Nga Nikoll Lesi
Sot u mbyll një histori debati mes Ramës dhe Blushit për demokracinë e brendshme në PS, për kolegjialitetin, statutin dhe mënyrën e qeverisjes. Pothuaj mbi 97 përqind votuan proRamës, sipas njoftimit të selisë rozë, ndonëse që në drekë Ben Blushi e hodhi poshtë referendumin, duke akuzuar se nuk ka listë votuesish nga PS, nuk ka vëzhgues, nuk ka patur debat para ditës së referendumit,etj.
Tashmë jemi para një fakti të kryer: Referendumi mbaroi dhe Rama fitoi. Në një farë mënyre votimi i ditës së shtunë ishte indirekt edhe konfirmim i mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës, qeverisje të cilën Blushi e ka quajtur të paaftë, të korruptuar, bile deri diku edhe kriminale. Pra anëtarsia e do Edi Ramën kryetar, e do kryeministër. Po Blushi pse rri atëhere në këtë PS, të cilën ai e quan “Rilindje” e jo PS-ja e vertetë? Përderisa nuk të dëgjojnë, nuk të respektojnë, nuk të vlerësojnë, bile edhe të kanë shpallur armik selia rozë, çfarë do që rri në një strehë politike ku nuk ndjen vetveten, ku nuk ke se çfarë bën e nuk ta varin?!
Nëse Blushi mendon se mund të rrëzojë “Rilindjen” që ka uzurpuar PS-në, sipas tij, pse nuk krijon PS-në e vertetë, atë të traditës historike? Nëse do të jesh në politikë dhe politika bëhet kryesisht në parlament, as në listën e rradhës nuk do të vendosë Edi Rama, gjithnjë nëse rri në PS-në e tij. Nëse mendon se socialistët nuk përfaqësohen me “Rilindjen”, atëhere jepu PS-në e tyre që kanë patur para ardhjes në krye të Edi Ramës.
Natyrisht që të krijosh një parti nuk ka nevojë vetëm për frymë antiRama apo dëshirë socialiste për një parti të tyre. Kërkon impenjim, organizim, vajtje-ardhje përditë nga jugu në veri e kryq e tërthor nëpër Shqipëri. Kërkon edhe para partia e re, do support financiar, pasi duhen zyra, makina, karburant për të lëvizur, flamuj, salla me qera , zyra, fletëpalosje, etj. Natyrisht mbi të gjitha kërkon besim. Një “ushtri” e tërë duhet të bëhet gati nëse është siç thotë Ben Blushi se ka mijëra socialistë të pa përfaqësuar në Rilindjen e Ramës. Duhet edhe të keni njërëz që t’i numërojnë votat në kutitë e partisë së re, pasi mund të motivosh njërëzit , por në darkë, natën e votimeve, votat t’i numëron PS-ja!
Natyrisht që Ben Blushi duket se nuk ka më vend në PS-në e Ramës. Iluzione mund të ketë se do t’i hapin udhë më vonë për në krye të PS-së, porse e gjitha mbetet një mashtrim pasi pasardhësin e tij Edi Rama duket se e ka projektuar. Do të jetë Erion Veliaj ose Saimir Tahiri. Siç mund të ndodhë që edhe Koço Kokëdhima të jetë në fillim numri dy e më pas të kaloj në krye. Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!
Problemi është nëse Ben Blushi e ka ndarë mendjen për parti të re politike apo do të rrijë aty nën Taulant Ballën, pasi edhe nëse shpreson për ditë me të mira në PS, diku nga numri 11 apo më tej do ta vendos në qarkun e Elbasanit si kandidat për deputet në PS, Taulant Balla!
Nga dita e shtunë Ben Blushi realisht nuk ka më vend në PS, “Rilindje” e cila ka kryetarin, kryesinë, asamblenë, grupin parlamentar dhe anëtarsinë kundër, pra kundër Blushit. Të paktën kështu votoi në referendum PS-ja. Nëse nuk ishin socialistë ata që votuan apo ata që i numëruan, atëhere Blushi t’i ftojë në partinë e tyre të re, e cila është PS-ja e vertetë, sipas tij.
Ben Blushi dhe Edi Rama nga data 9 prill 2016 janë armiq dhe armiqtë nuk rrijnë shpinë me shpinë e në një çadër, por përballë, me taborre gati për betejë.
Edi Rama e ka partinë e tij, ka qeverinë, gjithnjë nëse nuk prishet me LSI-në, ka gjithçka të paktën për momentin. Ben Blushit i duhet punë për “shtëpinë” e tij të re politike, por ama duhet të fillojë. Zgjedhjet mund të jenë në prag çdo ditë, pasi reforma në drejtësi pak gjasa ka që të miratohet me këtë parlament. Nuk uroj, por duket sherrnaja mes PD e PS, e cila në thelb ka mosmiratimin e reformës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nga kjo e shtunë Ben Blushi është i përjashtuar nga PS-ja që drejton Edi Rama. Nëse ka iluzione atëhere qenka një tjetër Ben Blushi, nga ai që kam njohur.
Çfarë do të na tregojë Irina
Irina Shayk së fundmi është argëtuar mjaft mes miqve në koncertin e Rihanna në Nju Jork, teksa i dashuri i saj Bradley Cooper shoqëroi të ëmën në koncertin e “Guns N’Roses” në Los Angeles.
Duket se kjo largësi ka shtuar mallin mes çiftit, të cilët kanë postuar një selfie të rrallë në vaskë.
30-vjeçarja Irina dhe Bradley 41 vjeç, kanë postuar një foto ku shfaqen nga qafa e poshtë, teksa modelja tregon dhe bustin e saj./TCh/
Diplomacia fut në “listën e zezë” Shqipërinë për investimet?!
Mark Crawford: “Kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”
Diplomacia ekonomike është vënë në alarm për klimën e rënduar te investimeve, që është krijuar në vendin tonë, aq sa disa prej dhomave të huaja të tregtisë, më të rëndësishmet në vend, janë duke i orientuar investitorët të mos futen në Shqipëri.
Pasiguria juridike me kontratat aktuale, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe korrupsioni duket se janë arsyet themelore.
Shqetësimi është përcjellë në rrugë jo zyrtare në Monitor javët e fundit, porse klima e rënduar, që përflitet në korridoret e diplomacisë, ka nisur të artikulohet zyrtarisht.
Duke folur në takimin e organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike, pak ditë më parë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford tha: “Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”.
Në një bisede telefonike me Monitor, Crawford pohoi se investitorët po ikin nga Shqipëria dhe ky është fakt, nuk është më një thashethem, ata po e thonë publikisht që po ikin. Ai tha se kompania Helvet Pacard ka ikur tashmë, ndërsa Bankers Petroleum po përpiqet të largohet (kompania në fakt ka njoftuar shitjen).
Gjithashtu koncensionari i naftës Transatlantik Petroleumin erdhi dhe iku brenda një viti. Crawford thotë që pas kësaj kompanie ishte një miliarder amerikan, që “nuk e di pse nuk e morën seriozisht në Shqipëri”. Ai përmend dhe një rast kur një kompani, pasi erdhi, vendosi të mbyllë aktivitetin, por tani ka ngecur në një pikë ku as ikën dot dhe as e mbyll dot dhe duhet të sorrollatet për tre vjet, për shkak të burokracive në mbylljen e një biznesi.
Këto shqetësime i janë përcjellë pak ditë më parë nga Dhoma Amerikane edhe Këshillit të Investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit.
Shefi i Dhomës Amerikane pohoi për Monitor se investitorët thonë që nuk është vetëm konjuktura e papërshtatshme e tregut arsyeja që po ikin, por edhe ambienti. Ai shton se edhe gjermanët mendojnë kështu.
Ambasada Amerikane në Shqipëri, e kontaktuar nga Monitor lidhur me këshillat që ata u japin investitorëve që duan të vijnë në Shqipëri, tha përmes zëdhënësit të saj, Ryan Roberts: “Forcimi i lidhjeve ekonomike midis SHBA dhe Shqipërisë është një element i rëndësishëm i marrëdhënies se shumeanshme që kemi me Shqipërinë. Ndërkohë që as nuk inkurajojmë dhe as shkurajojmë investime, ambasada ka përgjegjësi, kur i kërkohet, që të ofrojë një vlerësim të ndershëm të mundësive dhe sfidave që ka të bërit biznes në Shqipëri”.
Presidenti i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Rolf Castro-Vasquez, tha se ai nuk shprehet deri të martën, kur DIHA do të publikojë Anketimin për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri. Ky anketim paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim. Gjithashtu tregohen dhe perspektivat e Shqipërisë si vend për investime.
Në një intervistë të mëparshme për Monitor, z.Vasquez ka pohuar se “ju duhet të tregoni se jeni të aftë të përmirësoni mjedisin e të bërit biznes. Problemi qëndron në faktin se procedurat, dokumentacionet duhet të hartohen në kohë dhe këtu ka shumë vend për përmirësime. Kur çështja vjen te niveli bazë, atëherë ka shumë probleme. Ai përmendi dhe se Maqedonia po tregohet aktive. “Ka një regjim fiskal të favorshëm dhe kjo për ne është një pikë e rëndësishme”.
Referendumi, socialistët festojnë me fishekzjarre tek selia e PS
Është pritur me festime në selinë rozë rezultati final i Referendumit të djeshëm, që u mbajt në Partinë Socialiste, nga i cili Edi Rama u rikonfirmua në krye të partisë më të madhe në vend.
Simpatizantët e kësaj force politike janë mbledhur pranë selisë së PS-së për të festuar.
Simpatizantët kanë festuar me flamuj, brohoritje dhe fishekzjarre konfirmimin e Ramës si kryetar të PS.
Me referendumin e sotëm, rreth 81 mijë anëtarë të PS-së i dhanë fund debateve të brendshme në parti, për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, shumica e të cilëve votuan pro, duke konfirmuar mandatin e Ramës.
Ishte vetë Rama që në faqen e tij në “Facebook”, bëri të ditur rezultatin përfundimtar të Referendumit, duke thënë se “referendumi mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.
Basha: Me vote të lirë tua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve
Dalja nga kriza nis me ndarjen e pushtetit nga krimi dhe kthimin e parave që u marrin qeveritarët e korruptuar qytetarëve.
Për të siguruar zhvillim dhe mirëqënie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet së pari shkëputja nga krimi dhe e dyta, nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë dhe kthimi i tyre në ekonominë kombëtare.
Në bashkëbisedim me banorë të Vaqarrit dhe Farkës ku në qendër ishte programi i PD, Basha theksoi se, që të realizohet kjo është e domosdoshme të garantohet vota e lirë.
“Këta erdhën me premtim “rilindje” e po qeverisin me shullazët. Këta erdhën me premtim vende pune e po qeverisin duke i nxjerrë shqiptarët nga shtëpitë e tyre e duke i çuar në emigracion.
Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet.
Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë.
Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim”,- theksoi Basha.
Punësimi është prioritet kryesor i Lulzim Bashës e për ta realizuar këtë ai thotë se është e domosdoshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.
“Vetëm përmes investimeve mund të krijohen vende të reja pune. Nuk krijohen vende pune vetëm duke u lutur, as duke bërë propagandë, e as duke ndenjur në televizor. Por që t’i krijojmë këto duhet që paratë nga oligarkia të vijnë tek populli.”
Një qytetar nga Kombinati ngriti shqetësimin e abuzimit me faturat e energjisë elektrike dhe korrupsionit në OSHEE. Duke mos e përballuar rritjen e pajustifikuar të faturave dhe faktin që askush nuk e merr në konsideratë ankesën e qytetarëve, ai është detyruar ta mbyllë biznesin e si rrjedhojë t’u ndërpresë të vetmen të ardhur 6 familjeve.
Qytetar: Kam një biznes në Kombinat. 804 mijë lekë më ka ardh (fatura e dritave) në muajin tetor. Në muajin nëntor 870 mijë, në muajin janar 1 milionë e 600 mijë. E kam mbyll Lulzim Basha. Mbaj 6 familje me bukë në qendër të Kombinatit. Nuk durohen më. Vijnë duke pa sahatin se dun lekë. Kam dasht t’i denoncoj po ku t’i denoncoj Lulzim Basha. E dyta, ta shohësh rrugën e Prush-Gropës, skandal, e kanë ngushtu. Kanë bërë vjedhje kolosale këtu ke fusha.
Basha: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri!
Lidhur me shqetësimin e banorëve për ndarjen territoriale e cila sipas tyre pamundëson shërbimin ndaj qytetarëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikonfirmuar se me ardhjen në pushtet ndarja territoriale do t’i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve.
Durrës, kapen 50 kg Cannabis Sattiva, 3 në pranga, 2 në kërkim
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Gramëz", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre shtetasve:
• Fran Caka 62 vjeç , banues në Gramëz, Krujë;
• Artan Caka 37 vjeç , banues në Gramëz, Krujë;
• Xhevalin Saka 40 vjeç, banues në Gramëz, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve, Xhevalin Saka dhe Fran Caka, si edhe në automjetin tip BMW me targa AA 563 JJ, në pronësi të shtetasit Artan Caka, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• një armë gjahu pa leje;
• një gjerdan me 6 fishkekë;
• mjeti tip BMW me targa AA 563 JJ dhe një motorçikletë;
• 6 aparate telefoni celularë.
Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim dy shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.
Kush do ta ndalojë këtë maskaradë mjedisore?
Nga Mentor Kikia
Nuk e dimë se në cilin vend të botës mund të ndodhë kjo! Në Evropë jam shumë i sigurtë që jo, në asnjë cep, në asnjë ‘’rrëzë”. Makina e Bashkisë Berati, qytetit turistik nën ruajtjen e UNESCO-s, mbledh mbeturinat në qytet dhe i shkarkon mu në lumë, pa asnjë hezitim, pa asnjë mëdyshje, pa u fshehur fare. Thjesht në mes të ditës.
Mu aty, në ujërat e Osumit, tek ai lumi ku është parashikuar të ndërtohet një ishull turistik. Lumi i shtyn përpra ato që mund të shtyjë, duke i dërguar në det.
Të tjerat ngecin rrugës, qeset që mbushin degët e pemëve, ndërsa të tjera që precipitojnë në shtratin e lumit. Asgjë më pak se një krim mjedisor që duhet të dërgojë njerëz në burg. Por burgu nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë (nuk dihet edhe përsa sa kohë) për pushtetarët në këtë vend.
Kryetari i bashkisë ishte i qetë dhe i qartë: “Nuk kemi landfill. Këtu i hedhim qe prej vitit 1985”- pra, prej me shumë se 30 vjetësh
Nuk ka ngelur pus nafte e gropë miniere pa ju gjetur zgjidhja dhe pronari. Këtë masakaradë nuk po e merr askush përsipër ta ndalojë. Edhe protestë në Parlamentin Europian bëri një eurdodeputete kroate për plehrat shqiptare që dërgojnë rrymat detare në brigjet kroate, por ne as u skuqëm as u nximë.
Fotolajm/ Posterat e Edi Ramës në rrugët e Stambollit
Në këtë foto shihen posterat e ekspozitës së pikturave të Ramës, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Stambollit.
Këngëtarja kosovare Eliza Hoxha e ndodhur në Turqi, ka postuar një foto në Instagram. Në foto shihet një baneri i madh me emrin e Kryeministrit Shqiptar.
Duket se Eliza është surprizuar nga ky fakt, të cilin ka vendosur ta ndajë me miqtë e saj në Instagram.
Në nëntor të vitit të shkuar Rama pati ekspozitën e tij në Stamboll dhe me sa duket ende nuk e ka humbur famën atje.
Videoja e humbur e Paul Walker shpërthen në internet
Një video e aktorit të ndjerë Paul Walker ka “shpërthyer” këtë javë në rrjete sociale. Videoja, në të cilën Paul Walker teston një veturë të llojit “Nissan Skyline GT-R”, është shpërndarë dy vite pas vdekjes së tij – në përkujtim të pasionit të tij për veturat.
Videoja e humbur u zbulua nga “GTChannel” gjatë një filmi, dhe kompania më pas e postoi atë në “YouTube”.
Në video, Walker teston një “Nissan” të modifikuar dhe reagon në mënyrë të mahnitshme kur e vozit veturën me 600 kuaj-fuqi, transmeton “Gazeta Express”.
“GTChannel” ka njoftuar se, të gjitha fitimet që do të dalin nga shikimet e kësaj video në “YouTube”, do t’i dërgohen Fondacionit “Paul Walker”.
Video+16/ Ja si Fjolla puth në buzë Shkendën për ditëlindje
Shkenda Dubova sot feston ditëlindjen, ndërsa që nga mbrëmë ajo ka nisur festën.
Në fotografitë dhe videot e publikuara në Snapchat nga këngëtarja, shihet se, mbrëmë ka festuar me miqtë e saj më të mirë, shkruan “lajmi.net”.
Nga personazhet publike të ftuar në ditëlindjen e saj, e pranishme ishte edhe këngëtarja dhe shoqja e saj më e mirë Fjolla Morina.
Në një video të publikuar nga Shkenda, momenti kur Fjolla e uron atë për ditëlindje, shihet teksa shkëmbejnë puthje në buzë me njëra-tjetrën.
Kjo nuk është hera e parë që dy këngëtaret shihen duke dhuruar puthje në buzë mes njëra-tjetrës.
Ja momenti tronditës kur treni godet veturën...
Ky është momenti kur një tren që po udhëtonte me 160km/h u përplas me një veturë të braktisur në një hekurudhë.
Jonathon Mather, një 36-vjeçar nga Uellsi, kishte vozitur veturën e tij në hekurudhë dhe kur kishte parë se treni po vinte, e kishte lënë atë aty.
Ai u arrestua dje dhe u dënua me 68 muaj burg, pasi gjykata dëgjoi se ai e kishte vozitur veturën në linjën hekurudhore në Staffordshire, transmeton “Gazeta Express”.
Nga përplasja nuk u lëndua askush në tren, po treni shumë lehtë ka mundur të dal jashtë hekurudhës për shkak të shpejtësisë së madhe - nëse nuk do të ngadalësonte pak.
Llalla- Prokurorëve: Mos kërkoni vetëm ‘arrest me burg’, bëni hetime
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga trupa e prokurorëve që të zbatojnë parimin e proporcionalitetit në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë “arrest në burg”.
Në përfundim të analizave vjetore, si edhe duke reflektuar shqetësimin e Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë.
Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtëpërdrejtë.
Numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar-Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur.
Po ashtu, referuar statistikave të vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se është e nevojshme rritja e numrit të hetimeve kryesisht. Në Qarkore theksohet se “.. Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët”.
Nisur nga numri i ulët i referimeve të dorëzuara në Prokurori nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Gjithashtu, në Qarkore, Prokuroria e Përgjithshme kërkon impenjimin e trupës së prokurorëve për të aplikuar më shpesh gjykimin e drejtëpërdrejtë. Ky lloj gjykimi i posaçëm është i lidhur me situatat, ku nuk ka nevojë për hetime të tjera dhe fajësia e të pandehurit është e qartë që në aktet paraprake.
Video/ Eneda Tarifa lë nam në intervistën për Eurovizion, ja çfarë bën
Eneda Tarifa do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurvision Song Contest 2016” dhe përgatitjet për këtë garë i ka nisur prej disa ditësh.
Por, në një intervistë për “ESCKAZ” (Eurovision Song Contest Knowledge from A to Z), duket se nuk ka dalë edhe aq mirë.
Problemi i parë që bie në sy është vështirësia e saj me anglishten, ku pasi përpiqet për disa minuta të kujtojë një fjalë, vendos t’i kthehet në shqip një prej shoqëreseve të saj për t’i kërkuar ndihmë.
Si të mos mjaftonte kjo, Eneda i kërkon gazetarit me anglishten e saj tejet të çalë, ta presin atë pjesë gjatë montazhit.
Nëse prezantimi i saj në skenë do të jetë i ngjashëm me intervistën, mundet fare mirë ta ndërroni kanalin nga “Portokallia”, pasi Eneda do të sjellë po aq humor.
I lindur me penis dhe vaginë, zgjedh të jetë femër
Një model australian që ka lindur me penis dhe vaginë ka vendosur tashmë të bëjë operacion për të jetuar si një femër normale.
Sophia Young nisi të ndjente dhembje kur ishte 8 vjeç dhe doktorët zbuluan se vezoret e saj kishin një pozicion aspak normal. Njëra ishte shumë më lart se tjetra. Duke u rritur, të dy organet seksualë nisën të zhvilloheshin dhe prindërit, duke parë se penisi po rritej shumë, vendosën që ta rrisnin fëmijën e tyre si djalë dhe emrin ia vunë Harrison.
“Kam vaginë, mitër dhe vezore, por klitori im është shumë i madh dhe duket si penis. Nuk ka funksion dhe nuk mund të bëj fëmijë. Dua që të heq çdo pjesë mashkullore që kam që të ndihem normale më në fund”, tha 22-vjeçarja për “Daily Mail Australia”.
Përpara se të hynte në botën e modës, Young tallej shumë nga shokët e saj në shkollë dhe arriti deri në atë pikë sa izoloi veten. Kur e lironte, thyente kompjuterat dhe dritaret e shkollës për të nxjerrë inatin. Bullizmi bëri që të provonte vetëvrasjen plot 6 herë.
“E provova me pistoletë, por ngeci. E kam provuar edhe me mbidozë ilaçesh. Më pas, më thanë të nisja si model dhe e provova. Gjithsesi, është e vështirë për një model androgjen, pasi kompanitë duan o mashkull, o femër. Unë e kam nisur këtë punë që të grumbulloj 60 000 dollarët që më duhen për operacionin”,- shpjegon Young./TCh/
Fiori Dardha e “Fiks Fare” përndiqet në Fb nga një “lesbike”?
Drejtuesja e emisionit “Fiks Fare”, Fiori Dardha, po përndiqet në rrjetet sociale nga një person i paidentifikuar, që e shqetëson vazhdimisht në Facebook-un e saj.
Këtë fakt, Fiori e ka bërë vet të ditur në rrjetin e saj social, duke publikuar edhe mesazhet e dërguar nga një profil fals i identifikuar si “Arta Toska”. Nuk dihet nëse personi i paidentifikuar është femër apo mashkull.
“Zot, na ruaj nga mendjet e semura! Ne fillim te behen fansa, me pas te dergojne kerkese per miqesi e te luten t’ua pranosh. Kur nuk e del e vetja, fillojne nje fushate denigruese ndaj teje. Kjo tipja me kete profilin fals nuk le rast e vend pa komentuar e pa derdhur vrer per mua.
E beri edhe sot ne statusin ku une uroja partnerin tim per pervjetorin tone (shihni komentin e fundit ne kolazh), sepse mesa duket Zoti e ka denuar te jetoje e vetme ne anonimitet, duke spiunuar, lakmuar e vjedhur jetet e tjereve. Po ia bej dhurate keto rreshta, se per kaq vemendje vuan.
Po i bej dhurate edhe shprehjen “Te qafsha mi SHEGE, sa gjynah je”! Rrjetet sociale jane vertet te frikshme!
Pas gjithe ketyre rasteve te perseritura, kete person nuk mund ta denoj me mosperfillje. Tashme me kete person do merret drejtesia!”,- shkruan drejtuesja e “Fiks Fare” në “Facebook”.
Ajo ka denoncuar në polici rastin, për të identifikuar dhe dënuar personin që komentonte me fjalë fyese në rrjetin social të Fiorit. Disa kohë më parë, edhe moderatorja Rudina Magjistari përndiqej në Facebook nga një person i panjohur.
Erion Veliaj shpreh dëshirën se çfarë fëmije do që të ketë...
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka shprehur dëshirën për të patur një fëmijë, madje një djalë.
I ftuar në emisionin e “Ed diell”, në “Top Channel”, kreu i bashkisë që do të transmetohet pas mesditës, ka shprehur dëshirën që të ketë një djalë.
Por jo të njëjtën dëshirë ka bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. “Ajola do shumë që të ketë një gocë, ndërsa unë dua shumë, shumë, të kem një djalë”,- ka thënë Veliaj në një intervistë të realizuar nga biondja seksi, Luana Vjollca.
Video/ Ja si mund ta ndizni cigaren me... një kallashnikov
“Të luash me vdekjen, burri ‘ndez’ cigaren me kallashnikov”,- është dicitura që shoqëron këtë video të çuditshme.
PD: ‘Kumbari’ Rama manipuloi referendumin në PS, këmbanë alarmi për 2017-n
Këtë të diel Partia Demokratike përmes Sekretares për marëdhëniet me publikun Grida Duma, ka hedhur akuza drejt Kryeministrit Rama, në lidhje me referendumin e djeshëm në PS.
Duma tha se zgjedhjet e djeshme ishin një shembull i qartë për raportin e Ramës me lirinë e votës.
“Gangsterët e të fortët e Edi Ramës që kontrollojnë qendrat e votimit, ishin dje në krye të detyrës dhe tanimë ata janë promovuar nga Edi Rama pasi u ka besuar drejtimin e partisë.
Presioni ndaj administratës ishte skandaloz pasi jo vetëm u monitoruan me lista kush votonte, por u thirrën dhe u kërcënuan të gjithë nëpunësit që nuk patën ndërmend të votonin. Manipulimi nisi me listat që në fillim, të cilat u krehën dhe u sistemuan, që të ishin aty vetëm besnikët e Edi Ramës.
Manipulimi vazhdoi me shpalljen e rreme të pjesmarrjes, duke zmadhuar shifra sipas hesapit të Ramës, pasi askush nuk pati akses të verifikonte saktësinë e tyre. Vota u ble nga oligarkët milionerë të Ramës, deputetët biznesmenë dhe kryetarët e bashkive u hodhën në aksion që me zgjedhjen e delegatëve e deri dje pasdite vonë. Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth kauzës, për ti siguruar kumbarit Rama sundimin e partisë pa garë e pa zgjedhje”,- tha Duma
Më tutje, Grid Duma tha se manipulimet, blerjet e kërcënimet e ditës së djeshme në zgjedhjet e referendumit, janë një këmbanë alarmi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm.
“Dhunimi i votës dje, tregon raportin që ky njeri ka me zgjedhjet, të vetmin raport që ka me votën, që është blerja, manipulimi, dhunimi. Kjo është një kambanë alarmi për zgjedhjet që po vijnë pasi është e qartë se Edi Rama ka vetëm një projekt, shkatërrimin e tyre.
Ndaj Partia Demokratike është e vendosur së bashku me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë të mos lejojë për asnjë moment që skemat e Edi Ramës kundër votes së lirë të zbatohen në zgjedhjet që po vijnë. Vota e lirë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë fundi i tij. Një fund që ai nuk ka për ta ndalur dot sado të përpiqet”,- përfundoi Duma.
Referendumi në PS, Blushi: Sot fitova lirinë time
Pas përfundimit të referendumit në PS ditën e djeshme dhe fitores së bindshme të Edi Ramës, ka reaguar për herë të parë deputeti Ben Blushi, i cili e ka cilësuar referendumin si një proces pa taksë kontrolli.
Do'stlaringiz bilan baham: |