VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :
Ardian Nuni Kryesues
Tom Ndreca Anëtar
Aleksandër Muskaj Anëtar
në dhomën e këshillimit datë 18.03.2016 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.03916/15, që u përket palëve:
PADITËS: 1. DALIP TOPI
2. LIRIJE ÇARÇANI (TOPI)
3. NAFIJE HOXHA
I PADITUR: 1. AGJENSIA QËNDRORE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË,
2. AGJENSIA RAJONALE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE DURRËS
3. MELIHA DODA
4. BARDHYL METULI
5. SABAUDIN METULI
6. NEXHAT TURKESHI
7.BUKURIE SHYTI
8. BURHAN TURKESHI
9. FATOS TAFAJ
10. LIRIJE TURKESHI
11.EDMOND TURKESHI
12.JETMIRA TURKESHI
13. NAZE TURKESHI
14. SEVIME GJATA
15. VALDETE QYLAFKU (TURKESHI)
16. MIMOZA PAPA (TURKESHI)
17. MERITA HAZNEDARI
18. SEZAI TURKESHI
19. SUAD TURKESHI
20. VALENTIN TURKESHI
21. LILJANA TURKESHI
22. KUJTIM TURKESHI
23. AGRON PUSTINA
24. AFRIM PUSTINA
25. LEJLA ABAZI (BEXHETI).
26. MAJLINDA ABAZI (MURTEZANI)
27. ARDIANA ABAZI (MURTEZANI)
28. MIRANDA ABAZI (MURTEZANI)
29. HAJRIJE ABAZI (MURTEZANI)
30. AVOKATURA E SHTETIT
OBJEKTI:
-
Kundërshtimin (shfuqizimin) pjesërisht të vendimit
-
nr.209, datë 14.07.1997 të ish KKKP Durrës,
-
duke i hequr të drejtën e pronësisë për truallin me sipërfaqe prej 500 m2
-
(parcela nr.101) trashëgimtarëve të familjes Turkeshi.
2. Ndryshimin e vendimit nr.478, datë 13.05.1999 të ish KKKP Durrës,
duke e kthyer në natyrë sipërfaqen prej 500 m2, (parcela nr.101)
truall ky i njohur nga ky komision trashëgimtarëve të Ibrahim Topit.
Baza Ligjore: Nenet 32, 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile,
nenet 115-129 i Kodit të Procedurave Administrative,
neni 18 i Ligjit nr.9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”,
si dhe ligji i mëparshëm për kthimin e pronave nr.7698 datë 15.04.1993.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6584, datë 11.09.2015 ka vendosur:
“1. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.10245 regjistri themeltar.
2. Dërgimin për shqyrtim të kërkesë-padisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.
3. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim i veçantë, brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes se vendimit. Për palët në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES.
-
Palët paditëse Dalip Topi, Lirije Çarçani (Topi) dhe Nafije Hoxha i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesë-padinë me palë, objekt dhe bazë ligjore si më lart.
-
Pasi e mori në shqyrtim këtë çështje (e cila është kthyer për rigjykim, pas prishjes së vendimit të mëparshëm nr.3603, datë 08.04.2013 të kësaj gjykate me vendimin nr.2844, datë 26.06.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë), në seancën përgatitore të datës së sotme, gjykata kryesisht vendosi të shpallë moskompetencen e saj tokësore për shqyrtimin e saj, dhe dërgimin e saj për shqyrtim pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për shqyrtimin e kësaj çështjeje.
-
Këtë vendim gjykata e mbështet në faktin se prona e pretenduar nga ana e palëve paditëse dhe për të cilën është shprehur më parë ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Këshillit të Rrethit Durrës me vendimin nr.478, datë 13.05.1999, ndodhet në territorin e Bashkisë së Durrësit, që përfshihet në kompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
II. PROCEDURA
-
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.3603, datë 08.04.2013, ka vendosur: “Rrëzimin e padisë së palës paditëse Dalip Topi, Lirije Çarçani dhe Nafije Hoxha, si të pabazuar në ligj e në prova...”.
-
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2844, datë 26.06.2014 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr.3603, datë 08/04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.”.
-
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6584, datë 11.09.2015 ka vendosur : “1. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes civile nr.10245 regjistri themeltar.
2. Dërgimin për shqyrtim të kërkesë-padisë dhe akteve shoqëruese Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.
3. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim i veçantë, brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes se vendimit. Për palët në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.”.
-
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave duke kërkuar: Prishjen e vendimit nr.6584, datë 11.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Në shkaqet e parashtruara nga ankuesi veçohen:
-
Vendimi i gjykatës është jo i drejtë dhe i paarsyetuar konform vendimit unifikues pasi vërtet Gjykata e Lartë në pikën 69 të vendimit të saj unifikues parashtron që në konfliktet të kompetencës tokësore zbatohen parashikimet e nenit 45 të K.Pr.Civile por referuar pikës 40 po të këtij vendimi konstatojmë se gjykata e ka zgjidhur çështjen e kompetencës tokësore në raste kur zbatohen dy ligje, ligji i përgjithshëm dhe ai i posaçëm me parimin “lex specialis deorgat generali”.
-
Në këtë rast ligji i posaçëm konkretisht ligji nr.9235/2004 parashikon në mënyrë taksative se gjykatë kompetente për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë lindur nga hyrja në fuqi e ligjit e më pas gjykatë kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kjo pasi vetë ligji e parashikon një gjë të tillë si dhe referuar parimit të së drejtës “lex specialis derogate generali”.
III. VLERËSIMI I KOLEGJIT CIVIL TË GJYKATËS SË LARTË
-
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.650, datë 11.09.2015 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore e kësaj gjykate, duke i dërguar padinë dhe aktet bashkëngjitur Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është marrë në respektim të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.
-
Ky Kolegj, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme vlerëson se, për rastin konkret ndodhemi përpara një mosmarrëveshje për të cilën kompetente nga pikëpamja tokësore është Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
-
Kështu, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e çështjes konkrete referon në rregullimet e bëra në Kreun e III, Titulli III, Pjesa e Parë të Kodit të Procedurës Civile (ratio legis) dhe në parimet e së drejtës (ratio iuris) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatave për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve civile të parashikuara në po këtë Kod dhe në ligje të tjera të veçanta, në të cilat është patur parasysh, midis të tjerave, që palëve të mos u bëhet i vështirë aksesi në drejtësi.
-
Në këtë konteks, i vlerësueshëm është fakti që për kategori të caktuara mosmarrë veshjesh procesi duhet të zhvillohet përpara një gjykate, vendndodhja e së cilës të ndihmojë që ai të zhvillohet në mënyrë sa më efektive dhe brenda një afati të arsyeshëm (Neni 6 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i Kodit të Procedurës Civile).
-
Nga shqyrtimi i përmbajtjes së padisë, objektit dhe shkakut të saj, evidentohet se me anë të kësaj padie, pala paditëse ka kundërshtuar vendimet nr.209, datë 14.07.1997 dhe nr.478, datë 13.05.1999 të ish KKKP Durrës,të AKKP për një pasuri të paluajtshme të ndodhur në territorin e Bashkisë së Durrësit.
-
Për sa më sipër, në kushtet kur marrëdhënia juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti ka në themel probleme që kanë të bëjnë me të drejta reale mbi sende të paluajtshme, ky Kolegj vlerëson se në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e saj duhet referuar në nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile dhe jo sikurse pretendohet në ankim nga pala e paditur AKKP.
-
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, kompetenca tokësore e përcaktuar në nenin 45 të Kodit të Procedurës Civile është një nga rastet e kompetencës tokësore ekskluzive dhe në kushtet kur sendi i paluajtshëm ndaj të cilit drejtohet pretendimet e palës paditëse ndodhet në territorin e Bashkisë Durrës vlerësohet se nga pikëpamja tokësore kompetente për shqyrtimin e çështjes konkrete është Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
-
Kolegji Civil thekson se, ky qëndrim është mbajtur dhe nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.4, datë 10.12.2013, ku gjykatat në përcaktimin e kompetencës tokësore lidhur me çështjet me objekt kundërshtim të vendimit të K.K.K.Pronave apo të A.K.K.Pronave janë orientuar që: “... në përcaktimin e kompetencës tokësore për shqyrtimin e këtyre çështjeve në varësi të natyrës së këtij gjykimi, objektit dhe shkakut ligjor të padisë, ka vendosur se duhet të zbatohen parashikimet e nenit 45 të Kodit të Procedurës Civile lidhur me kompetencën tokësore...”.
-
Përsa më sipër, ky Kolegj çmon se, nuk gjen zbatim në këtë rast parashikimi i posaçëm i nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar, sa i përket vendimeve të dhëna nga A.K.K.P. (dhe ish organet vartëse të saj) para apo pas ndryshimeve të vitit 2009 (ligji nr.10207, datë 23.12.2009).
-
Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.6584, datë 11.09.2015 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes civile duke i dërguar aktet për shqyrtimin e çështjes Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 64 të Kodit të Procedurës Civile.
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.6584, datë 11.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Tiranë, më 18.03.2016
Nr. 11243-03300-00-2015 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-1712 i Vendimit
Do'stlaringiz bilan baham: |