Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet136/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   132   133   134   135   136   137   138   139   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 26.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31001-03211-00-2012 akti që ju përket palëve :
PADITËS : SHOQËRIA “RAJFI” SHPK

E PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE TIRANË.


OBJEKTI:

Shfuqizimin e aktit administrativ nr.2857/4 prot.datë 12.11.2010.

Baza Ligjore: Nenet 324, 329 e vijues, nenet 609, 615 të K.Pr.Civile

dhe Ligji nr.9917, datë 19.05.2008

“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe Financimin e terrorizmit”,

Udhëzimi nr.12, datë 05.02.2009.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7436, datë 29.09.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1900, datë 13.07.2012 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.7436, datë 29.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si më poshtë:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Anullimin e aktit administrativ nr.2857/4 prot.12.11.2010 të palës së paditur.

Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë dhe Avokatura e Shtetit, të cilat kërkojnë prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.nr.7436, datë 29.09.2011, duke parashtruar këto shkaqe;
Shkaqet e parashtruara në rekursin e palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë:

Nga akti i inspektimit të datës 22.10.2010 rezulton se pala paditëse ka rezultuar me mospërmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji nr.9917, datë 19.05.2008.

Arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me interpretim të nenit 12 është i sakt dhe pala paditëse kërkesën e saj keqinterpreton nenin 12 të ligjit.Në këndvështrim të nenit 12, subjektet janë të detyruar të raportojnë tre kategori.

Gjykata e Rrethit arsyeton drejtë në lidhje me bazueshmërinë e ligjit të aplikueshëm duke arsyetuar mbi ligj nr.10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe pretendimi i palës paditëse paraqitur në ankim nuk qëndron, duke i,u referuar ligjit nr.7697 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, neni 1 dhe 14 i tij, ligj ky i shfuqizuar në kohën e nxjerrjes së masës administrative dhe kështu kemi të bëjmë me gabim në bazë ligjore.

Drejt ka vepruar gjykata e rrethit që ka rrëzuar padinë e palës paditëse për mos njohje të ligjit, pasi ligji nr.9917, datë 19.05.2008 në një kohë që kishte dy vite që ishte në zbatim dhe nuk mund të pretendohet mosnjohja e ligjit pasi në parim të së drejtës, mospasja dijeni për ligjin nuk e përjashtron atë nga përgjegjësia.

Gjykata e Apelit Tiranë ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara.


Shkaqet e parashtruara në rekursin e Avokaturës së Shtetit:

Sqarojmë se në lidhje me ligjshmërinë e masës administrative të vendosur nga pala e paditur sjellim në vëmëndje nenet 1 dhe 17 të ligjit 10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative” ku thuhet: “Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore e nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore kompetente, e kryer me veprim apo mosveprim dhe për të cilën parashikohet një dënim administrativ”. Ndërsa ligji nr.9917, datë 19.05.2008 ka për qëllim parandalimin e produkteve të veprave penale dhe të kryerjes së veprimeve kriminale në fushën ekonomike dhe financiare.

Nga analiza e provave të administruara në gjykim dhe ligjit material e procedurial të zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, gjykata çmon se ligji nr.9917, datë 19.05.2009 sanksionon rregulla ligjore që kanë për qëllim parandalimin e pastrimit të parave dhe produkteve që burojnë nga veprat penale si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit. Në këtë kontekst një sërë subjektesh që ushtrojnë veprimtari me karakter financiar ose janë të lidhur me veprimtari të kësaj natyre të përcaktuara në nenin 3 të ligjit janë të detyruar të ndërmarrin veprimet dhe masat e sanksionuara në ligj.

Shoqëritë e Ndërtimit ku bënë pjesë dhe paditësi, janë subjekte që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit “ Për parandalimin e pastrimit të parave” për shkak të natyrës të profesionit që ushtrojnë, që lidhet me veprime juridike si kontrata, etj., përmes të cilave qarkullojnë. Shkelja e detyrimit ligjor të raportimit të transaksioneve mbi 1.5 milion lekë në para fizike si dhe shumën 6 milion lekë në para jo fizike pranë Autoritetit Përgjegjës përbënë kundërvajtje administrative në kuptim të nenit 12/2,a,b të ligjit nr.9917 për të cilën subjekti kundërvajtës dënëhet me gjobë.

Konstatimi i kundërvajtjes administrative dhe dënimi i subjektit i nënshtrohet dispozitave të përgjithshme mbi kundërvajtjet administrative të sanksionuara në ligjin nr.10 279, datë 20.05.2010 dhe parashikimeve të ligjit të posaçëm nr.9917, datë 19.05.2008. Kundërvajtja administrative konsiderohet e konsumuar kur subjekti ndërmerrë veprime në kundërshtim me ligjin.

Bazuar në nenin 17 të ligjit “Për kundërvajtjet administrative”, shqyrtimi i kundërvajtjes nga organi administrativ duhet të realizohet brënda 30 ditëve nga konstatimi i saj, por pa kaluar 6 muaj nga kryerja e kundërvajtjes.Kjo parashikohet dhe për kundërvajtjet që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit nr.9917.

Nga analiza e provave të administruara në gjykim rezulton se paditësi është dënuar me gjobë për kundërvajtjen administrative të parashikuar në nenin 12/2,a,b të ligjit nr.9917, datë 19.05.2008 në mënyrë të rregulltë nga pala e paditur duke rrëzuar pretendimin se dënimi i tij administrativ është kryer në kundërshtim me kuptimin e nenit 17 të ligjit, në momentin kur ai ishte parashkruar.Paditësi ka konsumuar kundërvajtjen administrative në momentin kur nuk ka përmbushur detyrimin ligjor në lidhje me raportimin, konkretisht në kohën e lidhjes së kontratave.Ai gabon kur pretendon se këto shkelje duhet të shqyrtoheshin me ligjin nr.9697, datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, në kushtet kur shkeljet e konstatuara janë pasi ky ligj është shfuqizuar. Nga analiza e datave të kryerjes së veprimeve juridike rezulton se ato i përkasin vitit 2010 dhe kontrata e fundit për të cilën është konstatuar shkelja ligjore është lidhur më datë 23.08.2010. Gjykata ka marrë në konsideratë shkeljen e fundit dhe kundërvajtjet janë konstatuar më datat 04.05.2010, 11.05.2010, 23.08.2010 dhe konstatimi i tyre është bërë më datë 21 dhe 22 tetor 2010, ndërsa shqyrtimi i kundërvajtjes dhe dënimi administrativ i paditësit është realizuar më datë 04.11.2010, pra pa kaluar afati 30 ditëve nga konstatimi dhe 6 muajve nga kryerja e kundërvajtjes, pra brënda afatit ligjor.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,
V Ë R E N

Shoqëria “Rajfi” shpk ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit dhe për shkak të kësaj veprimtarie është subjekt i ligjit nr.9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Më datë 21 deri më datë 22.10.2010, pala e paditur, ka ushtruar inspektimin e dokumentacionit në zyrën e shoqërisë “Rajfi” shpk me qëllim verifikimin e respektimit të kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit nga ku ka rezultuar:

Nuk disponojnë rregulloren e brëndshme “ Për parandalimin e pastrimit të parave”



-Nuk janë caktuar personat përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave.

-Nuk janë raportuar disa raste transaksionesh ( kontratave te shitjeve me vlere nga 47 200 euro deri në 240 000 euro.”

Mbi bazën e aktit të inspektimit si dhe proçeverbalit “Të shqyrtimit të kundërvajtjes administrative”pala e paditur ka nxjerrë vendimin nr.2857/4, datë 12.11.2010 ku ka vendosur:

Dënimin e shoqërisë “Rajfi” shpk me 6 135 956 lekë gjobë për kundërvajtjet administrative të përshkruar më sipër.

Masa e gjobës është titull ekzekutiv.

Gjoba paguhet brënda 10 ditëve në llogarinë e thesarit ( llogarinë e të ardhurave të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të parasë)

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë brënda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit”.

Pala paditëse, Shoqëria “Rajfi” shpk, duke mos qënë dakord me aktin administrativ qe e ka gjobitur i është drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke pretenduar se nuk kishte pse i raportonte transaksionet pasi nuk kishte krijuar asnjëherë dyshim për pastrim parash apo financim terrorizmi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e dhënë prej saj, ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë së palës paditëse, duke arsyetuar se vendimi i marrë nga pala e paditur është në përputhje me nenin 17 të ligjit “ Për kundërvajtjet administrative “.

Gjykata e Apelit Tiranë, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës paditëse, shoqëria “Rajfi” shpk, ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit dhe pranimin e padisë me arsyetimin se vendimi i palës së paditur është nxjerrë në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.10 279, datë 20.05.2010 “ Për kundërvajtjet administrative” dhe se pala e paditur nuk ka përmbushur kushtet ligjore që parashikon ligji nr.9917, datë 19.05.2008.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka paraqitur rekurs në Gjykatë të Lartë, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë, ku në thelb pretendohet se gjykata e apelit ka gabuar pasi ka aplikuar bazë ligjore të gabuar, duke u bazuar në ligjin 7697, datë 07.04.1993 në një kohë që duhet të ishte bazuar në ligjin 10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekurset e paraqitura nga pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë si dhe Avokatura e Shtetit përmbajnë shkaqe që e bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1900, datë 13.07.2012 që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.7436, datë 29.09.2011.

Ky Kolegj, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, shkaqeve të rekurseve, arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit, është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak ky vendim duhet prishur dhe të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, Kolegji Administrativ, çmon se në çështjen në shqyrtim mardhënia krijohet midis personit juridik Shoqërisë “Rajfi” shpk dhe institucionit shtetërore, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave Tiranë, të ngarkuar nga ligji me të drejtën dhe detyrimin për të ndjekur dhe zbatuar procedurat për parandalimin e pastrimit të parave në Republikën e Shqipërisë.Në këtë kuptim çështja objekt shqyrtimi përbënë mosmarrëveshje administrative dhe nga pikëpamja lëndore, në referim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012, ky kolegj është kompetent për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje.

Arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e keqinterpretimit të dispozitave ligjore që rregullojnë mosmarrëveshjen që i është paraqitur për shqyrtim, ç’ka bënë që vendimi i gjykatës së apelit të jetë i pambështetur në ligj.Ky Kolegj konstaton se gjykata e apelit nuk ka zbatuar drejtë ligjin material nr.9917, datë 19.05.2008 “ Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” si dhe ligjin nr.10 279, datë 20.05.2010 “ Për kundërvajtjet administrative ”.

Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosje del e provuar se pranë palës paditëse, shoqërisë“ Rajfi “ shpk është ushtruar kontroll nga Inspektorët e DPPP Tiranë të cilët kanë konstatuar një sërë shkeljesh të cilat konsistonin në mungesën e një rregulloreje të brëndshme, mos caktimi i personit përgjegjës për raportimin si dhe mosraportimin pranë autoritetit përgjegjës të transaksioneve dhe në këto kushte i kanë vendosur dënime administrative (gjoba)sipas ligjit.

Në nenin 3/k-iii të ligjit nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit ” parashikohet se: “Subjekte të këtij ligji janë çdo person fizik ose juridik, përveç atyre të specifikuar më sipër, të cilët merren me ndërtime...”.Ndërsa në nenin 11 parashikohet shprehimit se:” Në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, subjektet kanë detyrimet e mëposhtme: a) të hartojnë dhe të zbatojnë rregulloret dhe udhëzimet e brendshme, të cilat marrin parasysh rrezikun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që mund të lindë nga klientë ose biznese... b) të emërojnë një person përgjegjës dhe një zëvendëspërgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave në nivele administrimi/drejtimi në zyrën qendrore dhe në çdo zyrë përfaqësimi, filial, degë ose agjenci, tek të cilat të gjithë punonjësit raportojnë çdo fakt që mund të përbëjë dyshim për pastrim parash ose financim terrorizmi...”

Në nenin 12 të ligjit të mësipërm është përcaktuar se: Subjekteve u kërkohet t’i raportojnë autoritetit përgjegjës, sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji:



a) të gjitha transaksionet në para fizike, në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja;

b) të gjitha transaksionet jo në para fizike, në një shumë të barabartë në vlerë me ose më të madhe se 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me njëri-tjetrin.

Nisur nga përmbajtja dhe interpretimi i dispozitave të mësipërme, Kolegji Administrativ vlerëson se, një prej detyrimeve të shoqërive që funksionojnë si shoqëri ndërtimi, është detyrimi për raportimin e të gjitha transaksioneve të përcaktuara në nenin 12 të ligjit.Ndër të tjera këto subjekte janë të detyruara që për të realizuar qëllimin e ligjit duhet të nxjerrin një rregullore për zbatimin e ligjit si dhe duhet të caktojnë persona të cilët duhet të përmbushin detyrimet e ligjit që kanë lidhje me raportimin e transaksioneve.

Subjekti, Shoqëria “Rajfi” shpk, nuk ka raportuar transaksionet, shitjet e shtëpive me vlera nga 47 200 euro deri në 240 000 euro, duke mos përmbushur në këtë rast detyrimet e përcaktuara në nenin 12 të ligjit 9917/2008, fakt ky i pranuar nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit.Mirëpo ky Kolegj vlerëson të gabuar qëndrimin e gjykatës së apelit e cila për pranimin e padisë ka argumentuar se ky detyrim është përmbushur nga noteri i cili e ka detyrim ligjor një deklarim të till dhe për mos caktimin e personave për raportimin e transaksioneve përgjegjësin i’a ka kaluar palës së paditur që duhet ta kishte njoftuar.Këto qëndrime të kësaj gjykate bien ndesh me ligjin material nr.9917/2008.

Shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e ndërtimeve kanë detyrimin që të raportojnë të gjitha transaksionet që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 12 të ligjit 9917/2008“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”. Pavarësisht faktit se transaksionet e kryera nga pala paditëse, Shoqëria “Rajfi” shpk, mund të jenë kryer nga ana e noterit, ky fakt nuk e përjashton palën paditëse nga detyrimi që ka për të raportuar sipas parashikimeve të neneve 3 dhe 12 të ligjit 9917/2008.Në ligjin e mësipërm e pikësisht në nenin 13 të tij janë parashikuar rastet e përjashtimit nga raportimi, por që veprimtaria e palës paditëse nuk përfshihet në këto raste përjashtimore.

Gjithashtu ky Kolegj e vlerëson të gabuar arsyetimin se dy nga transaksionet (shitjet e banesave) janë kryer përpara hyrjes në fuqi të ligjit 10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, ndërsa një transaksion është kryer tej afatit 6 mujor që parashikon neni 17 i ligjit për shqyrtimin e kundërvajtjeve.

Nga analiza e datave të kryerjes së veprimeve juridike (kontratave të shitjeve) rezulton se të gjitha i përkasin vitit 2010 dhe konkretisht në datat 04.05.2010, 11.05.2010, 23.08.2010, 23.08.2010 dhe konstatimi është bërë në datat 21 dhe 22 tetor 2010, ndërsa shqyrtimi i kundërvajtjes dhe dënimi administrativ i paditësit është realizuar më datë 04.11.2010, pra pa kaluar afati 30 ditëve nga konstatimi si dhe i 6 muajve nga kryerja e kundërvajtjes siç pretendon paditësi, pra brënda afatit ligjor.Gjithashtu drejtë është arsyetuar nga gjykata e rrethit që në rastin konkret ligji i aplikueshëm në lidhje me gjobat e vendosura është ligji 10 279/2010.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbi argumentet e sipërcituara arrin në përfundimin se Gjykata e Apelit Tiranë ka zbatuar gabim ligjin kur ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.7436, datë 29.09.2011 dhe pranimin e padisë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1900, datë 13.07.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.7436, datë 29.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 26.11.2015

Nr. 11241-02360-00-2013 Regj.Themeltar

Nr. 00-2015-4474 Vendimi (656)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   132   133   134   135   136   137   138   139   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish