Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë



Download 1,86 Mb.
bet19/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   32

Tabela 5.9: Normat e interesit për kredi personale, biznesore dhe për blerjen e shtëpive, mesatarja





Kredi personale







Norma mesatare e interesit






















1,000 Euro




10.7




2,000 Euro




12.3




3,000 Euro




12.1







Kredi për biznes
















5,000 Euro




14.3




10,000 Euro




13.3




50,000 Euro




12.7




100,000 Euro




12.3







Kredi për shtëpi
















5,000 Euro




10.6




10,000 Euro




10.6




25,000 Euro




10.2




50,000 Euro




10.1




100,000 Euro




9.84




Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Bazuar në përgjigjet e ofruara nga bankat, faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e normave të interesit janë norma e riskut të përllogaritur dhe kostoja e fondeve, ndërsa faktori me më së paku rëndësi janë shpenzimet operative në procedimin e kredive (tabela 5.10).



148
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
Tabela 5.10: Faktorët që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit (numri i përgjigjeve)








Faktor













mesatarisht i

Faktor më pak







Faktor shumë i

rëndësishëm

i rëndësishëm







rëndësishëm (1)

(2)

(3)

Mesatarja

Kostoja e fondeve

5

1

1

1.4

Norma e riskut të përllogaritur

5

2

3

1.3

Shpenzimet operative në procedimin













e kredive

1

3

3

2.4

Kushtet e tregut

4

1

2

1.7

Total

7

7

7



















Burimi: Pyetësori i autorit (2013)
Për të kontribuar më tepër në nxitjen e zhvillimit ekonomik, bankat duhet të ulin normat e interesit në kredi dhe, në të njëjtën kohë, të rrisin normat e interesit në depozita. Që kjo të arrihet, të dhënat tregojnë (P5) se duhet të ketë përmirësim të ambientit ekonomik (projekte afatgjata të zhvillimit në prodhim dhe në rritjen e eksportit), reformim dhe funksionim më efikas të sistemit gjyqësor në raport me zgjidhjen e lëndëve të procedurave në gjykatë për kreditë joperformuese, diversifikim dhe rritje të burimeve të tjera të të hyrave dhe zvogëlim të kostove të përgjithshme, qasje më të lehtë dhe më të lirë ndaj fondeve, qofshin ato në nivelin lokal apo ndërkombëtar, krijim të ndonjë institucioni apo fondi të veçantë për sigurimin e kredive të lejuara, përmirësim të besueshmërisë së raporteve financiare të klientëve. Ndërsa, për uljen e normës së interesit në depozita, vetëm një bankë ka vlerësuar se rritja e kërkesës për kredi do të ndikonte direkt në rritjen e kërkesës për burime të financimit të kredive. Rritja e kërkesës për depozita do të ndikonte në rritjen e normës së tyre të interesit.
Ndërsa, sipas anketës në BQK, normat në kredi kanë vazhduar të ulen që nga themelimi i industrisë bankare në Kosovë. Kjo rënie është në korrelacion me përmirësimet e bëra në fushën e të bërit biznes, ndërsa kontribut pritet të japë edhe konkurrenca e shtuar, si dhe zvogëlimi i kostos së fondeve, përkatësisht zvogëlimi i normës së kamatës për depozita.
Lidhur me bashkëpunimin e BQK-së me akterët e tjerë siç janë bankat, shoqatat e bankave, shoqatat e bizneseve, qeveria, donatorët dhe institucionet ndërkombëtare, për të ndërmarrë ndonjë veprim sa i përket uljes së normave të interesit në kredi, sipas anketës në BQK, bankat

149
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

do duhej të rrisin efiçiencën në afarizmin e tyre, ndërsa shoqatat e bizneseve do të duhej të jenë më kritike ndaj bizneseve që përfaqësojnë në kuptim të kërkimit nga ta që t’i aplikojnë standardet më të mira të të bërit biznes, ku raportimi dhe transparenca financiare do të duhej të ishin në thelb të këtyre detyrave. Qeveria duhet të investojë edhe më shumë në rritjen e efiçiencës sa i përket infrastrukturës ligjore, ndërsa BQK-ja duhet të vazhdojë të jetë një arbitër korrekt ndaj akterëve në treg. Një koordinim më efektiv i të gjithëve në kuadër të kryerjes së detyrave individuale padyshim se do të ndikonte në sjelljen e kostos së ndërmjetësimit financiar në një nivel më të ulët se ai që është sot.
Përveç huazimit të mjeteve në formë të kredive, bankat kanë edhe alternativa të tjera të investimit të mjeteve të tyre. Në fillim, kur ka nisur procesi i emetimit të letrave me vlerë, është menduar se ky emetim nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndikojë në rënien e normave të interesit për kredi, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, edhe pse ka një rënie të lehtë të normave të interesit në kredi. Katër nga bankat (P8) kanë vlerësuar se investimi në letra me vlerë nuk ka ndikim në rënien e normave të interesit në kredi, përkundrazi tri banka të tjera kanë vlerësuar se me emetimin e letrave me vlerë vjen deri te ngritja e normave të interesit në kredi.

5.6 Ndërmjetësimi financiar në vendet e EQL-së

Raporti kredi/GDP

Divergjenca midis raportit kredi/GDP në EQL dhe zonën euro ka qenë pak më e vogël sesa që janë raportet asete/GDP. Megjithatë, regjioni i EQL-së vazhdon të deklarojë një ngritje të moderuar në raportin hua/GDP në 2013, derisa raporti në zonën euro tregoi një rënie të papërfillshme në vitin 2013. Me fjalë të tjera, krahasuar me pozicionin e të hyrave, raporti hua/GDP mbetet në një nivel të ulët, që tregon për një potencial të konsiderueshëm ende të pashfrytëzuar në anën e kërkesës për bankat. Këto gjetje janë të mbështetura në mënyrë të

150
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

qartë nga vlerësimet empirike për nxitjen e kërkesës, mbështetur krejtësisht nga raporti hua/GDP në lidhje me nivelin e GDP-së për kokë banori, bazuar në mostrat e vendeve më të mëdha, duke përfshirë shtetet e EQL-së si dhe ekonomitë e tjera të zhvilluara dhe në zhvillim, por jo zonën euro (figura 5.6 dhe figura 5.7).


Figura 5.6: Trendet e raportit hua afatgjata / GDP në EQL dhe zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)



Figura 5.7: Trendet e raportit hua/GDP në EQL


Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

151
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Duke pasur parasysh zgjerimin e fortë para-krizës (d.m.th para vitit 2007/08), rritja bankare pas krizës në disa vende (të mëdha) më tepër të ekspozuara ndaj riskut ishte shumë modeste. Në këtë drejtim kishte për t’u pranuar se disa vende në EQL, si Sllovenia, Kroacia ose Bullgaria ndoqën trendin e pjerrët të ndërmjetësimit financiar të vendeve në të ashtuquajturën “zona periferike euro” më tepër se ajo e moshatarëve të tyre të EQL-së apo vendet si Gjermania. Interesante, ideja që niveli më i lartë i GDP-së për kokë banori mund të jetë e lidhur me nivelin më të lartë të ndërmjetësimit financiar, aktualisht është duke u sfiduar në zonën euro dhe EQL, ku disa nga vendet më kryesore dhe më të pasura në zonën euro dhe në EQL kanë raport shumë më të ulët hua/GDP sesa këto më pak të avancuara në vendet e zonës euro dhe në EQL. Për shembull, raporti hua/GDP në të gjitha ekonomitë e EJL-së (përveç Rumanisë) është mbi mesataren e EQ-3, si në Poloni, në Republikën Çeke dhe në Sllovaki (disa 65për qind në EJL përkundër 55për qind në EQ-3), ndërsa nivelet e GDP-së për kokë banori në EJL janë 70-50për qind e mesatares të EQ-3. Në rajonin e CIS-it ka për t’u pranuar që Ukraina në thelb ka një raport më të lartë hua/GDP sesa Rusia. Dhënia e kësaj pikture themelore nuk duhet të vijë si një surprizë që në industrinë bankare në EQL, NPL-të kryesisht janë grumbulluar në nënregjionin e EJL-së, ose në një vend si Ukraina ku, krahasuar me pozicionin e të hyrave, nivelet e ndërmjetësimit financiar janë mjaft të larta (Raiffeisen Research, 2014).

152
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
Figura 5.8: Ndërmjetësimi financiar në EQL dhe në zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH



5.6.1 Struktura e kredive

Në krahasim me mesataren e tregut, vëllimi në huazimin e korporatave postoi më mirë rritjen në nënregjionin e EJL-së dhe CIS-it, derisa huazimi i korporatave në EQ më shumë ose më pak ka stagnuar pak vitet e fundit. Në të kundërtën, që nga 2008 vëllimi në huazimin e kredive konsumuese në EJL ka ngecur (figura 5.9), derisa ato u rritën në normat e tolerueshme në EQ dhe normat e rritjes shumë të larta në rajonin CIS. Pavarësisht nga divergjencat e fundit në aspektin e ritmit të normës së rritjes rajonale në huat e korporatave dhe konsumuese, huat e korporatave përfaqësojnë shtyllën e biznesit bankar në EQL. Në EQ, huat e korporatave përfaqësojnë në disa vende 54për qind të totalit të huazimit, në EJL 52për qind dhe në rajonin CIS rreth 70për qind. Kreditimi familjar përbën në disa vende vetëm 30-40për qind të totalit të huave, me rreth 30për qind në EQ dhe CIS, si dhe deri në 40për qind në EJL. Ndryshimi në raportin hua/GDP në EQL dhe në zonën euro qëndron në 73pp, ndërsa diferenca për një vlerësim më me kujdes dhe mbështetur krejtësisht në raportin hua/GDP qëndron në 10-15pp.


153
Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike
Figura 5.9: Huat nga segmentet e bizneseve në EJL


Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Duhet theksuar se bilanci i bankave në EJL është dominuar kryesisht nga huazimi tradicional. Kjo është veçanërisht e qartë nëse vështrohet pjesa e kredisë në totalin e aseteve. Një trend i dallueshëm në huazimin në EQL në dekadën e kaluar ishte një rritje e konsiderueshme në ndarjen e huave si një përqindje në asetet bankare në tërësi. Në tërësi, ndarja e huave në asete në rajonin e EQ ngrihet nga 42për qind në 2006 në rreth 55për qind në 2013, derisa raportet përkatëse për EJL janë 51për qind dhe 61për qind (në Kosovë deri në 60për qind), dhe 55për qind dhe 58për qind për CIS. Megjithatë, duhet theksuar se, në qoftë se 2013 është konsideruar në izolim, pjesëmarrja e kredive është zvogëluar paksa pothuajse në të gjitha rajonet e EQL-së, me përjashtim të CIS-it. Një arsye e mundshme ishin normat e rregullores së re (të dyja- për zonën euro bazuar në bankat në EQL dhe bankat me pronësi lokale). Këto rregullore të reja mund të kenë forcuar bankat në EQL që të jenë disi më restriktive në lëshimin e huave të reja. Për më tepër, kërkesat ende e kufizuar për huat në disa tregje të EQL-së, gjithashtu, ishte reflektuar nga mbajtja më e lartë e obligacioneve (letrave me vlerë të qeverisë), të cilat gjithashtu, reduktuan pak pjesëmarrjen e kredive në totalin e aseteve (Raiffeisen Research 2014).

154


KAPITULLI 6
___________
FAKTE DHE ANALIZË
MENAXHIMI I RISQEVE NË SEKTORIN BANKAR

6.1 Menaxhimi i riskut kreditor

Edhe pse kreditë padiskutim kanë një rol të madh në ekonomi, rritja e tepruar e kredive mund të sjellë paqëndrueshmëri në stabilitetin ekonomik dhe financiar. Në fazat e para të tranzicionit në vendet e EQL-së ka pasur rritje të kredive joperformuese, ku industria bankare, si pasojë e së kaluarës, ka trashëguar kreditë me probleme, ku pjesa më e madhe janë huazuar për ndërmarrje të cilat gjithashtu kanë qenë shtetërore. Gjithashtu, problem tjetër ka qenë edhe vazhdimi i keqmenaxhimit gjatë procesimit të kredive.


Një rol të rëndësishëm, me qëllim që niveli i kredive me probleme të jetë sa më i ulët, kanë edhe rregullatorët, të cilët duhet të forcojnë mbikëqyrjen lidhur me kualitetin e kredive të dhëna nga bankat dhe zgjidhjen e problemeve me kredi dhe eliminimine tyre nga bilanci i bankave. Për zvogëlimin e borxheve nga kreditë joperformuese dhe menaxhimin më të mirë të kredive, bankat janë të obliguara të zbatojnë edhe rregullat ndërkombëtare të kapitalit të miratuar nga Bazeli III, të cilat më gjerësisht janë të paraqitura në kapitullin III në tabelën 3.1.
Po ashtu, sipas anketës në BQK, kërkesat rregullative për kapital janë në përgjithësi në pajtim me parimet bazë të Bazelit për mbikëqyrjen efektive të bankave.
Në çështjet në vijim, autori do të trajtojë rëndësinë e analizës së kredive para dhe pas huazimit të tyre, me qëllim që kreditë me probleme të mos pasqyrohen fare në bilancet e tyre dhe, në të njëjtën kohë, edhe rregulloret e BQK-së duhet të mundësojnë një menaxhim më efikas të kredive. Sipas anketës në BQK, qasja proaktive e BQK-së e bazuar në ligjin e BQK-së, pastaj ligjin
155
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

mbi bankat, si dhe rregulloret e adaptuara për industrinë bankare, paraqesin kornizën operative dhe intermediare për të siguruar një sistem stabil dhe të shëndoshë bankar.



6.1.1 Analiza e kredive

Në këtë paragraf autori do të verifikojë: Pse menaxhimi i kredive është i një rëndësie të jashtëzakonshme? Pasi që risku kreditor llogaritet një ndër risqet më serioze në krahasim me risqet e tjera për industrinë bankare, organet vendimmarrëse të përfshira në procesin e kredidhënieve për individë dhe biznese janë me rëndësi. Që menaxhimi i kredive të jetë në harmoni me politikat e miratuara, bankat organizojnë Komitetin e Kredive në Departamentin e Riskut, si organ vendimmarrës. Pesë nga shtatë bankat kanë të organizuar Komitetin e Kredive në Departamentin e Riskut, si organ vendimmarrës në procesin e kredidhënies si për individë ashtu edhe për biznese. Mirëpo, varësisht prej shumës së kredisë që huazojnë, ndryshon edhe vendimmarrja. Shuma prej 10.000-500.000 euro kredi miratohet nga Bordi Menaxhues dhe Bordi i Drejtorëve, ndërsa në shuma më të ulëta, vendimmarrja aprovohet nga nëndega apo sektori i kredive nga analisti kreditor.


Që huamarrësit të kryejnë obligimet ndaj bankës në kohën e duhur, bankat duhet të bëjnë vlerësimin e huamarrësit para dhënies së kredisë. Për vlerësimin e kredisë bankat marrin parasysh një numër të faktorëve. Për të dhënë një kredi (P12), bankat marrin në konsideratë faktorët më të rëndësishëm për t’i vlerësuar huamarrësit. Në katër banka këta faktorë janë: plani i biznesit dhe plani investiv, kapaciteti financiar, historiku kreditor, mbulueshmëria me kolateral, historia dhe veprimtaria e biznesit, konkurrenca në sektorin ku biznesi operon, menaxhmenti dhe pronësia e biznesit, lokacioni i biznesit, karakteri i huamarrësit, si dhe reputacioni dhe integriteti i klientit. Ndërsa, një bankë bazohet vetëm në rrjedhat e ardhshme të parasë.
156
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Që risku kreditor të jetë më i ulët, është e nevojshme që bankat të kenë të gjitha informacionet për huamarrësit. Marrja e këtij informacioni është lehtësuar me themelimin e Byrosë për Regjistrimin e Kredive. Të gjitha bankat (P13) kanë qasje në sistemin informatik për historikun e kredibilitetit të klientëve. Po ashtu, të gjitha bankat, në baza ditore, raportojnë për të gjitha kreditë e huazuara, e po ashtu edhe kanë qasje për të marrë informata rreth klientëve te BRK nga BQK-ja. Prandaj, të pyetura sesa ka kontribuar hapja e BRK në rritjen e huazimit bankar nga ana e bankave të nivelit të dytë (P7), vetëm një bankë ka vlerësuar se hapja e BRK nuk ka ndikim në vendimmarrjen e huazimit të kredive, ndërsa gjashtë bankat e tjera vlerësojnë se ka ndikim pozitiv, sepse rrit nivelin e transparencës, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e kualitetit të portfolios së industrisë bankare dhe duke ndikuar në mënyrë pozitive gjatë vlerësimit të riskut kreditor. Po ashtu, sipas BQK-së, BRK-ja ka dinamizuar kredidhënien, si dhe ka përmirësuar cilësinë e portfolios kreditore të bankave veç e veç dhe portfolion kreditore të industrisë si tërësi. Pra, ka shërbyer dhe po shërben si mjet direkt për vlerësimin e ekspozimit të aplikuesve për kredi dhe si i tillë është instrument i pazëvendësueshëm në menaxhimin e riskut kreditor.


Bankat, gjithashtu janë pyetur sesi është organizuar procesi i dhënies së kredive dhe i monitorimit. Sipas të gjitha bankave, procesi i kredidhënies është i rregulluar sipas politikës për menaxhimin e riskut kreditor. I tërë procesi fillon nga degët ku edhe përgatitet rasti i kredisë nga ana e portfoliove të kredive, pastaj kërkesa për kredi dërgohet në Komitetin e Kredive për shqyrtim, ku edhe merret vendimi për aprovim apo refuzim. Sa i përket monitorimit, vetëm katër nga shtatë bankat kanë treguar procesin e monitorimit. Një bankë këtë proces e organizon në disa forma; duke filluar nga monitorimi i menjëhershëm; monitorimi mujor, kuartal dhe në baza vjetore. Ndërsa, një bankë tjetër monitorimin e realizon varësisht nga shuma e huadhënies. Te kreditë e vogla, monitorimi bëhet nga analisti kreditor, ndërsa për vlera më të mëdha monitorimi bëhet edhe nga zyra qendrore.
Sipas anketës në BQK-së, në përgjithësi korniza ligjore për çështjet e rregullimit dhe mbikëqyrjes së bankave është adekuate për nivelin aktual të zhvillimeve të përgjithshme në

157
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Kosovë. Rregullimi është avancuar mjaft, sidomos pas rekomandimeve të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar të realizuar nga ana e FMN-së dhe BB në vitin 2012. Megjithatë, mbetet për t’u përmirësuar çështja e qasjes së mbikëqyrjes, përkatësisht kalimi nga e ashtuquajtura mbikëqyrja e bazuar në CAMELS në mbikëqyrjen e bazuar në risk, duke përfshirë këtu avancimin e teknikave mbikëqyrëse dhe të raportimit mbikëqyrës.
Që risku i kredisë të minimizohet, bankat duhet të kenë parasysh përbërjen optimale të portfolios kreditore. Sipas rezultateve të pyetësorit, tri banka tregojnë se diversifikimi i portfolios kreditore duhet të reflektojë segmentet ekonomike të vendit, të cilat, sipas natyrës së tyre, bartin më pak risk. Dy banka, përbërjen optimale të portfolios kreditore në raport me riskun kreditor e përdorin në segmentet e bizneseve të vogla dhe të mesme (njëra për klientë shumë të vegjël deri 50.000 euro dhe klientë të vegjël nga 50.000 - 150.000 euro), sipas një banke raporti optimal do të ishte 3.8për qind për individët dhe 6për qind për bizneset. Gjithashtu, një bankë tjetër portfolion optimale për diversifikim kreditor për minimizimin e riskut kreditor e përdor nëpër segmente (50për qind për persona fizikë dhe 50për qind për biznese). Ndërsa, në një bankë tjetër, përbërja optimale e portfolios kreditore është prej: 0-5.000 (18 %); 5,001-10.000 (16 %); 10.000-20.000 (11 %); 20,001-50,000 (13 %); 50,000-250,000 (24 %); mbi 250,000 (18 %). Kjo tregon se bankat e ndryshme përdorin përbërjen e portfolios optimale të kredive në raport me riskun kreditor në përmasa të ndryshme.
Bankat janë pyetur se cilat do të ishin disa nga masat që do të ndërmerrnin për të parandaluar rritjen potenciale të ekspozimit ndaj riskut të kredisë? Dy banka kanë vlerësuar diversifikimin e portfolios kreditore në vlera më të vogla se mesatarja e tregut, tri banka analizimin më të detajuar të gjendjes financiare të klientit, monitorimin më të afërt dhe kontrollimin në vonesat e kredive, një bankë vendos për shitje pjesë të portfolios kreditore. Dy banka të tjera kanë vlerësuar përmirësimin e efikasitetit gjyqësor dhe zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale. Ndërsa, një bankë tjetër ndërmerr këto masa: mosfinancimi i sektorëve që konsiderohen me rrezikshmëri më të lartë, kolateralizimi më i lartë i ekspozimeve; ristrukturimi i ekspozimeve me indikacione risku në stade fillestare; sensibilizimi i klientelës që pritjet e tyre në raport me

158
Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar



bankën të jenë në harmoni me zhvillimet në treg dhe më gjerë. Gjithashtu, katër nga shtatë bankat vlerësojnë se për vlerësimin e riskut të kredisë në portfolion e saj për individë dhe biznese përdorin metodën e diversifikimit të lartë të mjeteve dhe përqindjen e caktuar me kualitet të lartë të mjeteve. Tabela 6.1 në vijim pasqyron faktorët që bankat marrin parasysh në vlerësimin e kredisë, ku vërehet se të gjitha bankat kanë theksuar se aftësia e kompanisë për të kthyer kredinë është faktori më i rëndësishëm në vlerësimin e kredive. Mjedisi ekonomik është renditur si faktori i dytë më i rëndësishëm, përcjellë nga natyra e biznesit. Për bankat mjedisi politik me të cilin operon kompania nuk është theksuar të jetë me shumë rëndësi kur vlerësohen kreditë.
Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish