Projekt I financuar nga be-ja, menaxhuar nga zbe-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi I udhëhequr nga giz international Services



Download 313,87 Kb.
bet1/3
Sana28.06.2017
Hajmi313,87 Kb.
#18987
  1   2   3


beskrivning: beskrivning: eu logo

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services




PËRKRAHJE për KODIN CIVIL DHE

të DREJTAT PRONËSORE
EuropeAid/133833/C/SER/XK
KONTRATA NR. 2014/344-574

__________________________________________________


RAPORTI I GJASHTË I PROGRESIT
QERSHOR 2016

Titulli i projektit: “Përkrahje për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore”

Numri i projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK

Vendi: Kosovo


Kontraktori kryesor: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International Services në konsorcium me KLSC L.L.C dhe B&S Europe

Personi kontaktues: Znj. Elena Fernández Frontán, Drejtore e Projektit

Tel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138; E-mail: elena.fernandez@giz.de
Autoriteti kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Rruga Kosova nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë, Kutia postare 331

Personi kontaktues: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaxhere e Detyrës së Sundimit të Ligjit

Tel: +381 38 5131279; E-mail: burbuqe.kelmendi@eeas.europa.eu


_____________________

(nënshkrimi)


Përfitues: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Qeverisë nr. II (ish “Rilindja”)

Ministria e Drejtësisë, 10000 Prishtinë, Kosovë

Personi kontaktues: Z. Mentor Borovci, Drejtor i Departamentit Ligjor

Tel: +381 38 20018161; E-mail: mentor.borovci@ks-gov.net
_____________________

(nënshkrimi)


Periudha e raportimit: Mars deri në maj 2016
Data e raportit: 31 maj 2016
Autor Raporti: Dr Victor Chimienti, Udhëheqës Ekipi dhe Ekspert i të Drejtës Detyrimore

Tel: +377 45 899144

E-mail: victor.chimienti@giz.de

____________________

(nënshkrimi)

MOHIM PËRGJEGJËSIE
Ky Raport progresi është përgatitur nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit. Gjetjet, konstatimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorit të tij dhe në asnjë mënyrë nuk duhen kuptuar si reflektim i politikave apo mendimeve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.


Pasqyra e përmbajtjes





1.Përmbledhje ekzekutive 9

2.Shkurtesat 20

3.Aktivitetet e kryera gjatë periudhës së raportimit 22

3.1 Komponenta 0 (“Bashkërendimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR 22

3.1.1 Sfondi 22

3.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet 24

3.2 Komponentet 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR 39

3.2.1 Sfondi 39

3.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet 40

4.Të ndryshme 52

5.Lista e Shtojcave 53




  1. Përmbledhje ekzekutive

Projekti “Përkrahje për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore” (më tutje në tekst: Projekti) ka filluar më 1 korrik 2014. Raporti Fillestar është miratuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBE) më 28 gusht 2014, si dhe pranuar nga mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit (KDP) më 10 shtator 2014. Një organizim fillestar i promovimit u bë më 9 tetor 2014. Raporti i parë i progresit është dorëzuar më 31 janar 2015, si dhe aprovuar nga KDP-ja më 12 shkurt 2015. Raporti i dytë i progresit u dorëzua më 30 prill 2015, si dhe u miratua nga KDP-ja më 26 maj 2015. Raporti i tretë i progresit u dorëzua më 31 gusht 2015 si dhe u miratua nga KDP-ja më 15 shtator 2015. Raporti i katërt i progresit u dorëzua më 30 nëntor 2015 si dhe u miratua nga KDP-ja më 11 dhjetor 2015. Raporti i pestë i progresit u dorëzua më 29 shkurt 2016 si dhe u miratua «në parim» më 23 mars 2016, në pritje të sigurimit të përkthimit në gjuhën shqipe nga Projekti në rastin më të hershëm1. Përkthimi i raportit u dorëzua në KDP më 11 maj 2016. Më 25 maj, MD konfirmoi me email që raporti ishte miratuar përfundimisht. Ky raport i gjashtë i progresit mbulon periudhën nga 1 marsi deri më 31 maj 2016 (më tutje në tekst: Periudha e raportimit). Gjatë periudhës së raportimit, Projekti ka ndërmarrë veprimet vijuese dhe ka përmbushur rezultatet si në vijim:




I. Komponenta 0, TeR: “Bashkërendimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”

Përpjekjet me qëllim të sigurimit të bashkërendimit të afërt me projekte tjera, si dhe veçanërisht me Programin e USAID-it për të Drejta Pronësore (PRP), kanë vazhduar gjatë gjithë periudhës së raportimit.


Takimet bashkërenduese ndërmjet Projektit dhe PRP-së janë mbajtur më 2 mars 2016, 6 prill 2016 dhe 10 maj 2016. Si rezultat i konsultimeve të afërta ndërmjet dy projekteve, Grupi Themelor Teknik (CTG), me ndihmën e PRP-së dhe CCPR-së, është në fazën përfundimtare të finalizimit të pesë Koncept-Dokumenteve tematike, të cilat do të shërbejnë së bashku si bazë për hartimin e Strategjisë Shtetërore për të Drejtat Pronësore. Projekti është siguruar që rezultatet dhe komentet e dhëna të merren parasysh e të reflektohen në Koncept-Dokumente. Faza vijuese nënkupton hartimin e vetë dokumentit të strategjisë si dhe planin përcjellës të veprimit. Strategjia pritet të finalizohet në shtator të vitit 2016, e shpejt pas kësaj, të dorëzohet edhe tek Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Bruksel.
Sa i përket bashkërendimit me projekte tjera përveç PRP-së, ekipi i projektit ka pasur disa takime gjatë periudhës së implementimit. Më 8 prill 2016, është mbajtur një takim me Projektin e GIZ-it për Implementimin e Bazelit (Projekti i Financimit të Banimit). Qëllimi i këtij takimi ishte ndërlidhja me Projektin si dhe diskutimi i sinergjive të mundshme në fushën e hipotekave. Të dy projektet u pajtuan të këmbenin dokumentet e gjetjet. Pas takimit, Projekti pranoi draftin e «Rregullores për Kredidhënien Banesore me hipotekë», prodhuar nga Projekti i GIZ-it për Implementimin e Bazelit, si dhe ofroi komente me shkrim në lidhje me definicionin e «pronës së paluajtshme», institutin e «pengut» si dhe konceptin e «Marrëveshjes së Hipotekës».
Më 21 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë CTW për finalizimin e Strategjisë Shtetërore për të Drejtat Pronësore, mundësuar nga PRP. Punëtoria ofroi mundësinë e prezantimit të qasjes së Projektit në lidhje me kodifikimin e të drejtës pronësore brenda Kodit Civil, duke përfshirë nevojën për adresimin e çështjes së transformimit të të drejtës së shfrytëzimit të pronës shoqërore (në pronë ose private, komunale ose publike), përmes ligjeve të veçanta. Çështja u diskutua dhe u qartësua më tutje gjatë dhe pas takimit koordinues CCPR-PRP që u mbajt më 10 maj 2016.
Më 10 maj 2016, projekti u takua me Z. Destan Bujupaj, Zyrtar i Përmbarimit Civil. Takimi u mundësua nga një ekspert rekrutuar nga Projekti. Qëllimi i takimit ishte të diskutoheshin, derisa hartohej Libri për Pronën në Kodin Civil, çështje të posaçme në lidhje me përmbarimin e hipotekave dhe pengjeve me një praktikues lokal tejet të specializuar. Gjatë takimit, u adresuan një numër çështjesh për të siguruar harmonizim më të mirë ndërmjet Ligjit ekzistues për Pronën dhe të Drejtat tjera sendore (LPDS) si dhe Ligjit për Përmbarimin Civil, i cili është aktualisht në rishikim me përkrahjen e USAID-it. Si rezultat i diskutimit të frytshëm, disa nene në lidhje me agjentët, afatet dhe publikimet janë hequr nga Libri i Pronës në Projekt-Kodin Civil.
Më 17 dhe 19 maj 2016, Projekti pati takime me ekspertë nga Banka Botërore, duke përfshirë Z. Peter Laarakker, jurist nga Agjencia Kadastrale Holandeze, aktualisht duke punuar si Ekspert Ligjor për Projektin e Bankës Botërore për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme. Hartimi i ligjit për regjistrin e pronave të paluajtshme – i cili në një vend do të rregullonte regjistrin e pronës së paluajtshme, regjistrimin në kadastër dhe regjistrimin e hipotekave – është ende në fazë tejet të hershme. Megjithatë, është e qartë që nuk do të ketë konflikte mes Kodit të ardhshëm civil dhe Ligjit të ri për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, duke marrë parasysh që Kodi Civil nuk do të hyjë në ato fusha.
Më 22 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë “Strategjia Nacionale për të Drejtat Pronësore», mbajtur nga CTG si dhe mundësuar nga PRP, si pjesë e Shtyllës 5 (“Garantimi dhe zbatimi i të drejtave pronësore të gruas») të Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore, duke fituar kështu një mundësi tjetër për të prezantuar publikisht qasjen e Projektit në lidhje me heqjen dorë nga trashëgimia dhe regjimin e ri të pronës martesore të vënë në fuqi me lgijin e rishikuar për Familjen.
Më 29 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë për Projektligjin për të Drejtën Private Ndërkombëtare në Kosovë. Ky ligj ka disa pika ku prek në Projekt-Kodin Civil, si dhe do të ketë nevojë të bashkërendohet tutje me Kodin e ri Civil. Projekti theksoi rëndësinë e kodifikimit të një pjese të posaçme për të drejtën private ndërkombëtare, sidomos në kuptimin e fakteve që ekzistojnë dispozita në ligjet ekzistuese të familjes dhe trashëgimisë që qartësisht nuk janë pjesë e Kodit Civil. Këto dispozita do të duheshin hequr nga ai, si dhe të barteshin tek një ligj i posaçëm për të drejtën private ndërkombëtare.
Më 26 maj 2016, Projekti ndoqi Konferencën Finale të Projektit të financuar nga BE-ja (Hulumtimi dhe monitorimi i institucioneve publike në lidhje me zbatimin e Ligjit të Familjes” (NORMA/”Zensko Pravo”). Në këtë rast, Projekti pati mundësinë të paraqiste fushëveprimin dhe qëllimet e tërësisë së re të dispozitave në ligjin për familjen, të rikodifikuara brenda Kodit Civil, të cilat janë qenësore për realizimin e të drejtave të grave në Kosovë, duke përfshirë masat mbrojtëse të vendosura në regjimin e ri të pronës martesore ndërmjet bashkëshortëve dhe bashkëjetuesve, konceptin e qartë të «amësisë» që nuk lejon dhurimin e vezës dhe prindërimin surrogat (përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj të posaçëm), si dhe konceptin e rishikuar të «familjes së gjerë» në bazë të marrëdhënies kontraktuale ndërmjet anëtarëve të familjes. U theksua gjithashtu edhe nevoja për promovimin e rregullave të avancuara të procedurës në lidhje me çështjet familjare, brenda një ligji gjithëpërfshirës dhe të posaçëm procedural për familjen (ose përmes reformës së kodit ekzistues të procedurës civile, si Ligji për Procedurën Kontestimore).


II. Komponenta 1, TeR: “Të drejtat pronësore” si dhe Komponenta 2, TeR: “Kodi Civil”

Gjatë Periudhës së Raportimit, janë implementuar Aktivitetet 2.92/1.93 të TeR (respektivisht Aktivitetet B.9/C.9, Raporti Fillestar). Në veçanti, në bazë të rezultateve të aktiviteteve të mëparshme – sidomos Planit të Përgjithshëm për Kodin Civil – ekipi i projektit ka hartuar draftin e parë të Kodit Civil me ndihmën e një ekipi prej 18 EJK-ve të specializuar ndërkombëtarë e vendorë (miratuar nga ZBE-ja me UA nr. 19 të 7 marsit).


Struktura e Projekt-Kodit Civil është si vijon:

  • Libri Dy: Detyrimet

  • Libri Tre: Prona

  • Libri Katër: Familja

  • Libri Pesë: Trashëgimia

Struktura dhe përmbajtja e secilit Libër janë bazuar, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime e plotësime, tek struktura dhe përmbajtja e ligjeve të integruara brenda Kodit Civil. Kjo do të thotë që, për aq sa ka qenë e mundur, legjislacioni ekzistues është ruajtur, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime për të përmirësuar ligjet e tilla, duke hequr mospërputhjet, mangësitë dhe mungesat tjera, si dhe për përafrim me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira evropiane. Ndryshimet substanciale në ligjet ekzistuese janë: a) ndryshime strukturore; b) ndryshimi apo shfuqizimi i një neni apo një tërësie nenesh ekzistuese; si dhe c) shtimi i një neni apo një tërësie nenesh të reja (p.sh. dispozitat që transponojnë standardet juridike evropiane).
Edhe pse është bërë një punë e konsiderueshme në kodifikimin e Kodit të ardhshëm Civil, procesi i hartimit do të ketë nevojë të vazhdojë me një projekt vijues «Kodi Civil – Faza II», i cili është aktualisht në fazën e tenderimit, për të adresuar të gjitha ato çështje të cilat për shkak të periudhës së kufizuar kohore të Projektit nuk janë trajtuar. Librat e ndryshëm të Kodit Civil mund të kenë nevojë për elaborim të mëtutjeshëm për të siguruar koherencë të përgjithshme konceptuale e sistematike. Finalizimi i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil gjithashtu duhet të bëhet gjatë Fazës II të projektit. Paralelisht, të gjithë librat që përbëjnë Kodin Civil duhen përputhur e elaboruar sipas Pjesës së Përgjithshme. Dispozitat kalimtare të Kodit Civil (aktualisht të përfshira në secilin prej katër librave të hartuar) gjithashtu kanë nevojë të finalizohen. Sigurisht, procesi i hartimit duhet të ketë parasysh rezultatet e një procesi të gjerë konsultimesh, i cili gjithsesi duhet të angazhojë së pari praktikuesit e të drejtës dhe shoqërinë civile.
Pa marrë parasysh faktin që Aktiviteti 1.9 TeR (pra hartimi i legjislacionit pronësor) është implementuar tashmë në kuadër të zbatimit të Aktivitetit 2.9 TeR (hartimi i Kodit Civil) për shkak të inkorporimit të të drejtës pronësore (private) brenda Kodit Civil, Projekti ka prodhuar si aktivitet shtesë një Raport mbi Qasjen e Shtetasve të huaj në Pronën e Paluajtshme, si pjesë e Aktivitetit 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti Fillestar). Pas një shqyrtimi të standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së (Pjesa 1), raporti thekson dispozitat përkatëse bilaterale në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës (Pjesa 2). Pjesa 3 e raportit përshkruan legjislacionin vendor në fuqi në lidhje me të drejtat e të huajve në lidhje me pronën e paluajtshme. Përfundimisht, Pjesa 4 rekomandon një qasje «dydrejtimëshe» në zgjidhjen e çështjes, e cila përbëhet nga: (A) futja e një neni ad-hoc në projekt-Kodin Civil, si dhe (B) një Projektligj për Kushtet e Përvetësimit të Pronës së Paluajtshme nga Personat Fizikë dhe Juridikë të Huaj.
Për më tepër, gjatë Periudhës së Implementimit, Projekti ka implementuar Aktivitetin 2.10 TeR (Aktiviteti B.10, Raporti Fillestar): “Organizimi i vizitës studimore në një Zyrë Ligjore të MD-së në një shtet të Bashkimit Evropian apo vendi fqinj». Vizita studimore është bërë në Gjermani, nga 17 deri më 21 prill 2016. Qëllimi kryesor i vizitës ishte ekspozimi i ekspertëve vendorë të ligjit dhe politikave që punojnë në MD dhe Komisionit të Kodit Civil ndaj praktikave të mira evropiane në fushën e hartimit të ligjeve në lidhje me të drejtën private.


III. Të tjera

Gjatë Periudhës së Implementimit, ekipi i projektit është takuar me ekspertët e angazhuar nga ZBE-ja për të kryer një vlerësim të Projektit (më tutje në tekst: «Vlerësuesit»). Një takim paraprak me Vlerësuesit u mbajt nga ekipi i EK-ve më 12, si dhe pasuesi më 15 prill 2016. Ekipi i EK-ve gjithashtu ka marrë pjesë në Punëtorin e Vërtetimit të Vlerësimit më 27 prill, ku UE bëri një prezantim në lidhje me projektin. Drafti i parë i Vlerësimit u pranua më 12 maj, ndërsa komentet u dorëzuan me kohë më 24 maj 2016.


Pasi që ekipi i projektit ka vërejtur jo vetëm cilësinë e dobët të përkthimit ekzistues nga anglishtja në shqip të ligjeve që janë përdorur si bazë për kodifikimin e Kodit Civil, por edhe mungesën e përputhjes brenda teksteve të njëjta në shqip, është marrë vendim që të rekrutohen ekspertë me njohuri edhe gjuhësore edhe juridike për të siguruar cilësi të mirë të produktit, duke përmirësuar konsistencën gjuhësore dhe terminologjinë e projekt-Kodit Civil. Kërkesa për miratimin e pesë EJK-ve është dorëzuar më 23 maj 2016, si dhe është miratuar nga ZBE-ja me UA Nr. 23 të 30 majit 2016. Këta ekspertë shtesë do të kontribuojnë në implementimin e Aktivitetit B.9 duke lekturuar dhe redaktuar katër librat e Kodit Civil për të siguruar konsistencën në gjuhë e terminologji.



Download 313,87 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
  1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish