Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet1/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352
28/12/2015……………………..

Video: Ja si i përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për lehtësim të masës së sigurisë për Ballist Morinën, duke vendosur masën “arrest shtëpie”. Ismail Morina akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Ai u arrestua në Tiranë duke udhëtuar me makinën e tij, ku ju gjetën dy pistoleta pa leje, për të cilat kishte thënë se, “i mbante për vetëmbrojtje”.

Pas disa seancash maratonë, Gjykata e Lartë vendosi t’i jepte lirinë Ballistit, duke e lënë në arrest shtëpie. Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, ishte i pranishëm në seancën e sotme dhe paraqiti para trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë një adresë banimi në Durrës, ku jeton me qira.

Ky i fundit para disa ditësh kishte kërkuar leje që të shkonte në shtëpi për festat e fundvitit. Arrestimi i Ismail Morinës para tre muajsh ngjalli debat, ku disa prej tyre kërkonin lirimin e tij, kurse të tjerë e kundërshtonin këtë kërkesë.

Në këto debate, u përfshinë edhe mjaft aktorë të politikës. Nga ana tjetër, tifozët kuq e zi protestuan edhe para Policisë së Tiranës, për ta lënë të lirë Ballist Morinën, apo siç ata e quajnë “kryetifozin” kuq e zi.


Ushtria Mbretërore Shqiptare, deshi të bashkonte trojet në vitet ‘70

Mbreti Leka, i njohur ndryshe nga mediet botërore si mbreti pa kurorë, në vitet e ‘70-ta pati krijuar Këshillin Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, me synim që të bashkonte trojet shqiptare. Kjo si nismë thuhet të ketë pasur rrjet të ushtarëve edhe në Kosovë.

Në një fotografi e cila është shpërndarë këto ditë në rrjete sociale, shihen duke ushtruar ushtarë të këtij formacione dhe Mbreti Leka I.

“Si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndrore dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”,- shkruhet në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore Shqiptare, transmeton Koha.net.

Aty më tej thuhet se në fillim të viteve ‘70, kur Këshilli Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike - Lëvizja Çlirimtare në Shqipëri, që përfaqësohet nga Leka I, Mbreti i Shqiptarëve – filloi të krijojë një rreth informativ në zonat shqiptare në Jugosllavi (përkatësisht në Kosovë) si një urë për të penetruar në Shqipërinë politike, d.m.th. në Shqipërinë me kufijtë e sotshëm.

“Veprimtaria e Këshillit Ushtarak i dha rast popullit të Kosovës që të shprehë ndjenjat e veta nacionaliste, me anë të një veprimtarie ndërtuese duke luftuar regjimin e tanishëm të Tiranës. Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se duke çliruar Shqipërinë, mundësitë për ribashkim me atdheun do të shtoheshin në mënyrë të dukshme dhe ribashkimi do të arrihej”,- shkruhet më pas në faqen e Familjes Mbretërore Shqiptare.

Ndërsa vetëm pak kohë para vdekjes së Josip Broz Titos, siç thuhet nga familja mbretërore, organizatat e influencuara dhe të kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik në Kosovë, filluan veprimtaritë e tyre militante, duke u përcjellë edhe nga disa anëtarë të qeverisë së Tiranës, që kishin filluar të politizonin klasën intelektuale të shqiptarëve të Kosovës.

Foto: Ja 13 posterat më të fuqishëm sensibilizues të 2015-s

Mesazhet shpeshherë përcillen më mirë me imazhe sesa me fjalë. Veçanërisht në rastin e fushatave sensibilizuese, një poster i ideuar dhe i punuar mirë, ndikon fuqishëm në përçimin e mesazhit te marrësi.

Këta janë 13 posterat më të fuqishëm të fushatave sensibilizuese gjatë vitit që po lëmë pas, të përzgjedhur nga faqja humoristike “9gag.com”:

1 - Sa më shumë komunikojmë, aq më pak flasim

2 - Shpejtësia vret

3 - Të ushqesh një njeri në nevojë është më e lehtë nga ç’duket

4 - Ndal dhunës: nëse pi, mos i jep makinës

5 - Fëmija yt është ç’ka ti ha

6 - Asnjë fëmijë nuk ëndërron të jetë mbipeshë kur të rritet

7 - Ajo mund të shkojë dy ditë me atë që ti harxhon për dy minuta

8 - Logot e markave kundër produkteve me lëkurë

9 - Mendo për të dyja anët

10 - Lodrat kundër punës së fëmijëve

11 - Mos fol në telefon nëse po i jep makinës

12 - Lidhu. Jeto

13 - Keni pirë? Zgjidhni një nga këto makina


Gjobat këshilluese, Tahiri: Policët, më edukativ sesa represiv

Një shofer i ri do të gjobitet më pak se një i vjetër për të njëjtën shkelje të qarkullimit. Duke shpjeguar policinë e këshillimit dhe gjobat progresive, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se, po orientohen policët që të jenë më edukativ sesa represiv.

“Në radhë të parë punonjësi i policisë duhet të këshillojë me detyrim qytetarin, pra jo direkt te gjoba por e këshillon, duke e ndihmuar të kuptojë si mund të përmirësojë sjelljen e tij në rrugë.

E nga ana tjetër ne besojmë se nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një drejtues i ri mjeti që sapo ka marrë patentën me një tjetër që e ka prej më se 10 vitesh: të parit mund t’i falet gabimi dhe të këshillohet duke marrë një gjobë më të vogël, ndërsa të dytit jo sepse supozohet ta ketë aq eksperiencë sa të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor”, tha Tahiri.

Ministri tha gjithashtu se një automjet luksoz do të gjobitet më shumë se një automjet me cilindratë të vogël.

“Nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një makinë modeste me një makinë superluksoze me cilindratë të lartë, për sa kohë që në rast shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dëmin e bëjnë ndryshe makina me cilindratë të madhe bën një dëm shumë më të madh. Nuk mund të ketë të njëjtin nivel gjobe një drejtues që nuk ka marrë asnjë gjobë gjatë vitit me një që ka marrë shumë: sepse i pari tregon që është aktiv në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, i dyti tregon që është përsëritës në shkeljen e tyre kështu që ndaj të dytit duhet të jetë shumë më e lartë masa e gjobës”, vijoi ministri.

I pyetur pse policët kanë marrë një shpërblim më të vogël në këtë fund vit, në krahasim me pjesën tjetër të administratës, Ministri i Brendshëm u shpreh se, qeveria duhet ta kishte vlerësuar më shumë punën e policisë.

“Kanë përballuar sfida të panumërta, që nga sfidat e mëdha (si lufta kundër lëndëve narkotike) deri te takimi me komunitetin dhe mbështetja për institucionet e tjera (veçanërisht në luftën kundër informalitetit). Pra në këtë rast mënyra më e mirë e qeverisë për të mirënjohur sakrificat e punonjësve të policisë është edhe e tillë”, tha z. Tahiri./Top Channel/


Vajza shqiptare u rrëmbye dhe përdhunua për 4 ditë, policia e shpëtoi nga tutori shqiptar
Ishte 21 dhjetor dhe një vajzë 17 vjeçe shqiptare që ndodhej në Itali prej pak javësh tek të afërmit e saj, del për një shëtitje dhe që prej asaj dite nuk kishte më informacione për të. Familjarët e saj, duke menduar se ajo ishte në xhiro, nuk shqetësohen menjëherë.

Por me kalimin orëve vajza nuk po kthehej. Mëngjesin e datës 24 dhjetor të afërmit e vajzës shkojnë dhe bëjnë denoncim në Villaricca, në Napolin e Veriut.

Me të marrë denoncimin, karabinierët nisin hetimet duke mbledhur informacion. Nisin të ndërtojnë lëvizjet që kishte bërë vajza që në orët e para të zhdukjes së saj.

Vendet ku frekuentonte, miqtë, lokalet dhe vendet ku mblidheshin shqiptarët.

Fillojnë të vijnë informacionet e para. Dikush e kishte parë 17-vjeçaren, një vajzë e bukur që ishte largua me një mjet. Me anë të të afërmve të vajzës, nisin të krijohen edhe kontaktet e para.

Me anë të disa personave të tretë, të afërmit dhe policia mësojnë se vajza ishte mirë dhe po kërkonte pasaportën e saj.

Dikush e beson këtë histori, e dikush tjetër ka dyshime. Karabinierët nuk e besojnë. Komandanti i karabinierëve u thotë të afërmve: Nëse e do pasaportën, jepjani. Por gjithçka ishte e organizuar.

Agjentët e policisë të veshur me rroga civile dhe një makinë normale, nga larg ndjekin lëvizjet e personit që do jepte pasaportën. Në vendtakim janë dy gra. U dorëzohet pasaporta. Policia ndjek lëvizjet e grave që morën dokumentin. Një burrë u afrohet dhe karabinierët ndërhyjnë.

Personat e ndaluar thonë se është gjithçka normale dhe se vajza kërkon vetëm pasaportën e saj. Karabinierët këmbëngulin. “Duam të shohim vajzën, na çoni tek ajo”. Në këtë moment, njëra prej grave dorëzohet dhe vendoset në krah të karabinierëve.

Ajo thotë se e kanë detyruar që të bëhej ndërmjetëse që të merrte pasaportën e vajzës.

Burri detyrohet që ti dërgojë karabinierët tek adoleshentja. Ajo ndodhej në një banesë në Castel Volturno. Ishte mashtruar dhe rrëmbyer. Për 4 ditë ishte mbajtur aty pa ngrënë. Ishte përdhunuar.

E detyronin që ajo të dilte e të prostituonte. Karabinierët e lirojnë dhe e dërgojnë në kazermë.

Vajza ulet në mensën e karabinierëve dhe han darkën e Krishtlindjeve së bashku me njerëzit që e shpëtuan nga kthetrat e tutorëve të saj. Personi përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin e saj bie në pranga. Është Besnik Barashima, 42 vjeç, shqiptar me precedentë penalë.

Ndaj tij është ngritur akuza e rrëmbimit, përdhunimit dhe tentativës për të nxjerrë vajzën për të prostituuar në rrugë.


Begenisja e Ramës për Rozhanin dhe një "palaço oborri"...
Zv.Kryeredaktori i gazetës "Shekulli" Arben Rozhani, duket se ka mbetur i impresionuar nga darka e mbrëmshme me një pjesë të gazetarëve që Kryeministri Rama shtroi në Pallatin e Brigatave, andaj për këtë i ka kushtuar sot një opinion. Në këtë opinion Rozhani i është kundërvënë shkrimit të Fatos Lubonjës një vit më parë, që i quante "palaço oborri" ata që merrnin pjesë në të.

Sipas tij, Lubonja nuk ka të drejtë se mund të kishte shkuar në “pallatin mbretëror” dhe t’ia thoshte Ramës gjërat në sy.

Madje Rozhani ka shkuar edhe më tej dhe ka bërë një krahasim mes pritjes së Ramës me ato të Berishës.

Rozhani ka mbetur shumë i kënaqur me pilafin dhe me faktin se Rama i begenis të gjithë njësoj, ndryshe nga Berisha që ja varte vetëm Klan-it.

Ja seç shkruan ai: "Tre vite më parë isha në pritjen e fundit që organizonte Sali Berisha si kryeministër. Nuk kishte as batuta, as komente, as fjalime të përgatitura. Ishte njëshi i ngulur në pjesën qendrore të sallës kryesore, i rrethuar nga mediabërësit pranë pushtetit të asaj kohe (fiks ata që ishin sërish edhe mbrëmë në atë sallë, në një radhë me të tjerët), ndërsa të tjerët që guxonin dhe përfitonin të rrëmbenin një trokitje gote, apo një përshëndetje. Ftohtësia hijerëndë e Pallatit të Brigadave nuk mbushej as nga ritmet e muzikës, as nga kallaballëku i mediabërësve, të njëjtët që ishin edhe mbrëmë në po atë vend. Edi Rama është ndryshe. Të begenis, nuk përton të ngrihet dhe të shkojë në çdo tavolinë, të trokasë gotën me seicilin të ftuar dhe të kthehet sërish te tavolina e tij, rrethuar nga femrat e medias së shkruar dhe vizive".

Video: Ja si e rreh Becchetti ndihmës trajnerin nga gëzimi

Pronari i Agon Channel, Francesco Becchetti, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, së fundmi është përfshirë në një incident me ndihmës menaxherin e ekipit të tij Leyton Orient, Andy Hessenthaler.

Presidenti i klubit anglez të futbollit ‘Leyton Orient’, Francesco Becchetti është bërë protagonist pasi ekipi që ai zotëron ka fituar 3 me 2.

Kamerat kanë kapur momentin kur Becchetti qëllon me shkelma nga gëzimi ndihmës trajnerin e ekipit, Andy Hessenthaler. Becchetti kishte zënë vend pas stolit të lojtarëve rezervë.

Në fakt, kjo ngjarje u raportua si incident nga mediat ndërkombëtare si “The Gruardian” apo “Sky Neës”, gjë që detyroi klubin e “Leyton Orient” të dilte në një deklaratë për mediat.

Klubi sqaronte ishte një situatë dashamirëse mes të dyve dhe jo një incident apo konflikt.

“Ngjarja e raportuar në media ishte shumë pozitive për të dy, si për Presidentin ashtu edhe për menaxherin, si dhe pjesë e një debati dashamirës midis të dyve. Becchetti dhe Hessenthaler ishin shumë të kënaqur me rezultatin e lojës dhe të dy po festonin një fitore emocionuese”,- thuhej në deklaratën e ekipit anglez.
Mark Frroku jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Kristian Demokrate
Ish-deputeti Mark Frroku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Kristian Demokrate.

Lajmi bëhet me dije përmes një njoftimi nga Dhimitër Muslia, avokat i Mark Frrokut. Kjo dorëheqje e Frrokut vjen rreth një muaj pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Më 26 nëntor ish-deputeti i Shkodrës, i dërgoi një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku shpjegonte arsyet e lënies së mandatit.

Mark Frroku ndodhet në qeli prej disa muajsh. Ai është në tre procese gjyqësore të ndryshme.

Së pari, akuzohet për kallëzim të rremë në dosjen “Doshi”, akuzohet për një vrasje në Belgjikë dhe për fshehje të pasurisë.

Shkodër, banorët në protestë: Po na grabisin shtëpitë

Rreth 30 familje që banojnë në ish-godinën e shkollës së rezervave në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës kanë protestuar pasi sipas tyre, prona në mënyrë korruptive u është tjetërsuar dhe rrezikojnë të mbeten pa shtëpi.

Në këtë godinë, në vitin 1992 u futën 30 familje të pastreha, kryesisht të ushtarakëve dhe të ardhur nga zonat malore. Banorët tregojnë se ata nuk kanë hyrë në mënyrë arbitrare, por me një vendim të Këshillit Bashkiak të asaj kohe, me statusin e të pastrehut.

Por peripecitë për këto familje nisin në vitin 2012. Banorët tregojnë se, në mënyrë abuzive Bashkia e Shkodrës, në vitin 2012 i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë, që ka në varësi këtë godinë, që ajo të privatizohet pasi nuk ka asnjë funksion në një kohë kur aty banojnë 30 familje.

Banorët shprehen të revoltuar se gjithçka është bërë pa djeninë e tyre dhe nëse ndërtesa do privatizohej do të duheshin që të pyeteshin, pasi u takon atyre të jenë blerësit.

Në këto kushte, e gjithë godina me 30 familje brenda i ka kaluar një përsoni që ka kryer procedurat e privatizimit.

Banorët, të revoltuar, deklarojnë se procedurat janë kryer në mënyrë të fshehtë, korruptive dhe të falsifikuar nga individë dhe institucione shtetërore. Ata kërcënojnë se, në asnjë mënyrë nuk do lëshojnë banesat ku jetojnë prej 23 vitesh./Top Channel/

Rikthehet gripi i derrit, 212 të vdekur në Iran

Gripi i derrave rikthehet sërish. Në Iran raportohen se që prej muajit nëntor kanë vdekur 212 persona, ndërsa rreth 2 mijë të tjerë janë identifikuar si bartës të virusit “H1N1”.

Autoritetet vendase thonë se rastet e vdekjeve janë identifikuar kryesisht në pjesën Juglindore të Iranit, por ekziston frika që epidemia të përhapet edhe në Teheran dhe vende të tjera të botës.

Gripi i derrave është shfaqur në periudha të ndryshme edhe në vendin tonë, por pa pasoja në njerëz.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e këtij virusi në muajt e ardhshëm.
Vuçiç: Fqinjët të heqin dorë nga raketat, ose do t’i sulmojmë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka vendosur që të jetë ushtarakisht neutrale dhe se këto vendime i mban shumë fuqishëm dhe seriozisht, ndërsa nuk përzihen në vendimet e të tjerëve, si në atë të Malit të Zi që ka zgjedhur integrimin në NATO.

Vuçiç ka shtuar se fqinjët e tyre duhet të heqin dorë nga raketat balistike, ose në të kundërt, Serbia do të duhet të i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Mali i Zi ka marrë vendimin e vet. Ne kemi raporte shumë të mira me Rusinë dhe raporte shumë të mira me Malin e Zi. Ata kanë zgjedhur rrugën e tyre, ndërsa Serbia do ta zgjedh të sajën”,- ka thënë Vuçiç në një intervistë për mediat serbe.

Ai më tutje ka thënë se, me partnerët rus kanë biseduar lidhur me faktin që disa vende fqinje kanë porositur raketa balistike.

“Në atë moment ne kemi thënë, ne kemi tanke dhe kemi me çka të mbrohemi dhe të përgjigjemi, kemi autoblindë dhe artileri tjetër. Nuk brengosemi, por, nuk e di për cilën arsye do të merrte dikush në rajonin tonë raketa balistike.

Besoj se në të ardhmen do të bisedojmë lidhur me atë çështje. Ose ata do të heqin dorë ose edhe ne duhet të gjejmë një përgjigje edhe për këtë”,- ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se, ata gjithmonë do t’i kryejnë shërbimet më të mira Rusisë, ndërsa ka nënvizuar se Serbia është “një shtet i vogël për ta udhëzuar apo orientuar Rusinë në ndonjë çështje”.
Rripi shpëton jetë: 36% më pak të vdekur se parvjet në aksidente

Nga Eduard Zaloshnja

Numri i gjobave për shkeljen e neneve 169 dhe 170 të Kodit Rrugor (mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe i kaskos mbrojtese nga motoçiklistët) pothuaj është dyfishuar në krahasim me parvjet. Konkretisht, sipas buletineve të Policisë së Shtetit, janë vënë 96,800 gjoba për shkeljen e këtyre dy neneve në 11 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me rreth 50 mijë gjoba në të njëjtën periudhë parvjet.

Rezultati? Sistemi AIS të Policisë Rrugore tregon se, në 11 muajt e parë të 2015-ës, ka patur 290 të vdekur në automjete të përfshirë në aksidente rrugore (shoferë, pasagjerë, motoçiklistë), ose 36% më pak se në të njëjtën periudhë parvjet.

Kuptohet që në këtë ulje të ndjeshme mund të kenë ndikuar edhe faktorë të tjerë, si pakësimi i numrit të shoferëve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose me shpejtësi të madhe, si dhe përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore.

Por është e provuar statistikisht në literaturën botërore shkencore se përdorimi i rripit të sigurisë e përgjysmon probabilitetin e vdekjes në një aksident të rëndë.

(Shënim: Edhe numri i këmbësorve/biçiklistëve të vdekur nga aksidentet rrugore është ulur 13% në krahasim me parvjet)

Përdorimi i rripit të sigurisë në automjete dhe i kaskos mbrojtëse nga motoçiklistët nuk ndikon vetëm për uljen e numrit të të vdekurve nga aksidentet rrugore, por edhe në uljen e numrit të sakatuarve prej tyre. Kështu, përdorimi i rripit të sigurisë e ul 30% probabilitetin e plagosjes së rëndë në një aksident serioz. Si rezultat, kur rritet numri i përdoruesve të rripit, ulet numri i plagosjeve të rënda, por nga ana tjejtër, rritet numri i atyre të lehta. (Në një aksident serioz, kush është i lidhur, mund të plagoset lehtë, në vend që të plagoset rëndë apo të vdesë).

Shifrat e 11 mujorit të 2015-ës tregojnë pikërisht një histori të tillë. Numri i njerzve të plagosur rëndë në automjete të përfshira në aksidente rrugore (shoferë, pasagjerë, motoçiklistë) u ul 18% në krahasim me parvjet.

Dhe shumë nga ata që s’u plagosën rëndë apo s’vdiqën falë përdorimit të rripit/kaskos, thjesht mund të jenë plagosur lehtë – numri i të plagosurve lehtë u rrit 16% në krahasim me parvjet.

Video: Kur Enveri dhe Mehmeti vizitonin Moskën më 1957-ën
Në arkivin e famshëm “British Pathé” gjenden shumë video të rralla për Shqipërinë, si martesa e mbretit Zog, pamje nga Lufta e Dytë e Botërore, etj. Në këtë arkiv, gjenden edhe një video kur një delegacion i qeverisë shqiptare vizitoi Moskën në vitin 1957.

Delegacioni i Bashkimit Sovjetik udhëhiqej nga Nikita Hrushov dhe Nikolai Bulganin, ndërsa nga Shqipëria ishin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.



Hermes Nikaj: Më çmend gjoksi i të dashurës, ia shpërblej me seks
I njohur si Zogu i Tiranës, gazetari i “Aldo Morning shoë” e ka mbyllur vitin 2015 me një set fotosh festive, duke pozuar së bashku me të fejuarën e tij, Anxhela. Pasi ka rrëfyer për mediat dashurinë që lindi nga një miqësi, Hermes na tregon më shumë për marrëdhënien e tyre intime dhe kombinimin e tyre si çift në shtrat. Bashkë me setin e fotove të Fjoralba Maliqit, Hermes zbulon ca sekrete nga erotika e lidhjes së tij:

Ke realizuar një set fotografik me motivet e festave së bashku me të fejuarën tënde. E kishe menduar më herët apo ishte një dëshirë e momentit?

Me rastin e festave të fundvitit së bashku me të fejuarën time, Angelën, realizuam një set të ri fotografik që mban vulën e fotografes Fjoralba Maliqi dhe grimin e kuratores së imazhit Frida & Diana Gjermeni. Sigurisht, e kishim menduar më herët për të bërë këto foto, por pse jo edhe një dëshirë për të sjellë për publikun disa fotografi të reja, në një mënyrë të veçantë.



Si po shkon bashkëjetesa juaj?

Bashkëjetesa po shkon shumë mirë. Në fakt, kishim menduar që për Krishtlindjet të pinim edhe kafetë e para, në sensin që familjet tona të takoheshin me njëra-tjetrën, por për arsye se im atë pësoi një aksident, dhe realisht ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, e kemi shtyrë për disa muaj më vonë. Gjithsesi, jemi të lumtur në krahët e njëritjetrit.



Para pak kohësh në “Aldo Morning Shoë” pranë teje ishte edhe Angela. Për shumicën e djemve është e sikletshme të prezantojnë të fejuarat në ekran. Për ty si ishte?

Para disa ditësh, Angela ishte pjesëmarrëse në emisionin e mëngjesit, ku foli për bashkëjetesën, duke dhënë disa detaje dhe ku vërtetoi se ne jemi bashkë kudo. Nuk ishte aspak e sikletshme për ta prezantuar të fejuarën time në ekran, pasi unë flas vazhdimisht për të dhe do doja që publiku të njihej me pamjen e saj.



Një pyetje paksa intime sa përputheni në intimitet pra seksualisht?

Shumë mirë përputhemi. Unë jam shumë i mirë në seks pasi më ndihmon fakti, që dikur jam marrë me balet dhe kjo më favorizon në lëvizjet e trupit në krevat (qesh).



Po Angela si është në shtrat, dhe cila pjesë e trupit të saj të tërheq më shumë?

Angela është fantastike në shtrat dhe përshtatemi shumë. Sa i përket fizikut, gjoksi i saj është super.


Ja dhe 13 arsyet pse duhet të bëni seks me partnerin çdo natë

Ka momente kur jeta bëhet kaq e stresuar aq sa nuk ke më dëshirë të kryesh edhe marrëdhënie seksuale me partnerin. Por studime të ndryshme thonë se duhet çdo natë të kryeni marrëdhënie me partnerin tuaj, për këto arsye:

1 - Ajo përmirëson marrëdhënien në çift

2 - Bëheni më të lidhur brenda intimitetit dhe dhomës tuaj të gjumit.

3 - Mund të shërbejë edhe si palestër në rast se e bëni siç duhet.

4 - Forcon më shumë besim.

5 - Ju lidh më shumë me njëri-tjetrin, pa përdor fjalët.

6 - Sheshon debatet e shumta.

7 - Ju bën më kreativ.

8 - Ju bën më romantik.

9 - Një fjalë… orgazma.

10 - Shton respektin reciprok ndaj njëri-tjetrit.

11 - Përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore.

12 - Ju shpërqëndron nga problemet dhe streset.

13 - Në rast se partneri ndihet i vlerësuar në shtrat, atëherë nuk ju tradhëton me dikë tjetër.

Masakra e Parisit: Terroristët qëlluan 6 herë, Laura flet pas zgjimit nga koma

31-vjeçarja Laura Croix mbrëmjen e 13 nëntorit ishte në teatrin Bataclan të Parisit. Atje ajo u qëllua gjashtë herë në gjoks dhe në bark gjatë atentatit terrorist. Ajo qëndroi dy javë në gjendje kome.

Më pas u rizgjuar dhe tani ka rinisur të flasë. Nëpër gazetat franceze, Laura, që është këngëtare e grupit “The Trap”, është quajtur “mrekullia e Bataclan”.

Në faqen e bandës muzikore në Facebook, shkruhet: “Përshëndetje të gjithëve, Laura është ende në terapi intensive, por ka nisur të flasë. Ajo është e lodhur dhe ka nevojë për shumë pushim.

Keni qenë të shumtë që na keni pyetur se si mund ta ndihmoni. Përveç shpenzimeve që do të paguajë shteti, duhen paguar proteza dhe trajtime të ndryshme.

Kur të dijmë se si duhen përdorur fondet, do të nisim një grumbullim në faqen e grupit. Faleminderit sërish për mbështetjen tuaj”.

Mamaja Danielle ka dhënë lajme shpresdhënëse për të bijën. “Më pyeti a isha mirë dhe se ku ishte babai. M’u desh t’i shpjegoja se ishte në spita”,- tha gruaja për gazetën “La Voix du Nord”.

Babait, kur mësoi se vajza e tij ishte plagosur rëndë në masakrën e Parisit, iu zhvillua ulcera.


Ish-agjenti rus: Avionin në Egjipt e rrëzoi Rusia, urdhëroi Putini

Një ish-agjent i KGB-së ruse, Boris Karpichkov, ka thënë se urdhrin për rrëzimin e avionit nga i cili humbën jetën 224 pasagjerë e ka dhënë Rusia.

Sipas Karpichkov, Putini këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të rifitojë simpatinë e humbur nga populli dhe që të arsyetohet në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë që të godasë edhe caqe të tjera, raportojnë mediat e huaja.

Më tutje, Karpichkov thotë se, bombën në avion e ka vendosur Shërbimi i Inteligjencës ruse, GRU. Kështu që pasi ka ndodhur ngjarja, ai ka fajësuar ISIS-in, në mënyrë që të fitojë “hapësirën” për bombardime dhe të mundësoj trafikimin e armëve ilegale.

Avioni që ishte duke fluturuar nga qyteti Sharm El Sheik, ishte i kompanisë ajrore ruse “Metrojet” dhe ishte rrëzuar vetëm 23 minuta pas fluturimit. Në këtë aksident kishin mbetur të vrarë 224 persona.


Shëngjin: Peshkarexha pëson defekt, mbytet në port

Një anije peshkimi është fundosur në portin e Shëngjinit si pasojë e një defekti teknik, Mësohet se peshkarexha sapo ishte e ankoruar në kalatën e portit.

Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake mësohet se në bordin e saj nuk ishte i pranishëm asnjë person.

Denzel Uashington sot mbush 61 vjeç. Edhe 100 gjigant...

Denzel Uashington, ose me emrin e plotë të Denzel Hayes Uashington Jr., aktor, regjisor dhe producent kinematografik, ka lindur në Mount Vernon, Virgjinia, në 28 dhjetor 1954.

Pas ndarjes së prindërve, në moshën 11-vjeçare ka shkuar dhe ka studiuar në një kolegj dhe më pas është regjistruar në “Fordham University” të Nju Jorkut dhe pikërisht aty i ka lindur edhe pasioni për recitimin që e dërgoi më pas në kinema.

Denzel Uashington është aktualisht një ndër aktorët më të mirë në botë dhe ndër më të vlerësuarit.


Video: Kozmai e pranon: Ngatërrova tekstin e këngës në festival

Ndonëse ka një jetë në skenë, përsëri ai ndihet shumë i emocionuar sa herë këndon përpara publikut të tij. Këngëtari Kozma Dushi ka ngatërruar tekstin e këngës së tij dhe kjo gjë i ka ndodhur sepse është emocionuar.


Ja arsyet se përse “gjyshët”… “vdesin” për femrat e “njoma”
Meshkujt e vjetër i tërheqin femrat e reja për shkak të përmbushjes së nevojës për lidhje.

Mitet për meshkujt e vjetër dhe femrat e reja si çift, të cilët janë së bashku vetëm për shkak të interesit – ai për shkak të tërheqjes seksuale, ajo për shkak të parave dhe sigurisë që i jep mashkulli, gjithnjë e më shpesh janë duke u zhdukur.

Edhe pse definitivisht ka çifte që janë së bashku për këto arsye, çelësi i këtij raporti në fakt fshihet në “rininë” e atyre meshkujve më të vjetër. Kështu nevojat e meshkujve dhe femrave nuk janë të harmonizuara në gjenerata të njëjta, sepse femrat edhe si të reja kanë nevojë të madhe për lidhje, derisa te meshkujt kjo manifestohet në vitet e mëvonshme.

Meshkujt e rinj janë më të fokusuar në punë dhe karrierë, derisa femrat dëshirojnë paralelisht të zhvillojnë edhe martesën dhe familjen. Kur meshkujt e rinj kanë familje jashtëzakonisht rrallë e kanë në rend të parë, para përpjekjes për të pasur sukses në jetë.

Kështu meshkujt më të vjetër dhe femrat e reja në fakt e ndajnë nevojën për lidhje, sepse femrat e vjetra janë të lodhura nga mospërfillja e vetes dhe vënia e nevojave të mashkullit dhe familjes para atyre personale, prandaj më shumë i përkushtohen karrierës.

Prandaj nuk çudisin lidhjet e shumta dhe martesat e meshkujve të vjetër dhe femrave të reja, të cilat në parim janë gati martesat e dyta të meshkujve të cilët vetë atëherë, në moshën e mesme, janë të gatshëm për jetë të vërtetë familjare./Telegrafi/



Ja makina që Hitleri i dhuroi Zogut! Kushton 1 mln euro

Ai mori shumë dhurata për martesë, por kryedhurata mund të kosiderohej ajo e bërë nga kancelari Gjerman, Adolf Hitler, një Mercedez sportiv kabriole i kuq.

Makina mbërriti në Shqipëri me tokë, duke ardhur nga Shkodra. Për prodhimin e saj u deshën thuajse 6 muaj dhe ajo ishte kryevepra inxhinierike e kohës dhe maksimumi i luksit që njihej.

Sipas “Corriere della sera” ekzistonte vetëm një ekzemplar tjetër i këtij modeli, ai i Hitlerit. Në fakt, gazeta italiane gabonte. Mercedez-Benzi që i ishte dorëzuar Mbretit Zog, më 19 prill të 1938-ës, ishte model 540K kabriolet, i njëjtë me atë që Hitleri i kishte dhuruar po atë vit për martesën, Mbretit Faruk të Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit, me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dy dyert.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Zogu e mori atë me vete në Britani. Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën “ENX 957”, por Mbreti doli me të vetëm një herë.

Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai i dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit, ia shiti një personi privat në vitin 1946.

Për herë të fundit figuron pronë e një koleksionisti makinash, që në vitin 1987 e vendosi në një muzeum në Ilinois për 3 vjet. Më pas, u shënua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet më.

Besohet se ajo është pjesë e koleksionit privat të stilistit të njohur Ralph Lauren, por deri më tani ky i fundit as e ka pohuar dhe as e ka mohuar këtë gjë.

Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro! Makina në foto është ajo e Farukut, identike me atë të Zogut. Diferenca e vetme është se e Zogut kishte një të kuqe më të pastër.




Ja 9 fotot më të rralla në histori
Shumë pak nga ju keni hasur në këto fotografi më parë. Ato janë shumë të rralla dhe kanë mbetur në histori.

Por përveç se të rralla, ato kanë edhe rëndësinë e tyre. Shikojeni më poshtë listën e 9 fotografive historike që “lajmi.net” sjell për ju.

1 - Tavolina e Ajnshtajnit e cila është fotografuar vetëm një ditë pas vdekjes së tij

2 - ‘Gadget’, bomba e parë atomike

3 - Qeni i Gjeneralit S.Patton në ditën e vdekjes së tij me 21 dhjetor të vitit 1945

4 - Brenda dhomës së kontrollit të nëndetëses gjermane UB-110 në vitin 1918

5 - Një politikan nga Filipinet i quajtur Reynaldo Dagsa e kishte fotografuar vrasësin e tij…

6 - Ekzekutimi i komunistit gjerman në Munih, 1919

7 - Testimi i një jeleku anti-plumb në vitin 1923

8 - Hebreu i fundit në Vinnitsa, 1941

9 - Puthja 2800 vjeçare
Makabre: I dha gji fëmijës në rrugë, gratë e ISIS vrasin nënën e re

Një nënë e pafajshme e cila po i jepte gji fëmijës së saj nën një pemë është vrarë nga militantë të grupit të ISIS. Ndëshkimin për gruan e ka dhënë grupi i Brigadës “Al-Khansaa” i cili është i përbërë vetëm nga gra dhe ngjarja ndodhi në qytetin e Rakas në Siri.

“Një police e ISIS-it e mori beben dhe ia dha atë një gruaje tjetër, pastaj e vrau nënën”,- u shpreh Aisha një banore e qytetit.

Brigada “Al-Khansaa” përfshin gra nga Afrika e Veriut, Gjiri Arabik, Iraku, Çeçenia dhe Europa Perëndimore.

Mendohet se, motiv për këtë ekzekutim të tmerrshëm ka qenë ekspozimi i gjirit nga gruaja në publik, gjë që nuk lejojet në rregullat e Sheriatit.

29/12/2015.........................
Ditët e urisë dhe një pjatë në vit


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish