Raport Nr. 47866-al shqipëria rritja e Konkurrueshmërisë në Shqipëri


Konkluzione dhe Rekomandime mbi Politikat



Download 3,84 Mb.
bet5/14
Sana28.06.2017
Hajmi3,84 Mb.
#18910
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   14

3. Konkluzione dhe Rekomandime mbi Politikat


  1. Edhe pse ka pasur një rritje të fortë dhe të qëndrueshme të eksporteve gjatë viteve të fundit, sektorët e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve mbeten të dominuar nga firma të cilat mbështeten gjerësisht në ri-eksportimin e produkteve me vlerë të ulët dhe që tregojnë shumë pak evidencë për përmirësim. Vlera e shtuar në këta sektorw mbetet e njëjtë me nivelet e vitit 2000, ku vetëm pak firma kanë shkuar përtej veprimeve të montimit për të shitur drejtpërsëdrejti tek blerësit e huaj me pakicë, dhe ku akoma nuk është vendosur një markë private kombëtare. Përmirësimi ka qenë i kufizuar për dy arsye: Së pari, ekspozimi ndaj njohurive të huaja ka qenë i limituar duke qenë se IDH-të janë zvogëluar dhe ka pasur pak zgjerime drejt ekonomisë lokale, ndërkohë që importet e pajisjeve kapitale mbeten të ulëta sipas standardeve rajonale. Së dyti, aftësia thithëse e firmave shqiptare pengohet nga kapaciteti i tyre i ulët teknik dhe nga aspekte kyçe të klimës së investimeve. Kjo, në krahun tjetër tregon se ka vend për ndërhyrje me politika publike të mirë synuara për të promovuar forcimin e kapaciteteve teknike të firmave në këta sektorw çka do t’i lejonte ato që të përmirësoheshin me ritme më të shpejta.

  2. Ka një numër politikash që mund të vihen në punë për të stimuluar përmirësimin teknologjik dhe konkurrueshmërinë e sektorëve të prodhimit të këpucëve dhe veshjeve.

  3. Së pari, përmirësimi i furnizimit me energji është jetësor për forcimin e incentivave të firmave për t’u përmirësuar në nivelin e pajisjeve të automatizuara. E përshtatshme do të ishte ngritja e zonave industriale me infrastrukturën e nevojshme, gjatë një periudhe afatshkurtër-mesëm, çka do të inkurajonte lidhje të tërthorta më të qëndrueshme dhe zgjerim të njohurive nga firmat e mëdha prodhuese tek nën-kontraktuesit dhe furnitorët.

  4. Së dyti, oferta e punëtorëve të aftë dhe teknikëve të cilët mund të përdorin pajisje të automatizuara duhet të rritet duke reformuar sistemin e arsimit profesional me pjesëmarrje edhe të sektorit privat.

  5. Së treti, aspektet kyç të ambientit të biznesit, veçanërisht ato që dëmtojnë në mënyrë të shpërpjesëtuar sektorët e veshjeve dhe të këpucëve si për shembull politika fiskale dhe zbatimi i saj (ndër të tjera, rimbursimi i TVSH-së për importet e pajisjeve dhe lëndës së parë në veçanti) duhen adresuar.

  6. Së katërti, qeveria mund të lehtësonte zhvillimin e instrumenteve financiarw nga bankat komerciale të cilët janë planifikuar për të lejuar firmat e prirura drejt eksportit që të kryejnë investime afatgjatë të përmirësimit (p.sh. garanci për kapitalin e punës) dhe të informonte menaxherët e firmave për të gjitha mundësitë e financimit (lokal dhe ndërkombëtar).

  7. Së pesti, një regjim i përkohshëm incentivash, i cili do të ishte i thjeshtë, i mirë synuar dhe i zbatuar me efektivitet për të tërhequr IHD-të me intensitet-teknologjik drejt sektorëve të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve mund të merret nw konsideratw pasi të bwhet një analizë e kujdesshme e avantazheve dhe disavantazheve të incentivave të ngjashme të aplikuara në vendet e tjera të rajonit.

  8. Së fundmi, qeveria mund të promovojw (edhe pse zbatimi duhet të ndërmerret nga sektori privat) trajnimin e menaxherëve të firmave të veshjeve dhe këpucëve për teknologjinë, proceset, dhe mjetet sipas sektorit që duhen të përdoren për të ulur kohën e dorëzimit, rritur produktivitetin dhe për të parashikuar më mirë kërkesën. Në vazhdim, një skemë e përputhur grantesh mund të zhvillohej (sërish e financuar pjesërisht nga qeveria por e zbatuar nga një entitet jo-qeveritar si në vendet e tjera të BE) për të lehtësuar marrjen e njohurive dhe përmirësimin e përhershëm (p.sh. trajnim në nivel firmash për punëtorët, rikompensim për importet kapitale) për firmat që përballen me kufizime financiare.

Referencat

Bonacich, E., L. Cheng, N. Chinchilla, N. Hamilton dhe P. Ong (eds) (1994). “Prodhimi Global: industria e veshjeve në brigjet e Paqësorit”, Filadelfia, PA: Temple University Press.


Gereffi, G.(1999). “Tregtia Ndërkombëtare dhe Përmirësimi Industrial në Rrjetin e Komoditeteve të Veshjeve.” Gazeta për Ekonominë Ndërkombëtare 48, 1 (Qershor): 37-70.
Hobday, M.(1995). “Inovacioni në Azinë Lindore” Edward Elgar, Angli.
Kaplinsky, R., M.Morris dhe J.Readman (2001). “Globalizimi i Tregjeve të Produkteve dhe Rritja e Pafavorshme: Mësime nga Industria Jug Afrikane e Furnizimit,” Universiteti i Saseksit. Instituti i Studimeve për Zhvillim.
OECD (2008) “Përcaktimi dhe Forcimi i Burimeve Specifike të Sektorit për Konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor: Rekomandime për Strategjinë Rajonale të Investimit.”
Yoruk, D.(2001) “Modele të Përmirësimit Industrial në Industrinë e Veshjeve në Poloni dhe Rumani” Dokument Pune Nr. 19. Qendra për Studimet e Ndryshimeve Ekonomike dhe Sociale në Evropë.


SHTOJCË. Paraqitje me Diagram e Përmirësimeve Teknologjike në Sektorin e Veshjeve




Burimi: E përshtatur nga D. Yoruk (2001)


2.TURIZMI



Turizmi është një nga mjetet kryesorë përmes së cilit Shqipëria mund të arrijë rritje të qëndrueshme afatgjatë duke u integruar në ekonominë globale. Turizmi është kthyer në një pjesë integrale dhe gjithmonë e më shumë të rëndësishme të ekonomive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore duke mundësuar punësim, të ardhura përmes shkëmbimit të valutës së huaj, si dhe krijimin e bizneseve të reja. Rritja e veprimtarisë së turizmit në Shqipëri është e pashmangshme duke pasur parasysh afërsinë me tregjet dhe destinacionet turistike të zhvilluara, si dhe pasuritë e saj natyrore dhe kulturore.
Paradigma aktuale e turizmit Shqiptar është se tregjet primare për kapacitetin dhe tendencat ekzistuese të ofertës në sektorin e turizmit janë lokale apo në rastin më të mirë rajonale. Ky treg dominon konsumin turistik në Shqipëri dhe po karakterizohet nga një përgjigje e ofertës e cila orientohet drejt kërkesave të kufizuara të klientëve (akomodim i thjeshtë dhe i lirë). Edhe pse besnik dhe me shumë të ngjarë konsekuent, ky treg, dhe oferta që gjeneron, nuk do të sjellë risi dhe ndryshim dhe nuk do të inkurajojë standardet dhe aftësitë më të mira të nevojitura për t’u bërë pjesë e tregjeve ndërkombëtare. Ky është një treg i kufizuar i cili mund t’i shërbejë vetëm izolimit të përjetësuar. Që Shqipëria të përmirësojë turizmin e saj, të penetrojë në tregjet ndërkombëtare dhe të zhvillojw këtë sektor, është thelbësor stimulimi i niveleve më të mëdha të interesit dhe investimit të huaj çka si pasojë do të rrisë shkallën e integrimit në tregjet globale të turizmit.

Shqipëria përballet me sfida domethënëse – një pasojë e tranzicionit nga menaxhimi shtetëror në atë privat dhe nga centralizimi e monopoli drejt decentralizimit dhe konkurrueshmërisë – gjatë përpjekjeve të saj për të përdorur turizmin si promotor tw integrimit ndërkombëtar. Çështjet e mëposhtme, ndër të tjera, konsiderohen si prioritete që duhen adresuar:


  • Mangësitë në pasjen e një infrastrukture të përshtatshme e cila do të shërbente si platformë për aktivitetet dhe sipërmarrjet turistike (veçanërisht akomodimi, rrugët, dhe energjia elektrike);

  • Personel i pakwt i trajnuar në dhënien e shërbimeve të turizmit;

  • Përpjekje të pamjaftueshme promocioni të cilat pengojnë penetrimin e tregut;

  • IHD të pamjaftueshme për turizmin të cilat do mund të sillnin si një rritje të penetrimit në treg ashtu dhe një përmirësim të standardeve të shërbimit dhe trajnimit;

  • Legjislacion dhe standarde mjedisore të dobëta të cilat përbëjnë një kërcënim për ndihmën ndaj turizmit dhe atraktivitetin e përgjithshëm të destinacionit;

  • Dialog publik – privat dhe bashkëpunim ndër-qeveritar i pamjaftueshëm, për çështjet që kanë të bëjnë me turizmin si për shembull shpërndarjen e tokës, promovimin e investimeve, përmbledhjen e të dhënave dhe zhvillimin e infrastrukturës;

  • Pamjaftueshmëri politikash dhe fokusi politik për çështjet specifike të turizmit.


Duke parë këtë situatë, rekomandohet që të ndiqen me prioritet veprimet e mëposhtme për të promovuar rritjen e qëndrueshme të turizmit në Shqipëri në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme:


  1. Promovimi i IHD-ve për zhvillimin e rezorteve dhe veprimtarive të turneve turistik, dhe sigurimi i 5-7 investimeve gjatë 3-5 viteve të ardhshme.

  2. Investim në përmirësimin e cilësisë së asaj qw ekziston në sektorin privat (kryesisht në ofrimin e shërbimeve) dhe në sektorin publik (menaxhimin dhe prezantimin e vlerave dhe pasurive).

  3. Qasja e tregjeve të veçanta që janë njohur tashmë (si turizmi kulturor, turizmi aventurier, ekskursionet dhe marshimet, vëzhgimi i zogjve) dhe organizmi dhe përmbledhja e produktit ekzistues lokal për tregun e udhëtuesve të huaj të pavarur.

  4. Nxitja e një kulture të turizmit me destinacion të planifikuar në sektorin publik dhe përmirësimi i kapacitetit institucional publik dhe bashkëpunimit në planifikimin, ngritjen e legjislacionit, promovimin dhe mbledhjen e të dhënave për turizmin.

  5. Investim në trajnimin e mëtejshëm për shërbimet e turizmit (në sektorin privat dhe publik).

  6. Përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis sektorëve privat dhe publik për çështje si përhapja e informacionit, marketingu dhe promocioni, standardet dhe legjislacioni i industrisë, zhvillimi i burimeve njerëzore, mundësimi i infrastrukturës, dhe planifikimi dhe klasifikimi i destinacioneve turistike.

  7. Planifikimi i ngritjes së një aeroporti ndërkombëtar në jug si një pikë alternative për hyrjen e fluturimeve ‘çarter’ dhe linjave me kosto të ulët e cila gjendet më pranë pasurive turistike.




Download 3,84 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   14




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish