Midis të ftuarve të shumtë spikatin figura të njohura në fushën e politikbërjes sic janë Ministri i Diasporës në Kosovë



Download 222,5 Kb.
Sana25.06.2017
Hajmi222,5 Kb.
#15922
TIRANA – Kur çështja e emigracionit është kthyer në një nga sfidat më të mëdha për botën e sotme në përgjithësi por edhe për Shqipërinë, Ballkanin dhe Europën në veçanti, ICM-Western Balkans, Universiteti i New York-ut në Tiranë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Jyväskylä në Finlandë do të zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare mbi migracionin e punës dhe qytetarinë industriale duke u fokusuar mbi Shqiptarët në lëvizje, identitetin, zhvillimin dhe qytetarinë. Konferenca do të mbahet në datat 13-14 nëntor, 2015 në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorëve të shumtë e përfaqësuesve të rëndësishëm nga shoqëria civile, organet qeveritare dhe akademikë të njohur ndërkombëtarisht në këtë fushë.

Koordinatore e projektit ICM-Westen Balkans është Dr. Erka Çaro e cila është lektore hulumtuese shkencore  në Departamentin e Shkencës Sociale dhe Filozofisë në Universitetin e Jyväskylä në Finlandë, njëkohësisht e angazhuar  në Universitetin e Tiranës dhe atë të New York-ut në Tiranë. Dr. Mimoza Dushi është kordinatorja e institutit partner, Universitetit të Prishtinës. Dr. Dushi është mësimdhënëse në këtë universitet.

Konferenca bazohet kryesisht në punën kërkimore të projektit mbi ‘Qytetarinë Industriale dhe Migrimin e Punës nga Ballkani Perëndimor’ qëllimi i të cilit është studimi i përvojës së qytetarisë industriale të punëtorëve emigrantë që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.  Termi “Qytetari Industriale” ka të bëjë me arritjet dhe integrimin e migrantëve në tregun e punës dhe fokusi kryesor janë rastet e studimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Zvicër dhe Gjermani. Projekti është i financuar nga Universiteti i Friburgut në Zvicër në kuadër të RRPP (Regional Research Promotion Program). Ai realizohet nëpërmjet Universitetit të New York të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, ndërsa monitorohet nga Universiteti i Jyvaskulës në Finlandë.

Midis të ftuarve të shumtë spikatin figura të njohura në fushën e politikbërjes sic janë Ministri i Diasporës në Kosovë, Z. Valon Murati, Zv. Ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshmë, Znj. Elona Gjebrea dhe Zv.Ministrja e Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Gentjana (Mara) Sula.


Si dhe figura të shquara akademike si Prof. Russell King i cili ka realizuar një numër të konsiderueshëm të studimeve migratore në Shqipëri, Prof. Nathan Lillie Dr. Ajay Bailey dhe Dr. Mark Hill, që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të shquar në studimet migratore, metodologjinë dhe teoritë në lidhje me këtë cështje studimi.
E vërteta është se ka shumë pak kërkime lidhur me statusin, qëndrimet dhe strategjitë që migrantët shqipëtarë nga Shqipëria dhe Kosova ndjekin për të depërtuar suksesshëm në tregun e punës në vende të ndryshme europiane. Gjatë viteve të fundit, lëvizja e shqipëtarëvë nga Shqipëria dhe Kosova drejt vendeve të BE-së është intensifikuar ndërsa janë shfaqur trende të reja të kësaj lëvizshmërie.

Nocionet e identitetit, përkatësisë, integrimit dhe formave të tjera të shtetësisë po sfidohen dita-ditës nga format e reja të lëvizshmërisë. Por si ndikojnë këto forma të reja tek zhvillimi i shtetësisë industriale midis migrantëve nga Shqipëria dhe Kosova? Pikërisht kjo konferencë do të kontribuojë në këtë debat që vazhdon dhe do të propozojë studime që kanë të bëjnë me transformimin aktual të politikës së migracionit të punës në përgjithësi, kuptimin e nocionit ‘migrant’ dhe pozicionin në ndryshim të vazhdueshëm të tyre në tregun e punës në vendin ku kanë emigruar.



Pergatitur nga: Erka ÇARO

c:\users\pc\desktop\ishep.png

Download 222,5 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish