Republika e shqiperise gjykata e apelit



Download 98,5 Kb.
Sana23.06.2017
Hajmi98,5 Kb.
#13481


REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE


NR. 4260/1423 REGJ. NR. 1534 VENDIMI

(21258-02860-30-2011)

DT. 11.11.2011 REGJ. DT. 14.06.2012 VENDIMI
V E N D I M

Në emër të Republikës”


Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë prej:

Kryesuese : Edlira PETRI,


Anëtar : Zamir PODA,

Anëtar : Ilir TOSKA,
asistuar nga sekretarja gjyqësore Dhurata Hasa, mori në shqyrtim në Tiranë, në datë 14.06.2012, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, çështjen civile nr. 4260/1423, datë 11.11.2011, që i përket :
PADITËSE : Shoqëria “ALBtelekom” sh.a, përfaqësuar nga Suela Zyberaj dhe Valbona Greva.
TË PADITUR : 1. Nexhmedin Dingo; 2. Leonard Pajolli, në mungesë; 3. Gribos Licaj, në mungesë; 4. Suzana Muho, në mungesë; 5. Hider Lala, në mungesë.
OBJEKTI : - Detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumat, Leonard Pajolli shumën 25933.66 Lekë; Gribos Licaj shumën 25973,8 Lekë; Nexhmedin Dingo shumën 25154.7 lekë; Suzana Muho shumën 25183.67 Lekë; Hider Lala shumën 26641.77 Lekë, si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik fiks.
BAZA LIGJORE : Neni 153 e vijues i Kodit të Procedurës Civile; nenet 419, 690, 698 e vijues të Kodit Civil, Ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Me vendimin nr. 5174, datë 15.06.2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur :


  • Pranimin e kërkesë-padisë.

  • Detyrimin e të paditurit Leonard Pajolli , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25933.66 (njëzet e pesë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e gjashtë )lekë.

  • Detyrimin e të paditurit Gribos Licaj , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25973.8 (njëzet e pesë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre pikë tetë) lekë.

  • Detyrimin e të paditurit Nexhmedin Dingo , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25154.7 (njëzet e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër pikë shtatë) lekë.

  • Detyrimin e të paditurës Suzana Muho , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 25183.67 (njëzetë e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

  • Detyrimin e të paditurit Hider Lala , të përmbushë detyrimin kontraktual të papërmbushur si dhe kamatvonesat në përmbushjen e tij, duke i paguar “Albtelecom” sh.a, në total vlerën 26641.77 (njëzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e një mijë pikë shtatëdhjetë e shtatë ) lekë.

  • Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura.


Kundër vendimit ka bërë ankim vetëm i padituri Nexhmedin Dingo, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe rrëzimin e padisë, duke paraqitur shkaqet e mëposhtme:


  • Më datë 30.04.11, kam shlyer detyrimin tim dhe kam mbyllur kontratën për këtë shërbim me “ALBtelekom” sh.a, në total vlerën 25.154.7 Lekë;

  • Më datë 03.07.2011 jam njohur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet Postës Shqiptare.



GJYKATA E APELIT TIRANE
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Edlira Petri; palën paditëse shoqërinë “ALBtelekom”sh.a, e cila konfirmoi pagesën e detyrimit nga ana e të paditurit dhe hoqi dorë nga e drejta e padisë; si dhe bisedoi çështjen në tërësi

V E R E N

Pranë Gjykatës së Apelit Tiranë është paraqitur ankimi i të paditurit Nexhmedin Dingo, kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është pranuar padia e palës paditëse, shoqëria “ALBtelecom” sh.a., me objekt “Detyrimin e të paditurit të paguajë shumën 25154.7 lekë, si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik fiks”.


Në ankimin e tij, i padituri ka pretenduar se, para përfundimit të gjykimit dhe dhënies së vendimit objekt ankimi, ai i kish përmbushur detyrimet e tij kontraktore, ndaj palës paditëse. Duke qenë se ankimit, i është bashkëlidhur një fotokopje e librezës së telefonit, gjykata e apelit ka kërkuar paraqitjen personalisht të palëve, pasi asnjëra prej tyre nuk është paraqitur në gjykimin në shkallë të dytë.
Me paraqitjen e palëve ndërgjyqëse, përfaqësueset e palës paditëse, kanë konfirmuar pretendimin e të paditurit, Dingo dhe në këto kushte kanë hequr dorë nga e drejta e padisë.
Në nenin 201, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, përcaktohet se :
“Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara Gjykatës së Apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.”
Në zbatim të dispozitës së mësipërme, Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson se në kushtet kur pala paditëse hoqi dorë nga e drejta e padisë, ndaj të paditurit Nexhmedin Dingo, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të prishet e të rrëzohet padia për këtë të paditur.
Për sa i përket disponimit lidhur me të paditurit e tjerë, gjykata e apelit nuk e merr në shqyrtim çështjen, pasi asnjë prej këtyre të fundit, nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit Tiranë, bazuar në nenin 201, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile
VENDOSI :




  • Prishjen e vendimit nr. 5174, datë 15.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të paditurin Nexhmedin Dingo dhe rrëzimin e padisë.



Tiranë, 14.06.2012.

ANËTAR ANËTAR KRYESUESE

Zamir PODA Ilir TOSKA Edlira PETRI

d.v. d.v. d.v.
Vërtetohet njësia me origjinalin

KANCELAR

ALTIN GJANA

Dh.H.


Download 98,5 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish