Nr I vendimit Data palët faqe


PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË



Download 2,4 Mb.
bet121/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   173

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË



OBJEKTI:

Detyrimi i palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm

për vjetërsi shërbimi që kam fituar sipas kushteve

dhe mënyrë përllogaritjes të përcaktuara në ligjin nr.8661, datë 18.09.2000

“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve

të Policisë së Shtetit, në mënyrë periodike.

Detyrimin e palës së paditur për të më shpërblyer humbjen pasurore

që kam pësuar nga ulja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

si pasojë e rillogaritjes pa shkak të ligjshëm, duke më kthyer (paguar)

begatimin pa shkak të ligjshëm të të paditurit në vlerën 620.028 lekë

(masën e diferencës së vlerës paguar për muajin Qershor 2009)

dhe të pensionit që paguhen pas datës 01.07.2009.


Baza Ligjore: Nenet 4, 42 dhe 132/1 të Kushtetutës së R.SH,

ligji nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar

të Punonjësve të Policisë së Shtetit”,

neni 29 i ligjit nr.10142 datë 15.05.2009

“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve

të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit,

të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri

dhe të Shërbimit të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në R.SH”,

neni 655 i Kodit Civil, neni 2 i K.Pr.Civile

dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.350, datë 24.01.2012 ka vendosur:


Pranimin e padisë.

Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për t’i paguar paditësit Melsi Alimemaj pensionin e parakohshëm për 22 vjet vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për 15 vjet vjetërsi shërbimi dhe pas kësaj për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm për 8 vjet vjetërsi shërbimi, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese, sipas nenit 12 të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit”, duke filluar kjo përllogaritje nga data 01.07.2009.

Detyrimin e palës së paditur Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë që ti paguajë diferencat e dala si rezultat i rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të paditësit Melsi Alimemaj për periudhën nga data 01.07.2007 e në vazhdim në shumën 1.381.368 lekë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2085, datë 14.09.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.350, datë 24.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.2085 datë 14.09.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.350, datë 24.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shkaqet e paraqitura në rekurs nga pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë janë:


  • Në datën 27.06.2009 ka hyrë në fuqi ligji nr.10142, “Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakëve, Policisë së Shtetit, SHISH, Policisë së Burgjeve”, neni 31 i ligjit të sipërcituar ka shfuqizuar ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit”, neni 29 i këtij ligji shprehet se të drejtat e fituara me ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 do të rillogaritjen. Llogaritja do të bëhet në bazë të nenit 14 pika 1,16, 18, dhe 20 të ligjit nr.10142/2009, sipas pagave referuese që ka patur paditësi në momentin e lindjes së të drejtës për përfitim.

  • Aktet nënligjore që do të dilnin në zbatim të ligjit nr.10142/2009 do t’i shtrinin efektet e llogaritjes që nga data 27.06.2009 (datë në të cilën ka hyrë në fuqi). Nisur nga ky fakt, paraprakisht për të mos shkaktuar efekte ligjore financiare të pambështetura dhe për të mos i konsideruar debitor përfituesit e këtij ligji, me anë të një shkrese nr.3379 prot, datë 07.07.2009 ISSH urdhëron Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore që për të gjitha pensionet e parakohshme masa e të cilave e kapërcen kufirin e vendosur nga ligji nr.10142/2009 do të vendosen në kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë në shkallë vendi dhe mbi ta do të zbatohen koeficientet përkatëse të rritjes ndër vite.

  • Kjo mënyrë e kufizimit bazohet në nenin 14 të ligjit nr.10142/2009 ku thuhet se në çdo rast pensioni nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 % të pagës referuese të muajit të fundit të punës.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim:

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 13.12.2012 është regjistruar çështja administrativ nr.11243-03347-00-2012 regj. them., që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Melsi Alimemaj, i paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, dhe person i tretë Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt detyrimi i palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi që kam fituar sipas kushteve dhe mënyrë përllogaritjes të përcaktuara në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000” Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit, etj....


2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.2085, datë 14.09.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili është në kundërshtim me nenin 14 të K.Pr.Civile, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësi Melsi Alimemaj ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit deri në datë 16.10.2004. Në datën e ndërprerjes së karrierës paditësi gëzonte gradën Kryekomisar. Nga vërtetimi i përcaktimit të vjetërsisë së shërbimit ushtarak dhe pagës referuese, të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezulton se paditësi Melsi Alimemaj ka 22 vjet, 9 muaj e 8 ditë vjetërsi shërbimi si punonjës policie, dhe ka mbajtur gradën Kryekomisar në momentin e ndërprerjes së karrierës dhe ka patur pagën referuese në vlerën 97.900 lekë.

Paditësi Melsi Alimemaj ka përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, lidhur me nr.209, datë 15.11.2007, me të drejtë pagese nga data 17.10.2007 në masën 64.616 lekë.

4. Paditësi pretendoi gjatë gjykimit se pala e paditur deri në datë 01.07.2009 e ka përcaktuar masën e pensionit të tij të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” , si dhe të VKM-së nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të policisë së shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën”.

5. Ndërsa nga data 01.07.2009, pala e paditur i ka paguar paditësit vlerën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi prej 18.892 lekë në muaj. Sipas paditësit, pala e paditur ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi e ka bazuar përllogaritjen në një shkresë të palës së paditur Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore me nr.7074/1 prot, datë 27.07.2010, dalë në referim të nenit 29 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri, si dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH”.

6. Paditësi i është drejtuar palës së paditur DRSSH Tiranë dhe personit të tretë ISSH-së për të përllogaritur masën e tij të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në atë masë që ka fituar në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit”.

7. Pala e paditur DRSSH Tiranë nuk i ka kthyer asnjë përgjigje paditësit Melsi Alimemaj, ndërsa personi i tretë ISSH në shkresën kthim përgjigje i është referuar për këtë mënyrë të re përllogaritje daljes së ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri, si dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH” dhe VKM-së nr.793, datë 24.09.2010.

II. Vendimet dhe arsyetimi gjykatave:

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.350, datë 24.01.2012 ka vendosur:



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   117   118   119   120   121   122   123   124   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish