai nuk është dënuar kurrë? Përse Kryeministri ju kundërvu shtypit e Ambasadorit Amerikan për të mbrojtur një njeri që kishte probleme në Zvicër, Gjermani, Itali e Shqipëri? Kur një person si ky, vlen më shumë se sa shtypi, Ambasada Amerikane, Opozita dhe gjithë shoqëria shqiptare, atëherë ose Kryeministri s’ka ditur gjë, dhe këtë duhet ta thotë publikisht duke ju kërkuar falje i përulur shqiptarëve, ose ai ka tentuar ta mbrojë Roshin sepse ka qenë në dijeni të problemeve të tij që në fillim.

Kjo nuk është një histori dekriminalizimi, kjo është një betejë publike, ku Mazhoranca, e vetme kundër të gjithëve, është renditur në anën më të errët të kësaj shoqërie. Ndaj sot, është më normale të kërkojë falje, për t’ju thënë shqiptarëve dhe atyre që duan të tallen me ta, se që nga sot, asnjë kriminel, asnjë vrasës, asnjë trafikant, nuk do jetë më pjesë e politikës. I çfarëdo ngjyre qoftë ai…


Tiranë/ Krim në familje, vëllai vret vëllanë me armë gjahu
Një krim i rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës pak çaste më parë, në lagjen Allias. Sipas raportimeve të para bëhet e ditur se vëllai ka vrarë vëllain, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Njoftimi i Policisë:

“Më datë 02.06.2016, ora 16:25, në Valias të vjetër, në rrugën e Rinasit, shtetasi Afrim Kallari, i datëlindjes 1979, ka vrarë me armë zjarri “çifte”, vëllain e tij E.Kallari, 1980.

Autori u kap dhe u shoqerua në Komisariatin Nr.5. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Itali/ Kosovari rrëmben të dashurën rumune: Shiko si vdes një burrë
Një grua rumune u rrëmbye mbrëmë nga kosovar. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sipas mediave atje, kosovari Xhavit Berisha, 49-vjeç, kishte pasur një histori dashurie me të. Ai u arrestua nga policia.

Ishte alarmi që dha djali 19-vjeçar i gruas rumune, që vuri në lëvizje policinë vendase. Kosovari e kishte hipur gruan në një makinë “Golf” dhe e kërcënonte me një thikë.

“Tani unë do të të marr në Sicili dhe do të shohësh si vdes një njeri”, mësohet të ketë thënë burri gjatë udhëtimit, teksa i tregonte gruas thikën.

Makina është identifikuar duke lëvizur në Lambrate të Milanos, teksa policia është vënë në ndjekje të tyre duke ndjekur sinjalin e telefonit të gruas.

Makina është ndalur sot në orën 10:00, sipas mediave vendase dhe ai u arrestua.

Berisha, ish-gruan e tij në vitin 2003 e kishte detyruar të prostituonte./Kosovapress/




Probleme me tensionin, dërgohet në spital piloti i avionit me drogë në Divjakë
Giorgio Riformato, piloti italian që drejtonte avionin me drogë i cili u rrëzua në Divjakë, është dërguar në spitalin e burgut për shkak të problemeve me tensionin.

Ai vuan nga sëmundja e diabetit. Prej disa ditësh gjendje e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Riformato është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar të lënde narkotike.

Rrëzimi i avionit me drogë ndodhi në maj të vitit 2014, por sidoqoftë piloti italian asnjëherë nuk e pranoi akuzën.



Mungoi në Finale, aktori i “2XL” flet për mundësinë e largimit
Mungesa e Albano Bogdos në finalen e show-t të humorit, duket se u përjetua me shqetësim nga shikuesit e Apartamentit 2XL. Ishte fillimisht kolegu i tij Julian Deda që sqaroi se për shkak të sëmundjes, Albano Bogdo nuk mundi të ishte në program.

Dhe tashmë, është vetë aktori i cili ka treguar për Opinion arsyen e “zhdukjes” nga ekrani.

“Kisha disa ditë që po kaloja një sëmundje dhe përpara shfaqjes fola me Turin dhe me Julin dhe ramë dakort që të dilja në shfaqje. Mirëpo aq rezistova, nuk kisha më energji, dhe u detyrova ta lija në mes”,- rrëfen Albano.

I pyetur për mundësinë e ndonjë oferte, për të braktisur Vizion Plus dhe emisionin i cili e bëri të famshëm, aktori Bogdo tregon: “Ofertat më kanë munguar, sepse është e kotë ti bësh ofertë dikujt që nuk ikën. Këtë e dinë të gjithë, unë nuk iki.

Për vetë faktin që mendoj se është formati që më përshtatet më shumë, plus marrëdhëniet që kam me drejtuesit, kolegët, me njerëzit që na ndjekin, etj. S’besoj se mund ta gjej diku tjetër atë frymë. Ne jemi si familje”,- përfundon ai.

Arian Çani braktis “Tv Klan” për një ekran kosovar?
Më shumë se një lajm i vërtetë, spoti që ka nisur të qarkullojë sot në internet ku Çani shfaqet duke prezantuar, duket të jetë një surprizë që këngëtari Kastro Zizo, ka përgatitur për të promovuar të ftuarin në emisionin e tij.

Arian Çani shihet në studion e “Rrokum Tv” në Prishtinë, teksa bën përshëndetjen e zakonshme që jemi mësuar të shohim të premteve në “Zonë e Lirë”.

Intervista mes dy të ngjashëmve duket interesante dhe mbetet për t’u parë.

Shakaja/ Kush i dhurojë për ditëlindjen tortë me penis Ervin Bushatit?
Kemi kohë që nuk kemi dëgjuar për këngëtarin Ervin Bushati dhe me sa duket do duhej një surprizë e tillë që ai të rikthehej në vëmendje.

Dikur pjesë e grupit “Mister”, këngëtari i “Jepma Mollën” nuk e ka mbajtur për vete “dhuratën” që i bënë miqtë e tij, pavarësisht se siç thotë, është “turpëruar”.

Torta e çuditshme me një trup mashkulli si platformë mbi të cilën është theksuar penisi-mikrofon, duket se është një gjetje origjinale e shokëve të tij.

“Më morën fytyrën”, - thotë Bushati për tortën me formë organi gjenital mashkullor që i kanë bërë për ditëlindje.



Doni ta keni gjoksin të madh? Ja zgjidhja si ta rrisni pa bisturi…

Të rrisësh numrin e gjoksit është një ëndërr për shumë vajza, në mënyrë natyrale duket një utopi.


Duket se për vajzat me gjoks të vogël ka vetëm 3 zgjidhje, operacioni plastik, t’i mbushin recipetat me pambuk, apo të dorëzohen.

Por ka dhe disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë për të rritur masën e recipetave.



Ushqimet që ju ndihmojnë

Kur shkon në market, ka ardhur momenti që të ndaloni tek ushqimet që mund të rrisin gjoksin, edhe me një masë në thuajse në muaj, shkruan alfemminile.com



Produktet që duhen zgjedhur

Qumështi, soja dhe finoku.

Por gjithashtu dhe ushtrimet në palestër ju ndihmojnë për qëllimin tuaj.

Kështu kur jeni duke bërë stërvitje, duhet të punoni më shumë me muskujt e gjoksit, duke rritur masën e tyre dhe fortësinë.

Provoni ngritjen e peshave, apo pompat. Por gjithashtu sigurohuni që të mbani dhe një qëndrim të drejtë të trupit, që ju shërben për të vënë në dukje./tvklan.al/

Mediat holandeze: Mafia shqiptare po na merr në kontroll vendin

Shqiptarët po marrin kontrollin e botës kriminale në Holandë, shkruan revista “Ni-ue Revu”.

Kryesisht aktiviteti i tyre shtrihet në Roterdam, nga ku vijnë sasi të mëdha droge prej vendeve latine.

Vrasës, trafikantë droge, trafikantë të femrave, grabitës dhe pastrues të parave. Kështu i cilëson Revista “Nieuwe Revu” (Ni-ue Revu) mafiozët shqiptarë, që po operojnë në Holandë.

Sipas revistës, kohët e fundit po ndjehet një rritje e kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në Holandë, pasi ata po marrin në kontroll drejtimin e organizatave kriminale në këtë shtet. Policia tregon e shqetësuar për këtë fenomen, pasi shqiptarët njihen si përdorues të dhunës.

Shkrimi thekson se kriminelët shqiptarë janë aktivë në të gjithë Holandën, por që ata janë përqendruar më shumë në Rotterdam. Në këtë qytet ndodhet porti më i madh i Europës, dhe njihet si një nga portet kryesorë ku hynë drogat e forta nga vendet latine.

Shqipëria kohët e fundit është përfplur shumë kohët e fundit, pasi edhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Transporteve Kelmend Balili operonte dhe në Holandë.

Ndërkohë, Holanda njihet si një nga shtetet me kritike ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për luftën ndaj krimit të organizuar që cilësohet si një nga pikat kryesore për të hyrë në Bashkimin Europian./abc news/


Dule, Tahirit e Ahmetajt: Nuk e ngrini dot stekën sa Blushi. I keni kaluar gjithnjë nga poshtë

Kryetari i PDBNJ, Vangjel Dule, u bë pjesë e replikave mes dy ministrave të PS dhe deputetit Ben Blushi.

Duke kërkuar respektimin e rregullores dhe duke kritikuar socialistët që edhe pse e kërkojnë zbatimin e saj, e shkelin vetë atë, ai u tha ministrave Tahiri e Ahmetaj që t’i lënë mënjanë replikat me Blushin.

Sipas Dules, asnjë nga ministrat nuk është në lartësinë e duhur politike dhe jo vetëm për të debatuar me Blushin.

“Blushi e ka ngritur stekën në lartësinë qoftë fizike qoftë politike në lartësinë e kryeministrit. Ju e keni kaluar gjithnjë stekën nga poshtë”,- u tha Dule dy ministrave.
Kim Kardashian çmend njerëzit me format e saj superseksi
Kim Kardashian njëra ndër personazhet më të përfolura në mediat rozë, ka goditur të gjithë fansat me një foto shumë të nxehtë.

Kardashian duket shumë seksi në foton e postuar në Instagram, me ç’rast ka bërë të ditur se është duke punuar në një projekt të ri, pra bëhet fjalë për fotosesionin e ardhshëm.

“kimkardashian#secretproject ✨coming soon @mertalas @macpiggott #mertandmarcus”,- është mbishkrimi i fotos.

Video/ Xhesika Ndoj i “shkul” veshin Eli G
Xhesika Ndoj ka ndarë një foto në Instagram ku shfaqet duke i tërhequr veshin mikut të saj Eli G.

Eli G dhe Xhesika gëzojnë një miqësi të mirë prej vitesh dhe në kuadër të kësaj miqësie dhe shakasë ashtu siç ata shfaqen në foto i lihet vend.



Foto+16/ Motra e Cristiano Ronaldos një bombë e vërtetë seksi
Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë dhe njëkohësisht më të paragjykuar, për shkak të ndryshimit që ka ndodhur në pamjen e tij pasi ka arritur famën që ka në mbarë botën.

Por të shikosh motrën e tij, kupton qartë se kemi të bëjmë me një familje gjenetikisht të bukur. Katia Aveiro është rreth moshës 40-vjeçare, por format dhe bukuria e saj nuk e tregojnë diçka të tillë.

Motra e madhe e Cristianos ka një zë shumë të veçantë dhe është këngëtare shumë e njohur në Portugali, ndërkohë që emri i saj po njihet ndërkombëtarisht për shkak të famës së të vëllait që është idhulli më i madh i saj.


Olta Gixhari nis pushimet, ja kush e shoqëron
Olta Gixhari ka nisur pushimet e saj, por këtë herë ka preferuar të largohet me një mikeshë të sajën, siç është aktorja Niada Saliasi.

Të dyja vajzat duket po e shijojnë këtë ditë larg Tiranës dhe në shoqërinë e njëra-tjetrës.


Komentuesi i ofendon vajzën, modelja shpërthen në të shara: Njeri i poshtër
Modelja e njohur Emina Çunmulaj është nevrikosur keq me një komentues, pasi ky i fundit i ka ofenduar vajzën e saj. Ai e ka quajtur atë "kopile", ndërsa familjen e modeles "prostitutë" dhe e gjitha kjo vetëm pse është martuar me një të huaj.

E kush është ai prind që duron kur i prekin fëmijët? Askush, ndaj dhe modelja ka zgjedhur ta ofendojë publikisht duke i postuar të dhënat me një përshkrim sipër.

Ajo e ka quajtur atë "njeri të poshtër" dhe të pavlerë, ndërsa ka publikuar edhe fjalët e tij.

Pacientja me dhimbje zemre, doktori: Na çatë by**ën me këto grafitë

Në qoftë se ende nuk keni pasur fatin e keq që t’ju duhet të shkoni në spital, urojmë të mos e keni kurrë! E nëse nuk keni qenë dhe nuk keni pasur mundësi ta shikoni gjendjen, atëherë me siguri që keni dëgjuar se çfarë katrahure është shëndetësia e rilindur e Ilir Beqajt.

Sikur të mos mjaftonin kushtet e mjerueshme të godinave shëndetësore, mungesa e barnave mjekësore dhe këshillat e tipit: “Shko bliji te kjo farmacia përballë!”, mjekët shfaqin një indiferentizëm ndaj pacientit, duke e lënë në mëshirë të fatit.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video e xhiruar në QSUT, ku një grua shihet qartë teksa bërtet dhe kërkon vëmendje nga mjekët, pasi kishte çuar nusen e djalit me dhimbje të forta zemre.

“Pershendetje jeta osh qef! un isha per vizit vet aty biles pata nje debat me mjeket se me duhej te boja nje grafi dhe mjeku almir skana u shpreh na can bythen me kto grafit. Keto njerzit kishin 10 minuta jasht me ate te semuren dhe sdilte kush me i mar ,,,e semura ishte nusja e kesaj zonjes qe bertet dhe kishte dhimbje zemre”.

Keto ilace mora, grafine do ta bej neser ne privat se nuk ma beri aty edhe pse isha me urgjence- është mesazhi që na vjen nga raportuesi.

Ne nuk e dimë vërtetësinë e këtyre veprime, por thjesht po përcjellim atë çka po na raportohet. E nëse këto janë të vërteta, situata vazhdon të jetë alarmante ashtu siç ka qenë ose madje edhe më keq. Dhe në fund kush e ha? Sigurisht që populli, unë, ju dhe të gjithë bashkë.


Milioneri Vuçiç, familja e tij prona me vlerë mbi 1 mln euro
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç dhe familja e tij zotërojnë 7 prona me vlerë mbi 1 milion euro në kryeqytetin serb, Beograd, ndërsa së fundmi shitën një të tetë.

Dy nga apartamentet u blenë nga shteti në vitin 1990, me çmime të arsyeshme. Dhe sërish, deklarata e Vuçiç për vlerën e pronësisë së tij, të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Antikorrupsion të Serbisë tregon se ai është një nga zyrtarët më të varfër në rajon.

Ai raporton se zotëron vetëm një apartament-studio 30 metra katrorë dhe asnjë pronë tjetër, as makina, as kompani e as kursime në bankë. Rroga e tij mujore është 1 mijë euro, kështu që edhe blerja e apartamentit-studio duhet të ketë qenë e vështirë për të.

Gjithësesi, familja e Vuçiç zotëron një numër të madh asetesh në Beograd, që janë kryesisht apartamente në zonat më të shtrenjta të kryeqytetit – raporton agjencia OCCRP.

Bashkëshortja e tij zotëron një apartament me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë në kompleksin rezidencial Belville. Ajo e bleu atë nga një biznesmen që opozita deklaron se është i afërt me qeverinë.

Ndërkohë, nuk dihet se kush zotëron një apartament prej 118 metra katrorë i ndodhur në kompleksin tregtar YUBC, të cilin Vuçiç e bleu nga shteti në vitet ‘90, raporton TCH.

Edhe pse ai ia dha atë ish-bashkëshortes, që aktualisht jeton aty, kontrata nuk i është dhënë kurrë Zyrës së Pronave dhe për rrjedhojë Vuçiç është ende pronari zyrtar.

Video/ Aksident në Peqin, gruaja e plagosur rënkon në mes të rrugës
Ditën e sotme është regjistruar një aksident në dalje të Peqinit. Sipas raportuesit automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e disa pasagjerëve që ndodheshin në furgon.

Kanë kaluar shumë minuta dhe ambulanca nuk ka arritur në vendngjarje, ndërkohë që pamjet flasin qartë për një nevojë urgjente të kujdesit mjekësor ndaj të plagosurve që rënkojnë.

''Ju njoftoj si kalimtar rruge, ka ndodhur aksident ne dalje te Peqinit dhe emergjenca nuk ka ardhur akoma, ka gati 30 minuta. Ketu ka te plagosur. Automjet i dalur nga rruga ka humbur kontrollin dhe është fugon pasagjeresh.

Ndenja gati 30 min aty dhe nuk erdhi fare asnje ambulance. Njoftova 112 diheni per emergjence mu pergjigjen, por askush nuk erdhi te jap sikur ndihmen e pare.

U derguan nga banoret e zones ne Peqin deri sa isha aty nuk erdhi ambulanca, asnjë ndihme e pare. Jane plagosur rende shoferi dhe dy pasagjere. Policia erdhi kur une u largova nga vendngjarja”,- shprehet një dëshmitar në ngjarje.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka mbërritur policia dhe heton rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.



Ambasada Ruse në Tiranë: Ja e vërteta e bombardimeve tona në Siri
Ambasada Ruse në Tiranë është e habitur nga materiale të publikuara kohët e fundit në disa media shqiptare, për viktima civile gjoja të shkaktuara nga bombardimet e aviacionit rus në qytetin sirian Idlib.

Të dhënat e publikuara nuk kanë lidhje me realitetin dhe përbëjnë një dezinformacion të pastër.

Sipas njoftimit te datës 31 maj 2016 të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Forcat Ajroro-Kozmike ruse nuk kanë kryer asnjë veprim, as sulm në provincën Idlib.

Të gjitha sulmet ishin ndërmarrë në rajone të tjera të Sirisë dhe vetëm kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake dhe të industrisë së naftës të grupeve terroriste.

Duket i çuditshëm fakti që mediat shqiptare vazhdojnë t’i referohen “Observatorit sirian për të drejtat e njeriut”.

Ambasada rikujton se kjo organizatë me seli në Londër përbëhet nga 2 veta dhe drejtohet nga pronari i një lokali Rami Abdulrahman – shtetas i Britanisë së Madhe, banues i përhershëm në Londër që nuk ka as kualifikim për gazetari ose drejtesi, as madje arsim të mesëm.

Është e qartë se kjo organizatë në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si kompenente dhe të mirinformuar.

Ambasada i bën thirrje komunitetit të gazetarëve shqiptarë për profesionalizëm dhe thekson se mediat serioze (Ambasada i cilëson shumicën e mediave shqiptare si të tilla) perdorin vetëm informacione të verifikuara.

Për të marrë informacione të besueshme lidhur me operacionin e Forcave Ajroro-Kozmike ruse ne Siri, sugjerojmë të përdoren të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që gjenden në akses të hapur tek faqja “syria.mil.ru”.

Po ashtu, edhe Ambasada është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me të gjitha mediat shqiptare për sa i përket dhënies së informacioneve aktuale mbi situatën në Siri.




Rrëfimi+18/ Ja çfarë tregon një grua që është e varur nga seksi
Disa njerëz thjesht nuk e besojnë se ekziston diçka e tillë si varësia ndaj seksit.

Disa në fakt do e pranonin një partnere që është e dhënë shumë pas seksit.

Por për dikë që është e varur vërtet nga seksi, jeta nuk është shumë e lehtë.

Duke u rrëfyer për Gold Coast Bulletin, një australiane e varur nga seksi thotë: “Njëherë bëra seks me dy djem, përpara se të shkoja tek një djalë tjetër, me të cilin kisha lënë takim”.

“Njëherë u bë lëmsh puna pasi duhej të takoja tre meshkuj me të njëjtin emër, brenda të njëjtës javë”.

Disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston diçka e tillë, por ky është thjesht një justifikim për mospërmbajtjen.

Por gruaja vazhdon rrëfimin: “Takohem me meshkuj vetëm për të bërë seks. As nuk u dua që të më nxjerrin për darkë përpara”.

Ajo shpjegon se kur është në punë, me vete merr një vibrator dhe shpesh shkon në banjë dhe kënaq veten.

Tek e fundit ajo thotë se nuk është gjë e keqe, sa kohë nuk është në një lidhje monogame. Thuajse cdo ore ajo mendjen e ka tek nje çue, ose me sakt tek seksi me nje çun te ri, ajo ka patur mjaft eksperianeca dhe thote se "sa here shof njeç un, nuk mendoj gje tjeter per te vetem se si ai mund te jete ne seks".

Disa yje që mendohet se vuajnë nga kjo varësi janë Michael Douglas. Ai u shtrua në klinikë për këtë çështje.

Edhe aktori amerikan David Duchovny thotë se, ka qenë i varur ndaj seksit, derisa iu nënshtrua trajtimit.

Golfisti Tiger Woods raportohet se, është shtruar në një klinikë të tillë për të trajtuar problemin e varësisë ndaj seksit.



04/06/2016/.........................................

Foto/ Olta Gixhari i jep fund lidhjes me të dashurin, ja shkaku
Gjatë premierës “Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, Olta Gixhari u komentua për puthjen që i bëri në gjoks koleges së saj, Olta Daku.

Direkt pas kësaj performance miqësore mes tyre, vjen një lajm nga jeta private e saj, pasi i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin 23-vjeçar.

Artistja ka preferuar të qëndrojë në heshtje, duke e pohuar me një arratisje pa partner pranë liqenit të Pogradecit.

Ajo ka postuar foto duke shijuar fruta e verë me mikeshën e saj aktore, Niada Saliasi, pasi të dyja ishin pjesë e kastit të aktorëve në shfaqjen e fundit. Mediat e komentuan si një periudhë jo shumë e vështirë kjo postndarje për të.

Mediat e komentuan si një periudhë jo shumë e vështirë kjo postndarje për të. Mediat nuk dhanë asnjë arsye për ndarjen, por, sipas burimeve tona, flitet për një marrëdhënie pasionante xhelozie, e cila në këtë mënyrë ka degjeneruar duke marrë fund. Ka qenë ish-i dashuri i Oltës, Xheku, i cili ka fshirë i pari fotot në “Instagram” me aktoren.

Ai shpesh ndante me miqtë momente të bukura me Oltën, duke drekuar apo darkuar çift, dhe pjesë të romanticitetit të tyre ishin dhe lulet, që ai ia dhuronte me raste asaj. Dhe pas ndarjes, një aventurë e tillë pushimesh me mikeshën e ngushtë do t’i bëjë shumë mirë aktores, e cila ka pasur një vit të ngjeshur angazhimesh, si në teatër, ashtu dhe në televizion.

Edhe pse përpiqej ta mbante larg paparacëve marrëdhënien e saj me Xhekun, ata u kapën mat për herë të parë në festën “Sekreti i ëmbël” të organizuar nga “Albtelecom”.

Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e qejfit që postonte në rrjetet sociale.

Më vonë ishte vetë Xheku që postoi në profilin e tij në “Instagram” foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen. Po kush është djaloshi zeshkan, disa vite më i ri se Olta, me të cilin ajo krijoi këtë lidhje stabël?

Ai quhet Xhek Nasufi, student në degën e Ekonomisë, në një nga universitetet private në Tiranë. Eshtë shumë i apasionuar pas plazheve dhe peshkimit.

Edhe pse ai e shoqëronte Oltën me vonesë në evente, në festën e prezantimit të 12 çmimeve të vitit në muzikë nga “Top Music Awards”, në “Folie Tarrace”, ra në sy mungesa e tij. Me sa duket, ata janë ndarë para se lajmi të pushtonte mediat sociale./Panorama/

044500139



Arian Çanit i ikën edhe “Sofia” e re, ja përse...
Fillimisht iku Romina dhe tanimë edhe “Sofia” e re ka marrë të njëjtin vendim. Modelja Andonia Dobi ka vendosur të largohet nga Shqipëria!

Revista “Who” ka bërë publike ditën e sotme arsyen se, përse nuk do jetë e pranishme në vendin tonë muajt pasardhës.

“Këtë verë do të jem jashtë Shqipërie, pasi më ka bërë ofertë pune një agjenci mode në Milano. Për momentin mendoj të zhvendosem atje për sezonin e verës, më vonë nuk i dihet”,- ka thënë Sofia.

Bukuroshja 19-vjeçare u bë pjesë e stafit të “Zonë e Lirë” në prill të këtij viti, pas largimit shumë të përfolur të Romina Alkut.


Foto+16/ Vjen Kristin Prengaj me... një super gjoks

Modelja Kristin Prengaj, e cila u përfol para disa kohësh edhe për në një lidhje të mundshme me reperin e famshëm Noizy, ka postuar disa foto në të cilat shfaqet më provokuese se kurrë.

Në këto foto të publikuara në Instagram Prengaj tregon gjoksin e saj përmes xhaketës së hapur ku duket se nuk ka veshur të brendshme.

Corriere: Ibrahim Rugova, ‘Gandi i Ballkanit’
Ballkani është pjesë e Evropës, por lufta është rikthyer në vitet ’90 me fundin e ish-Jugosllavisë. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili humbi një sy në një atentat, ka thënë duke aluduar për masakrat njerëzore nga luftat etnike: “Është e vështirë që të mbeten burra në Ballkan”.

Gjithsesi në këtë botë ka qenë një “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashmë është harruar. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për serbët, Kosova është një territor i shenjtë. Historia e Ballkanit është e rëndë. Shqiptarët e sotëm konsiderohen si turq nga serbët, të cilët i kanë pushtuar në 1389 në fushën e Mëllënjave në Kosovë.

Për Rugovën, Kosova ishte shqiptare. Ai ishte babai i pavarësisë. Ai ka lindur në vitin 1944. Rugova ka jetuar në kohën e Titos dhe të nacionalizmit serb. Rugova ka studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në Kosovë dhe në Francë për të ruajtur identitetin shqiptar.

Në vitin 1989 u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shktimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite më vonë u votua si President i tyre. Ai u bë udhëheqës i luftës për pavarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.

Rugova konsolidoi Kosovën, nën sundimin serb, një shtet paralel që u krijua edhe nga vullneti i shqiptarëve të Shqipërisë. Gjatë kohës që dëboheshin nga shkollat dhe institucionet, shqiptarët po krijonin institucione të tjera pa miratimin e Beogradit. Në vitin 1998, ai ka thënë: Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë të pavarur”.

Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij të shpallte pavarësinë. Me origjinë myslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë një Evropian, një humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtërimit, pasi në shtëpinë e tij mbante dy postera të Nënë Terezës dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.

Rrëfim nga ferri i ISIS-it, një grua tregon jetesën në Falluxhan e terrorit
Historia e vuajtjeve të një familjeje si shumë të tjera në Falluxhan e kontrolluar nga ISIS-it vjen në rrëfimin e njërës prej atyre fatlumeve që arritën t’i largohen ferrit të militantëve islamikë.

Um Ahmad, një mesogrua mundi të shpëtojë bashkë me tre të afërm të saj e tani jeton në kampin e refugjatëve në Garma, në verilindje të qytetit, ku i sollën trupat irakiane disa ditë më parë.

Rreth 7 apo 8 muaj më parë, shpjegon ajo, çmimet e të gjithë artikujve në Falluxha u rritën ndjeshëm kur beteja kundër ISIS-it u intensifikua.

“Çmimi i salcës së domateve shkoi 45.000 dinarë apo mbi 38 dollarë kilogrami. Mielli, 17.000 dinarë për kilogramë. Bukë nuk gjenim. Mund të hanim vetëm bukë të mykur. Kur nuk gjendej as ajo, e shuanim urinë me hurma arabie, të cilat i kishim të ruajtura prej një kohe shumë të gjatë”,- rrefehet Um Ahmad.

Gjatë përplasjeve më të forta mes ISIS-it dhe forcave qeveritare në 23 maj, familja e Ahmadit dhe shumë fshatarëve të tjerë u nxorën nga shtëpitë e tyre e u përdorën nga ekstremistët si mburoja njerëzore për të ngadalësuar ofensivën e trupave ushtarake drejt Falluxhas. Edhe pse ajo dhe njerëzit e saj arritën të shpëtonin, ka lënë shumë familjarë pas dhe nuk e di nëse janë ende gjallë apo jo.

“Nipi im, e shoqja dhe katër fëmijët kanë mbetur të bllokuar atje. 10 pjesëtarë të tjerë të familjes, përfshirë tre vëllezër, u larguan dhe ata por nuk e di nëse kanë shpëtuar apo kanë rënë në duart e ekstremistëve e janë vrarë”,- thotë Um Ahmad.

Beteja për Falluxhën vazhdon me forcat qeveritare që kanë hasur në një rezistencë shumë të ashpër të ekstremistëve brenda në qytet./tch/

Vrasja e vëllait, Kallari: Debati nisi me nënën, se s’doja të mbillte kanabis

Zjarrfikësi 43­vjeçar, që vrau me çifte vëllain e tij në Valias të Tiranës, ka shpjeguar dje gjerësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, duke saktë­ suar se debati kishte të bënte me mbjelljen e kanabisit.

Afrim Kallari ka treguar para hetuesve se kishte pasur konflikte të vazhdueshme më të vëllain, Elmir Kallarin, ndërsa të enjten situata i doli nga kontrolli dhe e qëlloi me armë zjarri. Kallari është shfaqur i penduar për krimin që ka kryer, por nga ana tjetër ka treguar se nëse Policia do të gjente kanabisin e kultivuar, ai rrezikonte të hiqej nga puna.

Ai ka shpjeguar se fillimisht ishte zënë me nënën e tij, pasi me të ishte ndeshur fillimisht te stallat e bagëtive. Edhe me nënën, Kallari ka deklaruar se kishte të njëjtin problem, pasi ajo mbante anën e të vëllait dhe nuk e kundërshtonte për mbjelljen e drogës.

Madje, sipas tij, vëllai nuk kishte qenë aty në momentin që ka debatuar me nënën, por ajo e ka lajmëruar djalin tjetër që të shkonte aty. Sipas 43­vjeçarit të arrestuar, nëna e tij Behija, ishte duke kullotur lopën, bashkë me vajzën e tij 10­vjeçare. Ndërsa vetë ai kishte shkuar te stallat e Universitetit Bujqësor ku zhvillohen eksperimente të Ekonomisë Didaktike, për të zëvendësuar kunatin që ishte në punë atje.

Në atë vend kishte gjetur nënën bashkë me vajzën dhe i kishte thënë që të shkonte në shtëpi, por ajo nuk e kishte dëgjuar. Më pas, kur ka mbërritur vëllai i tij atje janë konfliktuar. Gjatë konfliktit, Kallari thotë se ka nxjerrë armën e gjahut nga makina duke qëlluar një herë në ajër dhe një herë drejt tij.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   202   203   204   205   206   207   208   209   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish