Departamenti marketing


Analiza teorike e heterogjenitetit të Marrëveshjeve Rajonale të Tregtisë (MRT)



Download 0,54 Mb.
bet10/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   20

1.9 Analiza teorike e heterogjenitetit të Marrëveshjeve Rajonale të Tregtisë (MRT)


Marrëveshje Rajonale të Tregtisë konsiderohen marrëveshje të një rëndësie në rritje për sa i përket sistemit të tregtisë ndërkombëtare. Gjithsesi, duhet pranuar se forma e tyre varion dukshëm në mbarë botën duke filluar nga shkëmbimi i thjeshtë preferencial i një numri të kufizuar mallrash deri tek eleminimi i gati të gjithë barrierave tarifore dhe, më tej, deri tek harmonizimi i standarteve dhe rregullave, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe politikave të konkurrencës. Klasifikimi i zakonshëm, sipas Balassa (1961), i grupon MRT-të sipas shkallës rritëse të integrimit, si një përqasje hap pas hapi drejt bashkimit ekonomik, me anë të zonave të tregtisë së litë (ZTL), bashkimit doganor dhe tregut të përbashkët. Për më tepër, illustrimet historike të procesit gradual të integrimit rajonal mungojnë: nga 18 bashkime doganore të krijuara në gjithë botës që prej vitit 1948, 14 prej tyre janë formuar në mënyrë direkte pa u dashur nevoja e krijimit fillimisht të marrëveshjeve preferenciale apo atyre të tregtisë së lirë. Literatura relevante mbi rajonalizmin nxjerr në pah dy pyetje të lëna pezull: pse vendet zbatojnë strategji të ndryshme të integrimit rajonal dhe cilat vende zgjedhin të formojnë këto lloj marrëveshjesh si MTR-të?

Në fakt, ekziston masivisht literaturë mbi shpërndarjen e rajonalizmit. Marrëveshjet e tregtisë ndër vite janë krijuar përgjatë dy linjave kryesore: qasja tradicionale ekonomike konsideron marrëveshjet tregtare si një mënyrë për t’ju shmangur dilemës së tregtisë së të burgosurëve (Yi, 1996; Ornelas, 2005); konsiderohet se marrëveshjet tregtare përbëjnë zgjidhje për probleme multifaktoriale mes vendeve (Mitra, 2002).

Nga pikëpamja teorike, një MRT promovon paqen nëpërmjet dy kanaleve. Së pari, duke rritur tregtinë ndër-rajonale, ajo rrit koston oportune të luftës (Martin et al., 2008). Së dyti, institucionet e fuqishmë ndërkombëtare të krijuara përgjatë integrimit rajonal lehtësojnë shkëmbimin e informacionit mbi aftësitë ushtarake dhe zgjidhjen e konflikteve, dhe rrisin besimin e liderëve politikë, duke mbështetur përkushtimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërshtetërore (Bearce, 2003, Bearce dhe Omori, 2005). Kornizat institucionale rajonale tëkrijuara sëbashku me integrimin rajonal ndryshojnënë masë të madhe në varësi të llojit të MRT-ve. Në këtë seksion, do të përcaktohet roli i një marrëveshjeje rajonale në përputhje me nivelin e tyre të integrimit institucional, domethënë aftësinë e tyre për të manaxhuar konfliktet ndërshtetërore dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tyre në luftë. Vetëm MRT-të thellësisht të konsoliduara, të tilla si bashkimet doganore (të analizuara më sipër) dhe tregjet e përbashkëta, kërkojnë një kornizë domethënëse dhe të përbashkët institucionale e tillë që të mundësojë promovimin e zgjidhjeve të negociuara të mosmarrëveshjeve, rrjedhojë e efekteve të tregtisë.

Baza e analizës së homogjenitetit të MRT-ve janëmodelet e (dis) integrimit politik të zhvilluara nga Vicard (2008) në të cilat sovraniteti mbi politikat tregtare mund të delegohet në nivel rajonal, domethënë kufijtë ekonomik dhe politik nuk janë në mënyrë të pashmangshme të ngjashëm. Meqë sovraniteti mbi politikën e mbrojtjes mbetet në nivel kombëtar, mosmarrëveshjet ndërshtetërore mund të përhapen në luftë dhe tëprishin kështu tregtinë dypalëshe. Kjo krijon rreziqe të cilat me anë të instrumenteve institucionale të MRT-ve mund të hyjnë në punë.


1.9.1 Integrimi rajonal nën hijen e konfliktit


Bazuar në shembujt historikë, Banka Botërore (2000) thekson se forma e integrimit zgjidhet në lidhje me efektet e tij në sigurinë rajonale. Bashkimi Evropian apo MERCOSUR janë ilustrime të dalluara të sigurisë në rritjen e MRT-ve.Arsyejaqë shpjegon efektet alternative të integrimit tregtar në krijimin e luftës qëndron në faktin se, ndërsa gjenerohen fitime, tregtia krijon fitues dhe humbës. Për shembull, grumbullim i industrive në një vend mund të jetë i dëmshme për një vend ose rajon tjetër, duke rritur kështu mosmarrëveshjet ndërshtetërore. Çdo politikë që synon rritjen e integrimit ndërkombëtar është e aftë për të ngritur çështjet e mosmarrëveshjeve; pyetja që ngrihet është se çfarë mekanizmash mund tëçojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përveç luftës dhe se si institucionet ndërkombëtare mund të ndikojnë këto mekanizma.

Kuadri institucional dhe shkalla e ndërkombëtarizmitndryshojnë gjerësisht sipas llojit të MRT-ve. Krijimi i një bashkim doganor kërkon që vendet të bien dakord për tarifën e jashtme të përbashkët (CET) dhe shpërndarjes së të ardhurave mes tyre. Një treg i përbashkët kërkon prezencën e institucionet më të plota politike të bien dakord për një variacion më të gjerë të çështjeve (harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve, lëvizjen e lirë të mallrave dhe faktorëve të prodhimit), ndërsa një marrëveshje e tregtisë së lirë ose një marrëveshje preferenciale përfshin një kuadër më të zbehtë institucional dhe një integrim të kufizuar politik. Sipasgrup - kriterevetëintegrimit institucional, mund të dallohen dy kategori MRT-sh (Vicard, 2008): MRT tëthella (sindikatat doganore dhe tregjet e përbashkëta) dhe të cekëta (marrëveshjet preferenciale dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë). Krijuesit e marrëveshjeve nënkuptojnë krijimin e një kornize institucionale domethënëse e tillë qëtë sigurojë një eksternalitet të sigurisë dhe të ulë probabilitetin që një mosmarrëveshje tëshkallëzohet në luftë. Kjo e fundit nënkupton pak ose aspak integrim politik apo institucional. Në modelin teorik të paraqitur më poshtë do të dallohen MRT-të në bazë të këtij kriteri dhe do të tregohet se si ndryshojnëpërcaktuesit e krijimit të marrëveshjeve.

Literatura mbi integrimin politik përqendrohet në çështjen e formimit të vendit nga ana e qytetarëve në rajone. Në vend të saj, fokusi qëndron në formimin e marrëveshjeve tëtregtisë rajonaleme vendet e pavarura, dmth se si shtetet mund të ndajnë kufijtë e përbashkët ekonomik duke ruajtur sovranitetin mbi politikën e tyre të mbrojtjes. Në fakt, argumenti i dhënë nga Alesina et al. (2005) mbi balancën (ekuilibrin) mes fitimevenga tregje të mëdha dhe heterogjeniteti i shpenzimeve të larta të integrimit politik, është gjithashtu i rëndësishëm kur vendet krijojnë një MTR, dmth një treg rajonal. Njëlojë konfliktidhe një model i tregtisë janë të ngulitura në këtë mënyrë në kuadër të integrimit politik, në mënyrë që të nxjerrin efektin e tregtisë dhe çështjeve të sigurisë në formimin endogjen të MRT-së.
Bazuar në modelin me dy kontinente dhe katër shtete nga Vicard (2008), mund të derivohet një model mes dy vendesh [në këtë rast Kosova (K) dhe Serbia (S)] duke abstraguar nga variabla që në këtë rast do të konsideroheshin apo parashikoheshin si të parëndësishme. Sipas Marshall "një vend është përcaktuar si një njësi e pavarur politike në të cilën (1) mbrojtja është plotësisht dhe besueshmërisht e centralizuar, (2) një qeveria e unifikuar merr vendime mbi bisedimet dhe strategjitë e luftës ". Duke mbajtur të pavarur politikate sigurisë, vendet mund të vendosin për të krijuar një RTA me një partner dhe kështu përfitojnë nga një treg më i madh, i lirë nga barrierat tregtare dhe politike. Qeveritë kombëtare zgjedhin aftësitë e tyre mbrojtëse dhe vendimin nëse do të krijojnë apo jo një MRT, duke pasur parasysh se:


  • krijimi i një MRT-je do të thotë heqja e pengesave politike për të tregtuar me anëtarët e tjerë dhe në këtë mënyrë siguron përfitime për popullsinë, por përfshin kostot e heterogjenitetit;

  • vendet përballen me mosmarrëveshjet ndërshtetërore mbi burimet apo prodhimin, të cilat zgjidhen në mënyrë paqësore ose me anë të luftës;

  • lufta prish tregtinë me kundërshtarin.

Si zakonisht në literaturën mbi integrimin politik, hyrja në një MRT përfshin kostot e heterogjenitetit ks, s = K, S, "për shkak të nevojës së mbajtjes sëbashku tëindividëve me interesa, preferenca, kulturë dhe histori të ndryshme" (Varian, 2009). Në të vërtetë, integrimi ekonomik nënkupton politika të përbashkëta dhe sigurimin e disa të mirave publike në nivel rajonal, të cilat largojnë politikat aktuale nga ato ideale. Kostoja e formimit të një MRT-je mes Kosovës dhe Serbisëështë supozuar të jetë e ndaluar, për shkak të diferencave në preferencat kombëtare. Në këtë mënyrë një MRT mund të krijohet në çdo kontinent.


Çdo vend ndan kufirin me vendin tjetër dhe mund t'i nënshtrohen mosmarrëveshjeve ndërkombëtare mes tyre. Meqë asnjë institucion ndërkombëtarnuk mban monopolin e dominancës dhe nuk mund të vendosë mbi të drejtat pronësore, kontestet mbi shpërndarjen e të ardhurave janë zgjidhur ose në mënyrë paqësore ose me anë të luftës në bazë të rezultatit tësjelljes konflikuale. Një mosmarrëveshje ndodh në të gjithë botën me probabilitetit ρ dhe është e vendosur në mënyrë të njëtrajtshme mes çdo palë, në mënyrë që secili prej tyre i nënshtrohet një mosmarrëveshje me probabilitet . Vendet përballen me mundësi të përvetësimit në një pjesë të të ardhurave të tyreR, ekzogjene dhe e përbashkët mes vendeve.
Modeli është një lojë me 3 faza: (1) vendet vendosin nëse janë pro ose jo për të formuar MRT-në, (2) ata zgjedhin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, dhe (3) pasiguria në lidhje me vendndodhjen e mosmarrëveshjeve dhe probabilitetit të përshkallëzimit është zbuluar dhe konfliktet mund të zgjidhen. Faktori kohëështë i rëndësishm për shkak se formimi i një MRT-je merr kohë dhe është menduar të jetë afatgjatë; vendosja e aftësive mbrojtëse është gjithashtu një proces afatmesëm, por konsumon më pak kohë; dhe mosmarrëveshjet ndodhin dhe janë zgjidhur në afatshkurtër. Qeveria e çdo vendi zgjedh nëse është pro ose jo formimittë një MRT-je dhe përcakton sasinë e burimeve për shpenzimet e mbrojtjes di (0 ≤ di≤ Yi) për të maksimizuar shërbimet kombëtare.
Pavarësisht prespektivës së integrimit rajonal, formimi i MRT-ve kërkon analizë të saktë kosto-përfitimesh. Pra, do të duhet qësituata e vendeve, (në këtë rast Kosova dhe Serbia) të përmirësohet pas formimit të MRT-së. Në këtë mënyrë, supozojmë se të ardhurat janë konceptuar në kushtet e një ekonomie me këmbim të pastër. Vendet krijojnë tregti brenda kufijve, në rajon ose në tregjet botërore të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Hapja tregtare apo më saktë shkalla e saj shoqërohet me kosto nga tregtia të cilat përcaktohen si barriera gjeografike, teknologjike apo politike. Në analizë merret indeksi i lirisë tregtare në varësi të kostove të transportit dhe barrierave politike tregtare dhe i llogaritur si prodhim: Rrjedhimisht, do të kuptonim se nëse vendet formojnë MRT mes tyre, barrierat politike nuk do të ekzistonin, dhe indeksi i lirisë tregtare do të rritej ndjeshëm. Në këtë mënyrë mund të përcaktojmë të ardhurat kombëtare si funksion i indeksit të lirisë tregtare, madhësisë së tregut të brenda vendit (S1) si dhe madhësisë agregate të tregut më partnerin (S2) në MRT. Aq kohë sa analiza e heterogjenitetit të MRT-së trajtohet në aspektin teorik, mund të shtojmë edhe faktorin e globalizimit në rritjen e të ardhurave kombëtare si pasojë e reduktimit të tarifave zgjerimit tregtar por edhe konvergjencës në preferencat e konsumatorëve në tregjet e brendshëm të të dy vendeve. Pasi përcaktuam të ardhurat kombëtare dhe përbërjen e tyre sipas efekteve të secilit komponent, konsiderojmë rastin kur vendet abstragojnë nga përfitimet e krijimit të MRT dhe zgjedhin të konfliktohen mes tyre.
Konfliktet, kryesisht ato me natyrë ndikuese në tregtinë e jashtme, shkaktojnë prishjen e marrëdhënieve tregtare, rritjen e kosotve të mbrojtjes kombëtare (si rrjedhojë rritet ) si dhe reduktojnë të ardhurën kombëtare meqë vendi humbet një partner tregtar. Në këtë rast, alternativa e konfliktit shoqërohet me kosto të larta për të dy vendet. Për të përcaktuar dhe analizuar vendimarrjen fitimprurëse për të dy vendet, përdorim modelin me dy vende dhe dy mundësi zgjedhjeje të teorisë së lojës dhe përcaktojmë ekuilibrin Nash (Varian, 2009).
Vendet mund të zgjedhin në kushtet e mosmarrëveshjeve të formorjnë MRT-në mes tyre apo të konfliktohen deri në krijimin e sjelljeve me karakter dhunën. Figura më poshtë tregon mundësitë e zgjedhjes për të dy vendet duke përcaktuar edhe kosto-përfitimet përkatëse

Figura Rezultatet e lojës së konfliktit





Burimi: Vicard (2008);
Nga Figura dallohet qartë se strategjia dominante është (MRT-MRT). Por, Vicard (2008) tregon se një marrëveshje e negociuar në mënyrë paqësore është e besueshme vetëm atëherë kur lojtarët (K dhe S) nuk devijojnë nga strategjia fillestare apo të paktën nuk ekzistojnë incentivat për të bërë një gjë të tillë. Një situatë e tillë do të ndeshej nëse strategu K parashikon se përfitimet e zgjedhjes së stategjisë “konflikt”, të materializuara në avantazhe për K dhe disavantazhe për S, mund ta vendosnin lojtarin K në një pozicion më të mirë se në rastin e strategjisë dominante. Në këtë mënyrë, supozojmë se është K lojtari që zgjedh strategjinë“konflikt” duke e ditur se strategjia e lojtarit S do të jëtë “MRT”. Në këtë rast lind avantazhi i vepruesit të parë i materializuar (E), dhe nëse ky avantazh tejkalon kostot e sjelljes konfliktuale, padyshim që lojtari K do të vendosej në pozicion më të mirë. E njëjta stretegji vlen edhe për lojtarin S duke supozuar se EK = ES. Problemi qëndron se asnjë nga kombinime (konflikt – MRT) apo (MRT – konflikt) nuk paraqesin ekuilibra Nash pasi supozimi se lojtarët veprojnë duke njohur më parë strategjinë e njëri tjetrit nuk vlen në këtë rast. Ngelet të arsyetojmë mbi dy kombinimet e vlefshme (konflikt – konflikt) dhe (MRT – MRT). Qartësisht mund të dallojmë se rasti mëfitimprurës për të dy lojtarët është (MRT – MRT) duke qenë se pjesa e të ardhurës që do të ndahet mes dy lojtarëve është më e madhe kur kostot janë zero, pavarësisht alokimit të saj. Rrjedhimisht, dalim në përfundimin se formimi i MRT-së mes vendeve është parimisht alternativa më e mirë, pavarësisht incentivave të tjera që nuk janë përfshirë në analizë.
Paralelizmi me realitetin përputhet pak me analizën e mësipërme duke qenë se midis vendeve të targetuara, treguesit makro të tregtisë së jashtme nuk përkojnë me parimet e tregtisë së lirë. Një parashikim i tillë, i mbështetur në shifra në kreun 3, lind nevojën e supozimit se vendet kanë zgjedhur të konfliktohen, dhe një sjellje e tillë duhet studiuar.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish