Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Thaçi: Akuzat e Martit kundër Kosovës



Download 2,08 Mb.
bet6/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   26

Thaçi: Akuzat e Martit kundër Kosovës






Hashim Thaqi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti janë të drejtuara kundër Kosovës, kundër luftës së UÇK-së dhe kundër tij personalisht.

Thaçi kërkoi që populli i Kosovës t’i marrë me qetësi këto raporte, ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar për zbardhjen e së vërtetës.

Thaçi tha se do t’i ndjekë mjetet legale dhe politike për të hedhur poshtë përmbajtjen e raportit, duke përfunduar se në fund do të triumfojnë drejtësia dhe e vërteta.


Xhavit Haliti: Mohojmë akuzat, mbështesim hetimin




Xhavit Haliti

Hetuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka lëshuar sot një raport që është jashtëzakonisht kritikues ndaj lidershipit të Republikës së Kosovës dhe përfshinë akuza për veprimtari kriminale të llojit më të tmerrshëm.

Në vitet e fundit, ka pasur disa raporte të llojit të këtillë nëpër media lidhur me akuza për aktivitete të tilla. Opinioni publik dhe liderët politikë në Kosovë kanë qëndruar pothuajse njëzëshëm mbi kritikat e këtyre raporteve dhe kanë mohuar të ketë pasur aktivitete të tilla”, thuhet në një letër Komisionit për të drejtat e njeriut të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila edhe është lexuar, njofton me një komunikatë zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti. Raporti i Këshillit Evropian, megjithatë, është një çështje plotësisht e ndryshme.

Ka qenë një investigim i plotë nga institute kompetente evropiane, shkruan Haliti dhe shton se  PDK-ja e merr shumë seriozisht raportin e z. Marty. “Ne mohojmë akuzat dhe pretendimet e paraqitura në raport.

Megjithatë, ne mbështesim Kosovën si shtet evropian dhe e shohim të ardhmen e Kosovës, askund tjetër përveç si anëtare e BE-së. Kjo nënkupton që Kosova duhet të jetë e rrënjosur në sundimin e ligjit. Duhet të jetë një shtet me agjenci kompetente ligjore dhe penale. Për këtë arsye, ne në PDK i bashkohemi Dick Martyt në thirrjen për një hetim kompetent ndërkombëtar mbi pretendimet dhe akuzat e bëra në raportin e Këshillit të Evropës. Ne kërkojmë bashkëpunim të plotë të autoriteteve kosovare në një hetim të tillë. Ne kërkojmë mbështetjen nga BE-ja, SHBA-ja dhe shtetet tjera në këtë përpjekje.

Kërkojmë që, në këtë kohë kritike të zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur, bota të mbajë dhe ndalojë paragjykimin dhe vlerësimin mbi Kosovën dhe udhëheqësit e saj, përderisa një hetim i plotë, i besueshëm dhe i mbështetur ndërkombëtarisht të përfundojë”, thuhet në deklaratën e Xhavit Halitit.


Askush nuk mundët të njollos luftën fisnike të UÇK-së







PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane dhe kryetari i saj Marjan Dema shprehin indinjatë të thellë lidhur më raportin kontrovers dhe qëllimkeq nga i dërguari i Asamblesë së Përgjithshme të këshillit të Evropës, Dick Marty.

Raporti i cili u publikua këto ditë me akuza dhe shpifje të rënda kundër UÇK-së dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaqit , është i pa vërtet dhe pa baza faktike. Në këtë raport Dick Marty tregon qartë antipatinë e tij kosovare dhe keqdashjen për popullin shqiptarë në përgjithësi dhe atë kosovarë në veçanti.

Ky raport sipas PSHDK-së është vazhdimësi e “pjellës” së deklaratave skandaloze të ish Kryeprokurores së Hagës, mikës së ngushtë të Dick Martyt, zonjës Carla Del Ponte e cila ndonëse për vite të tëra u mundua që të paraqes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminelë, megjithatë nuk ia arriti.

PSHDK pohon se UÇK-ja dhe prijësit e saj kanë bërë luftë të drejtë, të lavdishme dhe të pastër ku bashkë me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, kanë çliruar popullin e Kosovës nga robëria, maltretimet, burgosjet, vrasjet dhe masakrimet e pushtuesit serbë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, doli në mbrojtje të popullit të saj, në kohën kur makineria serbe tentonte të shfaroste popullin e Kosovës. Askush nuk mundët të njollos luftën fisnike të UÇK-së dhe as të nëpërkëmbë gjakun e shumë të rinjve e të rejave, pleq e fëmijëve të pafajshëm që u vranë për lirinë e këtij vendi”, thuhet në reagimin e PSHDK-së.

Partia Shqiptare Demokristiane si mike aleate e shumë shteteve ndërkombëtare kërkon që të ndaloj shpifjet dhe trillimet e pa argumentuara nga persona të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën Kosovës dhe popullit të saj. /KI/

Raporti i Martit pamflet i konstruktuar dhe tendencioz



BIK

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me vëmendje ka  shqyrtuar Projekt-Rezolutën  e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të përgatitur nga raportuesi, Dik Marti. Pas shqyrtimit të gjithanshëm, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës del me këtë:

DEKLARATË

Raportin e përgatitur nga raportuesi Dik Marti, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e konsideron pamflet të konstruktuar dhe tendencioz me qëllime të qarta anti-shqiptare ku në fokus është  përbaltja, degradimi e kriminalizimi i luftës  çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi.

Dik Marti që prej kohësh njihet për qëndrimet e tija kundër pavarësisë së Kosovës dhe me paraqitjet e deklarimet  e tij të shprehura   në raport me Kosovën, ka qenë një zë i  artikuluar i regjimit të Milloshevqit në perëndim.

Dik Marti, në raportin e tij të gatuar me thashetheme, me insinuata,  me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish- udhëheqësit e UÇK-së t’i paraqes edhe si tregtarë të organeve njerëzore.

Të gjitha këto akuza për ne nuk janë ta pa njohura, ngase që herët i ka lansuar politika zyrtare e Beogradit që nga koha  e regjimit kriminal të Millosheviqit, që qe munduar  ta njolloste luftën tonë për liri.

Mirëpo, për ne është e habitshme që një qytetar i një vendi të lirë e demokratik të bie pre e qarqeve shoviniste serbe, të cilat siç dihet, bën gjenocid të organizuar në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci e  në Kosovë.

Dik Marti me raportin e tij në mënyrë të paskrupull mundohet që të barazoj xhelatin me viktimën, mirëpo një gjë të tillë jemi më së të bindur që nuk do e arrij, ngase dihet se populli shqiptar, UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj bënë luftë çlirimtare përse gjeten edhe përkrahjen e faktorin relevant ndërkombëtarë.

Për akuzuat e Dik Martit, për të ashtuquajturën shtëpia e verdh, janë bërë hetime nga hetuesit e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, dhe në të dy rastet, në mungesë  provash, ato  janë ndërpre. Andaj, kokëfortësinë e Dik Martit për të vazhduar misionin e tij antishqiptar, duhet kuptuar si një qëllim të keq  ndaj Kosovës dhe  pavarësisë së saj, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kombit Shqiptar në tërësi. Një raport i mbushur me shpifje e gënjeshtra, të cilat janë riciklim i propagandës së vazhdueshme të qarqeve të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe që tenton të njollos të gjithë shqiptarët në rajon, nuk mund të jetë tjetër veçse edhe një dështim i radhës. Mirëpo, si të tillë, institucionet tona duhet ti qasen me plot seriozitet e përgjegjësi, ngase, përpos efektit propagandistik, s’ka dyshim se tenton të dëmtoj kredibilitetin e Kosovës dhe të lidershpit të saj në arenën ndërkombëtar. Andaj, Kryesia e BIK kërkon nga të gjitha institucione e vendit që në bashkëpunim me ekspert të fushave përkatëse, sa më parë në mënyrë profesionale e të argumentuar para opinionit kombëtarë e ndërkombëtar të hidhen poshtë akuzat e Dik Martit, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojnë tentativat të tilla me qëllim degradimin e luftës çlirimtare të popullit tonë.



Myftiu i Kosovës

Mr. Naim Tërnava

Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish