Akademinë e tretë post-jugosllave të paqes



Download 82,5 Kb.
Sana08.09.2017
Hajmi82,5 Kb.
#19890

Të dashura mikesha, të dashur miq,


Centar za nenasilnu akciju, Sarajevë dhe Beograd


Bashkimi Qendror i Menonitëve (MCC), Sarajevë
Nansen Dialogue Center, Sarajevë
TERCA, Mostar/Sarajevë

ju ftojnë të paraqiteni në







AKADEMINË E TRETË POST-JUGOSLLAVE TË PAQES


www.mirovna-akademija.org

Sarajevë, 18 – 27.07. 2010


Me kënaqësi ju njoftojmë që këtë vit për herë të tretë organizojmë Akademinë Post- Jugosllave të Paqes për njerëz nga vendet e ish Jugosllavisë, të cilët janë aktiv në fushën e ndërtimit të paqes, të ballafaqimit me të kaluarën, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut; për aktivist/aktiviste, student/studente, hulumtues/hulumtuese, teorist/teoriste; gazetar/gazetare dhe të gjithë të tjerët të cilët paqen e kanë në fokus të mënyrës së të jetuarit dhe veprimit.


Qëllimi ynë kryesor është të kontribuojmë në avansimin e praktikave dhe teorive të ndërtmit të paqes në rajonin e ish Jugosllavisë dhe t'ju ofrojmë njerëzve të cilët merren me ndërtimin e paqes rastin për:


- vështrim kritik dhe reflektim të praktikave të deritanishme dhe modeleve të aplikuara në fushën e ndërtimit të paqes në rajonin e ish Jugosllavisë, por edhe të botës

- njohje me teori dhe praktika të reja të ndërtimit të paqes, aktuele në pjesët e ndryshme të botës.


Pas përvojës së jashtëzakonshme dyvjeçare dhe gjashtë kurseve të realizuara, dy sesioneve me tre kurse në të njëjtën kohë, këtë vit, Akademia post-jugosllave e Paqes do

t'iu ofrojë aktivistëve/aktivisteve dhe hulumtuesve/hulumtueseve të interesuar tre kurse të reja, të cilat do të zhvillohen paralelisht ( në kohë të njëjtë, në vend të njëjtë):


1. Religjioni dhe nacionalizmi
Vjekoslav Perica, Universiteti i Rijekës,

Gjatë kursit punohet në gjuhë boshnjake/kroate/serbe

Për më shumë detaje lidhur me kursin dhe ligjëruesit/ligjërueset klikoni këtu

2. Të kuptuarit e elementeve të dhunës kolektive dhe krimeve masovike si dhe pasojave të tyre ( përmes rasteve të ish Jugosllavisë dhe Ruandës – në kontekstin e rajonit afrikan të Liqeneve të mëdha)

Vlasta Jalušić i Tonči Kuzmanić, Instituti i Paqes, Lubjanë

Gjatë kursit punohet në gjuhë boshnjake/kroate/serbe

Për më shumë detaje lidhur me kursin dhe ligjëruesit/ligjërueset klikoni këtu


3. Memory and its role in Conflict and Conflict Transformation

Orli Fridman, SIT Study Abroad (Balkans) and MA program in Conflict Studies, Singidunum University (Belgrade)

Gjatë kursit punohet në gjuhën angleze.

Për më shumë detaje lidhur me kursin dhe ligjëruesit/ligjërueset klikoni këtu
Mund të merrni pjesë vetëm në një kurs.
Parakushtet për pjesëmarrje:

- Përvojë pune në ndërtimin e paqes në cilëndo nga fushat e lartëpërmendura

- Gatishmëri për t'iu përkushtuar kursit të zgjedhur gjatë tetë ditëve (ardhjet me vonesë

dhe shkuarja para kohe nuk do të tolerohen)

- Gatishmëri për të kryer të gjitha detyrimet lidhur me kurs (leximi i literaturës së

rekomanduar, të shkruarit e esesë përfundimtare)

- Njohja e mirë e gjuhës angleze (parakusht për pjesëmarrje në kursin e tretë)

- Moshën minimale për pjesëmarrje është 21 vjet


Metodologjia dhe mënyra e punës:
Në kurse do të kombinohen ligjërata ( në masë të vogël) dhe mënyra interaktive e punës (gjatë pjesës më të madhe të kursit) përmes diskutimeve grupore, punës në grupe të vogla, analizës së video dhe materialit të shkruar.

Metodologjia e këtillë kërkon pjesëmarrje aktive dhe kontribut të pjesëmarrësve /pjesëmarrëseve në krijimin e një dinamike cilësore të punës.


Kohëzgjatja e secilit kurs do të jetë tetë ditë- shtatë ditë punë dhe një ditë e lirë në mes të kursit.

Dita e punës do të jetë e ndarë në dy blloqe - paradite dhe pasdite, me pauzë për drekë dhe pushim në mes të blloqeve. Të gjithë kandidatëve/kandidateve të përzgjedhura do t'iu dërgohet materiali i shkruar i domosdoshëm për vijimin e kursit disa javë para fillimit të kursit.


Informatat logjistike dhe teknike
Parimi i aplikimit:
Nëse keni dëshirë të merrni pjesë në këtë program, ju lutemi të plotësoni pyetësorin e bashkëngjitur dhe ta dërgoni më së voni deri më 31.05.2010 në adresën:

info@mirovna-akademija.org Ova e-mail adresa je zaštićena od spam robota, nije vidljiva ako ste isključili JavaScript apo me faks në numrin: +387 33 715 482.

Do të zgjedhen nga 20 aplikime për kurs. Rezultatin e përzgjedhjes do t'ju kumtojmë më së voni deri më 10.06.2010.


Ju lusim që pyetësorin e bashkëngjitur ta plotësoni hollësisht, ngase atë e kemi burimin kryesor në procesin e vendimmarrjes dhe përzgjedhjes së aplikacioneve.
Vendi

Lokalet e punës ku do të vendosen pjesëmarrësit/pjesëmarrëset janë në kuadër të kompleksit të konviktit françeskan të studentëve të vendosur në lagjen sarajevase Grbavica, rreth 15 minuta ecje më këmbë deri te qendra e qytetit.

Kompleksi i përmendur i sapondërtuar posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për organizimin e Akademisë së Paqes, ndërsa vendosja do të bëhet në dhoma dykrevetëshe.


Shpenzimet

Shpenzimet për pjesëmarrje në Akademinë e Paqes janë 700 euro për person. Nga këto shpenzimet e banimit, ushqimit, honorarit për ligjërues/ligjëruese i bartë organizatori.



Të gjithë pjesëmarrësit/pjesëmarrëset i bartin vetë shpenzimet e udhëtimit dhe të pjesëmarrje në Akademinë e Paqes duke paguar participimin e detyrueshëm nga 50 euro për kurs.

Shpenzimet e rrugës si dhe shpenzimet për marrjen e vizës për Bosnjë dhe Hercegovinë janë të mbuluara vetëm për pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia. Përveç kësaj, pjesëmarrësit përsipër shpenzimet e udhëtimit të sigurimit.


Nëse ju apo organizata juaj keni mundësi që për mbajtjen e Akademisë së Paqes të kontribuoni duke paguar edhe participime më të mëdha (150, 250 apo 350 euro) ju lusim që këtë ta shënoni në pyetësor.
Të gjithë kandidatët/kandidatet e përzgjedhura do të duhej që participimin ta paguanin para fillimit të Akademisë. Paratë e mbledhura në këtë mënyrë do të përdoren për blerjen e materialit të nevojshëm dhe mbulimin e shpenzimeve operative të organizimit të Akademisë së Paqes.

Për informata shtesë lidhur me Akademinë e Paqes mund të vizitoni web faqen tonë



www.mirovna-akademija.org apo të na kontaktoni në:

Amela Puljek-Shank dhe Randy Puljek-Shank


e-mail: info@mirovna-akademija.org Ova e-mail adresa je zaštićena od spam robota, nije vidljiva ako ste isključili JavaScript
Telefon/fax: +387 33 715 482
Adresa:
Grbavička 91 (MCC)

71000 Sarajevo


Bosna i Hercegovina
Download 82,5 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish