053. 6 (497. 7) Mr sc. Xhemile selmani



Download 61.19 Kb.
Sana11.06.2017
Hajmi61.19 Kb.
341.231.14 – 053.6 (497.7)
Mr. sc. Xhemile SELMANI


ROLI DHE POZITA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË (ADOLESHENCA; MOSKALIMI I KËSAJ FAZE ME SUKSESE NËNKUPTON DEVIJIMIN DHE DELIKUENCËN TEK TË MITURIT DHE TË RINJTË)



Abstract
The goal of the strategy of the Republic of Macedonia is to become a member of the European Union. But, such an aspiration can be accelerated, if fulfills the required conditions, where precisely isthe protection of individual rights to freedom of expression and human security. Until now the Republic of Macedonia has made Constitutional and legal intervention in terms of freedom of expression and human security rights, but their practical and legal implementation has still an apparent lag. Therefore, the main reason for hope should not be linked to the nature of these challenges, but with the speed and the practice of responsible practice and with the Constitutional law, the real need to respect these rights, therefore the citizens enjoy theserights, and not to bring the law for Europe and European standards. The right of free accommodation for children birth is women’s right freely to decide on child’s birth. Family and motherhood, children and juvenile, according to the Constitution enjoy special protection.

Abstrakt
Strategjia e Republikës së Maqedonisë ka për qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mirëpo, një aspirim i tillë mund të përshpejtohet, në qoftë se i plotëson kushtet e nevojshme, ku pikërisht bënë pjesë mbrojtja e të drejtave të njeriut, të drejtat e të miturve dhe të rinjvesi dhe të drejta themelore. Republika e Maqedonisë deri më tani ka bërë ndërhyrje kushtetuese dhe ligjore për sa i përket të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të sigurisë njerëzore, mirëpo praktika dhe implementimi juridik i tyre akoma ka ngecje të theksuar. Në këtë drejtim, arsyeja kryesore për shpresën nuk duhet të lidhet me natyrën e këtyre sfidave, por me shpejtësinë dhe dinamikën e përgjigjes praktike dhe atë të legjislacionit kushtetues dhe ligjor, që duhet të respektohen këto të drejta realisht, për t’i ndjerë dhe gëzuar qytetarët e saj këto të drejta. Ky pra është moment kyç që ky punim ka për qëllim t’i trajtojë raportet mes legjislacionit dhe realizimit të këtyre të drejtave themelore të njeriut dhe të rinjve në Republikën e Maqedonisë.
1.Rëndësia teorike e studimit tëdelikuencës në Maqedoni
Vëzhgimi i delikuencës së të miturve në Republikën e Maqedonisë, sidomos në periudhën e pavarësisë e këndej ka rëndësi të veçantë, ngase dukuria është mjaft e përhapur, kurse studimi i saj i pamjaftueshëm. Prandaj ky hulumtim dhe studim shkencor ka një vlerë të çmuar të shumëfishtë për zgjerimin dhe thellimin e njohurive rreth faktorëve të përgjithshëm dhe tëposaçëm që ndikojnë në paraqitjen e kësaj dukurie. Është me rëndësi specifike të hetojmë;motiveve dhe personalitetit të tëmiturve delikuentë, vëllimit, strukturës, dinamikës dhe prirjeve të zhvilli mit të mëtejshëm të dukurisë, ashtu edhe për verifikimin apo korrigjimin e supozimeve paraprake në bazë të rezultateve empirike, gjetjen e mënyrave dhe mjeteve efikase për luftimine saj dhe së fundi për begatimin e literaturës origjinale mbi këtë problematikë në R. E Maqedonisë .1 Nga kjo pikëpamje kërkimi i kryer paraqet interes dhe kontribut të dobishëm për fenomenologjinë dhe etiologjinë e kriminalitetit të të miturve në R.Maqedonisë.

2.Rëndësia praktike e studimit dhe pozita e tëdrejtave themelore
Qëllimi final i këtij hulumtimi është materializimi apo zbatimi praktik i rezultateve të tij në përpjekjet e përgjithshme të shoqërisë për; parandalimin, kufizimin dhe mënjanimin e dukurisë së kriminalitetit. Këto procese dhe dukuri të të miturve në Maqedoni do të studiohen me theks të veçantë për shqiptarët, duke u përqendruar sidomos si në evitimin e kushteve dhe të shkaqeve të saj, ashtu edhe në risocializimine delikuentëve të mitur për t'u vënë në rrugë të mbarë të jetës normale si pjesëtarë tëdobishëm të shoqërisë. Nga ana tjetër do të mundohemi të konstatojmë se cilat janë elementët që ndikojnë në veprime që të miturit të kryejnë vepra penale, paralelisht duhet të dallojmë se cilat veprime të kryera nga të miturit do të konsiderohen të paligjshme , Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga fëmijët nën 14 vjeç, dhe për ata mbi 14 vjeç. Gjithashtu duhet të kemi parasysh edhe përgjegjësit civile p.sh. Pse përgjegjësia civile e prindit quhet e “kushtëzuar” dhe shumë faktor të tjerë do të elaborohen në aspektin penalo-juridik në vijim. Praktikat për njohjen dhe studimin e delikuencës i kanë të njohura mangësitë dhe kufizimet e tyre. Kjo mbështetet në faktin e paraqitjes specifike të delikuencës në vendin dhe kohën kur ajo studiohet, raportet shoqërore në atë mjedis, legjislacioni etj.

Mund të sigurohen informata, dokumente për tu pajisur me dije se si është trajtuar dhe iniciativat që janë ndërmarrë për të. Mirëpo, vështirësitë e komunikimit, krahasimit, transmetimi i informacioneve mbeten sfida të përhershme që të dokumentohen praktikat e mira për parandalimin dhe integrimin e tyre në shoqëri, sepse gjithherë një informacion mbetet i paditur dhe delikuenca vazhdon të mbetet problemshoqëror. Metodologjia e zbatuar në këtë studim është mbështetur në identifikimin efaktorëve me ndikim në familjet me delikuentë, legjislacionin dhe praktikat për familjen dhe marrëdhëniet familjare, krahasimi i rasteve të suksesshme nga asociacione që kanë trajtuar delikuentë, në hartimin e raporteve të intervistave duke i ndarë praktikate sugjeruara më të pranueshme për integrim të delikuentëve në rrethin familjar dhe shoqëror, intervista me stafin hulumtues duke plotësuar pastaj mënyrën e hulumtimite dhe me veprime tjera të pranueshme. Ndërsa për vëzhgimin e plotë dhe tërësor të problemit, krahas metodave tëpërgjithshme logjike (induksionit, deduksionit, analizës, sintezës, krahasimit dhe përgjithësimit), në realizimin e këtij punimikërkimor janë përdorur edhe këto metoda të veçanta: metoda e analizës teorike, metoda statistikore, metoda e bisedës, metoda e krahasimit dhe metoda e përshkrimit.2



2.1. Njohja reale e këtij problemi dhe pasojat e mundshme
Për ta njohur më mirë këtë problem, para hulumtimit kemi analizuar të dhëna teorike të këtij problemi analizën teorike të problemit, kemi konsultuar literaturën përkatëse profesionale dhe kemi nxjerrë përfundime të përgjithshme teorike mbi natyrën, përmasat dhe tiparet e delikuencës së të miturve. Për analiza dhe përfundime të rezultateve të hulumtimit kemi shfrytëzuar mostrat dhe përqindjet e delikuentëve sipas moshës, gjinisë, gjendjes ekonomike, arsimit dhe qendrave të banimit fshat-qytet, të cilat janë paraqitur nëmënyrë shkencore dhe hulumtuese.Në realizimin e këtij hulumtimi kërkimor metoda e bisedës e ka zënë vendin qendror. Intervistat janë zhvilluar me të gjitha subjektet relevante: me punëtorë të QPS-ve, të shkollave, policisë, gjykatave, shërbimit korrektues, me delikuentët e vendosur në Shtëpinë Përmirësuese si dhe me prindërit e tyre.Për të nxjerrë përfundime të sakta në bazë të vëzhgimit të dukurisë, të gjitha të dhënat e grumbulluara i kemi krahasuar sipas strukturës gjinore,të moshës dhe mjedisore (fshatra apo qytete) të delikuentëve. Të gjitha vrojtimet,përfundimet dhe rekomandimet përkitazi me dukurinë e studiuar janë përshkruar tekstualisht. Dukuria e delikuencës së të miturve ekziston në të gjithë botën, por më e përhapur është në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, ku rastet e delikuencës shtohen çdo ditë në mënyrë dramatike, sidomos ata të përdorimit të armëve përdorimi i armëve dhe pjesëmarrja në krimin e organizuar. Për më tepër statistikat tregojnë se fëmijët e tillë janë më shumë viktima të dhunës sesa autorë të krimit. Edhe literatura e konsultuar dëshmon se në një anë gjendja e tyre është shumë shqetësuese për shkak rreziqeve të ndryshme dhe kushteve që u ofron mjedisi në të cilin jetojnë, kurse në anën tjetër ata vetë me sjelljet e tyre problematike përbëjnë rrezik për të tjerët dhe pronën e tyre.Në bazë të trajtimeve që u janë bërë të miturve delikuentë nga ana e organeve kompetente në tërë Evropën, është vërtetuar se format e represionit janë më pak frytdhënëse sesa aktiviteti për përmirësimin e faktorëve që e nxisin këtë dukuri.3Për shumë vende është karakteristike dukuria e delikuentëve të mitur që janë pa strehë dhe jetojnë në rrugë. Këtyre fëmijëve u mungojnë kushtet elementare për jetë, po njëkohësisht edhe edukata familjare, që janë parakushte themelore të sjelljes devijuese.
3. Përdorimi dhe kontrabandimi i drogës
Përdorimi dhe kontrabandimi i drogës dhe i armëve, mjaft i përhapur në rajonin e përmendur, shpie edhe në dukurinë e vetëvrasjes, e cila te grup-moshat 15 -19 vjeç që nga viti 1970 është rritur 40 për qind (më së shumti në Austri dhe Finlandë, kurse fare pak në Itali). Statistikat tregojnë se përdorimi i drogës dhe varësia e të miturve prej saj janë të theksuara sidomos në Rusi, ku janë regjistruar 1.500.000 dhe në Ukrainë 20.000 raste të tilla (duke përfshirë edhe lloje të rënda të narkotikëve). Nga literatura mbi delikuencën në SHBA kemi mësuar se shtetet perëndimoreu kushtojnë kujdes të veçantë faktorëve që e nxisin këtë dukuri. Hulumtimet e bëra tregojnë se ekziston një lidhshmëri e madhe ndërmjet abuzimit të drogave nga të miturit, dhunës në shkolla, shtatzënisë së tinejxherëve dhe delikuencës. Që të gjithë, ose shumica e këtyre faktorëve të rrezikshëm, zakonisht veprojnë në mënyrë të kombinuar me njëri-tjetrin. Si faktorë të rrezikimit të komunitetit në SHBA merren: përdorimi i drogave dhe i armëve, që sigurohen me lehtësi, ligjet dhe normat e komunitetit që janë nëfavor të delikuencës, abuzimi i substancave dhe dhunës, dhuna në TV (ndikimi negativ te shikuesit e sidomos te të miturit dhe fëmijët). Kurse faktor të rrezikimit të familjes janë: çrregullimi i marrëdhënieve familjare, konflikti në familje, qëndrimet e prindërve dhe lidhshmëria me abuzimin e substancave, krimin, dhunën etj. Pasojat e delikuencës hetohen sot edhe në shkollë që fillojnë me sjelljet asociale të të miturve, duke u shprehur me sukses të dobët në mësime, ikje nga orët e mësimit dhe braktisje të shkollës në tërësi.

Këto janë parakushtet që i mituri pastaj nuk zgjedh mënyra të sjelljes duke krijuar raporte konfliktuoze me rrethin dhe duke u bërë problem dhe barrë e rëndë jo vetëm për familjen, por dhe për shoqërinë në tërësi. Institucionet në Perëndim u kushtojnë rëndësi të veçantë faktorëve nxitës të delikuencës nëpërmjet studimit të tyre, preventivave të ndryshme, riedukimit dhe parandalimit të delikuencës.



  1. Krahasime me vendet e tjera rajonale

Në krahasim me vendet e rajonit numri i rasteve të delikuencës në Republikëne Maqedonisë nuk është i madh shikuar në përpjesëtim me numrin e popullsisë. Por, megjithatë, del mjaft e lartë, ngasenë Maqedoni punohet vetëm me të miturit delikuentë, por jo edhe me delikuencën në përgjithësi si fenomen negativ shoqëror. Përveç faktorëve të përmendur më sipër në shtetet tjera, në Maqedoniveprojnë edhe disa faktorë shtesë që e nxitin delikuencën, siç janë: streset dhe traumat e fëmijëve me një ose pa prindër , emigrimi i popullatës duke i lënë fëmijët nën përkujdesje të afërmeve të tyre të familjes, baza e vështirë ekonomike,papunësia, pagat e vogla, për një grup dhe për grupin tjetër dhënia e parave fëmijëve në mënyrë të pakontrolluar, mos përcjellja e procesit mësimor nga ana e prindërve , mos marrja e veprime në kohën e duhur kur paraqiten elementet devijuese etj. Gjatë konsultimit të literaturës kemi hasur një shembull interesant të trajtim-it të delikuentëve të mitur në Kanada me anë të metodës së quajtur "Ndërmjetësimi në rastet kriminale të të miturit". Në qytetin e Ontarios dy të mitur kishin rroguar e vjedhur 21 shtëpi.Ata e ,,shpaguan" krimin duke shkuar në secilën shtëpi për të kërkuar falje dhe për të kompensuar vlerën e gjërave të vjedhura. Ky shembull tregon se sa është i efektshëm komunikimi me të miturin delikuent. Kjo procedurë që ka zënë fill në Kanada, përdoret edhe në Evropë edhe në SHBA.





  1. Programe të veçanta të ndërmjetësimit

Këto programe të “ndërmjetësimit” nënkuptojnë komunikimin e të miturit delikuent me viktimën, mirëpo ndodh që viktima të mos ketë dëshirë ta takojë delikuentin e mitur dhe pastaj procedimi i rastit shkon sipas rregullave. Por, në qoftë se të dy palët pranojnë të bisedojnë rreth shkakut të krimit apo të sjelljes asociale, ndërmjetësuesit duhet ta shfrytëzojnë këtë për të marrë hapa konkretë për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.Trajtimi i delikuentëve sipas programit të ndërmjetësimit që përfshin takimine delikuentit të mitur me viktimën, dëmshpërblimin dhe të kërkuarit falje nga ana edelikuentit është metodë shumë interesante, sepse ajo e lehtëson shpirtërisht delikuentin dhe krijon një atmosferë që ai të rikthehet në aktivitete shoqërore, të risocializohet etj. Sipas mendimit tonë, kjo metodë është shumë e mirë, por dyshojmë në mundësinë e përdorimit të saj në Republikën e Maqedonisë për shkak të mentalitetit tjetër dhe ekzistim-it të disa faktorëve shtesë, në radhë të parë kushteve materiale të rënda për të dyjapalët - viktimën dhe delikuentin e sidomos për këtë të fundit, i cili për shkak të varfërisë detyrohet të devijojë, e kjo do të thotë se ai në rastin më të mirë mund të kërkojë falje, por assesi të paguajë dëmin.





  1. Praktika gjyqësore në Republikën e Maqedonisë

Praktika gjyqësore në Republikën e Maqedonisë për sa u përket të miturve dëshmon për një sanksionim shumë të ashpër dhe për sa i përket mënyrës së sanksionimit kemi raste edhe gjatë vuajtjes së dënimit të miturit në Republikën e Maqedonisë vuajnë bashkërisht shqiptimin e dënimit siç është rasti konkret i “Shutkës”. Kjo nënkupton që drejtësia për të mitur nuk është dhe aq e vëmendshme për sa i përket faktorëve preventiv që të dikojnë pozitivisht, edhe atëherë kur një vepër penale nga një i mitur mund të ketë ardhur si pasojë i një dëmi të caktuar pasuror apo jo-pasuror rastesisht nga ana e një të mituri.Në vazhdim do të bëjmë një përshkrim të legjislacionit penal të Republikës së Maqedonisë në anën formale ligjore dhe paralelisht dhe atë zbatuese në praktikën e përditshme të dhënies së drejtës për të miturit në këto hapësira. E drejta penale për të mitur është pjesë e sistemit të përgjithshëm penalo-juridik. Sipas LPM (n.70), për kryesit e miturit të veprave penale vlejnë dispozitat e tij (të përfshira në kapitullin e gjashtë!) për masë edukuese për të miturit dhe dispozita tjera të ligjit të cilët nuk janë në kundërshtim me këto dispozita. Dispozitat e posaçme për kryes të mitur zbatohen në kushte të caktuara ligjore dhe mbi personat e rritur kur dënohen për vepra penale që i kanë kryer si të mitur dhe me përjashtim edhe mbi persona që kanë kryer vepra si të rritur më të rinj. De lege lata d.m.th. e drejtë penale për të mitur edhe më formale, por edhe në kuptimin themelor e integruar në të drejtë e përgjithshme penale. Si delikuent të mitur llogariten vetëm të miturit që kanë kryer vepër me ligj të paraparë si vepër penale! Me këtë ligjvënësi ynë (tani për tani) është përcaktuar në raport të pyetjes shumë të ndjeshme rreth qasjes segmentare kah kërkimi i zgjidhjes sa më të mirë për problemin e delikuencës së të miturve (por ngjashëm edhe me krimin e organizuar, krimi i dhunshëm etj). Padyshim është se qasja e tillë e fsheh rrezikun që e drejta penale të imtësohet (ndahet) në disa degë të cilat gjithnjë e më shumë do të largoheshin njëra prej tjetrës dhe do të formoheshin mbi parimet e ndryshme dhe instituteve të ndryshme: e drejtë penale autonome për të mitur ose (tituj që vijnë), e drejtë penale ekologjike, e drejtë penale ekonomike, e drejtë penale kompjuterike etj. Përcaktim themelor i KPM në raport me përmbajtjen, funksionet dhe qëllimet e së drejtës penale për të mitur është i determinuar me këtë qasje: sistemi i tij kategorial mbështet mbi veprën penale, por në raport me përgjegjësinë penale dhe sistemin e sanksioneve ajo ka pozicion autonomi të plotë!

Duhet theksuar se e veçanta e trajtimit penalo-juridik të kryesve të mitur reflektohet në mënyrë të kthyeshme edhe mbi kuptimin për nocionin e veprës penale. Definicioni i tij në kuptimin objektiv-subjektiv (si veprim i paraparë në ligj, antiligjor, fajtor dhe i dënueshëm) qartazi se nuk mund t’u përgjigjet nevojave specifike të trajtimit të të miturve. Jo rastësisht, në këtë kuptim KPM aspak nuk e largon nocionin e përgjegjësisë penale për të miturit, duke e shfrytëzuar vetëm te të miturit më të vjetër kur bëhet fjalë për vepër më të rëndë (n.86, mund të dënohet vetëm i mitur më i vjetër i cili është penalisht përgjegjës). Përkundër aftësisë së supozuar për fajin e të rriturve, supozim për papërgjegjësinë e të miturve është konsekuente e statusit të tyre të përgjithshëm juridik, kapaciteti i plotë i të cilit (aftësi e pjesshme, aftësi për bashkëshortësi etj) arrihet me rritje (18 vjet).Por nga ana tjetër, pranimi i nocionit objektiv të veprës penale (vepër antiligjore, pa ekzistimin e fajit) ndeshet me disa pengesa plotësuese: p.sh. kur ekzistimi i veprës paraqet element subjektiv (qëllim, paramendim special etj) ose në rastet në të cilat ligji i dënon vetëm kryerjen me paramendim të veprës (nëse ndonjë i mitur i shkakton tjetrit lëndime trupore nga n.130 LPM, për të cilën dënohet vetëm nëse është shkaktuar me paramendim, a mundet veprimi i tillë të trajtohet si vepër penale nëse pyetja për paramendimin, ose pakujdesinë, gjegjësisht faji i të miturit është deplasuar që më parë). Megjithatë kushtëzimi i trajtimit penalo-juridik të të miturit me sjelljen që i plotëson shënimet objektive të veprës penale është në pajtueshmëri siç pamë me parimin e ligjshmërisë dhe sigurimin e garancive juridike për të drejtat e tij!

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrohet se e drejta penale e të miturve edhe në rastin e legjislacionit tonë dhe zhvillimin e saj është krijuar nëpërmjet emancipimit gradual prej të drejtës penale e të rriturve dhe se tendenca e tillë ka pavarësi jo vetëm që nuk është ndërprerë, por në dekadat e fundit është forcuar edhe më shumë. Koegzistenca e saj e qetë me të drejtën penale të përgjithshme (sistem në sistem) mbahet dhe mund të mbahet edhe më tej nëse në ndërkohë hulumtimet kriminologjike si dhe drejtimet e saja kriminalo-politike (para së gjithash lëvizja e mbrojtjes së përgjithshme) nuk e kanë hapur çështjen për faktorët kriminogjen dhe për pjesëmarrjen e vet shoqërisë në krimin individual, për kriminelin jo si njeri i prishur moralisht dhe njeri i keq, por si viktimë i gjendjes shoqërore.

Posaçërisht teza e fundit u bë pothuajse preokupim qendror i politikës kriminale dhe kriminologjisë së delikuencës së të miturve. Shkelësit e mitur për herë të parë janë viktimë të shoqërisë moderne, të faktorëve të fortë kriminogjen që i toleron si dhe mosorganizimin e saj dhe mosrezistimin kah ndalimi i ndikimeve të dëmshme mbi të rinjtë.

Sa ka shoqëria të drejtë të mbrohet prej krimit të të rinjve po aq edhe të rinjtë kanë të drejtë të mbrohen prej ndikimeve negative të shoqërisë në zhvillimin e tyre. Është e padyshimtë se nëpërmjet trajtimit të kësaj kategorie të kryesve, shndritet segmenti më i ndijshëm i të drejtës penale bashkëkohore dhe kriza e saj. Parashtrohet pyetja-se si trajtimi i tyre penalo-juridik mund të ndihmoj për t’u kaluar kriza e tillë, nëse vet e drejta penale nuk është asgjë tjetër pos ultima ratio, mjet i fundit për shkatërrimin e kriminalitetit? Ose nëse pranohet pamundësia e saj a është ardhur te pika kur duket të shpallet bankrotim i përgjegjësisë penalo-juridike të problemeve të të rinjve dhe i njëjti të zëvendësohet me qasje të re i ndryshueshëm prej atij tradicional.4 Në dritën e pozicioneve të tilla luftarake të filozofisë bashkëkohore penalo-juridike, trajtimi penalo-juridik i shkelësve të mitur për herë të parë më tej nuk mund të krijohet mbi idenë e të drejtës retributive dhe e njëjta duhet të jetë e zëvendësuar me idenë e drejtësisë restorative. Prej këtu, specifikat e të drejtës penale për të mitur janë kryesisht të koncentruar në sistemin e tyre të sanksioneve. Ide udhëheqëse në të drejtën penale për të miturit është ideja e edukimit, përmirësimit dhe ndihma e të miturit! Parimi i preventivës individuale dhe resocializimit si parim themelor i të drejtës penale, këtu thyhet në një dritë specifike: i mituri nuk duhet të resocializohet, por të socializohet, nuk duhet të riedukohet por shumë shpesh edhe të edukohet! Ndikimi i tillë mbi të nuk mund të realizohet me instrumente klasike represive, veprim i cili jo vetëm që mund të mbetet i pakuptuar por shumë qartë do shkaktoj deprivacion plotësues të personit në zhvillim. Edukimit si funksion themelor i të drejtës penale për të mitur e ka organikisht të huaj idenë e kufizimit të dhunshëm të disa të drejtave si reaksion i veprës penale. Si korreksion i mekanizmave tjera shoqërore të socializimit (familja, shkolla, mesi më i ngushtë) duhet që sa të jetë e mundur t’u ngjajnë atyre dhe të jetë i drejtuar kah veprimi indirekt me riaktivizimin e tyre (masat edukuese në familje).

Duhet të pranohet se efektet e presupozuara edukuese të së drejtës penale për të mitur janë që më parë të kufizuar, sepse janë të drejtuar kah personaliteti i të miturit, familjes së tij dhe institucioneve edukative për ndihmë dhe kujdes të delikuentëve të mitur. Ata për fat të keq nuk kanë qasje dhe nuk mund t’i çrrënjosin faktorët shoqëror të delikuencës së të miturve, duke e kufizuar në radhë të parë bllokimin e veprimeve negative të tyre që ndikojnë në zhvillimin e të miturit! Orientimi (ri)edukues specialo-preventiv i të drejtës penale për të mitur i determinon edhe natyrën,funksionet dhe qëllimet e sistemit të tij të sanksioneve. Sanksione themelore janë masat edukuese, ndërsa dënimet dhe masat alternative kanë rolin sekondar, rezervë. Masat edukuese janë mjete të preventivës dhe socializimit me të cilat është institucionalizuar juridikisht angazhimi i bashkësisë në ndihmën dhe kujdesin e të miturit dhe nxitjen e vijave pozitive në personalitetin e tij. Dënimi si sanksion sekondar zbatohet vetëm te veprat e rënda gjatë ekzistimit të përgjegjësisë penale të të miturit nëse nuk është i arsyetuar shqiptimi i masave të sigurisë.

Në këtë kuptim KPM e përcakton edhe qëllimin e masës edukuese, dënimin dhe masën alternative (n.73): qëllimi i këtyre sanksioneve është që me dhënien e ndihmës dhe mbrojtjes së kryesve të mitur të veprave penale me mbikëqyrjen e tyre, me aftësimin profesional të tyre dhe me zhvillimin e përgjegjësisë penale personale të sigurohet edukimi i tyre, riedukimi dhe zhvillim i drejtë; si qëllim i posaçëm i burgut për të mitur është përcaktuar realizimi i ndikimit të përforcuar mbi kryesit e mitur që në të ardhmen të mos kryejnë vepra penale, si dhe mbi të mitur tjerë të mos kryejnë vepra të tilla. Prej funksionit dhe qëllimit të përcaktuar kështu del se sistemi i sanksioneve është ngritur lartë mbi idenë retributive. Edhe në raport me dënimin nuk është i theksuar parimi i drejtshmërisë, gjegjësisht kërkesa për pjesëtueshmëri të dënimit me rëndësinë e veprës penale dhe nga ana tjetër, si qëllim i tyre kryesor paraqitet përsëri edukimi, riedukimi dhe aftësimi profesional i të miturit (n.88 KPM). 5

Lloji i sanksionit nuk varet nga natyra e veprës ose prej ekzistimit dhe shkallës së përgjegjësisë penale, por prej nevojave të personit për edukim, ndihmë dhe kujdes. Ajo që sistemi i sanksioneve nuk e përjashton edhe dënimin d.m.th. vetëm vërtetim i theksimit të personalitetit të delikuentit të mitur si bazë për sanksion në hijen në të cilën mbetet vepra e kryer penale si shkak për shqiptimin e saj. Ka raste në të cilët të miturve më të vjetër duhet t’u shqiptohet dënim si sanksion i domosdoshëm dhe i dobishëm me të cilin do të ndikohet në zhvillimin e përgjegjësisë penale personale të tyre, me qëllim që në të ardhmen të mos kryejnë vepra penale dhe me të të paralajmërohen edhe të tjerët që të përmbahen nga kryerja e veprave të tilla. Sanksionet për të miturit e kanë për rezultat personalitetin e të miturit dhe nevojën për edukimin e tij, ndihmën dhe mbikëqyrjen që si parim themelor të së drejtës penale për të mitur e apostrofon parimin e individualitetit. Këtu ajo ka rëndësi më të madhe në krahasim me matjen gjyqësore të dënimit për kryerës të rritur, ku largësia e tij është e kufizuar në pëlqimin dhe në rrethanat personale të kryesit, por së bashku me të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Gjatë zgjedhjes së masave edukuese rrethanat tjera janë lënë në plan të dytë, kurse rëndësi qenësore ka diagnostifikimi i nevojave të personit dhe problemet në zhvillimin e tij si dhe kuptohet prognozën për veprimin e sanksioneve në drejtim të edukimit dhe zhvillimit të drejtë të të miturit. Sipas kësaj, njohja e personalitetit të të miturit është supozim i domosdoshëm për shqiptim të masës përkatëse, sepse pa të e njëjta mbetet pa përmbajtje konkrete. Procesi i ndërlikuar i zgjedhjes dhe pastaj edhe i ndjekjes së zbatimit të masës e imponon nevojën që procedurën penale kundër të miturit ta udhëheq gjyqtar i specializuar për të mitur.

Vendimet e veta ai i mbështet në mendimin e ekspertëve të ekipit të tij (pedagog, psikolog, psikiatër, punëtor social), gjegjësisht shërbimet e specializuara për edukimin, kujdesin dhe ndihmën e të miturve (qendrat për punë sociale). Kërkesa për specializim ka të bëj edhe me organet tjera që janë pjesëmarrës në procedurë (prokurori publik dhe policia). Sistemi monist i sanksioneve i cili përfshin masa edukuese, masa alternative dhe dënime nënkupton autorizime të gjërave gjyqësore jo vetëm në zgjedhjen e sanksioneve që më së shumti i përgjigjen personalitetit të të miturit dhe nevojës së edukimit të tij, kujdesit dhe ndihmës, por edhe ndjekjes së realizimit të saj dhe sjelljen e vendimeve plotësuese për ndryshim të trajtimit. Kështu gjyqi pas sjelljes së vendimit me të cilin është shqiptuar masa e mbikëqyrjes së intensifikuar ose masë e entit për ndërprerje të kryerjes ose zëvendësim me masë tjetër (n.84 KPM). Poashtu gjyqi ka autorizime për vendosje të përsëritur për nevojën e ekzekutimit të masës edukuese, nëse pas një viti pas hyrjes në fuqi të vendimit me të cilin është shqiptuar nuk ka filluar realizimi i saj (n.85). Me parimet e njëjta ka mbërthyer edhe procedura kundër të miturve, e rregulluar në LPP me dispozita të posaçme (Kap.XXVII). Profilin e saj e përçaktojnë kërkesat për mënjanimin e viktimizimit sekondar të të miturit, joformalitet në veprimin dhe mbrojtjen e interesit të tij, zbatimin e parimit të oportunitetit, i themeluar në vendimet për trajtimin mbi mendimet e ekspertëve dhe garancitë procedurale për të drejtat e të miturit! Evolucioni i specifikacioneve të theksuara të së drejtës penale për të mitur ka dinamikë të tillë të thukët (dendur) që më shumë rritet integrimi formal i saj në sistemin e përgjithshëm penalo-juridik dhe nevojën që të zhvillohet si sistem autonom i së drejtës penale për të mitur.



P Ë R F U N D I M I
Mbështetur në qasjen e hulumtimit të lartpërmendur vlen të theksojmë se pozita e të drejtave të njeriut dhe posaçërisht të drejtat e të miturve dhe të rinjve, prindërit dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisëkërkojnë dhe presin që institucionet kompetente shteterore çdo herë e më ter t’i njohin nevojat e tyre dhe të shfrytëzojnë këtë si bazë për zhvillimin e shërbimit të tyre dhe për rritjen e efikasitetit të luftës kundër shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe të drejtat e njeriut, që realisht duhet të rezultojë me një aparat më të lire (në funksionin e reagimit dhe parandalimit) të luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, posaçërisht të drejtat e të miturve dhe të rinjve ku praktika reale dhe të dhënat statistikore në kohën e fundit na japin të kuptojmë se në Republikën e Maqedonisë jo vetëm se nuk mbrohen të drejtat e fëmijëve por, fatkeqësisht ata trajtohen si lëndë për qëllime politike, kriminale, dhe jo njerëzore.

Prandaj le të ngelet si synim që aparati shtetëror duhet të funksionojë në interesin e fëmijëve dhe të rinjve dhe jo në dëm të tyre me pasoja të rënda për vet edhe ardhmërinë e shtetit. Kushtetuta e RM1/3 e dispozitave kushtetuese ua përkushton të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga njëra anë dhe nga ana tjetër detyron (obligon) aparatin shtetëror që të jetë në funksion të qytetarëve, mbështetur në lirinë dhe barazinë individuale të çdo qytetari pamarrë parasysh etninë, moshën, gjininë dhe përkatësinë fetare. Disa prej drejtave të tilla nuk mund të implementohen më lehtë, por disa tjera që i përmendëm më lartë mund të shkaktojnë shqetësim, frikë ose rezistencë brenda institucioneve kompetente.



Implementimi i këtyre të drejtave kërkon efikasitet dhe drejtësi në kohën dhe momentin e duhur në të kundërtën situatat e fundit na dëshmojnë se keqpërdorimi i të miturve dhe të rinjve për qëllime të caktuara të çfarëdo natyre qofshin në të ardhmen mund të rezultojnë me tensione jo vetëmngaana e prindërve por, edhe e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore ku shpeshherë paraqiten indikacione me ose pa qëllim për përkeqësimin e këtyre të drejtave individuale, të lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të fëmijëve në përgjithësi në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë.

BIBLIOGRAFIA


  1. Gruda Zejnullah,,Mbojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut,, Libri I-III Botimi i katërt (i plotësuar dhe i përmirësuar ) faq. 9-52 Universiteti ,,FAMA”-Prishtinë 2007

  2. Bashkim Dr.Selmani, ,,E drejta e te drejtave te njeriut “- Universiteti pare Privat ,,FON,,- Shkup, 2009

  3. Michel Fromont, ,,Sistemet e huaj më të mëdha të së drejtës”& Përkthyen Edment Xhabija dhe Kleoparta Koleka ,,Papirus,, Tiranë, 2009

  4. Mark W.Janis&Richard S.Kay& Anthonz W.Bradlei, ,,E drejta evropiane e të drejtave të njeriut, Libri shkollor Prishtinë, 2002

  5. Janis,W, MARK & S.Kai Richard & Bradedley W. Anthony ,,E drejta Evropiane e të drejtave të njeriut “ Prishtinë, 2002

  6. Alfredson, Gundumur et. Al. 1999. The Universal Declaration of Human Rights. Oslo: Scandinavian University Press.

  7. Alston, Philip and James Crawford (eds.). 2000. The Future of UN Human Rights Treaty Monitoring. Cambridge: Cambridge University Press.

  8. Selmani Bashkim ,,Të drejtave të njeriut në këndvështrimin ndërkombëtar- Universiteti Parë Privat ,,FON,,-Shkup, 2006.

  9. Alston, Philip (ed.). 1999. The EU and Human Rights. Oxford: Oxford University Press.

  10. Andreopoulos, George J. and Richard Pierre Claude. 1997. Human Rights Education for Twenty-First Century. Philadelphia: University of Pennsylvania Press.

  11. An-Na’im, Abdullahi Ahmed (ed.). 1992. Human Rights Cross-cultural Perspectives, A Quest for Consensus. Philadelphia: University of Pennsylvania Press.




1 Në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht në qytetin e Tetovës, kjo dukuri, krahasuar me vitet e tjera, është në rritje. Sipas të dhënave policore, në Tetovë janë regjistruar 169 persona që kanë kryer vepra të ndryshme kriminale ose janë përdorues të drogës. Sipas gjinisë 15 femra dhe l54 meshkuj, kurse sipas kombesisë 139 shqiptarë,29 maqedonas dhe 10 pjesëtarë të kombësive të tjera. Ministria rajonale e Punëve të Brendshme ne Tetovë thotë se këta delikuentë vijnë nga shtresat e varfra të popullsisë. Policia e Tetovës bashkëpunon mirë me drejtorët dhe sociologët në shkollat e mesme për parandalimin e kësaj dukurie dhe këshillon që të shtohet angazhimi i këtyre pro-fileve me nxënësit e tyre, ngase këto probleme fillojnë në bankat e shkollës.

2Selmani B. (2009) ,, E drejta e të e të drejtave të njeriut”- Universiteti parë privat ,,FON”- Shkup

3Schwind H, Dieter (2006) ,,Kriminologie-Eine praxisorientierte Einfurung mit Beispielen,, Kriminalistik Vergelag Heidelberg

4(Valter, 746).

5Kambovski Vlado (2005) ,,Organiziran kriminalitet” ,,2-ri Avgust S”-Shtip.


Do'stlaringiz bilan baham:


Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2017
ma'muriyatiga murojaat qiling

    Bosh sahifa