Universiteti I prishtinës fakulteti juridik lënda: e drejta Administrative Tema



Download 156,5 Kb.
Sana08.05.2017
Hajmi156,5 Kb.
#8506
UNIVERSITETI I PRISHTINËS


FAKULTETI JURIDIK
Lënda: E Drejta Administrative

Tema : Institucioni i Ombudspersonit si formë e ushtrimit të kontrollit të jashtëm të punës së administratës

Prof. Dr. Sc. Mirlinda Batalli-Zhubi Stundentja: Arbenitë Rubovci


Prishtinë Dhjetor, 2010

Përmbajtja
Hyrje………………………………………………………………………………………3
Zanafilla dhe historia e zhvillimit të Institucionit të Ombudspersonit………………….4-5
Krijimi i Ombudspersonit Evropian…………………………………………………….5-6
Zhvillimi i Institutit Ndërkombëtar të Ombudspersonit…………………………………..6
Ombudspersoni si formë e veqantë e Kontrollit të Administratës………………………6-7
Kompetencat dhe Detyrat e Ombudspersonit…………………………………………...8-9
Ombudspersoni në Kosovë…………………………………………………………...10-11
Disa raste të shqyrtuara nga Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë…………..11-12-13
Përfundimi………………………………………………………………………………..13


Hyrje
Kontrolli i administratës nga ana e Parlamentit, respektivisht kontrolli parlamentar, paraqet njërin nga format më të rëndësishme të kontrollit politik që e njohin pothuajse të gjitha vendet me sistem parlamentar. Kontrolli parlamentar si një kontroll i jashtëm shfaqet si një formë e kontrollit politik përmes të cilës dëshirohet të ndikohet në funksionin ekzekutiv, të cilin e ushtrojnë qeveritë dhe organet e administratës shtetërore dhe subjektet tjera. Parlamenti ka shumë pak kohë që të merret me kontrollin e tërësishem mbi punën e administratës, kështu që është institucionalizuar institucioni i Ombudspersonit, si instrument i kontrollit parlamentar.

Institucioni i Ombudspersonit paraqitet si:

1.Institucion i kontrollit të jashtëm të administratës,

2.Avokat i popullit për punë të administratës.


Për zhvillimin e një shoqërie demokratike, dihet se parime bazë janë respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe forcimi i shtetit. Në mënyrë të drejtëpërdrejt institucioni i Ombudspersonit ndihmon në forcimin e demokracisë së vendit dhe ky institucion është i natyrës administrative.
Në vitet e fundit, shumë vende të botës gjenden në fazën e tranzicionit për të vendosur forma demokratike të qeverisjes. Si pjesë të qeverisjes demokratike këto vende kanë krijuar zyrat e Ombudspersonit për të përmirësuar administrimin e qeverisë.
Objektiv parësor i Ombudspersonit është mbrojtja nga shpërdorimet, të kryera nga zyrtarë publikë apo institucione.

Zanafilla dhe historia e zhvillimit të Institucionit të Ombudspersonit
Historiku i Ombudspersonit nis që në Spartën dhe Athinën e vjetër, ku ” Euthynoi ” kontrollonte aktivitetet e ushtruara nga zyrtarët e qeverisë. Më vonë në Kinë, gjatë kohës së Dinastisë Han, Emperori emëroi një zyrtar të ashtuquajtur ” Yan ” për të monitoruar dhe kontrolluar administratën imperialiste dhe zyrtarët e tyre si dhe për të shqyrtuar ankesat e qytetarëve lidhur me padrejtësitë administrative.1
Koncepti i Ombudspersonit e ka origjinën në Suedi, ku u formua për herë të parë në vitin 1809. Fjala “ Ombud ” në gjuhën suedeze do të thotë përfaqesues, agjent, ndërmjetësues, delegat, etj. Që nga krijimi i institucionit të parë të Ombudspersonit në Suedi, ai u mor si model për themelimin e këtij institucioni në vende të tjera, kështu më vonë, gjatë shek. XX, ky institucion u themelua në shumë shtete evropiane dhe në SHBA. Sot, shumica e shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ( OSBE ), kanë të themeluar apo janë në themelim e sipër të Institucionit të Ombudspersonit. Ka dallime prej shteti në shtet, sa i përket bazës ligjore të themelimit, organizimit, fushëveprimit, kompetencave dhe emërtimit të Institucionit të Ombudspersonit.

Disa shtete e kanë të rregulluar me kushtetutë, themelimin e Institucionit të Ombudspersonit e disa të tjera, këtë e kanë të rregulluar me ligj të veqantë. Në disa shtete si në Kanada, Itali, Zvicër dhe në SHBA, nuk ka Ombudsman në nivel nacional, por atje ky institucion ekziston në nivel provincial apo lokal.


Qëllimi themelor i krijimit të këtij institucioni ishte të sigurohej se të gjithë zyrtarët publikë i ushtrojnë detyrat e tyre me ligjin, në mënyrë të ndershme, me përgjegjësi të plotë dhe janë të obliguar për dhënien e llogarive, në rast të zbatimit jo të drejtë të ligjit dhe të tejkalimit të kompetencave.

Në Suedi është karakteristikë krijimi i institucionit të Ombudspersonit Parlamentar. Zyra e Ombudspersonit u themelua në vitin 1809. Deri në vitin 1915 Ombudspersoni Parlamentar veproi si një zyrë individuale, e përbërë nga vetëm një person. Po në këtë vit, më 1915, u emërua Ombudspersoni Ushtarak, për të mbikëqyrur autoritetet ushtarake. Në këtë mënyrë, në Suedi u paraqitën dy Ombudspersona me ambicie te ndryshme.

Në vitin 1968 u bë kombinimi i dy institucioneve, me qëllim të formimit të Ombudspersonit Parlamentar me tre Ombudspersona.

Vlen të theksohet edhe raporti mes Ombudspersonit Parlamentar dhe Kancelarit të Drejtësisë. Ombudspersoni Parlamenatr duhet t’ia referojë të gjitha lëndët Kancelarit të Drejtësisë dhe atij t’i lejohet të intervenojë nëse nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Sa i përket organizimit, numri i Ombudspersonave të zgjedhur nga Riksdagu është katër-Ombudspersoni Kryesues Parlamenatar dhe tre Ombudspersona Parlametarë. Zgjedhja e tyre bëhet për një periudhë katërvjeqare. Zyra e Ombudspersonit është jopolitike. Secili Ombudsperson duhet të ketë njohuri dhe përvojë mbi ligjin. Zyra e Ombudspersonit Parlamentar ekziston në Suedi prej afro 2 shekujsh. Për shumë vjet Suedia ishte i vetmi vend me një zyrë të tillë. Gjatë dekadave të fundit, sistemi i Ombudspersonit, i bazuar në sistemin suedez, u përhap në shumë vende të botës si në: Finlandë (1919), Danimarkë (1955), dhe Norvegji (1962).2

Më vonë, u themeluan edhe disa zyra si në: Britani të Madhe (1967), Izrael (1971), Australi (1977), Francë (1973), Austri (1977), Spanjë (1981), Holandë (1981), etj.


Krijimi i Ombudspersonit Evropian

Ombudspersoni i parë Evropian u emërua në vitin 1995. Ky institucion u themelua në bazë të Traktatit të Unionit Ndërkombëtar.

Ombudspersoni Evropian është i autorizuar t’i pranojë ankesat që kanë të bëjnë me administrimin e kundërligjshëm, lëshimet, diskriminimet etj. Ai ndihmon për të zbuluar keqadministrimin në institucionet e Bashkimit Evropian dhe organeve. Keqadministrim do të thotë administrim të dobët ose të dështuar – me fjalë të tjera, kur nje institucion nuk vepron në përputhje me ligjin, ose nuk arrin të respektojë parimet e administrimit të mirë, ose shkel të drejtat e njeriut. Disa shembuj janë: padrejtësia, diskriminimi, shpërdorimi i pushtetit, mungesa ose refuzimi i informacionit, vonesë e panevojshme etj. Ai vepron tërësisht në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Ai nuk pranon kërkesë apo udhëzime nga asnje qeveri apo organizatë. Ombudspersoni Evropian emërohet nga Parlamenti Evropian në afat pesëvjeqar, që i përgjigjet kohëzgjatjes së afattit të Parlamentit. Ombuspersoni i parë Evropian ishte Jacob Soderman, i cili u emërua për të dytën here në vitin 1999.

Selia e tij është në Parlamentin Evropian në Strasburg. Sot Ombudspersoni vepron në afro 40 vende në nivelin kombëtar, shtetëror ose komunal si në fushën publike ashtu edhe në atë private.3


Zhvillimi i Institutit Ndërkombëtar të Ombudspersonit
Ky institut u themelua në vitin 1978, ështe një organizatë ndërkombëtare e zyrave të Ombudspersonit. Qëllimet kryesore të themelimit te këtij institucioni janë: promovimi i konceptit të Ombudspersonit, zhvillimi i programit që mundëson shkëmbimin e informatave dhe të përvojave ndërmjet Ombudspersonave të të gjithë botës.

Instituti Ndërkombëtar i Ombudspersonit ka gjashtë zona elektorale: Afrika, Azia, Australia, Evropa, Amerika Veriore dhe Amerika Latine. 4


Ombudspersoni si formë e veqantë e kontrollit të Administratës
Ombudspersoni është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit.5

Roli i Ombudspersonit është shumë actual. Ky institucion paraqitet si ndërmjetësues në mes të individit dhe administratës publike, ndihmon ne krijimin e zgjidhjeve për problemet që lindin në mes të dy palëve. Në këtë drejtim Ombudspersoni kontribuon për krijimin e një administrate transparente dhe të hapur për qytetarët. Institucioni i Ombudspersonit nuk është kundër administratës, por i shërben qeverisjes së mirë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ombudspersoni i mbron qytetarët nga vendimet jo të drejta që mund të bëhen nga ana e organeve të administratës, duke e kontrolluar në këtë mënyrë punën e këtyre organeve. Këtë kontroll Ombudspersoni e ushtron në pavarësi të plotë dhe pa shumë formalizëm.

Institucioni i Ombudspersonit terheqë vëmendjen për rastet kur institucionet bëjnë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Nëse konkludohet, që autoriteti publik me të vërtetë ka shkelur të drejtat e njeriut, Ombudspersoni ka të drejtë të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë edhe intervenimin e drejtëpërdrejt te autoritetet përkatëse, të cilat duhet të përgjigjen brenda një afati të arsyeshëm kohor.6

Gjithashtu, në qoftë se Ombudspersoni konstaton se ekzekutimi i ndonjë vendimi administrativ mund të ketë pasoja të pariparueshme për personin fizikë apo juridik, mund të rekomandojë që autoriteti kompetent ta pezullojë ekzekutimin e vendimit në fjalë, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me këtë qështje nga ana e Ombudspersonit.

Institucioni i Ombudspersonit ka të drejtë të ketë qasje dhe t′i kontrollojë dosjet dhe dokumentet e administratës dhe të cdo institucioni qendror apo lokal.7

Kompetencat dhe Detyrat e Ombudspersonit
Ombudspersoni është një institucion i pavarur, i rregulluar në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe liritë e individit dhe etniteteve ligjore, të garantojë se të gjithë personat janë në gjendje të ushtrojnë efektivisht të drejtat dhe liritë e tyre.

Në botën e sotme Ombudspersoni është një mekanizëm i mbikëqyrjes parlamentare të administratës, vendimet e së cilës kane rëndësi të madhe për të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ombudspersoni nuk është instrument ekzekutiv që merr të drejtën të gjykojë apo të vendosë, sepse nuk ka instrument të ekzekutivit, por duhet ditur që është një institucion shumë efektiv. Do të thotë, Ombudspersoni eështë një person që kontrollon situatën në emër të Parlamentit, ngase Parlamenti zgjidhet nga populli që ta kontrolljoë pushtetin ekzekutiv.

Suksesi i Ombudspersonit varet nga ajo se kush është Ombudsperson, ngase pozita e këtij institucioni varet nga autoriteti i Ombudspersonit. Ky institucion vepron mbi baza morale. Objektiv i Ombudspersonit është zgjidhja e ankesave sa më parë që të jetë e mundur, është përgjegjësi e tij që t’i shqyrtojë të gjitha kushtet, të cilat kanë ndikuar që një individ të paraqesë ankesë, duke u përpjekur për zgjidhjen e problemeve.

Ankesa mund të paraqitet nga ana e e një individi apo grupi individësh. Cdo kërkesë duhet të jetë e parashtruar me shkrim. Kërkesat që mund të parashtrohen për shërbime të Ombudspersonit kanë të bëjnë me dështimet në proceset e funksionimit të drejtë të administratës. Ombudspersoni në cdo rast do të mundohet të gjejë procedurën për zgjidhjen e qështjeve të ndryshme përbrenda sistemit të tij. Por, në qoftë se kjo procedurë nuk është e mundshme apo nuk është adekuate, atëherë Ombudspersoni do t’u bëjë rekomandime zyrave të administratës për gjetjen e zgjidhjes në lëmenj të tjerë.
Në kuadër të kompetencave të Ombudspersonit bëjnë pjesë:


  1. Hetimi i ndonjë veprimi të ndonjë organizate,

  2. Hartimi, ndryshimi ose shfuqizimi i një rregulle që është e kërkohet për përmbushjen e detyrave të tij, duke përfshirë këtu edhe procedurën për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave dhe zhvillimin e hetimeve,

c. Ekzaminimi i dokumenteve të një organizate,

  1. Hyrja dhe inspektimi në ndërtesat e një agjencie pa kurrfarë inspektimi paraprak,

  2. Konfidencialiteti sa i përket të gjitha qështjeve dhe ankesave, të cilat parashtrohen,

  3. Krijimi i buxhetit të zyrës së tij, etj.8

Ombudspersoni do të nisë hetimin e një ankese, në rast se veprimi i një organizate është :



  1. në kundërshtim me ligjin, rregulloren ose praktikën e organizatave,

  2. i bazuar ndonjë fakt të gabuar ose irelevant,

  3. i kryer në mënyrë joazhure,

  4. i paarsyeshëm, i padrejtë ose i kundërshtueshëm.

Në anën tjetër, Ombudspersoni do të vendosë të mos i zhvillojë hetimet e një ankese në rast se :



  1. parashtruesi i ankesës në mënyrë të arsyeshme mund të përdorë një zgjidhje apo kanal tjetër dhe në këtë rast Ombudspersoni do t’i japë atij udhëzime të nevojshme për hapat e mëtejshëm proceduralë, të cilët duhen ndërmarrë përmes një zgjidhjeje a kanali tjetër,

  2. ankesa është e parëndësishme,

  3. ankesa është bërë me vonesë të gjatë për të arsyetuar ekzaminimet e tanishme,

  4. burimet e ankesës janë të pamjaftueshme për zhvillimin e hetimeve paraprake, raste këto në të cilat Ombudspersoni do të referojë ankesën në ndonjë organ legjislativ.

Detyra themelore e institucionit të Ombudspersonit është që të angazhohet në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm qytetarëve të thjeshtë por edhe të personave të tjerë juridikë.

Ombudspersoni i kryen detyrat apo veprimtarinë e tij në mënyrë neutrale, konfidenciale dhe të pavarur.
Ombudspersoni në Kosovë
Edhe pse zakonisht ky institucion zgjidhet nga Parlamenti, në rastin e Kosovës del se ky institucion është themeluar nga nga kreu i UNMIK-ut, PSSP-ja.

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë është themeluar në bazë të rregullores së UNMIK-ut nr. 2000⁄38 dhe zyrtarisht hapi zyrën më 21 nëntor 2000 në Prishtinë. Deri në vitin 2005 institucioni është udhëhequr nga Omudspersoni ndërkombëtar, z. Marek Antoni Noëicki., i lindur në vitin 1953 dhe është i nacionalitetit polak.

Gjatë këtyre viteve, Institucioni i Ombudspersonit ka dhënë vlerësime për disa fusha të veprimtarisë së organeve qeverisëse, si demokracia dhe qeverisja, zhvillimet në sektorin ligjor, mbrojtja e të drejtave të njeriut, gjendja e komuniteteve joshqiptare në Kosovë etj.
Në bazë të nenit 134 të Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 4 qershor 2009, në një seancë të veqantë votimi vetëm për Avokatin e Popullit, arriti të mbledhë 107 deputetë të të gjitha subjekteve politike, duke i dhënë besimin për postin kushtetues z. Sami Kurteshit, i cili mblodhi 65 vota për, dhe u zgjodh Avokati i parë i Republikës së Kosovës. 9.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkoi nëpërmjet procedurës së rregullt ligjore, me votim të fshehtë. Me të marrë besimin e deputetëve, Kurteshi dha betimin në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze, duke u zotuar para të zgjedhurve të popullit se do ta kryejë me nder dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, detyrën e re që iu besua.

Ombudspersoni i Kosovës apo Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi është zgjedhur me një mandat pesë vjeqar dhe nuk ka të drejtë për rizgjedhje.

Institucioni i Avokatit të Popullit përbëhet nga:



    1. Avokati i Popullit,

    2. pesë ( 5 ) zëvendës të Avokatit të Popullit,

    3. personeli profesional, dhe

    4. administrata.10

Avokati i Popullit i paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin vjetor. Ai e paraqet raportin në seancë plenare, në të cilën diskutohet.11


Disa raste të shqyrtuara nga Institucioni i Ombudspersonit
1. Më datën 25 prill 2003, IOK pranoi një ankesë nga z.Ivica Zdravkoviq që protestonte për suspendimin e tij nga shkolla policore në Vushtrri. Pas intervenimit të IOK, ai u kërkua nga kjo shkollë që të marrë pjesë në klasën e ardhshme të kësaj shkolle.12
2. Më 12 qershor 2010, Avokati i Popullit është njoftuar përmes mediave vendore se gjatë përpjekjes për arrestimin e z. Albin Kurti në selinë e lëvizjes “ Vetëvendosje ”, Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës, shufra gome dhe të ashtuquajtur pepper spray ose OC spray, për të shpërndarë masën e njerëzve e cila ishte mbledhur në selinë e kësaj lëvizje.

Më 14 qershor 2010, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit vizituan selinë e lëvizjes “ Vetëvendosje ” dhe biseduan me aktivistin e kësaj lëvizje z. Valmir Ahmeti, ku sipas tij pjesëtarët e Njësisë Speciale të PK kishin përdorur shumë dhunë fizike gjatë intervenimit të arrestimit të z. Kurti. Po ashtu, z. Ahmeti pohoi se gazi lotësjellës ishte përdorur në masë tejet të madhe dhe në hapësire të mbyllur, brenda në zyrë të “ Vetëvendosjes ”.

Më 15 qershor 2010, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit vizituan Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK ). Nga raportet mjekësore të aktivistëve të “ Vetëvendosjes ” në QKUK, shihej se atyre u janë shkaktuar lëndime kryesisht në fytyrë, djegie të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe lëndime të tjera. Përveq përdorimit të dhumës gjatë arrestimit të aktivistëve, përdorimi i dhunës kishte vazhduar edhe gjatë dërgimit në stacion policor dhe brenda tij.

Më 15 qershor 2010, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit vizituan Qendrën e ndalimit në stacionin policor “ Qendra ” në Prishtinë dhe kontaktuan me Pergjegjësin për këtë qendër, z. Sokol Maxharraj. Nga ai kërkuan kopjet e raporteve mjekësore të aktivistëve të arrestuar të “ Vetëvendosjes ”. Z. Maxharraj kontaktoi me ushtruesin e detyrës së komandantit të Stacionit Policor “ Qendër ” në Prishtinë z. Sami Halimi, të cilin e informoi me kërkesën e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. Kërkesa e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit për të disponuar me një kopje të këtyre raporteve ishte në përputhje me nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga përgjegjësi z. Sokol Maxharraj me urdhrin e z. Sami Halimi. Ata patën mundësine vetëm t`i shohin ato raporte, por jo edhe t`i marrin ato kopje.


Dëshmitë dhe faktet e ofruara, provat materiale, deklatrat e personave të dëmtuar dhe dëshmitarëve okularë, dëshmitë mjekësore dhe mjetet e gjetura, janë dëshmi të mjaftueshme për të konstatuar veprimet kundërligjore të Policisë së Kosovës.
Duke pasur parasysh të gjitha që u cekën më lartë, Avokati i Popullit në pajtim me nenin 135.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
REKOMANDON që :

  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojnë urgjentisht hetimet lidhur me ngjarjen e datës 26 prill 2010, për të hetuar sjlljet e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, lidhur me tejkalimin e kompetencave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.




  • Inspektoriati Policor i Kosovës si autoritet i pavarur brenda MPB, të informojë Institucionin e Avokatit të Popullit për të gjitha procedurat disiplinore të inicuara kundër secilit polic që mori pjesë në ngjarjen e lartë – përmendur.




  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektoriati Policor i Kosovës të marrin masa ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës të cilët dështuan të bashkëpunojnë dhe t`u përgjigjen kërkesave të Avokatit të Popullit të Kosovës.




  • Të zhvillohen hetime objektive për ngjarjet e lartëpërmendura, nga një institucion i pavarur jashtë MPB.

Me lutjen që brenda afatit prej 30 ditësh të na njoftoni për qëndrimin tuaj ndaj këtij rekomandimi, paraprakisht Ju falënderojmë për bashkëpunimin Tuaj.13





Përfundimi

Transparenca e sistemit ligjor mund të garantohet vetëm nëse popullata është e vetëdijshme mbi të drejtat dhe obligimet e saj.

Ndikimi pozitiv që Institucioni i Ombudspersonit ka mbi administratën në përgjithësi mund të argumentohet edhe me faktin se Ombudspersoni konsiderohet si palë e tretë që e vëzhgon dhe e analizon paraqitjen e saj në raport me qytetarin.

Në anën tjetër, angazhimi sa më i madh i Institucionit të Ombudspersonit në përmirësimin e administratës së përgjithshme i bënë qytetarët që të kuptojne se ata mund t`i parashtrojnë ankesat e tyre në relacion me administratën pranë institucionit në bazë të disa procedurave të thjeshta dhe pa patur nevojë për pagesë.



Funksioni i Institucionit të Ombudspersonit është që të monitorojë, mbrojë dhe ruaj të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta nga ana e administratës.


1

 Historical Background of Ombudsman Institution, fq. 1

2

 Office of Ombudsman / Press Relases, fq. 1 (internet)

3 www.ombudsman.europa.eu

4 www.ioi-europe.org

5 Ligji Nr. 03/L – 195 për Avokatin e Popullit të Kosoves, Neni 3

6 Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 2000/38 mbi themelimin e Institucionit te Avokatit te Popullit te Kosoves, neni 1.


7


 Kosova Center for Security Studies

8 Ombudsman Comittee – Section of Administrative Laë and Regulary Practice

9


 Institucioni i Avokatit te Popullit “Informator Periodik , qershor – gusht 2009, fq. 1

10 www.assembly-kosova.org, Ligji Nr. 03/L – 195, per Avokatin e Popullit, Neni 5

1111 Po aty, Neni 27

12 Institucioni i Avokatit te Popullit “ Informator Periodik ”, tetor – dhjetor 2004

13 www.ombudsmankosovo.org, Raportet mbi Rastet, Ex Officio 207∕2010




Download 156,5 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish