Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet141/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   137   138   139   140   141   142   143   144   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:


Aleksandër Muskaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare
në dhomën e këshillimit datë 10.11.2015 mori në shqyrtim çështjen civile nr.11241-03275-00-2015 Regj. Themeltar, që u përket:
PADITËS: LAVER MERKA

E PADITUR: SHOQËRIA “UFO” SH.P.K.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin

me pagën e një viti pune për zgjidhje të menjëhershme

dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës;

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin

me pagën e dy muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit;

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me pagën e dy muajve

për mosrespektim të procedurave për zgjidhjen e kontratës.

Baza ligjore: Nenet 31, 32/a të K.Pr.Civile,

nenet 2, 12, 21, 140, 141, 143, 144, 155 të K.Punës.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 ka vendosur:

“Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes civile me nr.21264-01924-62-2015 (1842) akti, dt. 08.09.2015;

Të dërgojë kërkesëpadinë dhe aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor me nr.21264-01924-62-2015 (1842) akti, dt. 08.09.2015, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Tiranë;

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e shpalljes në Gjykatën e Lartë.”


Kundër vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Laver Merka, me anë të të cilit kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po kësaj gjykate, për këto shkaqe:

Vendimi i Gjykatës është marrë në kundërshtim me ligjin procedural.

- Në rastin konkret kompetenca territoriale për shqyrtimin e konfliktit të lidhur me marrëdhënien e punës, gjen rregullim në nenet 47, 52 dhe 54 të K.Pr.Civile dhe nenin 7 të K.Punës.

Në bazë të nenit 47 të K.Pr.Civile kjo padi mund të ngrihet si në gjykatën e vendbanimit të të paditurit, po ashtu edhe në gjykatën e banimit të paditësit. Në bazë të nenit 54 të K.Pr.Civile të drejtën për të zgjedhur gjykatën e ka paditësi.

Po ashtu, ndryshe nga sa argumenton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të nenit 7.3 të K. Punës, marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit. Në këto kushte, një marrëveshje për përcaktimin e juridiksionit (gjykatës kompetente) duhet të bëhet pas lindjes së mosmarrëveshjes.

Ky qëndrim është mbajtur edhe në praktikën e konsoliduar të Gjykatës së Lartë dhe në rastin konkret rënia dakord e palëve për zgjedhjen e gjykatës kompetente është bërë përpara se të lindte konflikti, ndaj dhe është e pavlefshme.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,




V Ë R E N

Rrethanat e çështjes

  1. Paditësi Laver Merka ka qenë punëmarrës pranë palës së paditur, shoqëria “UFO” shpk, Filiali Fier që prej datës 27.11.2012.

  2. Marrëdhënia e tij e punës ka qenë e rregulluar më së fundmi nëpërmjet kontratës individuale të punës të datës 08.10.2014 dhe paditësi ka kryer detyrën funksionale të punonjësit të shërbimit.

  3. Kontrata e punës ka qenë me afat të pacaktuar me pagë bazë mujore 25.000 lekë dhe në nenin 15 të kësaj kontrate palët kanë përcaktuar se çdo mosmarrëveshje midis të dyja palëve, e cila nuk mund të zgjidhet me mirëkuptim të ndërsjelltë, do të zgjidhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  4. Paditësi ka pretenduar se marrëdhënia e tij e punës me palën e paditur ka përfunduar në datën 17.07.2015, sipas shënimeve të kryera edhe në librezën e tij të punës.

  5. Në kushtet kur sipas paditësit, kjo marrëdhënie është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme, të pajustifikuar, ai i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier me kërkesëpadi me objekt të cituar në pjesën hyrëse.

  6. Në seancën e datës 01.10.2015, pala e paditur në gjykim prapësoi se kompetente nga pikëpamja territoriale për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje, në zbatim të marrëveshjes kontraktuale mes palëve, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në këto rrethana pala e paditur kërkoi shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e padisë dhe akteve shoqëruese për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.3985 (1236), datë 01.10.2015 ka vendosur: “1. Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes civile me nr.21264-01924-62-2015 (1842) akti, dt. 08.09.2015; Të dërgojë kërkesëpadinë dhe aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor me nr.21264-01924-62-2015 (1842) akti, dt. 08.09.2015, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethi Gjyqësor Tiranë; Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e shpalljes në Gjykatën e Lartë.”

  8. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata ka arsyetuar se:“...vetë palët ndërgjyqëse kanë pranuar se gjykata kompetente nga pikëpamja tokësore në zgjidhjet e mosmarrëveshjeve midis tyre është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Referuar nenit 52 të K.Pr.C kjo marrëveshje midis palëve ndërgjyqëse nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi sa i përket kompetencës tokësore dhe për rrjedhojë ajo do të zbatohet pasi ka fuqinë e ligjit...”

  1. Kundër vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Laver Merka, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po kësaj gjykate, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

    1. Neni 43 i K.Pr.Civile: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij. Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e rrethit ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë”.

    2. Neni 47§1 i K.Pr.Civile:“Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi”.

    3. Neni 52 i K.Pr.Civile: “Kompetenca tokësore mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç rasteve të parashikuara në nenet 45 e 46 të këtij Kodi dhe kur ligji e ndalon këtë marrëveshje”.

    4. Neni 54 i K.Pr.Civile: “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.




  1. Dispozitat e Kodit të Punës, në të cilat është parashikuar:

11.1 Neni 7 i K.Punës: “1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit. 2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë. 3) Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit”.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Laver Merka përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

  2. Vendimi nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes civile me nr.21264-01924-62-2015 (1842) datë regjistrimi 08.09.2015, duke i dërguar aktet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të dispozitave të K.Pr.Civile dhe dispozitave të Kodit të Punës, ndaj për këtë shkak ai duhet të prishet.

  3. Nga shqyrtimi i akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, në vlerësim tërësor të objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe ankimit të veçantë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente për gjykimin e çështjes nr.21264-01924-62-2015 (1842) datë regjistrimi 08.09.2015 është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

  4. Sikurse me të drejtë pretendohet edhe në ankimin e veçantë të paraqitur nga pala paditëse, ky Kolegj vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, duke mos evidentuar drejt elementet ligjorë që përcaktojnë kompetencën tokësore në mosmarrëveshjet që lindin nga marrëdhëniet juridike të punës dhe duke anashkaluar rregullimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Punës, nuk arsyeton drejt kur për zgjidhjen e kompetencës tokësore të çështjes objekt gjykimi, referon në nenin 15 të kontratës së punës të lidhur midis palëve ndërgjyqëse mbi zgjedhjen nga ana e tyre të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente për zgjidhjen e çdo konflikti të ardhshëm.

  5. Sa i takon së drejtës së palëve për të caktuar me marrëveshje gjykatën kompetente për zgjidhjen e një konflikti, neni 52 i K.Pr.Civile garanton këtë të drejtë, duke përjashtuar këtë mundësi për disa raste specifike të parashikuara në nenet 45 e 46 të K.Pr.Civile dhe në mënyrë të rëndësishme, duke përjashtuar rastet kur ligji e ndalon këtë marrëveshje.

  6. Thënë kjo, sa i takon marrëveshjes së palëve mbi zgjedhjen e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për zgjidhjen e një konflikti pune, dispozita e mësipërme e K.Pr.Civile duhet interpretuar në harmoni me nenin 7/3 të K.Punës. Konkretisht, sipas këtij neni, “marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit”.

  7. Në lidhje me parashikimin e mësipërm, Kolegji Civil vlerëson se pavarësisht se në këtë paragraf përdoret termi “juridiksion” është krejt e qartë se bëhet fjalë për kompetencën tokësore, ashtu sikurse titullohet edhe vetë neni 7 i Kodit të Punës. Në këtë rast, ky Kolegj vlerëson se përdorimi i termit “juridiksion” i referohet një mangësie të thjeshtë të teknikës legjislative dhe jo vullnetit të ligjvënësit, pasi juridiksioni gjyqësor mund të investohet vetëm nëse e parashikon ligji, ashtu sikurse në të kundërtën, asnjë organ e subjekt tjetër nuk mund të marrë në shqyrtim lëndë që ligji ia ngarkon gjykatës për t’i zgjidhur. Sa kohë që në të drejtën tonë procedurale, “juridiksioni” identifikohet vetëm me të drejtën e shqyrtimit të mosmarrëveshjes nga një gjykatë apo një organ administrativ dhe “kompetenca” me të drejtën/detyrimin e njërës prej gjykatave për shqyrtimin e çështjes për shkak të lëndës në gjykim ose shtrirjes territoriale ku vepron secila gjykatë, në rastin konkret është lehtësisht i evidentueshëm fakti se në interpretim sintetik të pikës 3 të nenit 7 të Kodit të Punës, gabimisht është përdorur termi “juridiksion” në vend të atij “kompetencë”, ç’ka do të thotë se vullneti i ligjvënësit ka qenë pikërisht rregullimi i kompetencës tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të punës.

  8. Pikërisht, në pikën 3 të nenit të sipërcituar, ligjvënësi e kufizon mundësinë e marrëveshjes mes palëve për caktimin e gjykatës kompetente vetëm në rast se kjo marrëveshje arrihet pas lindjes së konfliktit. Kjo do të thotë që nëse një marrëveshje për gjykatën kompetente është përcaktuar që me lidhjen e kontratës së punës, sikurse dhe rasti objekt gjykimi, apo gjatë marrëdhënieve të punës, por përpara lindjes së konfliktit konkret ndërmjet palëve, atëherë ajo është një marrëveshje e ndaluar nga ligji, në kuptim të nenit 52 të Kodit të Procedurës Civile. Kolegji Civil vlerëson se nisur nga natyra specifike e marrëdhënieve juridike të punës në raport me llojet e tjera të kontratave, një ndalim i tillë vendoset në ligj për të mbrojtur pozitën e punëmarrësit si palë kontraktore më e dobët në raport me punëdhënësin gjatë procesit të negocimit dhe të përcaktimit të kushteve të kontratës së punës që lidhet mes tyre.

  9. Ky arsyetim mbi interpretimin dhe zbatimin e drejtë të ligjit, pa i hyrë aspekteve të tjera faktike, e sjell Kolegjin Civil në përfundimin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka gabuar kur për çështjen e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore i është referuar një klauzole të kontratës së punës që parashikon që në kohën e lidhjes së marrëdhënies së punës gjykatën kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, pasi, sikurse u argumentua më sipër, një klauzolë e tillë është e ndaluar nga ligji.

  10. Në vijim të kësaj analize, rezulton se për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës ndodhemi përpara kompetencës tokësore alternative/konkurruese dhe, sipas nenit 54 të Kodit të Procedurës Civile, e drejta “e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.

  11. Për rastin konkret ka rezultuar se pala e paditur, ndonëse ushtron veprimtarinë e saj në disa qytete dhe territore të ndryshme të vendit, selinë e saj qendrore e ka në qytetin e Tiranës. Në këto rrethana, e drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, që për rastin konkret ka zgjedhur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka vendbanimin dhe vendin ku ka përmbushur detyrimet e lindura nga marrëdhënia e punës më filialin e palës së paditur shoqëria “UFO” sh.p.k. Fier.

  12. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63§2 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.3985 (1236) datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.
Tiranë, më 10.11.2015

Nr. 11243-03370-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4137 i Vendimit


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   137   138   139   140   141   142   143   144   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish