Ndarja
Është kapiteni i Kombëtares dhe një përfaqësi e ekipit që do të bëjnë edhe ndarjen e kësaj shume. Në bazë të kontributit që ka dhënë çdo futbollit, do të ketë edhe një përllogaritje për të saktësuar shumën që i takon çdo futbollisti si shpërblim për arritjen me Kombëtaren.
Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka deklaruar në përfundim të kualifikueseve që kanë qenë 32 futbollistë që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përqindja që do të korrespondojë për secilin prej tyre.
Tashmë është detyrë e kapitenit të Kombëtares dhe “komisionit” të brendshëm të skuadrës që do të krijohet për të bërë edhe llogaritjet e duhura, në mënyrë që të bëjnë të mundur shpërndarjen e kësaj shume. Është detyrë e këtij “komisioni” që të përpilojë edhe listën përfundimtare të shumës që i takon çdo futbollisti, për ta paraqitur më pas në Komitetin Ekzekutiv pranë institucionit të futbollit.
Më pas, ky i fundit do të miratojë këtë listë dhe do të urdhërojë shpërndarjen e shumës së parave për secilin lojtar në llogarinë bankare përkatëse.
Përveç shumës që do të jepet si shpërblim nga federata, ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare që premtoi një milion euro shpërblim për kuqezinjtë, por deri tani nuk është njoftuar ende asgjë në lidhje me këtë shpërblim.
Vendimet
Ndërkohë, në faqen zyrtare të FSHF-së nuk është zbardhur procesverbali i vendimeve të KE, por është shpërndarë një njoftim për mediat me pika të përgjithshme. Postimi i fundit mbi vendimet e komitetit është i 19 majit 2015./Panorama Sport/
Ju trafikant parimesh, edhe pushimet e grave i keni nga Meta
Nga Gent Strazimir
Një “muhabet mes kolegësh”… por kolegë në çfarë? Në gazetari? Gazetaria nuk është tregëti me të vërtetën dhe faktet, servirur sipas oreksit si “plat du jour par le Chef”…
“Muhabet” si ai i lënë përgjysëm në mejhane të Fidelit me 21 janar kur i kërkonit Berishës “bllokun e Ilirit”? Të po këtij Ilirit që sot ju dhuron rroga shteti, makina luksi, pagesa universitetesh, “vende pllumash” për gratë e për dashnoret, e mbijetesë për traktet përkatëse, financuar me pare nga të atij “bllokut” që kërkonit me 21 janar? Kjo po, mundet!
Në këto 25 vjet politika e politikanët kanë bërë zullume por edhe të mira, kanë bërë budallallëqe me arrogancë por edhe kanë ditur të reflektojnë me kurajo!
E vetmja konstante në këtë zhvillim kaotik janë “muhabetçinjtë” e mejhaneve, që tregëtojnë të vërtetat mbi zullumet! E vetmja konstante që ndan “muhabetin” kur pikaset zullum është “del gjë për mua”?
Nëse po, “punët nuk janë dhe aq keq sa duken, qeveria përpiqet por duhet kohë, opozita atë punë ka”! E nëse qeveria kapet me pras në dorë, “fajin e ka klasa politike”, dhe nga “klasa” ndahet veç, harrohet, (nëse larg qoftë duhen emra), pikërisht ministrat apo të pushtetshmit që në kohën e zullumit kanë dhënë përgjigjen e drejtë, atë që të kënaq ekzistencën mjerane prej trafikanti parimesh: po, del dhe për ty mër vlla!
Me këtë përgjigje të artë, “muhabeti” vazhdohet “pa prish qejf”, madje edhe nëse kryeministri të nxjerr si leckë nga lokali, edhe kur të shan gruan në sy tënd, edhe kur të përmjer në publik “live” ndërkohë që po përpiqesh (për të mirën e tij) që t’i bësh një pyetje gjasme ngacmuese…
“Muhabeti” në këto raste vazhdon me “e mër se ashtu është ai, pak i prapë, por ka batutë, është i madh fare për kshu rastesh”…
Berisha nuk asnjë cilësi nga këto “simpatiket”, dhe mbase keni të drejtë! Ai mirë që të prish “muhabetin” se nuk ka “batutë”, por të dh*jet dhe “pazarin” se të vërtetat që “kolegët” tregëtojnë, ai shkon e i nxjerr falas…
Meqë ra llafi, a vajtët e bëtë sh*rrën tek dera e Kryeministrisë me 21 janar, siç e latë “muhabetin” pas haresë kur morët vesh që ka viktima…?
Reagon Eni Çobani : Rasti i nënë Feridesë i rëndë, na emocionoi
Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te programi e “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale nënë Feridesë, së cilës i ra të fikët në skenë. Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.
“Ishte një situatë shumë e rëndë, madje surprizë ishte dhe ardhja e djalit, i cili e tensionoi situatën dhe e bëri të ndihet edhe më keq nënën e tij. Na la pak të mendonim për pjesën ligjore, sepse në situata të tilla përfshihesh shumë emocionalisht”,- thotë për “Opinion.al” moderatorja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani.
Duke folur për marrëdhënien mes nënë Feridesë dhe djalit të saj Eltonit, Eni Çobani sqaron se: “është djali ai që kërkon më shumë seç duhet nga pronat e bashkëshortit të nënës së tij.
Eltoni është rritur nga nëna dhe nga burri i saj. Ata i kanë dhënë një pjesë të mirë të pronës, por ai kërkon të marrë edhe më shumë nga çfarë i takon”.
Ajo siguron se, tani kur marrëveshja nuk u arrit me ndërmjetësim, ajo do të prishet me një kontratë shitlblerje dhe prona do te shkoj tek i zoti. “Me ndërmjetësim Eltoni do të fitonte më shumë, por ai nuk e pranoi këtë gjë”,- ka thënë Eni Çobani.
Iran: Burgoset portieri i “FC Persepolis”, postoi këtë foto në IG
29-vjeçari Sosha Makani, portieri i skuadrës më të fortë në Iran, FC Persepolis, ka përfunduar pas hekurave, pas një “gafe” që ka bërë në faqen e tij në Instagram.
Ai ka postuar një foto të vetes, në praninë e dy femrave, të cilat i ka kapur për qafe… por problemi nuk është ky!
Makani është dënuar pasi këto dy femra me të cilat ai ka pozuar janë shfaqur pa ferexhe, një “krim” që në Iran meret seriozisht dhe dënohet.
Video: Mjerimi në fshatin sirian, kafshët e punës bëhen ushqim
Në fshatin sirian Madaya ka pllakosur mjerimi i izolimit dhe varfërisë. Atje, varfëria dhe uria janë aq të mëdha sa njerëzit kanë arritur të hanë edhe kafshët shtëpiake për të mbijetuar.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ndërmori një nismë për të dërguar ushqim e ilaçe, por për fat të keq karvani me ndihma u bllokua në minutat e fundit.
Nuk dihet pse u shkaktua vonesa në mbërritjen e ndihmave që me shumë gjasa do të shkojnë të hënën, por BBC shkruan se, ka të bëjë me vështirësitë e frontit të betejës.
Fshati Madaya mbahet peng nga rebelët pranë kufirit libanez. Një operacion i ngjashëm është duke u kryer edhe për dy fshatra të tjerë, Kefraya dhe Foah.
Ata që mbajnë pushtetin me dhunë duhen dëbuar po me dhunë
Nga Rexhep Qosja
Në Kosovë po shkelen parimet dhe vlerat themelore të demokracisë.
Protesta e 9 janarit ishte një protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare – prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës, me të cilën u bënë përpjekje që të ndërpritet shkelja e këtyre parimeve dhe e vlerave demokratike.
Mjerisht, koktejet e Molotovit dhe autoblindat e policisë i qitën hije, të shpresojmë vetëm përkohësisht, qëllimit dhe kuptimit larghedhës të protestës.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës e kjo domethënë me parimet qendrore të saj, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por qeveria e Kosovës, që e nënshkroi këtë Marrëveshje, po e shpërfill vendimin e Gjykatës.
Pjesa larg më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi i priti si marrëveshje kundërkombëtare, fort të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, kurse qeveria e Kosovës po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit!
Duke e shpallur të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës, e kjo domethënë duke e shpallur të paligjshme Marrëveshjen në fjalë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deshi s’deshi i dha të drejtë Opozitës për protestat e saj shumëmujore në Kuvend dhe jashtë Kuvendit kundër këtyre Marrëveshjeve.
Duke mos u pajtuar me dy marrëveshjet në fjalë pjesa më e madhe e popullit shqiptar i dha të drejtë opozitës për protestat e saj kundër këtyre dy marrëveshjeve.
Ata që e shpërfillën Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Vullnetin politik të pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre si të ishte Kosova despoti orientale, në të cilën despotët s’duan të dinë as për Kushtetutë e as për Popull!
Ata që po e shpërfillin Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Vullnetin e pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës, ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre tashmë të paligjshme, kurse kryetarja e Kosovës po kërkon që për tejkalimin e krizës të bëhet dialog me një qeveri tashmë të paligjshme! Dhe, kështu edhe kryetarja e Kosovës, jo për herë të parë, po shkel vlerat dhe parimet demokratike!
Megjithëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës Marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe megjithëse pjesa më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës i trajton kundërkombëtare, të dëmshme fort për të sotmen dhe larg më të dëmshme për të ardhmen e Kosovës marrëveshjet e sipërpërmendura, Qeveria e Kosovës, me prokurorët dhe gjykatësit e saj politikë, vazhdon t’i mbajë në arrest deputetët e Opozitës duka ua cenuar atyre të drejtën politike dhe duke fyer kështu të gjithë ne, të tjerët, që kemi shpresuar se me pavarësinë e Kosovës nuk do pësojmë kurrë më arrestime politike!
Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë!
Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar.
Kjo nuk është Kosova së cilës ia kemi kushtuar kush jetën, kush mendjen e kush pasurinë .
Por, nuk janë të gjitha këto të përmendurat këtu, të vetmet të këqija që po e dëshpërojnë dhe revoltojnë popullin e Kosovës.
Të këqija të tjera, të mëdha, që helmojnë jetën e njerëzve janë: korrupsioni i përshtrirë, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia e shumë e shumë qytetarëve si pasojë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit me të cilat të këqija qeveria e sotme dhe paraardhëset e saj, si e tha një studiues amerikan, ka vënë kurorë politike e shtetërore!
Nuk është, prandaj, vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë të paligjshme qeverinë e sotme të Kosovës: të komprometuar, plotësisht të komprometuar, për veprimtari shtetërore këtë qeveri e bëjnë të gjitha këto të këqija bashkërisht.
Kriza politike dhe institucionale e Kosovës nuk do të kalohet pa u larguar kjo qeveri prej pushtetit! Me përgjegjësi të plotë u them atyre qeveritarëve: problemi më i madh i Kosovës jeni ju! Jeni ju: me tregtitë tuaja politike, me kapitalin tuaj të fituar duke qenë në pozita politike, me korrupsionin tuaj, me “rançet” tuaja, me kapitalin tuaj, me nepotizmin tuaj, me 70 dosjet tuaja, të cilat, fatkeqësisht, s’kemi prokurorë e as gjykatës që kanë guximin t’i trajtojnë!
Shteti i Kosovës nuk do të shërohet as në pikëpamje politike, as në pikëpamje shtetërore, as në pikëpamje morale pa u bërë beteja të organizuara politike, institucionale, shtetërore për parandalimin e të këqijave të sipërpërmendura që po nxisin gjithnjë e më shumë banorë të saj për të kërkuar shpëtim në vende të tjera.
Kosova nuk do të qetësohet derisa të jenë në pushtet këta që e kanë sjellë në gjendjen në të cilën është, këta të cilët, si u dëgjua prej një miku të Kosovës, më shumë i tuten gazit lotsjellës në Kuvend, se projektit të Serbisë për shtet të dytë serb në Kosovë, më shumë e konsiderojnë të dëmshëm efektin e gazit lotsjellës në Kuvend sesa humbjen e sovranitetit dhe kthimin e Serbisë në Kosovë!
Hapi i parë drejt këtij shërimi të Kosovës është largimi i qeverisë së atij i cili me jetëshkrimin, me fjalët dhe me mendimin e tij na e sjell në kujtesë regjimin e para njëzet e pesë vjetëve!
Por, në qoftë se nuk duan të largohen vullnetshëm ai dhe bashkësundimtarët e tij demokracia evropiane dhe ajo amerikane na mësojnë:
ATA QË ME DHUNË E MBAJNË PUSHTETIN ATA ME DHUNË DUHET TË DËBOHEN PREJ PUSHTETIT!
DAP: Testimi i administratës, largohet kush nuk merr mbi 50 pikë
Pas muajit maj, 16 mijë punonjësit e Administratës Publike që kanë statusin e nëpunësit civil rrezikojnë largimin nga puna nëse nuk arrijnë të kalojnë pragun prej 50 pikësh në testimin që do të mbahet në pranverë.
Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, shpjegon për “Ora Neës” se nëse punonjësit e administratës që rezultojnë mbetës nuk arrijnë të kalojnë as trajnim 3-mujor ata do të duhet të lenë vendin e punës.
“Ata që vlerësohen jo kënaqshëm që marrin një maksimum pikësh deri në 50 pikë nga 100 që është totali ata do ti nënshtrohen një trajnimi të posaçëm 3-mujor së bashku me supervizim nga eprori i tyre i drejtpërdrejtë. Në përfundim të periudhës 3-mujore nëse përsëri rezulton që punonjësi nuk është i aftë për ti demonstruar dhe përvetësuar njohuritë e reja aty do të duhet pastaj të lërë vendin e punës”, tha Albana Koçiu.
Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, testimi synon përditësimin e njohurive dhe do të përsëritet çdo 4 vite. Punonjësit e administratës do t’u duhet gjithashtu të shfletojnë literaturën e posaçëm përpara se ti nënshtrohen testimit.
“Punonjësit do të duhet që në interval 4-vjeçare t’i nënshtrohen vlerësimeve periodike lidhur me përditësimin e njohurive që duhet për të ushtruar funksionet e tyre”, tha Koçiu.
Testimi që do të peshojë njohuritë e punonjësve të administratës me statusin e nëpunësit civil do të jetë me shkrim dhe me gojë. Lista e punonjësve që do t’i nënshtrohen këtyre vlerësimeve ka filluar të hartohet nga DAP dhe pritet që në ditët në vijim punonjësit të njoftohen si dhe t’u jepen orientimet para provimit./Ora Neës/
Ja nëntë shtetet e botës që kanë armë bërthamore...
Armët bërthamore janë konfirmuar se ekzistojnë më nëntë shtete. Më konkretisht këtë armatim të shkatërrimit masiv e posedojnë SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Koreja Veriore, India, Pakistani dhe Izraeli. Pjesa e Rusisë dhe SHBA-së, në të gjitha mbushjet bërthamore, e përbëjnë 93 për qind.
Me marrëveshjen për masat për zvogëlim të mëtejshëm dhe kufizim të armatimit ofensiv strategjik, nga të dy vendet është kërkuar ta zvogëlojnë numrin e armëve të cilat i posedojnë.
Koreja Veriore thuhet se ka më pak se dhjetë mbushje bërthamore, ndërsa Rusia ka 7500.
Vetëm pesë vende posedojnë ligjërisht armë bërthamore dhe ato janë Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. Ekspertët janë skeptikë për pohimet e Koresë Veriore, por vendi të cilin e udhëheq Kim Jong Un pohoi se me sukses ka testuar bomba me hidrogjen.
Koreja Veriore e fundit ka zhvilluar armë bërthamore në vitin 2006, derisa SHBA-ja ishte e para në vitin 1945, ndërsa pastaj Rusia në vitin 1949, shkruan the Independent.
Ja sa vjeç ka mbushur Princesha Kate Middletone...
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, festoi 34 vjetorin e lindjes. Ajo lindi në Reading, Britaninë e Madhe, nga një baba ish-pilot dhe një nënë stjuardesë, të cilët u bënë të pasur në vitin 1987, pasi ndërtuan kompaninë “Party Pieces”, që shiste artikujt për fëmijë on-line.
Kate festoi ditëlindjen e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët George, 2 vjeç e gjysmë dhe me Charlotte 9-muajshe.
Ajo gjithmonë është njohur si një ikonë bukurie dhe elegance, sepse edhe pse nënë e dy fëmijëve, Kate ruan ende linjat e saj perfekte.
Foto: Aksidentohet familja shqiptare në Kroaci, vdes vajza 15 vjeçe
Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të tëmerrshm gjatë kthimit nga kroacia.
Familja nga Malisheva po kthehej drejt vendlindjes, ku është përfshirë nga një aksident në Otoci të kroacisë. Si pasojë e aksidenit ka humbur jetën vajza 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër 6 vjeçe është në gjendje të rëndë.
Shkaku i aksidentit ishte humbja e kontrollit në veturën tip “Ford” me targa sllovene, për shkak të shpejtësisë së madhe.
Ndërkohë, që dy prindërit dhe djali janë në gjendje të mirë, ka thënë mjekja kujdestare në Ogulin.
Fotogaleri: Dakar, atje ku makinat ngrejnë rrotat si motorra
Motorë të fuqishëm e makina të lehta, këto janë prototipet e shumtë që konkurojnë në Dakar. Garat e tyre janë të mahnitshme duke u ngritur shpesh herë vetëm në dy rrota, kjo falë shpejtësisë dhe trupit të lehtë të makinës.
Këtu janë fotot më spektakolare të konkursit:
Juliana Pasha, ja si ka qenë kur ishte 19 vjeçe...
A jeni kuriozë të dini si ka qenë Juliana Pasha 19 vjeç?! Ishte viti 1999 kur këngëtarja u ngjit për herë të parë në skenën e Festivalit të RTSH-së dhe ku u vlerësua si zëri më i mirë i atij edicioni. Ajo është sot padyshim një nga këngëtaret më zërin më potent.
Videolajm: Sukth: Përmbytet rruga, shikoni çfarë bënë kjo makinë
Ky shofer i kësaj makine në video, duhet të ketë qenë mjaftë i guximshëm për të bërë një veprim të tillë, pavarësisht hallit që mund të ketë pasur për të kaluar këtë rrugë të përmbytur.
Shikojeni se si ja del kjo autoveturë të kalojë rrugën “lum”... ndërkohë që spektatorët po vinin baste nëse i’a dilte ose jo ta kalonte rrugën.
Fotolajm: Kur makina parkohet... në ballkon
Dikur por edhe sot për shkak të evitimit të vjedhjeve qytetarë të ndryshëm ngjisin dhe mbajnë nëpër pallate biçikletat. Ku i diket mëngjesi mund të mos e gjejë të lidhur në hyrje të pallatit...
Por tani për shkak të vjedhjeve, njerëzit po ngjisin në apartamente ose në ballkone edhe... makinat
Dr. Petrela: Si mbeta i bllokuar në ashensor me kufomën e Leka Zogut
Në ditët e fundit të dhjetorit 2011, u nda nga jeta Leka Zogu, pretendent për Fronin Mbretëror. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare, ndërkohë që dyert e Kuvendit të Shqipërisë u hapën në homazhe për pretendentin për fron.
Por në një rrëfim shumë të gjatë të nobelistit norvegjez që ndoqi operacionet në tru nga mjeku britanik kryer në repartin neurokirurgjik së bashku me doktor Mentor Petrelën, lidhur me vdekjen e Leka Zogut, del në pah një detaj i pazbuluar më parë në median shqiptare.
Doktor Petrela ia ka treguar këtë detaj mjekut britanik dhe nobelistit norvegjez, ndërsa ngjiteshin në ashensorin e pavionit neurokirurgjik, raporton “Neësbomb”.
Ja se çfarë thuhet në artikull:
Petrela shtypi butonin e ashensorit në fund të korridorit dhe na tregoi se kur kishte vdekur Mbreti, ose më saktë djali i mbretit, trashëgimtari i tij, trupi ishte sjellë në spitalin e tij dhe kur e kishin nxjerrë sërish, kishin përdorur pikërisht këtë ashensor.
Ashensori kishte ngecur në mes të dy kateve, me mbretin e vdekur brenda dhe atyre u ishin dashur dy orë për ta rivënë në punë.
Dyert u hapën dhe ne hymë brenda.
“Është një gjë të ngecësh në ashensor me një kufomë”,- tha Marshi. “Është krejt tjetër gjë kur kufoma i përket mbretit”.
Fakti i përmendur në këtë artikull nga doktor Mentor Petrela, publikisht tregohet për herë të parë.
Këto objekte shkaktojnë kancer, duhen larguar nga shtëpia
Këto tri gjëra largojini menjëherë nga shtëpia juaj:
1 - Freskuesit e ajrit
A e dini se këta freskues lëshojnë në ajër edhe elementë karcenogjenë, që ndikojnë në shëndetin riprodhues dhe shkaktojnë kancer?! Ndaj largojini menjëherë nga shtëpia.
2 - Qirinjtë aromatikë
Ata përmbajnë toksina karcenogjene, madje fitilat mund të jenë bërë nga plumbi, pavarësisht se është e ndaluar dhe është më mirë që ta kontrolloni vetë.
3 - Perdet e dushit
Këto perde janë prezente pothuajse në çdo banjo dhe nëse nuk e keni ditur, ato janë të krijuara nga plastika që mund të përmbajnë PVC. PVC-ja është një ndotës i madh i mjedisit dhe lëshon përbërës kancerogjen.
Lenjani del me maskë në fytyrë kundër Saint Etienne
Nuk është një ballo me maska, por një nga klasiket e kampionatit francez për vitet '80, Nantes-Saint Etienne (e dielë ora 14 00). Po pikërisht në këtë ndeshje futbollisti i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani, ka dalë në fushë me fytyrë të maskuar. Por këtë nuk e ka bëre për shak të ndonjë teke, por thjeshtë se është i dëmtuar në hundë.
Foto: Xhensila Myrtezaj dikur ka qenë kështu...
Këngëtarja simpatike Xhensila Myrtezaj, është një ndër më të pëlqyerat e publikut shqiptarë. Xhensila ishte pjesë e edicionit të fundit të talent shoë “Ethet e së premtës mbrëma”.
Pasi arriti të futej në top 10, rrugët e suksesit ishin të hapura për të. Sot ajo ka arritur shumë suksese falë punës dhe përkushtimit. Të gjithë e njohin si “hirushja moderne” dhe një ndër artistet më të bukura pa asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe trupin e saj.
Më poshtë mund të shihni dy fotografi kur Xhensila ishte 6-muajshe (në foton e parë) dhe 3 vjeçe (në foton e dytë).
Autobuzi i futbollistëve del nga rruga dhe rrëzohet, 18 të vdekur
Autobuzi i një skuadre futbolli ka dalë nga rruga duke i marrë jetën 18 personave dhe plagosur 15 të tjerë. Ky është bilanci provizor i një aksidenti rrugor në Meksikë.
Autobuzi doli nga rruga pas një gabimi që shoferi kreu në kthesën e rrugës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një provincë në Meksikë.
E rrallë: Tifozi i pret flokët si stema e Tironës
Një tifoz i flaktë i Tiranës ka bërë një “çmenduri” të vogël. Ai ka treguar mbështetjen për ekipin e zemrës duke i prerë flokët si stema e klubit. Madje edhe i ka lyer ato në ngjyrë bardheblu.
Behgjet Pacolli: Si talleshin me jetesën time kur isha student
Ish-Presidenti dhe Zv.Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka sjellë në vëmendje jetesën e tij kur ishte student dhe mënyrën si jetonte.
Pacolli ka postuar një foto të tijën kur ishte student duke thënë se “mikroborgjezia qytetare e Prishtinës talleshin me standartin tim të jetësës kur isha student në Prishtinë”.
Por sipas Pacollit, kjo i ka mësuar se “nuk duhet quajtur askush i verbër, në qoftë se e dini se ai është vërtet i verbër, mos e quani askënd të sëmurë, nëse e dini se ai është vërtet i sëmurë”.
11/01/2016............................
Video: “Shëndetësia falas”... dhe një debat mes mjekut dhe gruas
Një videoskandal po qarkullon me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, si dhe po bën namin me klikime e komente. Në të shihet një mjek i QSUT-së, i cili pasi nuk përfill një pacient të ardhur në urgjencë debaton dhe ofendohet nga bashkëshortja e pacientit.
Por as mjeku që nuk i lë gjë mangut gruas, kërkon nga rojet që ta nxjerin atë jashtë spitalit.
Shikoni videon:
Robert Ndrenika mbush 74 vjeç, ja si e uron Sidrit Bejleri
Artisti i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika, ka festuar sot ditëlindjen e 74-tërt.
Ka qenë Sidrit Bejleri ai që e ka zbuluar këtë, duke i uruar mjeshtrit të madh: “U bëfsh 100 vjeç o Robert Ndrenika. Zoti ta shpërbleftë gjithçka që ke bërë dhe nuk ke bërë pak”, – ka përfunduar këngëtari.
Këtij urimi i bashkohemi dhe ne, duke shpresuar që virtuoziteti i Robert Ndrenikës të jetojë sa më gjatë në skenat shqiptare.
Foto: Renntech injekton një “dozë” agresiviteti tek Mercedes-AMG E63
Renntech edhe një herë ka bërë magji me veturat e top-rangut nga “Mercedes AMG”.
Këto modifikime janë për dy versionet, atë sedan dhe atë karavan, transmeton “Express”. Pjesët të cilat i ka modifikuar Renntech janë pjesët ku makina thith ajrin nga përpara, spojleri, dritat e frenimit mbi bagazh, si dhe shkarkuesit e gazrave.
Sa i përket motorit, Renntech nuk ka dhënë ndonjë informacion por me sa duket, ai do të jetë motori i rregullt me 549 kf të cilin kanë këto vetura nga AMG.
Basha: Rama s’do reformën, por kapjen e drejtësisë
Ndasitë mes ekspertëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës sa i takon shumicës së cilësuar për reformën në drejtësi, janë më të thella nga sa është parë deri më tani.
Këtë e konfirmoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një daljeje për mediat, fajësoi kryeministrin Edi Rama se po pengon këtë reformë.
“Të shtunën në darkë me këmbënguljen tonë pati një rakordim për të reflektuar rekomandimin e Venecias, përkatësisht rekomandimin numër 55 që dikton qartë që vendimet për institucionet e ardhshme nuk mund të merren nga një shumicë e cilësuar që disponohet nga shumica aktuale politike. Në bazë të kësaj, ekspertët tanë bënë propozimet përkatëse. Pas kësaj ekspertët e Edi Ramës u tërhoqën për t’u konsultuar me Edi Ramën dhe të nesërmen u pa që Edi Rama nuk do reformën në drejtësi. U prish kompromisi i të shtunës dhe me kokëfortësi u këmbëngul në shumicën e cilësuar prej 3/5”,- deklaroi Lulzim Basha.
Zhvillimet e fundit, kreu i opozitës i interpreton si heqje e maskës prej kryeministrit Edi Rama.
“Është ai që nuk do reformën në drejtësi, që nuk do institucione të formuara që luftojnë korrupsionin sepse ka plan kapjen e drejtësisë dhe të diktojë si prokuror dhe gjyqtar vendimet e së nesërmes. Të diktojë çdo vendim duke fituar imunitet mbi ligjin dhe duke përdorur ligjin si shkop për qëllimet e tij politike. Për më shumë se 1 vit, Edi Rama ka qenë de facto pengesa kryesore për reformën në drejtësi”,- shtoi Basha.
Opozita mbetet e vendosur në qëndrimin, sipas saj, për të mos lejuar Edi Ramën që të kapë drejtësinë, por Lulzim Basha nuk saktësoi se si do t’ja arrijë këtij qëllimi.
“Ne i qëndrojmë vullnetit se së pari rekomandimet e Venecias, së dyti kërkojmë që asnjë qeveri të mos u diktojë prokurorëve dhe gjyqtarëve për vendimet që duhet të marrin. Ky është vullneti! Vullneti ynë është të mos lejojmë kapjen politike të Edi Ramës kryprokuror dhe kryegjyqtar dhe për këtë jemi gati të nisim një betejë pa kthim”,- u shpreh Basha.
Kreu i demokratëve la të kuptohej se opozita nuk do të dorëzojë asnjë draft në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.
“Nuk ka më drafte paralele. Ka një përpjekje të hapur të Edi Ramës për të diktuar drejtësinë. Njeriu që sot hoqi maskën dhe që tregoi fytyrën e vërtetë që nuk do reformën, por kapjen e drejtësisë. Problemi është Edi Rama”,- u shpreh Basha.
Lidhje dashurie me 50-vjeçarin, adoleshentja tenton të vrasë veten
Një adoleshente tentoi që t’i japë fund jetës pas presioneve që i kishte bërë një 50-vjeçar me të cilin kishte pasur një lidhje intime. Ngjarja ka ndodhur në Dibër.
Vajza 17-vjeçare me inicialet A. S., ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvaruar me litar dhe këtu është zbuluar dhe historia e lidhjes mes 50-vjeçarit dhe adoleshentes.
Policia ka arrestuar gjatë ditës së sotme, Hajredin Murrjan, 50 vjeç.
Do'stlaringiz bilan baham: |