4. Një Rend Pune për Reformën e Sektorit -
Plani i punës për reformën e sektorit minerar në Shqipëri duhet të mbështetet nga role dhe përgjegjshmëri të mirë përcaktuara për agjencitë qeveritare (Shtojca B), në mënyrë që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm i industrive nxjerrwse përmes forcimit të kuadrit politik, fiskal, dhe rregullator, përmes forcimit institucional dhe ndërtimit të kapaciteteve, dhe në përfundim përmes promovimit për tërheqjen e investimeve për vazhdueshmërinë e zgjerimit të sektorit.
-
Praktika e mirë do të kërkonte që marrëveshjet institucionale dhe rolet e secilit institut të përfshirë të përcaktoheshin qartë në ligj dhe kjo do të përfshinte (i) Ministrinë relevante të Minierave – e cila është përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e politikave/strategjive të minierave përmes një plani veprimi me prioritete të përcaktuar; përfshirë dhe ligjet e lidhura me minierat; (ii) Institutin e Kërkimeve Gjeologjike – përgjegjës për mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave gjeo-shkencore tek qeveria dhe industria, si një entitet i pavarur publik që funksionon pjesërisht në bazë të pagesave për shërbimet; dhe (iii) një Autoritei Kompetent – si një entitet i pavarur që zbaton politikat/strategjitë për minierat, monitoron dhe kontrollon veprimtaritë e sektorit, duke përfshirë procesin e licencimit (kadastrën e minierave), menaxhimin e raporteve vlerësues të industrisë, vlerësimin e detyrimeve financiare, përputhjen mjedisore dhe sociale, shëndetin dhe sigurinë, monitorimin e mbylljes/fazës pas mbylljes, dhe kontrollon veprimtaritë e minierave. Në këtë mënyrë, përgjegjshmëritë e ngritjes së kuadrit rregullator/ligjor veçohen nga zbatimi i këtyre kuadrove, duke eliminuar konfliktin e interesit që mund të lind nëse i njëjti institucion përgatit/rregullon legjislacionin dhe më pas e zbaton atë. Autoriteti licencues duhet detyrimisht të ketë një nivel të caktuar pavarësie nga ministritë e tjera relevante (minierave, mjedisit, etj.) dhe idealisht duhet të funksionojë nën koordinimin e kryeministrit.
-
Paçka kushteve aktuale, Shqipëria vazhdon të gëzojë avantazhe në konkurrueshmëri. Shqipëri ka një traditë të pasur minierash, e famshme për ekspertizën e fortë inxhinierike, vënien në punë të teknologjive të avancuara (deri në vitet 1990), dhe pozitën e mëparshme në tregjet globale të komoditeteve.30 Në vijim, Shqipëria zotëron një arkiv të zgjeruar gjeologjik të hartave dhe raporteve brenda Institutit Shqiptar të Kërkimeve Gjeologjike. Përmes “tkurrjes”, kjo agjenci është zvogëluar nga më shumë se 8,000 punonjës (para-1990) në 200 punonjës në ditët e sotme. Sipas eksperiencës së Bankës Botërore vegla më efektive për rritjen e sektorit është kërkimi i fuqishëm gjeologjik që mundëson të dhëna për investitorët në formate elektronike sipas një kosto relativisht të ulët.
Tabela 3.16. Matricë Përmbledhëse e Reformës në Sektorin e Minierave në Shqipëri
-
Njw axhendw e pwrgjithshme pwr reformwn duhet të bazohet tek forcimi i qeverisjes së sektorit minerar përmes pesë veprimeve kyçe:
I. Forcimi i regjimit fiskal dhe rregullator
-
Mirëqeverisja e sektorit përcaktohet nga një ambient rregullator i qëndrueshëm, transparent dhe efikas, i cili mundëson investimet e drejtuara nga sektori privat, lehtëson rritjen e qëndrueshme ekonomike, dhe rrit nivelin e të ardhurave për Qeverinë Shqiptare. Përmes komercializimit dhe/apo privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, Ministria fokusohet në bërjen e politikave dhe funksioneve rregullatore në pesë fusha kryesore:
-
Caktimi i politikave të sektorit duke krijuar dhe zbatuar politika për mineralet e ngurta dhe energjetike, dhe marrja e rolit udhwheqws nw formulimin e politikave dhe përgatitjen e ligjeve, rregullave, standardeve, dhe kontratave model.
-
Përforcimi i ligjeve përmes përcaktimit të standardeve, ligjeve, rregullave dhe kontratave transparente dhe jo-diskriminuese. Rregullat kërkojnë që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të ketë mundësinë për të verifikuar prodhimin; llogaritur detyrimet dhe tarifat; për të inspektuar dhe bërë matjet e nevojshme për kontrollin e standardeve shëndetësore, mjedisore dhe ato të sigurisë.
-
Përmirësimi i menaxhimit të të ardhurave të sektorit përmes (a) përforcimeve rregullatore mbi tarifat dhe detyrimet për sipërfaqen e minierave të mëdha dhe të vogla, dhe (b) forcimin e procesit të vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve. Transparenca dhe mbajtja e përgjegjshmërisë për të ardhurat e sektorit do të përmirësohet në rastin kur vendi adapton Iniciativën për Transparencën e Industrive Ekstraktive (EITI), një program i provuar xhenerik i cili mund të sjellë rezultate pozitive në një kohë relativisht të shkurtër. EITI aktualisht implementohet në rreth 30 vende në të gjithë botën. Përmes raportimit të rregullt nw qeveri të të gjitha pagesave që vijnë nga sektori minerar, dhe raportimin paralel të faturave qeveritare, transparenca rritet çka tregon vendosmërinë e vendit ndaj mbajtjes së përgjegjshmërisë. Në vijim, EITI mund të përfshijë një proces të plotë auditi, i cili lejon shoqërinë civile dhe qeverinë që të vlerësojnë nëse niveli i pagesave të marra janë njësoj me atë çka kompanitë duhet të paguajnë sipas kontratave të vendosura. Si pasojë e faktit se këto të ardhura do të shqyrtohen rregullisht nga një auditues i pavarur, dhe në sajë të përfshirjes aktive të shoqërisë civile pjesë e grupeve të interesit, EITI ka treguar se rrit përgjegjshmërinë e sektorit minerar.
-
Ndërtimi i Planit Strategjik dhe Kapaciteteve Teknike. Formulimi i strategjive për rritjen e sektorit do të detyrojë METE që të kuptojw më mirë faktorët që rrisin efikasitetin dhe ekonominë e sektorit, dhe që gjithashtu të përshtatw kuadrin institucional, ligjor dhe kontraktual në bazë të eksperiencës.
II. Forcimi Institucional dhe Ndërtimi i Kapaciteteve
-
Ndërtimi i kapaciteteve dhe forcimi institucional vjen përmes ekspozimit të personelit ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare në industrinë e minierave. Disa nga hapat kryesorw janë:
-
Rishikimi menaxherial funksional në mënyrë që të vlerësohen kapacitetet e nevojshme për administratën, funksionet rregulluese, dhe mbledhjen e të dhënave gjeo-shkencore për promovimin e sektorit.
-
Reformë Institucionale për të mbikëqyrur kërkesat e drejtuara nw METE, llojin e agjencive që duhen tw japin përgjigje, kapacitetin e duhur per planifikim ligjor dhe për dizenjimin e politikave afatgjata, nevojën për institucione të forta rregulluese, dhe nevojën për të mbledhur të dhëna gjeologjike dhe për të prodhuar statistika të vazhdueshme në mbështetje të promovimit të sektorit. Gjithashtu vëmendje duhet dhënë ndaj nevojave specifike të departamenteve ministrorë për politikat e sektorit, shërbimet e kadastrave, inspektimin e minierave, çështjet e shëndetit dhe sigurisë, problemet mjedisore, certifikimin e komoditeteve dhe kontrollin e cilësisë, dhe kërkimet gjeologjike dhe shërbimet laboratorike.
-
Mbështetje për Rritjen e Sektorit. Autoriteti licencues për minierat do duhet të mbajë një bazë të dhwnash tw përditësuar mbi burimet natyrore dhe prodhimin, duhet të mundësojw të dhëna dhe informacion vital (si për prodhimin, shitjen, eksportet, importet, çmimet e paguara) për pjesëmarrësit e sektorit privat dhe për promovimin e sektorit ndaj investitorëve potencialw.
-
Përforcimi i Regjimit të të Drejtave Minerare. Vendosja e një zyre të pavarur të kadastrave për administrimin e të gjithë licencave minerare ekzistuese dhe atyre që do jepen në të ardhmen dhe përforcimin e monitorimit të kushteve të shëndetit dhe sigurisë, kushteve mjedisore dhe përshtatshmërisë sociale.
III. Adresimi i Problemeve të Trashëguara Sociale dhe Mjedisore
-
Një tjetër faktor i rëndësishëm për rritjen e tërheqshmërisë të sektorit shqiptar ndaj investitorëve të huaj me eksperiencë pozitive, si dhe për përmirësimin e rezultateve nga proceset zhvilluese do të jetë adresimi i çështjeve të trashëguara mjedisore/sociale. Një program strategjik afatgjatë duhet përcaktuar përmes përgatitjes dhe implementimit të një Studimi Vlerësues të Sektorit mbi Çështjet Sociale dhe Mjedisore, i cili gjithashtu do të përfshijë një plan veprimi me prioritete të caktuara. Më tej jepen disa nga aksionet me prioritet:
-
Përgatitja e një studimi themelor për mjedisin, i cili paraqet gjendjen e veprimtarive minerare të shkuara dhe ekzistuese, dhe përmbyllet me një plan veprimi.
-
Përmirësim i proceseve të raportimit dhe ndarjes së informacionit midis Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencive Rajonale të Mjedisit. Qëllimi është mundësimi i informacionit më të mirë për agjencitë mjedisore për sa i përket veprimtarive, shkallës së tyre, dhe subjekteve që veprojnë.
-
Ngritja e një programi të përditësuar ‘databazë’ (me pajisjet relevante të IT-së), në mënyrë që të monitorohen më me efikasitet ndikimet mjedisore nga veprimtaritë në miniera.
IV. Përmirësim i Qëndrueshmërisë në Nivel Komuniteti dhe Ndarja e Përfitimeve
-
Zhvillimi afatgjatë i sektorit, gjatë të cilit një grup interesi me bazë të gjerë merr pjesë në planifikimin e procesit të zhvillimit të resurseve, do të rrisw ndikimet zhvilluese të veprimtarive në sektorin e minierave. Ashtu siç përmendet dhe në vlerësimin e vetë Qeverisë në Strategjinë e Sektorit të Minierave, veprimtaritë minerare duhet të përmbushin përfitimet kritike në zonat rurale të vendit, të cilat vuajnë prej mungesës së aktiviteteve alternative prodhuese. Si pasojë, është e domosdoshme që gjithë veprimtaritë e ardhshme të lidhen me komunitetet që në fazat fillestare, dhe të përfshijnë grupet e interesit në proces. Duhen zhvilluar procedurat që parashikojnë përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e zonave respektive dhe në kuadrot këshillimorë.
V. Mbështetje për Rritjen e Sektorit
-
Në mënyrë që të inkurajohen investimet private, Autoriteti i Licencimit të Minierave do të duhet që (i) mbajë një ‘bazw tw dhwnash’ të përditësuar mbi burimet natyrore dhe prodhimin, (ii)të mundësojw të dhëna dhe informacion jetësor (si prodhimin, shitjet, eksportet, importet, çmimet e paguara) ndaj pjesëmarrësve të sektorit privat si dhe (iii) të promovojë sektorin tek investitorët potencialw.
-
Veprimet Afatshkurtra qw duhet të ndërmarrë qeveria duhet të konsiderojnë çështjet e mëposhtme si dhe fillimin e një procesi më të gjerë të reformës në sektor:
-
Rishikim i ligjit të Minierave në mënyrë që të shkojw përshtat praktikave pozitive për zhvillimin e një regjimi licencimi që është transparent, jo-diskriminues, efikas, dhe i ndërtuar bazë këshillimeve me grupet relevante të interesit.
-
Rishikim i funksioneve menaxherial të institucioneve kryesorë të përfshirë në sektorin e minierave dhe ndërtimin e kapaciteteve.
-
Marrjen e hapave fillestarë të procedurave për Hyrjen e Shqipërisë në EITI.
-
Përgatitjen e një Studimi Vlerësues Mjedisor dhe Social për Sektorin dhe të një plan-veprimi me prioritet, të cilët të adresojnë çështjet e trashëguara dhe një vlerësim të thelluar të veprimtarive në minierat në shkallë-të-vogël.
-
Përgatitje e procedurave për mënyrën e përfshirjes së komuniteteve në zhvillimin e fushave respektive dhe kuadrove këshillimorë.
-
Përmbledhjen e të dhënave gjeologjike ekzistuese dhe mbledhjen e të dhënave të reja për promovimin e sektorit.
Do'stlaringiz bilan baham: |