Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë



Download 1,86 Mb.
bet3/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32

1.2.2 Periudha 2008 – 2014

Duke u bazuar në vështrimin historik të periudhës paraprake dhe me qëllim të pasqyrimit të vazhdimësisë së zhvillimit të industrisë bankare të vendit, në këtë pjesë do të përpiqemi të paraqesim një historik të shkurtër, duke përfshirë vetëm zhvillimet më të rëndësishme që kanë karakterizuar këtë periudhë (performancën e plotë të industrisë bankare të kësaj periudhe do ta pasqyrojmë në pjesën e pestë të punimit).


Ndër zhvillimet më të rëndësishme dhe të përgjithshme për vendin ishte shpallja e Pavarësisë, që në mënyrë automatike dhe në veçanti ka reflektuar zhvillimet në sistemin financiar të vendit. Si zhvillime bazë ishin transformimi i AQBK-së në Bankë Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), transformimi i kornizës ligjore nga rregullore të UNMIK-ut në ligje specifike, zgjerimi i kapaciteteve, funksioneve dhe bartja e kompetencave vendimmarrëse dhe politikëbërëse tek vendorët.
Viti 2008 u karakterizua edhe me krizën financiare globale, që konsiderohet si një nga krizat më të mëdha botërore. Kjo krizë shkaktoi edhe një recesion në nivel botëror. Me këtë është vënë

10
Sektori bankar në Kosovë


seriozisht në pikëpyetje koncepcioni i derregullimit dhe liberalizimit të afarizmit të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, që për një kohë mjaft të gjatë mbretëroi në botë. Pikërisht kjo krizë, që e tronditi pothuajse tërë botën, shtroi nevojën e rritjes së rolit mbikëqyrës të bankave qendrore, si dhe formimit të një institucioni në nivel ndërkombëtar për mbikëqyrjen e sistemeve financiare dhe parandalimin e paraqitjes së krizave të tilla në të ardhmen (RV, 2008).


BQK-ja ka zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare të mbikëqyrjes, të bazuar në rrezik dhe, për më tepër, të mbikëqyrjes shumë konservative të të gjitha institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë. Gjatë vitit 2011, aktiviteti ligjor i BQK-së është përqendruar në zhvillimin dhe në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, të cilat në pajtim me legjislacionin në fuqi janë pjesë e detyrave dhe përgjegjësive të BQK-së. Gjatë këtij viti, BQK-ja ka vijuar punën për rishikimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ dhe harmonizimin në përputhje me legjislacionin e BE-së, standardet dhe praktikat ndërkombëtare, gjithmonë në përshtatje me dinamikën më të fundit të zhvilluar në vend (më gjerësisht do të paraqitet në pjesën 1.2.2.8 dhe 1.2.2.9). Me qëllim të avancimit dhe konsolidimit të bazës ligjore për sistemin financiar në Kosovë, gjatë vitit 2012, është miratuar Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare. Ky ligj është hartuar në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, standardet dhe direktivat e BE-së, në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit bankar, si dhe në përputhje me Parimet Bazë të Bazelit për Mbikëqyrje Bankare Efektive (RV, 2011).
1.2.2.1 Ligji për Sigurimin e Depozitave

BQK-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), ka përmbushur kërkesat ligjore për sponsorimin e Ligjit për Sigurimin e Depozitave nga MEF. Ligji për Sigurimin e Depozitave (LSD) ka pasur parasysh ligjet në regjion, si nga Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe vendet evropiane dhe amerikane. Praktika më e mirë ndërkombëtare është ndjekur gjatë propozimeve të përfshira në LSD, si dhe Direktiva Evropiane për Garantimin e Depozitave. LSD për institucionet financiare është miratuar më 13 dhjetor 2012 (RV, 2008). Objektivat e sistemit për sigurimin e depozitave janë që të mbrojë depozitarët e vegjël nga humbja në rast të


11
Sektori bankar në Kosovë


paraqitjes së një ngjarjeje të siguruar ashtu siç parashihet me këtë ligj, si dhe të mbështesë BQK-në në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimin efikas të një sistemi stabil të bazuar në ekonominë e tregut (Ligji Nr. 04/L-133, 2012).


1.2.2.2 Zhvillimi i sistemit të pagesave

Sistemi ndërbankar i pagesave në Kosovë shlyen pagesat e rregullta, masive, prioritare, kos-giro, debitimin direkt dhe letrat me vlerë. Duke marrë parasysh që SEKN (Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar) përpunon të gjitha pagesat në vend, çarjet në të apo vonesat eventuale në procesin e shlyerjes do të kishin pasoja të mëdha për sistemin financiar në vend. Andaj BQK-ja është angazhuar të ndjekë parimet themelore ndërkombëtare të Komitetit për Sistemet e Pagesave dhe Shlyerjeve për sistemet e pagesave me rëndësi sistematike, për të evituar risqet e mundshme, që mund t’i kanosen sistemit të pagesave në vend, kur kemi parasysh që SEKN është sistemi i vetëm për pagesa ndërbankare (RSF, 2012).


Sipas Ligjit Nr. 04/L-155 për sistemin e pagesave (i miratuar në 2013), me qëllim të mbikëqyrjes efikase dhe transparente të sistemit kombëtar të pagesave si tërësi dhe të pjesëve të tij relevante, BQ përcakton rregullat, standardet dhe direktivat e përgjithshme për ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe/apo operimin e sistemeve me anë të rregulloreve apo udhëzimeve, si dhe nxjerr urdhra, vlerëson dhe siguron zbatimin e standardeve, rregullave dhe direktivave të caktuara nëpërmjet monitorimit në vend dhe jashtë, duke përfshirë vendosjen e kushteve, promovimin e efikasitetit dhe shfrytëzimit të shërbimeve të pagesave elektronike, inkurajimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet palëve të interesit.
1.2.2.3 Sistemi i regjistrimit të kredive

Furnizimi i institucioneve kredidhënëse dhe kredimarrëse me informacionet e nevojshme kreditore individuale, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së kredive përmes sistemit të RKK-së, është një shërbim me rëndësi i BQK-së. Në bazë të rregulloreve në fuqi, të gjitha institucionet kredidhënëse të licencuara nga ana e BQK-së janë anëtare të këtij regjistri.

12
Sektori bankar në Kosovë

Përdoruesit e RKK-së, të cilët janë të autorizuar nga institucionet kredidhënëse, i qasen sistemit me qëllim të hulumtimit mbi obligimet dhe historitë kreditore të aplikantëve kreditorë (RV, 2011). Sipas Rregullores së BQK-së për Regjistrin e Kredive, qëllimi i këtij sistemi është përkrahja gjatë procesit të vlerësimit të klientëve kreditorë për bankat dhe institucionet mikrofinanciare të licencuara, si dhe ato institucione financiare jobankare dhe kompani të sigurimeve, duke ndikuar në vendimmarrjen e tyre të drejtë. Përdorimi i Sistemit të RKK-së është i detyrueshëm nga ofruesit e kredive dhe, si i tillë, monitorohet nga BQK-ja si rregullator i industrisë financiare. Ofruesit e kredive kanë qasje të drejtpërdrejtë në sistemin e RKK-së. Ata duhet të regjistrojnë në sistem të dhëna në lidhje me kreditë individuale për subjekte fizike dhe juridike, si dhe do të mund të tërheqin nga sistemi raportet kreditore të huamarrësit të kredive individuale. Sipas rregullores bankare dhe mbështetur në sistemin e zhvilluar të RKK-së, të gjitha institucionet kredidhënëse-anëtare të sistemit të regjistrit të kredive, janë të obliguara që të raportojnë informacionet mbi kreditë e aprovuara dhe të shpërndara.


1.2.2.4 Rregullorja për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm

Sipas rregullores së BQK-së (2012), bankat duhet të themelojnë një sistem të shëndoshë të kontrollit të brendshëm, me qëllim të parandalimit të humbjeve, mirëmbajtjes së raportimit të besueshëm financiar dhe të menaxhmentit, zgjerimit të operimit të tyre të matur dhe promovimit të stabilitetit në sistemin financiar. Pavarësisht nga madhësia e tyre, bankat duhet të kenë një sistem efektiv të kontrolleve të brendshme, që është në përputhje me natyrën, kompleksitetin dhe rrezikun e vetvetishëm në aktivitetet e zërave bilancorë dhe jashtëbilancorë dhe që kjo t’i përshtatet ndryshimeve të ambientit dhe kushteve të afarizmit të tyre. Menaxherët e lartë sigurojnë që i gjithë personeli të kuptojë rolin e tyre në procesin e kontrollit dhe se do të jenë plotësisht të përfshirë në këtë proces. Bordi i drejtorëve është përgjegjës për drejtimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e bankës dhe për të siguruar që punët janë duke u kryer në interesin më të mirë të saj. Bordi i drejtorëve ka për detyrë të veprojë me kujdes në përmbushjen e detyrës së rëndësishme të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve të menaxhimit, duke siguruar që operacionet ditore të bankës janë në duar të menaxhmentit të

13
Sektori bankar në Kosovë

kualifikuar, të ndershëm dhe kompetent. Si i tillë, funksioni i auditimit të brendshëm ndihmon menaxherët e lartë dhe bordin e drejtorëve në kryerjen efikase dhe efektive të përgjegjësive të tyre.


1.2.2.5 Rregullore për auditimin e jashtëm të bankave

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të forcojë kornizën rregullatore që ka të bëjë me auditorët e jashtëm të bankave dhe të përcaktojë kualitetin e shërbimeve të ofruara nga auditorët e jashtëm në raport me rreziqet specifike të bankave dhe të sistemit financiar në përgjithësi. Kjo rregullore përcakton kërkesat për aprovimin e auditorëve të jashtëm, kryerjen e auditimit të jashtëm të bankave dhe marrëdhëniet ndërmjet auditorëve të jashtëm, bankave dhe BQK-së. Auditorët e jashtëm duhet të sigurojnë se kanë bazë të mjaftueshme për të vlerësuar nëse është bërë ndonjë shkelje e Ligjit për Bankat dhe Rregulloreve të BQK-së, të cilat janë material sa i përket llogarive vjetore. Auditorët e jashtëm duhet të kontrollojnë rregullshmërinë, saktësinë dhe plotësimin e raportimeve të bankave të paraqitura në BQK, në përputhje me kërkesat rregullative në fuqi të miratuara nga BQK-ja. Gjatë rishikimit të cilësisë, BQK-ja apo rishikuesi duhet të përcaktojë se deri në çfarë mase auditori i jashtëm i ka aplikuar rregullat dhe procedurat adekuate të kontrollit të cilësisë në të gjitha aspektet e rëndësishme të auditimit. Gjatë rishikimit, BQK-ja duhet të ketë qasje në të gjitha dokumentet e punës së auditorit të jashtëm, deri në atë masë që është e nevojshme për të kryer një kontroll adekuat të cilësisë (Rregullore për auditimin e jashtëm të bankave, 2012).


1.2.2.6 Rregullorja për tregun e letrave me vlerë

Në pajtim me Ligjin për Borxhet Publike nr. 03/L-175, BQK-ja vepron si agjent i Ministrisë së Financave (MF) për të zbatuar detyrat e caktuara që kanë të bëjnë me çështje fiskale të Kosovës dhe si Autoritet Monetar i Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj, BQK-ja ka për detyrë të zhvillojë ankandet e Letrave me Vlerë të Qeverisë, të regjistrojë emetimin dhe transferimin e letrave me vlerë të dematerializuara, të lehtësojë themelimin e tregut sekondar për Letra me

14
Sektori bankar në Kosovë

Vlerë të Qeverisë, si dhe të kryejë e të lehtësojë çfarëdo aktiviteti tjetër në lidhje me emetimin e Letrave me Vlerë të Qeverisë (RV, 2011).


Në mars të vitit 2012, BQK-ja ka krijuar Divizionin e Operacioneve të Tregut të Hapur, i cili ka për detyrë themelore zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve lidhur me tregun e Letrave me Vlerë të Qeverisë. Themelimi me kohë dhe trajnimi adekuat i personelit nga ana e ekspertëve të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve ka bërë që projekti i Letrave me Vlerë të funksionalizohet si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Letrat me Vlerë të Qeverisë ofrohen për shitje përmes ankandeve të organizuara nga ana e BQK-së. Në ankand tash për tash marrin pjesë si Akterë Primarë shtatë banka komerciale, ndërsa palët e tjera të interesuara mund të marrin pjesë në mënyrë indirekte përmes Akterëve Primarë (RV,2011).
1.2.2.7 Licencimi

Për të përmbushur në mënyrë më efektive misionin e BQK-së, në aspekt të licencimit dhe rregullimit të institucioneve financiare, si dhe për të siguruar vazhdimësinë e avancimit me trendet zhvillimore të mbikëqyrjes në nivel regjional dhe ndërkombëtar, në maj të vitit 2008 është krijuar Drejtorati i Korporatës, Legjislativës dhe Metodologjisë. Drejtorati ka për detyrë kompletimin e kornizës ligjore për mbikëqyrje financiare në përputhje me Direktivat e Bashkësisë Evropiane dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Në kryerjen e këtij misioni drejtorati është përgjegjës për licencimin e bankave komerciale (RV, 2008).


Strategjia e BQK-së në fushën e licencimit të institucioneve financiare përqendrohet në tërheqjen e investitorëve, të cilët kanë gjendje të mirë financiare, përmbushin kriterin e duhur dhe të përshtatshëm për aksionarë dhe menaxhment, janë të aftë që të drejtojnë një qasje në zhvillimin e matur të biznesit për të mbajtur interesat e klientëve, duke ndihmuar në këtë mënyrë në forcimin e sistemit financiar dhe në rritjen e besueshmërisë ndaj tij (RV, 2007). Sipas Rregullores për Licencimin e Bankave, aplikuesi për licencë bankare, për të ushtruar veprimtari bankare në Kosovë, gjatë procesit të themelimit dhe para marrjes së licencës përfundimtare, duhet të depozitojë për këtë qëllim në BQK një kapital fillestar minimal në shumë jo më pak se

15
Sektori bankar në Kosovë


7 milionë euro. E njëjta vlen edhe për një bankë të huaj kur aplikon për themelimin e një dege në Kosovë. Kriteret dhe kushtet për të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë bankare dhe veprimtarive të tjera financiare në Kosovë janë të përcaktuara në Ligjin e BQK-së Nr. 03/L-209 dhe në aktet e tjera nënligjore të nxjerra nga BQK-ja.


Bankat kanë punuar vazhdimisht në zgjerimin e aktivitetit të tyre në drejtim të diversifikimit të produkteve bankare duke ofruar më shumë mundësi investimi dhe zgjedhje të shumta për klientët e tyre. Gjatë vitit 2011 është pranuar vetëm një aplikacion për themelim të bankës dhe në vitin 2012 iu është miratuar kërkesa për themelimin e bankës. Në tregun bankar gjatë vitit 2013 kishim nëntë banka komerciale me 311 degë dhe nëndegë bankare, ndërsa në vitin 2014 i është miratuar kërkesa edhe një banke për të operuar në vend (RSF, 2014).
1.2.2.8 Profili rregullativ i BQK-së

Kur folëm për zhvillimin nëpër periudha të kësaj industrie, si dhe duke pasur në konsideratë rrethanat në të cilat u zhvillua kjo industri (duke filluar nga zeroja), mund të themi që si industri bankare nuk ishte shumë komplekse në kuptim të shërbimeve në periudhën e parë (1999-2008), për të vazhduar të jetë më komplekse në periudhën e dytë (2008-2014). Shikuar në prizmin rregullativ dhe mbikëqyrës, çështja ngjan të ishte më komplekse fillimisht sepse korniza rregullative duhej ndërtuar nga zeroja dhe ishte shumë e vështirë që të mbulojë të gjitha nevojat e kësaj industrie. Legjislacioni që rregullonte këtë industri në periudhën e parë ishte Rregullorja e UNMIK-ut 1999/21, e cila brenda një periudhe të shkurtër u bë si akt juridik që ngërthente mangësi të shumta në aspektin e mbulueshmërisë juridike të kësaj industrie, duke imponuar rregullimin e çështjeve të kësaj natyre me legjislacionin sekondar (rregullat e BQK-së për bankat).


Në përputhje me legjislacionin që drejton funksionin e saj të paraparë me ligj (rregulloret e UNMIK-ut 1999/21, 2001/21, 2001/25, 2005/20, dhe 2006/47), AQBK-ja ka vendosur standarde dhe kërkesa mbikëqyrëse të hollësishme, në mënyrë që të arrijë një sistem financiar të rregulluar mirë.

16
Sektori bankar në Kosovë


Rregulloret e institucioneve financiare dhe rregullat prudente vazhdimisht rishikohen dhe freskohen për të siguruar që ato të vazhdojnë të jenë në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu, ato rishikohen për të siguruar që të vendosin ekuilibrin e duhur në krijimin e një mjedisi të rregulluar mirë, pa vendosur ngarkesa të panevojshme për përdoruesit e shërbimeve financiare (RV,2007).


Në përputhje me legjislacionin (Ligji mbi BQK-në Nr. 03/L-074) dhe së fundi ligjin e aprovuar (Ligji mbi BQK-në Nr. 03/L-209, i miratuar në 2010), qasja e mbikëqyrjes së institucioneve financiare është zhvilluar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për mbikëqyrësit, duke filluar nga qasja e “bazuar në rregulla “ në drejtim të lëvizjes në qasjen e “bazuar në rrezikun“, e themeluar sipas Principeve Themelore të Bazelit dhe shtyllës së 2-të, Bazelit II për bankat. Mbikëqyrja bankare në bazë të riskut kryesisht përqendrohet në aftësinë e menaxhmentit për të identifikuar, matur, monitoruar dhe kontrolluar riskun (RV, 2008). Viti 2012 ka qenë një vit i vazhdimësisë së konsolidimit të kornizës ligjore për mbikëqyrjen e bankave në përputhje me ligjin e ri për bankat dhe, njëkohësisht, krijimi i një kornize rregullative që reflekton në nevojat dhe kërkesat e identifikuara gjatë një periudhe dymbëdhjetëvjeçare të ekzistimit të mbikëqyrjes bankare në Kosovë (RV, 2011).
1.2.2.9 Veprimtaria e mbikëqyrjes financiare

Një nga funksionet kryesore të BQK-së është që të sigurojë mbikëqyrjen, me qëllim të krijimit të një sistemi financiar të shëndoshë, të arritshëm dhe konkurrues, sistem që është i besueshëm dhe ofron një gamë të gjerë të shërbimeve financiare. Mbikëqyrja bankare ka për qëllim mbrojtjen e fondeve të depozituesve, si dhe ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, duke u kujdesur për një ambient efikas konkurrues dhe financiar. Një sistem konkurrues financiar iu siguron konsumatorëve produkte dhe shërbime financiare me çmime më të arsyeshme, produkte dhe shërbime më të mira financiare (RV, 2008).


Rregullat e BQK-së dhe rregulloret ekzistuese drejtojnë shumë aspekte të institucioneve financiare bankare dhe jobankare. Çështje të tilla si: kush zotëron, kontrollon dhe administron

17
Sektori bankar në Kosovë


institucionet financiare; çfarë vlere kreditimi mund t’i japin institucionet financiare një konsumatori të vetëm ose një grupi konsumatorësh; sa kapital duhet të kenë institucionet financiare; ku mund t’i vendosin institucionet financiare zyrat e tyre; dhe çfarë shërbimesh mund të ofrojnë ato, janë të gjitha çështje të rregulluara nga rregullat dhe rregulloret bankare dhe jobankare. Objektivi kryesor i procesit të mbikëqyrjes është vlerësimi i sigurisë dhe efikasitetit të institucioneve financiare. Ky vlerësim përfshin vlerësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut të institucioneve, gjendjen financiare, portfolion e kredisë, si dhe pajtueshmërinë me rregullat dhe rregulloret bankare (RV, 2008).


Një synim tjetër shumë më rëndësi i rregullimit është mbrojtja e konsumatorëve. Rregulloret dhe rregullat e përshtatshme kërkojnë që institucionet financiare të shpalosin informatat që ju ndihmojnë konsumatorëve të vlerësojnë opsionet e hapura të produkteve, siç është kostoja e kredisë, të drejtat dhe obligimet e mundshme, si dhe shkallën reale të kthimit në depozitat e tyre. Procesi i mbikëqyrjes përfshin ekzaminimin në vend dhe ekzaminimin dhe monitorimin përmes analizës së jashtme. Duke i përdorur këto mbikëqyrje, përcaktohet profili i riskut të institucioneve financiare, i cili përcakton mënyrën se si do të trajtohet institucioni nga mbikëqyrësit gjatë ciklit të ardhshëm mbikëqyrës. Mbikëqyrja në vend dhe analizat e jashtme koordinojnë veprimet e tyre që shërbejnë për ngritjen e efikasitetit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare. Me rritjen e sektorit financiar, BQK-ja vazhdoi të formalizojë qasjen e mbikëqyrjes “bazuar në rrezik“. Synimi i procesit të mbikëqyrjes së përqendruar në risk është identifikimi i risqeve më të mëdha të një institucioni financiar dhe vlerësimi i aftësisë së menaxhmentit të institucionit. Vlerësimi i këtyre risqeve bëhet në parametrat e riskut të vetvetishëm, praktikave të menaxhimit, si dhe tendencave të këtyre risqeve për të ardhmen (RV, 2008).
Sistemi ‘CAMELS’ i vlerësimit dhe notimit të institucioneve nën mbikëqyrje mbetet vegël me vlerë e mbikëqyrjes. Ky sistem është një akronim për pesë përbërësit e sistemit të vlerësimit: C-Mjaftueshmëria e kapitalit; A - Cilësia e mjeteve; M - Menaxhmenti dhe administrimi; E - Të hyrat; L - Likuiditeti, S - Rrisku i tregut (RV, 2008).

18
Sektori bankar në Kosovë




1.3 Përmbledhje e afarizmit të sektorit bankar 2008 – 2014

Sistemi financiar i Kosovës ka vazhduar zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të tij në mënyrë të qëndrueshme. Gjithashtu, asetet e sistemit financiar u rritën në mënyrë të vazhdueshme. Deri në fund të vitit 2008 totali i aseteve të industrisë bankare arriti vlerën prej 2.3 miliardë euro, ku rritja e aseteve të industrisë bankare ishte rreth 80për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar. Ndërsa, prej vitit 2009-2014, gjithsej asetet e sistemit financiar arritën vlerën prej 4.3 miliardë euro, ku rritja e aseteve të industrisë bankare është 70.8për qind të gjithsej aseteve të sistemit financiar(RV, 2008, RSF, 2014).


Sipas RV dhe RSF (2004, 2014), struktura e industrisë bankare vazhdon të dominohet nga bankat me pronësi të huaj, ku nga gjithsej dhjetë banka të licencuara, tetë janë me pronësi të huaj, të cilat në vitin 2005 menaxhonin 66.3për qind të gjithsej aseteve të industrisë, ndërsa në vitin 2014 menaxhonin 90.5për qind të gjithsej aseteve të industrisë dhe 92.8për qind të kapitalit.
Sa i përket numrit të institucioneve financiare (tabela 1.1) që operojnë në Kosovë, struktura e këtij sektori ka mbetur e pandryshuar për shumë vite. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 u licencua edhe një bankë me kapital të huaj, duke e çuar në dhjetë numrin e bankave të licencuara në Kosovë.
Table 1.1: Numri i institucioneve financiare

Burimi: (RSF, 2014)

19
Sektori bankar në Kosovë

Shkalla e koncentrimit të tregut në industrinë bankare ka vazhduar të zvogëlohet edhe gjatë viteve të fundit (figura 1.1). Pjesëmarrja e aseteve të tri bankave më të mëdha, në qershor 2014, ka zbritur në 67.2për qind krahasuar me 67.8për qind në vitin paraprak. Ndërsa, në vitin 2004 asetet e tri bankave më të mëdha në gjithsej asete ishin në 74.4për qind. Rënia e shkallës së koncentrimit shprehet edhe përmes Indeksit Herfindahl-Hirschman (IHH), trendi i të cilit tregon për një rënie të vazhdueshme të koncentrimit të aseteve, kredive dhe depozitave. Rënia e shkallës së koncentrimit, ndër të tjera, reflekton rritjen më të shpejtë të aseteve, stokut të kredive dhe nivelit të depozitave në bankat më të vogla krahasuar me bankat më të mëdha. Asetet e tri bankave më të mëdha në qershor 2014 shënuan rritje vjetore prej 9.4për qind në 2014, krahasuar me rritjen prej 12.1për qind të aseteve të bankave të tjera. Në kredi, tri bankat më të mëdha kishin rritje vjetore prej 1.2për qind, kurse bankat e tjera shënuan rritje vjetore prej 8.8për qind, ndërsa depozitat e tri bankave më të mëdha shënuan rritje vjetore prej 10.2për qind, krahasuar me rritjen prej 9.8për qind të bankave të tjera.


Figura 1.1: HHI për asete, kredi dhe depozita




HHI për asete, kredi dhe depozita

4000
2000


0

QershorQershor

Qershor Qershor










2003 2004

Qershor
















2011

2012




2013

Qershor




















































2014








































Asetet







Kreditë




Depozitat











































Burimi: (RV, 2004 dhe RSF 2014) dhe llogaritjet e autorit


Gjithashtu, vlera e aseteve ka rritje të vazhdueshme përgjatë viteve. Mjetet gjithsej të industrisë bankare në fund të vitit 2005 ishin 984.4 milionë euro, ndërsa në qershor të 2014 arriti në 3.06 miliardë euro, një rritje vjetore prej 9.8për qind, e cila paraqet rimëkëmbje të trendit të rritjes në krahasim me vitet paraprake. Në kuadër të gjithsej aseteve, rritjen më të

20
Sektori bankar në Kosovë


theksuar e shënuan investimet në letrat me vlerë dhe bilanci me bankat komerciale, përderisa edhe kreditë përshpejtuan trendin e rritjes gjatë kësaj periudhe (RV, 2004, RSF, 2014).


Duke përfaqësuar 18.4për qind të mjeteve gjithsej në vitin 2002, kreditë bruto u rritën me 169.1për qind në vitin 2003, duke e rritur pjesëmarrjen gjithsej në 40për qind. Aktiviteti kreditues në vitin 2014 vazhdon të dominojë strukturën e gjithsej aseteve të industrisë bankare me pjesëmarrje prej 61.8për qind, por e cila është më e ulët krahasuar me pjesëmarrjen prej 65.5për qind që e kishin në qershor 2013. Zvogëlimi i peshës në gjithsej aseteve ishte kryesisht rezultat i rritjes më të ngadalshme gjatë kësaj periudhe të aktivitetit kreditues në krahasim me rritjen më të shpejtë të kategorive të tjera, me theks të veçantë rritjes së kategorisë së letrave me vlerë (figura 1.2).
Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish