Nxitja e fushatës globale për edukimin për paqe mjetet për Pjesëmarrje libri 3 Hyrje


Përmbledhje e Përgjithshme e Seminarit të Kualifikimit



Download 222,5 Kb.
bet2/3
Sana26.06.2017
Hajmi222,5 Kb.
#16008
1   2   3

Përmbledhje e Përgjithshme e Seminarit të Kualifikimit

Sesioni I: “Përse Edukojmë për Paqe?”

(koha: 3 orë)

Përgatitja e pjesëmarrsve
Hapi 1: Prezatimi i lehtësuesve dhe pjesmarrësve. Formimi i grupit të punës dhe prezantimi i diskutimit (45 minuta). Vijon me diskutim në grupin e madh (45 minuta).
Hapi 2: Diskutimi i kapaciteteve të pedagogëve, qëllimet dhee objektivat e edukimit për paqe edhe aftësitë profesionale të një pedagogu të paqes (4 minuta). Vijon me diskutim në grupin e madh. (45 minuta)
Sesioni II: “Të përdorim Axhendën e Hagës si një Kuadër Konceptual për Edukimin për Paqe”

(Koha: 3 orë)



Përgatitja e pjesmarrsve
Hapi 1: Diskutimi i çështjeve kurrikulare që hap Axhenda e Hagës

(1 orë, duke përfshirë diskutimin në grupin e madh).
Hapi 2. Diskutimi i strategjive të të mësuarit dhe metodave mësimore

(1 orë, duke përfshirë dhe diskutimin në grupin e madh).
Hapat 3-4: Shkëmbimi i shembujve të burimeve dhe materialit kurrikular të edukimin për paqe

(1 orë, duke përfshirë dhe diskutimin në grupin e madh).

Sesioni III: “Integrimi i Edukimit për Paqe në Kurrikulat Shkollore”

(koha: 3 orë)

Hapat 1-2: Në grupe, sipas nivelit të klasave dhe lëndës, pjesëmarrsit përcaktojnë objektivat mësimore sipas katër “Bazave” të Axhendës pë Paqe për nivele të caktuara klasash dhe lëndësh (psh. Fizika e klasës së pestë, matematika e klasës së tetë). Diskuto dhe vendosi përgjigjet në një formë matriksi. (1.5 orë).


Hapat 3-4. Në të njëjtat grupe, zgjidh një nivel lënde dhe klase dhe krijo një përmbledhje të një orë mësimore. Përfshi elementet e mëposhtëm: tema dhe materiali i lëndës, objektivat mësimore, materialet, metodat, procedurat, dhe mënyrat e vlerësimit të studentëve. I shpërndani rezultatet që të gjithë pjesëmarrsit të shikojnë punën e njëri-tjetrit (1.5 orë).

Sesioni IV. “Eksplorimi i Pedagogjisë dhe Metodave të Edukimit për Paqe”



(koha: 8 orë, duke përfshirë dhe pushimet)
Hapat 1-3: Përzgjidh njësitë mësimore për grupin. Përzgjedhjet duhet të përmbledhin një apo dy njësi nga çdo “Bazë” e Axhendës së Hagës. Pasi të bëhen përzgjedhjet e njësive, puno me to dhe lejo kohë për diskutim në grup (1.5 orë për “Bazë” duke përfshirë dhe diskutimin në grupin e madh).
Hapi 4. Diskutim i pedagogjisë dhe kritikë konstruktive e njësive mësimore. Diskutim dhe vendosje e përgjigjeve në formë matriksi (1 orë).
Kualifikimi i Mësuesve: Procedurat

Sesioni I: “Përse Edukojmë për Paqe?”


Detyrë paraprake: Lexo kapitullin 1 mbi përmbajtjen e edukimit për paqe dhe Hyrjen e Të Mësuarit për ndalimin e luftës.
Objektivat
Pjesmarrësit do të:

  • Reflektojnë mbi konceptet e tanishme dhe historike të luftës, konfliktit të armatosur, dhe dhunës fizike në lidhje me dedikimin personal dhe profesional për paqe dhe edukim për paqe.

  • Zhvillo një profil të një pedagogu efektiv të paqes për komunitetin dhe rajonin e globit.

Procedurat:

Hapi 1: Ushtrim paraprak për organizimin e grupit të punës dhe fillimi i diskutimeve:


  • I ftoni pjesmarrit që të mblidhen në grupe në bazë të shkronjës së parë të mbiemrave të tyre. Për shembull, të gjithë A-F në një grup, të gjithë G-L në një grup tjetër, etj.

  • Sigurohu që grupet janë afërsisht në të njëjtën madhësi; 5-7 veta është mjaftueshëm që të gjithë anëtarët të marrin pjesë plotësisht.

  • I ftoni pjesëmarrësit të prezantojnë vetveten dhe të flasin për origjinat etnike, gjeografike, dhe historike të mbiemrave të tyre. Duhet të konsiderojnë pyetjet e mëposhtëme dhe të bëjnë një listë të përgjigjeve për çdo pyetje për raportet e grupit:

  1. Cilat luftra / ngjarje të dhunshme keni përjetuar apo kanë qënë të rëndësishme në komunitetin tuaj? Cilat ngjarje kanë ndikuar në jetën tuaj?

  2. Çfarë dini për luftrat që kanë ndikuar në rajonin dhe grupin tuaj etnik?

  3. A kanë ndikuar këto përvoja që të bëheshit mësues dhe / apo të merreshit me edukimin për paqe?

Shënim: një aktivitet tjetër do të ishte të përdornit kopje të “Katastrofave të Luftës” nga Francisco de Goya për të diskutuar natyrën e luftës dhe se si ka ndryshuar gjatë shekullit të kaluar.
Diskutim në grupin e madh: Secili grup raporton se çfarë dinin për luftrat etnike dhe rajonale që nga stërgjyshrit deri tani. Trego që gati të gjithë njerëzit në këtë botë kanë një histori në të cilën jetët e qytetarëve të zakonshëm janë shkatërruar nga lufta. Pastaj, duhet të raportojnë për përvojat e tyre vetjake, t’i krahasojnë, dhe të fillojnë të shohin se çfarë i motivon njerëzit të bëhen pedagogë të paqes.
Hapi 2. Në të njëjtat grupe të vogla, eksploro pyetjet e mëposhtëme:

  • Cilat duhet të jenë qëllimet shoqërore dhe mësimore të edukimit për paqe në komunitetin dhe rajonin tuaj?

  • Çfarë vlerash, njohurish, dhe aftësish janë më të nevojshme për t’u mësuar dhe zhvilluar në kualifikimin e mësuesve për edukimin për paqe? Në ç‘mënyrë lidhen këto komponentë? Vendos marrëdhënien midis vlerave, njohurive, dhe aftësive, dhe shëno përgjigjet e grupit.

Raporto dhe krahaso pohimet e grupit për qëllimet dhe objektivat. Pastaj, përmblidh idetë në një dërrasë të zezë apo fletë të bardhë, nën titullin “Kompetencat e Pedagogëve të Paqes.” Shëno ato që grupi konsideron thelbësore brenda çdo kategorie. Regjistroni gjithçka në mënyrë sistematike, sipas kategorive, dmth, të gjithë grupet raportojnë mbi vlerat, pastaj të gjithë grupet raportojnë mbi njohuritë, e pastaj të gjithë mbi aftësitë. Si grup, vendosni përparësitë dhe shëno pesë përparësitë kryesore në çdo kategori, duke qartësuar marrëdhëniet midis vlerave, njohurive, dhe aftësive. Ftoi pjesëmarrësit t’i kopjojnë këto kompetenca. Shpjegoni se si pjesa tjetër e kualifikimit do të orientohet drejt futjes së një procesi për të mësuar dhe forcuar këto kompetenca.


Qëllime të Përgjithshme për Seksionet II-IV
Në mbarim të këtyre seksioneve, pjesëmarrsit do të kenë:

  • Njohuri për të katër Bazat e Axhendës së Hagës për Paqe dhe Drejtësi për Shekullin e 21të (Axhendën e Hagës);

  • Identifikuar disa strategji specifike të të mësuarit dhe metoda efektive për edukimin për paqe duke përdorur Axhendën e Hagës si kuadër konceptual;

  • Përsëritur përmbajtje të mundshme për kurrikulat e edukimit për paqe;

  • Mësuar të krijojnë një kurrikul të edukimit për paqe duke përdorur Axhendën e Hagës apo materiale të tjera të përshtatshme;

  • Praktikuar disa përqasje mësimore se si të fusim edukimin për paqe në klasat e shkollave tetëvjeçare apo të mesme.

Seksioni II: “Të përdorim Axhendën e Hagës si një Kuadër Konceptual për Edukimin për Paqe”

Detyrë paraprake: Lexo kapitullin 2 në Vëllimin 1 të Të Mësuarit për ndalimin e luftës mbi kuadrin konceptual.
Objektivat:
Pjesmarrësit do të:


  • Jenë të aftë të shkëmbejnë ide mbi konceptet e përgjithshme të Axhendës së Hagës dhe rëndësisë së këtyre koncepteve në komunitetet dhe rajonet e tyre në botë.

  • Lidhin këto koncepte me strategji mësimore, disiplina dhe burime akademike të ndryshme.


Procedurat:

Duke punuar në të njëjtët grupe si tek Seksioni I1, me nje raportues të përcaktuar që më parë, pjesëmarrsit duhet të:

Hapi 1: Shkëmbejnë opinione dhe njohuri rreth mënyrave që përmbajtja e 4 Bazave të Axhendës së Hagës mund të përdoret nga pedagogët e paqes. I kryeni këto aktivitete në mënyrë sistematike, Bazë pas Baze, ndërsa regjistruesi i grupit rradhit përgjigjet. Diskutoni aktivitetin.
Hapi 2. Diskutojnë strategji dhe metoda të mundshme mësimore që bazohen në përvojën e mësuesve pjesëmarrës dhe në nevojat/këndvështrimet e komunitetit dhe vendit. Listoni përgjigjet. Diskutoni aktivitetin në një grup të madh me të gjithë pjesëmarrësit.
Hapi 3. Shkëmbeni ide dhe shembuj të burimeve dhe temave kurrikulare të ndryshme dhe lëndët ku mësohet për paqen. Listoni përgjigjet. Diskutoni aktivitetin.
Hapi 4. Diskutoni Seksionin II me të gjithë grupin e pjesëmarrësve.

Seksioni III: “Integrimi i Edukimit për Paqe në Kurrikulat Shkollore”

Detyrë paraprake: Lexo kapitullin 3 dhe 4 në Vëllimin 1 të Të Mësuarit për ndalimin e luftës mbi qëllimet dhe metodat e edukimit për paqe.
Fletë pune: Përmbledhje e përbërësve të një njësie mësimore sipas Vëllimit 2 të Të Mësuarit për ndalimin e luftës.
Objektivat:

Pjesëmarrësit do të:



  1. Njihen me qasje të edukimit për paqe në lëndë të ndryshme shkollore;

  2. Krijojnë njësitë e tyre mësimore të edukimit për paqe;

  3. Shkëmbejnë ide dhe komentojnë mbi njësitë mësimore të të tjerëve.


Procedurat:

Hapi 1. Pasi ndahen në grupe sipas lëndës mësimore apo klasës, pjesëmarrsit përcaktojnë objektivat mësimore në bazë të katër “Bazave” të Axhendës së Hagës për një klasë apo lëndë të caktuar (psh, fizika e klasës së tetë, edukata qytetare e vitit të tretë etj). Përpiquni të paktën të keni një grup për secilin nga tre nivelet zhvilluese të librit 2. Gjithashtu, përpiquni të provoni lëndë mësimore të ndryshme.

Hapi 2. Shënoni resultatet në një formë matriksi pasi të keni diskutuar me gjithë grupin, duke përdorur kryeradhët e mëposhtëme: Vlerat, Klasa, Lënda mësimore, Tematika e paqes, Objektivat. Filloni me klasat fillore, pastaj nga klasa e pestë në të tetën, dhe vazhdoni me vitet e shkollës së mesme.

Hapi 3. Në të njëjtat grupe të vogla, zgjidh një lëndë dhe klasë dhe përmblidh një njësi mësimorë duke u bazuar në vlerat që u identifikuan në sesionet 1 dhe 2. Përfshi elementet e mëposhtëme: tema dhe materiali i lëndës, materialet, metodat, konceptet, objektivat mësimore, procedurat dhe mënyrat e vlerësimit të mësimit. Letrat me rezultatet i vendosni në mur, në mënyrë që secili pjesëmarrës të shikojë punën e tjetrit. Lejo më tepër kohë pushimi në mënyrë që pjesëmarrësit të përsërisin njësitë mësimore të krijuara nga grupet e tjera.

Hapi 4. Diskuto seksionin III në një grup të madh. Plotëso matriksin. U thuaj pjesëmarrësve të bëjnë sugjerime për përmirësimin e punës së tyre dhe të grupeve të tjera.



Download 222,5 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish