Nr. Data palët faqe



Download 1,35 Mb.
bet6/33
Sana27.06.2017
Hajmi1,35 Mb.
#17000
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Pretendimi i tё paditurit se gjykata e apelit ka gabuar nё pёrcaktimin e sipёrfaqes ndërtimore të shkollës, duke e përcaktuar në 625 m2, kur kjo është vetëm sipërfaqja e katit të parë (përdhe) të shkollës dhe jo sipërfaqja totale e saj si një objekt katërkatëshe prej 1795 m2, siç pranon edhe vetë paditësi, nuk ka rëndësi në këtë fazë të pjesëtimit. Objekti shkollë është katërkatësh, i regjistruar në ZRPP dhe kur të vazhdojё pjesëtimi në fazën e dytë do tё kqyret edhe sipërfaqja e çdo kati.


Siç pranon edhe paditёsi në kunderrekurs, gjykata e apelit ka përcaktuar se, nga trualli 1000 m2, objekti ka zёnё 625 m2 tё tij dhe kjo konsiderohet si sipёrfaqja ndёrtimore.

Me zgjidhjen nё kёtё mёnyrё tё çёshtjes nuk ka vend pёr pёrgjigje ndaj pretendimeve tё tjera me karakter procedural dhe materIal tё ngritura nё kёtё fazё tё pjesёtimit pёrkatёsisht nё rekurs nga i padituri dhe nё kundёrrekurs nga paditёsi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/d tё K.Pr.C.,


V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.127, datё 19.09.2006 tё Gjykatës së Apelit Vlorё dhe tё vendimit datё 14.11.2005 tё Gjykatёs sё shkallёs sё parё Fier, nё kёtё mёnyrё:

Lejimin e pjesёtimit tё objektit-shkollё katёrkatёshe (e emertuar “Flatrat e Dijes”) i ngritur mbi njё truall me sipёrfaqe 1000 m2, tё ndodhur nё lagjen “1 Maj” tё qytetit tё Fierit, objekt ky qё zё 625 m2 mbi sipёrfaqen e truallit tё mёsipёrm, midis bashkёpronarёve, paditёsit Viron Gega dhe tё paditurit David Gega, duke caktuar si pjesё takuese tё secilit prej tyre nga ½ (njё tё dytёn) nё kёtё objekt dhe truallin e mёsipёrm nё funksion tё tij.

Tiranё, mё 07.04.2009


MENDIMI I PAKICËS

Ne gjyqtaret Aleksander Muskaj dhe Guxim Zenelaj, anetare te trupit gjykues, nuk jemi dakord me vendimin e gjykates (shumices) dhe shfaqim kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:

Vendimi nr.127, date 19.09.2006, i Gjykates se Apelit Vlore, eshte marre ne interpretim te gabuar te ligjit e si i tille ai duhej te prishej dhe te lihej ne fuqi vendimi i fazes se pare te pjesetimit date 14.11.2005, i Gjykates se shkalles se pare Fier.

Ndryshe nga qendrimi i shumices, kemi mendimin se Gjykata e Apelit Vlore ka interpretuar ne menyre te gabuar dispozitat perkatese ligjore dhe konkluzionet e saj nuk jane ne koherence te plote me percaktimet e ligjit, duke mos analizuar drejte faktet e konstatuara dhe provat e marra gjate gjykimit te çeshtjes.

Ka rezultuar e provuar ne gjykim dhe eshte pranuar nga gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit se, paditesi Viron Gega dhe i padituri David Gega jane ne marredhenie gjinie e afert me njeri-tjetrin.

Me kontratat e shit-blerjes date 24.03.1999 dhe date 26.03.1999, te dy palet ndergjyqesa kane blere nga shtetasit Kozma, Mirela dhe Vangjel Andrea tre siperfaqe trualli, te ndodhur ne lagjen "1 Maji", Fier, te cilat se bashku perbejne siperfaqen e pergjithshme prej 1000 m2.

Mbi kete truall, paditesi dhe i padituri, pasi kane marre lejen e ndertimit, e miratuar me vendimin nr.3, date 25.06.1999, te Keshillit te Rregullimit te Territorit prane Bashkise Fier, kane ndertuar nje objekt, shkolle jopublike. Objekti i ndertuar eshte nje godine kater kateshe dhe ze nje siperfaqe prej 625 m2, nga siperfaqja e pergjithshme prej 1000 m2.

Me perfundimin e objektit, ai eshte regjistruar ne Regjistrat e Pasurive te Paluajtshme Fier, ne emrin e dy bashkepronareve, paditesit Viron Gega dhe te paditurit David Gega. Ky objekt eshte perdorur per qellime te ushtrimit te aktivitetit arsimor, fillimisht si shkolle 8-vjeçare dhe me pas edhe si shkolle e mesme.

Meqenese nuk kane rene dakord per pjesetimin vullnetar, paditesi Viron Gaga i eshte drejtuar Gjykates se shkalles se pare Fier me kerkese padi, me objekt pjesetimin e pasurise, ne baze te neneve 207, te K.Civil dhe neneve 369 e 370, te K.Pr.Civile.

Ne respektim te ligjit, Gjykata e shkalles se pare Fier, duke qene ne gjykimin e fazes se pare te pjesetimit te pasurise, ka percaktuar drejt (i) rrethin e bashkepronareve, (ii) sendet ne bashkepronesi dhe (iii) pjeset takuese ideale per secilin bashkepronar.

Ndersa lidhur me rrethin e bashkepronareve, vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte konsideruar i drejte si nga gjykata e apelit, ashtu edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte, shprehim mendimin se, keto te fundit, kane gabuar ne percaktimin e sakte te (ii) sendeve ne bashkepronesi dhe (iii) pjeseve takuese ideale per secilin bashkepronar.

Ndryshe nga vleresimi i bere nga Kolegji Civil, perfundimi i arritur nga gjykata e apelit se, shkolla kater kateshe dhe trualli prej 1000 m2, jane nje send i vetem nuk eshte i sakte. Ne rastin konkret qe kemi per gjykim, nuk kemi te bejme me nje send te vetem, por me dy sende te ndryshme dhe ato nuk mund te trajtohen si nje i tille per dy arsye. a) menyra e fitimit te pronesise (bashkepronesise), eshte e ndryshme per secilin send, b) pjeset takuese te secilit bashkepronar, ne secilin send, jane te ndryshme.

Keshtu, pronesia mbi siperfaqen e truallit prej 1000 m2 eshte fituar ne menyre te prejardhur, nepermjet kontratave te shit-blerjes date 24.03.1999 dhe date 26.03.1999 nga shtetasit Kozma, Mirela dhe Vangjel Andrea.

Kurse pronesia mbi objektin kater katesh, shkolle, eshte fituar me nje nga menyrat primare te fitimit te pronesise e konkretisht, me bashkim e perzierje (me ane te nderitmit te godines).

Eshte e vertete qe godina eshte ndertuar mbi nje pjese te truallit prej 1000 m2 por, ky fakt nuk i ben ato nje send te vetem.

Duke percaktuar ne menyre te gabuar rrethin e sendeve ne bashkepronesi, gjykata e apelit ka gabuar edhe ne percaktimin e pjeseve takuese ideale te secilit bashkepronar mbi keto sende.

Per te percaktuar sakte pjeset takuese te secilit bashkepronar, duhet te nisemi nga prezumimi ligjor i percaktuar ne nenin 199, paragrafi i dyte i K.Civil, sipas te cilit "... pjeset e bashkepronareve jane te barabarta, gjersa nuk vertetohet e kuderta ...". Ky eshte prezumimi ligjor (rregulli). Por ky prezumim nuk eshte absolut, ky prezumim bie ne rastin kur bashkepronaret vertetojne se pjeset takuese te tyre mbi sendin nuk jane te tilla (te barabarta). Eshte per kete shkak, qe ligjvenesi ka bere rregullimin e mesiperm.

Persa i perket truallit, me te drejte eshte konkluduar nga gjykata e shkalles se pare se pjeset takuese te paditesit Viron Gega dhe te paditurit David Gega jane te barabarta, nga ½ secili. Trualli prej 1000 m2 eshte blere nga te dy palet me kontratat qe u cituan me siper dhe nuk ka patur asnje pretendim nga palet se pjeset e tyre mbi kete send nuk jane te barabarta.

Situata eshte verifikuar e ndryshme ne rastin e sendit tjeter, godines kater kateshe (shkolles). Ne kete rast eshte pretenduar nga palet se, kontributi i tyre ne krijimin e ketij sendi nuk eshte i barabarte e ne keto kushte, edhe pjeset takuese te secilit bashkepronar nuk jane te barabarta.

Perfundimi i arritur nga Kolegji Civil, se pagesat e bera nga paditesi dhe i padituri gjate ndretimit te shkolles kater kateshe objekt pjesetimi, konsiderohen llogari financiare qe rrjedhin nga bashkepronesia ne pjese te barabarta midis ndergjyqesve dhe jane objekt shqyrtimi ne ne fazen e dyte, kemi mendimin se eshte i gabuar.

Pagesat e bera si nga paditesi, ashtu edhe nga i padituri, per ndertimin e objektit qe do te pjesetohet, nuk jane llogari financiare qe rrjedhin nga bashkepronesia ne pjese te barabarta midis bashkepronareve.

Kjo situate, rregullohet ne nenin 371 te K.Pr.Civile dhe ka te beje me llogarite qe duhet te japin midis tyre bashkepronaret dhe qe rrjedhin nga marredheniet e bashkepronesise.

Ne interpretim te ketij percaktimi te ligjvenesit duhet qe, me pare te ekzistoje sendi, te jete krijuar dhe te ekzistoje marredhenia juridike e bashkepronesise dhe veten pas krijimit te dhe ekzistences se meparshme te saj, mund te behet fjale per "llogarite qe rrjedhin nga marredheniet e bashkepronesise".

Ndryshe nga ky arsyetim, vleresojme se pagesat e bera si nga paditesi, ashtu edhe nga i padituri, per ndertimin e objektit qe do te pjestohet, nuk jane llogari financiare qe rrjedhin nga bashkepronesia ne pjese te barabarta midis bashkepronareve, por jane kontributet e seciles pale ne krijimin e bashkepronesise.

Siç kemi permendur me siper, menyra e fitimit te pronesise mbi objektin shkolle eshte me ane te ndertimit (me bashkim e perzierje) dhe kontributi i secilit bashkepronar ne kete ndertim eshte shume i rendesishem ne krijimin e pjeseve takuese ideale te secilit.

Pra, perfundimisht, shfaqim mendimin se pjeset takuese ideale te secilit nga palet ndergjyqese ne objektin shkolle, duhej te caktoheshin ne perpjesetim te barabarte me kontributin qe ka dhene secili prej tyre ne ndertimin e ketij objekti.

Per sa me siper shfaqim mendimin se Kolegji Civil i Gjykates se Larte duhej te kishte vendosur prishjen e vendimit nr.127, date 19.09.2006 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te fazes se pare te pjesetimit date 14.11.2005 te Gjykates se shkalles se pare Fier.
Aleksander Muskaj Guxim Zenelaj

Nr.11111-02206-00-2007 i Regj. Themeltar

Nr.00-2009-663 i Vendimit (123)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:
Shpresa Beçaj Kryesuese

Evjeni Sinoimeri Anetare

Ardian Dvorani Anetar

Evelina Qirjako Anetare

Aleksander Muskaj Anetar
ne seancen gjyqesore te dates 09.04.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:
PADITËSE: ANTHULLA KUÇUQI, ne mungese

TË PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE QARKU VLORE, ne mungese

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME SARANDE, ne mungese.

KIÇO GURMA, perfaqesuar nga av. Alma Çami

THANAS GURMA, perfaqesuar nga av. Alma Çami

APOSTOL GURMA, perfaqesuar nga av. Alma Çami

MILTO GURMA, ne mungese

ANTONETA KAJANA, ne mungese

NAQE GURMA, ne mungese

VASIL GURMA, ne mungese

OBJEKTI:

Kundershtimin e vendimit nr.13 date 29.03.1994

te K.K.K.Pronave prane Bashkise Sarande, ndryshuar me

vendimet gjyqesore nr.424, date 07.09.1998

dhe nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande

dhe kerkohet ndryshimi i tij pjeserisht.

Detyrimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Sarande

te ç`regjistroje siperfaqen prej 910 m2 nga regjistri hipotekor,

siperfaqe e hipotekuar ne kundershtim me ligjin ne favor te te paditurve.

Baza Ligjore: Nenet 32/a, 153, 154 te K.Pr.Civile;

Nenet 192 - 197 dhe 584 te K.Civil; si dhe Ligji nr.9235, date 29.07.2004;

i ndryshuar me ligjin nr.9583, date 17.07.2006 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarande, me vendimin nr.288, datë 21.03.2007, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise.


Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.239, datë 19.06.2007, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.288, date 21.03.2007 te Gjykates se shkalles se pare Sarande.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokaster ka ushtruar rekurs paditesja Anuthulla Çako (Kuçuqi), e cila kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe pranimin e padise duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Vendimi i gjykates nuk eshte i mbeshtetur ne provat e administruara ne gjykim dhe ne ligj.

- Nuk qendron pretendimi i gjykates se paditesja nuk ka interesat e ligjeshme ne ngritjen e padise, pasi paditesja ka interesa te ligjshme ne ngritjen e padise, pasi ka hyre ne marredhenie juridike me organet shteterore per ndertimin e nje objekti, marredhenie keto qe shuhen ndermjet vendimit te komisionit qe eshte dhe objekt gjykimi.

- Edhe Gjykata e Larte ka praktika gjyqesore per legjitimitetin e subjekteve, te cilat bazohen ne K.Pr.Civile.

- Argumentimi qe sjell gjykata, duke permendur vendimin nr.24, date 13.03.2002 te Kolegjeve te Bashkuara ne te cilen mbeshtet vendimin e saj, eshte i pabazuar per faktin se ky vendim unifikues ka te beje me tjeter objekt dhe jo me rastin kur vendimi i komisionit kundershtohet per paligjshmerine e tij.

- Vendimi nr.67, date 27.01.2003 i dhene nga gjykata ne menyre te paligjshme trashegimtareve te ish-pronarit Kozma Gurma u eshte shtuar dhe nje siperfaqe prej 35.000 m2, ku perfshihet dhe sip.910 m2 prone e imja. Kjo ka rrjedhur si pasoje e interpretimit te gabuar qe gjykata i ka bere njesive matese trem, duke e bazuar ate me 1700 m2.


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesen e te paditurve Kico Gurma, Thanas Gurma, Apostol Gurma, av. Alma Çami, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,


V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga paditesja Anthulla Çako (Kucuqi) permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, per rrjedhoje vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande nr.288, date 21.03.2007, i cili ka rrezuar kerkese-padine dhe vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.239, date 19.06.2007, i cili ka lene ne fuqi kete vendim, jane te cenueshem ligjerisht dhe çeshtja duhet te kthehet per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande, me tjeter trup gjykues.

Nga shqyrtimi i akteve te administruara ne dosje, rezulton se paditesja Anthulla Çako (Kuçuqi) eshte pronare e nje siperfaqe trualli prej 910 m2, e ndodhur ne Lagjen nr.4 Sarande, me kufizime te cituara. Origjina e fitimit te pronesise se saj eshte me kontrate shitje nga Seksioni i Finances te Keshillit te Rrethit Sarande date 02.05.1996. Prona e mesiperme figuron e regjistruar ne emer te paditeses Anthulla Çako ne regjistrat e Z.R.P.P. Sarande, zona kadastrale 8641, nr.24/7/1 pasurie, date 20.05.1996. Me tej, me cilesine e pronares se ketij trualli, paditesja ka marre leje ndertimi nepermjet vendimit nr.2/18, date 25.06.2003 te K.R.R.T. te Bashkise Sarande.

Nga ana tjeter, rezulton se me vendimin e K.K.Pronave nr.13, date 29.03.1994, familjes Gurma i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe 50.000 m2 e ndodhur ne qytetin e Sarandes, me kufij te percaktuar, ku nga kjo siperfaqe u eshte kthyer secilit prej trashegimtareve te ish pronarit nga 5000 m2 i lire (gjithsej 30.000 m2). Ky vendim i eshte nenshtruar shqyrtimit gjyqesor mbi kerkese-padine e trashegimtareve te familjes Gurma, nepermjet te ciles eshte kerkuar saktesimi i vendimit nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave Sarande.

Me vendimin gjyqesor nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande eshte vendosur “saktesimi i vendimit nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave Sarande, duke u vendosur njohja e pronesise se familjes Gurma mbi siperfaqen e tokes prej 50 strem me kufizime … dhe kthimin ne natyre ne favor te ish-pronareve, perveç siperfaqeve te truallit te percaktuara ne vendimin e K.K.K.Pronave, edhe te siperfaqeve te tjera te lira te percaktuara sipas aktit ekspertimit teknik ne tre parcela: A, B dhe D, perkatesisht me siperfaqe 2150 m2, 3335 m2 dhe 720 m2”.

Paditesja Anthulla Çako nuk eshte thirrur ne ate gjykim as si pale e paditur dhe as ne cilesine e personit te trete.

Shkak per konfliktin ne gjykim dhe kundershtimin pjeserisht te vendimit nr.13, date 29.03.1994 te K.K.K.Pronave Sarande, te ndryshuar me vendim gjykate nga ana e paditeses Anthulla Çako, eshte bere pikerisht saktesimi i tij me vendimin gjyqesor nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, pasi sipas pretendimeve ne padi, ne siperfaqen e kthyer te lire prej 6205 m2 truall ne favor te te paditurve, eshte perfshire padrejtesisht edhe siperfaqja 910 m2, prone e ligjshme e paditeses, dhe detyrimi i Z.R.P.P. te çregjistroje kete siperfaqe nga regjistri hipotekor.

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Sarande, me urdherin e bllokimit nr.2 date 16.09.2004, ka bllokuar keto dy pasuri, per arsye se ka konstatuar mbivendosje me njera-tjetren dhe se palet jane ne proçes gjyqesor.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande e ka rrezuar kerkese-padine e paraqitur duke arsyetuar se “… paditeses i mungon legjitimiteti aktiv, si dhe interesi juridik ne ngritjen e padise sipas nenit 32/a te K.Pr.Civile … se kontrata e shitjes nr.709 rep., 248 kol., date 02.05.1996 eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme me vendimin nr.352, date 24.10.206 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe eshte urdheruar fshirja nga hipoteka e sip. 910 m2 ne emer te paditese,s duke sjelle si pasoje qe kjo e fundit te humbase titullin e pronesise mbi kete siperfaqe trualli ...”. Ne mbeshtetje te konkluzionit te mesiperm, gjykata ka vijuar me arsyetimin se “… ky vendim, ne kuptim te nenit 451/c te K.Pr.C., eshte i formes se prere dhe sipas nenit 451/a te ketij Kodi i shtrin efektet per paditesen, e cila ka qene pale ne ate gjykim …”.

Ashtu sikurse Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, edhe Gjykata e Apelit Gjirokaster e ka çmuar te drejte konkluzionin e gjykates se shkalles se pare per moslegjitimimin proceduralisht te paditeses Anthulla Kuçuqi ne padine e ngritur, duke arsyetuar se “… kontrata e shit-blerjes se truallit 910 m2 ne favor te paditeses eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme, duke u urdheruar fshirja nga hipoteka ne emer te paditeses me vendimin gjyqesor nr.352, date 24.10.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe duke qene se pala paditese ka humbur titullin e pronesise mbi siperfaqen e truallit 910 m2, ajo nuk legjitimohet ne kuptim te nenit 32/a te K.Pr.Civile”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Gjirokaster, duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare Sarande, e cila nuk e ka legjitimuar proceduralisht paditesen ne ngritjen e padise, ka zbatuar dhe interpretuar ne menyre te gabuar ligjin procedurial civil, konkretisht nenin 32/a te K.Pr.Civile.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se mes paleve eshte zhvilluar nje gjykim tjeter, ku paditesi Kiço Gurma, pas dhenies se vendimit nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ka pretenduar se trualli i blere nga Anthulla Çako (e paditur ne ate gjykim), mbivendosej plotesisht me siperfaqen e konsideruar te lire dhe te kthyer me vendimin gjyqesor familjes se tij, prandaj nepermjet konstatimit te pavlefshmerise se kontrates se shitjes ka kerkuar gjyqesisht lirimin e dorezimin e truallit nga Anthulla Çako, duke e çregjistruar ate njekohesisht ne Z.R.P.P. nga pronesia e saj.

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande me vendimin nr.623, date 28.06.2006 e ka rrezuar kerkese padine e paditesit Kiço Gurma si te pabazuar ne ligj e ne prova. Edhe pse ne kete vendim gjyqesor nuk permendet fakti i paraqitjes se kunderpadise se pales se paditur ne ate gjykim Anthulla Çako, ka rezultuar se kjo e fundit, ne kete gjykim nuk eshte mjaftuar vetem duke prapesuar pretendimet e parashtruara ne ate padi, por te drejten e saj e ka ushtruar nepermjet paraqitjes se kunderpadise me objekt kundershtim vendimi te K.K.K.Pronave i saktesuar me vendim gjyqesor, konform nenit 160 te K.Pr.Civile.

E paditura e ka paraqitur tre here kete kunderpadi brenda ketij gjykimi, por gjykata e faktit heren e pare e ka kthyer per te plotesuar te metat e konstatuara, per te dyten here nuk eshte shprehur fare lidhur me te, ndersa kunderpadine e paraqitur per here te trete me vendim te ndermjetem nuk e ka pranuar per shqyrtim, me arsyetimin se gjykimi i saj paraqet veshtiresi per t’u shqyrtuar se bashku me padine, duke e orientuar te padituren qe te drejten e saj, te cilen pretendon se i cenohet nga ky vendim, mund ta kerkoje me padi ne nje gjykim tjeter. Pretendimi i te paditures ne kete kunderpadi ka qene se: “vendimi K.K.K.Pronave, i ndryshuar me vendim gjyqesor ne emer te paditesit, eshte pjeserisht i paligjshem, e konkretisht lidhur me faktin se nje strem eshte konsideruar e barabarte me 1.700 m2. Kjo ka bere qe siperfaqja e lire e kthyer nga K.K.K.Pronave ne favor te paditesit te rritet artificialisht nepermjet ketij vendimi gjyqesor, duke u mbivendosur ne pronen e te paditures”.

Gjykata e faktit, edhe pse nuk ka pranuar per shqyrtim kunderpadine e paraqitur, ka analizuar prapesimet e pales se paditur lidhur me kete fakt. Duke hetuar lidhur me to, ajo ka konstatuar se ne vendimin gjyqesor qe kishte saktesuar vendimin e K.K.K.Pronave, pala e paditur nuk ka qene pale e per rrjedhoje sipas gjykates ai vendim nuk mund t’i shtrije efektet mbi te. Nisur nga kjo gjykata nuk i konsideroi “gjë te gjykuar” perfundimet e arritura ne ate gjykim lidhur me raportin “strem-meter katror”. Ne kuadrin e ketij hetimi gjyqesor gjykata ka administruar shkresen e Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise dhe Kalibrimit prane Keshillit te Ministrave, sipas te ciles eshte konfirmuar se njesia matese 1 strem eshte e barabarte me 1000 m2. Duke u mbeshtetur ne kete prove shkresore, ne aktin e ekspertimit teknik (i cili ka konkluduar se mbivendosja e pronave krijohet vetem po te merret parasysh vendimi gjyqesor i cili e rrit pronen e pales paditese me 35.000 m2) dhe ne teresine e provave te tjera te administruara, gjykata e ka konsideruar te pabazuar ne ligj e ne prova padine e paraqitur, duke e rrezuar ate.

Ky vendim eshte ndryshuar duke u pranuar padia me vendimin perkates te Gjykates se Apelit Gjirokaster, e cila ne ndryshim nga ajo e rrethit, e ka vleresuar te pakontestueshem vendimin gjyqesor nr.67, date 27.01.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, i cili e ka bere pronar paditesin per siperfaqen shtese prej 35.000 m2, duke marre ne analize vetem titullin e pronesise te se paditures, te cilin e ka konsideruar te paligjshem, per rrjedhoje te pavlefshem kontraten e shitjes se truallit nr.709 rep., 248 kol., date 02.05.1996 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, fshirjen nga regjistri hipotekor ne favor te te paditures Anthulla Çako dhe lirimin dhe dorezimin e truallit per siperfaqjen 910 m2 objekt konflikti”.

Ne arsyetimin e saj kjo gjykate padrejtesisht ka konkluduar se “… nuk ka rezultuar qe e paditura te kete kerkuar ne rruge proceduriale kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave…”.

Por ky vendim eshte kontestuar me rekursin perkates te paraqitur nga ana e te paditures Anthulla Çako dhe pas shqyrtimit te çeshtjes nga ana e Kolegjit Civil dhe vleresimit te shkaqeve te parashtruara ne te si te bazuara, perfundimisht eshte vendosur prishja e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande dhe kthimi i çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande. Ky Kolegj, duke pasur parasysh faktin se paralelisht me ate çeshtje u gjykua edhe çeshtja tjeter (çeshtja ne gjykim), me po keto pale por e inciuar nga paditese Anthulla Çako me objekt kundershtim vendim komisioni, ka orientuar gjykaten qe ne rigjykim te shihet mundesia e gjykimit te dy çeshtjeve njekohesisht dhe duke e lene ne varesi te çmimit te gjykates, mundesisht edhe ne nje te vetme.

Ndodhur ne keto rrethana juridike, kur vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.352, date 24.10.2006, i cili e ka konstatuar te pavlefshem titullin e pronesie se paditeses eshte prishur dhe çeshtja eshte kthyer per rigjykim, kur gjykatat ne vendimet e tyre objekt rekursin, moslegjitimimin e paditeses ne ngritjen e kesaj padie e lidhin pikerisht me kete vendim, Kolegji Civil konkludon se paditesja legjitimohet proceduralishtn ne mbeshtetje te nenit 32/a te K.Pr.Civilen ne ngritjen e kesaj padie.

Ky konkluzion gjen mbeshtetetje dhe ne disa Vendime Unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara Gjykates se Larte (vendimet nr.25, date 28.03.2003, nr.4, date 24.03.2005, nr.2, date 06.01.2009), fryma e pergjithshme e te cileve eshte se vendimet e K.K.K.Pronave perveç subjekteve qe perfitojne nga ato vendime (te cilet kane te drejte t’i kundershtojne gjyqesisht ato pas ezaurimit te plote te ankimit administrativ ne te gjithe shkallet), mund te kundershtohen gjyqesisht edhe nga çdo person fizik apo juridik, i cili nepermjet kesaj padie kerkon rivendosjen e nje te drejte apo interesi te ligjshem te shkelur nga dhenia e ketij vendimi, konform nenit 32/a te K.Pr.Civile.

Ne kushtet kur vendimet qe i perkasin dy çeshtjeve civile te cituara jane kthyer nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande, çmohet se perderisa ato kane lidhje me njera-tjetren, ne baze te nenit 158/8 te K.Pr.Civile, te gjykohen se bashku ne nje çeshtje te vetme.

Ne rigjykim, gjykata duhet t’i mundesoje paleve ndergjyqese qe te debatojne dhe te paraqesin prova ne mbeshtetje te pretendimeve te parashtruara ne padite e tyre sipas barres perkatese, qe buron nga neni 12 i K.Pr.Civile.

Vetem ne kete menyre, duke i shqyrtuar njekehesisht te dy padite e paraqitura, dhe bazuar ne bindjen e brendshme te formuar nga shqyrtimi i te gjitha rrethanave te çeshtjes ne teresine e tyre, ne baze te nenit 309/2 i K.Pr.Civile, gjykata do te jete ne gjendje te jape nje vendim te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,
V E N D O S I

Prishjen e dy vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande, me tjeter trup gjykues.



Download 1,35 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish