Procesverbal



Download 80,56 Kb.
bet2/3
Sana15.03.2017
Hajmi80,56 Kb.
#4632
1   2   3

Fatmir Xhafaj – Ju lutem, siç unë po ju them: zoti Biba, megjithëse, ne njihemi, edhe ju duhet të jeni i kujdesshëm.

Denar Biba – Zoti Bylykbashi, e theksoj, unë jam profesionist. Po them një batutë, si Xherdan Shaqiri bën gol edhe kur luan me Zvicrën, edhe kur luan me Shqipërinë, edhe unë jam profesionist, në radhë të parë, dua të nderoj emrin tim. Më jepni shansin dhe gjithçka synoj unë është një kryetar sa më i balancuar. Ai komision e ka shumë të nevojshme këtë sot.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

A ka pyetje të tjera?



Oerd Bylykbashi – Zoti Biba, jua thashë, ju keni pasur një pozicion anëtari të propozuar nga një krah politik, por pyetjen do t’jua bëj, sepse ju po kandidoni për kryetarin e KQZ-së. ODIHR-i ka konstatuar në raportin e tij një mosveprim, por marr një nga rastet, një mosveprim nga KQZ-ja në mbushjen e hapësirave, ose detajimin e rregullave të mëtejshme në mënyrë që administrata të funksiononte, dhe thotë nuk ka vepruar. Por nga anA tjetër, gjithashtu rezulton se me votim 4 me 3, ka pasur veprime të zellshme të KQZ-së për të krijuar situata në shkelje me ligjin në gjykimin tonë. Kur thashë 4 me 3, është e qartë vendimmarrja, për shembull, keni dy raste në zgjedhjet e fundit, në Bashkinë e Durrësit dhe Bashkinë e Kavajës, u importuan zgjedhës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në gjykimin tuaj, duhet të kishte qenë aktiv në hetimin e kësaj që ndoshta për Kodin Zgjedhor ishte në rregull, por për legjislacionin që prodhon listat e zgjedhësve, që është edhe ligji i gjendjes civile, të bëhej një hetim për të parë ç’impakt kishte mbi rezultatin e zgjedhjeve kjo shkelje e ligjit e për rrjedhojë për të ndërhyrë qoftë edhe me pavlefshmërinë, një rast po ju jap.

Rasti tjetër është votimi i hapur në një qendër votimi ose në Shkodër ose në Malësinë e Madhe, ku u sollën video dhe mua më rezulton që në atë shkelje flagrante Komisioni Qendror i Zgjedhjeve peshoi ndikimin “po” ose “jo” dhe nuk i shpalli të pavlefshme ato zgjedhje, ndërkohë që shkelja ishte flagrante. Komisionerët po ndanin fletat e votimit sipas subjekteve në qendrat e votimit, pra po hidhnin votat dhe nuk po i numëronin dhe KQZ-ja përsëri në një votim 4 me 3 vendosi që nuk kishte pavlefshmëri.

E fundit, në lidhje me këtë është që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit mori një vendim të merrte fletët e votimi nga qendrat e votimit për t’i çuar për të votuar të burgosurit në Durrës, në Kavajë, në Peqin, në mos gaboj.



(Diskutime pa mikrofon)

Në Durrës janë marrë me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fletë votimi për t’ua dërguar të burgosurve për të votuar, ndërkohë që lista përfundimtare ishte mbyllur, votimi ka qenë 4 me 3. Në këtë aspekt do të doja një këndvështrim tuajin mbi këtë. Partia Socialdemokrate me votimin 4 me 3, gjithashtu në disa njësi kandidati i saj është ç’regjistruar, sepse firmat ishin të falsifikuara, ndërkohë e kishin mundësinë për ta riparuar defektin brenda afatit ligjor. Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në votimin 4 me 3 vendosi ta rrëzonte kandidaturën dhe ta linte pa kandidat subjektin. Kjo ka çuar në një konstatim të ODIHR-it që është shkelur e drejta e subjekteve për të kandiduar në mënyrë të barabartë, që është cenimi i standardit bazë të OSBE-ODIHR-it. A mund të na thoni në lidhje me këto çështje se kush është qëndrimi juaj, se po kërkoni të bëni kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të bëjë diferencën të paktën 4 me 3 në favor të interesit publik?



Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Zoti Biba.



Denar Biba – Nëse ju kujtohet, veçanërisht në lidhje me zhvendosjen e votuesve, siç rezultoi më pas nga një zonë e Tiranës drejt Durrësit, unë kam qenë një nga më aktivët në komision, e kam identifikuar dhe etikuar rastin si flagrant, të papranueshëm. Nëse vrisni mendjen edhe sot unë mund ta bëj diferencën, ai është një shembull i qartë ku unë e kam bërë diferencën. Ka qenë vetëm me votën time 4 me 3, që më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundi t’ia referojë çështjen më pas për hetime më të thelluara prokurorisë, ka qenë vota ime që e ka bërë këtë dhe ky fakt është i njohur publikisht. Të jeni të sigurt që në sytë e gjithkujt unë kam marrë kostot e mia për këtë, sepse shkonte kryetari dhe kandidati i bashkisë së Durrësit nën hetimin përkatës, hetim i cili nuk ka përfunduar edhe sot e kësaj dite. Po ashtu, publikisht, në mënyrë të paprecedentë, ndonjëherë në komisionit Qendror të Zgjedhjeve përtej detyrës sime funksionale, por me një qasje të lartë qytetare që tregon deri diku, pasi gjëra të tilla e tregojnë njeriun, formimin që unë kam, kam bërë thirrje publike, në pamundësi që ata njerëz të riktheheshin sërish nga Durrësi në Tiranë, pasi një pjesë e tyre ndoshta nuk e dinin që ishin transferuar nga Tirana në Durrës. Nga momenti që ata do të vetëditësoheshin për këtë gjë të mos shkonin të votonin, edhe kjo është bërë thirrje publike, duke çuditur edhe kolegët e mi të komisionit, sepse ishte një super protragonizëm nga ana ime, nuk ma kërkoi askush, por unë e bëra, sepse ashtu e ndjeva. Ajo gjë nuk duhej të kishte ndodhur, ishte e tepruar. Po të njëjtën gjë kam bërë edhe për kryetarin e Bashkisë të Kavajës, kam bërë 4 me 3 që rasti t’i referohej prokurorisë me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sinqerisht, nuk e kujtoj historinë e videos. Nuk po them se kush ka të drejtë, por nuk ka pasur video të ekspozuar përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si provë për manipulim të zgjedhjeve në fshatin përkatës të qytetit Shkodrës apo të Malësisë së Madhe dhe këtë mund t’jua jap pothuajse me garanci. Pra, nuk ka pasur një video të tillë, mund të ketë pasur ndoshta ndonjë transmetim televiziv, ndonjë emision investigativ apo ndonjë gjë e tillë, por nuk ka ardhur si provë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ju do të thoni pse nuk u treguat aktiv edhe aty, pasi fakti ishte i njohur, por në këto momente realisht nuk e kam një përgjigje, nuk i kujtoj rrethanat, sepse në drejtësi diferencën e bëjnë pikërisht detajet, por unë nuk e kujtoj detajin në fjalë.

Në lidhje me të burgosurit, ka pasur edhe më shumë se sa aq veprime aktive, të paktën unë mbaj përgjegjësi për votën time në atë komision edhe në lidhje me rrethanat e atilla, të cilat më pas në raportin e OSBE-ODIHR-it janë konsideruar si veprime në mungesë të ligjit. Ju qëndroj të gjitha veprimeve dhe në këtë pikë të jeni të bindur se do t’i bëj prapë edhe nga pozita e kryetarit nëse do të jem, edhe nga pozita e nënkryetarit sikundër do të vazhdojë të jem nëse nuk më jepet ky shans nga ju.

(Diskutime pa mikrofon)

Zoti Halimi, më falni se nuk po ju kuptoj!



(Diskutime pa mikrofon)

Veprimet e mia aktive për raste të parregulluara nga ligji kanë qenë dhe do të jenë të tilla:

1. Për t’u mundësuar njerëzve për të votuar.

2. Për t’u pamundësuar subjekteve me background kriminal për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë.

Ju faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Biba!

A ka pyetje të tjera?

Zoti Halimi ka pyetje.

Eduard Halimi – Zoti Biba, ju po kandidoni për kryetar, sepse po të kandidonit për anëtar, me të gjitha ato pyetje që u bënë këtu, për mua nuk përbën ndonjë problem të jesh kamikaz politik, të mbrosh Partinë Socialiste siç e ke mbrojtur, ke hyrë, ke dalë dhe për ata atje ndoshta nuk përbën ndonjë problem të madh me gjithë litarin që tërheqin anëtarët e KQZ-së të njërës apo të palës tjetër. Ju po kandidoni për kryetar, për kambanën. Deri tani ju thatë se u treguat shumë i sinqertë, gjithashtu, thatë që jeni propozuar nga Partia Socialiste, i jeni mirënjohës kësaj partie. Jeni profesionist këtë e shoh nga dosja, por këtu ka një problem se ju jeni profesionist dhe ne të gjithë jemi profesionistë.

Neni 15 i Kodit Zgjedhor, pika 3 e përcakton qartë në lidhje me kryetarin, për kryetarin jemi zënë ne këtu dhe nuk është ndonjë gjë e re kjo seancë, sepse kemi 20 e ca vjet që e bëjmë këtë gjë: “Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore. Në listë nuk mund të përfshihen ose nëse janë përfshirë përjashtohen kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14, pra ata atë propozohen 2 nga njëra palë dhe 2 nga pala tjetër”. Pra, ju jeni propozuar nga Partia Socialiste, siç janë propozuar edhe ata tanët nga Partia Demokratike, por në lidhje me kryetarin Kodi Zgjedhor thotë që këta përjashtohen. Unë nuk e kuptoj këtë gjë, ju jeni profesionist, ne jemi profesionist, çfarë po diskutojmë ne këtu për kryetarin, kur Kodi e ka të shkruar m’u në ballë dhe thotë: Jo, ata që zgjidhen nga bota politike nuk mund të jenë kryetar. Pra, kur Kodi e ka të shkruar në ballë ju çfarë shpresoni që ne të bëjmë një sy qorr dhe të themi se nuk e lexojmë kodin, apo të bëjmë një sy qorr dhe të themi shko se e keqja më e vogël mund të jetë ky ose ai. Ju e dini këtë apo jo?



Fatmir Xhafaj – Ky është leximi i zotit Halimi dhe ai ka këtë lexim, ju si e lexoni këtë?

Denar Biba – Kur thashë që ligji nuk është i drunjtë dhe ka gjithmonë të paktën 2 interpretime si çdo monedhë ka dy faqe, këtë kisha parasysh.

(Diskutime pa mikrofon)

Jo, atë e lexuat ju. A mendoni ju se unë do të kisha kandiduar këtu dhe ta vendosja veten në një lloj pozite përpara jush nëse unë do të kisha një lexim si i juaji.



Eduard Halimi – E vërtetë.

Denar Biba – Nuk ka asnjë lloj logjike që unë ta vendosja, nuk kam ndonjë qejf të madh të ndihem kështu i vendosur përpara shigjetave publikisht. Norma ka një jetë të veten dhe për fat të mirë nuk jemi duke folur për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara që ka 250 vjet, por jemi duke folur për një kod para 4 vjetësh. Ata që e kanë shkruar atë janë gjallë, ka një interpretim historik të asaj norme, ka një interpretim logjik të asaj norme. Interpretimi historik i asaj norme është që 14/a dhe 15/3 referohen te 14/a, po kjo e fundit nuk është e vetme se po ta lexosh normën, sepse nuk ka interpretime të shkëputura, nuk ekziston.

(Diskutime pa mikrofon)

E di që ju i keni shkruar. Pra, nuk ka lexime të shkëputura, nuk mund ta lexosh një nen dhe më pas ta lësh krejt atë. Po ta lexosh 14/a-në dhe më pas shpjegimin te 14/b, ju e keni përpara, por unë nuk e kam kodin me vete, por isha i vetëdijshëm që ndoshta do të vinim edhe te kjo pyetje, bëhet fjalë që për secilin anëtar, i cili konkurron në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jepen të paktën 2 kandidatura. Njëri prej tyre vijon dhe sot është anëtar, ky jam unë dhe 5 kolegë të tjerë këtu, sepse kryetarja ka një zgjidhje tjetër, ndërsa të tjerët mbeten përgjithmonë me statusin e kandidatit të propozuar. Unë jam anëtar i zgjedhur, nuk jam kandidat i propozuar. Historia e atij neni lidhet pikërisht me “kandidatët e djegur”, në mënyrë që ata njerëz të mos risillen sërish kur e kanë marrë një herë mosaprovimin e forcës tjetër, kur nuk i kanë selektuar dhe i kanë rrëzuar nuk ka se si ata të sillen sërish tashmë në pozicionin e kryetarit.

E dyta, nëse do t’i qëndrojmë atij interpretimi, të cilin ju fare mirë mund ta bëni dhe do të vendosni një standard përfundimtar, sepse ky është rasti që ju të jepni interpretimin përfundimtar, natyrisht atë e jep gjykata, por në këtë rast ju jeni operatorët më të parë të kësaj norme, nëse do t’i qëndrojmë këtij lloj interpretimi ai nen ju çon ju dhe ne të gjithëve bashkë, edhe publikun, i cili është i interesuar për këtë veprimtari në absurditet dhe një nga parimet e interpretimit të normës është për të mos e interpretuar normën në mënyrë të tillë që të çojë në absurditet. Çfarë ndodh nëse interpreton normën në atë lloj versioni? E interpretuar norma në atë lloj versioni, ndodh që unë, kolegia ime e propozuar po nga Partia Socialiste, dy kolegët e mi të propozuar nga Partia Demokratike, nuk mund të zgjidhen, ndërkohë që kolegu i propozuar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, po u referohem kolegëve aktualë dhe ai i propozuar nga Partia Republikane, mund të zgjidhen. Pra, ka një diskordancë shumë të fortë ligjore, krijohet një diskriminim krejtësisht jo objektiv, e cila mund rrjedhë vetëm nga një interpretim absurd. Profesionistë jemi të gjithë, unë siç e thashë jam nga ata që bëj gola.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Ju lutem, të mos kalojmë nga golat në autogola.



Eduard Halimi – Unë nuk mund të dukem idiot këtu, sepse po të pranoj gjëra të tilla i bie që unë të dukem idiot, por nuk jam.

(Diskutime pa mikrofon)

Të bëj një herë interpretimin, të lutem! Pra, i bie që ne të gjithë këtu që kemi diskutuar dhe miratuar Kodin Zgjedhor në atë kohë, i bie të dukemi idiotë, sepse pikërisht këtë kemi diskutuar dhe nuk është kjo seanca e parë që diskutojmë për kryetarin e KQZ-së. Në vitin 2012, pas gjithë atyre debateve e shernajave që e kanë shoqëruar dhe që nuk duhet ta shoqërojnë më kemi thënë: partitë politike i çojnë nga 2, kurse ky tjetri nuk mund të jetë nga këta. Ata shkuan, veshën kostumin e partisë politike dhe shumë mirë e the, ju je mirënjohës, bravo të qoftë, të gjithë ju e keni këtë cilësi, ndërsa nga krahu ynë janë pak mosmirënjohës, por punë për ta. Juve bravo ju qoftë, jeni mirënjohës, por tani mos na e shisni sapunin për djathë duke na thënë që është interpretim ndryshe...



Fatmir Xhafaj – Zoti Halimi, me gjithë respektin që kam...

Eduard Halimi – Vini dhe na tregoni integritetin e të gjithëve ne këtu. Siç jua thashë, ju respektoj, sepse jeni një socialist me integritet të plotë. Ju lumtë!

Fatmir Xhafaj – Zoti Biba, nuk është anëtar i Partisë Socialiste dhe jua siguroj unë këtë gjë.

Eduard Halimi – Shumë mirë. Jeni me integritet, socialistë që keni qëndruar, jeni larguar, keni braktisur, ndërsa këta tanët nuk na kanë braktisur shumë, por ama pjesa e kësaj është e tepërt.

Fatmir Xhafaj – Ju lutem! Nuk mund të rrimë të shohim përplasjen e këndvështrimeve juridike midis jush dhe zotit Biba, bëni një seancë të veçantë midis ju të dyve për këtë gjë.

A ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Faleminderit, zoti Biba, mund të vazhdoni!

Denar Biba – Edhe unë ju falënderoj, ditë të mbarë!

Fatmir Xhafaj – Zonja Ivanova.

Përshëndetje zonja Ivanova! Ju lutem, ashtu si edhe paraardhësit që ishin ulur në atë karrige për t’u prezantuar, ju lutem një prezantim të shkurtër tuajin dhe një qasje në konceptin dhe vizionin tuaj që t’u mbushni mendjen anëtarëve të nderuar të komisionit, për t’ju mbështetur ju në kandidaturën për kryetar të KQZ-së.

Ju lutem, ta dëgjojmë zonjën Ivanova!

Rozeta Ivanova – I nderuar zoti kryetar,

I nderuar zoti nënkryetar,

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Ligjeve,

Fillimisht dua të shpreh konsideratën, pasi është nder për mua që ndodhem përpara jush dhe të prezantoj kandidaturën time për kryetar të KQZ-së. Në dokumentacionin që kam paraqitur për kandidim ndodhet edhe jetëshkrimi im, por për efekt të procedurës që ndiqet, po ju bëj një prezantim të shkurtër të CV-së sime.

Quhem Rozeta Ivanova dhe jam diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1998. Pas mbarimit të studimeve të larta kam ndjekur specializimin 1-vjeçar për ekspert kriminalist, por këtë detyrë nuk e kam ushtruar, pasi u pranova në kursin kualifikues të Shërbimit Informativ Shtetëror me mbarimin e të cilës u punësova si inspektore në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit, sektori kundër krimit të organizuar, detyrë të cilën e kam ushtruar deri në vitin 2003. Me dëshirën time jam larguar nga shërbimi dhe kam filluar punë si juriste në një prej institucioneve të gjyqësorit dhe ku punoj aktualisht. Kam 13 vjet që punoj si juriste e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Pavarësisht perceptimeve për gjyqësorin fakti që reforma në gjyqësor po jetësohet jo vetëm me ndryshimet Kushtetuese, por edhe me paktën e re që kaloi së fundi në Kuvend dhe me aktet e tjera që priten të dalin në këtë kuadër dhe që pa dyshim prekin ekzistencën dhe funksionimin e zyrës në të ardhmen, personalisht ndihem e nderuar që kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri në një prej institucioneve të gjyqësorit, i cili qysh prej kohës së ngritjes dhe funksionimit të tij, ka realizuar në vazhdimësi përmirësimin e infrastrukturës në gjyqësor. Gjithashtu, jam anëtare e Dhomës së Avokatisë në Tiranë, si dhe kam marrë pjesë në një sërë trajnimesh me tema që lidhen me shtetin ligjor dhe të drejtën, ku momentalisht jam duke ndjekur studimet doktorate dhe jam në përfundim të temës së doktoraturës.

Për ta përmbyllur prezantimin tim, mund t’ju them që kam qenë e vetëdijshme qysh në fillim, pra që në momentin që kam paraqitur dokumentacionin për këtë kandidim se kandidimi do të ishte i vështirë, kjo për faktin se interesimi i politikës për zgjedhjet dhe institucionin që drejton dhe administron procesin zgjedhor për në Kuvend, në organet e qeverisjes vendore dhe referendumet në Shqipëri, është i lartë. I hyra këtij kandidimi me besimin e plotë, përgjegjshmërinë personale dhe profesionale që KQZ-ja duhet të drejtohet nga një person i paanshëm politikisht, kështu e kërkon Kodi Zgjedhor dhe kështu duhet të jetë edhe de facto. Gjykoj se drejtuesi i KQZ-së duhet të jetë i aftë të përballojë çdo sfidë, çdo ndërhyrje apo presion politik dhe të njohë e të respektojë vetëm ligjin në përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor. Nëse kandidimi im ju bind se është i përshtatshëm, do ju kërkoja që ta mbështesnit, për të mundësuar kalimin e saj më pas për votim në Kuvend.

Duke ju uruar suksese të gjithë kandidatëve le të përzgjidhet kandidatura më e mirë, për të mirën e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.

Besoj se i rashë shkurt edhe për efekt të procedurës.



Fatmir Xhafaj – Ka gjithmonë edhe më shkurt, edhe më gjatë, por ju ishit...

Rozeta Ivanova – Ka.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Rozeta Ivanova – Faleminderit edhe nga ju për vëmendjen!

Fatmir Xhafaj – A ka pyetje nga kolegët?

Oerd Bylykbashi – Përshëndetje, zonja Ivanova!

E mirëpres që ju tentoni të kandidoni për një post kaq të rëndësishëm, sepse është menduar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë një organ që pavarësisht mbështetjes politike që vjen, të ketë gjithsesi edhe dozën e fortë profesionalizmi brenda. Ajo që unë do të doja ta kuptoja më mirë në mënyrë që të gjykoj në lidhje me kandidaturën tuaj, në mënyrë shumë koncize është: ku mendoni ju të sillni ndryshime, sepse ju nuk e keni eksperiencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?



Rozeta Ivanova – Jo.

Oerd Bylykbashi – Pra, me ato që ju mund të keni lexuar gjatë gjithë këtyre viteve nga raportet e OSBE-ODIHR-it e të tjera, ku mendoni ju që, nëse do ta merrni atë pozicion nga Kuvendi i Shqipërisë, jo çfarë do të bëni, po cilat janë pikat problematika sot në funksionimin e atij komisioni dhe me rolin tuaj të pavarur do të bëni një diferencë? Dy, tre pika nuk ka rëndësi të jenë shumë.

Fatmir Xhafaj - Faleminderit!

Fjalën e ka zonja Ivanova



Rozeta Ivanova - Faleminderit!

Ajo që mendoj unë, e kam ngritur gjithmonë si pikëpyetje brenda vetes është, se pse në Shqipëri nuk u jepet e drejta shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit për të votuar nëpër përfaqësi diplomatike? Personalisht unë votoj për shtetin tonë, por dhe për shtetin bullgar, se kam dyshtetësi. Kjo më ka bërë përshtypje mua. Në funksionimin e KQZ-së unë kam parasysh që drejtuesi duhet të jetë automatikisht i pavarur nga politika, pavarësisht se interesi është i madh për këtë institucion të politikës. Kjo është një nga pikat kyçe në mënyrë që vendimet në KQZ të merren sa më të drejta.



Fatmir Xhafaj - Faleminderit!

Ka pyetje të tjera. Po.



Vasilika Hysi - Faleminderit!

Unë e vlerësoj kandidimin tuaj për këtë pozicion. Kam një pyetje nëse ju do të zgjidheshit në drejtimin e KQZ-së. Çfarë risish ose çfarë përmirësimesh do të sillnit në funksionimin e këtij institucioni?



Rozeta Ivanova – Besoj se ishte e njëjta pyetje, në mos gaboj, me pyetjen e zotit Bylykbashi. Unë nuk kam eksperiencë me zgjedhjet, sepse nuk më ka lidhur detyra me këtë gjë. Është e nevojshme për mua që të njoh mirë institucionin brenda për brenda, të njoh mirë Kodin Zgjedhor, pavarësisht se na ka rënë ta lexojmë disa herë në mënyrë që të jap një përgjigje të saktë për këtë pyetje. Besoj se ma mirëkuptoni këtë gjë.

Fatmir Xhafaj -Zonja Hysi është gjithmonë mirëkuptuese dhe në këtë rast edhe për efekt të barazisë gjinore.

Faleminderit, zonja Ivanova.



Rozeta Ivanova -Faleminderit!

Punë të mbarë!



Fatmir Xhafaj – Fjalën e ka zonja Luzi.

Ju aktualisht jeni Kryetarja e KQZ-së. Ju ka mbaruar mandati. Keni vendosur të rikandidoni. Jeni absolutisht e njohur për këtë komision për shkak se ky është dhe komisioni që ka bërë vlerësimin tuaj të mëparshëm. Besoj në mënyrë të përmbledhur do të bëni një paraqitje tuajën, si dhe qëllimi për të rikandiduar në cilësinë e Kryetares së KQZ-së.



Lefterije Lleshi (Luzi) - Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Sigurisht jam shumë e nderuar që sot paraqitem këtu pranë këtij komisioni në cilësinë e kandidates për Kryetare të KQZ-së për herë të dytë.

Sigurisht krahasuar me konkurrimin e parë background-i im ka ndryshuar dhe sot jam para jush për të kërkuar përsëri besimin tuaj për një mandat tjetër si kryetare e komisionit.

Gjatë mandatit të kaluar, nën drejtimin tim, komisioni ka administruar dy procese zgjedhore të përgjithshme për Kuvendin dhe për organet e qeverisjes vendore dhe shtatë procese zgjedhore të pjesshme. Sigurisht, ashtu sikur dhe ju thatë, rezultatet e këtyre vlerësimeve të punës së bërë të komisionit janë certifikuar, vlerësuar edhe nga Komisioni i Ligjeve, edhe nga parlamenti për shkak të raportimit që ne bëjmë dhe rezolutave që dalin, por sigurisht edhe raportet e OSBE-ODIHR-it. Jo vetëm kaq, por për punën time jam vlerësuar dhe nga organizata ndërkombëtare, të cilat janë të specializuara në fushën e zgjedhjeve, konkretisht si Instituti i Studimeve Parlamentare në Londër me dy çmime konkretisht për zgjedhjet, për menaxhimin e tyre, si dhe nga shoqata e trupave zgjedhore në Amerikë, IACREOT-i në qershor të 2016-s me certifikatë mirënjohjeje.

Sigurisht këto vlerësime vijnë si pasojë e një pune të madhe profesionale të bërë nga ana ime dhe për t’i dhënë institucionit të KQZ-së një dimension të ri në marrëdhëniet me organizatat e huaja, trupat zgjedhore homologe të vendeve në të gjithë botën evidentuar kjo konkretisht edhe me faktin e qenies sot presidente e trupave zgjedhore evropiane. Presidenca më vjen për të dytin vit radhas, sepse kam qenë dhe Presidente e ACEO-s për vitin 2015-2016. Për herë të parë përsëri unë mbaj presidencën e radhës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në shoqatë që për herë të dytë të mbahet presidenca e radhës nga i njëjti person.

Përveç kësaj unë jam dhe anëtare e bordit ekzekutiv të ACEO-s, e votuar në konferencën e fundit. Jam dhe anëtare e bordit ekzekutiv të AUEB-it. AUEB-i është një shoqatë e trupave zgjedhore globale. Treguesi i vlerësimit të punës që bëjmë ishte dhe besimi që na dha ACEO për të bërë të mundur organizimin e konferencës së radhës së ACEO-s në Shqipëri e cila u zhvillua në datat 21 dhe 23 shtator të vitit 2016. Sigurisht në fund punimet e saj u konsideruan nga të gjithë pjesëmarrësit shumë të suksesshme. Si drejtuese dhe me këtë rol të fuqizuar të KQZ-së në organizmat ndërkombëtarë, që operojnë në fushën e zgjedhjeve, kam iniciuar, kam lobuar, kam mbështetur dhe përfshirjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës si anëtare në këto organizata ku aderojnë dhe vende të cilat sot për sot nuk e kanë njohur akoma Kosovën.

Ndihem e motivuar për të drejtuar KQZ-në edhe për një mandat tjetër, pasi si kryetare e këtij komisioni në administrimin zgjedhor, por dhe në drejtimin institucional do të vijoj të dëshmoj integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri larg çdo lloj ndikimi apo interesi në respekt të zbatimit rigoroz të ligjit. Vizioni im në drejtim të KQZ-së ka qenë dhe do të vijojë të mbetet jo i lidhur ngushtësisht vetëm me zhvillimin e procesit zgjedhor nga momenti i dekretimit të presidentit të kësaj date deri në shpalljen e rezultatit, por dhe mbi bazën e bindjes, mirëorganizimit dhe miradministrimit të një procesi zgjedhor duke e ditur se kjo gjë kërkon punë, angazhim dhe gjithëpërfshirjen.

Në vijimësi kam ndërmarrë dhe realizuar një sërë hapash dhe veprimesh që kanë realizuar një produkt të prekshëm dhe cilësor që i ka shërbyer jo vetëm komisionit, por dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në proces në vlerësim të rritjes së transparencës, punës institucionale, për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.

Si drejtuese e institucionit problematikat e evidentuara përgjatë procesit i kam bërë pjesë të diskutimit të gjerë me aktorë vendas dhe të huaj duke vlerësuar mendimin kritik të tyre për përmirësime në të ardhmen. Me iniciativë të institucionit që drejtoj janë organizuar 5 tryeza teknike pune, gjetjeje, konkluzionet e të cilave konferenca, Kodi Zgjedhor, mundësitë për përmirësim i adresoj pranë këtij parlamenti për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kam arritur të përforcoj frymën e bashkëpunimit institucional me organizma ndërkombëtarë duke përfituar institucionalisht nga asistenca dhe ekspertiza e tyre falë konsolidimit të këtij bashkëpunimi. Që në 2013-n janë hartuar dhe realizuar projekte për krijimin e sistemeve elektronike në përpunim dhe nxjerrje të rezultatit paraprak të votimit për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe publikimin e informacionit online.

Aktualisht po hartohen modulet e fundit me zbatimin e të cilave në zgjedhjet për vitin 2017 KQZ-ja do ta ketë plotësisht funksional këtë sistem të integruar të menaxhimit të informacionit zgjedhor.

Gjithashtu, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë po përgatitet moduli kompjuterik për administrimin e informacionit për financimin e shpenzimit të partive politike në fushata zgjedhore. Duke vlerësuar që procesi zgjedhor së pari u takon zgjedhësve shqiptarë kam orientuar zhvillimin në vijimësi të veprimtarive edukuese, sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese të shtetasve me zgjedhësin në fokus, jo vetëm si përfitues, por dhe si kontribuues për çështjet zgjedhore, të rinj të angazhuar vullnetarisht, persona me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare, gratë si kandidate, komisionere si votuese, duke përfshirë këtu edhe votuesin e nesërm nëpërmjet aplikimit të programeve të ndryshme dhe me nxënësit e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe të mesme.

Gjithashtu kemi dhe forcimin e kulturës zgjedhore nëpërmjet celebrimeve të Ditës Botërore të Zgjedhjeve si një risi që ka marrë udhë vetëm këto 2 vjetët e fundit.

Për një mandat tjetër në krye të KQZ-së prioritetet e punës sime do të jenë:

Respektimi në frymë dhe germë i Kodit Zgjedhor përgjatë gjithë veprimtarisë time.

Nxitja e veprimit të forcës së ligjit në çdo rast manipulimi apo veprimi antiligjor në administrimin zgjedhor apo në veprime të tjera që cenojnë lirinë, fshehtësinë dhe barazinë e votës.

Hartimi me ekspertizë dhe asistencë ndërkombëtare i strategjisë afatgjatë dhe afatmesme të KQZ-së. Tashmë ka ardhur koha për ta bërë një të tillë.

Rritja e profesionalizmit të administratës zgjedhore, edukimi zgjedhor i shtetasve, trajtimi i problematikave të grupimeve specifike dikton nevojën e organizimit të punës dhe kryerjes së veprimtarive sipas objektivave dhe planeve strategjike. Rritja e profesionalizmit jo vetëm të administratës zgjedhore, por dhe i të gjithë aktorëve të përfshirë në proces si media, vëzhgues, pushtet lokal përmes bashkërendimit të punës me partnerët ndërkombëtarë për funksionimin e qendrës së trajnimit dhe edukimit të vazhduar zgjedhor është një risi që do t’i vijë KQZ-së. Sigurisht në vitet e para do të mundësohet nga partnerët.

Rritja e transparencës së procesit zgjedhor, zbatimi i plotë dhe me rigorozitet i të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, për sa i përket fushës së veprimtarisë së KQZ-së, si dhe i rezolutave vjetore të Kuvendit për punën e KQZ-së.

Nxitja e bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që përfshihen në procesin zgjedhor, rritja e kontrollit dhe e transparencës së financimit të fushatave zgjedhore përmes fuqizimit të kapaciteteve brenda KQZ-së dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese të fushës.

Dhënia e kontributit përmes ekspertizës teknike për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor duke iniciuar takime, tryeza gjithëpërfshirëse.

Sigurisht të gjitha këto do të çojnë në rritjen më tej të standardit të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Në qoftë se ka pyetja unë jam e gatshme.


Download 80,56 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish