“Mjetet, aparatet dhe pajisjet në kabinetin e kujdesit shëndetësorë”
Lëmi: Shëndetësi
Profili: Infermier i përgjithshëm
Klasa: 10
Numri i modulit
2
Qëllimi i modulit
Një modul që aftëson nxënësin për përkujdesje të mirë filli ndaj të sëmurit, higjienës së tij dhe aplikimit të metodave të DDD-së
Kohëzgjatja e modulit
3.5 kredi (35 orë)
Rezultatet e të mësuarit (RM)
dhe përmbajtja
RM 1
Nxënësi duhet të demonstrojë rregullimin e shtratit të sëmurit dhe vendosjen e tij në shtrat
Përmbajtja
Uniformat e punës dhe masat e mbrojtjes personale të pun-ëtorëve shëndetësor
Shtrati i të sëmurit (llojet dhe përbërja)
Rregullimi i shtratit të zbrazët nga dy persona
Rregullimi i shtratit të sëmurit të palëvizshëm
Pozita e të sëmurit në shtrat
Ndërrimi i pozitës së të sëmurit në shtrat
Bartja e të sëmurit
RM 2
Nxënësi duhet të kujdeset rreth higjienës së të sëmurit
Përmbajtja
Zbatimi i higjienës te i sëmuri
Asistimi në higjienën e të sëmurit të palëvizshëm
Masat preventive kundër dekubitusit
RM 3
Nxënësi duhet të dijë ti zbatojë metodat e dezinfektimit
Përmbajtja
Të përdorë mjetet e dezinfektimit
Të zbatojë teknikat e sterilizimit
Të ruajë mjetet dezinfektuese
Të zbatojë rregullat për mbrojtje personale dhe të mjedisit
Procedurat evlerësimit
Realizimi i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjithë kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të mësuarit.
Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren:
RM Rezultatet e të mësuarit
IV Instrumentet e vlerësimit
KR Kriteret e realizimit
RM 1
IV
Vëzhgim me listë kontrolli dhe test me shkrim
KR
Nxënësi duhet të:
Ilustrojë pranimin e të sëmurit në spital
Ilustrojë vendosjen e tij në dhomë dhe vendosjen në shtrat
Demonstrojë aftësitë menaxhuese në rast të infeksionit
hospitalor
RM 2
IV
Vëzhgim me listë kontrolli dhe test me shkrim
KR
Nxënësi duhet të:
Përkujdeset për higjienën personale të të sëmurit
Zbatojë teknikat e larjes së pjesëve të trupit
Demonstrojë larjen e të sëmurit të palëvizshëm
Zbatojë rregullat e mbrojtjes personale dhe të mjedisit
RM 3
IV
Vëzhgim me listë kontrolli, pyetje përgjigje dhe demonstrim praktik
KR
Nxënësi duhet të:
Demonstrojë përdorimin e mjeteve të dezinfektimit
Zbatojë metodat e asepsës dhe antisepsës
Metodat e të mësuarit të rekomanduara
Ky modul duhet të realizohet në kabinet të kujdesit
shëndetësorë
Mësuesi duhet të përdorë sa më shumë demonstrime
konkrete të përdorimit të drejtë të mjeteve
Nxënësi duhet të angazhohet në punë konkrete të përkujdesit
Vlerësohet demonstrimi praktik i aftësive të fituara
Baza materiale
e domosdoshme
Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme:
Pajisjet në kabinetin e kujdesit shëndetësor
Mullazhet për demonsrim praktik
PËRSHKRUESI I MODULIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE
“Përkujdesja dhe trajtimi ndaj të sëmurëve me sëmundje të brendshme”