Vilhelm Bush Jezusi fati ynë



Download 1,44 Mb.
bet24/24
Sana11.02.2017
Hajmi1,44 Mb.
#2316
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   24

JEZUSI fati ynë


kanë hedhur aq shumë gjatë jetës sime sa që tani besoj vetëm atë që shoh me sy." Duke u kthyer nga të tjerët Thomai deklaroi, Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj. Dishepujt u përpoqën ta bindnin sa u vajti goja te veshi, por Thomai vazhdonte të përsëriste, "Nuk e besoj."

Pas tetë ditësh, Thomai ishte me miqtë e tij kur papritur u shfaq Jezusi dhe tha, Paqja me ju! Pastaj duke u kthyer nga Thomai i tha, Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues! Dyshuesi i shkretë ra rëndshëm në gjunjë dhe thirri, Zotiim dhe Perëndia im!

Ndoshta tani ju e keni kuptuar pse unë deklaroj se ecja me Perëndinë nuk është as iluzion dhe as produkt i imagjinatës. Perëndia nuk është një kon-cept i paqartë, siç e imagjinojnë ndonjëherë njerë-zit. "Duhet të ketë një Perëndi diku, por askush nuk e di me siguri se si është ai," thonë ata. Jo, kjo nuk është e drejtë. Mundësia e ecjes me Perëndinë është rezultat direkt i ardhjes së Birit të Perëndisë në këtë botë, dhe i vdekjes dhe i ringjalljes së tij për ne. Prandaj ne mund të kemi një njohuri të qartë dhe të besueshme për Perëndinë.

Tani po vij te pyetja e dytë:




2. Çfarë duhet të bëj unë që të eci me Perëndinë?


Sa herë kam dëgjuar këtë vërejtje: "Pastor Bush, ti ke diçka që ne nuk e kemi!" Unë jam përgjigjur, "Mos fol gjepura të tilla. Edhe ti mund ta kesh. Jezusi është edhe për ty." Atëherë njerëzit zakonisht bëjnë këtë pyetje: "Ç'duhet të bëj që të eci me Perëndinë?" Bibla jep një përgjigje shumë të qartë, me një fjali: Beso në Zotin Jezu Krisht.

Ç'FARE ËSHTË KUPTIMII JETËS ME PERËNDINË?




313


Por para se të përpiqem t'ju bind që të besoni, para së gjithash duhet t'ju shpjegoj kuptimin e fjalës "besoj"; sepse shumë njerëz kanë një mendim krejt të gabuar në lidhje me atë se çfarë është besimi. Në qoftë se keni një orë dore, mund ta shikoni atë dhe të thoni, "E di që ora është saktësisht shtatë e njëzetë." Por në qoftë se nuk keni orë, duhet të jeni të kënaqur me thënien, "Besoj se ora është shtatë e njëzetë." Është shumë i përhapur mendimi se besimi është një lloj njohurie e paqartë dhe e pasigurt. Sidoqoftë, në këtë varg të . Biblës - Beso nëZotin Jezu Krisht- fjala "besoj" ka një kuptim krejt tjetër. Ç'do të thotë kjo? Po përpiqem ta bëj të qartë me anë të anekdotës së mëposhtme.

Sapo kisha mbaruar disa ditë seminaresh në Oslo, kryeqytet i Norvegjisë. Kisha planifikuar që të shkoja në shtëpi të shtunën në mëngjes, sepse një ditë më pas kisha për të folur në një miting të madh në Vupertal. Nga çasti që shkela në aeroportin e Oslos, gjërat filluan të shkonin keq. Së pari njoftuan se avioni im do të vonohej një orë për shkak të mjegullës. Më në fund aeroplani u nis për në Kopenhagen ku duhej të bënim një koordinim. Ishim duke fluturuar mbi kryeqytetin danez kur kapiteni papritur ndryshoi kursin dhe u drejtua për në Suedi. Ai na shpjegoi me anë të altoparlantëve se do të ishte e pamundur që të zbrisnim në Kopenhagen për shkak të mjegullës së dendur që mbulonte rajonin. Për këtë arsye ne ishim në rrugën për Malmo. Vendi i fundit që doja të shkoja ishte Malmo në Suedi. M'u desh të shkoja në Dyseldorf dhe prej atje në Vupertal ku isha planifikuar të flisja ditën tjetër!

Me kalimin e kohës u ulëm në aeroportin e Malmos, ku pamë që ziente nga njerëzit. Meqë ishte i vetmi aeroport në rajon që nuk ishte zënë nga mjegulla, kishte një vërshim të vazhdueshëm të aeroplanëve që vinin. Lehtësirat

314


JEZUSI fati ynë


aeroportuale në Malmo ishin modeste, dhe nuk kishte asnjë ndenjëse të lirë në të gjithë atë vend. Unë isha njohur me një biznesmen austriak. Po pyesnim veten se ç'do të ndodhte. "Me sa dimë, nesër në mëngjes mund të jemi akoma këtu duke qëndruar më këmbë. Do të përfundojmë që të mos rrimë dot në këmbë!" Të gjithë ankoheshin, turfullonin dhe rënkonin si gjithmonë në rrethana të tilla. Papritur nga altoparlanti erdhi një zë që njoftonte, "Pas pak minutash, do të ngrihet një avion me drejtim për në jug. Nuk e dimë nëse avioni do të ulet në Hamburg, Dyseldorf apo Frankfurt. Udhëtarët për në Gjermani mund të vazhdojnë për te dera e avionit." Ne nuk dinim ç'të bënim. Një grua afër nesh thirri, "Nuk do të më bëni kurrë që të hipi në atë avion. Është me shumë rrezik." "Zonjë," u përgjigja unë, "askush nuk po të detyron të hipësh në atë avion. Mund të rrish fare mirë këtu." Pastaj, miku irn austriak dha mendimin e tij, "Një fluturim në mjegull të dendur nuk është zgjidhje ideale, veçanërisht në qoftë se ata nuk e dinë se ku do të ulen." Pikërisht atëherë pashë pilotin e fluturimit të saponjoftuar që po kalonte aty ater. Më bëri përshtypje shprehja serioze, dhe e vendosur në fytyrën e tij. Ishte e qartë që ai nuk po e merrte situatën lehtë por po vepronte me përgjegjësi. Përshtypjen time e ndava me mikun tim austriak, duke i thënë, "Ai pilot e ka mendjen top. Mund të kemi besim tek ai." Pastaj shtova, "Eja të hipim." Kështu hipëm në aeroplan. Që nga çasti që dera e kabinës u mbyll ne e dinim se jeta jonë ishte në duart e atij njeriu. Por ne kishim mirëbesim tek ai. Unë e kisha vënë jetën time në duart e tij.

Ky është kuptimi i tjalës "besoj": ajo do të thotë "të kesh mirëbesim te dikush".

Ç'duhet të bëj unë që të eci me Perëndinë? Beso në Zotin Jezus. Me fjalë të tjera: hip në aeroplan me Jezusin! Në atë rast, ndërsa po hipnim në aeroplan, pata përshtypjen se miku



315


ÇTARE ËSIITË KUPTIMI I JETËS ME PF.RËNDINË?


im austriak do lc kishte dashur ta kishte një këmbë në tokë dhc tjetrën në aeroplan. Por kjo ishte e pamundur! Çështja ishte ose të mos hipje ose ta vije gjithë jetën në duart e pilotit.

Ëshlë tamam e njëjta gjë kur bëhet ljalë për Jezusin.

Nuk mundeni që me një këmbë të jetoni pa të dhe me tjetrën "të hipni në aeroplan" me të. Kjo thjesht nuk do të japë rezultat! 'i'ë besosh në Zotin Jezu Krisht, të ecësh me Perëndinë, kërkon një dorëzim të plotë të jetës suaj:

Merre jetën time dhe le të jetë E gjitha vetëm për Ty, përjetë.




Nga ana tjetër, kush më mirë se Biri i Perëndisë mund të gjcndct për t'i besuar? Asnjë njeri në botë nuk ka bërë ndonjëherë kaq shumë për mua se sa Jezusi. Ai më deshi aq shumë sa dha jetën për mua. Edhe për ju. Askush nuk na ka dashur ndonjëherë si Jezusi. Ai vdiq për ne por u ngrit përsëri nga të vdekurit. Kështu pse të mos ia besojmë jetën tonë atij që triumfoi mbi vdckjen? Do të ishte budallallëk që të mos e bënint lcëtë.

Që nga çasti që i dorëzohemi Jezusit, ne fillojmë të ecim me Perëndinë.

Poju? Doni fia besoni jetën Jezusit, doni të "hipni në aeroplan" me të, ta vini jetën tuaj në duart e tij? Po ta bëni i thoni atij për këtë, ju lutem shumë. Ai është pikërisht aty pranë jush. Ai ju dëgjon. I thoni atij: "Zoti Jezus, tani tajap ty jetën time. Merre."

Ditën që i dhashë fund jetës sime të mosbesimit dhe mëkatit - ditën e konvertimit tim - u luta kështu: "Zoti Jezus tani ta jap ty jetën time. Nuk mund të bëj asnjë premtim për t'u përmirësuar. Ti duhet të më japësh një zemër të re për këtë! Kam një karakter me të vërtetë të keq; sidoqoftë, unë vij te ti kështu siç jam. Zot, bëj diçka të dobishme nga jeta





316


JEZUSI fati ynë


ime." Ndodhi në këtë çast që unë "hipa në aeroplan" me Jezusin - me të dyja këmbët - dhe ia besova atij drejtimin e jetës sime.

Në qoftë se duam të përparojmë në ecjen tonë me Perëndinë, ç'duhet të bëjmë? Shumë herë e kam përsëritur se tri gjëra janë absolutisht thelbësore: studimi i Fjalës së Perëndisë, lutja, dhe bashkësia me besimtarët e tjerë.

Askush nuk mund të ecë me Perëndinë në qoftë se nuk ka bashkësi me të. Prandaj ju duhet të merrni një Bibël ose një Dhiatë të Re, dhe të lini mënjanë pesëmbëdhjetë minuta çdo ditë për leximin dhe studimin e një pjese të saj. Për momentin, thjesht lini mënjanë atë që nuk e kuptoni. Ndërsa përparoni në lexim, teksti do të bëhet më i qartë dhe mrekullitë c Perëndisë do të zbulohen para syve tuaj. Sa shpesh mbytet zemra ime prej gëzimit nga mendimi se i përkas këtij Shpëtimtari të mrekullueshëm dhe që kam privilegjin fua shpall të tjerëve!

Kërkesa e parë për rritjen e krishterë është studimi i Fjalës së Perëndisë; e dyta është lutja. Jezusi ju dëgjon. S'keni pse të mbani një ijalim të madh. Nëse jeni grua shtëpiake, mjafton të thoni, "Zoti Jezus, sot çdo gjë po shkon keq. Im shoq është me humor të keq, femijët nuk më dëgjojnë, është dita që kam për të larë dhe nuk kam as aq para sa duhet për të paguar qiranë. Zoti Jezus, t’i sjell ty të gjitha këto shqetësime dhe i lë ato para këmbëve të tua. Më ndihmo të jem megjithatë e gëzuar duke jetuar afër teje. Më ndihmo t'ia dal mbanë. Faleminderit Zoti Jezus sepse unë mund të të besoj ty plotësisht."

A e shihni se ku po përpiqem të dal? Ne mund t'i themi Jezusit çdo gjë që kemi në mendje - absolutisht çdo gjë. Gjithashtu mund të bëni këtë kërkesë: "Zoti Jezus, më ndihmo të arrij të të njoh më mirë ty dhe të ta jap jetën time më plotësisht."

Ç'FARE ËSFITË KUPTIMIIJETËS ME PERËNDINË?




317


Kërkesa e tretë për rritjen e krishterë është bashkësia me të krishterët e tjerë, me burra dhe gra që, ashtu si ju, duan të ecin me Perëndinë. Dikush më tha kohët e fundit, "Unë dua të besoj por nuk po bëj ndonjë përparim." Iu përgjigja, "Ajo që të nevojitet është bashkësia me të krishterët." "Por," kundërshtoi ai, "unë nuk shkoj mirë me ata njerëz." "Në këtë rast," ia ktheva, "nuk ke se ç’të bësh. Por nëse shpreson të jetosh me ta në parajsë një ditë, mund të ishte gjë e mirë të filloje ta praktikosh që tani! Perëndia nuk mund t’i presë njerëzit vetëm për të t'u përshtatur ty!"

Kur isha adoleshent i ri, njoha drejtorin e një banke në Frankfurt. lshte një burrë i moshuar dhe shumë shpesh më fliste për rininë e tij. Pasi kishte mbaruar gjimnazin, i ati i tha një ditë, "Bir, këtu ke kaq e kaq para. Po të lejoj të shkosh jashtë shtetit dhe t'i shëtisësh të gjitha kryeqytetet e Evropës." Ç'lumturi e papritur për një djalosh të ri tetëmbë-dhjetë vjeçar që sapo kishte mbaruar shkollën!

Ja historia që më tregoi bankieri plak: "Isha thellësisht i vetëdijshëm se sa e lehtë do të ishte për mua të bija në mëkat dhe turp në ato qytete të mëdha. Unë isha i vendosur të ndiqja Jezusin. Kështu futa Dhiatën e Re në valixhe, dhe çdo ditë, kudo që të isha, para se të largohesha nga dhoma e hotelit, kaloja një kohë të qetë. Lexoja Biblën dhe kaloja një çast në lutje. Pastaj kudo që isha, përpiqesha të zbuloja të krishterë të tjerë. Takova të krishterë në Lisbonë, Madrid, Londër.... Qyteti ku pata më shumë vështirësi për të gjetur të krishterë ishte Parisi. Pyeta andej-këndej nëse kishte ndonjë dishepull të Jezu Krishtit. Më në fund pas një kohe të gjatë dikush më tregoi një farë këpucari, duke më thënë, 'Edhe ai njeri e lexon Biblën.'" Shpejt i riu i shquar mund të shihej duke ecur poshtë shkallëve që të çonin në dyqanin e këpucarit. Me të hyrë në dyqan, e pyeti këpucarin, "E njeh Jezusin?" Duke u



318


JEZUSI fati ynë


përgjigjur sytë e burrit filluan të shkëlqejnë. Kështu i riu i bëri atij këtë sugjerim: "Në qoftë se je dakord, unë do të vij çdo mëngjes të lutem me ty." Të kishe bashkësi me të krishterët e tjerë ishte me rëndësi shumë të madhe për të.

Dhe tani vij në çështjen kryesore:



  1. Cila është dobia e ecjes me Perëndinë?

Në qoltë se do të dëshiroja të përshkruaja të gjitha përfitimet që vijnë nga jeta në bashkësi me Jezusin, do të isha këtu deri në mbarim të botës dhe as atëherë kjo temë nuk do të ishte sosur.

Nuk do ta harroj kurrë atë që më tha im at pikërisht para se të vdiste në moshën pesëdhjetë e tre vjeçare. Këto ishin disa nga fjalët e tij: "Vilhelm, dua që t'u thuash të gjithë miqve dhe të njohurve të mi se sa të lumtur më bëri Jezusi gjatë gjithë jetës e madje dhe tani në orën e vdekjes sime." Kur një njeri është në prag të vdekjes, ai nuk përpiqet më të tregohet i patrembur, ai nuk e humb kohën me biseda të kota. Dhe në qoftë se, në agoninë e tij, ai ende thotë se ka njohur lumturi të vërtetë në Jezusin, kjo na prek deri në zemër; më besoni. Në një kohë të tillë, askush nuk mund të mos mendojë, "Po unë? Si do të reagoj unë kur të më vijë ora?"

Në fillimet e shërbesës sime, qeshë dëshmitar i një skene të jashtëzalconshme në një rajon të Luginës së Rurit. Ishte rreth vitit 1925. U organizua një takim i madh gjatë të cilit një njeri shumë i ditur mbajti një fjalim prej dy orësh për të provuar mosekzistencën e Perëndisë. Ai kishte bërë një shfaqje të madhe të të gjitha atyre që lcishte mësuar. Salla ishte plot me njerëz dhe atmosfera e mbushur me tym duhani. Duartrokitjet shpërthyen në të gjitha drejtimet. "Urra! Nuk lca Perëndi. Mund të bëjmë ç'të duam." Kur folësi u ul, kryetari u ngrit në lcëmbë dhe tha, "Debati është i hapur. Ata që kanë

Ç'FARE ËSHTË KUPTIMI I JETËS ME PERËNDINË?




319


ndonjë fjalë për të thënë mund të ngjiten në podium."

Askush, sigurisht nuk kishte kurajë të ngrihej. Të gjithë ndoshta mendonin, "Kush mund ta kundërshtojë këtë njeri kaq të shkolluar?" Pa dyshim kishte shumë njerëz që nuk ishin dakord me folësin, por askush nuk dukej se ishte aq i guximshëm sa të ngjitej në podium dhe të tregonte papajtueshmërinë e tij para një turme prej një mijë vetash. Pastaj një zë gruaje u ngrit nga fundi i sallës. Ishte zëri i një gjysheje plakë, një nga ato gratë e Prusisë Lindore me kapelë -të zezë në kokë që shihen shpesh në Luginën e Rurit.

Kryetari e pyeti, "Do të thuash diçka, gjyshe?" "Po, do të dëshiroja të thosha disa fjalë." "Në rregull," u përgjigj ai. "Eja këtu lart në podium të lutem." Ajo u përgjigj, "Mos u shqetëso! Po vij!"

Zonja plakë e bëri rrugën për në krye me një hap të vendosur. Ajo u ngjit në podium dhe qëndroi prapa katedrës së folësit. Dhe ja se ç’tha ajo: "Zotëri, ti na ke folur për dy orë për ateizmin tënd. Më lejoni, për pesë minuta, të them pak ijalë për besimin tim! Do të dëshiroja të ndaj me ju gjithçka që Zoti im, Ati im qiellor, ka bërë për mua. Pak vjet pas martesës sonë, im shoq u bë viktimë e një aksidenti në minierë. E sollën në shtëpi - të vdekur! Papritur u gjenda e vetmuar rne tre fëmijë të vegjël. Në atë kohë zor se kishte ndonjë sigurim shoqëror. Mund të kisha rënë në dëshpërim kur pashë trupin e pajetë të tim shoqi. Por Perëndia ndërhyri. Ai më ngushëlloi si askush tjetër. Ato që më thoshin njerëzit më hynin nga një vesh dhe më dilnin nga tjetri. Por Perëndia i gjallë dinte si të më ngushëllonte. Unë i thashë atij, ’Zot, ti ke për t'u bërë ati i fëmijëve të mi që tani e tutje.' (Ishte prekëse të dëgjoje mënyrën se si e tregoi historinë e saj plaka.)

Shumë shpesh, unë nuk do të kisha asnjë ide në mbrëmje se ku do të shkoja t'i gjeja paratë për të ushqyer femijët ditën

320


JEZUSI fati ynë


tjetër. Kështu flisja me Perëndinë tim për këtë. 'Zot, ti di gjithçka për mjerimin tim. Më ndihmo të lutem!'"

Duke u kthyer nga folësi, ajo tha, "Ai kurrë nuk më ka braktisur. Jo, kurrë! Rruga ndonjëherë ishte shumë e errët, por ai nuk më zhgënjeu kurrë ndonjëherë. Dhe Perëndia bëri shumë më tepër se kaq për mua. Ai dërgoi Birin e tij, Zotin Jezu Krisht, në botë. Ai vdiq për mua dhe u ngrit përsëri nga të vdekurit për mua; dhe me gjakun e tij ai m'i ka larë të gjitha mëkatet. Tani unë jam plakë dhe shpejt do të vdes. Por, e dini, Perëndia më ka dhënë sigurinë e jetës së përjetshme. Dhe e di pa asnjë fije dyshimi se kur t'i mbyll sytë këtu poshtë, do të zgjohem atje në parajsë. Dhe e gjitha kjo sepse unë i takoj Jezu Krishtit. Ky është vetëm një tregim i shkurtër për atë që ka bërë Perëndia për mua.

Tani do t'ju bëj një pyetje ju. Pa na thoni, Zotëri, çfarë ka bërë ateizmi juaj për ju?"

Folësi u ngrit, i ra lehtë në sup plakës dhe u përgjigj,

"Larg qoftë që unë të mendoj të shkatërroj besimin e kësaj gjysheje trime. Feja ka dobinë e saj për të moshuarit."

Duhet ta kishit parë reagimin e plakës! Duke ua përshtatur veprimet ijalëve të saj, ajo thirri, "Jo, jo, një mijë herë jo! Le të kapemi pas fakteve. Të bëra një pyetje të saktë dhe kërkoj _ një përgjigje të saktë. Të tregova se çka bërë Shpëtimtari im për mua. Tani e ke radhën ti të tregosh se çka bërë ateizmi yt për ty!"

Pati një heshtje që të vinte në pozitë të vështirë. Ajo gjyshe ishte një grua mendjemprehtë.

Sot, kur Ungjilli sulmohet nga të gjitha drejtimet, edhe unë duhet të bëj një pyetje: "Ç'përfitim keni nga mosbesimi juaj?" Kurrë nuk kam patur përshtypjen se njerëzit kanë paqe në shpirt ose janë të lumtur për gjithë mosbesimin e tyre. Jo, miqtë e mi.

Cila është dobia e ecjes me Perëndinë? Sa për mua, nuk



Ç'FARE ESHTE KUPTIMII JETËS ME PERËNDINË?


321


do të mund t'i përballoja vështirësitë e jetës nëse nuk do të kisha gjetur paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit. Ka pasur raste në jetën time kur mendoja se do të më copëtohej zemra. Vetëm sot mësova se, jo larg prej këtej, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, që i ka zhytur dy familje në zi.

Nëse e kam kuptuar si duhet, femijët u shtypën nga një veturë. Aksidente ndodhin shumë shpejt. Dhe kur ndodhin, papritur të gjitha siguritë tona zhduken pa lënë gjurmë. Gjithçka që mund të bëjmë është të shtrijmë dorën në errësirë - dhe të thërrasim, "Askush nuk ndodhet aty për të na ndihmuar?" Po, ndodh kur vijnë sprovat që ne vlerësojmë gjithçka që Jezusi është dhe bën për të vetët.

Kur u martuam i thashë gruas, "Do të dëshiroja të kisha gjashtë bij, dhe të gjithë të mësonin si t'i binin trumbetës!" Ëndërroja për të patur një orkestër të vetë familjes sime. Ne në fakt patëm një familje me gjashtë femijë: katër vajza dhe dy djem. Por dy djemtë i humba. Perëndia m'i mori në rrethana të tmerrshme. Nuk mund ta kuptoj. Si punëtor me të rinjtë, gjithë jetën më është dashur të kujdesem për bijtë e të tjerëve, kurse të mitë....

Kujtoj ditën kur mësova se djali im i dytë kishte vdekur. Ecja lart e poshtë, duke u ndier sikur dikush më kishte ngulur një thikë në zemër. Njerëzit u rreshtuan për të më shprehur ngushëllimet e tyre. Por fjalët e tyre nuk i flisnin zemrës sime, ato nuk depërtonin brenda meje. Në atë kohë isha punëtor me të rinjtë, dhe vazhdoja të mendoja, "Sonte duhet të shkosh në qendrën e të rinjve dhe me gëzim ke për t'u shpallur Fjalën e Perëndisë 150 të rinjve." Zemra më pikonte gjak. Shkova në dhomën time dhe mbylla derën. Duke rënë më gjunjë u luta, "Zoti Jezus, ti je i gjallë. Ki mëshirë për mua." Pastaj mora Dhiatën e Re, e hapa dhe lexova: Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, por jo







Download 1,44 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   24




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish