Krizë, por jo për bankat
Ekonomia shqiptare është ende nën kthetrat e krizës duke shënuar rritje anemike të prodhimit. Por kjo nuk vlen për bankat. Ato jo vetëm që janë duke regjistruar fitime rekord, por po kapin copën e luanit në rritjen ekonomike.
Sipas vlerësimeve më optimiste, në vitin 2015 ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur rreth 2.5 për qind në terma realë. E shprehur në vlerë monetare, një rritje e Prodhimit Kombëtar në masën 2.5 për qind, korrespondon me afro 250 milionë euro.
Kjo do të thotë gjysma e gjithë rritjes që gjeneroi ekonomia vitin e kaluar është marrë nga bankat, ndërkohë që bizneset dhe individët vazhdojnë prej disa vitesh të përballen me një situatë të vështirë financiare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e fitimit të bankave është e lidhur me uljen e shpenzimeve që ato kryejnë për interesat e depozitave, por edhe për provigjonimin e kredive të këqija. Por përtej shkaqeve, shifrat tregojnë se nëse ka një të fituar nga kriza ekonomike, ato janë bankat me fitimet e tyre rekord.
Tiranë: Pranga gruas, dhunoi ish-bashkëshortin e sapomartuar
Policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila dhunoi ish-bashkëshortin e saj.
Ky i fundit kishte vetëm dy javë që ishte martuar sërish. Suzana Agolli (Alushi) shkoi sot në banesën e ish-bashkëshortit, ndaj të cilit ushtroi dhunë.
Më pas ajo ka kërcënuar gruan e tij të re, 41-vjeçaren E.ZH. Përveç kësaj, ajo i ka marrë asaj edhe një varëse floriri.
Ngjarja ndodhi te “Rruga e Dibrës”. Pas denoncimit të 59-vjeçarit G.A, Suzana Agolli është arrestuar nga policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
Fotogaleri+16: Modelja Sommers… një spektakël i natyrës
Laci Kay Sommers është një modele e apasionuar pas fitnessit dhe një “forcë” e natyrës, për shkak të trupit të saj perfekt. Ajo nuk lë rast pa ekspozuar asetet e saj. Duke parë format e mrekullueshme mund të themi që fitnessi ka dhënë efektin e duhur.
Jeni ndarë nga i/e dashura? Ja si ta riktheni atë duke i bërë magji
Dashuria për njeriun e zemrës është aq e madhe, sa vështirë ta pranojmë ndarjen nga ai/ajo, kur kjo ndodh për shkaqe që ndoshta nuk varen nga ne.
Në këto raste e vetmja shpresë që mbetet për disa njerëz, kur i kanë provuar të gjitha dhe kanë dështuar, është magjia.
Besojeni ose jo, rrëfimet e disa njerëzve kanë dëshmuar se po, magjia mund t’ua kthejë të dashurin/ën.
Ja disa lloje magjish tepër efektive:
Topi i kuq dhe i bardhë
Personat me zemër të lënduar më të vështirë e kanë gjatë natës, meqë në shtrat gjenden vetëm me mërzinë e tyre. Dhe nuk e kanë idenë, që melankolia i tërheq në një problem edhe më të madh: nëse emitojmë energji negative, atëherë ajo energji vetëm tërheqë ngjarje negative. Që të mos ndodhë një gjë e tillë, mjafton që ta bëni një ritual të thjesht, por shumë efikas.
Shtrihuni në shtrat dhe relaksohuni tërësisht. Përqendrohuni te frymëmarrja, e cila duhet të jetë e lehtë, me ritëm të njëtrajtshëm.
Tani mendoni sesi para syve keni një top të bardhë, në qendër të të cilit gjendet pamja e personit tuaj të dashur.
Përkujtoni momentet tuaja të përbashkëta, le t’ju kaplojë një ndjenjë e lumturisë. Më pas, qetë, nga zemra, thoni: “Të lutem ma jep edhe një shans, nëse me të vërtetë më do, nëse tek ti ka ende sadopak pasion”.
Zjarri i epshit
Ky ritual për kthimin e dashurisë së humbur është njëri ndër më të vjetrit të magjisë së bardhë. Kërkon një angazhim më të madh dhe disa sende shtesë: një qiri të kuq, një thikë dhe disa gjilpëra të holla.
Ky ritual duhet të bëhet ndërsa hëna është në fazën e rritjes. Para se ta ndizni qiriun e kuq, lehtazi në të, me thikë, shkruajeni emrin e personit të cilin doni ta ktheni në përqafimin tuaj.
Më pas, në çdo shkronjë nguleni nga një gjilpërë dhe ndizeni qiriun. Sa herë që zjarri ta prekë ndonjërën prej gjilpërave, personi i dashur do t’ju dëshirojë juve.
Zarfi dhe shiriti i kuq
Në kuadër të shumë ritualeve për kthimin e dashurisë së vjetër, jua tregojmë atë më të thjeshtin. Ju nevojitet një shirit i kuq, pak rozmarinë të thatë, një zarf dhe një monedhë metalike (mundësisht, që e keni gjetur në rrugë).
Zgjohuni me të lindur të diellit dhe shkruajeni emrin e personit të dashur në atë copë letre dhe futeni letrën në zarf.
Më pas, mbi monedhë hidhni rozmarinë dhe merrni të gjitha këto gjëra në duar, mbyllni duart dhe kthehuni nga të katër anët e botës, duke e thënë me zë emrin e personit të dashur.
Pasi ta bëni këtë, vendoseni monedhën në zarf, mbylleni zarfin, lidheni atë me një shirit të kuq dhe lëreni në një vend të fshehtë. Rozmarinën që ka mbetur hidheni në ajër tri herë, duke thënë: “Kthehu, i/e dashur”.
09/01/2016..........................
“Nusja e djalit ka 10 vite që më rreh, duart në fyt edhe në polici”
Policia e Tiranës arrestoi tre ditë më parë një 30-vjeçare me iniciale E.L., pasi dhunonte vazhdimisht vjehrrën e saj 73-vjeçare D.L. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, e moshuara tregon se nusja e dhunon prej 10 vitesh.
Herën e fundit që ra pre e dhunës së saj, kishte urdhër mbrojtje nga policia.
“Kjo nuk është hera e parë që e kam denoncuar. Unë kam qenë me urdhër mbrojtje edhe herën e fundit që nusja më dhunoi. Më ka dhunuar vazhdimisht. Ka rreth 10 vite që më rreh. Që kur ka hyrë nuse në shtëpi, ka vënë dorë mbi mua”,- tregon 73-vjeçarja.
Ajo shton gjithashtu se, nusja e djalit dhunonte edhe vjehrrin kur ka qenë gjallë. Si shkak, e moshuara thotë se, dhunohet pa ndonjë arsye konkrete.
Para tre ditësh kur u arrestua 30-vjeçarja, vjehrra e saj D.L. shkoi në komisariat të tërhiqte padinë që kishte bërë, por edhe brenda policisë nusja e kapi prej fyti.
“Edhe fytin e kam akoma të nxirrë, pasi edhe kur isha në polici më ka kapur për fyti. Pavarësisht këtyre që kanë ndodhur, unë si nënë që jam, sapo policia erdhi në shtëpi shkova në komisariat dhe e tërhoqa denoncimin që kisha bërë.
Nuk doja që ajo të arrestohej, por në polici shkova thjesht që të mbrohesha prej saj. Ajo ka dy fëmijë të vegjël dhe nuk ua dua të keqen”,- tregon 73-vjeçarja D.L.
Tiranë: Pas biletave të urbanit rritet edhe çmimi i aboneve. Ja sa bëhet
Duke filluar nga 1 shkurti 2016, qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shtrenjtë për të udhëtuar në transportin urban. Bileta do rritet me 10 lekë, por ato që do t’u kushtojnë më shtrenjtë qytetarëve janë abonetë mujore, pasi rritet me 75% aboneja e një linje, pra qytetarët nuk do paguajnë më 800 Lekë por 1400 Lekë si dhe është rritur me 50% aboneja e përgjithshme, pra nga 1200 Lekë do të kushtojnë 1800 Lekë, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Ndërkohë që rritje nuk do të ketë vetëm aboneja e studentit, e cila do vijojë të jetë 600 lekë, sa është aktualisht.
Ndryshimi i çmimeve të biletave ditore dhe mujore të transportit urban janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015.
Javën që vjen këto vendime do të shkojnë për konfirmimin e ligjshmërisë te prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili sipas ligjit ka 10 ditë afat për konfirmim. Por në një kohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga rritja e çmimit të biletës, shërbimi i transportit urban në Tiranë lë shumë për të dëshiruar.
Sipas qytetarëve, problemet janë nga më të ndryshmet, por kryesorja është fakti se nuk respektohen oraret dhe të gjitha linjat janë të mbingarkuara, pasi autobusët tejmbushen me pasagjerë.
Bashkia e Tiranës bën të ditur se duke filluar nga muaji shkurt, shërbimi i transportit urban në kryeqytet do të ketë ndryshime të dukshme për sa i përket cilësisë së shërbimit.
Sipas saj, të gjitha shoqëritë e transportit urban do t’i nënshtrohen një vëzhgimi nga punonjësit e bashkisë për të plotësuar të gjitha kushtet e vendosura./GSH/
“Drejtoresha e Tatimeve”: Batutat që bën me mua i fejuari im
Delinda Zhupa është aktorja simpatike e spektaklit “Portokalli”, që qëlloi në shënjë me personazhin tipik “Miss Dhoqina Shtërmbari”, por së fundi edhe për imitimin e drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.
Por përtej rolit të saj në aktrim Delinda rrëfen për jetën e saj private. Ajo ka treguar për “Panorama Plus” historinë e saj të dashurisë me një artist dy vite më i madh se ajo, i cili ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve.
Delinda ka thënë se ka disa vite që është e dashuruar, por lidhjen e saj e ka bërë publike verën që ka kaluar. “Me Eldo Dishën jemi njohur në Universitetin e Arteve , ku edhe jemi diplomuar”,- ka thënë aktorja.
E pyetur se si e komenton i dashuri i saj rolin e saj në Portokalli, ajo ka thënë: “Eldo është artist dhe di të bëjë diferencën mes meje dhe roleve që unë luaj.
Madje Portokallinë e shohim me vëmendje dhe bëjmë të dy kritikat tona”,- shprehet aktorja.
Ajo ka treguar gjithashtu se 2016-ta është viti i planeve për të kurorëzuar dashurinë e saj në martesë./Panorama/
Andi Bushati: Historia ime në bllok me doktor Berishën
Nuk i jam përjigjur kurrë Sali Berishës sa herë është marrë personalisht me mua, ashtu sikurse nuk i përgjigjem asnjëherë të marrëve në rrugë, kur broçkullisin pa ditur seç thonë. Jam i bindur se mënyra më e mirë dhe ekonomia më e madhe për një publik të lodhur me debate shterpë është ti injorosh duke nënqeshur me ironi.
Kështu kam bërë, kur pasi shpërtheu Gërdeci unë arrita të nxjerr në emsionin tim “Zonë e ndaluar”, dokumentat se ai dhe presidenti i sapo vendosur prej tij, ishin në djeni të asaj që po ndodhte në poligonin e vdekjes. Ndryshe nga ç’thoshin dhe nga c’gënjenin, ata e dinin çpo kurdisej aty.
E mbaj mend si shpërtheu në studion e emisionit “Opinion”, pikërisht të asaj studioje që po anatemon sot.
Por vendosa të qesh dhe ta injoroj.
Të njëjtën gjë vendosa të bëj edhe me nja dy shkrime pa emër te gazeta RD,duke ndjerë keqardhje për mjerimin dhe dramën e teksteve qesharake të këtij njeriu që dikur ka pasur ambicien të bëhet shkrimtar.
Po kështu u solla në 21 janar, kur krejt pa lidhje më shpalli puçist. Mu kujtua atëherë një shprehje e Milan Kunderës e fiksuar në leximet e rinisë, se “të marrësh seriozitsh njerëz jo seriozë, është të humbasësh seriozitetin tënd” dhe përsëri heshta.
Do të kisha heshtur edhe këtë radhë duke e injoruar, sikur mos kishte diçka të veçantë.
Sali Berisha duke më etiketuar si “Maska e Lapsit", më akuzonte se nuk kisha guxim të shkruaja me emër.
Jo për respekt ndaj tij, por për interes publik dua ti përgjigjem sot.
Për shkak të lexuesve dua të sqaroj se pothuajse të gjitha shkrimet e “Lapsi.al”, nuk janë të firmosura nga gazetarë. Ato janë shpesh punë e një kolektivi apo grupi dhe pikërisht për këtë nuk mbajnë firmë poshtë (e bejne kete edhe media shume me te medha dhe prestigjoze sesa ne).
Ndryshe nga opinionet që firmosen nga autorët, ne botuesit mbajmë përgjegjësinë e plotë për to.
Kështu pra nuk kishte pse të fshihesha për këtë shkrim të Lapsit, për një status të Berishës. I ndaj dhe mbaj përgjegjësi të plotë për çdo gërmë të atij artikulli (Rubrika lajme, Lapsi.al).
Por përpos kesaj shtyse, motivet e tjera janë më të rëndesishme.
Shkaqet që më bënë të shkruaj për ti’u përgjiur Sali Berishës kanë tre arsye kryesore:
E para, për shkrimin e Lapsit dhe për reagimin tonë ndaj akuzave që ai bënte për emisionin “Opinion”.
E dyta për epitetin “I miri i gjyshes” që ka të bëjë me familjen nga vij dhe me përkatësinë e saj në udhëheqjen e lartë komuniste të vendit.
E treta për akuzën si një njeri që që i shërbekam krimit dhe mbroj lidhjet me botën e errët të qeverisë aktuale.
Le ti marrim të treja me radhë.
1
Jo më larg se të enjen që shkoi, Sali Berisha e sulmoi ashpër emisionin e Blendi Fevziut duke e etiketuar “si emisionin më të neveritshëm në historinë e mediave”. A duhej reaguar? A duhej bërë një koment apo duhej kaluar si një shpërthim normal i një burri të zhgënjyer dhe të mërzitur që në fund të jetës së vet, nuk i ka mbetuar asnjë ish mik i vjetër, të cilin nuk e ka sharë fyer dhe denigruar.
Ne zgjodhëm të reagonim. Jo për të mbrojtur “Opinionin”. Jo se na dhimbsej Klani dhe marëdhënia e ish kryeministrit me këtë TV, por për faktin e thjeshtë se ishte një hipokrizi ulëritëse që nga goja e Berishës të dilnin akuza mostruoze për këtë emision.
A nuk ka qenë ai që kur ishte kryeministër fliste vetëm nga kjo tribunë? A nuk i bëri ai xhelozë shumë kolegë vetëm sepse shkonte ekskluzivisht tek Fevziu?
Po pyetja shtrohet: po qe se ky emision qenkësh për të fshehur të vërtetat, Sali Berisha pse ka dalë non stop aty? Për të na gënjyer? Për të na mashtruar?
Ky është një delir që e sheh botën sikur rrotullohet përreth një njeriu, Sali Berishës. Kush i pëlqen, shërben, apo rri pranë tij, është i mirë, i ndershëm dhe i besueshëm; kush i largohet është mashtrues, gënjeshtar dhe mbrojtës i krimit.
Ndaj kësaj paranoje çmendurake duhej reaguar dhe ne e bëmë këtë tek “Lapsi.al”.
Turp do të ishte të kishim heshtur. Varësi do të qe të kishim mbyllur gojën.
2
Të vijmë tek pika tjetër tek etiketimi si “i miri Gjyshes” që ai po e përdor shpesh e më shpesh, për mua, aq sa u shndërrua edhe në një estradë batutash me Edi Ramën në parlament. E dëgjova atë seancë ku dy liderë silleshin si karagjozë. Sejcili me gënjshtrat dhe hipokrizinë përkatëse. Të dy e akuzonin njëri- tjetrin për lidhje me komunizmin, çka është gjëja më e parëndësishme që publiku pret sot prej tyre. Berisha e akuzonte si biri i të atit. Rama i kujtonte shërbimin si mjek pranë familjes sime dhe lotët që Saliu, sekretar partie, kish derdhur çurk kur kish vdekur im gjysh, Hysni Kapo.
Natyrisht që kjo histori nuk është e vërtetë. Por, pyetja që unë kam sot është: përse ato duhet të dalin sot në sipërfaqe? Kujt i shërbejnë në mënyrën si artikulohen? Kush ka interes për to?
Ndoshta Sali Berishës. Ai e ka përdorur antikomunizmin e vonuar si një armë hipokrite për të luftuar kundërshtarët e tij politikë. Ai që në fillim nuk qe një desident antikomunist që kërkoi përmbysjen e atij regjim. Ai qe aspirant për tu ngjitur në hierarkinë e tij.
Edhe kur u zgjodh në krye të lëvizjes demokratike, u katapultua aty, « për ti ngrënë mishin, por për ti ruajtur kockën » kastës së vjetër. E kreu me sukses këtë rol, të projektuar nga Ramiz Alia, dhe u bë mishërimi i vullnetit të tij, që ndryshimi i regjimeve të mos bëhej nga shtresat e përmbysura (armiqtë e vërtetë, ballistët zogistët, të burgosurit politikë, të cilëve komunistët e atëhershëm u trembeshin si djalli temjanit ).
Natyrisht thënë këtë, unë nuk besoj se Berisha u bë një agjent i ish komunistëve në regjimin e ri. Larg asaj. Ai qe i sinqertë në rrugën e re, madje u bë aq i zellshëm në të, sa jo vetëm harroi idealet, miqtë dhe padronët e vjetër, por edhe i burgosi ata.
Por një cen i mbeti ama. Si fabula e hajdutit që thërret kapeni hajditin, edhe ai i klithte : « Komunist » gjithëkujt që kishte kontribuar shumë më pak sesa ai vetë, në triumfin e revolucionit botëror.
Kjo është fatkeqësia dhe hipokrizia e tij. Kjo është fabula që ai përsërit prej 25 vjetësh.
Tani nga fundi, viktimë e kësaj fabule rashë edhe unë, pjella e komunistëve dhe “i miri i gjyshes”. Terma të përdorur si gjithnjë në mungesë të argumentave dhe në pamundësi të debatit. Duke dëshmuar rënien në batakun e komunistëve më të këqij, atyre që ndryshojnë lëkurë, por nuk e harrojnë asnjëherë, luftën me kundërshtarin, përmes biografive.
Dhe sa për biografi unë “i miri i gjyshes” kam një ndryshim nga “akuzuesi” im.
Po, unë vëret kam lindur në bllok, por duke më bërë këtë lojë, fati më shpëtoi nga një shtrëmbërim i madh, të mos lëpij prapanicën e gjithkujt për tu futur deri aty.
Po, vërtet unë nuk jam rriturr në bjeshkë, por fakti se kam qenë fëmijë i një familje pjesë e nomenklaturës më të lartë komuniste, më shpëtoi nga zvarritja me valixhe druri në dorë, për tu bërë me çdo kusht anëtar i PPSh-së. Me shokët e mij të shkollës, ne talleshim me këta arrivistë të ngjitur që i ngjanin Andon Ledhit.
Po, unë jam rritur në oborrin e rregjimit që shkoi, por shpërfillja fëmijërore ndaj idhujve, më bëri që të kem shumë më pak foto me ngjyra dhe metra filmime, me personazhet e asaj kohe, sesa ata që duan të më përgojojnë sot.
Të gjitha këto rastësi, përfshirë edhe ato të moshës, më bënë që të jem sot një njeri shumë më i hapur dhe më i lirë, pa pikë brenge dhe kompleksi nga e shkuara, se shumëkush të cilin e deformoi dhe e zhburrëroi ajo diktaturë. Prandaj përmendia e biografisë në debatin e sotëm, vetëm më bën të qesh, sepse e kuptoj se ai është makthi i atyre që e kanë vuajtur.
3
Gjithashtu më bën të qesh akuza se unë po i shërbej regjimit kleptokrat të socialistëve duke marrë në mbrojtje mbrojtësit e tyre. Kështu shkroi pak a shumë Sali Berisha për shkrimin e Lapsit për emisionin “Opinion”.
Pra, që unë “gënjeshtari i lindur dhe më i pacipi në mediat” kisha vendosur të mbroja gazetarët që mbronin Edin dhe Sajmen.
Së pari se sa vlerë kanë etiketimet e Berishës për njerzit dhe se sa të besueshme janë ato, kjo është një gjë që dihet. Mjafton të përmendësh rastin e Fatos Nanos që e shpalli vrasës të Azem Hajdarit dhe pastaj tha se e kish bërë për fushatë. Mjafton të përmendësh Rezar Taçin që e shpalli kontrabandistin më të madh në vend, dhe pastaj, pasi i bëri respektin familjes, tha se gazetarët e kishin ngatërruar me Cac Angjelin.
Por ajo që më shqetëson është fakti tjetër: si mund të kemi pasur një kryeministër kaq të shkalluar sa ti thotë pa droje të zezës të bardhë?
Të më akuzojë mua personalisht se po mbroj pushtetin e socialistëve.
Jo, jo, fatkeqësisht në këtë pikë, unë mendoj si Sali Berisha. Mendoj se këta janë të lidhur me krimin. Mendoj se i lënë të lirë edhe kriminelët e rrugës edhe ata të parlamentit. Mendoj gjithashtu njësoj si ai, se janë po aq hajdutë me tendera, koncesione dhe zhvatje të pasurisë publike.
Por, ndryshe nga Sali Berisha, unë mendoj se duke qenë vërtet të tillë, ata janë njësoj si ai. Po aq grabitës, mashtrues, njëkohësisht shërbëtorë dhe përfitues të një kaste, që po rrënon përditë e më shumë këtë vend.
E kam thënë një gjë të tillë kur Berisha ka qenë në pushtet, po e përsëris njësoj dhe sot kur ai nuk është askushi.
Mos ndoshta kjo e nervozon sot doktorin?
Këtë nuk e di.
E vetmja gjë që di është se ai vazhdon të shpifë me të njëjtin rritëm dhe pa u lodhur.
Deri kur?
Ndoshta deri në momentin që në jetë ti shfaqet një njeri që e do me të vërtetë, qoftë dhe familjar, dhe ta bindë që të mos dalë më në publik. Ta bindë të mbyllet në kullën e historisë së tij gjysëmshekullore në politikë, sepse kështu si po sillet, u bë gazi i botës. Një dordolec që se beson më kërkush dhe që po vazhdoi kështu do ta tallin në breza.
Gomari i ngordhur te Piramida, Spiropali e krahason me 21 Janarin
Kafsha e gjorë ngordhi dy ditë më parë në krah të kryeministrisë, përballë Piramidës. Arjan Çani shfaqi një fotografi në ekranin e Klan, kur u përmend premtimi i Erjon Veliajt, për të shumuar kafshët në Kopshtin Zoologjik. E ftuar ishte Elisa Spiropali, këshilltare e PS në Bashki, përballë Fabian Topollait, të PD.
Kur pa gomarin e ngordhur në ekran, komenti i Elisa Spiropalit ishte i habitshëm: “Të mos harrojmë Çani, që në atë bulevard, janë vrarë njerëz, por të mos e hapim këtë temë tani!”
Kuptohet lehtë, se Elisa Spiropali iu referua vrasjeve në 21 janar të 2011, kur në protestën e PS u vranë 4 vetë.
Arjan Çani nuk e sqaroi me tej, se si mund të lidhet gomari i ngordhur me vrasjet e 21 Janarit. Por ndoshta kjo nuk do të zbulohet kurrë. Vetëm Elisa Spiropali mund ta shpjegojë.
Në një rast si ky, shprehja popullore duhet modifikuar: Mirë gomari na ngordhi, po nuk të lë rehat as Elisa!
Sot protesta e opozitës, Kurti: Nuk kam shtëpi, jetoj me qira
Ish-kryetari dhe deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, thotë se, protesta e sotme e opozitës në Kosovës do të jetë paqësore dhe nuk do të përdoret dhunë e as do të qëllohet me gurë. Në një intervistë për “RTV21”, ai konfirmoi se, asgjë nga aktet e dhunës të ndodhura në protestat e mëparshme, nuk do të përsëritet.
Kurti aktualisht është në arrest shtëpie, i akuzuar për gazin lotësjellës që kishte hedhur në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket pjesëmarrjes së tij në protestën e sotme, për shkak të kufizimit të lëvizjes që ka, Kurti nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por tha se nuk ka një shtëpi, por jeton me qira.
“Jam në një rrethanë lehtësuese, thuhet arrest shtëpiak, unë nuk kam shtëpi, banoj me qira në një banesë”,- tha Kurti.
Kur Agnesa Vuthaj “merr” Topin e Artë
Agnesa Vuthaj ka disa ditë që është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por si duket, bukuroshja kosovare qëndrimin atje e ka të ngarkuar më punë dhe projekte te ndryshme.
Së fundi ajo i është drejtuar studios së fotografit Fadil Berisha ku ka realizuar setin e saj më të ri.
Në një foto të postuar nga Agnesa ku ajo shfaqet mjaft sensuale me topin e artë në duar.
Zajmina mahnit fansat, shfaqet më seksi se kurrë
Këngëtarja më seksi e skenës shqiptare Zajmina Vasjari nuk ka hezituar të postojë një foto mjaft sensuale në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar format e saj bombasitke.
Zajmina në këtë fotografi duket vetëm me të brendshme dhe një pallto sipër. Ajo ka mahnitur 117 mijë ndjekësit e saj të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive për të.
Foto: Ja objekti i çuditshëm që u rrëzua nga qielli në Vietnam
Autoritetet vietnameze po hetojnë për një objekt të çuditshëm që dyshohet se u rrëzua nga hapësira. Objekti ka formë të rrumbullakët dhe ka shkaktuar trazira edhe tek banorët e zonës ku u rrëzua objekti.
Ministria e Mbrojtjes tha se ka nisur një hetim për topin e metalit. Në fakt janë 3 objekte të ngjashme që kanë rënë. Njëri u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie dhe unk shkaktoi dëme pasi ishte i vogël. Kurse dy të tjerë më të mëdhenj me peshë të ndryshme u rrëzuan pranë një lumi dhe një fushë misri.
Nga ana tjetër, ushtria mohoi ndonjë trajnim ushtarak, pasi fillimisht u përfol se objektet mund të ishin raketa të qëlluara nga pajisje ushtarake. Megjithatë, kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës.
Pse e ka kablloja e lap-topit këtë pjesë?
A e dini pse kablloja e laptopit ose e ndonjë pajisje tjetër e ka këtë pjesë në formë cilindrike në fund? Duket se pothuajse të gjitha kabllot e kanë këtë pjesë në fund, por për çfarë shërben ajo?
Nëse e hapni atë, ju brenda do të gjeni një cilindër magnetik. Është ky cilindër magnetik i cili e luan krejt rolin kryesor të kabllos.
Në thelb, kur kalon energjia nëpër çdo kabllo, ajo gjeneron ndërhyrje elektromagnetike (EMI).
Edhe pajisjet tona elektronike gjithashtu prodhojnë EMI gjatë këtij procesi.
Për shembull, nëse e lidhni një kamerë me monitor, kamera do të shkaktonte interferencë dhe do të bënte që monitori të prishej. Për më tepër, EMI do të mund ta prishte tërë kompjuterin tuaj.
Ju sigurisht se nuk dëshironi që kjo të ndodh, apo jo? E pra, ky cilindër magnetik sigurohet që sinjalet të dërgohen në drejtimet e duhura dhe asnjë EMI nuk transmetohet në mes të periferikëve.
Kjo është arsyeja pse ky cilindër ndodhet në fund të kabllove. Pra, ky është misteri mbrapa tyre! Këta cilindra sigurohen që kompjuterët tonë mos të prishen.
Fotogaleri+18: Emily, bukuroshja superseksi pozon nudo
Emily Ratajkoëski pëlqen të fotografohet nudo dhe ka realizuar shumë foto të tilla.
Por disa prej këtyre fotove janë vjedhur nga hakerat që i kanë publikuar në një portal.
Foto e 22 viteve më parë, Majlinda Bregu kujton kohën e shkuar
Majlinda Bregu, tashmë personazh i jetës politike, ka rikthyer të shkuarën, duke publikuar në Instagram një foto të 22 viteve më parë. Në atë kohë ajo punonte si gazetare në TVSH-së.
“Kur ishte vetëm një TV,#TVSH dhe sigurisht gazetari pa hile. 22 vjet më parë#throëback”,- shkruan deputetja si diçiturë për foton.
Të jetë mërzitur vallë nga politika deputetja që i është rikthyer kujtimeve të gazetarisë.
"Forbes": Ja 7 të vërtetat e frikshme për Putin
Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për ditë me radhë i kanë cilësuar konsideratat reciproke mes tyre si elozhe.
Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për ditë me radhë i kanë cilësuar konsideratat reciproke mes tyre si elozhe.
Lavdërimi që Putin i bëri Trumpit, si “një njeri shumë i shquar dhe padyshim i talentuar”, i është kthyer menjëherë nga kandidati republikan për President, i cili e konsideroi shefin e Kremlinit, si një njeri shumë të respektuar, jo vetëm në vendin e tij, por edhe më gjerë.
Revista “Forbes” ka realizuar një shkrim, ku në vetëm 7 pika paralajmëron kandidatin republikan se, Vladimir Putin nuk është ashtu siç duket. Putin “vret gazetarët, vret kundërshtarët politikë dhe…pushton vendet”.
Së pari – liston “Forbes”, – Trump duhet të dijë se Putin ishte ai, që urdhëroi luftën kundër Ukrainës, që sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ka vrarë më shumë se 9.000 vetë dhe ka lënë të plagosur 21 mijë të tjerë. Ushtarë dhe civilë po vriten çdo ditë, pavarësisht një ujdie mes Kievit dhe Moskës. Ndërkaq, më shumë se gjysmë milion njerëz janë zhvendosur dhe pothuajse 4 milionë po jetojnë mes dëshpërimit.
Së dyti, Trump duhet të dijë – shkruan “Forbes”, – se Putin i ka shpallur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n si armiq, që kanë tendenca të qëllimshme ndaj Rusisë.
Së treti, Trump duhet të marrë parasysh të gjitha dyshimet, që lidhin Putinin me shpërthimet në disa ndërtesa në Moskë në shtator të vitit 1999, ku më shumë se 300 vetë u vranë dhe 1.700 u plagosën. Bombardime këto, që i hapën rrugë luftës çeçene, e pas gjithë këtyre zhvillimeve Putin u zgjodh President në vitin 2000.
Së katërti – liston “Forbes”, – Trump duhet të kuptojë se, Putin nuk heziton të gënjejë publikisht në lidhje me çështje të rëndësishme politike, të tilla si deklarata për shtyp në prill, kur tha se “nuk kishte më trupa ruse në Ukrainë”. Ndërkohë që këtë deklaratë, ai e tërhoqi në një konferencë për shtyp në dhjetor të 2015-s.
Ndërkohë së pesti, revista “Forbes” i kujton Trumpit se, Rusia listohet si vendi i 7 në botë, pas Pakistanit, si vendi më i rrezikshëm për gazetarët. Iraku dhe Siria janë në krye, ndërsa Rusia është i vetmi vend europian në këtë listë.
Së gjashti, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se, nën udhëheqjen e Putinit, në Rusi ka pasur të paktën 8 vrasje politike me rëndësi kombëtare, pa llogaritur vrasjet e politikanëve në rajone të ndryshme të vendit, raporton Tch.
Së fundi, “Forbes” e mbyll me faktin se, Putin dhe paria e tij kanë vjedhur një pjesë të madhe të pasurisë së Rusisë. Me siguri, ky artikull i prestigjiozes amerikane nuk është një mesazh vetëm për Donald Trump, por kërkon të sjellë në vëmendjen e lexuesve, anët e errëta të Presidentit rus, Vladimir Putin.
United gjen trajnerin e ri?
Drejtuesit e Manchester Unitedit si duket e kanë gjetur pasardhësin e Louis van Gaal
Ky pritet të jetë sezoni i fundit i Louis van Gaalit në Manchester United. Këta të fundit qysh tash kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri.
Sipas portalit francez, Le10sport.com, në listën e drejtueseve të ekipit nga Old Trafftod është emri i Laurent Blanc, i cili aktualisht po e drejton me sukses PSG’në.
Blanc e njeh shumë mirë mentalitetin e Premierligës dhe Manchester Unitedit, pasi ka luajtur te ky ekip për dy sezone me radhës (2001-2003)
Përveç Blanc, kandidat të mundshëm që ta marrin drejtimin e klubit janë edhe Diego Simeone, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola./Express/
Lufta e Tretë Botërore? Korea e Veriut kërcënon SHBA dhe Korenë e Jugut
Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmëruar se shteti komunist është në prag lufte me fqinjin e tyre, Korenë e Jugut. Mediat ndërkombëtare citojnë zyrtarin komunist Kim Ki Nam, i cili ka fajësuar kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin, se po përhap propagandë kundër Koresë Veriore duke përdorur altoparlantë të fuqishëm, që i ka vendosur pranë kufirit mes dy shteteve.
Zyrtari i lartë shtoi bisedimet mes SHBA dhe Koresë Jugore pas testimit të bombës me hidrogjen nga Peniani komunist kanë rritur ndjeshëm tensionet mes vendeve. Këto tensione, thotë zyrtari, kanë shtyrë dy Koretë në prag të luftës.
Gjithashtu, një zyrtar i Koresë së Jugut konfirmoi se Seuli zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin diskutuar për sulme ushtarake në Korenë Veriore. Kjo e fundit para disa ditësh testoi bombën me hidrogjen, e cila është më e fuqishme se bomba atomike. Reagimet e ndërkombëtarëve ishin të shumta, duke dënuar këtë veprim të Peniangut zyrtar.
Atentati në Fier, dyshime për pazaret e drogës në Hollandë
Një konflikt që lidhet me trafikun e drogës në shtetin holandez dyshohet të jetë bërë shkaku i pritës së djeshme të makinës ku udhëtonin 3 persona, në aksin nacional LushnjëFier, pranë kthesës së “Mullirit të Artë”.
Denis (Granit) Kasaj, 44 vjeç, nga qyteti i Patosit, është ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa dy shokë të tij janë plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme, gjatë një atentati të mirorganizuar nga persona ende të paidentifikuar.
Makina me të cilën po udhëtonin viktima dhe dy të plagosurit është gjetur e shkrumbuar, ndërsa autorët dyshohet të jenë larguar me një autoveturë që është gjetur po e djegur në fshatin Vajkan.
Deri tani policia ka hedhur dyshimet mbi aktivitetin e 42vjeçarit Margariti. Ky i fundit kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Holanda. Nga burime të grupit hetimor dyshohet se ai kishte pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.
Nuk dihet lidhja mes Margaritit dhe Denis Kasajt, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit. Megjithëse mbeti viktimë, policia thotë se deri tani nuk ka të dhëna se Kasaj ka precedentë penalë të njohur, shkruan Panorama.
Ndërkohë, edhe i treti person që ndodhej në makinë, Kelmend Kastrati, nga Fieri, kishte pasur më parë probleme, pasi në vitin 2008, ai plagosi dy vëllezër për shkak të një sherri për parkimin.
Nga ana e policisë po hetohet me intensitet për këtë krim të radhës në vend, ku dyshimet janë sërish për eliminime për shkak të drogës. Në vend u gjetën dy armë kallashnikov, njëra prej të cilave mendohet se u përket autorëve të krimit./Lapsi.al/
Sulm terrorist në Egjipt, plagosen 3 turistë të huaj
Dy terroristë kanë plagosur tre turistë të huaj me thikë në Hurghada të Egjiptit, pranë Detit të Kuq.
Ministria e Brendshme tha personat, të pajisur me thika, kishin hyrë të premten në hotelin Bella Vista dhe i kanë sulmuar turistët.
Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj agresorëve duke e vrarë njërin dhe tjetrin e kanë plagosur rëndë. Tre turistët, dy nga Austria dhe një nga Suedia, janë plagosur nga thika, por plagët e tyre nuk janë serioze.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, prapa këtij sulmi qëndrojnë terroristët e ISIS.
Në Egjipt ka pasur valë të sulmeve terroriste që nga rrëzimi i presidentit Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.
BBC shkruan se autorët kishin si synim të merrnin pengë turistët. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit.
Prej kohësh, Egjipti po përballet me militantët e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait.
Vjehrri grek i shqiptarit: Si ma vrau vajzën për 1 minutë e gjysëm
Ngjarja e rëndë në Selanik të Greqisë, ku shqiptari Klodi Lesi vrau me thikë gruan e tij greke, vijon të jetë ende një temë e ndjeshme në vendin fqinj. 34-vjeçari shqiptar është në kërkim prej 3 ditësh nga policia, i cili u arratis pasi masakroi me thikë bashkëshorten.
Babai i viktimës, Haralambos Mavromatis, në një intervistë për gazetën greke “Prorothema” tregoi çastet kur Klodi Lesi vrau vajzën e tij.
“Masakroi vajzën time për 1 minutë e gjysëm përpara syve të djalit të tyre më të madh. Fëmija bërtiti për ndihmë dhe i tregoi gruas time nënën e tij të vdekur.
Në katin e sipërm banonte vajza ime, kurse një kat më poshtë banojmë ne. Gruaja ime ishte në shtëpi kur ndodhi krimi. Nuk dëgjoi asgjë, sepse gjithçka ndodhi brenda pak minutave.
Ai u ngjit sipër, e therri, rrëmbeu nipin tim dhe u largua. Ai gjeti derën hapur dhe u ngjit. Gruaja ime nuk i kushtoi vëmendje, ajo e pyeti se çfarë bën dhe ai i tha ‘mirë’.
Në 1 minutë e gjysëm zbriti dhe e kishte masakruar. Gruaja imë dëgjoi të qarat e nipit dhe vrapoi për t’u ngjitur sipër dhe gjeti vajzën tonë të vrarë.
Mbante dhe një thikë me vete. Thika me të cilën e vrau nuk ishte e shtëpisë tonë. Klodi e kishte kërcënuar edhe në të kaluarën vajzën tonë. Nuk e kishim menduar se mund të arrinte deri këtu.
Në fillim u duk njeri i mirë tek të gjithë. Dukej i butë dhe i qetë, por përfundimisht nuk mund të fshihej më deri kur rrahu vajzën tonë. Vajza ime u përpoq të distancohej dhe ishte e ndarë prej 2 vitesh”,- tregon vjehrri grek i shqiptarit Klodi Lesi.
Ai ka bërë thirrje që 34-vjeçari shqiptar të dorëzojë djalin e tij që e ka marrë me vete pas vrasjes.
“Ne duam vetëm të shpëtojmë fëmijën, asgjë tjetër. Nuk e di nëse ai (Klodi) është penduar, por fëmija s’ka faj për asgjë. Ai është një ëngjëll i vogël, duhet të kthehet tek ne që të mund ta rrisim. Nuk duam asgjë tjetër”,- tha mes lotësh gjyshi i 4-vjeçarit.
Pasi vrau gruan, Klodi Lesi, rrëmbeu edhe fëmijën e tyre 4 vjeç dhe u arratis bashkë me të. Çifti ka një fëmijë tjetër të mitur.
Kur Ilda Bejleri shpalos këmbët e gjata në Instagram...
Prezantuesja Ilda Bejleri, nuk ka hezituar t’i shpalosë këmbët e saj të gjata.
Në një foto të treguar në Instagram, ajo shikon direkt kamerën. E këmbët e saj të zbuluara pa veshje poshtë trupit të saj nxisin fantazinë e fansave të saj.
Ajo së fundmi po spekulohet se e ka bërë shoqe Elita Rudin dhe po takohet me Eros Grezdën, futbollistin shqiptar që luan në Kroaci, teksa më parë besohet se kishte lidhje me Xherdan Shaqirin.
Arrestohet Genci Drita, ish-kryetari i komunës Bërzhitë
Është arrestuar sot Genci Drita, ish-kryetari i komunës Bërzhitë. Ai u dënua në korrik të 2015-s për korrupsion pasiv.
Genc Drita, i rikthehet qelisë pasi vendimi për dënimin e tij me 5 vjet e 4 muaj burg mori formë të prerë.
Aktualisht Drita, i akuzuar për korrupsion pasiv, ndodhej në arrest shtëpie. Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vendimin përfundimtar për Dritën në korrik të vitit që lamë pas, teksa prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg.
Bashkë me ish-shefin e Tatimeve të kësaj komune, Drita akuzohet se i kanë marrë një shumë prej 4500 euro një personi për një leje shfrytëzimi.
Lajm i mirë për femrat që bëhen nëna në moshën 30 vjeç
Fëmijët ndryshojnë rregullat e lojës, pak rëndësi ka sa vjeç je kur i lind, por sipas shkencës, ka një moshë kur do ishte më mirë të ngeleshe shtatzënë nëse do që fëmija të jetë shumë i zgjuar ose i talentuar. Janë vitet që nisin me 30.
Studimi, i dalë nga London School of Economics, studioi zhvillimin e 18,000 fëmijëve britanikë në vitin e parë të jetës. Konkluzioni?
Gratë që ishin bërë mama në të 30-at kishin zakonisht fëmijë më të zgjuar, bazuar në testet konjitive, krahasuar me gratë në të 20-at dhe 40-vjeçaret.
Ja pse: E para, mamatë 30 e ca vjeçare ka më shumë mundësi të jenë të arsimuara më mirë, të kenë rroga më të larta dhe të jenë në marrëdhënie më të konsoliduara.
Ato gjithashtu janë më të kujdesshme për kujdesin para lindjes dhe planifikojnë shtatzënitë, sipas studiuesëve.
Kështu që vazhdo dhe ruaje këtë gur të çmuar në xhep që ta kesh kur mamaja të ankohet që pot ë ikën mosha. Ti po pret për një djalë ose vajzë më të zgjuar, thjesht kaq.
Clinton kundërshtoi mundësinë e vrasjes së Sadamit dhe Milosheviçit
Bill Clintoni mendonte se George Ë. Bushi po “e mashtronte Amerikën si kandidat presidencial”, se Vladimir Putini kishte “potencial të madh” dhe se banorët e Ëyomingut “do të më qëllonin” nëse do ta vizitoja.
Kishte shkruar edhe për “reaksionarët në Kongres”, kishte përjashtuar mundësinë e vrasjes së Sadam Hussein-it ose të Slobodan Milosheviçit dhe nuk i pëlqente të mendonte për plakjen, shkruan “NYT”, përcjell “Koha Ditore”.
Në një moment i kishin ardhur aq shumë në majë të hundës zhvillimet në botë, saqë nuk po e linin assesi rehat, prandaj i kishte shkuar ndër mend me shaka të merrte shtetësinë britanike.
Foto: Alba Çobaj pas ndarjes me Diedonin, i afrohet Anaidit
Ka shkaktuar shumë zhurmë dy javë më parë dekleratat e Alba Çobaj pas katër muajsh ndarje, duke pohura se në fakt ishte ajo qe i dha duart sematologut nga Kosova Diedon Musës.
Të vërtëtën e saj për ndarjen nga i dashuri që njohu brenda shtëpisë së “BB” ajo e ka rrëfyer në studion e “Top Shoë” ku diskutohej mes përsobnazheve të njohur tema “Ligjin e bëj unë”.
Gjatë emisionit diskutoi edhe çeshtjen e vajzave që e kanë gati të pamundur të gjejnë një partner sot, ku la të kuptohej se ishte e vështirë edhe për të të krijonte një lidhje serjoze.
Por mesa duket tentativat i ka nisur ne jettën e saj të përditshme, ndërkohë që po përgaditët ti hyjë botës së televizionit me një emision përsonal.
Dhe duket se sytë i ka sërish te djemtë e “Big Brother”. Këtë herë ajo është fotografuar nën shoqërinë e fituesit të “BB6”, Anaid Koloti, gjatë inagurimit të një lokali në ish zonën e Bllokut.
Alba dhe Anaidi jo vetëm qe kanë biseduar privatisht por ata gjatë gjithë mbrëmjes janë parë se bashku teksa qeshnin me batutata e njëri tjetrit./Panorama+/
Mashtrimi i fundit i hajdutëve, një monedhë në derën e makinës
Është një sinjal i qartë. Nëse gjeni një monedhë te dera e makinës, bëni kujdes. Është teknika më e fundit e hajdutëve që ka bërë shumë viktima, mbi të gjitha në parkimet e supermarketeve.
Hajduti lë tek doreza e makinës një monedhë dhe rri e pret. Kur “viktima” shkon të hapë derën, ajo bie poshtë.
Ideja është e tillë: pasi dëgjon monedhën që bie në asfalt, çdokush do të linte çantën në sedilje për të parë çfarë ra poshtë.
Në këtë moment hajduti hyn në aksion. Hap derën në anën e pasagjerit dhe merr çantën në sedilje.
“Viktimat” e preferuara janë gratë, sepse ato kanë gjithmonë çanta për të lënë në sedilje. Këshilla që jep policia është të mbyllni menjëherë makinën nëse dëgjoni që ra një momedhë kur hapët derën.
Shembja e Elbasan-Librazhd, Balla: Do të padis ish-ministrin Pollo
Shembja e rrugës nacionale në aksin Elbasan-Librazhd në Xibrakë ka ndezuar debatet lidhur me përgjegjësit e cilësisë së punimeve. Në mesditë ne segmentin e shembur ishte deputeti i PS Taulant Balla.
Ai akuzoi firmën, e cila disa vite më parë shtroi fibrat optike në anë të kësaj rruge.
Deputeti Balla u shpreh se përgjegjësi mban Genc Pollo.
Më vonë aty shkoi edhe ministri i transporteve Edmond Haxhinasto. Dëmtimi i aksit rrugor tha Haxhinasto nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve dhe se do të pritet mendimi i ekspertëve për nisjen e hetimeve.
Ministri i Transporteve garantoi se pas vlerësimit teknik nga ana e autoritetit rrugor se do të kryhet ndërhyrja për riparimin e rrugës./Tv Klan/
Berisha- Ballës: Ja kush e prishi rrugën Elbasan -Librazhd
Nga profili i tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot deputetit të PS-së, Taulant Balla, në lidhje me deklaratën e tij të një dite më parë, i cili tha se, do të padiste në Prokurori ish-ministrin Genc Pollo për prishjen e rrugës Elbasan-Librazhd.
Sipas Berishës, përgjegjësit për prishjen kësaj rruge nuk janë ata që pretendon deputeti Balla, por njërëz që kanë lidhje sot me PS-në.
Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb:
“Qytetari dixhital denoncon firmen e ndertimit te burrit te nenkryetares se Bashkise te Elbasanit, te ndihmuar kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini dhe drejtori i policise te Qarkut, per grabitjen, shkaterrimin me punimet e tij te shtratit te lumit Shkumbin dhe kjo sipas tij eshte dhe shkaku i vertet i shembjes se rruges.
Qytetari dixhital nxjerre si "avokat" te firmes Taulant Ballen dhe akuzon presidentin e firmes "Bajrami shpk" si njeri qe vjen nga krimi i organizuar.
I bej thirrje prokurorise te shtetit te hetoje akuzat e qytetarit dixhital per firmen "Bajrami shpk", lidhjet e kryetarit te bashkise, drejtorit te policise dhe deputetit Balla me kete firme! sb
Taulant Balla ka shkuar ne Elbasan ne Xibrakë dhe po denancon shembjet e rruges dhe te urave ne kete zone.
Ju lutem pyeteni pse eshte lejuar Firma Bajrami Shpk te Ndertohet ne shtratin e lumit Shkumbin.
Firma Bajrami Shpk te pergjigjet per cfar do demtimi dhe devijimi te bere ne kete lume gjate vijes se Librazhdit deri ne Elbasan per perfitime personale.
Firma e ndertimit Bajrami Shpk eshte aktualisht nderuar mbi shtratin e lumit Shkumbin pa asnje kriter Inxhinierik,apo aprovim te Ministrise se Transportit.
Per Interesat personale Kryetari I bashkise Qazim Sejdini dhe Shefit te Policise Qarkut Elbasan Firma Bajrami lulezon ne breg te Shkumbinit ndersa Taksat parate e popullit te paguajn per demin dhe popullata ne ate zone te mbeten, pa rruge e Ura tani.
Dikush verifiko kete ceshtje dhe zbatoni ligjin mos lini keta Ordinere dhe Shfrytezuas Prostitutash te behen pronar dhe te marrin popullin ne qafe. sb
"Zoti Berisha Mirdita
Do doje te denancoja nje firme ndertimi ne Elbasan qe eshte implikuar ne korrupsion dhe prostuticion.
Nazif Bajrami pronar I firmes se ndertimit Bajrami Shpk ne Elbasan eshte marre me prostuticion ne Italy qe ka shfrytezuar nje vajze me Emrin O.M.dhe tani eshte I martuar me nje nga nenkryetaret e bashkise se Elbasanit ose me mire te Bashkise se Sejdinit.
Ai ka zaptuar nje truall ne perrua (Lumin Shkumbin. ) i cila me pare ka qene vija e ujit ku kalonte shkumbini por tani me Okay te Sejdinit dhe Shefit te Policise Qarkut Elbasan ky Nazif Bajrami eshte tani pronar I shkumbinit. Ai e ka devijuar shkumbinin per arsye perfitimi dhe fshatrat perreth vuajne pasojat nga ky devijim I pa aprovuar nga asnje Inxhinier apo nga Ministria e Transportit.
Dua te mbetem anonim me emer edhe numer telefoni ju lutem.
Respekt.M.G".
Dukesha Kate Middleton sërish shtatzanë?
Dukesha Kate Middleton, është në pritje të fëmijës së tretë. Mediat britanike shkruajnë së familja mbretërore do të zgjerohet edhe më tej, duke cituar burime, të cilët thonë se, Kate dhe Ëilliam kanë bërë të pamundurën që ta mbajnë sekret këtë lajm, por nuk ia kanë dalë.
Princi Ëilliam, 33 vjeç dhe Kate Middleton, 33 vjeç, aktualisht kanë dy fëmijë, princin George dhe princeshën Charlotte.
Edhe në këtë shtatzëni thuhet se, Kate ka të njëjtat probleme si me dy fëmijët e parë, pasi vuan nga “hyperemesis gravidarum”, gjendje e përkeqësuar në orët e para të mëngjesit.
Çifti ia ka dhënë lajmin e bukur familjes për Krishtlindje, duke e çuar princin Harry në qiellin e shtatë. “Kate dhe Ëilliam gjithmonë kanë dashur që të kenë një familje të madhe, por nuk e kishin menduar që fëmija i tretë do të vinte kaq shpejt”,- tha burimi.
Dukesha është në muajin e dytë të shtatzënisë dhe duhet të jetë vërtetë e vështirë që të kesh 3 fëmijë me një diference kaq të afërt.
Princesha Charlotte erdhi në jetë më 2 maj të 2015, ndërkohë që princi George ka lindur më 22 korrik 2013 dhe tani ka nisur të shkojë në kopësht.
Pavarësisht asaj që është shkruar gjatë këtyre ditëve, familja mbretërore nuk e ka pohuar zyrtarisht një lajm të tillë, por as nuk e ka mohuar./gazetashqip/
Foto: Kur supermodelja Jordan Carver nxjerr “bombat”…
Jordan Carver nuk resht së ekspozuari gjoksin e saj sensacional. Bukuroshja gjermane ka provokuar sërish fansat duke ofruar këto dy “bomba” në rrjetet sociale.
Liburn Aliu: Policia po rreh protestuesit nga Tirana
Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka thënë se policia e Kosovës është duke i rrahur portestuesit që po vijnë nga Tirana. “Ne pikën kufitare Morinë, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana”, ka shkruar Aliu në Facebook.
“ Dite e mire per proteste. Mijera protestues rruges per ne Prishtine. Edhe per kunder ndalesave nga policia te autobuseve dhe kontrollimit nje per nje te protestuesve, ata nuk po ndalen. Ne piken kufitare Morine, policia i ka ndaluar dhe po i rrah protestuesit nga Tirana. E tera flet per frike te pushtetit. E tera flet per fitore te afert. Shihemi ne shesh”, shkruan në Facebook Liburn Aliu.
Pengmarrja, Salianji: Tahiri-Rama po e çojnë vendin në greminë
Duket se 2016-ta po vijon të jetë akoma i zi për rendin në Shqipëri, ku pas një sërë vrasjesh dhe rrëmbimesh sot ka ndodhur një tjetër pengmarrje shumë pranë një shkolle në Tiranë në mes të ditës.
Pas ngjarjes së fundit ka reaguar edhe Partia Demokratike e cila i cilëson këtë situatë si më dramatiken që ka pasur ndonjëherë vendi.
“Këto janë ditët më të mira për mafian, sepse mafia ka njeriun e vet në qeveri, mafia ka Saimir Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme”,- deklaroi Ervin Salianji, i cili i bën thirrje Policisë së Shtetit, pjesës me integritet të burrave dhe grave me uniformë, të mos e lënë vendin në greminën ku po e çon Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
Do'stlaringiz bilan baham: |