Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet14/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   352

Shqipëria është raskapitur mes korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Në njëzet vitet e fundit rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi. E megjithatë ka edhe disa që nuk duan të dorëzohen.

Gjendja në Shqipëri është deprimuese. Ky vend i vogël i Europës është i dërmuar mes korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë i kanë humbur shpresat në vendin e tyre dhe përpiqen çdo vit të kërkojnë një të ardhme në Gjermani apo në vende të tjera të Europës. Në njëzet vitet e fundit rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi. E megjithatë ka edhe disa që nuk duan të dorëzohen. Dy sipërmarrës të rinj me ide të mira biznesi dhe me mjaft durim luftojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Ata janë arkitektja Pezana Rexha me sipërmarrjen e saj sociale dhe vëllezërit Arbër dhe Flori Uka, të cilët po korrin frytet e biznesit të tyre me një fermë me produkte biologjike në perfieri të Tiranës dhe me një kantinë vere.

Edhe pak javë Pezana Rexha pret fëmijën e parë, megjithatë ajo ende është në punishte, aty ku është përgatitur tashmë edhe krevati për beben e saj. Ajo vet nuk punon në punishte, por si arkitekte që ka studiuar në Tiranë ka tashmë dy vjet që projekton me sukse moblije për arendim interirorësh. Fillimisht nisur nga vështirësitë për aredim të veçantë i lindi ideja pë rtë krijua diçka vetë thotë ajo: „Unë dikur kisha probleme të mëdha që të gjeja mobilje të përshtatshme për klientët për mjediset e tyre të brendëshme. Të gjitha ishin prodhime nga Kina e dukeshin njësoj. Ndaj vendosa që t'i prodhoj vet mobiljet.

Por ka edhe veçori të tjera që e bëjnë tërheqëse sipërmarrjen e saj, ato nuk janë mobilje dosido, por të prodhuara nga dru i përdorur. Aktualisht në punishte ka 13 të puënsuar. Por Pezana i punëson me një qëllim të caktuar pikërisht ata njerëz, që e kanë të vështirë të kenë akses në tregun normal të punës në Shqipëri: sepse ata kanë aftësi tëkufizuara apo diskriminohen si romë. Por ajo punëson edhe pensionistë, që nuk mund të jetojnë me pensionin e ulët. Që të binde me këtë klientët ajo nuk e apti të lehtë: “në fillim ishte shumë e vështirë. E nuk ishte aspak e lehtë që t'u sqaroje klientëve, se cila është ideja sociale e sipërmarrjes. Shumica nuk e besonin, ose nuk ishin dakord me këtë. Sepse paragjykonin, që njerëzit nga grupet e skajeve të shoqërisë nuk mund të bëjnë punë cilësore.

Një sfidë kjo. Shumë njerëz duan të largohen nga Shqipëria, e shumë syresh janë larguar ndërkohë. Kur ishte fëmijë Pezana me familjen e saj ka qenë vet jashtë vendit: në Gjermani e në Greqi. Por tani për të ky nuk është më një opcion. Ndonëse në Shqipëri nuk është e lehtë, sepse korrupsioni dhe mungesa e perspektivës janë në rend të ditës. Një sipërmarrëse me orientim social si Pezana përbën një përjashtim dhe ajo preferon të përballet me vështirsitë: “Unë jam e ambjentuar me vështirësitë. Kur s'ka vështirësi për mua bëhet e merzitshme. Ndaj jam këtu. Sepse në Tiranë ka vështirësi dhe mua më pëlqen t'u bëj ballë atyre.

Pak kilometra larg Tiranës në një zonë rurale. Flori dhe Arbër Uka kanë studiuar jashtë shtetit. Por ata janë kthyer, ndonëse kanë pasur jashtë edhe oferta pune. Tani të dy vëllezërit janë sipërmarrës dhe menaxhojnë një fermë të vogël - me zarzavate biologjike, me vreshta dhe me një restorant të vetin. Arbër Uka: “Këto janë kohë të vështira për Shqipërinë, pa asnjë mëdyshje. Por nëse do të ndërtosh diçka, atëherë kjo duhet bërë tani. Nëse punët shkojnë më mirë, atëherë mund të korrësh frytet e punës tënde.“
Flori Uka: “Unë këtu e kam vendin. Jashtë shetit nuk jam askushi, por këtu jam diçka.“

Ata ende pagujanë kredinë, indinjohen me burokracinë, taksat dhe kushtet e biznesit. Por vëllezërit Uka janë krenarë, veçanërisht për verën e tyre, edhe pse vera shqiptare e ka të vështirë edhe në tregun vendas.

Flori Uka: “Kjo këtu nuk është si në investimet tipike në Shqipëri, ku synohet vetëm të bësh sa më shpejt para. Mua mu desh vërtetë shumë durim, por tani e shoh suksesin. Vera është e mirë dhe shitja e saj ecën mirë. Ky është rezultat i një pune të vështirë e këmbëngulëse.“

Një lokal në qendër të Tiranës ka qenë njëri prej projekteve të para të Pezana Rexhës. Sot janë disa lokale, bare e kafene, që në një pjesë të madhe janë areduar si rezultat i punës së saj. Por Pezana synon më shumë: „Unë do të kisha dëshirë të kem një fabrikë më të madhe, me 1000 punonjës - kjo është ëndrra ime. Po ashtu dua disa filiale në Shqipëri, në Ballkan e në Europë. Unë dua të tregoj, se mund t'ia dalësh, edhe pse vjen nga një vend i vogël si Shqipëria.“

Ka shpresa të mëdha në Tiranë e janë edhe këta sipërmarrës të rinj, që tregojnë, se edhe në Shqipëri shumë gjëra janë të mundshme. /DË/

Përgjimi Ismailaj-Meta, reagon Luan Rama: Triller prostitutash

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur për përgjimin mes Kastriot Ismailajt dhe Ilir Metës, një bisedë e vitit 2008 , por që është bërë publike në media ditët e fundit.

Në dokumentet e publikuara, Meta i kërkonte Ismailajt një shumë parash prej “200 mijë”, bisedë që Luan Rama e ka quajtur një “triller prostitutash”.

Në një prononcim për “ABC Neës”, ai tha se, vëmendja duhet të jetë tek reforma në drejtësi dhe problemet ekonomike të vendit.

“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar perveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërdorura deri në neveri.

Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme. Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve.

Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç se të protituojnë”,- tha Luan Rama për “Abc Neës”./ABC/
Fotolajm: Kur nga padurimi ngatëron... partnerin
Ndodh edhe kështu... Të jetë si efekt i ngrohjes globale...?!
Foto: “Fol Shqip”, shoë më i ri i shqiptarëve të Zvicrës
Shqiptarët të cilët jetojnë në Zvicër u bënë me një emision të ri televiziv të titulluar “Fol Shqip”, i cili do të transmetohet në kuadër të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) .

Altin Marku është ideator i këtij shou, i cili për synim ka që nëpërmjet humorit, si një formë relaksimi ta bëjë përcjellen e ecurive aktuale – zhvillimore dhe integruese të shqiptarëve atje.

Në mbledhjen e cila u mbajt me 8 Janar në Cyrih, brenda lokaleve të Neosana AG, ishte takimi i parë i ekipit realizues në të cilin ka qenë i pranishëm edhe aktori kosovar Agron Sokoli, transmeton lajmi.net.

Ky i fundit, së bashku me Altinin i kanë njoftuar të pranishmit për rrjedhën dhe synimet e këtij emisioni, duke i lënë me shpresë që në të ardhmen do të zë vend edhe në kanale të ndryshme zvicerane./lajmi.net/



Gjyqësori, më pak varësi nga politika dhe shumë më pak imunitet

Ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë sugjerojnë që në të ardhmen, roli i politikës në sistem, përmes presidentit apo parlamentit do të reduktohet në minimum, ndërsa gjykatësve do t’i hiqet imuniteti i gjerë që gëzojnë aktualisht ndaj procedimeve disiplinore.

Nga Gjergj Erebara

Sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri u nis të ndërtohej dy dekada më parë me paramendimin se Presidenti i Republikës, mbikëqyrësi i sistemit, do të qe një figurë mbipartiake dhe apolitike. Por përgjatë kohës nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka pasur pesë presidentë, të gjithë me përjashtim të njërit, njerëz politikë. Në rast se ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi të propozuara nga grupi i ekspertëve miratohen, situata nuk do të jetë më kështu. Kuvendi i Shqipërisë, i cili është institucioni tjetër që ka në dorë të ndikojë në pjesë të rëndësishme të sistemit të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të humbasë një pjesë thelbësore të aftësisë për të kontrolluar këto struktura.

Një praktikë e emërimit të personave në postet kyçe në institucionet e pavarura “me negocim” mes palëve politike, praktikë e nisur në vitin 2003, synohet të shkatërrohet përmes komplikimit të procedurave parapërzgjedhëse të kandidatëve të propozuar për postet kyçe.

Fenomeni aktual i kontrollit të sistemit të drejtësisë nga vetë trupa e gjykatësve, të cilët kanë shumicën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, synohet të luftohet duke e vendosur institucionin zëvendësues të KLD-së nën drejtimin e një anëtari jo-gjykatës.

Konflikti i dukshëm i interesit mes politikës dhe Gjykatës së Lartë, i cili aktualisht besohet se ka ndaluar dënimin e politikanëve të akuzuar për korrupsion, pritet të luftohet njëkohësisht përmes heqjes së varësisë së Gjykatës së Lartë nga parlamenti dhe heqjes së monopolit të gjykimit të zyrtarëve të lartë nga Gjykata e Lartë.

Pavarësia politike do të blindohet më tej me heqjen e të drejtës për t’u zgjedhur në institucionet e drejtësisë, të të gjithë personave që në dhjetë vitet e fundit kanë pasur një pozicion politik në administratën publike apo një pozicion drejtues në partitë politike. Gjithsesi është e paqartë se çfarë kuptohet me “pozicion drejtues” në partitë politike.

Ky distancim i mëtejshëm i sistemit gjyqësor nga institucionet politike si parlamenti, apo institucioni i presidentit (i cili teorikisht duhet të jetë jopolitik dhe praktikisht nuk është), do të kompensohet me heqjen e pjesës dërrmuese të imunitetit që gëzohet aktualisht nga gjykatësit ndaj përndjekjes administrative apo penale.

Depolitizimi i Gjykatës Kushtetuese

Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Teorikisht, kushtetuta aktuale ia ka dhënë këtë detyrë presidentit të republikës që ai të zgjedhë me vullnet të mirë, më të mirët mes juristëve të vendit për këto poste të larta. Paanësia politike e këtyre gjykatësve Praktikisht, përgjatë 25 viteve të fundit, gjërat kanë ndodhur shumë ndryshe. Përgjithësisht, presidentët e republikës janë detyruar që të “mirëkuptohen” me partitë politike parlamentare për kandidatët e emëruar si gjykatës kushtetues. Pas vitit 2003, në përgjithësi, partitë politike janë mirëkuptuar me njëra-tjetrën duke ndarë postet vakante në Gjykatën Kushtetuese (si dhe në institucionet e tjera “të pavarura”) me pazare mes tyre. Në rast se kishte dy vende vakante, parimi ka qenë që një kandidat të zgjidhej nga njëra parti dhe një tjetër nga partia tjetër. Kjo praktikë në thelb krijoi institucione bipartizane dhe jo institucione të pavarura.

Gjykata Kushtetuese është kritikuar përgjatë dy dekadave të fundit për disa vendime të saj thellësisht të dyshimta, të cilat, i kanë shkuar për shtat partive politike duke shkatërruar besimin te vetë gjykata si dhe te mënyra aktuale e përzgjedhjes. Rasti më flagrant ka qenë keqpërdorimi i Gjykatës Kushtetuese në zgjedhjet e vitit 2001, kohë kur kjo gjykatë kishte autoritetin si shqyrtuese ekskluzive e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Me këtë autoritet, Gjykata Kushtetuese përcaktoi 30 për qind të fituesve mes deputetëve të dala nga zgjedhjet e manipuluara të vitit 2001, duke favorizuar qeverinë. Raporti final i OSBE për ato zgjedhje thotë se “Gjykata Kushtetuese dhe në disa raste, gjykata të tjera, nuk zbatuan standardet në mënyrë konsistente, duke treguar anësi në favor të partisë në pushtet”.
Kjo qe e thënë me delikatesë, pasi në praktikë, Gjykata Kushtetuese tregoi aq shumë anësi në atë kohë, sa me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe me marrëveshjen politike PS-PD të vitit 2003, Gjykatës Kushtetuese iu hoq detyra e shqyrtimit të mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe për këto çështje u krijua një trupë gjykatësish pranë Gjykatës së Apelit. (Situata nuk është se u përmirësua pas kësaj).

Për shkak të dështimit të formulës aktuale të zgjedhjes së gjykatësve më të lartë në vend si dhe për shkak të dështimit të presidentëve për të krijuar institucione të pavarura, ndryshimet kushtetuese të propozuara si pjesë e reformës në drejtësi, sanksionojnë që një e treta e nëntë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative, ndërsa presidenti dhe parlamenti do të zgjedhin nga tre anëtarë. Por presidenti nuk do të ketë më diskrecion të plotë për të zgjedhur anëtarët e gjykatës kushtetuese, pasi atij do t’i duhet të zgjedhë nga një listë me kandidatë e parapërgatitur nga një institucion i ri që do të krijohet dhe që do të quhet “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi” (KED). Edhe Kuvendi do të duhet të zgjedhë mes listës me kandidatë të hartuar nga KED dhe nuk do të ketë diskrecion të plotë për të zgjedhur këdo që dëshiron. Pavarësia politike rreket të sigurohet përmes përcaktimit në kushtetutë që anëtarët e gjykatës kushtetuese nuk duhet të kenë pasur aktivitet politik për së paku dhjetë vjet para emërimit. Me aktivitet politik nënkuptohet të pasurit të një posti publik politik, si psh. ministër apo deputet apo të qenit funksionar partiak i nivelit të lartë.



Bie imuniteti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

Projekti i ri kushtetues duket se synon të balancojë çlirimin e Gjykatës Kushtetuese nga varësia e drejtpërdrejtë politike me humbjen e imunitetit që kryegjykatësit gëzojnë me kushtetutën aktuale. Ndërsa kushtetuta aktuale jep imunitet të gjerë, përfshirë ndalimin eksplicit të kontrollit të banesës apo komunikimeve të kryegjykatësve dhe lejon arrestimin e tij vetëm në kushtet e flagrancës për një krim të rëndë, ndryshimet parashikojnë ndëshkim të gjykatësve në rast të dhënies së një vendimi të paligjshëm, ndërsa paragrafët që garantojnë paprekshmërinë e banesës janë fshirë. Procedura e ndëshkimit të gjykatësve dhe shkarkimit të tyre është ndryshuar gjithashtu. (Neni 128 i kushtetutës). Aktualisht, është Kuvendi ai që duhet të shkarkojë një gjykatës kushtetues me dy të tretat e votave ndërsa me ndryshimet, procedura e ndëshkimit dhe shkarkimit i ngarkohet vetë Gjykatës Kushtetuese. Pra Gjykata Kushtetuese ngarkohet me detyrën e ndëshkimit të një anëtari të vet përmes një procedimi disiplinor.

Në një ndryshim tjetër, subjektet që kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese shtohen, me përfshirjen në këtë listë të komisionerëve të ndryshëm që janë krijuar gjatë viteve të fundit për çështje specifike, si komisioneri i mbrojtjes kundër diskriminimit etj.

Ikën varësia politike edhe te Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë aktualisht sipas kushtetutës përbëhet nga gjykatës që emërohen nga Presidenti i Republikës me miratimin e Kuvendit. Ashtu si me gjykatën kushtetuese, por me pasoja edhe më të rënda, përgjatë dekadës së fundit, palët politike në Kuvendin e Shqipërisë i kanë imponuar presidentëve të parapëlqyerit e tyre përmes bllokimit të dekreteve presidenciale të emërimit të gjykatësve të lartë apo refuzimit të këtyre dekreteve. Problemi është rënduar për shkak se gjykatësit e Gjykatës së Lartë, megjithëse të zgjedhur politikisht nga Kuvendi, kanë pasur deri tani ekskluzivitetin ligjor të gjykimit të çështjeve kundër deputetëve dhe ministrave. Ekzistenca e kësaj varësie të ndërsjelltë nga politikanët te Gjykata e Lartë besohet se është faktori kyç i mosndëshkimit të politikanëve për korrupsion. Në vendimet e saj kontroversiale, Gjykata e Lartë ka zgjedhur të mbyllë sytë në shumë raste, apo të dënohë politikanët e opozitës në disa raste. Vendimi më kontroversial ka qenë deklarimi i videos së bisedës Meta-Prifti joekzistente si provë në vitin 2012, kohë kur Meta u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga kjo video.

Ndryshimet e propozuara kushtetuese (neni 136) ia heq Kuvendit të Shqipërisë rolin e “pëlqyesit” të kandidaturave të emëruara nga presidenti, ndërsa ia heq presidentit diskrecionin në përzgjedhje. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative do të emërohen nga Presidenti me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, (institucioni zëvendësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë aktualisht). Shkurt, roli i Kuvendit të Shqipërisë në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë zëvendësohet nga Këshilli i lartë Gjyqësor.

Jo të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj të Gjykatës së Lartë Administrative do të vijnë nga rradhët e vetë sistemit gjyqësor. Ndryshimet kushtetuese parashikojnë që një e pesta e anëtarëve të Gjykatës së Lartë “mundet” të jenë nga juristë jogjykatës. Edhe për gjykatësit e lartë sanksionohen kriteret e paanësisë politike të gjykatësve kushtetues.

Imuniteti i gjykatësve të lartë zbutet ndjeshëm ndaj standardeve të kushtetutës aktuale, por propozimet e reja parashikojnë që procedurat disiplinore “parashikohen me ligj”, pra janë në varësi të ndryshimeve ligjore që do të duhet të kryhen në rast se reforma kushtetuese miratohet. Edhe këtu, procedurat e shkarkimit i janë hequr Kuvendit të Shqipërisë, i cili e ka këtë funksion sipas kushtetutës aktuale dhe i është transferuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjykatës së Lartë i hiqet funksion aktual rishikues i vendimeve të gjykatave të mëparshme dhe i lihet vetëm funksioni i njëjësimit të praktikës gjyqësore.



Kontroll nga brenda në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pika më kritike e reformës së propozuar ka të bëjë me institucionin zëvendësues Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionit që aktualisht ka funksionin e emërimit dhe ndëshkimit të gjykatësve. (Neni 147). Kushtetuta aktuale sanksionon që Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga nëntë gjykatës, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, nga Ministri i Drejtësisë dhe nga Presidenti i Republikës, i cili është automatikisht kryetar i KLD-së. Sipas propozimeve, institucioni i ri do të përbëhet nga 11 gjykatës dhe 5 juristë jo-gjykatës, ku këta të fundit emërohen nga Kuvendi. Për të zgjidhur problemin e shijeve politike të Kuvendit të Shqipërisë, sanksionohet që të pesë anëtarët jo-gjykatës të përzgjidhen veçmas, njëri nga rradhët e avokatëve, njëri nga noterët, njëri nga pedagogët e Drejtësisë, njëri nga shkolla e magjistraturës dhe njëri nga shoqëria civile. Institucioni i ardhshëm nuk do të ndryshojë shumë nga ai aktuali në kuptimin që në shumicën dërrmuese, do të përbëhet nga gjykatës, të cilët, do të duhet të emërojnë dhe shkarkojnë gjykatës. Si një masë balancuese, propozimet kushtetuese sanksionojnë që kryetari i KLGJ-së të zgjidhet nga vetë KLGJ nga anëtarët jo-gjykatës.

Për të hequr rrezikun e konfliktit të interesit mes ndëshkimit të gjykatësve dhe dëshirës për rizgjedhje, duket se hartuesit e ndryshimeve kushtetuese kanë kopjuar një praktikë gjermane, e cila e heq këtë rrezik duke mos dhënë të drejtë rizgjedhjeje për postet e institucioneve të pavarura.

Nga sistemi aktual, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, humbasin funksionet kushtetuese presidenti dhe ministri i drejtësisë. Në përgjithësi, ndryshimet kushtetuese rreken t’i japin fund varësisë politike në sistemin e drejtësisë duke luftuar aftësinë e politikanëve për të zgjedhur anëtarë të KLD-së sipas dëshirës.

KLD është akuzuar gjatë dekadës së fundit për krijimin e kulturës së pandëshkueshmërisë së gjykatësve pavarësisht se çfarë kanë bërë gjykatësit si dhe është akuzuar gjithashtu për krijimin e një sistemi shitje-blerjeje të posteve të punës si gjykatës përkundrejt pagesave të përfolura deri në 300 mijë euro. Formula e re nuk përbën garanci automatike për ndërprerjen e shit-blerjeve të posteve të gjykatësve dhe as për ndëshkimin e gjykatësve.

Anëtarët e KLGJ-së do të mund të ndëshkohen nga një institucion tjetër i ri kushtetues që do të quhet Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.



Inspektori i lartë i drejtësisë

Ndryshimet kushtetuese të propozuara krijojnë një institucion të ri të quajtur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucioni që duhet të mbledhë ankesat ndaj gjykatësve dhe prokurorëve si dhe të nisë procedimet disiplinore ndaj tyre. Ky është personi që do të duhet të zgjidhet nga kuvendi i Shqipërisë me tre të pestat dhe është një nga pikat më të debatuara të reformës pasi aludohet se maxhoranca aktuale parlamentare do të ketë mundësi të zgjedhë “inkuizitorin” e sistemit të drejtësisë. Emri i kandidatit do të duhet të furnizohet gjithashtu nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ai do të funksionojë në bazë të rregullave dhe procedurave që do të duhet të përcaktohen më vonë me ligj të veçantë. Edhe Inspektori është i ndëshkueshëm nga institucioni i ri i njohur si Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.



Tribunali

Institucioni që do të ketë për detyrë të ndëshkojë drejtuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë do të quhet Tribunali Disiplinor i Drejtësisë. Ai do të përbëhet nga shtatë anëtarë, dy prej të cilëve do të jenë kryetarët e gjykatës së lartë dhe gjykatës së lartë administrative, katër të tjerë do të përzgjidhen nga radhët e gjykatësve të lartë dhe të lartë administrativ dhe njëri do të jetë nga prokurorët./BIRN/


Video: E kap burrin me dashnoren në hotel, u jep një mësim të mirë

Në këtë klip shokues që vjen nga Kina duket një çift dashnorësh gjysmë të zhveshur të kapur “mat” në një dhomë hoteli. Aty duket një grua që përpiqet t’i ndajë, ndërsa dëgjohen ulërimat e femrës së shtrirë, për shkak të goditjeve që merr.

Ajo që përpiqet t’i ndajë është gruaja që ka kapur burrin, duke e tradhtuar me një tjetër. Pamjet janë konsideruar shokuese nga komentuesit online.

Ja se kë merr për shembull Getoar Selimi...

Tani është bërë trend që figurat publike të publikojnë foto të më të afërmve të tyre. Por, është vëllai i Getit, Liberiani, ai që ka publikuar një foto të babait të tyre, Ibrahimit, i cili njihet ndryshe si Ibra dhe po feston ditëlindjen.

Ajo që vërehet është ngjashmëria që ka babai me reperin e njohur, Getoar Selimin, ndonëse ky i fundit, ka ndryshuar në stil, por ngjashmëria është e dukshme, trasnmeton “Telegrafi”.

Babai i Getit edhe pse ka djem të suksesshëm, merret edhe individualisht me biznes.



Etrit Berisha largohet nga Lazio

Etrit Berisha pritet të largohet nga ekipi i Lazios në fund të sezonit. Ky pritet të jetë sezoni i fundit i portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berishës te Lazio.

Sipas portalit, “calciomercato.com”, Lazio është duke u munduar që në verën e ardhshme të transferoj portierin e Kroacisë, Lovre Kalinić nga Hajduku i Splitit.

Nëse realizohet ky transferim, Berisha do të largohet nga Lazio, pasi dëshiron të luaj vazhdimisht, përcjell gazeta “Express”.

Kurse, ditë më parë Lazio i ka rinovuar kontratën portierit të parë, Federico Marchetti, deri në verën e vitit 2018. /Express/
ISIS rekruton shqiptarët me 2 mijë euro në muaj: Të dinë italisht

Autoritetet e inteligjencës italiane kanë ngritur alarmin për një grup të strukturuar që merret me rekrutimin e personave të rinj, të cilët do të luftojnë për ISIS.

Situata është e zymtë sipas një raporti sekret të autoriteteve italiane, që thonë se, për të joshur të rinjtë ata paguajnë deri në 2000 euro në muaj. Kërkesat janë dy: flet shumë mirë italisht, si dhe ke aftësi të mira kompjuterike.

Në raport theksohet se, Shqipëria është një problem i madh për Italinë dhe kështu për Europën. Gjithashtu, edhe vendet e tjera si Greqia, apo Kosova janë problem, pasi situata ekonomike në këto vende bën që njerëzit të gënjehen.

Bazën ky grup e ka në Ankona, ndërsa i gjithë hetimi ka nisur pasi një i ri italian, Giuliano Delnevo, u vra në Aleppo të Sirisë.

Një tjetër hetim që ka zbuluar këtë lidhje mes xhihadistëve italiane dhe atyre nga vendet e Ballkanit, është dhe arrestimi i një biznesmeni italian që shkonte shumë shpesh në Shqipëri për të çuar substanca që përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese.

Sipas hetuesve italianë në Shqipëri ndërtoheshin raketa të cilat kishin si destinacion Sirinë.

Në raport theksohet se kërkohen njerëz që flasin mirë gjuhën italiane dhe Shqipëria ka plot të tillë./shqiptarja.com/


Kristin Prengaj: Marrëdhënia ime me Noizy-n

Është bërë trend tanimë që kur artistë të njohur të shoëbiz-it shqiptar postojnë një foto në profilin e tyre në instagram të krijohen scoop-e mediatike.

U desh vetëm një foto që modelja e njohur shqiptare Kristin Prengaj, postoi dje në instagramin e saj me reperin Noizy, që lajmi të merrte dhenë.

Sipas asaj që shkruhej, Noizy shfaqej krah një femre seksi si modelja 19- vjeçare dhe ai njihej për lidhjet e tij me femrat e bukura.

E siç ndodh në kësi rastesh, përmbi foton ndërtohen lajme dhe krijohen aludime të shumta, kur e vërteta është komplet ndryshe.

“Foto e publikuar i korrenspondon një fotosesioni që unë kam bërë muaj më parë për ‘Miss Universe Albania 2015’ dhe Noizy ka qenë aty, sepse ishte i ftuar për të kënduar”,- sqaron Kristin.

“Me të kam shoqëri shumë të mirë, por asgjë më shumë se kaq. Përfshirja ime në grupin ‘OTR’ ndodhi gjatë zhvillimit të festivalit ‘Top Fest 12’ dhe më pas teksa unë isha pjesë e klipit të Çiljetës dhe Noizy-t ‘Gangsta Love'”,- shpjegon ajo për “revistaëho.com”.

Nuk është hera e parë që Kristin Prengaj bie pre e lajmeve të tilla abuzive. Ajo u përfol edhe për përfshirjen e saj tek faqja “Vipat e Bllokut”, por asnjë portal nuk arriti të kontaktojë personalisht me të për të provuar vërtetësinë a atyre lajmeve./ËHO/



Foto+18: Orgjitë e pasanikut “Candyman” çmendin rrjetet sociale

Nëse mendonit se jeta e yjeve të “Playboy” ishte e egër, është e qartë se ende nuk keni dëgjuar për atë që ndodh në “The Candy Shop Mansion”. Me aq shumë femra sa nuk e imagjinoni dhe më një seri seksi të shfrenuar, është e qartë se aty ndodh ajo që shumë vetëm e imagjinojnë.

Bëhet fjalë për pasanikun Travis Benyon, i njohur me nofkën “Candyman”, i njohur në rrjetet sociale për jetën e tij të shfrenuar.

Shumë e shohin si një australian që kërkon t’i ngjajë Hugh Hefner, apo si një njeri që nuk e merr jetën shumë seriozisht. Për vite të tëra ai është përpjekur të mbajë të fshehtë atë që ndodh në vilën e tij luksoze, por tashmë ka ndryshuar mendje duke nxjerrë në dritë orgjitë dhe festat e shfrenuara.

Ai ka tashmë 559 mijë ndjekës në Instagram dhe Candyman kërkon vetëm famë. Duket se motoja e tij: “puno më shumë dhe kënaqu më shumë” po funksionon./©lapsi.al/

Ja si dukej Fiori e “Fiks Fare” pa syze...

Bashkëdrejtuesja e “Fiks-it”, e njohur për shfaqjen e saj në publik, qysh prej fillimit me syze, surprizoi ndjekësit e saj në IG teksa postoi një foto nga adoleshenca. Fiori Dardha, përshkruan foton si “hera e parë kur ajo përdori grim” dhe ishte vetëm 16-vjeç. Nga ajo kohë kanë kaluar thuajse 20-vjet dhe ndryshimi që ka pësuar, megjithëse i vogël, duket se i ka marrë për mirë!




Fotolajm: Ja përse përdoren fëmijët në shkollën e Velipojës...
Këto pamjë nuk kanë nevojë për koment.... Në rrjetet sociale kjo foto po bën namin, në një kohë që shoqërohet me komentin: “Shkolla fillore në Velipojë”./Jeta osh Qef/
30 mijë euro 'peng', foto ekskluzive të prokurorit Giu në Exchange
Report Tv publikon për herë të parë fotot ekskluzive të prokurorit Haxhi Giu dhe Aleks Shporit të fiksuara më 29 tetor 2015 në pikën e këmbimit valutor në Tiranë, pikë në të cilën ata tërheqin 29 mijë eurot e lëna si garanci nëse Gjon Shpori vëllai i Aleksit do të lirohej nga burgu.

Për herë të parë nga arrestimi i prokurorit të Krujës për korrupsion, “Report Tv” zbardh ekskluzivisht dosjen që çoi në pranga Haxhi Giun i cili njihet dhe si prokurori i dosjes së Azem Hajdarit.

Foto frekuencat i përkasin datës 29 tetor 2015, ku prokurori është fiksuar në një zyrë këmbimi valutor në kryeqytet ku ai së bashku me familjarët e të arrestuarit Gjon Shpori tërheqin paratë e lëna si garanci, pasi nuk lirua nga burgu ky i fundit i arrestuar për trafik droge.

Personi që shihni me rreth të kuq me xhaketë të bardhë është prokurori Giu i cili sipas hetimeve të akuzës është futur në exchange sëbashku me Aleks Shporin e më pas dhe Paulin Shporin.

Këto pamje dhe dëshmia e Aleks Shporit dhe ky i arrestuar, janë ndër provat e prokurorisë së krimeve të rënda që rëndojnë mbi prokurorin e krujës i cili prej më shumë se një muaj qëndron pas hekurave për akuzën e korrupsionit.

“ReportTv” zbardh për herë të parë dëshminë e Aleks Shporit ku ai pranon se i ka premtuar prokurorit 30 mijë euro në këmbim të ndryshimit të akuzës për të vëllain.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish