Integrimi rajonal nënkupton bashkimin e shteteve individuale brenda një rajoni në një tërësi më të madhe. Ky punim është fokusuar në liberalizimin tregtar si aspekti ekonomik i integrimit rajonal. Liberalizimi tregtar është një proces i reduktimit sistematik dhe eleminimit të të gjitha tarifave dhe barrierave jotarifore midis vendeve si partnerë tregtar (Madeley dhe Solagral 2001).Ky koncept është ndërtuar bazuar në teorinë e avantazheve krahasuese në një treg të lirë, e cila pohon se, nëpërmjet reduktimit të barrierave tregtare të dy partnerët tregtar mund të përfitojnë. Eleminimi i barrierave ndaj tregtisë mund të interpretohet edhe si lëvizje drejt një niveli çmimi për produkte të tregtuara brenda tregut rajonal të integruar. Shkalla e koordinimit të politikave varet nga fakti se sa thellë këto vende duan të integrohen. Çdo lloj marrëveshje në të cilën vendet bien dakord të koordinojnë politikat e tyre tregtare, fiskale, dhe/ose monetare mund të konsiderohet si një dokument i integrimit ekonomik.Format dhe shkallët e integrimit janë të ndryshme(Mancellari,1999; Kristo, 2008) dhe nisur nga niveli i këtij të fundit mund t’i rendisim si më poshtë:
Një marrëveshje tregtare preferenciale është ndoshta dhe forma më e dobët ose e butë e integrimit ekonomik. Në një MTP, vendet mund të aplikojnë reduktime tarifore, edhe pse jo eleminim të tyre, kundrejt një grupi vendesh partnere, në disa kategori produktesh. Tarifa më të larta, ndoshta jo tarifa diskriminuese, do të mbeteshin në të gjitha kategoritë e tjera të produkteve.
-
Zona e tregtisë së lirë (ZTL)
Një zonë e tregtisë së lirë, ka si tipar kryesor eleminimin e pengesave tregtare midis vendeve anëtare, ndërkohë që secili prej këtyre vendeve zbaton një politikë të vetën të kufizimeve tregtare ndaj vendeve të treta.Për shkak të tarifave të huaja të ndryshme, ZTL-të zakonisht zhvillojnë “rregulla të origjinës” të ndërlikuara.Këto rregulla janë dizenjuar për të penguar importin e mallrave në vendet anëtare të ZTL-së me tarifa më të ulëta dhe më pas transferimin e tyre në vendet me tarifa më të larta.
-
Bashkimi Doganor (Customs Union)
Një bashkim doganor ndodh kur një grup vendesh bien dakort të eleminojnë tarifat ndërmjet tyre, të vendosin dhe zbatojnë një politikë të përbashkët tregtare ndaj vendeve të treta.Bashkimi Evropian paraqet një shembull të këtij angazhimi. Bashkimi doganor shmang problemet e zhvillimit të rregullave të komplikuara të origjinës, por nxjerr në pah problemin e koordinimit të politikave.Nën ndikimin e një bashkimi doganor, të gjithë vendet anëtare duhet të bien dakord në normat e tarifave, përmes shumë industrive të ndryshme të importit.
Tregu i Përbashkët, duke qenë një Bashkim Doganor, bazuar në tregtinë e lirë të të mirave dhe shërbimeve, ka si tipar themelor lirinë e plotë të lëvizjes së faktorëve (punës dhe kapitalit), midis vendeve anëtare. Bashkimi Evropian u themelua në formën e tregut të përbashkët nga Traktati i Romës në 1957, edhe pse u desh një periudhë e gjatë tranzicioni deri në trajtën e tij të fundit. Sot, qytetarët e tij kanë një pasaportë të përbashkët, mund të punojnë në çdo vend anëtar të BE-së, dhe mund të investojnë kudo në këtë zonë pa kufizime dhe pengesa.
Bashkimi Monetar ka të bëjë me vendosjen dhe aplikimin e një monedhe të përbashkët përkrah një grup shtetesh. Kjo përfshin formimin e një autoriteti monetar qëndror, i cili do të hartojë politikat monetarë për të tërë grupin. Ndoshta shembulli më i mirë i një Bashkimi Ekonomik dhe Monetar ëshrë rasti i Shteteve të Bashkuara.Secili shtet ka qeverinë e tij, e cila vendos politika dhe ligje për rezidentet e saj.Megjithatë, secili shtet dorëzon kontrollin tek Qeveria Federale për disa aspekte më të gjëra si politikat monetare, politikat e jashtme, politikat e mirëqënies etj.
Bashkimi Ekonomik karakterizohet nga unifikimi i plotë i të gjitha politikave ekonomike të vendeve anëtare, si ato monetare, fiskale, tregtare, të migrimit të faktorëve të prodhimit. Një Bashkim Ekonomik bazohet gjithashtu në tregtinë e lirë në të mira dhe shërbime, vendos tarifa të përbashkëta ndaj vendeve të treta, lejon lëvizjen e lirë të kapitalit dhe punës dhe gjithashtu ngarkon disa përgjegjësi të shpenzimeve fiskale tek institucione të tilla si agjenci të nivelit kombëtar (ndërkombëtare). Politika e përbashkët bujqësore e Bashkimit Europian është një shembull i një treguesi të koordinimit fiskal të një Bashkimi Ekonomik.
Skanimi i literaturës mbi format e integrimit ekonomik ka për qëllim të tregojë apo hamendësojë një aspekt të thjeshtë kosto-përfitimesh nga integrimi ose jo në to. Rishikimi i literaturës vijon me format e MTL-ve që punimi ka në fokus (CEFTA dhe MSA) si dhe veçantitë e integrimit të Kosovës në to. Tranzicioni kosovar, paraqitet, ndër të tjera, edhe si proces i daljes së Kosovës nga izolimi prej disa dekadash dhe i hapjes së ekonomisë së saj ndaj tregjeve, zhvillimeve rajonale dhe botërore. Arritja dhe ruajtja e ekuilibrave të brendshëm makroekonomik në kushtet e hapjes ekonomike përbën një sfidë, që në rastin e Kosovës ka marrë pamjen e niveleve të larta të defiçitit të llogarisë korente dhe të niveleve shqetësuese të defiçitit tregtar. Pikërisht këto pasoja jo të kënaqshme na shtyjnë për të analizuar këtë proces. Shkaku kryesor i defiçitit të bilancit tregtar pasqyron fuqinë blerëse të tregut e cila ka qënë relativisht e lartë. Siç e dimë, një rol të fuqishëm në të ardhurat e konsumatorëve zënë dhe remitancat. Këto të ardhura nga emigrantët kanë bërë që të rritet kërkesa e konsumatorëve për mallra konsumi dhe nga ana tjetër kjo kërkesë e tepër për mallra do të plotësohej me anë të importit duke venitur kështu peshën që zë eksporti në bilancin tregtar.
Disa nga tiparet kryesore të prirjeve për të importuar janëmungesat e shumta të produkteve të ndryshme në treg, kufizime të ndryshme e jo tarifore siç ishte sistemi i racionalizimit për produktet ushqimore dhe jo vetëm, përdorimi jo efiçent i faktorëve të prodhimit, fiksimi içmimeve etj. Pikërisht, procesi i liberalizimit filloi me zbehjen e këtyre tipareve që pengonin përdorimin e avantazhit krahasues të vendit në prodhimin e produkteve dhe eksportimin e tyre dhe nga ana tjetër importimin e produkteve për të cilat Kosova ka disavantazh krahasues.
Do'stlaringiz bilan baham: |