Nr. Data palët faqe


Nr.11243-00465-00-2009 i Regj. Themeltar



Download 1,35 Mb.
bet11/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   33

Nr.11243-00465-00-2009 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-426 i Vendimit (137)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Perikli Zaharia Kryesues

Irma Bala Anetare

Fatos Lulo Anetar

Guxim Zenelaj Anetar

Aleksander Muskaj Anetar

ne daten 14.04.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me pale:


PADITËS: SH.A. “DRITA”, ne mungese

I PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME FIER, ne mungese

PERSONI I TRETË: ARJANA DODI
OBJEKTI:

Detyrim i te paditurit per regjistrimin e pasurise se paluajtshme

magazina nr.4, ne pronesi te pales paditese,

pasurine me nr.hipotekor 1174, date 12.07.1996,

e cila eshte ne emer te shoqerise“Sabata” shpk.

Baza Ligjore: Neni 560 dhe 565 i Kodit Civil,

neni 324 i Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e Shkalles se pare Fier, me vendimin nr.2120, date 22.12.2008 ka vendosur:

Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen civile nr.1697 akti ,qe

i perket paditesit Shoqeria Tregtare “Drita” sh.a.


Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante pala paditese me ane te perfaqesuesit te saj Ferrik Pelivani, me anen e te cilit ka kerkuar shfuqizimin e vendimit nr.2120, date 22.12.2008 te Gjykates se shkalles se pare Fier dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.
Si shkaqe te ankimit, pala e paditur paraqet:

- Pala e paditur “Sabata” sh.p.k., Fier, per shkak te detyrimit ndaj Shoqerise “Drita” sh.a., ka lene si garanci hipotekore pronen e paluajtshme, magazinen nr.4.

- Bazuar ne pergjigjen e ZRPP-se Fier, per arsye se me pronen e vene si garanci jane bere shume transaksione dhe per zgjidhje te kesaj mosmarreveshje Shoqeria “Drita” sh.a., duhej t’i drejtohet gjykates, kemi investuar Gjykaten e shkalles se pare Fier, sipas objektit te padise.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Aleksander Muskaj; ne mungese te pjesemarresve ne proçes; dhe si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.2120, date 22.12.2008 i Gjykates se shkalles se pare Fier, eshte marre ne zbatim korrekt te ligjit dhe si i tille ai duhet te lihet ne fuqi nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.



  1. Rrethanat e faktit

1. Pala paditese “Drita” sh.a. dhe pala e paditur “Sabato” sh.p.k., jane persona juridike dhe ushtrojne veprimtari private ne fushen e tregtise.

2. Pala paditese shoqeria“Drita” sh.a. dhe pala e paditur“Sabato” sh.p.k., ne vitin 1999, kane lidhur nje kontrate dhe si garanci per ekzekutimin e kushteve te kontrates, pala e paditur “Sabato” sh.p.k., ka vendosur barre hipoteke mbi objektin magazina nr.4, e regjistruar ne hipoteke me nr.1174 te pasurise, date 12.07.1996.

3. Pasuria e mesiperme, bazuar edhe ne akt-marreveshjen e arritur mes paleve ndergjyqese, date 13.08.1998, eshte inskriptuar ne favor te pales paditese Shoqeria “Drita” sh.a., nr.101, date 13.12.1998 te regjistrit te inskriptimeve te Hipotekes Fier.

4. Pas kalimit te afateve te percaktuara ne kontrate, si rezultat i mospermbushjes se detyrimit, pala paditese “Drita” sh.a., ka kerkuar me padi perpara Gjykates se shkalles se pare Tirane, permbushjen e detyrimit kontraktor.

5. Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.2213, date 02.07.1998, te sqaruar dhe interpretuar me vendimin nr.128 akti, date 19.11.1998, te po kesaj gjykate, ka vendosur detyrimin e te paditurit “Sabato” sh.p.k., me president z. Vergjinar Begaj, te kaloje ne pronesi te paditesit “Drita” sh.a. Tirane, magazinen nr.4, me nr.hipotekor 1174, date 12.07.1996, si kundervlere e 130 ton orizi i marre nga i padituri “Sabato” sh.p.k., duke urdheruar Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Fier te beje kalimin e mesiperm.

6. Pala paditese, “Drita” sh.a., i eshte drejtuar pales se paditur ne kete gjykim ZVRPP Fier, per te bere regjistrimin e prones se mesiperme ne emer te pales paditese.

7. Pala e paditur ZVRPP Fier, me shkresen nr.135/1 prot., date 09.02.2006, ka refuzuar te beje regjistrimin e prones ne favor te pales paditese “Drita” sh.a., me argumentimin se gjate kesaj kohe kjo prone ka pesuar disa transaksione.

8. Duka mos qene dakord me kete vendim te pales se paditur ZVRPP Fier, pala paditese, “Drita” sh.a., i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Fier me kerkese padi, me objektin e cituar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

II. Arsyetimi ligjor

Ne lidhje me faktet

9. Nga aktet e administrura rezulton se, pala paditese “ Drita” sh.a., i eshte drejtur Gjykates se shkalles se pare Fier me kerkese padi, me objekt “Detyrim i te paditurit per regjistrimin e pasurise paluajtshme magazina nr.4, ne pronesi te pales paditese, pasurine me nr.hipotekor 1174, date 12.07.1996, e cila eshte ne emer te shoqerise“Sabata” shpk”.

10. Gjykata e shkalles se pare Fier, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit te Procedures Civile, ka marre ne shqyrtim kryesisht çeshtjen, nese mosmarreveshja qe ka per shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ.

11. Ne perfundim te shqyrtimit, gjykata ka arritur ne konkluzionin se çeshtja nuk i perket juridiksionit gjyqesor, por atij administrativ.

Ne lidhje me ligjin

12. Ligji nr.7843 date 13.07.1994 “ Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”, i ndryshuar, ne nenin 38 parashikon se: “... Ne rastet kur shteti, personi fizik ose juridik, ka fituar te drejten e pronesise mbi nje pasuri te paligjshme me ane te ligjit, vendimit gjyqesor te formes se prere per fitimin ose kalimin e se drejtes se pronesise ... Nese nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, regjistruesi propozon refuzumin e kerkeses dhe dosja e plote e praktikes, se bashku me urdherin e refuzimit, i kalojne per komptence Kryeregjistruesit. Kryeregjistruesi, brenda 30 diteve, me urdher te arsyetuar, duhet te vendose miratimin ose jo te propozimit. Kunder urdherit te Kryeregjistruesit per refuzimin e regjistrimit mund te behet ankim ne rruge gjyqesore ...”.

13. Ne veshtrim te ketij parashikimi te ligjvenesit, meqenese çeshtja nuk eshte shqyrtuar ne themel nga organi me i larte administrativ, Kryeregjistruesi Tirane, proçesi administrativ nuk ka perfunduar.

14. Neni 59 i K.Pr.Civile parashikon se:“ Gjykata, ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte edhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ ...”.

15. Ne respektim te dispozites se sapocituar, Gjykata e shkalles se pare Fier ka marre ne shqyrtim kryesisht nese çeshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ate administrativ dhe me te drejte ka mberritur ne konkluzionin se çeshtja objekt gjykimi nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, por ate administrativ.

16. Ky perfundim vjen ne perputhje me rregullimin e bere nga ligjvenesi ne nenin 137/3 te K.Pr.Administrative, i cili percakton se: “Ne parim, palet e interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar rekursin administrativ”.

17. Ne interpretim te kesaj dispozite, pala e interesuar (ne rastin tone pala paditese “Drita” sh.a.), mund t’i drejtohet gjykates me kerkese padi per kundershtimin e nje akti administrativ, vetem pasi te kete azauruar ankimin ne rruge administrative ne te gjitha shkallet e tij.

18. Ky rregullim eshte ne koherence te plote me ate te bere edhe ne K.Pr.Civile e konkretisht ne nenin 328, sipas te cilit: “Afati per paraqitjen e padise ndaj nje akti administrativ eshte 30 dite nga dita e shpalljes ose e njoftimit te vendimit te organit me te larte administrativ, qe ka shqyrtuar ankesen ne rruge administrative ...”.

19. Ne veshtrim te sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte e gjen te drejte referimin e bere nga gjykata e shkalles se pare ne dispozitat e sipercituara, si dhe perfundimin e arritur prej saj.

20. Vetem pas perfundimit te procedures se plote te ankimit administrativ, personi i interesuar (ne rastin tone pala paditese “Drita” sh.a.), ka te drejten e ankimit ne gjykate.

21. Perderisa nuk ka perfunduar proçesi administrativ, paditesi nuk mund t’i drejtohet gjykates per zgjidhjen e ketij konflikti.
III. Ne lidhje me ankimin

22. Shkaqet e parashtruara ne ankim nuk jane te bazuara ne ligj. Gjykimi i kesaj mosmarreveshje nuk eshte juridiksioni i gjykates, por i organit administrativ.

IV. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes

23. Gjykata e shkalles se pare Fier ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo (gjykata), me te drejte ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes.

24. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.2120, date 22.12.2008 i Gjykates se shkalles se pare Fier eshte i drejte i bazuar ne ligj dhe per keto shkaqe duhet te lihet ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te Kodit te Procedures Civile,


V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2120, date 22.12.2008 te Gjykates se shkalles se pare Fier.

Tirane, me 14.04.2009

Nr.11241-00723-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-435 i Vendimit (138)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

Perikli Zaharia Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 16.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:
PADITËSE: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, perfaqesuar nga Juristja Ornela Biti, me autorizim

I PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese

PERSONI I TRETË: JULIAN PANDO, ne mungese
OBJEKTI:

Kundershtim i vendimit nr.299, date 30.12.2005

te Komisionit te Sherbimit Civil.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999

“Per Statusin e Nepunesit Civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.274, date 06.12.2006, ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj.
Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs pala paditese, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:
Nga ana proceduriale:

- Gjykata e apelit nuk duhej te rrezonte kerkese padine si te ngritur jashte afateve, pasi nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave eshte bere rekurs ne Gjykaten e Larte kunder kthimit te akteve nga gjykata e apelit. Kjo gjykate duhet te pezullonte shqyrtimin e çeshtjes deri kur Gjykata e Larte te shprehej per rekursin kunder kthimit te padise nga kjo gjykate.

- Gjykata e apelit nuk eshte shprehur qe ne fillim te shqyrtimit gjyqesor per afatin e kerkese padise se ngritur nga pala paditese, por ne fund te shqyrtimit gjyqesor, pasi ka administruar provat e paraqitura nga palet dhe pas gjykimit te çeshtjes ne themel.

- Gjykata e apelit nuk e ka nxjerre vendimin brenda 30 diteve nga dita e fillimit te shqyrtimit gjyqesor.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 18 te K.Pr.Civile, duke mos degjuar edhe arsyetimet e KSHC ne lidhje me arsyetimet e tij per shfuqizimin e aktit administrativ te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

- Si KSHC dhe gjykata e apelit nuk duhet ta trajtojne personin e trete si nepunes civil (adminitrata doganore nuk e gezon statusin e nepunesit civil).

- Personi i trete ishte me shkolle te mesme, ne perputhje me kriteret arsimore te vendit te punes, per kete KSHC nuk kishte kompetence ligjore te shqyrtonte ankimin e tij.

- Gjykata e apelit e ka zhvilluar gjykimin ne mungese te avokatit te shtetit.


Ne themel te çeshtjes:

- Personit te trete i jane nderprere marredheniet e punes per shkak te riorganizimit dhe ristrukturimit te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, bazuar ne VKM nr.222, date 16.04.2004 qe thote se punonjesit qe dalin mbi numrin e vendeve te punes, mbeten ne liste pritese per nje vit.

- Struktura organike dhe analitike e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave e miratuar me VKM nr.612, date 11.09.2003 parashikon se Drejtoria Antikontrabandes te kete ne perberje te saj gjithsej 68 vende per pozicionin “doganier antikontrabande” kategoria C2, nga te cilat 56 vende jane doganiere te antikontrabandes tokesore dhe 12 te antikontrabandes detare, ne ndryshim nga VKM nr.234, date 10.04.2003, qe percaktonte se Drejtoria e antikontrabandes te kete ne perberje 96 vende, nga te cilat 80 doganiere te antikontrabandes tokesore dhe 16 te asaj detare.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; Juristen Ornela Biti, e cila kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


V E N D O S I

Vendimi i Gjykates se Apelit nr.274, date 06.12.2006 eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete shkak ai duhet prishur dhe bashke me te dhe vendimi nr.192, date 29.03.2006 i Komisionit te Sherbimit Civil dhe çeshtja duhet te kaloje per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Me rekurs te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, çeshtja shqyrtohet ne Gjykate te Larte, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimit unifikues nr.3, date 24.1.2007, si dhe unifikimit te praktikes gjyqesore me vendimin nr.8, date 12.9.2007. Sipas ketij vendimi te fundit, Kolegjet e Bashkuara, kane arritur ne perfundimin se punonjesit e doganave nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per statusin e nepunesit civil.

Bazuar ne kete, arrihet ne perfundimin se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjesi i larguar nga detyra dhe me tej edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne kundershtim me ligjin. Gabimisht, ankimi kunder vendimit te largimit nga detyra i eshte drejtuar juridiksionit administrativ, Komisionit te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksione te peraferta me nje trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

Duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegji Civil, ne kete gjykim, gjen dy shkelje te ligjit me pasoje pavlefshmerine e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil:

1. Procedura e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore ne rruge administrative ka qene e gabuar, nderkohe qe personi i trete ne kete gjykim, Julian Pando, duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor duke ju referuar dispozitave te K.Doganor dhe te K.Punes.

2. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka thirrur gabimisht si te paditur Komisionin e Sherbimit Civil, nderkohe qe ligji per sherbimin civil, ne nenin 8/3, shprehet se kunder ketij vendimi behet ankim ne gjykate. Per pasoje, rrjedhimi i ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim te gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te kunderligjshem.

Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase disiplinore ka qene ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Per pasoje, si baza ligjore e percaktuar, ashtu edhe ndergjyqesia qe eshte krijuar ne gjykimin e kesaj mosmarreveshje, eshte e gabuar. Kolegji çmon se padia ne kete rast eshte ankimi qe ka bere Julian Pando ne Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit nr.8113, por qe gabimisht ai nuk i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, por Komisionit.

Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e Julian Pandos si nje kerkese padi, çmon se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ku paditesi ka vendbanimin dhe marredheniet e punes me palen e paditur, qe ne kete rast eshte Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Bazuar ne nenin 467/d te K.Pr.Civile, duke qene se ndergjyqesia ne kete gjykim dhe referimi ligjor kane qene te gabuara, Kolegji Civil arrin ne perfundimin se vendimi nr.274, date 06.12.2006 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil nr.299, date 30.12.2005, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj çeshtje duhet t'i kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile.

Meqenese kjo çeshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Proçedures Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.274 , date 06.12.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.299, date 30.12.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e akteve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.


Tirane, me 16.04.2009


Nr.11115-01754-00-2006 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-419 i Vendimit (139)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia Kryesues

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Fatos Lulo Anetar

Evelina Qirjako Anetare


ne seancen gjyqesore te dates 16.04.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:
PADITËSE: NIZAJETE KAPAJ, perfaqesuar nga Av. Thimjo Kondi

I PADITUR: FESTIM ALLIBERAJ, ne mungese


OBJEKTI:

Lirim dhe dorezim i truallit,

pagim i qirase per tre vjet e nente muaj.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil

dhe neni 12/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993

“Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.


Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.2738, date 22.12.2005 ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditeses Nizajete Kapaj.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.383, date 27.06.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.2738 date 22.12.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore.


Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs pala paditese Nizajete Kapaj, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit arrin ne perfundimin se paditesja legjitimohet aktivisht ne ngritjen e padise se rivendikimit, por i mungon legjitimiteti pasiv i te paditurit. Sipas kesaj gjykate pronari ka te drejte te ngreje padi rivendikimi vetem karshi poseduesit te paligjshem.

- Sipas nenit 296 te K.Civil: “Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes ...”, del e qarte se padia e rivendikimit ngrihet kundrejt çdo poseduesi (i ligjshem apo i paligjshem qofte ai). Ne kete padi kerkohet se pari, qe pronari te vertetoje qe gezon pronesine mbi sendin dhe se dyti, ai kunder te cilit drejtohet padia e rivendikimit duhet te jete posedues i sendit.

- Ligji nuk e kufizon pronarin qe kur poseduesi eshte i ligjshem ai nuk mund te kerkoje sendin e tij.

- Gjykata e apelit arsyeton gabim kur shprehet “kete truall i padituri e posedon ne menyre te ligjshme”. Gjate gjykimit, nga pala e paditur nuk eshte paraqitur asnje prove shkresore per te vertetuar pronesine mbi pasurine e paluajtshme prej 750 m2, pra i padituri posedon pronen pa asnje titull. Bazuar ne nenin 305 te K.Civil “… posedimi eshte i ligjshem kur poseduesi e ka posedimin nga pronari, ne baze te nje veprimi juridik, ne baze te ligjit ose te nje akti administrativ”.

- Persa i perket kerkimit per pagimin e shperblimit te demit sipas qirase se perllogaritur per 3 vitet e fundit e 9 muaj, duke qene se i padituri eshte posedues i paligjshem, bazuar ne nenin 298 te K.Civil “… si dhe te shperbleje pronarin per perdorimin e sendit ...”.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri; Av. Thimjo Kondi, i cili kerkoi ndryshimin e vendimeve, pranimin e padise per lirimin dhe kthimin e truallit paditeses; si dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Rekursi i paraqitur nga pala paditese Nizajete Kapaj permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, te cilat e bejne te cenueshem vendimin e Gjykates se Apelit Vlore nr.383, date 27.06.2006, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore qe kishte rrezuar padine e paditeses. Per rrjedhoje ky vendim duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesja eshte nje nder trashegimtaret ligjore te ish pronarit Riza Alliraj. Ketij te fundit me vendim te K.K.K.Pronave nr.145, date 16.06.1994 i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe toke prej 4400 m2 te ndodhur ne fshatin Panaja Vlore, nga e cila i eshte kthyer e lire 3700 m2. Ky truall eshte regjistruar ne pronesi ne emer te te gjithe trashegimtaretve te ish pronarit ne Z.R.P.P.

Ne daten 15 prill 1994, pese nga bashkepronaret e truallit, me nje kontrate shitje i kane shitur pjesen e tyre te pandare prej 1/8 secili paditeses Nizajete, e cila se bashku me pjesen e saj eshte bere pronare ne ¾ pjese te te gjithe truallit. Ne kohen e gjykimit ne shkalle te pare kjo kontrate nuk ka qene e regjistruar ne Z.R.P.P.

Nderkohe ne nje pjese te truallit te kthyer nga K.K.K.Pronave ka kryer ndertimin e nje pike karburanti i padituri Festim Alliraj. Ky ndertim eshte bere mbi bazen e vendimit per dhenie shesh ndertimi nr.47, date 22.10.1993, si dhe lejes se ndertimit nr.11, date 03.11.1993. Objekti eshte kolauduar ne 15.05.1994 dhe me nje vendim gjyqesor me date 18.08.1994 eshte bere edhe vertetimi i faktit juridik te pronesise.

Paditesja ka pretenduar se ndertimi i bere nga i padituri ne nje siperfaqe 750 m2 mbivendoset teresisht me pronen e kthyer si te lire nga K.K.K.Pronave dhe per kete shkak ka kerkuar te detyrohet gjyqesisht ai ta liroje dhe dorezoje truallin e dhene, si dhe te paguaje qirane per perdorimin e sendit per tre vjet e nente muaj.

Gjykata e rrethit, ne kuadrin e verifikimit te legjitimitetit aktiv te paditeses ne ngritjen e padise, ka konstatuar se ajo nuk ka provuar te drejten e saj te pronesise mbi pronen objekt gjykimi. Sipas gjykates, gjithe siperfaqja prej 3700 m2 eshte ne bashkepronesi te gjithe trashegimtareve te ish pronarit dhe paditesja ka ne kete siperfaqe 1/8 pjese ideale, te cilen nuk e verteton dot se ne cilen pjese te prones ndodhet dhe a ka mbivendosje me ndertimin e te paditurit. Nderkohe, lidhur me kontraten e dates 15.04.2004, gjykata konstatoi se nuk eshte e regjistruar ne Z.R.P.P. e per pasoje ajo nuk mund te prodhoje efekte.

Lidhur me kerkimin per pagimin e qirase gjykata pranon se ai eshte mbeshtetur ne nje dispozite te shfuqizuar (neni 12 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993). Veç kesaj, ajo ka konkluduar se ndertimi i te paditurit eshte i ligjshem, sepse eshte bazuar mbi akte te dhena nga organet kompetente ne zbatim te nje plani rregullues. Per sa me siper, ajo ne perfundim ka vendosur rrezimin e padise se paditeses.

Ne ndryshim nga sa me siper, gjykata e apelit e ka konsideruar te gabuar arsyetimin e gjykates se rrethit per mungesen e legjitimitetit aktiv te paditeses. Arsyeja ka qene jo vetem paraqitja para kesaj gjykate e dokumentit hipotekor me date 19.06.2004 ku paditesja figuron bashkepronare ne ¾ pjese te prones, sipas kontrates se shitblerjes date 15.04.2004. Perkundrazi, kjo gjykate arsyeton se edhe ne kushtet kur paditesja ishte bashkepronare ne 1/8 pjese, ajo kishte te drejte qe me cilesine e njerit nga bashkepronaret mbi truallin te bente kerkimet objekt gjykimi, me kushtin qe sendin t’ua dorezonte te gjithe bashkepronareve. Ky eshte sipas gjykates edhe kuptimi i bashkepronesise ne pjese, ne te cilen pjesa e secilit nga bashkepronaret shtrihet mbi te gjithe sendin e perbashket. Nese do te behej fjale per pjese konkrete nuk do te ishim ne kushtet e bashkepronesise, por kesaj do t’i ishte dhene fund nepermjet pjestimit apo ne nje menyre tjeter.

Por gjykata e apelit ka konstatuar se te paditurit i mungon legjitimiteti pasiv. Sipas saj, neni 296 i K.Civil i jep te drejte pronarit te kerkoje sendin e tij nga çdo posedues apo mbajtes, por interpretimi i kesaj dispozite kerkon si nje kusht te domosdoshem qe i padituri te jete posedues i paligjshem i sendit. Nderkohe i padituri nuk rezulton te jete i tille, sepse ai ka ndertuar ne baze te nje sere aktesh te ligjshme qe jane vendimi per dhenien e sheshit te ndertimit dhe leja e ndertimit, parametrat e te cileve jane zbatuar rigorozisht. Veç ketyre, gjykata permend si nje nder shkaqet edhe faktin se vendimi i K.K.K.Pronave eshte dhene ne nje kohe te mevonshme nga dalja e ketyre akteve, bile edhe nga perfundimi i ndertimit, si dhe se i padituri ka qene ne mirebesim duke mos ditur se trualli ku ndertohej ishte i ish pronarit. Te gjithe sa u thane me lart e kane çuar gjykaten ne perfundimin se vendimi i gjykates se rrethit duhet te lihet ne fuqi, por per nje shkak tjeter.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne konkluzionin se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Ndersa konsiderohet plotesisht i drejte arsyetimi i saj se paditesja legjitimohet ne ngritjen e padise (nuk po zgjatemi ne arsyet, pasi ato jane thene shume mire nga vete ajo gjykate), gjendet i gabuar e pa asnje baze ligjore arsyetimi lidhur me mungesen e legjitimitetit pasiv te te paditurit.

Legjitimitetin e te paditurit ne gjykim e percakton vetem fakti nese ai eshte mbajtes apo posedues i truallit objekt konflikti dhe kjo gje ka rezultuar qarte nga gjykimi. Nuk ka asnje pretendim qe i padituri te mos kete ndertuar ne siperfaqen e kthyer paditeses dhe trashegimtareve te tjere te ish pronarit. Fakti nese posedimi prej tij eshte i ligjshem, ose i paligjshem eshte i lidhur me zgjidhjen ne themel te çeshtjes, pra me pranimin apo rrezimin e padise por jo me legjitimitetin e ngritjes se padise.

Pra ne kuptimin formal ne ndryshim nga sa pranon gjykata, i padituri legjitimohet pasivisht.

Por megjithese eshte ndalur ne kete moment duke pranuar mungesen e legjitimitetit, gjykata ne fakt ka sjelle argumenta qe lidhen me themelin e çeshtjes. Keshtu ajo pranon se i padituri eshte ne mirebesim ne kryerjen e ndertimit dhe kjo lidhet me disa akte te organeve kompetente te dala para se te dilte vendimi i K.K.K.Pronave per paditesen.

Arsyetimi i mesiperm vjen ne kundershtim me permbajtjen dhe frymen e ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”. Ky ligj, si dhe aktet e dala per zbatim te tij, kane bere nje rregullim specifik duke percaktuar kategorite e trojeve qe do te konsideroheshin te zena apo te lira. Keshtu, ne udhezimin nr.3, date 21.06.1993 eshte qartesuar se kriteri percaktues per sa me siper eshte gjendja e trojeve ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit. Vete ligji e ka perjashtuar ndikimin e gjendjes se mirebesimit te personave qe kane kryer ndertime ne troje te ish-pronareve ne ruajtjen e posedimit, apo te pronesise se tyre mbi keto ndertime. E thene ndryshe, sipas ketij udhezimi, konsideroheshin te zena vetem trojet mbi te cilat kishin filluar ndertime bazuar mbi akte te ligjshme dhe keto ndertime ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit te kishin dale ne kuoten 0+0, pavaresisht se personi qe kryente ato ishte ne dijeni ose jo te faktit se keto troje kishin qene te ish pronareve. Pra edhe pse i padituri ka vepruar bazuar ne akte te organeve kompetente dhe ne mirebesim, ne referim te sa u tha me lart, keto nuk mund te sherbejne si shkak per te rrezuar padine e paditeses. Kjo pasi siç kane pranuar gjykatat, vendimi per dhenien e sheshit te ndertimit apo dhe leja e ndertimit jane dhene disa muaj pas daljes se ligjit, pa bere fjale ketu pastaj per ndertimin qe sigurisht eshte kryer ne nje kohe te mevonshme. Gjykata ka patur nje kuptim te gabuar per ligjin, kur ka arsyetuar se ndertimi eshte kryer para se te dilte vendimi i K.K.K.Pronave. Kjo pasi siç spjeguam edhe me lart, vete ligji nuk ben asnje referim lidhur me momentin kur del vendimi i K.K.K.Pronave, por çdo konsekuence e lidh me hyrjen ne fuqi te ligjit.

Duke qene se ne vendimin e saj gjykata nuk i eshte referuar aktit te ekspertimit, sepse eshte ndalur vetem ne problemin e legjitimitetit, çeshtja duhet te dergohet per rigjykim per te pare se sa eshte konkretisht mbivendosja e per rrjedhoje edhe siperfaqja qe duhet te lirohet.

Me kete rast gjykata duhet t’i jape pergjigje edhe kerkimit tjeter te paditeses, qe lidhet me pagimin e qirase.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.383, date 27.06.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.


Tirane, me 16.04.2009

Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish