Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet153/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 24.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31001-01323-00-2014 akti që iu përket palëve:
PADITËS: LIZA HILAJ

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR

OBJEKTI:

Anulimin e aktit administrativ i lëshuar nga I

nstituti i Sigurimeve Shoqërore Shkodër,

me vendimin nr.150, datë 25.07.2011, nr.1696/1 prot.

Detyrimin e palës së paditur Sigurimeve Shoqërore Shkodër,

për njohjen e vjetërsisë në punë të periudhave 01.01.1975 deri me 01.10.1991.

Baza Ligjore: Neni 32, germa a i Kodit Procedurës Civile

dhe ligji nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.2777 (51-2011-5177), datë 09.12.2011 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Njohjen e qënies në marrëdhënie pune të paditëses Liza Hilaj në Kooperativën Bujqësore Hajmel, si furrtare, në periudhat 01.01.1975-01.10.1991, duke realizuar mesataren e ditëve të punës për gratë.

Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkesëpadisë.


Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.676, datë 25.11.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2777 (51-2011-5177), datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala e paditur DRSSH Shkodër, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.2777 (51-2011-5177), datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe të vendimit nr.676, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe rrëzimin e kërkesëpadisë.




Shkaqet që pala e paditur DRSSH Shkodër paraqet në rekurs, janë:

  • Rrethanat kur vjetërsia në punë për efekt pensioni nuk provohet me regjistra themeltar DRSSH Shkodër i gjykon të drejte vendimet e marra nga DRSSH Shkodër, pasi vërtetimi i faktit nuk është në funksionin administrativ.

  • Në kërkesëpadinë drejtuar gjykatës paditësja ka kërkuar njëkohësisht edhe kundërshtim akti administrativ dhe njohje të periudhave të punës, periudha këto që nuk figurojnë në asnjë dokument zyrtare dhe që për këto periudha paditësja duhej ti drejtohej gjykatës me objektin vërtetim fakti dhe jo me kundërshtim akti administrativ.

  • Nga ana e palës paditëse nuk mund të kërkohet edhe anullimi i aktit administrativ edhe vërtetimi i faktit juridik, që realisht janë kërkesa të cilat rregullohen nga dispozita të ndryshme, dhe të cilat nuk mund të vendosen bashkërisht në një kërkesë të vetme.

  • Përveç këtyre, paditësja ka kërkuar anulim akti dhe nuk ka vënë bazën ligjore, që është neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

  • Duke përmbledhur, arsyet që e bëjnë aktin administrativ të drejtë, të marrë në respektim të dispozitave ligjore: Pala paditëse duhej t’i drejtohej gjykatës me kërkesë në vete, me statusin e kërkuesit, ku të kërkonte vërtetimin e faktit juridik të qënies në marrëdhënie pune, dhe institucioni kishte statusin e palës së interesuar.

  • Bazat ligjore të vendosura nga pala paditëse në të cilat mbështet kërkimet e saj, nuk mund të vendosen në një kërkesë të vetme, por duhet të gjykohen të ndara nga njëra tjetra.

  • Paditësja nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar faktin se akti që normalisht duhet të vërtetojë vjetërsinë në punë të pretenduar prej saj, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri, ose nuk mund të merret në ndonjë rrugë tjetër.

  • Përkundrazi këtu DRSSH Shkodër evidenton faktin se gjatë hetimit gjyqësor rezultoi e provuar se sipas vërtetimit të lëshuar nga ISSH Tiranë me datë 04.04.2011 paditësja ka punuar pranë KB Hajmel nga 1970-1974.

  • Vërtetimi i lëshuar nga ISSH Tirane në emër të paditëses Liza Prek Gjergji është akt zyrtar me fuqi të plotë provuese. Gjykata ka lejuar marrjen e provave me dëshmitar pa arritur të provojë paditësja se ndodhemi para ndonjërit prej rasteve të lejimit të provave me dëshmitar, të parashikuar nga neni 233 i K. P. Civile.

  • Gjykata duhet të mbajë parasysh që vërtetimi gjyqësor i fakteve bëhet kur dokumentacioni është djegur dhe nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë përsëri, në rastin konkret ekziston regjistri themeltar, i cili si një dokument zyrtar që është nuk mund të preket përmbajtja e tij. Kjo duke pasur parasysh edhe praktikën e ndjekur nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.289, datë 27.06.2011.

  • Detyrimet ndaj institucionit vendosen atëherë kur ky i fundit ka shmangur detyrimet e tij ndaj shtetasve dhe ka shkelur ligje, apo akte nënligjore që rregullojnë këto marrëdhënie të ndërsjellë juridike. Në rastin konkret DRSSH Shkodër nuk mund t’i referohej deklaratave apo dokumenteve të tilla për aq sa kompetencat e saj janë të kufizuara kundrejt deklarimit të vërtetësisë se dokumentit zyrtar regjistrit themeltar, po kështu gjykata nuk mund t’u referohet deklaratave për të vendosur të drejtat shtetasve që ata besojnë se kanë, çdo kërkesë e bërë duhet të plotësohet me dokumentacion përkatës zyrtar në mënyrë që të provohet bazueshmëria e kërkesës. në rastin konkret të gjitha provat shkresore të paraqitura dhe të administruara në dosjen gjyqësore tregojnë një ligjshmëri të veprimeve të institucionit tone.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në dhomën e këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 15.04.2014 është regjistruar çështja administrative nr.31001-01323-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Liza Hilaj dhe e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër me objekt: Anulimin e aktit administrativ i lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Shkodër, me vendimin nr.150, datë 25.07.2011, nr.1696/l prot. Detyrimin e palës së paditur Sigurimeve Shoqërore Shkodër, për njohjen e vjetërsisë në punë të periudhave 01.01.1975 deri me 01.10.1991.

2. Vendimi nr.676, datë 25.11.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, pasi kësaj gjykatë i mungonte kompetenca në lëndë, prandaj vendimi i saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për tu shqyrtuar në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Në referim të dokumentacionit ligjor të administruar në dosje rezulton se paditësja Liza Hilaj, i është drejtuar Degës së Përfitimeve, pranë DRSSH, Shkodër, me kërkesë për pension invaliditeti.

4. Dega e Përfitimeve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Shkodër, me vendimin nr.135, datë 01.06.2011 ia ka refuzuar kërkesën, pasi në llogaritjen e përgjithshme janë marrë parasysh vetëm këto periudha: 1970-1974 dhe 01.10.1993-31.12.2005, duke i caktuar pension të reduktuar invaliditeti me 14 vjet dhe 10 muaj sigurime.

5. Komisioni Rajonal i Ankimit me vendimin me nr.150, datë 25.07.2011, i ka pezulluar procedurën e marrjes së një vendimi për një periudhë prej 3 muaj, me arsyetimin se ajo duhet t’i drejtohet gjykatës për njohjen e qenies në marrëdhënie pune dhe më pas ta paraqesë këtë vendim pranë DRSSH, Shkodër.

6. Paditësja Liza Hilaj, duke pretenduar se: në periudhën 31.10.2005, ka qenë e punësuar nga ish-Kooperativa Bujqësore Hajmel si furrtare, duke realizuar mesataren e ditëve të punës për gratë. Sipas çertifikatës së martesës me nr.regj.them. 63 e vitit 1970, të lëshuar me datë 07.09.2011 nga Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Vau i Dejës, paditësja e ka patur mbiemrin para martese Gjergji dhe i ati i saj quhet Pashk, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me kërkesëpadinë objekt gjykimi.


II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.2777 (51-2011-5177), datë 09.12.2011 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Njohjen e qenies në marrëdhënie pune të paditëses, Liza Hilaj, në Kooperativën Bujqësore, Hajmel, si furrtare, në periudhat. 01.01.1975-01.10.1991, duke realizuar mesataren e ditëve të punës për gratë.

Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkesëpadisë.

8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:

Për të mbështetur pretendimet e saj paditësja kërkoi të pyeten me cilësinë e dëshmitarëve persona që kanë punuar me të, në të njëjtën Kooperativë. Kështu u pyetën shtetasit Liza Vjerdha dhe Mark Vjerdha.

Kështu sipas thënieve të tyre u provua se paditësja Liza Hila ka punuar në furrën e Hajmelit, si furrtare që në vitin 1970. Ajo ka realizuar mesataren e ditëve të punës për gratë si dhe ka punuar deri në mbyllje të Kooperativës, në vitin 1991, pa patur asnjë shkëputje nga puna.

Gjykata çmon se kërkesëpadia duhet pranuar si e bazuar në prova e në ligj, për pikën e dytë të objektit, për këto arsye:

Paditësja nuk mund të privohet nga e drejta e saj,për periudhat e punës për shkak të një gabimi të institucionit ku ajo ka punuar, që nuk i ka pasqyruar me korrektësi;

Detyra për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e regjistrave nuk është e punonjësve prandaj edhe në rastin konkret ish-Kooperativa Bujqësore Hajmel dhe më pas DRSSH Shkodër, kanë patur detyrimin e plotësimit, ruajtjes e mirëmbajtjes së këtyre regjistrave. Nga provat shkresore dhe thëniet e dëshmitarëve gjykata krijon bindjen se vërtet paditësja, Liza Hila, ka punuar në periudhat: 01.01.1975 - 01.10.1991, si furrtare në ish-Kooperativën Bujqësore Hajmel.

Në lidhje me pikën e parë të objektit të padisë, anulimit të vendimit me nr.150, datë 25.07.2011, të Komisionit Rajonal të Ankimit, Shkodër, gjykata çmon se ky vendim nuk ka dhënë një përgjigje me vendim përfundimtar, kërkesës së paditëses, Liza Hila, për pension por ka pezulluar procedurën derisa kjo e fundit t’i drejtohet gjykatës për njohjen e periudhave të punës. Prandaj gjykata çmon se për këtë pjesë padia duhet rrëzuar, si e pabazuar në ligj.

Përfundimisht gjykata çmon se padia duhet pranuar pjesërisht duke njohur periudhat e punës: 01.01.1975-01.10.1991, pranë ish- Kooperativës Bujqësore Hajmel.

9. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.676, datë 25.11.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2777 (51-2011-5177), datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Neni 7 germa “a” i ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon se:

Gjykatat administrative janë kompetente për: Mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik.
11. Vendimi unifikues nr.03, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat ndërmjet të tjerave thonë se:

....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur DRSSH Shkodër, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, pasi Gjykata e Apelit Shkodër nuk ka qenë kompetente nga pikëpamja lëndore, prandaj ka arsye ligjore që vendimi i saj të cënohet.

13. Kolegji Administrativ, pasi shqyrtojë aktet procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektin dhe shkakun ligjor të padisë, pretendimet e palëve të parashtruara në këto akte, vendimin e gjykatës dhe parashtrimet e rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore mbi kompetencën lëndore, prandaj për këtë shkak, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo nga ato. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs përpara saj.

15. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, pala paditëse Liza Hilaj i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me kërkesëpadi, duke kërkuar Anulimin e aktit administrativ i lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shkodër, me vendimin me nr.150, datë 25.07.2011, me nr.1696/l prot. Detyrimin e palës së paditur Sigurimeve Shoqërore, Shkodër, për njohjen e vjetërsisë në punë të periudhave 01.01.1975 deri me 01.10.1991. Gjykata e Apelit Shkodër, në përfundim të gjykimit me vendimin nr.676, datë 25.11.2013 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila kishte pranuar pjesërisht padinë.

16. Në rastin në shqyrtim akti që kundërshtohet është një akt administrativ individual i nxjerrë nga një organ i administratës publike gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative, prandaj duke u bazuar në nenin 7, germa “a” të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, çështja ka patur natyrë krejtësisht administrative dhe Gjykata e Apelit Shkodër ka dhënë vendim për një çështje të tillë (me natyrë administrative) pas datës 04.11.2013, në një kohë kur në zbatim të Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës kanë filluar veprimtarinë e tyre gjykatat administrative.

17. Meqenëse ligji nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, në dispozitat e tij tranzitore heshte për mënyrën se si do të veprohej me çështjet administrative të regjistruara në gjykatën civile para datës 04.11.2013, për të unifikuar praktikën gjyqësore Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.03/2013 kanë arritur në këtë përfundim unifikues: ....Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatën e Lartë dhe deri në këtë datë, shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma....

18. Duke qenë se çështja kishte natyrë administrative dhe gjykimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr.49/2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe vendimit unifikues nr.03/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit Shkodër ka qenë e detyruar që të vendoste moskompetencën e saj lëndore dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Apelit

19. Kolegji Administrativ thekson se kompetenca lëndore nuk duhet të shikohet vetëm me kërkesë të palëve të ngritura në ankim ose rekurs, por edhe vetë kryesisht nga gjykata e apelit ose Gjykata e Lartë, pasi kjo kompetencë nuk mund të “kurohet” qoftë edhe me zgjidhjen e drejtë të çështjes në themel nga gjykata më e ulët. Çështja e kompetencës lëndore konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkallë gjykimi është e detyruar që të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore përpara se të gjykojë çështjen që i paraqitet për shqyrtim. Ky detyrim i gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor, i sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka kompetencë lëndore për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim tjetër procedural në lidhje me këtë çështje.

20. Duhet theksuar se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që e bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 i K.Pr.Civile, neni 7 i ligjit 49/2012). Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” dhe Kodin e Procedurës Civile.

21. Përsa u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, moskompetenca lëndore për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë të rregullave procedurale, e cila ndikon drejtpërdrejt në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i saj e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe nenin 54 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejt që ato kanë në vendimin e dhënë, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 7 dhe 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.676, datë 25.11.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.


Tiranë, më 24.03.2016

Nr. 31001-02104-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1950 i Vendimit (175)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish