1. Fara e kakaos:
Farat e kakaos mendohet se ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Gjithashtu studime të fundit kanë treguar një lidhje të kakaos në përmirësimin e memories. Studimi tregon se farat e kakaos mund të përmirësojnë funksionin e një pjese specifike të trurit, të quajtur dentae gyrus, e cila lidhet me memorien me kalimin e moshës (Brickman, 2014).
2. Acidet Yndyrore Omega 3:
Acidet Yndyrore Omega 3 prej kohësh kanë treguar kontributin e madh që japin në lidhje me shëndetin e zemrës, por tani mendohet se luajnë një rol edhe në shëndetin konjitiv. Një studim i kryer tek minjtë tregoi se omega-3 polyunsaturated (e cila është zakonisht e natyrës bimore), kishte ndikim në memorien e njohjes së objekteve (rikujtimi në mënyrë të vetëdijshme, si faktet apo dija). Ushqimet e pasura me Omega-3 janë Salmoni, farat e linit dhe fara e zezë.
3. Arrat:
Një dietë e pasur me arra mund të ketë efekte pozitive, në uljen e rriskut apo në zvogëlimin e avancimit të sëmundjes së Alzheimer (Muthaiyah, 2014).
4. Magnezi:
Suplementet e magnezit shpesh rekomandohen për ato që kanë pësuar tronditje serioze. Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë avokadon, farat e sojës, banane dhe çokollata e zezë.
5. Boronica:
Boronicat njihet për përbërjen e tyre të lartë me antioksidantë dhe anti-inflamatorë të cilat rrisin përqendrimin e lartë të anthocyaninis, një përbërës që rrit cilësinë e ushqimit, duke promovuar një jetesë të shëndetshme. Konsumi i moderuar i boronicave mund të ofrojë të mira neurokonjitive si rritja e sinjaleve nervore në qendrën e trurit./Science Daily/agroëeb.org/
Bie mbështetja për Merkel, shkak emigrantët
Politikat e migrimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë shkaktuar sërish ulje të mbështetjes ndaj shefes së qeverisë, në 46% më e ulta që nga gushti i vitit 2011, doli pas një sondazhi për llogari të transmetuesit publik, ARD.
I bërë publik dje në mbrëmje, sondazhi i kryer nga e përmuajshmja ”Deutschlandtrends” tregoi se mbështetja publike për Merkelin ka rënë 12 pikë përqindje që nga muaji janar.
Të paktën 81 për qind e të pyeturve thanë se qeveria e Merkelit nuk kontrollon dot më fluksin e refugjatëve, të cilët gjatë vitit 2015 ishin 1,1 milionë.
Edhe në gjirin e partisë së saj, CDU, mbështetja për Merkelin ka rënë katër pikë përqindje.
Video-mesazh/ Lu: Bëni një video për pyetjet që keni dhe ma nisni
Kjo është tjetër formë komunikimi e ambasadorit amerikan me shqiptarët, pasi konferenca live në rrjetet sociale ka zhvilluar edhe më parë.
Pas konferencave live në rrjetet sociale që janë përdorur disa herë, ambasadori amerikan në Tiranë zgjedh sërish rrjetet sociale për të komunikuar me qytetarët shqiptarë, por kësaj here përmes videove.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në internet, Donald Lu fton qytetarët shqiptarë të dërgojnë në faqen e ambasadës një video-mesazh në gjuhën shqipe.
“Regjistroni një video të shkurtër dhe na e dërgoni në faqen tonë në Facebook si mesazh privat ose në Tëitter duke përdorur hashtagun
Bie nga ashensori, humb jetën 58-vjeçari
Një burrë 58-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi ra nga ashensori.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit. I moshuari hyri gabimisht në kabinën e ashensorit në pallatin ku jetonte, por ashensori nuk ishte vendosur ende.
Kështu ai u rrëzua dhjetra metra poshtë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Berisha: Qeveria e kapur nga “kosovofobia dhe servilizmi ndaj Beogradit”
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka përshëndetur rezolutën për Kosovën të miratuar ditën e sotme nga Parlamenti Europian. Duke folur në seancën e Kuvendit, Berisha tha se vetëm në Shqipëri mund të ndalosh flamujt në një ndeshje.
Sipas tij, Rama dhe qeveria është e kapur nga “kosovofobia dhe bëjnë servilin e Beogradit”.
“Shfrytëzoj rastin rezolutën e PE për Kosovën, që i jep një mbështetje të fuqishme, Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim, integrim, konsolidim të shtetit ligjor. Konfirmon mbështetjen dhe të mos harrojmë se në një hark të shkurtër 1 mujor ky është votimi i dytë historik për Kosovës pas MSA dhe tani një rezolutë që mbështet heqjen e vizave dhe dënon qëndrimet oskurantive të Serbisë ndaj Kosovës.
Me këtë rast më duhet të them se të denoncoj dhe këtë qeveri që manifeston dhe manifeston një kosovofobi dhe e bën për servilitetin ndaj Beogradit dhe genuiditetin se e pashë në disa fytyra këtu para meje që u çuditën me këtë që thashë. Sesi mund të ndalosh flamujt e Kosovës kur luante Kombëtarja, por këtë e bëjnë ata që nderojnë Bregoviçin?
Si mund të shpjegohet që hiqen ambasadat që jua them haptas, u hapën me qëllimin më kryesor për të ndikuar sadopak në njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Si mund të shpjegohet se nuk merret asgjë në nismën rajonale nuk ka asnjë projekt të vetëm Shqipëri-Kosovë?
Projektet dërgohen në drejtime të tjera kur ato janë projektet më fizibël, më të leverdishme, jo vetëm për Kosovën e Shqipërisë por gjithë rajonin.
Si shpjegohet që Shqipëria nuk merr asnjë projekt në Vjenë? Se shkon me paranojën enveriste do tu jap mend sa filluan ta tallin kolegët? Pse duhet të japin kolegët e nderuar projekte për një njeri si ky?
Fatmirësisht shqiptarët nuk u përjashtuan. Kosova përfitoi 5 projekte, kurse Shqipëria paranojën e Edi Ramën. Për të mos thënë Zoti e ruajt Kosovën nga falangat e sigurimit të shtetit”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Berisha: Shqipëria, mini-Afganistan. 18 vrasje në 35 ditët e para të 2016-s
Gjatë 35 ditëve të para të vitit 2016, vendi ynë është goditur si asnjëherë tjetër nga krimi, duke ndodhur 18 vrasje me më shumë se 20 viktima.
Duke përmendur këto shifra, ish-kryeministri Sali Berisha tha se, “ky vend shëmbëllen me një mini-Afganistan në zemër të Evropës. Ja çfarë shkalle kriminaliteti ka ky vend. Goditja e krimit të organizuar me uniformë shtetërore përbën aktin më poshtërues, më sfidues, për rendin, sigurinë, shtetin në tërësi.
Ai vesh uniformën për të thënë se ligjin e bëj unë. Por Kryeministri është i lidhur kokë e këmbë me Shullazin, me ‘Hakmarrjen për Drejtësi’ edhe banda të tjera. Krimi do të veshë – jo uniformën – por edhe spaletat! Prisni kur ta shihni me Kallash dhe me spaleta të florinjta!
Pse të mos bëjnë ata?! Pse të mos bëjnë?! Kur peshojnë qeverinë me trofetë e krimit. Kur Rama e ka kthyer qeverinë, në organizatë kriminale.
E dini ju se çfarë i bëjnë kryetarit të bashkisë së Durrësit?! Po, i shkojnë Ramës e ia thonë. Ndaj në këtë terren dhe armët i venë, edhe spaletat i venë. Keni pasur 54 vrasje vjet, por në vend në 35 ditë janë bërë 18 vrasje!
E thashë që Shqipëria është një mini-Afganistan”,- theksoi Berisha gjatë fjalës në seancën parlamentare.
FJALA E PLOTE E BERISHES NE KUVEND
E thashë që Shqipëria është një mini-Afganistan. Edhe njëhërë do t’i lutesha shumë që të marrë librin e Sara Çeis.
Këtu qeveritarët vjedhin çdo ditë taksapaguesit. Keni gjetur një mekanizëm të paimagjinueshëm të konçensioneve me pagesë për të ndarë paratë.
Paguani për të vjedhur sëbashku me ta.
Keni vendosur partneritetin me privatin në vjedhje si rruga më e fuqishme e vjedhjes e në këto konçensione janë dhënë 3.7 miliardë USD!
E dini çdo të thotë kjo?! Do të thotë që borxhi publik nuk është më 1 trilion, nuk është më 74% e GDP-së, por me konçesionin që kanë dhënë, është 130% e që do ta rrëzojë Shqipërinë përtokë dhe nuk do të mundet të ngrihet në këmbë për një kohë shumë të gjatë.
Ndaloni një moment!
E morën në vitin 2013 me 64 %, e rritën në 74% pa ndërtuar asnjë km rrugë. Qesharak dhe i padinjitet, shkon dhe pret shirita në nënstacionin e Babicës, që e kam inaguruar në 2009-ën me kredinë e qeverisë austriake 25 milionë USD. Vazhdoni ju hani gënjeshtra, por është Fier-Babicë, linja dhe hidrocentrali.
Ç’t’ju thuash ju?!
U thoshte sot shqiptarëve se Skavica kërkon miliarda! Po nuk kërkon më shumë se 500 milionë euro. Po ju mashtroni, se besoni se mashtrimi vlen më shumë se e vërteta.
Shkon në Babicë, burri, e thotë “vepër strategjike”! – vepër e projektuar dhe e financuar e tëra nga qeveria e mëparshme, e inaguruar nga unë në Zemblak.
Por kur keni një njeri jeshil në krye, natyrisht këto do të thotë ai.
E dëgjuat sot kur thoshte “boja, boja, boja…” se ai vetëm bojën njeh. “Boja kështu”, “boja ashtu”, “pigmenti…”Po paktën sot ishte natyral.
Tek libri, Olsi ishte i vëllai i Hamit…Ivëllai për koinçidencë jetonte në Los Anxhelos. Por kjo gazetare e famshme kishte shkuar dhe në Los Anxhelos. Dhe çfarë kishte gjetur? Olsi Ramën!
A ka gjë më të rëndë që Kryeministri i vendit të shtrijë dorën mbi taksat e qytetarëve?!
Jua thashë këtu se një kompani në Hong Kong është kontaktuar nga Olsi Rama dhe Gaz Demi që i thanë kompanisë:
“Hajde dhe na bëj këtë shërbim”! – “Jo, unë jam për baste, s’jam për këtë shërbim”!/Syri.net
Por tani na del ortaku i Olsi Ramës. Kjo është e mjaftueshme në çdo kod të botës, që Zyra jote del e thotë se në mënyrë absolute kjo nuk do të bëhet.
E dëgjuat sa foli këtu?! E përmendi emrin e Olsit?! Jo, se është personazhi i Sara Çeis. Ka filluar të interesohet shumë për naftën.
Në Spitallë u ngeci patatja e nxehtë në fyt. Se mendoi se u bë me Spitallë ky. E keni lexuar ju artikullin investigativ në të gjitha mediat? Na del se kompania e Hong Kongut ka partner Edi Ramën!…(Reagojnë deputetët socialistë në sallë) Nuk ka ndonjë ndryshim, se Olsi Rama në emër të Edi Ramës vepron!
Sistemi i taksave që ne vendosëm atëhërë ishte më i avancuari për kohën. Ata na thonë se ne vendosim sistemin e tretë të kasave! Por ai ishte, u bë me cilësinë më të madh. Tani përveçse ka shpenzuar 12 mln euro që ne ua lamë të gatshme, po marrin edhe 40 mln euro!
Ne e bëmë sistemin. Natyrisht, nuk kishte përsosje. Po lamë kredinë e butë edhe për shëndetësinë, edhe për Tatimet. Tani, Rama do të ndërrojë kasat fare. I thotë bosit: Unë jam i fuqishëm.Vëllai im është i fuqishëm dhe ai sigurisht do të marrë vendim ekzekutiv që të gjobisë bizneset shqiptare. Kjo përbën vjedhjen më të paimagjinueshme. Kjo përbën vjedhjen më të paimagjinueshme.
Olsi Rama është bërë kryesekseri i Shqipëri për vëllaçko Ramën Kryeministër, ndaj dhe kur ia fal shpirtin Edi Ramës, (i drejtohet ministrit Beqaj) siç ia ke falur ti mor bir, ty të falet çdo gjë.
Të kam thënë unë që ata njerëzit e tu më kanë thënë se çdo gjë e bën me Edi Ramën.
Po pse të del emri me baxhanakun e Ramës ty, Frankun, dhe jo me Olsi Ramën?!
E di ti që më rrëfehen mua ata, mos fol kot./Syri.net
Ndaj kjo që ndodh është një gjë e paimagjinueshme.
Edi Rama me vëllanë e vet ka vendosur të depozitojë në llogaritë e tij personale në 10 vjet, më së paku 140 mln euro me një të rënë të lapsit, kurse Olsi mund të shkojë dhe tre herë më shumë.
Konçensione, partneritet – në të gjitha gjer sot nga buxheti i mëparshëm s’ka nxjerrë asnjë qindrakë. Përkundrazi. Qyetarët s’kanë paguar asnjë qindrakë për ndërtimin e hidrocentraleve, por duhet të kesh koefiçientin intelektual që ke ti që flet kështu.
Çmimin e energjisë e rritët ju me 120% tek biznesi, ju hajdutët e shtetit, që faturoni afrofe 200 mijë familje shqiptare, dhjetë herë më shumë se në 2013-ën.
Çfarë po ndodh me shqiptarët?! Largim masiv nga Shqipëria.
FTOJ PËR MOSBIZNDJE CIVILE, BOJKOT TOTALISHT TË SHTETIT
Është ajo që po u bëni profesionistëve në Shqipëri. Pasi ua 3-4-fishuat çmimin e qerasë bizneseve, pasi ua 2-3-fishuat akcizën e naftës, pasi vutë taksën progresive në Sigurimet Shëndetësore, çfarë po bëni tani ju. Po 4-fishoni dhe Sigurimet Shoqërore për ta. Po. Këta tani që të gjithë do të paguajnë 4-fishin e Sigurimeve Shoqërore.
Imagjinoni pak: 3-4-fish qeraja, 2 herë më shumë akcica e naftës, 3-4 herë më shumë sigurimet… Ku u del këtyre? Këtyre u bie të ikin.
A e imagjinoni ju se çfarë shpenzimesh janë bërë për t’u shkolluar këta njerëz? Po se çfarë investimesh kanë bërë ata vetë?
Ndaj dhe unë jam sot këtu duke shprehur mbështetjen time më të fuqishme dhe t’u bëj thirrje të gjithë avoketërve të vendit për akt mosbindjeje civile, që të bojkotojnë totalisht këtë shtet./Syri.net
Iu bëj thirrje të gjithëve noterëve të vendit për akt mosbindjeje civile, që të bojkotojnë këtë shtet të naftës, këtë grup hajdutësh të shtetit, që shkelmon mbi jetën e tyre.
Iu bëj thirrje mjekëve, denstistëve, stomatologëve, profesionistëve për revoltë, për mosbindje civile. Përveç Urgjencës, asnjë shërbim tjetër!
Të marrin vesh shqiptarët se kush janë këta që i bëjnë vendit mynxyrën, që vjedhin me krushqi dhe nuk çajnë kokën për asgjë tjetër.
Doni ju të dashur profesionistë, t’i vëmë “kufirin tek thana”, hajdutëve të shtetit?! Bojkot total!
Dhe këta do të përkulen e do të përmbysen aty ku e meritojnë.
Kjo rruge mbron interesat tuaja e të fëmijëve tuaj!
Se s’janë vetëm të familjeve tuaja, interesat tuaja, janë të komunitetit dhe shoqërisë në tërësi me greva, me demostrata, me bojkot dhe t’i lëmë hajdutët e shtetit lakuriq sic e meritojnë para shqiptarëve dhe botës.
“MJEKET T’IA PUBLIKOJNË RAMËS, KARTELEN MJEKESORE”
Filloi në Laç dhe le të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë! Se këta meritojnë paralelisht dhe largimin nga qeveria. Nga e keqja në të keqe çdo ditë. Çfarë i pjell mendja një të sëmuri!
U bëj thirrje mjekëve të botojnë çdo kartelë për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën mbi të.
Po, po, situata është kritike, ta botojnë!
SOCIALISTË, GUXONI E PYETENI RAMËN: CILIN RIVAL PENGOI TË KANDIDONTE NË PARTI?
I thoshte gazetarit: “Nuk ekziston Blushi! Nuk mborj Blushin unë, por ai mohon realitetin se për të ekziston evtëm realiteti në kokë. Por mirë ua bën, ua përmend Toni Blerin një e dy.
Bëjini në pyetje, guxoni t’i bëni një pyetje: Na thuaj, zotëri, cilin laburist ka penguar Toni Bler për të kandiduar? Po s’ka kryetar partie në një vend demokratik përveç atij që është i sëmurë se mund të pengojë rivalin!
Si e pranoni një gjë të tillë?! Nuk merrem fare me PS-në, por ndaj vlerave të demokracisë. (Reagon ndaj deputetëve të PS-së që i flasin nga salla).
Ju kokën t’i hani njeri tjetrit, por për vlerat e demokracisë! Se s’ka kryetar të një vendi demokratik t’i thotë kandidatit se s’të lejoj të garosh me mua!
Çfarë është kjo? Si e pranoni ju një gjë të tillë?! Të gjithë shqiptarët po jua thonë juve këtë! Për socialistët kam respekt unë, padyshim, se janë shtylla e alternativës së këtij vendi. Po s’besoj se ka socialist të këtij vendi të thotë të ndalojë gara. Po atje karriga e tij është mbi gjakun e tyre. Ata i solli ai për të ardhur mbi gjakun e tyre./Syri.net
Mos u pajtoni në këtë mënyrë, mos u bëni bashkëfajtorë në një krim ndaj shqiptarëve, në një krim që s’ka ndodhur në asnjë vend të botës.
Olsi, Koçua, Nushi – ky është rrethi i tij.
A ka kryeministër që s’ka ndërtuar një qendër shëndetësore në shqipëri, një km kanal, një ujësjellës, një rrugë?!
Ata janë njerëz që kanë nevoja, po ju jeni mbledhur e rrini si i ndjeri Çavez dhe Fidel Kastro nga 5 orë e gjysëm në televizione. 5 orë e gjysëm.
Ndaj dhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe, për të marrë TVSH-në e qytetarëve shqiptarëve me vëllanë e vet.
Dënoj respresionin fiskal, diktaturën fiskale, që po vazhdon ndaj biznesit të vogël dhe profesionistëve në Shqipëri, vjedhjet masive dhe njëherë ju
them se kryetarin tuaj – që s’lejon rivalë, ju qofshi se kurrë nuk e gjen!
Ja rreplikat Berisha – Blushi në Kuvend
Ben Blushi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend. Deputeti socialist akuzoi Berishën duke i thënë se “mos hy në punët tona të Partisë Socialiste”. Blushi e quajti ish-kryeministrin si “otomani i fundit komunist”.
Ka ardhur menjëherë edhe përgjigja e Sali Berishës. “Ti Blush je tradhtar”, u shpreh Berisha.
“Mos fol për politikë të jashtme, por fol dhe për ne. zotërinj, ne jemi në një garë, mos e mohoni, për një arsye tonën. Pyetja është: Po ti ç’punë ke? Se ti teserën e PPSH-së e ke lënë. Unë jam nga ata njerëz që e njoh punën tënde se çfarë ke bërë. Një isha 20 vjeç dhe isha kundër teje.
Një nga ata ishte Ed Selami, që e çove në Amerikë dhe ti I ke rrahur këta. Kurse mua s’po më lënë të rrah . Ç’punë ke ti me ne? kujton se kur ne bëjmë garë. Pse përzihesh ti me punët tona. Ed selamin ti e çove në emigracion. Me kë ke bërë garë ti ën 25 vjet.
Dhe arsyeja që unë po dal sot është se modeli yt në 25 vjet o nxirrje jashtë, ministrin tënd të Jashtëm e rrihje, rivalët e tu I rrihte në zyrën tënde, dhe unë jam sot kundër kundër dhe kërkoj garë është se modeli yt nuk dua të përsëritet.
Nuk mund të dalësh ti sot që demokracia që s’e ke pasur ti në 25 vjet, të vijë tek ne. të çohesh këtu të më bësh moral sesi ta bëj garën më mirë brenda Partisë sime….Do çohesh prapë ? Ok, nëse çohesh e thua se si I trajton rivalët e tu…si e nxore Ed Selamin në Emigracion, si e ndalove Genc Rulin, si e mëson Lulin nga mëngjesi në darkë….Unë do të jem kundër teje sepse ti je një otoman komunist dhe në Ballkan je i fundit”,- u shpreh Blushi.
“Me Blushin kam njohje të vjetër. Kam njohje të vjetër dhe në çdo rrethanë, absolutisht, unë disa anë të tij, i vlerësoj. Por në politike nuk dua të citoj veten time, por nuk mund të citoj veten dhe as ta le pa cituar. Edhe po spati njeri për të tradhtuar- tradhton veten e tij. Harroje ti se unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjale të vetme të ndihmoj ty. Blush ti je një tradhtar kur s’ke njeri të tradhtosh ti tradhton vetveten”,- u shpreh Berisha.
Blushi-Ramës: Je bërë si Berisha, deputetët e duartrokasin
Duke shfrytëzuar rastin për një replikë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, në fakt socialisti Ben Blushi goditi Ramën me sharjen më të rëndë që mund të për dorë një socialist “është bërë si Berisha”.
Fjalët e tij, Blushi i nënvizoi duke theksuar se “ka qenë dhe do jetë gjithmonë kundër “Berishës”, duke iu referuar në fakt në mënyre direkte kreut të PS-së, Edi Rama.
Fjala e deputetit Ben Blushit çuditërisht u shoqërua me duartrokitje çliruese nga deputetet socialistë në sallë, të cilët e prisnin një fjalë të tillë të Blushit, por që në fakt i binte Ramës.
Francezët arrestojnë shqiptarin e kërkuar në Itali për vrasje
Policia franceze ka arrestuar shqiptarin Erion Demaj, 30 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2013, pasi akuzohet për tentativë vrasje të bashkomasit të tij, Misard Ganoshi, 23 vjeç.
Konflikti mes dy shqiptarëve ka ndodhur më 9 qershor 2013 në një diskotekë në Cervias, Itali.
Erion Demaj bashkë me të vëllain e tij tentuan të vrisnin 23-vjeçarin Misard Ganoshi, por fatmirësisht ai shpëtoi.
Shkak i konfliktit ishte ngacmimi i një femre. Pas ngjarjes autorët u larguan nga Italia për në Shqipëri. Në liri vazhdon të jetë Emanuel Rrapi, i cili është dënuar në mungesë me 9 vjet heqje lirie.
Kamera që filmoi luftën e Elbasanit. Ja pamjet në minutat e tmerrit
Këto janë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar masakrën e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Krastë të Elbasanit, në rrugën kombëtare Elbasan – Librazhd. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga filmimet, shihet makina me të cilën mbërritën atentatorët dhe momenti kur disa prej tyre qëllojnë në drejtim të lokalit.
Të veshur me kamuflazh ushtrie, 4 prej autorëve kanë dalë dhe pasi i janë afruar lokalit me emrin “Rrapi i Gonit”, ku gjendeshin 11 persona, të gjithë të njohur me njëri – tjetrin, kanë zbrazur breshëri kallashnikovi.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 65 gëzhoja dhe dy automatikë, një karikator me 26 fishekë dhe dy karikatorë bosh. Një tjetër kallashnikov u gjet rreth 500 metra më tutje.
Nga pamjet filmike shihet se njëri nga atentatorët ka hyrë edhe brenda në lokal, duke qëlluar.
Pas breshërive, ata janë larguar me shpejtësi, me makinën që i priste ndezur e që drejtohej nga një tjetër person, duke lënë të vrarë shtetasit Agron Çapja, Erdit Sinakolli dhe Eno Bedalli dhe të plagosur Ardian Zharri, Florenca Çapja, Arnold Capja, Fejzulla Capja, Ferdi e Luan Muça, Bujar Reshka dhe Erdis Sulku.
Policia tha se ka shoqëruar 46 persona, por nuk ka arrestuar asnjërin prej tyre. Gjatë gjithë natës RENEA dhe FNSH kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në Cërrik, Peqin, Librazhd e Gramsh. Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej tre milionë lekësh për çdo person që jep informacion të vlefshëm për identifikim e autorëve.
Një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe të Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndjek hetimet. Pista kryesore e ngjarjes është ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vjetra. Shënjestër e atentatit besohet të kenë qenë pjesëtarët e fisit Çapja.
Ky fis dyshohet se është përfshirë në një zinxhir ngjarjesh kriminale që kanë pasuar vrajen e biznesmenit Sokol Çapja, në Dhjetor të vitit 2005./Tv Klan/
Kujdes! Rikthehen reshjet e dëborës dhe ngricat në rrugët e vendit
Pas disa ditësh me mot të mirë dhe temperatura relativisht të ulëta në veri të vendit janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.
Deri më tani raportohet se në qarkun e Kukësit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.
Qarkullimi i automjeteve është i vështirë në aksin Fushë Dukagjin- Kalimash.
Lëvizja vështirësohet edhe nga prania e dendur e mjegullës.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë aks rrugor të bllokuar apo fshat të izoluar.
Lëvizte me "Shootgun" me vete, policia arreston 28-vjeçarin
Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili po planifikonte të kryente një atentat.
Sipas policisë, Ledion Kurtdeda mbante me vete një armë “Shootgun”.
Ai kishte disa konflikte personale dhe dyshohet se me armën që mbante me vete po planifikonte një atentat.
Policia po heton më tej rreth këtij personi.
Koplik: Aksident i rëndë, autoambulanca përplas të riun
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Malësinë e Madhe. Autoambulanca e spitalit të Koplikut ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet G.Rr.
I riu është në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Autoambulanca ishte duke udhëtuar me shpejtësi.
Mjeti drejtohej nga shoferi Luigj Marinaj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga janari, Gjermania ka kthyer në Rinas 1013 shqiptarë
Ambasada gjermane njofton se plot 1013 shqiptarë janë kthyer në aeroportin “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ekonomik.
Mëposhtë datat dhe shifrat që ambasada në fjalë raporton:
Në datën 20.01.2016 – 28 persona
Në datën 22.01.2016 – 294 persona
Në datën 27.01.2016 – 66 persona
Në datën 28.01.2016 – 17 persona
Në datën 29.01.2016 – 390 persona
Në datën 02.02.2016 – 88 persona
Në datën 03.02.2016 – 130 persona
Fotolajm: Qiradhënësi në Laprakë, “dua familjarë nga Jugu”
Krahinizëm edhe në qiradhënie... Një njoftim i çuditshëm, madje edhe diskriminues, është postuar në një gazetë njoftimesh në Shqipëri.
Një zotëri në Laprakë ofron një apartament me qira, por me një kusht befasues: “Qiramarrësi duhet të jetë familjar dhe nga zona e Jugut”.
Foto+16: Miss Brazili “shkrihet” e tëra për Barcelonën
Është “Miss Brazili”, por ka një adhurim të veçantë për Barcelonën. Livia Gullo, modele mjaft seksi dhe me linja tërheqëse nuk i lë shumë vend fantazisë kur pozon për skuadrën e zëmrës. Fotot e saj të fundit në Instagram janë një “bombë” e vërtetë. Vetë ajo thotë se idhulli i saj është Nejmar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Ja si “harbonin” dikur Ledina Çelo me Ornela Bregun
Ato mund të duken të reja, të bukura e të kuruara, por kur të dalin përpara foto si këto, kujton se Ledina Çelo dhe Ornela Bregu janë të herëshme në biznes. Përveç suksesit që i shoqëron njësoj prej viteve '90-të kur dolën për herë të parë në skenë, këngëtaren dhe prezantuesen, me sa duket i lidh edhe adoleshenca, me kujtime të "çmendura" nga koha e shkollës.
Di Montezemolo: Lajme nga Schumi... por nuk janë të mira
Luca di Montezemolo ka marrë lajme për Michael Schumacher, por ato nuk janë të mira. Ish-bosi i Ferrarit u është drejtuar me këto fjalë gazetarëve sot.
E kontaktuar nga “BBC Sport”, zëdhënësja e familjes Schumacher, Sabine Kehm, refuzoi të bënte komente.
Shtatë herë kampioni i botës pësoi dëmtime të rënda në kokë në dhjetor 2013, kur u rrëzua teksa bënte ski. Pas disa muajve në koma, vazhdon të trajtohet intensivisht në shtëpinë e tij në Zvicër.
Foto: Mamaja më seksi e momentit befason me format e saj
Ajo solli në jetë vajzën e saj Chanel Nicole në muajin nëntor. Por bukuroshja Coco Austin e ka marrë shumë shpejt veten.
Dje në mbrëmje ajo ishte e ftuar në një event ku ka treguar se është në formë të shkëlqyer.
Kuptohet, ato që ranë më shumë në sy ishin gjokset e saj.
06/02/2016....................................
Video: Aventura e Lushnjës me Kempesin në kohën e piramidave
Ata që kanë lindur në mesin e viteve 90 apo edhe diçka më tej, as nuk mund mendojnë se çfarë ishte Shqipëria e 20 viteve më parë. Një vend i cili po ngrihej nga një e shkuar e errët, por që u zhvendos në buzë të greminës me atë që do të kujtohet si çmenduria e firmave piramidale, e cila kulmoi në vitet 1996-1997, ku padyshim një nga ngjarjet që do të mbetet në kujtesën kolektive është edhe ekipi i futbollit të Lushnjës; ekip që kishte për president Rrapush Xhaferrin, bosin më të madh të firmave piramidale.
“Opinion.al” sjell edhe njëherë në kujtesë pikërisht këtë moment, kur Rrapush Xhaferri solli në Lushnjë si trajner për shumën e 350 mijë eurove në sezon ish-kampionin e botës me Argjentinën, Mario Kempes.
Ja si pritën lushnjarët Kempesin në ditën e parë në Lushnjë, në një stadium i cili vështirë se do të mbushet ndonjëherë kaq shumë.
Kempes qëndroi në pankinën e Lushnjës vetëm për pak ndeshje, pasi fundi i piramidave do të sillte edhe fundin e ëndrrës së lushnjarëve, për ta parë ekipin për herë të parë kampion kombëtar.
Ndërkohë që ajo që pasoi ishte dramatike. Pasi shumë nga lojtarët e huaj që ishin blerë me bujë nga bosi Rrapush Xhaferri, përfunduan duke u ushqyer nga familjet lushnjare, pasi nuk kishin asnjë para mënjanë.
Bllokimi i armës shmangu thellimin e masakrës në Elbasan
Katër ditë pas masakrës së pashembullt në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 7 të tjerë, policia dhe prokuroria nuk kanë një pistë zyrtare të shkaqeve si dhe të dyshuar si autorë të këtij krimi të rëndë.
Gjatë këtyre diteve, policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar mbi 47 persona, të cilët pas marrjes së dëshmive përkatëse janë lënë të gjithë të lirë, ndërsa me dhjetra kontrolle të tjera nga forcat RENEA dhe FNSH nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Paralelisht, janë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë, si të lokalit ku ndodhi masakra, ashtu edhe të bizneseve aty pranë, por ende nuk ka asnjë të dhënë, as për autorët, as edhe për mjetin me të cilin ekzekutorët kanë lëvizuar.
Mbledhja e gëzhojave në vendngjarje si dhe gjetja e tre armëve automatike pranë vendit të ngjarjes, sërish e kanë lënë në terr zbardhjen e këtij krimi.
Sakaq, disa nga të plagosurit të cilët e kanë kaluar rrezikun për jetën, kanë dhënë dëshmitë e tyre para grupit hetimor, duke treguar thjesht dinamikën e ngjarjes, por asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve.
Sipas këtyre dëshmive, breshëritë e plumbave të ardhura nga jashtë lokalit, shkaktuan pasojat që njihen tashmë, tre të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërsa një nga autorët, të cilët dëshmitarët okularë e kanë parë të pambuluar me maskë, ka hyrë brenda lokalit për të përfunduar masakrën, por dyshohet se mund t’i jetë bllokuar arma.
Burime jozyrtare, bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve ka pohuar se në atë moment, ata ishin shtirur si të vdekur për t’i shpëtuar ekzekutimit.
Me këto të dhëna, grupi i hetimit bën me dije se e ka të qartë shënjestrën e këtij sulmi në kufijtë e një akti terrorist, që ishte një nga personat e familjes Çapja. Gjithashtu policia është e bindur se krimi ishte një hakmarrje brutale ndaj tij dhe familjes së tij, por historitë e shumta kriminale të kësaj familjeje, e bëjnë të vështirë të identifikohet se kush ishte personi apo grupi i personave që mund të këtë kryer apo porositur krimin.
Tre ditë pas masakrës, Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se asnjë nga familjet, personat e të cilëve ishin shënjestër e sulmit, apo ato familje që dyshohet se kanë patur konflikte dhe hasmëri me familjen Çapja, nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia, ndërsa kjo e fundit ka organizuar shërbime përmes agjentëve të krimeve që të mbajë situatën nën kontroll./Top Channel/
Video: Erdogan pritet me protesta në Ekuador: Vrasësi i Sirisë!
Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan nuk është pritur mirë në Ekuador. Gjatë fjalës së tij si i ftuar special në universitetin në Quito, disa femra nisën të bërtisnin me zë të lartë “vrasës, vrasës”. Gjithashtu ka pasur protesta edhe jashtë universitetit.
Protestuesit kërkonin që Erdogan të ndërpresë tregtinë e naftës me Shtetin Islamik dhe të ndalojë së ndihmuari ata.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ambasada turke në Ekuador, e cila i ka dërguar qeverisë së vendit një notë proteste, ndërkohë që policia ka arrestuar femrat që prishën takimin e tij. Shihni videon më poshtë:
Austri: Refugjati përdhunon 10-vjeçarin: Ishte urgjencë seksuale
Austria është e tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur me protagonistë sërish refugjatët nga vendet e luftës. Një refugjat 20-vjeçar ka përdhunuar një fëmijë 10 vjeç.
Pasi e ka gjetur vetëm në një pishinë publike e ka marrë forcërisht dhe e ka përdhunuar.
Para autoriteteve ai është justifikuar duke thënë: “Ishte një urgjencë seksuale. Kisha muaj të tërë që nuk bëja seks”.
Ngjarja ka indinjuar mbarë opinionin publik në vend. Një situatë e pakëndshme është edhe në Gjermani, pas përdhunimeve të femrave nga refugjatët natën e ndërrimit të viteve në Këhln.
Kryesimi i PS, Blushi nis turin: Rama, thjesht një kandidat, ka frikë
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi mesa duket ka nisur turin e takimeve për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste. Gjatë një takimi në Kukës për emigrimin dhe integrimin dhe për promovimin e librit të tij ‘Kandidati’, Blushi është shprehur se, përderisa në Partinë Sociclaiste ka një Kongres, atëherë do të thotë që do të zhvillohen edhe zgjedhje.
Deputeti “rebel” thotë se, askush nuk mund t’i pengojë zgjedhjet, pasi nuk përcaktohen nga Rama dhe nuk ka të drejtë të vendosë nëse do të mbahen ose jo zgjedhje dhe kush do t’i numërojë votat.
Për këtë gjë, tha Blushi, ekziston statuti i partisë, sipas të cilit zgjedhjet në PS duhet të mbahen një herë në 4 vjet. Deputeti socialist e etiketoi Edi Ramën, si një kandidat si gjithë të tjerët për zgjedhjet për kreun e PS.
“Nuk hyn në zgjedhje ai që ka frikë të përballojë garën. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurrence. Dyshoje se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje në PS”,- tha ndër të tjera deputeti i PS-së, Ben Blushi.
Krimi: Ja “ngushëllimi” i Ramës nga Durrësi për shqiptarët...
Nga Durrësi ku po merrte pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për situatën e fundit të kriminalitetit në vend, sidomos duke marrë shkas edhe nga masakra e Elbasanit.
Rama solli në vëmendje përdhunimet në Këhln të Gjermanisë natën e ndërrimit të viteve, duke thënë se krime ka edhe në vendet më të sigurta të vendit.
“Sigurisht që ndodhin krime. Ku nuk ndodhin krime, në vendin më të sigurt të Europës, në sheshin më të sigurt, natën e Vitit të Ri u deklaruan mbi 60 vajza e gra të përdhunuara. Sot Policia e Shtetit është shëmbëlltyra e besimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve se ka ende shumë për të bërë, por po bëhet shtet.
Se ka ende shumë për të përmirësuar. Çka po bën sot policia është një tjetër arsye që ne t’u themi njerëzve ejani në Partinë Socialiste. Sepse PS është forca udhëheqëse e këtij transformimi të madh që po sjell shtet. S’ka asnjë sektor ku ne nuk kemi ndërmarrë reforma që janë vonuar 20 vite”,- tha Rama.
Të paktën 18 persona janë vrarë vetëm gjatë muajit janar dhe këto ditë të para të shkurtit. Opozita akuzon ministrin e Brendshëm për lidhje me krimin dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Foto: ‘Porsche’ i ikën policisë dhe kapet pas 45 minutash
Policia e Tiranës ka vijuar me planin e masave gjatë fundjavës për të parandaluar ngjarje kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në vend. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit, nga Policia Rrugore janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.
Janë pezulluar 25 leje drejtimi per shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik. 21 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentesh.
Gjatë kontrollit është arrestuar në flagrancë shtetasi Lulëzim Rrushi, pasi ai duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Porsch, nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u largua me shpejtësi shumë të madhe duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë në pikën e kontrollit.
Pas 45 minutash ndjekje nga njësia Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor e Patrullat e Pergjithshme u be kapja dhe arrestimi i tij, si dhe bllokimi i automjetit.
Në total, janë shoqëruar për verifikim në komisariat 18 persona si dhe janë kontrolluar 20 lokale nate, nga të cilat 13 prej tyre janë gjobitur për punonjës të paregjistruar të punësuar në lokale dhe mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.
Shpenzimet e Prokurorisë: Stilolapsa ari, pjata argjendi, 80 mln lekë bileta
Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet.
Gazeta “Shqip” sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Rezulton se Prokuroria ka kërkuar që të blejë me tender disa dhurata të cilat mund të përdoren për vizitat jashtë shtetit.
Dhurata të tilla janë harta e Shqipërisë me gurë të Trepçës, shishe me konjak, stilolapsa të larë me ar, medaljone, pjata prej argjendi etj. Gjatë këtij viti, Prokuroria ka planifikuar që të shpenzojë 80 milionë lekë bileta avioni.
Gjithashtu, Prokuroria ka zhvilluar këtë vit edhe një prokurim prej 300 mijë lekë të vjetra për blerjen e 360 shisheve qelqi të ujit, të cilat duhet të kenë afat kadence jo më pak se 3 muaj nga momenti i dorëzimit të mallit.
Po kështu, ka patur prokurim edhe për blerje kartolinash, zarfeve e pullave me logo të Prokurorisë, vlera e të cilave shkon 333 mijë lekë të reja. Megjithatë, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e zënë edhe aktet e ekspertimit për hetime të ndryshme si dhe pagat e shpenzimet e punonjësve të saj./Shqip/
Meta: Jemi gati për Reformën, Byroja ka mbetur te opozita
Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Soclialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaron se partia e tij është e gatshme ta votojë Byronë Kombëtare të Hetimit, kur të jenë gati PS dhe PD.
Në një intervistë në televizionin “Neës 24”, Meta theksoi rëndësinë e akordit mes palëve, për të garantuar funksionimin efikas të Byrosë së Hetimit, duke u shprehur se nuk ka rëndësi se në varësi të kujt do të jetë ky institucion.
“Ngritja e Byrosë së Hetimit varet nga opozita. Nëse opozita pranon, jemi gati ta formalizojmë që tani. Nuk e kam në duart e mia draftin e SHBA-së. LSI favorizon çdo draft që lufton korrupsionin”,- deklaroi Meta.
Milano: Pranga shqiptarit, përdhunonte vajzat që njihte në Fb
Megjithëse jetonte në qendër të Milanos, e kalonte të gjithë ditën në ndjekje të vajzave të reja minorene. Kur arrinte të dilte në takim me to i përdhunonte brutalisht. Të paktën 3 vajza kanë denoncuar dhunën e tij. Këtë mëngjes 39-vjeçari shqiptar është arrestuar.
"Enzo Milano" ishte emri i tij në rrjetet sociale, por përdhunuesi përdorte foton e një 17-vjecari italian që e kishte vjedhur në Facebook.
Pasi takohej me “prenë” e tij hiqej si shumë i dashuruar duke e bindur t’i dërgonte foto nudo. Sapo shtinte fotot në dorë ai niste kërcënimet se ato do t’i bënte publike.
Në rrjetën e tij ra edhe një 20-vjeçare që i tregoi nënës së saj. Duke përdorur teknika të veçanta, policia ra në gjurmët e shqiptarit që tashmë është pas hekurave.
Ajo nënvizohet nga mediat italiane ishte fakti që shqiptari jetonte si klandestin pasi i kishin përfunduar dokumentat.
Foto: Shikoni format shpërthyese të Elle Mattheës, një çmenduri!
Elle Mattheës është një modele të brendshmesh mjaft e njohur në Kanada dhe SHBA. Por falë fotove të saj pa censurë, fama e saj po shtrihet edhe më gjerë. Ja disa prej fotove të saj më të fundit.
Foto: Sadna e ‘Bidaai’, ja imazhet seksi me të dashurin e vërtetë
Sara Khan, e njohur si Sadna tek seriali indian “Bidaai”, është aktore shumë e famshme në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh, falë të cilit fitoi edhe rolin e saj, që e bëri të njohur në këtë serial.
Më parë ajo ka aktruar edhe në serialet si Hamari Adhuri Kahaani së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.
Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin, Bhagyalakshmi. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në universitetin e Mumbait.
Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht, ky serial ku edhe u bë super e njohur. Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi.
Në vitin 2010 ajo martohet me Ali Merchant në shou spektaklin “Big Boss House”, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet, duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërsa për momentin është e dashuruar me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.
”Po jam e lidhur me Rishabh por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”,- është shprehur ajo.
Do'stlaringiz bilan baham: |